{"id":991,"date":"2009-12-23T09:21:33","date_gmt":"2009-12-23T08:21:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=991"},"modified":"2009-12-23T09:21:33","modified_gmt":"2009-12-23T08:21:33","slug":"rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/","title":{"rendered":"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg\" border=\"0\" alt=\"Aneta, Edi dhe Grigor Rama\" width=\"300\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli<\/strong>, <em>22.12.2009<\/em><\/p>\n<p>TIRAN\u00cb- Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit i \u00ebsht\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme me nj\u00eb padi ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebr shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Pas val\u00ebs s\u00eb fjalimeve fyese n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij dhe familjes, Rama ka k\u00ebrkuar nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme legjitimimin e t\u00eb d\u00ebmtuarit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit civil n\u00eb procesin penal ndaj Berish\u00ebs, me q\u00ebllim shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar. Padia penale eshte dorezuar sot nga avokatet Arian Salati dhe Eno Bushi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00ebna e tij, Aneta Rama iu drejtua Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me padi ndaj Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni t\u00eb plopt\u00eb padin\u00eb e Ram\u00ebs:<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>K A L L \u00cb Z I M<\/strong><\/p>\n<p>KALL\u00cbZUESI : Edi Rama, i biri i Kristaqit , i vtl. 1964, lindur dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb, me adres\u00eb PSSH, Sheshi &#8220;Austria&#8221;, nr. 91.<\/p>\n<p>KUND\u00cbR : Sali Berisha, i biri i Ram\u00ebs, i vtl. 1944, lindur n\u00eb Vi\u00e7idol, Tropoj\u00eb dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb, me adres\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave i RSH, Blv. &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>ME OBJEKT : 1) Regjistrimin e procedimit penal dhe fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Sali Berisha, p\u00ebr kryerjen n\u00eb d\u00ebmin tim t\u00eb veprave penale t\u00eb shpifjes dhe t\u00eb fyerjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb kryera bot\u00ebrisht, parashikuar nga nenet 240\/2 dhe 239\/2 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>2) Legjitimimin e t\u00eb d\u00ebmtuarit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit civil n\u00eb procesin penal ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit prej meje, me q\u00ebllim shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>BAZA LIGJORE : Nenet 58, 75\/b, 284 dhe 62 t\u00eb KPrP.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">PROKURORIS\u00cb S\u00cb P\u00cbRGJITHSHME<\/p>\n<p>T I R A N \u00cb<\/p>\n<p>Zonja Prokurore e P\u00ebrgjithshme,<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb d\u00ebmtuar nga vepra penale e kryer, kall\u00ebzoj me an\u00ebn e k\u00ebtij akti shtetasin Sali Ram Berisha, me detyr\u00eb Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe bot\u00ebrisht ka konsumuar, n\u00eb d\u00ebmin tim, veprat penale t\u00eb shpifjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe t\u00eb fyerjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs si Kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, parashikuar p\u00ebrkat\u00ebsisht nga nenet 240\/2 dhe 239\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Veprat e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb konsumuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 26.11.2009 dhe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 02.12.2009.<\/p>\n<p>I. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb dat\u00ebn 26.11.2009 n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, deputeti Sali Berisha ka p\u00ebrhapur bot\u00ebrisht th\u00ebniet e m\u00ebposhtme, t\u00eb cituara n\u00eb vijim n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb :<\/p>\n<p>1. &#8220;Cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorten e vet e akuzon se e ka djalin me t\u00eb atin e tij &#8230;? Zoti Rama, thuaju shqiptar\u00ebve cili \u00ebsht\u00eb ai baba q\u00eb i mohon djalit kafshat\u00ebn e goj\u00ebs? \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb djali, kafshata nuk mohohet! Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ai ka qen\u00eb i vog\u00ebl, i mitur&#8230;&#8221; N\u00eb vijim t\u00eb sulmeve shpif\u00ebse ai artikulon fraz\u00ebn: &#8220;Ti akuzon bab\u00ebn si baba t\u00eb djalit!&#8221;. Pohoj me bindje e p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb para ligjit e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrmbajtjen shpif\u00ebse t\u00eb k\u00ebtyre frazave q\u00eb nuk kan\u00eb absolutisht asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb e as \u00e7uar kurr\u00eb nd\u00ebrmend akuza t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrbindshme, t\u00eb cilat i hedh posht\u00eb me neveri, kurse djalit tim i kam blatuar t\u00eb gjith\u00eb dashurin\u00eb, kujdesin dhe ndihm\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t&#8217;u rritur dhe edukuar normalisht.<\/p>\n<p>2. Duke shpifur p\u00ebr gjoja devijime t\u00eb jet\u00ebs sime intime, i kall\u00ebzuari nxjerr fjal\u00ebt e m\u00ebposhtme : &#8220;Zoti Rama, cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb i cili ngrihet nga shtrati i s\u00eb shoqes n\u00eb kull\u00ebn e Myslym Pez\u00ebs dhe shkon n\u00eb shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij t\u00eb largohet nat\u00ebn e lemeritur?&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shpifje e pashembullt q\u00eb meriton t\u00eb gjith\u00eb neverin\u00eb time, por edhe nd\u00ebshkimin e ligjit.<\/p>\n<p>3. I kall\u00ebzuari shpif edhe p\u00ebr gjoja dhun\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur prej meje n\u00eb publik ndaj bashk\u00ebshortes: &#8220;Zoti Rama, m\u00eb thuaj, cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb q\u00eb e rreh si kafsh\u00eb te Piazza dhe i mbush fytyr\u00ebn me gjak bashk\u00ebshortes n\u00eb prani t\u00eb personaliteteve shqiptare dhe kosovare?&#8221;. S&#8217;ka absolutisht asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 shpifjes edhe n\u00eb monstruozitetin e sip\u00ebrcituar dhe n\u00ebnvizoj se kurr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast dhe p\u00ebr asnj\u00eb arsye, jeta ime s&#8217;ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhun\u00ebn ndaj kujtdoqoft\u00eb.<\/p>\n<p>4. Duke iu drejtuar n\u00ebn\u00ebs sime Aneta Rama, i kall\u00ebzuari Sali Berisha shqipton fjal\u00ebt e m\u00ebposhtme: &#8220;Tani do t&#8217;i them zonj\u00ebs: kam shum\u00eb respekt p\u00ebr ty po do ishte n\u00eb nderin t\u00ebnd dhe t\u00eb integritetit t\u00ebnd q\u00eb t&#8217;u tregosh shqiptar\u00ebve q\u00eb e ke mjekuar djalin t\u00ebnd 10 vjet p\u00ebr skizofreni! &#8230; dil me kurajo si n\u00ebn\u00eb shqiptare dhe thuaju t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e ngrihu mbi sentimentet e nj\u00eb djali q\u00eb t\u00eb ka nxjerr\u00eb me lecka, nga sht\u00ebpia e tij, me rroba gjumi n\u00eb pazar.&#8221; N\u00eb shpifjet e m\u00ebsip\u00ebrme q\u00eb Sali Berisha i p\u00ebrhap publikisht si t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr q\u00ebllimin e tij t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb diskreditimit t\u00eb personit tim publik, duke c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pafalshme edhe dinjitetin e n\u00ebn\u00ebs sime, jo vet\u00ebm nuk ka kurr\u00ebfar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete, po ka nj\u00eb urrejtje ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb patolerueshme p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb flet nga foltorja e parlamentit.