{"id":9966,"date":"2011-08-18T08:50:20","date_gmt":"2011-08-18T07:50:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9966"},"modified":"2011-08-18T08:50:20","modified_gmt":"2011-08-18T07:50:20","slug":"dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/","title":{"rendered":"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjin Pjet\u00ebr Mark Pervizi i Skurajve\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg\" alt=\"\" width=\"270\" \/><strong>Te njohim ato rilindas, patriot\u00eb e luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb shquem, q\u00eb kontribuen n\u00eb Kryegritj\u00ebn e madhe Komb\u00ebtare, dhe ia kthyen Shqpnis\u00eb lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb mbas 500 vjet rob\u00ebri.<\/strong><br \/>\nMe 3, 4, 5 Gusht 1906, n\u00ebn hijen e nj\u00eb mani t\u00eb madh, n\u00eb Dilbnisht t\u00eb Kurbinit, pran\u00eb Arkipeshvis\u00eb, mbahet nj\u00eb kuvend i pleqve t\u00eb krahin\u00ebs Kurbin-Kruj\u00eb, ku vendoset nj\u00eb kanun historik, q\u00eb do t\u00eb fiksohet prej At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit n\u00eb vepr\u00ebn e tij t\u00eb njohun \u00ab Kanuni i Mal\u00ebve \u00bb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend pleqt e njohin <strong>Gjin Pjet\u00ebr Mark Pervizin t\u00eb Skurajt<\/strong>, <strong>Kurbin<\/strong>, si plak t\u00eb par\u00eb e perfaq\u00ebsues i 54 pleqve dhe i popullit t\u00eb krahin\u00ebs dhe rrjedhimisht si udh\u00ebheq\u00ebs i kryengritj\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, si e d\u00ebshmojn\u00eb nen\u00ebt politike t\u00eb p\u00ebrfshim\u00eb n\u00eb Kanunin e Bajrakut t\u00eb Kurbinit, i vendosun aty. Ky ishte nj\u00eb akt i ligjsh\u00ebm i Gjin Pjetrit p\u00ebr t\u2019u kthye n\u00eb autoritetin e tij t\u00eb plot\u00eb, mbas dalj\u00ebs prej burgut, ku kishte ra p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij si udh\u00ebheq\u00ebs dhe organizator i l\u00ebvizjes kryengrit\u00ebse t\u00eb krahin\u00ebs tij, t\u00eb periudh\u00ebs 1900\u20141904. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend mor\u00ebn pjes\u00eb s\u00eb degjues e d\u00ebshmitar\u00eb Dom Nikoll Ka\u00e7orri dhe At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb rand\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij kuvendi dhe t\u00eb nen\u00ebve kanunore qe aty u vendos\u00ebn.<\/p>\n<p>Me an\u00ebn e k\u00ebtij kuvendi Gjin Pjetri merr aprovimin dhe besimin e popullit p\u00ebr t\u00eb vazhdue aktivitetin e tij n\u00eb organizimin dhe udh\u00ebheqjen e metejshme t\u00eb popullit t\u00eb Kurbinit e t\u00eb semti t\u00eb Kruj\u00ebs p\u00ebr liri e pamvar\u00ebsi. Besimit t\u00eb tyne Gjin Pjetri iu pergjigj me organizimin e aksioneve konkrete kryengrit\u00ebse, tue ua vue pushk\u00ebn taborr\u00ebve e garnizon\u00ebve turke, jo vet\u00ebm n\u00eb krahin\u00ebn e tij, por kudo q\u00eb e lypte puna.<\/p>\n<p>Gjin Pjetri lindi rreth vitit 1856 ne Skuraj t\u00eb Kurbinit, n\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb p\u00ebr tradita shqiptare dhe patriotiz\u00ebm kishte nj\u00eb vazhdimsi shekullore, qysh prej koh\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme kund\u00ebr pushtuesit otoman, si e d\u00ebshmojn\u00eb g\u00ebrmadhat e kullave dhe k\u00ebshtjellave t\u00eb djeguna e rrenueme prej turq\u00ebve vazhdimisht. U dallue n\u00eb ato koh\u00eb komandanti trim e fisnik, Pervizi i Madh, q\u00eb iu kund\u00ebrvue turkut me nj\u00eb qendres\u00eb t\u00eb pamposhtun. Turqit tue mos ia dale me luft\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn tradh\u00ebtin\u00eb duke e vra pabesisht. Emni tij mbet\u00ebt i pavdeksh\u00ebm me kalan\u00eb e vorrin e Pervizit n\u00eb Ferr\u00eb-Skuraj.