{"id":996,"date":"2012-01-06T02:00:10","date_gmt":"2012-01-06T01:00:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=996"},"modified":"2012-01-06T02:00:10","modified_gmt":"2012-01-06T01:00:10","slug":"berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/","title":{"rendered":"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha - seminar\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>TemA<\/strong>, <em>5 Janar 2012<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Kryeministri u shpjegon t\u00eb pranishm\u00ebve se si mendon t\u00eb konkurroj\u00eb Shqip\u00ebria me vende si Kina<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>AMA NEWS<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seminarin \u201cBota e Re 2012, Risi dhe Ndryshim\u201d. Ka qen\u00eb nj\u00eb seminar me tematik\u00eb ekonomike ku pjesa m\u00eb e madhe ishin ekonomist\u00eb dhe inxhinier\u00eb dhe i vetmi ndryshim ishte kryeministri yn\u00eb, nj\u00eb mjek.<\/p>\n<p>Madje edhe presidenti francez nuk ka qen\u00eb i pranish\u00ebm, por vet\u00ebm as ka organizuar k\u00ebt\u00eb seminar duke ndihmuar Ministrin\u00eb e Financave, Industris\u00eb dhe Ekonomis\u00eb. Por ashtu si\u00e7 pritej dhe ishte njoftuar nga Kryeministria, Sali Berisha ka folur p\u00ebr shum\u00eb pak, as 5 minuta fjalim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar. Por ajo q\u00eb ra s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb sy ishte karakteri depresiv i fjalimit, kontradiktor n\u00eb sjellje, mimik\u00eb dhe ato \u00e7\u2019ka transmetonte kryeministri. B\u00ebnte p\u00ebrshtypje fakti se pas \u00e7do fjalie Berisha l\u00ebshonte nj\u00eb buz\u00ebqeshje karakteristike t\u00eb shtirur prej aparat\u00e7iku, teksa t\u00eb pranishmit n\u00eb panel jo vetme kan\u00eb d\u00ebgjuar me goj\u00ebn hapur, por e kan\u00eb shoq\u00ebruar fjalimin e Berish\u00ebs edhe me kruajtje koke, mbajtje balli, f\u00ebrkim syzesh e sysh dhe deri tek mosbesimi.<\/p>\n<p>Secili prej tyre ka pritur me shum\u00eb padurim q\u00eb ai t\u00eb mbaronte fjalin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendi faktet se n\u00eb 1990 shqiptar\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb varfrit n\u00eb bot\u00eb me pak t\u00eb ardhura, kurse tani jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pasurit dhe ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara! Pik\u00ebrisht kjo fjali ka shkaktuar ilaritet n\u00eb sall\u00eb dhe \u00e7udi tek t\u00eb pranishmit q\u00eb kan\u00eb nisur madje edhe t\u00eb n\u00ebnqeshin. Nj\u00eb tjet\u00ebr deklarat\u00eb e kryeministrit ishte edhe se \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi me taksat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Evrop\u00eb\u201d. Por n\u00eb fakt k\u00ebtu zbatohet taksa e shesht\u00eb e nj\u00ebllojt\u00eb si p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb. Por kush ishin pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb kuptuar edhe p\u00ebrse gjendej Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar, kur n\u00eb fakt ishte ftuar vet\u00ebm Ridvan Bode ?!.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb pranish\u00ebm ekspert\u00eb ekonomist\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb fush\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kryeministri francez Fran\u00e7ois Fillon, q\u00eb ishte dhe organizator i seminarit, Rubens Barbosa, ambasador dhe president i K\u00ebshillit t\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Brazilit, Khaldoun Al-Mubarak, president i autoritetit ekzekutiv t\u00eb Abu Dhabi, n\u00eb Emiratet e Bsshkuara Arabe, Christophe de Margerie, presidenti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i \u201cTotal\u201d, Val\u00e9rie P\u00e9cresse, ministre e Buxhetit, Pun\u00ebve Publike dhe Reform\u00ebs Shtet\u00ebrore dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e qeveris\u00eb franceze\u201d, shkruajn\u00eb mediat franceze dhe agjencite e lajmeve per kete seminar.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb pyetjet e drejtuar ndaj kryeministrit Sali Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar dhe p\u00ebrgjigjet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Si mendoni se mund t\u00eb konkurroni me vende si Kina?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Berisha: N\u00ebse i shikoni k\u00ebto vende t\u00eb sapoardhura, vendet e m\u00ebdha, ata kan\u00eb arritur aty ku jan\u00eb sot, sepse kan\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimin e tyre kundrejt lirive. Gjithashtu, nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb se q\u00ebndrimi ndaj lirive ekonomike mund t\u00eb jet\u00eb ndoshta m\u00eb i leht\u00eb se sa n\u00eb vendet e zhvilluara. N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb zhvilluara lirit\u00eb ekonomike jan\u00eb p\u00ebrballur me probleme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, me faturat sociale, jan\u00eb p\u00ebrballuar me taksa t\u00eb larta, por sot zgjerimi m\u00eb i madh i sistemit kapitalist \u00ebsht\u00eb kriza q\u00eb po vazhdon, nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb, padyshim, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb reforma.