22 vjet pa Gjergj Markun – nga Nikolin Guri

0
3224
Gjergj Marku

Nikolin Gruri

Nji kriues brilant, i kudondodhur me krijimet e tij, i pranishem ne faqet e shtypit ditore.
Nikolini di te vleresoj parardhesit e tij, i kujton ne dite festash dhe pervjetore.
Nikolini eshte trashigmatar i denje i gjyshit dhe te afermeve te tij, ata ishin burim frymezimi per te djeshem dhe te sotmen, kanga dhe çiftelia percidhet brez pase brezi, krijimtaria pjesë e jetes per djaloshin Nikolin Guri.

Gjin Musa

22 vjet pa Gjergj Markun

Cke moj lahut pse ke ra n’merzi
Po kalon shum koh e zanin spo ta ni
Zani hic spo t’nihet ke met si e shkret
Por hallin mir ta di se shoku ty t’ka vdek
Po ty cifteli pse tjan ndryshk telat
Nisoj po te duken dimnat e pranverat
Se dikur netve t’dimnit ulun ngjit oxhakut
Kurr pushim nuk gjete prej durve te Gjergj Markut
Fort jeni merzit e besa mir e di
E jo vetem ju por Shoshi shpi per shpi
E jo vetem Shoshi por mar Dukagjini
Per ket kantautor me zanin si bilbili
Po pyt Gjirokastra ku e kam Gjergj Markun
Ja dhash do medalje por prap sja kam dhan hakun
Me tituj e dekorata e pata vlersu
Prap kisha mej dhan vec me ni tuj knu
Po pysin artistat per ty me shum mall
Ku je o Gjergj Marku se malli na ka marr
Dum me t’ni tuj knu me lahut e cifteli
Ne dasma e festivale ne qytet e malsi
Po pysin herojt po thon se ku ke shku
Po kan prap nevoj naj kang per me ja u shkru
Se pena jote si pena e Migjenit
Ju shkrujti gjithmon herojve te kti vendit
Per ty o baca Gjergj per ty po pyt rinia
Po lypin kang te buta se flak po i djeg dashnia
Qefin nuk ja prishe asniher rinis
A thu kush ma mir spo ja din dashnis
I kalove njezet vjet qe ti sje me ne
Por i gjall ne zemrat tona cdo dit ti je
Njeriu vdes dhe mbyllet ne varr
Por rapsodi kurr nuk vdes aj mbetet i gjall
I gjall ne mesin ton ka mbetur dhe Gjergj Marku
I gjall per te gjjth Shoshin dhe kullat e kti bajraku
I gjall ne malet tona ai qendron cdo dit
Si nje pishtar Shoshit i ban drit
Dukagjini ja gdhendi emrin ne cdo gur e shkrep
Per te mbetur emri i ti i pa harruar per jet
Ja gdhendi Shoshi emrin ne cdo shkemb e çdo gur
Qe emri i Gjergj Markut te mos herrohet kurrë

Kto vargje ja kam kushtuar gjyshit tim te dashur rapsodit, kantautorit nga Gurra e Shoshit Gjergj Marku ne pervjetorin e 22 te ndarjes se ti nga jeta.
I perjetshem qoft kujtimi i ti !

Nikolin Guri: 24.01.2016