<\/p>\n<p>5. Duke m\u00eb akuzuar deri edhe p\u00ebr lidhje me bot\u00ebn e krimit dhe si vras\u00ebs i Denis Gin\u00ebs, i kall\u00ebzuari nxjerr deri edhe fjal\u00ebt e m\u00ebposhtme: &#8220;I nise aferat me Denis Gin\u00ebn, i cili u vra n\u00eb nj\u00eb rrethim me policin\u00eb. E vran\u00eb me antitank&#8230; (pauz\u00eb) &#8230;p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb m\u00eb fal\u00eb zonja (\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Zj. Rudina Magjistari) po mori p\u00ebr burr\u00eb, vras\u00ebsin e burrit t\u00eb par\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ti themi k\u00ebto gj\u00ebra, jemi shqiptar\u00eb! Dhe iu desh koh\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptonte. Iu desh q\u00eb ta p\u00ebsonte p\u00ebr t\u00eb kuptuar gabimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb!&#8221;. Nuk gjej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur indinjat\u00ebn time p\u00ebr ult\u00ebsin\u00eb e pashoqe ku ka zbritur i kall\u00ebzuari q\u00eb artikulon t\u00eb tilla perversitete, por theksoj, gjithnj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb ligjore e morale, karakterin shpif\u00ebs kriminal t\u00eb k\u00ebtyre sajesave fundekrye, t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb deputeti Sali Berisha i kumton publikisht dhe p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkoj hetimin e gjykimin deri n\u00eb fund nga ana e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>6. N\u00eb vijim t\u00eb akuzave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb, p\u00ebr lidhje t\u00eb fantazuara nga deputeti Sali Berisha me persona t\u00eb akuzuar nga drejt\u00ebsia p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, i kall\u00ebzuari shprehet: &#8220;Zoti Rama, cilat jan\u00eb lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut ti firmos si nj\u00eb bajloz.&#8221; Dhe m\u00eb tutje shton akuzat duke m\u00eb quajtur kreun e nj\u00eb mafieje t\u00eb supozuar prej tij duke th\u00ebn\u00eb shprehimisht: &#8220;Un\u00eb t\u00eb jap fjal\u00ebn q\u00eb me at\u00eb vullnet e me at\u00eb p\u00ebrkushtim q\u00eb jam p\u00ebrballur n\u00eb vitin 1990-91 me nj\u00eb sistem q\u00eb duhej shembur po me at\u00eb vullnet t\u00eb hekurt dhe vendosm\u00ebri p\u00ebrballem sot me mafian q\u00eb ti kryeson!&#8221;. E konsideroj absolutisht t\u00eb domosdoshme transparenc\u00ebn e plot\u00eb lidhur me k\u00ebto shpifje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat bashkojn\u00eb emrin tim me emra personash q\u00eb s&#8217;kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kurr\u00eb me mua, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, rrug\u00eb apo rast.<\/p>\n<p>7. I kall\u00ebzuari shpif duke insinuuar paturp\u00ebsisht: &#8220;Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Fideli brilanton flok\u00ebt dhe nuk t\u00eb ndahet? Esht\u00eb vet\u00ebm intime? Nuk besoj se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm intime, jo&#8230; Sepse nuk ka dashuri t\u00eb p\u00ebrjetshme.. E ka tjet\u00ebrkund hallin ai. Un\u00eb do jua them shqiptar\u00ebve.&#8221;. E sfidoj deputetin Sali Berisha t&#8217;u tregoj\u00eb shqiptar\u00ebve gjithshka ai di lidhur me personin tim duke i v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dispozicion \u00e7do fakt q\u00eb ka dijeni apo prov\u00eb q\u00eb disponon, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto turpe q\u00eb ka nxjerr\u00eb nga goja duke shpifur p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>II. Sulmet e tij shpif\u00ebse ndaj personit tim i kall\u00ebzuari i p\u00ebrs\u00ebriti bot\u00ebrisht edhe n\u00eb konferenc\u00ebn e tij p\u00ebr shtyp t\u00eb dat\u00ebs 02.12.2009. Duke p\u00ebrmendur me em\u00ebr biznesmen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, ai p\u00ebrhapi ndaj meje sulme shpif\u00ebse me pretendimin se sip\u00ebrfaqe t\u00eb caktuara nd\u00ebrtimi jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me firm\u00ebn time n\u00eb dhunim t\u00eb ligjeve