<\/p>\n<p>Vendi im, nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb, erdhi si nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar n\u00eb Evrop\u00eb. T\u00eb ardhurat tona p\u00ebr frym\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta me Angol\u00ebn, 204 dollar\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr frym\u00eb. Un\u00eb isha nj\u00eb kardiolog pa njohuri p\u00ebr sa i p\u00ebrket sistemeve ekonomik\u00eb socialist\u00eb dhe p\u00ebr sistemet kapitaliste, por isha nj\u00eb ndjek\u00ebs i Ronald Reagan, i cili fliste gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb zgjodha modelin e tij. S\u00eb pari, taksat e ul\u00ebta. Vendosa n\u00eb vendin tim barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt fiskale n\u00eb Evrop\u00eb, privatizim i shpejt, liberalizim i plot\u00eb. Vendi im kaloi n\u00eb nj\u00eb rritje dyshifrore. Pastaj humba pushtetin. Pasi erdha s\u00ebrish n\u00eb pushtet iu riktheva modelit tim, modelit t\u00eb Reagan. Reagan thot\u00eb se \u2018parat\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e personave privat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb se n\u00eb llogarit\u00eb publike\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb besimi im. Vendosa taks\u00ebn e shesht\u00eb 10 p\u00ebrqind, 15 p\u00ebrqind kontributin e sigurimeve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju paraqes shkurtimisht \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga viti 2006 n\u00eb vitin 2011 t\u00eb ardhurat u rrit\u00ebn t\u00eb gjitha s\u00eb bashku, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akumulative, 6 miliard\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb. Zvog\u00eblova m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e taksave. Eksportet n\u00eb vitet 2007 \u2013 2011 u trefishuan, n\u00eb 2009 \u2013 2011 u dyfishuan. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lirit\u00eb ekonomik\u00eb n\u00eb bot\u00eb vitin e kaluar p\u00ebsuan nj\u00eb frenim, n\u00eb Shqip\u00ebri u rrit\u00ebn me 16 p\u00ebrqind dhe investimet e huaja direkte u rrit\u00ebn me 316 p\u00ebrqind, sipas UNCTAD. Ato ishin 37 p\u00ebrqind m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb vitin 2010 sesa n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, un\u00eb mbetem optimist. Jam thell\u00ebsisht i bindur se t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje dhe sidomos arritjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Kina jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sa i takon k\u00ebrkimit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Kina ka kaluar n\u00eb krye sa i p\u00ebrket k\u00ebrkimit dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Ku ndodhet fuqia? Fuqia ndodhet tek liria. Un\u00eb besoj ende se bota \u00ebsht\u00eb nj\u00ebpolare. Modeli i vjet\u00ebr duhet t\u00eb reformohet, por edhe duhet t\u00eb ndiqet, nuk duhet kund\u00ebrshtuar. Modeli i vjet\u00ebr ka fytyr\u00ebn njer\u00ebzore dhe fytyra njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb vitale. Ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se disa ekzagjerime, fatura t\u00eb shtrenjta dhe disa reforma, por nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr tu kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb lindja e fuqive t\u00eb reja p\u00ebr vendet e vogla me rritje t\u00eb shpejt\u00eb? A shihen k\u00ebto fuqi t\u00eb reja si nj\u00eb model rritje nga ata? Si i shkojn\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb vogla me rritje t\u00eb shpejt\u00eb fuqit\u00eb e reja n\u00eb rritje?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Berisha: P\u00ebr sa i p\u00ebrket vendit tim, q\u00ebllimi m\u00eb madhor \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i gjelb\u00ebr. Duke shpresuar q\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb e zhvillimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Potencialet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ndoshta nuk jan\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u arritur, por jan\u00eb jet\u00ebsore dhe vendimtare. Shikoni Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb Evrop\u00eb, ka nj\u00eb potencial t\u00eb pamas\u00eb t\u00eb energjis\u00eb hidrike. Mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 443 hidrocentrale dhe ambicia ime \u00ebsht\u00eb ta shoh at\u00eb si nj\u00eb superfuqi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjelb\u00ebr. Ne po punojm\u00eb, gjithashtu, n\u00eb fusha t\u00eb tjera. Po punojm\u00eb n\u00eb pyll\u00ebzimin e vendit n\u00ebp\u00ebrmjet drur\u00ebve frutor\u00eb. Vendi im ka shum\u00eb pak tok\u00eb bujq\u00ebsore, p\u00ebr momentin ka 1800 m p\u00ebr frym\u00eb, m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb Evrop\u00eb, por potenciali \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh n\u00ebse zbatojm\u00eb pyll\u00ebzimin n\u00ebp\u00ebrmjet drur\u00ebve frutor\u00eb, sepse vendi im \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ideal p\u00ebr arror\u00ebt. Prandaj ne kemi vendosur t\u00eb mbjellim 250 milion\u00eb drur\u00eb arror\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve. Po mbjellim 50 milion\u00eb ullinj. Un\u00eb besoj se duke ndjekur k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pyll\u00ebzimi, n\u00ebp\u00ebrmjet drur\u00ebve frutor\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb rritur prodhimin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar varf\u00ebrin\u00eb, por, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur sip\u00ebrfaqet e gjelbra dhe t\u00eb shkosh m\u00eb shum\u00eb drejt zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne po punojm\u00eb n\u00eb burime t\u00eb tjera t\u00eb energjis\u00eb. Prandaj un\u00eb besoj se rruga e gjelb\u00ebr \u00ebsht\u00eb e ardhmja dhe