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje i p\u00ebrkasin goj\u00ebdhanave t\u00eb shumta q\u00eb u trash\u00ebguen brez mbas, brezi, por q\u00eb mjerisht n\u00ebn regjimin komunist u transformuen shtr\u00ebbnuen ose u zhduk\u00ebn fare, me q\u00ebllim t\u00eb paracaktuem p\u00ebr t\u00eb shue \u00e7do lidhje me t\u00eb kaluemen q\u00eb kishte t\u00eb bante me emnin e fisit t\u00eb Pervizit. Kjo p\u00ebr t\u00eb vetmen ar\u00ebsye se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ma i rand\u00ebsish\u00ebm i fisit, n\u00eb koh\u00ebt e fundit ishte gjenerali i mir\u00ebnjohuni Prenk Pervizi, nip dhe trash\u00ebgimtar i denj\u00eb i Gjin Pjetriet. Gjenerali Ai ishte kund\u00ebrshtar i vendosun dhe anmik i komunizmit. Patriot edhe atdhetar i kulluet gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjin Pjetri hyn n\u00eb rrjedh\u00ebn e ngjarjeve historike q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb Shqipnin\u00eb,prej Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare deri n\u00eb shpallj\u00ebn e Pamvar\u00ebsis\u00eb. Vitet e Kryengritj\u00ebs s\u00eb Lidhj\u00ebs s\u00eb Prizrenit e gjajn\u00eb krejt t\u00eb ri, por me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrkrah luft\u00ebtarve trima. Baba i tij, Pjet\u00ebr Marku dhe xhaxhallar\u00ebt, Preng e Llesh Marku, ishin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nd\u00ebr kren\u00ebt e l\u00ebvizj\u00ebs s\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb tyne. Lidhja e tyne shkonte deri n\u00eb Tiran\u00eb, me Toptanajt e Petrelajt, me t\u00eb cil\u00ebt kishin miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebtu u njoh\u00ebn me vllaznit Frash\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt banojshin asokoh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpijat e Toptanve. Ky kontakt i dha edhe ma rand\u00ebsi veprimtaris\u00eb s\u00eb tyne dhe u p\u00ebrfundue me p\u00ebrcjellj\u00ebn e Abdyl Frahs\u00ebrit me shok\u00eb, prej Tirane n\u00eb Skuraj, te Gjomarkajt n\u00eb Mirdit\u00eb dhe krahin\u00eb mbas krahine e fis mbas fisi deri ne Prizren (1878), ku me pranin\u00eb e tyne u p\u00ebrfaq\u00ebsue fisi i Pervizit dhe krahina e Kurbinit.<\/p>\n<p>Ne vitin 1883, Durgut Pasha filloi operacionin p\u00ebr shuemjen e kryengritj\u00ebs s\u00eb Lidhj\u00ebs Prizrenit dhe kapjen e zhdukj\u00ebn e kren\u00ebve t\u00eb saj. U sul n\u00eb Skuraj tue iu vu zjarrin edhe njeher\u00eb kullave t\u00eb P\u00ebrviz\u00ebve, por tue mos mundun me kap\u00eb as vra asnj\u00eb prej kryengrit\u00ebsve t\u00eb krahin\u00ebs. Ky zjarr p\u00ebrfshiu t\u00eb gjith\u00eb krahinat e tjera deri n\u00eb Mirdit\u00eb e Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje i p\u00ebrjetoi Gjin Pjetri afro 22 vje\u00e7, i cili rreth vit\u00ebve 1900 bahet zot sht\u00ebpie, kryetar i fisit dhe i krahin\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 se i Skurajt. N\u00eb veprimtarin\u00eb patriotike ai ishte i futun qysh\u00eb p\u00ebrpara dhe ishte tashma i njohun e pjesmarr\u00ebs n\u00eb rrethet kryengrit\u00ebse,jo vet\u00ebm t\u00eb krahin\u00ebs tij por dhe t\u00eb krahinave fqinje e n\u00eb qyete, Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Kruj\u00eb, Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb, ku kishte mb\u00ebshtetje te Petrelajt, Toptanajt, e te tjera familje patriote. K\u00ebto nuk ishin kontakte e miq\u00ebsi t\u00eb rastit, por n\u00eb vazhdimsi tradicionale prej kohnash t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht e madhe dhe aktive me rezultate te sukseshme asht veprimtatia e Gjin Pjetrit n\u00eb periudh\u00f2n 1900-1904 dhe 1906-1912.<\/p>\n<p>Me personalitetin dhe popullaritetin e tij, dhe me nj\u00eb pun\u00eb kamb\u00ebngul\u00ebse, e ngriti pesh\u00eb gjith\u00eb vegj\u00eblin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos pague ma xhelepe dhe per te mos d\u00ebrgue ma nizam\u00eb Turkis\u00eb (1900-1904). Kjo i t\u00ebrboi autoritetet turke, t\u00eb cilat, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb paramenduem, i ftuen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjith\u00eb fshatnave t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Kurbinit dhe t\u00eb Kruj\u00ebs, p\u00ebr marr\u00ebveshje n\u00eb fush\u00ebn e Tallajbes\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb. Gjin Pjetri e kuptoi planin djall\u00ebzor dhe organizoi shkuemj\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me njer\u00ebz t\u00eb zgjedhun dhe te sprovuem, t\u00eb armatosun mir\u00eb, por pa ra n\u00eb sy. Ngjarja e Manastirit ishte nje eksperienc\u00eb e hidhun.