t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim po riprodhoj n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Ilir Mata ka me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs 21.350 met\u00ebr katror leje nd\u00ebrtimi. N\u00eb nj\u00eb vendim 11 mij\u00eb met\u00ebr katror, n\u00eb tjetr\u00ebn 9700, e tender\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb gjitha jan\u00eb n\u00eb dhunim t\u00eb pronave e ligjeve. &#8230; Fidel Ylli, 4.320 met\u00ebr katror sip\u00ebrfaqe, me firm\u00eb t\u00eb Kryetarit Edi Rama, 21.532 met\u00ebr katror, n\u00eb vitin 2008, e t\u00ebra n\u00eb dhunim t\u00eb hapur t\u00eb ligjeve, me firm\u00eb t\u00eb Kryetarit Edi Rama, sip\u00ebrfaqja tjet\u00ebr e Yllit t\u00eb partis\u00eb, Fidelit t\u00eb Ram\u00ebs, 21.532 met\u00ebr katror, me firm\u00eb t\u00eb Kryetarit Edi Rama&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebrmenden edhe biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi q\u00eb, n\u00eb kontekstualitetin e k\u00ebtij prononcimi publik, aludohet se jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej meje n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve t\u00eb shtetit. I kall\u00ebzuari, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tekstin e konferenc\u00ebs s\u00eb lartp\u00ebrmendur p\u00ebr shtyp, m\u00eb vendos mua kall\u00ebzuesin n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb grupimi q\u00eb, sipas tij vepron sipas rregullave t\u00eb mafies.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto pohime nuk ka asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ato jan\u00eb shpifje fund e krye, t\u00eb p\u00ebrhapura me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar emrin dhe respektin q\u00eb un\u00eb g\u00ebzoj nd\u00ebr votuesit e forc\u00ebs politike q\u00eb drejtoj dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj nga Ju t\u00eb administroni t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e nevojsh\u00ebm q\u00eb v\u00ebrteton q\u00eb Kryetari i Bashkis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb autoriteti i ngarkuar nga ligji p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje apo sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tilla. I kall\u00ebzuari prej meje e di mjaft mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, por ka q\u00ebllim t\u00eb deformoj\u00eb me sulme shpif\u00ebse personalitetin tim publik.<\/p>\n<p>Zonja Prokurore e P\u00ebrgjithshme,<\/p>\n<p>Th\u00ebniet e cituara m\u00eb sip\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrhapura nga Sali Berisha bot\u00ebrisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb gjitha elementet e vepr\u00ebs penale t\u00eb shpifjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Th\u00ebniet e m\u00ebsip\u00ebrme jo vet\u00ebm jan\u00eb krejt t\u00eb pav\u00ebrteta, por nuk kan\u00eb as karakter t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Jan\u00eb th\u00ebnie me p\u00ebrmbajtje konkrete, q\u00eb prekin padrejt\u00ebsisht dhe q\u00ebllimisht aspekte t\u00eb jet\u00ebs sime private dhe publike.<\/p>\n<p>Ato plot\u00ebsojn\u00eb gjithashtu, t\u00eb gjitha elementet subjektive t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb konsumuar duke q\u00ebn\u00eb se un\u00eb jam kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. K\u00ebto th\u00ebnie u artikuluan n\u00eb form\u00eb sulmesh publike fill pas protest\u00ebs s\u00eb madhe popullore p\u00ebr grabitjen e votave nga ana e pushtetit q\u00eb drejton i kall\u00ebzuarit Sali Berisha. Esht\u00eb krejt e qart\u00eb se k\u00ebto sulme shpif\u00ebse b\u00ebhen p\u00ebr shkak t\u00eb detyrave institucionale dhe shtet\u00ebrore q\u00eb un\u00eb kryej, duke synuar t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb personalitetin njer\u00ebzor e politik t\u00eb kund\u00ebrshtarit n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebniet me p\u00ebrmbajtje shpif\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrhapur publikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Ky \u00ebsht\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Faktet e m\u00ebsip\u00ebrme provojn\u00eb se i kall\u00ebzuari Sali Berisha i ka konsumuar plot\u00ebsisht element\u00ebt e krimit t\u00eb shpifjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb kryer bot\u00ebrisht dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb, parashikuar nga neni 240\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"># # #<\/p>\n<p>Sulmet shpif\u00ebse t\u00eb Sali Berish\u00ebs ndaj personalitetit tim shoq\u00ebror, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb fjalimeve t\u00eb tij publike, bashk\u00ebshoq\u00ebrohen edhe me fyerje t\u00eb hapura ndaj personit tim.<\/p>\n<p>I kall\u00ebzuari, i akuzuar publikisht prej meje si kryetar i opozit\u00ebs p\u00ebr manipulim t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 28 qershorit, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kontrolloj\u00eb fjal\u00ebt dhe nuk ndalet vet\u00ebm n\u00eb sulmet me q\u00ebllim diskreditimin e rolit tim publik. Ai synon edhe c\u00ebnimin e nderit dhe dinjitetit vetjak me an\u00ebn e sulmeve fyese, t\u00eb kryera faqe deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb mediave pamore dhe t\u00eb shkruara si dhe p\u00ebrball\u00eb opinionit t\u00eb gjer\u00eb publik.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, po citoj k\u00ebto sulme fyese n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Por ti je nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh&#8230; Nga t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb ti je skllav i krimit&#8230; Provoje&#8230; vazhdo se do jet\u00eb si p\u00ebr ata burrat me klimaks, po ti ke qen\u00eb me klimaks t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, ti ke lindur me klimaks&#8230; Nuk mund t\u00eb zgjidh un\u00eb bot\u00ebn t\u00ebnde hormonale&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Etiketime t\u00eb tilla t\u00eb q\u00ebllimshme nuk ka dyshim q\u00eb jan\u00eb kryek\u00ebput \u00e7njer\u00ebzore dhe c\u00ebnojn\u00eb nderin e dinjitetin tim njer\u00ebzor. Ato jan\u00eb artikuluar bot\u00ebrisht dhe nuk kan\u00eb karakter privat, karakteri i tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs sime institucionale si Kryetar i forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe opozitare dhe t\u00eb detyr\u00ebs shtet\u00ebrore si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Beteja ime me Sali Berish\u00ebn nuk kryhet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje private, por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00ebr\u00ebsisht publike dhe me interes t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror, ndaj edhe sulmet e tij fyese ndaj meje duhet t\u00eb cil\u00ebsohen si t\u00eb konsumuara p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me sa m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebrkoj q\u00eb Prokuroria e P\u00ebrgjithshme t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb autorizimin p\u00ebr t\u00eb proceduar kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, p\u00ebr shkak se ai ka konsumuar veprat penale t\u00eb shpifjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe t\u00eb fyerjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb parashikuara p\u00ebrkat\u00ebsisht nga nenet 240\/2 dhe 239\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 62 t\u00eb KPrP k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb legjitimohem n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit civil n\u00eb procesin penal me q\u00ebllim mbrojtjen e interesave t\u00eb mia n\u00eb proces dhe shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar nga veprat penale t\u00eb kryera n\u00eb d\u00ebmin tim nga i kall\u00ebzuari Sali Berisha.