A do të ishte Qeveria e Ekspertëve apo Shpëtimit Kombëtar vërtetë rrugëdalje?!

0
281
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë e dimë tashmë së çka u punua dhe çka nuk u punua deri më sot në Kosovë. E dimë se nuk u punua mirë. Pushtetet që u ndërruan, nuk u vunë në shërbim të duhur te qytetarëve, por qytetarët u vunë në shërbim të pushteteve! Shteti në sistemin demokratik nuk e plaçkitë popullin!

Në anën tjetër këto parti që i kemi, seriozisht kanë filluar ta rrezikojnë ekzistimin e shtetit ?! Nuk ka krizë politike dhe institucionale, që nuk përjetuam, dhe atë pa asnjë zor. E kam thënë në një shkrim para këtij së pushtetet e deritashme ishin të formës piramidale!

Po shihet së vendi ka nevojë për Qeveri të Ekspertëve. Ideja do të ishte për të formuar një qeveri që do të përbëhej nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe e cila do të punonte vetëm për të mirën e qytetarëve. Mirë do të ishte që këtu të përfshihën ata që deshirojnë të kontribuojnë për përmirësimin e situatës politike e situatës ekonomike, në të cilën na kanë futur njerëzit e padijshem dhe të papërgjegjshëm. Këta njerëz të cilët do ta drejtonin Qeverinë e Ekspertëve mirë do të ishte të jenë pa ngjyrime politike, por bën punë edhe të partive politike, të cilët kishin me punua ndershmërisht.

Gjendja e tanishme tregon se situata pas shtyrjes kaq të gjatë për të formuar koalicionin,
nga LVV e LDK, nuk është e mirë, dhe nuk do të këtë përmirësime, që aq gjatë janë pritur,
edhe nese ndodhë më në fund ky kolacion.

Gjithëçka tashmë është zvetnuar, se u mor vesh së po bëhët garë për ndarjën e posteve pushtetare, pa ndonjë seriozitet për shtetin dhe të ardhmën e tij. U injorua gjendja politike dhe interesi nacional, u injorua vota e sovranit, u injorua ekonomia dhe nxitja për formimin e vendeve të reja të punës për rininë, e cila ka marrë botën në sy!

Kjo pandjeshmëri e kësaj gjendje shoqërore, është duke na kushtuar tepër shumë, e një kohë të gjatë. Formimi i qeverisë së ekspertëve apo shpëtimit kombëtar është me të vërtetë
rrugëdalje – me duket mua.

Qeveria e Ekspertëve do të mund të tregonte rezultatet e para brenda disa muajve, duke organizuar edhe reformën zgjedhore, si parapregatitje për zgjedhjet e reja.

Është thjeshtë e pabesueshme së si është qeverisur me vendin për këto 20 vite. Ka me siguri njerëz në këtë vend të cilët janë në gjendje të krijojnë një model të ri të qeverisë dhe të dalim nga kjo krizë. E gjithë prona shoqërore ka mbetur në duart e individëve të caktuar, e shteti nuk po bën asgjë…

Interesat e qytetarëve kanë mbetur anash. Por, në fund shtrohet pyetja: A është formimi i një qeverie ekspertësh e mundur në bazë të Kushtetutës dhe në ç’mënyrë ajo do të funksiononte në praktikë?

Në shumë vende të tjera parashihet krijimi i qeverive të tilla. Ky është vetëm një rekomandim imi, që mendoj se një qeveri e tillë, mund të formohet, dhe shumë do të bënte që rrjedhat politike, ekonomike dhe interesi shtetëtor e kombëtar të vihen në binarë…!