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhje e sip\u00ebr, autoritetet turke filluen me provokue bisedimet nd\u00ebrsa bahej rrethimi i fush\u00ebs me ushtri. Pala shqiptare e p\u00ebrfaq\u00ebsueme prej Gjin Pjetrit dhe Dull Kull\u00ebs, q\u00eb e fliste mir\u00eb turqisht\u00ebn, dhe t\u00eb tjer\u00eb, nuk prituen me i prish\u00eb k\u00ebto bisedime, dhe, si thot\u00eb kanga e njohun kruetane:<\/p>\n<blockquote><p>\u00ab <em>Fjal\u00eb mbas fjale e pushka krisi,<br \/>\nDhe ma i pari Dulla e nisi !<\/em> \u00bb<\/p><\/blockquote>\n<p>Dhe ne fakt k\u00ebshtu ndodhi,dhe filloi p\u00ebrleshja, ku Gjin Pjetri u dallue n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, tue dhan\u00eb prova trimnie dhe men\u00e7urie. Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb ai kishte aty krah vetes dy vllaznit e tij, Gjok\u00ebn e Ndrec\u00ebn, si dhe kushrinin, Frrok Prendi, t\u00eb njohun si luft\u00ebtar\u00eb trime, e njer\u00ebz te tjer\u00eb t\u00eb fisit, p\u00ebrve\u00e7 burrave t\u00eb Kurbinit e t\u00eb semtit t\u00eb Kruj\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequn nga 54 pleqt\u00eb e tyne, q\u00eb per kryetar njihnin Gjin Pjetrin. Turqit u gjet\u00ebn para nje force t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u2019armatosun e t\u2019organizueme dhe u shpartalluen.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb fitore e bukur dhe e rand\u00ebsishme q\u00eb i dedikohej zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjin Pjetrit dhe mbeti n\u00eb histori si Lufta e Tallajbes\u00eb (1904). Vet\u00eb At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi,e paraqiti k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb tij prej rreth 140 faqesh, \u00ab Parradia (kryengritja) e popullit t\u00eb Kurbinit, 1901-1905, kushtue veprimtaris\u00eb s\u00eb Gjin Pjetrit si prij\u00ebs i men\u00e7ur e luftetar i zoti, q\u00eb n\u00eb gjithe veprimet luftarake doli fitimtar. Dor\u00ebshkrim mbeti pa vijim sepse Gje\u00e7ovin e transf\u00ebruen n\u00eb Kosov\u00eb, por mbet\u00ebt nj\u00eb dokument historik i rand\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb kryengritje.<\/p>\n<p>Filluen ndjekjet dhe kush u kap p\u00ebrfundoi n\u00eb syrgjyn n\u00eb Egjypt e gjetke. Gjin Pjetri i shp\u00ebtoi val\u00ebs s\u00eb par\u00eb, por nuk mundi me i shp\u00ebtue tradh\u00ebtis\u00eb dhe u kap vet\u00eb i gjashti befasisht. Nuk i duel identiteti i v\u00ebrtet\u00eb prej shokve besnik\u00eb, dhe k\u00ebshtu edhe me nd\u00ebrhyemj\u00ebn e patriot\u00ebve me pozita t\u00eb rand\u00ebsishme n\u00eb administrat\u00ebn turke mundi me shpetue me nj\u00eb denim dy vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>I dalun prej burgut, menj\u00ebher\u00eb hidhet n\u00eb aktivitet dhe puna e par\u00eb ishte mbeledhja e Kuvendit t\u00eb Dilbnishtit, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb besimin dhe aprovimin e 54 pleqve t\u00eb Kurbinit e te semti te Kruj\u00ebs dhe t\u00eb popullit t\u00eb krahin\u00ebs. K\u00ebta i dhan\u00eb, si spjeguem n\u00eb fillim, besim e autoritet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsue e udh\u00ebhequn n\u00eb em\u00ebn t\u00eb tyne sipas traditave t\u00eb lashta shqiptare. K\u00ebshtu filloi veprimtaria e eth\u00ebshme p\u00ebr me organizue forcat kryengrit\u00ebse dhe problemi kryesor ishte paisja me arm\u00eb e municione, q\u00eb nuk kishin ku me i marr\u00eb e gjend\u00ebshin vet\u00ebm n\u00eb raste sporadike.<\/p>\n<p>Gjin Pjetri nd\u00ebrkoh\u00eb lidhet me orgnizue veprimet me gjith\u00eb l\u00ebvizjen kryengrit\u00ebse komb\u00ebtare t\u00eb krahinave t\u00eb tjera t\u00eb veriut, tue fillue prej Tirane, Durr\u00ebs, Kruj\u00eb, Lezh\u00eb, Shkod\u00ebr, Mal\u00ebsi e Madhe, Mirdit\u00eb, Mat, Dib\u00ebr, e deri n\u00eb Kosov\u00eb. Ai bjen n\u00eb kontakt direkt me kren\u00ebt e m\u00ebdhej si Ded Gjo Lulin, Preng Bib Dod\u00ebn, Bajram Currin, Isa Buletinin, Marka Gjonin, Mehmet Shpendin, Gjeto e Ded Coku, Dom Nikoll Ka\u00e7orrin, Luigj Gurakuqin, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin, Murat e Abdi Toptanin, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Me Preng Bib Dod\u00ebn dhe Cokajt kishin lidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb koordinuem q\u00eb p\u00ebrfshinte gjith\u00eb zon\u00ebn kryengrit\u00ebse, Kurbin-Kruj\u00eb, Bregu i Matit, Malsia e Lezh\u00ebs, Mirdita e Kthella.