70 vjet nga pushkatimi i Abatit të fundit të Mirditës

0
831
Leonora Laçi

Dokumente arkivore / Abati Mons. Frano Gjini

Ja pasuria që ju sekuestrua

Leonora Laçi/ Shkodër

11 marsi i 1948 nuk ishte një ditë e zakonshme për Shkodren por dhe mbarë shqiptarët, kjo është një nga ato datat e zeza që duhen përkujtuar për të mos harruar. Ndonëse janë shpallur 38 martirë ku bën pjesë dhe Mons.Frano Gjini, kësaj listë i mungon Atë Anton Harapi, po ashtu, nuk është më pak martirë avokati i shquar Myzafer Pipa i cili mbrojti klerikët katolik para gjyqit komunist dhe kjo i kushtoi me jetë, akti i tij është sublim dhe duhet nderuar.

Për ta përkujtuar siç e meriton Abatin Mons.Gjinin, brenda këtij viti do sjelli në bashkautorësi me studiuesin nga SHBA-ja Tomë Mrijajn një monografi e cila do të përfshijë brenda saj, letërkëmbime të harkut kohor 1930-1945, dokumente arkivore si dosjen e plotë të gjyqit, rrëfime nga ata që e kanë njohur nga afër dhe çdo dokumentim të aktivitetit të tij fetar.

Në datën 11 mars të 1948 së largët, 70 vite më parë u pushkatuan këta klerikë siç shkruhet në shkresën e datës 12 Mars 1948, dokument marr nga dosja Mons.Gjinit në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje

1. Monsinjor Frano P.Gjini, 2.P.Mati K.Prendushi dhe 3.D.Nikoll Deda të gjithë vijnë nga Shkodra u ekzekutuan me dt. 11.3.1948 në 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë:

2. Frano Pjetri tha se: Rroftë Krishti Mbret, feja katolike dhe katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i jem mbetet këtu, pse shpirti dhe zemra është tek Papa, Rroftë Shqipnia.

3. Pader. Mati K.Prendushi tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyres sime. Rroftë Krishti Mbret, rroftë Papa, rrofshin katolikët, Rroftë Shqipnia. U bëj hallall gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tanë të pafajshëm.

4. D.Nikoll Deda tha se:Rroftë Shqipnia, po vritem në punën time, rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar.

P.Kryetar i Gjykatës
Kap I
Misto Bllaci

Faksimile

Pasuria e tundshme dhe gjëja e gjallë që u sekuestrua Mons. Frano Gjinit pas arrestimit, dokument i Arkivit të Rrethit Mirdite, i marrë nga familja Gjini.

(Sh Pal me 23/IV/1947 Proces Verbal) I mbajtun mbi dorëzimin e baktive të Ipeshkvit Frano Gjini të qujtunit Nikoll Marka Gjinit nga Katundi Blinisht e nji kohsisht tagermbledhesi i kësaj Nënprefekture.

Me datën 23/IV/1947 neve të nenshkruemeit Komisioni i Pasunis te kriminelet te Luftes te denuem e te paragjikuem i perbam prej shokvet Pal Gjoka, Llesh Doda e Bardhok Ndue Prendi dorzuen shokut Nikoll Marka Gjinit me qellim ruajtje e sigurimi keto bakti:

1)Dele kren 23. Kingja 20. Desh 1, Dhi 1, Kedha 1, shuma e te gjithave kren 46, te cillat marresi ne dorëzim duhet t’i ruajn mire qe te mos i damtojne ose te humbasin, përkundrazi ç’do mungesë ne to do te detyrohet për pagimin e tyne ose zavendesimin nga baktit e tija siç ka me u pa e arsyeshme prej Komisionit ne fjale.

Ky proces –verbal u redaktue nder dy kopje nji e merr marresi i bagtive ne dorzim dhe e dyta ruhet ne dosjen e pasunis kriminelit te luftes.

Marresi ne dorzim
Nikoll Marka Gjini

Komisoni i pasunis krim. Te luftes Mirdites
Llesh Doda (Pal Gjoka)
(Bardhok Ndue Prendi)

Faksimile

Nr. rendor Pajisjet copë gjendja
1. Valixhe me plaçka 1
2. Gota me llastik per pastrim 1
3. Tas… 2
4. Mbulesë kanili 2
5. Tabak xhami 2
6. Pjata te vogla 1
7. Shishe rakie 2
8. Bardak uje. Xhami 1
9. Ibrik çaji, filxhan 1
10. Sahata 4 Nji i prishun
11. Tava xingu 1
12. Sahana xingu 6 Per faqe
13. Pjata xingu 1
14. Tasa uji rroje 2
15. Petromaks 2
16. Llamba 2
17. Fener 1
18. Tas ujit 1
19. Tabake kafje 1
20. Tas i vogel blori 1
21. Hingze rakie 1
22. Luge hajet 3
23. Piru 1
24. Thika 1
25. Thuma kuajsh 256
26. Patkoj kuajsh 6
27. Sakica 4
28. Kullna kose 2
29. Shaterkaza 4
30. Spata 2
31. Spata luce 1
32. Kamza 1
33. Dana 1
34. Thike per kual 1
35. Gershane delesh 1
36. Sharra 2
37. Turjela 1
38. Kamza 2
39. Makare pusi 1
40. Grabujë per bar 1
41. Tfurk 1
42. Trokull farke i vogel 1
43. Hekur rrobash 1
44. Dollap kafeje 2
45. Ftre kali 1
46. Zegia 1
47. Shalë kali komplet 1
48. Vozge pa mbulese 1
49. Fultere 2
50. Gjyma 2
51. Filxhana kafeje 17
52. Kusi xingu 1
53. Tepsija 3
54. Tabake kafje 4
55. Sahana uji rroje xingu 1
56. Tava me zie 1
57. Kusia 2
58. Kova teneqje 1
59. Kobe tavoline 1
60. Kuadera fotografije 15
61. Hekura dritaresh 21
62. Gyp llambe 1
63. Tava bilori 2
64. Tava te hapta 2 Nji e thyeme
65. Llambe te shkatrrume 7 Te shkatrrume
66. Mbajtëse qirish 2
67. Ibrik blori 2
68. Ibrik teneqje 2
69. Pjata ambelsinash 3
70. Kryse 4
71. Gota 3 Nji e thyeme
72. Gota vene 1
73. Gota rakije 1
74. Pjatë filxhani per rroje 1
75. Filxhan çaji 1 I thyem
76. Qelqa petromaksi 2 Nji i thyem
77. Karrika 6
78. Kazan rakie komojet me dy gypa 1
79. Çorape te ndryshme 19
80. Beze 2
81. Pjese te ndryshme tavoline 3
82. Sofrabeze 2
83. Pjesë fanelesh 2
84. Kuadra te pa xhama 11

Vertetohet marrja ne dorezim

Sh’Pal ME 19/ 11/ 1947

Per Komisjonin e Sekuestrimit

Sekretari Kryetari

(Pal Gjoka) (Xhafer Mehmeti)

Vertetohet nji me origjinalin

Pergjegjsi i Sekretaris

Kol Brunga

Faksimile të sekuestrimit të pasurisë