m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendin tim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst mund t\u00eb beh\u00ebt shum\u00eb edhe n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Un\u00eb ndjek me interes t\u00eb madh negociatat n\u00eb Durban dhe kudo tjet\u00ebr. Por vendimtar \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb fondi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar sektorin privat, jo sektorin publik. T\u00eb ndihmojm\u00eb sektorin privat p\u00ebr prodhimin dhe sistemet e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e dobishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb zhvillimi. Ndoshta, s\u00eb shpejti k\u00ebto kompani t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, por edhe kompani t\u00eb tjera mund t\u00eb jen\u00eb kontribues t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb k\u00ebto fonde p\u00ebr zhvillimin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme. Shpresoj se nuk do ta shohin si konkurrenc\u00eb. Shpresoj se do ta shohin si nj\u00eb zhvillim vendimtar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni t\u00eb ardhmen, vitin 2012, ju vendet me ekonomi t\u00eb reja q\u00eb keni njohur rritje?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Berisha: Jam plot\u00ebsisht dakord me ministrin q\u00eb gjeja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb forcimi i institucioneve aktuale financiare, reformimi dhe forcimi i rolit t\u00eb FMN-s\u00eb e i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Konsultimet jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb jam shume i bindur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb solidariteti mes qeverive \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm. Por qeveria e \u00e7do vendi duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo kriz\u00eb. Nj\u00eb vend nuk mund t\u00eb dal\u00eb nga kriza vet\u00ebm me solidaritet. Gjithsecili duhet t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Prandaj un\u00eb besoj q\u00eb duhet forcuar fibra komb\u00ebtare e reformave t\u00eb \u00e7do vendi dhe duhet proceduar me reforma te thelluara. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e vetme e p\u00ebrballimit t\u00eb kriz\u00ebs dhe e zhvillimit. Duke p\u00ebrfunduar, edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb duke u nd\u00ebrtuar 63 hidrocentrale. N\u00eb vendin ton\u00eb ka kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Statkraft q\u00eb po investon n\u00eb energji. Jan\u00eb duke punuar dhjet\u00ebra kompani nga Izraeli deri n\u00eb Norvegji.<\/p>\n<p>Ju ftoj t\u00eb shihni dhe t\u00eb ndiqni shum\u00eb seriozisht privatizimin e af\u00ebrt t\u00eb Albpetrolit, q\u00eb ka nisur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 5 Janar 2012 Kryeministri u shpjegon t\u00eb pranishm\u00ebve se si mendon t\u00eb konkurroj\u00eb Shqip\u00ebria me vende si Kina AMA NEWS Kryeministri Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seminarin \u201cBota e Re 2012, Risi dhe Ndryshim\u201d. Ka qen\u00eb nj\u00eb seminar me tematik\u00eb ekonomike ku pjesa m\u00eb e madhe ishin ekonomist\u00eb dhe inxhinier\u00eb dhe i vetmi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-996","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 5 Janar 2012 Kryeministri u shpjegon t\u00eb pranishm\u00ebve se si mendon t\u00eb konkurroj\u00eb Shqip\u00ebria me vende si Kina AMA NEWS Kryeministri Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seminarin \u201cBota e Re 2012, Risi dhe Ndryshim\u201d. Ka qen\u00eb nj\u00eb seminar me tematik\u00eb ekonomike ku pjesa m\u00eb e madhe ishin ekonomist\u00eb dhe inxhinier\u00eb dhe i vetmi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-06T01:00:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel\",\"datePublished\":\"2012-01-06T01:00:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/\"},\"wordCount\":1677,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_seminar.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/\",\"name\":\"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_seminar.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-06T01:00:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_seminar.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_seminar.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA, 5 Janar 2012 Kryeministri u shpjegon t\u00eb pranishm\u00ebve se si mendon t\u00eb konkurroj\u00eb Shqip\u00ebria me vende si Kina AMA NEWS Kryeministri Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seminarin \u201cBota e Re 2012, Risi dhe Ndryshim\u201d. Ka qen\u00eb nj\u00eb seminar me tematik\u00eb ekonomike ku pjesa m\u00eb e madhe ishin ekonomist\u00eb dhe inxhinier\u00eb dhe i vetmi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-06T01:00:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel","datePublished":"2012-01-06T01:00:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/"},"wordCount":1677,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/","name":"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg","datePublished":"2012-01-06T01:00:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_seminar.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-flet-dhe-qesh-ne-seminar-ilaritet-e-habi-ne-salle-e-panel\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha flet dhe qesh n\u00eb seminar, ilaritet e habi n\u00eb sall\u00eb e panel"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/996\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}