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Stema e Skurajve\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/stema_skurajve.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em>Stema e Skurajve shek. XII\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p>Nga Kurbini me Gjin Pjetrit ishin bashkue luft\u00ebtar\u00eb e burra trima. Nga Miloti, Llesh Markakola me vllazen, Pjet\u00ebr Koka, Zef Gega, Ram Dernishi, etj. Nga Malibardh\u00eb, Nikoll Ndre Bardhoku, Gjok Lesh Lala, etj. Nga La\u00e7i, Llesh Pjet\u00ebr Vathi, Frrok Tanushi, Mark Gjin Prendi, Nikoll Kol Mhilli, etj. Nga Zheja e Mamur\u00ebsi, Pirol\u00ebt, Met Hajsari, Bam Brahimi, etj. Prej Gallate, Pal Mhilli. Prej Kruje, Kullajt, Tagajt, Kupajt, etj. Prej Bukg\u00ebri, Mark Perzefi, Nikoll Ndue Prendi, Fushajt etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshih\u00ebn 54 pleqt\u00eb e Kurbinit e t\u00eb semtit t\u00eb Kruj\u00ebs q\u00eb e njihnin Gjin Pjetrin si kryetar. P\u00ebmed\u00ebm disa emna, sepse, radha e tyne asht mjaft e gjat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb merituesh\u00ebm p\u00ebr nder e respekt, si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb, q\u00eb i dhan\u00eb hov kryengrtj\u00ebs s\u00eb Kurbinit n\u00ebn udh\u00ebheqj\u00ebn e Gjin Pjetrit. Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmendim njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb tij, si\u00e7 ishin vllaznit Gjok\u00eb, Kol\u00eb e Ndrec\u00eb, si dhe kush\u00ebrijt\u00eb, Frrok Prend Marku, Nikoll Llesh Gjoka, Gjergj Llesh Marku, etj.,luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb rrept\u00eb, pjesmarr\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb luftimet.<\/p>\n<p>U paraqit rasti ma ideal p\u00ebr \u00e7eshtj\u00ebn e arm\u00ebve q\u00eb koincidonte me shp\u00ebrthimin e kryengritj\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahinat e veriut. Gjin Pjetrit i vjen lajmi se nj\u00eb karvan me mushka te ngarkueme me arm\u00eb e municione dhe me rrogat e garnizon\u00ebve t\u00eb veriut drejtohej me kalue te vau i Pdhan\u00ebs. Karvani p\u00ebrbahej prej 100 nizam\u00eb, e disa oficer\u00eb me n\u00eb krye nj\u00eb veqilharxh (major). Informata ishte shume e sakte, si p\u00ebr koh\u00ebn ashtu p\u00ebr vendin ku do t\u00eb kalonte detashmenti, sepse i vinte nga dy vllaznit e tij Ndreca e Gjoka, t\u00eb futun kastile si zapti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh planet e turq\u00ebve, qe me disa shqiptare t\u00eb tjer\u00eb shoqnonin at\u00eb karvan.<\/p>\n<p>Gjin Pjetri u d\u00ebrgon fjal\u00eb Bregamat\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb me forca t\u00eb prime prej Gjeto Cokut. Prita bahet e p\u00ebrsos\u00ebn. Zaptit\u00eb shoq\u00ebruese shqiptare, sa k\u00ebrset pushka, hidh\u00ebn n\u2019an\u00ebt tjet\u00ebr t\u00eb prit\u00ebs tue lidhun nga nj\u00eb shami t\u00eb verdh\u00eb n\u00eb krah ose n\u00eb kok\u00eb, si\u00e7 ishte vendos\u00eb ma p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019u njohun prej shok\u00ebve t\u00eb prit\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos vrit\u00ebshin midis tyne. Detashmenti turk i kapun nd\u00ebrmjet dy zjarr\u00ebve u asgj\u00ebsue krejt.<\/p>\n<p>Nuk shp\u00ebtoi as nj\u00eb nizam as oficer, as vet\u00eb veqilharxhi. Prej shqiptarve mbeti i vram\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mal\u00ebsor, e pati disa t\u00eb plagosun. Nj\u00eb d\u00ebshmi e rand\u00ebsishme p\u00ebr me p\u00ebrcaktue se si e zhvillonin luf\u00ebn popullore shqiptar\u00ebt, ku anmiku p\u00ebsonte humbje t\u00eb m\u00ebdha kurse shqiptar\u00ebt pothuaj se fare, aq te pakta ishin humbjet. N\u00eb rastin konkret, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb luftimet e p\u00ebrballueme prej kryengrit\u00ebsve n\u00ebn udh\u00ebheqj\u00ebn e Gjin Pjetrit, proporcioni del p\u00ebr nj\u00eb shqiptar 100 e ma tep\u00ebr turq. Ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e betejave t\u00eb Gjergj Kastriotit.<\/p>\n<p>Arm\u00ebt q\u00eb ran\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kryengrit\u00ebsve i dhan\u00eb force t\u00eb madhe l\u00ebvizj\u00ebs. Nd\u00ebrsa kryeshin k\u00ebto luftime, t\u00eb kryengrit\u00ebsve t\u00eb Kurbinit, Kruj\u00ebs e Lezh\u00ebs, q\u00eb shkaktuen dhe premjen e furnizim\u00ebve p\u00ebr ushtrin\u00eb turke t\u00eb zonave t\u00eb veriut, n\u00eb Malsin\u00eb e Madhe plasi kryengritja e Ded Gjo Lulit, q\u00eb p\u00ebrfundoi me ngritj\u00ebn e flamurit n\u00eb De\u00e7i\u00e7. E gjith\u00eb Mirdita ishte \u00e7u n\u00eb kamb\u00eb e nuk u lente derman garnizon\u00ebve t\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p>Me me n\u00eb krye Preng Bib Dod\u00ebn dhe Marka Gjonin, kapidanin e Mirdit\u00ebs, Bajram Curri, Isa Buletini, Idriz Seferi, Azem e Shot\u00eb Galica, e t\u00eb tjer\u00eb kryengrit\u00ebs kosovar\u00eb banin k\u00ebrdin\u00eb mbi taborret turke. Kryengritja e madhe kishte fillue kudo n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, si n\u00eb veri ashtu n\u00eb jug. Historiani i shquem Zef Valentini do t\u00eb shkruente se ishte Kryengritja e Kurbinit e udh\u00ebhequn prej Gjin Pjetrit q\u00eb i dha shk\u00ebndin\u00eb kryengritj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme shqiptare. Te vjen keq qe historianet tan\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb zot t\u00eb evidentojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mjaft i shquem.<\/p>\n<p>Disfata e B\u00ebdhan\u00ebs i t\u00ebrboi turqit, t\u00eb cil\u00ebt vendos\u00ebn me sulmue drejt n\u00eb Skuraj, p\u00ebr me asgj\u00ebsue \u00e7erdh\u00ebn e k\u00ebsaj kryengritje, q\u00eb po u shkaktonte aq dame, dhe me muejt me zan\u00eb ose me vra kreun e saj Gjin Pjetrin. Por te p\u00ebrroi i Urdhaz\u00ebs, n\u00eb t\u00eb hym\u00eb t\u00eb Skurajt, ushtria turke,megjithse e paijsun me artileri, u bllokue dhe u gozhdue n\u00eb vend prej q\u00ebndres\u00ebs heroike, t\u00eb vendosun e t\u00eb organizueme t\u00eb forcave kryengrit\u00ebse t\u00eb drejtueme prej Gjin Pjetrit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shprehet kanga popullore:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cShkon Urdhaza kuq me gjak,<br \/>\nKuq me gjak,me gjak nizami,<br \/>\nLuft\u00eb po ban Gjin Kapidani!\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u ba luft\u00eb e rrept\u00eb. Gjama e artilleries ushtonte e jehonte n\u00ebp\u00ebr grykat e maleve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut,aq e fuqishme,sa q\u00eb turqit, thot\u00eb gojdhana,menduen mos vall\u00eb dhe kryengrit\u00ebsit t\u00eb kishin topa.<\/p>\n<p>Turqit tue mos ia dale me fitue betej\u00ebn dhe me shpartallue forcat shqiptare,me an\u00ebn e disa tradh\u00ebtarve vendas (q\u00eb mjerisht dalin p\u00ebrher\u00eb), arrijn\u00eb t\u00eb fusin nj\u00eb tog\u00eb ushtar\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr tymin e e luftim\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ia dalin t\u00eb djegin kullat e Gjin Pjetrit. Ky nuk u shqetsue fare p\u00ebr at\u00eb pabesi, por i nxiti luft\u00ebtar\u00ebt me luftue edhe ma rrept\u00eb, pse kullat nd\u00ebrtioh\u00ebshin p\u00ebrs\u00ebri, e nuk ishte hera e pare q\u00eb digj\u00ebsin prej turq\u00ebve. Ushtarakisht turqit pesuen disfat\u00eb dhe u t\u00ebrhoq\u00ebn me humbje t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Mbas k\u00ebsaj fitor\u00ebje t\u00eb bujshme,t\u00eb gjith\u00eb krahinat prej Lezh\u00ebs deri n\u00eb Kruj\u00eb ishin n\u00ebn kontrollin e luft\u00ebtarve t\u00eb liris\u00eb,dhe Gjin Pjetri kishte vendos\u00eb postat me \u00e7eta e toga kryengrit\u00ebsish,gjat\u00eb rrug\u00ebs,n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpijat e fshatarve patriot\u00eb.<\/p>\n<p>Po afrohej dita e madhe e historis\u00eb s\u00eb Shqipnis\u00eb. Gjin Pjetri merr lajmin me shkrim drejt prej Ismail Qemalit, dhe po at\u00eb dit\u00eb, me 28 n\u00ebndor 1912 edhe n\u00eb Milot ngrihet flamuri kuq e zi me zhgab\u00ebn dykrenare i Gjergj Kastriotit, i p\u00ebrshendetun prej gjasht\u00ebs s\u00eb karadakut te Gjinit dhe qindra t\u00eb sht\u00ebnave t\u00eb burrave luft\u00ebtar\u00eb kurbinas t\u00eb pranish\u00ebm. K\u00ebto pushk\u00eb jehuen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, dhe u shoqnuen prej t\u00eb sht\u00ebnave t\u00eb tjera q\u00eb vinin prej postave t\u00eb kryengrit\u00ebsve. E ve\u00e7ant\u00eb ajo e vendosun n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Shafloqit n\u00eb La\u00e7, ku komandant ishte miku i Gjin Pjetrit dhe luft\u00ebtari i shquem Nikoll Ndre Bardhoku.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme up\u00ebrshkruem ngjarjet kryesore lidhun me emnin e Gjin Pjetrit Mark Pervizit t\u00eb Skurajve, i cili nuk rrahu gjoksin as pret\u00ebndoi privilegje por u kthye me u marr\u00eb me rind\u00ebrtimin e kullave. Nd\u00ebrkaq tue qen\u00eb se garnizonet turke po t\u00ebrhiq\u00ebshin nga t\u00eb gjith\u00eb qytetet, me 6 dhejtor 1912, Gjin Pjetri me shum\u00eb burra kurbinas mori pjes\u00eb n\u00eb ngritj\u00ebn e flamurit n\u00eb Lezh\u00eb, ku edhe aty u ba fest\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Dy vjet sa kishin kalue e papritmas hapet lajmi i vdekj\u00ebs s\u00eb parakoh\u00ebshme t\u00eb Gjin Pjetrit, ne at\u00eb fruer t\u00eb zi 1914, q\u00eb shtangu gjith\u00eb krahinat e qytet\u00ebt. \u00c7\u2019kishte ndodhun? Gjin Pjetri sa ishte kthye nga nj\u00eb gosti festive dhe kishte nd\u00ebrrue jet\u00eb befasisht. U hap lajmi i helmatisj\u00ebs me tradh\u00ebti prej turq\u00ebve, p\u00ebr hakmarrje ndaj luft\u00ebs q\u00eb ai u bani duke I pri kryengritj\u00ebs s\u00eb Kurbin-Kruj\u00ebs. U ba mort i madh q\u00eb zgjati disa dit\u00eb e ku erdh\u00ebn patriot\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt me ba ngushullimet e tyne e me e perciell\u00eb n\u00eb udh\u00ebtimin e fundit at\u00eb patriot fisnik, trim, bujar e udhheq\u00ebs i madh popullor.<\/p>\n<p>Kryengritja e Kurbinit patjet\u00ebr se ka me zan\u00eb vendin e nderit n\u00eb historin\u00eb shqiptare, tue pas\u00eb parasysh\u00eb se n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste ajo nuk u p\u00ebrmend sepse historian\u00ebt konformist\u00eb e batak\u00e7i t\u00eb regjimit totalitar nuk guxonin ta permendnin emnin e Gjin Pjet\u00ebr Mark Pervizit e jo ma ta radhisnin n\u00eb histori apo n\u00eb fjalorin e tyne enciklopedik. Aq rand\u00eb peshonte emnin i k\u00ebtij fisi fisnik prej p\u00ebrsonazhit tjet\u00ebr t\u00eb lavdish\u00ebm q\u00eb kishte nxierr\u00eb ajo der\u00eb, si\u00e7 ishte nipi i Gjin Pjetrit, Gjenerali Prenk Pervizi, q\u00eb iu kund\u00ebvue komunist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kishin perqafue e p\u00ebr\u00e7onin politik\u00ebn sllave me lidhjet me Jugosllavin\u00eb e Rusin\u00eb t\u00eb cilave u ishin n\u00ebnshtrue e shitun p\u00ebr me zan\u00eb kolltuqet e p\u00ebrgjakuna me krimet te llahtarshme., e me heq dor\u00eb prej Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me rastin e 25 vjetorit t\u00eb shpallj\u00ebs s\u00eb Pamvar\u00ebsis\u00eb,q\u00eb u festue me madh\u00ebshti n\u00eb gjith\u00eb vendin,Gjin Pjetri u dekorue dhe n\u00eb Milot u ba ceremonia e perkujtimit t\u00eb ngritj\u00ebs s\u00eb flamurit, ku Gjin Pjetri p\u00ebrfaq\u00ebsohej prej nipit tij Ndue Pal Gjini, i cili bani aktin e ngritj\u00ebs s\u00eb flamurit e mbajti nj\u00eb fjalim, duke p\u00ebrshendetun me gjasht\u00ebn e karadakut t\u00eb Gjin Pjetrit, pasue nga t\u00eb sht\u00ebnat e atyne burrave luftet\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kurbini q\u00eb kishin luftue krah Gjin Pjetrit e ku u k\u00ebndue nga rapsodet milotas nj\u00eb kang\u00eb e thurun p\u00ebr at\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb madh. Ironia e fatit nuk te fal, dhe ai nip i Gjinit, u vra nga xhelat\u00ebt komunist\u00eb bashk\u00eb me dy vllaznit dhe pes\u00eb kush\u00ebrij t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte shp\u00ebrblimi makab\u00ebr i dikataur\u00ebs komuniste ndaj atyne q\u00eb punuen e luftuen p\u00ebr \u00e7eshtj\u00ebn e shejt\u00eb komb\u00ebtare. Gjith\u00eb fisi i Gjin Pjetrit u persektue e u syrgjynos ne burgje e kampe,dhe asnj\u00eb prej tyne nuk pranoi t\u00eb bahkohet as ti sh\u00ebrbej\u00eb sistemit komunist. Nj\u00eb q\u00ebndrim i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, sepse fise e familje te tjera u nakatos\u00ebn me regjimin e partin\u00eb sunduese, jo p\u00ebr bindje por p\u00ebr t\u2019tr\u00eb sh\u00ebtue familjet e tyne prej p\u00ebrsekutimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb \u201cHyllin e Drit\u00ebs\u201d e organe t\u00eb tjera t\u00eb koh\u00ebs, filluen me u botue shkrime t\u00eb ndryshme, me pushtimin e Italis\u00eb dhe ardhj\u00ebn e komunizmit u pezulluen t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nxierrj\u00ebn n\u00eb pah t\u00eb k\u00ebtij atdhetari e luft\u00ebtari q\u00eb hyn n\u00eb radh\u00ebn e rilindasve t\u00eb shquem.<\/p>\n<p>Shum\u00eb dokument\u00eb q\u00eb i perkisnin fisit e ve\u00e7an\u00ebrish Gjin Pjetrit, u damtuen prej djegieve dhe rr\u00ebnimeve t\u00eb herpas-hershme q\u00eb arrit\u00ebn kulmin me sulmet e brigatave komuniste. K\u00ebta injorant\u00eb e pa kurrfar\u00eb ndjenje shqiptarizmi, i hodh\u00ebn n\u00eb zjarr me p\u00ebr\u00e7min e fodullek, t\u00eb gjith\u00eb shkrimet, dokument\u00ebt, fotografit\u00eb etj., tue u vue flak\u00ebn shtepijave t\u00eb Pervizit, qysh\u00eb prej La\u00e7it e deri n\u00eb Skuraj, ku p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn here radhazi kullat e Gjin Pjetrit p\u00ebsuen zjarrin e pushtuesve dhe anmiqve t\u00eb Kombit shqiptar, si ishin turqit e komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebto vepra t\u2019p\u00ebr\u00e7udshme mund t\u00eb kryeshin vet\u00ebm prej psikopat\u00ebve e analfabet\u00ebve bolshevik\u00eb, q\u00eb historin\u00eb e Shqipnis\u00eb donin me e fillue me hypjen n\u00eb fuqi t\u00eb komunist\u00ebve stalinist\u00eb. \u00c7\u2019do gja q\u00eb i ref\u00ebrohej historis\u00eb se kalueme nuk kishte asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Fat q\u00eb shum\u00eb patriot nuk ishin gjall\u00eb, pse do t\u00eb kishin p\u00ebrfundue para tog\u00ebs pushkatimit dhe ne burgje ku do t\u00eb kishin lane kockat. Figura patriotike si Lef Nosi, At Anton Harapi, Bab Dud Karbunara, etj. rilindas, u pushkatuen pa t\u00eb keq. Bashk\u00ebluftetari e miku i Gjin Pjetrit, Nikoll Ndreu, vdiq 90 vje\u00e7 n\u00eb burg. T\u00eb tjer\u00eb bashkluft\u00ebtar\u00eb si Pal Mhilli e Ded Coku u pushkatuen. E sa e sa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfunduen k\u00ebshtu, q\u00eb ishin njer\u00ebz t\u00eb nd\u00ebrsh\u00ebm e atdhetar\u00eb!<\/p>\n<p>Dham\u00eb shkurtimisht nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb ngjarjeve kryesore q\u00eb shoqnuen jet\u00ebn e Gjin Pjetrit, patriotit, luft\u00ebtarit, rilindasit t\u00eb shquem, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ia kushtoi \u00e7eshtj\u00ebs s\u00eb shejt\u00eb t\u00eb Atdheut dhe t\u00eb Kombit.<\/p>\n<p>Mbet\u00ebt me ia kushtue n\u00eb t\u2019ardhmen nj\u00eb studim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb denj\u00eb, q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb mbi pjedistalin e merituesh\u00ebm figur\u00ebn e tij, t\u00eb skalitun nga dalta e mpreht\u00eb e historis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kulla e Pervizit, Skuraj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kulla_pervizi.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" \/><br \/>\n(<em>Kjo sht\u00ebpi ishte bombardue edhe prej gjerman\u00ebve. Regjimi komunist e kthej n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr izolimi p\u00ebr kosovar\u00ebt, q\u00eb iknin nga Jugosllavia me gjet shp\u00ebtim n\u00eb Shqipni, ku gjenin burgjet e kampet e internimit<\/em>)<\/p>\n<p>Si u soll regjimi komunist me fisin e familjen e Gjin Pjetrit ? S\u00eb parii u dogji sht\u00ebpit\u00eb kullat n\u00eb La\u00e7 e Skuraj, pastaj i persekutoi eg\u00ebrsisht, duke vra, burgos\u00eb i internue. Gjin Pjetrit ia vran\u00eb e pushkatuen 8 nipa, dy i vdiq\u00ebn n\u00eb burgje, e kat\u00ebr gra e dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb nipave n\u00eb internim. Gjithsej 18 viktima. Vitet e denimeve, burgje e internime, te pjestar\u00ebve arrijn\u00eb ne 750 vjet. Ky ishte shp\u00ebrblimi i diktatur\u00ebs komuniste ndaj k\u00ebtj patrioti e rilindasi e luft\u00ebtari t\u00eb shquem.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Prenk Pervizt n\u00eb La\u00e7 q\u00eb u dogj prej komunist\u00ebve n\u00eb tetor 1944. Me 17 janar 1945, komunist\u00ebt do t\u00eb digjnin kullat e Gjin Pjetrit n\u00eb Skuraj, q\u00eb ishin djeg\u00eb dy here rresht edhe prej turq\u00ebve, e ku njena prej tre kullave ishte e Prenk Pervizit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Te njohim ato rilindas, patriot\u00eb e luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb shquem, q\u00eb kontribuen n\u00eb Kryegritj\u00ebn e madhe Komb\u00ebtare, dhe ia kthyen Shqpnis\u00eb lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb mbas 500 vjet rob\u00ebri. Me 3, 4, 5 Gusht 1906, n\u00ebn hijen e nj\u00eb mani t\u00eb madh, n\u00eb Dilbnisht t\u00eb Kurbinit, pran\u00eb Arkipeshvis\u00eb, mbahet nj\u00eb kuvend i pleqve t\u00eb krahin\u00ebs Kurbin-Kruj\u00eb, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9966","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Te njohim ato rilindas, patriot\u00eb e luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb shquem, q\u00eb kontribuen n\u00eb Kryegritj\u00ebn e madhe Komb\u00ebtare, dhe ia kthyen Shqpnis\u00eb lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb mbas 500 vjet rob\u00ebri. Me 3, 4, 5 Gusht 1906, n\u00ebn hijen e nj\u00eb mani t\u00eb madh, n\u00eb Dilbnisht t\u00eb Kurbinit, pran\u00eb Arkipeshvis\u00eb, mbahet nj\u00eb kuvend i pleqve t\u00eb krahin\u00ebs Kurbin-Kruj\u00eb, ku [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-18T07:50:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi\",\"datePublished\":\"2011-08-18T07:50:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/\"},\"wordCount\":3919,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/gjin_pervizi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/\",\"name\":\"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/gjin_pervizi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-18T07:50:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/gjin_pervizi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/gjin_pervizi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Te njohim ato rilindas, patriot\u00eb e luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb shquem, q\u00eb kontribuen n\u00eb Kryegritj\u00ebn e madhe Komb\u00ebtare, dhe ia kthyen Shqpnis\u00eb lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb mbas 500 vjet rob\u00ebri. Me 3, 4, 5 Gusht 1906, n\u00ebn hijen e nj\u00eb mani t\u00eb madh, n\u00eb Dilbnisht t\u00eb Kurbinit, pran\u00eb Arkipeshvis\u00eb, mbahet nj\u00eb kuvend i pleqve t\u00eb krahin\u00ebs Kurbin-Kruj\u00eb, ku [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-18T07:50:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi","datePublished":"2011-08-18T07:50:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/"},"wordCount":3919,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/","name":"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg","datePublished":"2011-08-18T07:50:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjin_pervizi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dr-pjeter-zefi-patrioti-i-pamvarsise-kurbinasi-gjin-pjeter-mark-pervizi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dr. Pjet\u00ebr Zefi: Patrioti i Pamvarsis\u00eb kurbinasi Gjin Pjeter Mark Pervizi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9966\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}