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur k\u00ebtij kall\u00ebzimi:<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb kopje elektronike dhe t\u00eb printuar fjal\u00ebn e t\u00eb kall\u00ebzuarit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb si dhe fjal\u00ebn n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit n\u00eb foltoren e Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Kopje t\u00eb gazetave t\u00eb m\u00ebposhtme, t\u00eb dat\u00ebs 27.11.2009, t\u00eb cilat kan\u00eb pasqyruar fjal\u00ebn e Z. Berisha n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb si m\u00eb posht\u00eb :<\/p>\n<p>&#8211; Gazeta &#8220;Rilindja Demokratike&#8221;,<br \/>\n&#8211; &#8220;Gazeta Shqiptare&#8221;<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Panorama&#8221;,<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Korrieri&#8221;,<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Shekulli&#8221;.\u2028<\/p>\n<p>&#8211; Kopje t\u00eb gazetave t\u00eb m\u00ebposhtme t\u00eb dat\u00ebs 03.12.2009 t\u00eb cilat kan\u00eb pasqyruar fjal\u00ebn e Z. Berisha n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit n\u00eb foltoren e Kryeministris\u00eb si m\u00eb posht\u00eb :<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Gazeta Shqiptare&#8221;<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Shekulli&#8221;,\u2028<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Shqip&#8221;,<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Korrieri&#8221;,<br \/>\n\u2028- Gazeta &#8220;Koha Jone&#8221;.<\/p>\n<p>Me respekt,<br \/>\nKall\u00ebzuesi<\/p>\n<p>Edi Rama \u2028 \u2028<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb PSSH dhe t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u2028<\/p>\n<p>***********<\/p>\n<p>Ne daten 18 shtator nena e Edi Rames iu drejtua gjykates me padi ndaj Berishes.<\/p>\n<p>TIRAN\u00cb &#8211; N\u00ebna e Edi Ram\u00ebs vendos t\u00eb thyej\u00eb heshtjen p\u00ebrpara shpifjeve t\u00eb kryeministrit Berisha. Aneta, gruaja emri i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur nga kryeministri n\u00eb \u00e7do dalje publike i \u00ebsht\u00eb drejtuar dje Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ajo ka zgjedhur rrug\u00ebn ligjore p\u00ebr tu p\u00ebrballur me njeriun q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb e ka sulmuar publikisht.<\/p>\n<p>Aneta Rama shpjegon n\u00eb padin\u00eb e saj marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb birin dhe tregon ndjesit\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne q\u00eb p\u00ebrbaltet pothuajse \u00e7do dit\u00eb nga politika shqiptare. &#8220;Th\u00ebniet e kumtuara prej Sali Berish\u00ebs nga tribuna e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb krijuara prej t\u00eb akuzuarit p\u00ebr q\u00ebllimet e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto &#8220;fakte&#8221; jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta, nuk i p\u00ebrgjigjen asgj\u00ebkund realitetit&#8221;, &#8211; thuhet n\u00eb padin\u00eb e znj. Aneta Rama. &#8220;Shekulli&#8221; publikon t\u00eb plot\u00eb padin\u00eb e shkruar nga n\u00ebna e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Edi Rama.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Kryetare!<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb d\u00ebmtuar nga vepra penale e kryer, me an\u00ebn e k\u00ebsaj k\u00ebrkese p\u00ebr gjykim, shpreh vullnetin tim p\u00ebr t\u00eb gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyr\u00eb Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi bot\u00ebrisht ka konsumuar n\u00eb d\u00ebmin tim vepr\u00ebn penale t\u00eb shpifjes, parashikuar nga neni 120\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Vepra e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb konsumuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur prej t\u00eb akuzuarit prej meje n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 26.11.2009. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, Sali Berisha shqiptoi n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb adres\u00ebn time fjal\u00ebt e m\u00ebposhtme: &#8220;Tani do t&#8217;i them zonj\u00ebs: kam shum\u00eb respekt p\u00ebr ty po do ishte n\u00eb nderin t\u00ebnd dhe t\u00eb integritetit t\u00ebnd q\u00eb t&#8217;u tregosh shqiptar\u00ebve q\u00eb e ke mjekuar djalin t\u00ebnd 10 vjet p\u00ebr skizofreni! &#8230; dil me kuraj\u00eb si n\u00ebn\u00eb shqiptare dhe thuaju t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e ngrihu mbi sentimentet e nj\u00eb djali q\u00eb t\u00eb ka nxjerr\u00eb me lecka, nga sht\u00ebpia e tij, me rroba gjumi n\u00eb pazar.&#8221;<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto th\u00ebnie dalin n\u00eb pah dy momente me p\u00ebrmbajtje shpif\u00ebse n\u00eb d\u00ebmin tim:<br \/>\n1. N\u00eb fjal\u00ebn e tij i akuzuari prej meje m\u00eb b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb dal e t&#8217;iu tregoj shqiptar\u00ebve se djalin tim Edi Rama e paskam kuruar p\u00ebr 10 vjet nga s\u00ebmundja e skizofrenis\u00eb.<\/p>\n<p>jo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje q\u00eb synon t\u00eb ul\u00eb dinjitetin tim si n\u00ebn\u00eb para syve t\u00eb mbar\u00eb opinionit publik sepse, sipas Sali Berish\u00ebs, megjith\u00ebse e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr s\u00ebmundjen e tim biri, e cila n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb trillim i njeriut q\u00eb sot akuzoj, un\u00eb nuk paskam as kuraj\u00ebn dhe as sinqeritetin q\u00eb t&#8217;ua b\u00ebj at\u00eb t\u00eb ditur shqiptar\u00ebve, me gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kam ndaj tyre si qytetare dhe si n\u00ebn\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>2. I akuzuari prej meje, Sali Berisha, shpif edhe kur p\u00ebrhap th\u00ebnie t\u00eb pav\u00ebrteta sikur im bir, Edi Rama, m\u00eb paska d\u00ebbuar, duke m\u00eb nxjerr\u00eb nga sht\u00ebpia n\u00eb rrug\u00eb me rrobat e gjumit. Ky fakt \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb dhe me p\u00ebrmbajtje shpif\u00ebse q\u00eb synon t\u00eb zhvleft\u00ebsoj\u00eb para opinionit publik personalitetin tim t\u00eb krijuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb me pun\u00eb t\u00eb ndershme e marr\u00ebdh\u00ebnie gjithnj\u00eb korrekte me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebniet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb kumtuara prej Sali Berish\u00ebs nga tribuna e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb krijuara prej t\u00eb akuzuarit p\u00ebr q\u00ebllimet e tij. K\u00ebto &#8220;fakte&#8221; jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta, nuk i p\u00ebrgjigjen asgj\u00ebkund realitetit. N\u00eb th\u00ebniet e sip\u00ebrcituara plot\u00ebsohen t\u00eb dy element\u00ebt objektiv\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb shpifjes.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm q\u00ebllimi i posa\u00e7\u00ebm dhe i kund\u00ebrligjsh\u00ebm i autorit, i cili synon t\u00eb ul\u00eb dinjitetin tim njer\u00ebzor dhe respektin q\u00eb un\u00eb g\u00ebzoj n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb rastin e par\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb paraqes\u00eb para opinionit publik si nj\u00eb grua t\u00eb pasinqert\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme p\u00ebr fatin e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb saj, kurse n\u00eb rastin e dyt\u00eb, i akuzuari synon t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, por n\u00eb kontekstin e nj\u00eb n\u00ebne pa dinjitet, t\u00eb cil\u00ebn i biri e flak p\u00ebr leckash n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet, q\u00ebllimi kriminal i Sali Berish\u00ebs shkon n\u00eb drejtimin e paracaktuar nga mend\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb diskredituar publikisht jo vet\u00ebm kund\u00ebrshtarin e tij politik, por edhe njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Sali Berisha duhet t\u00eb gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje vepr\u00ebn penale t\u00eb shpifjes, t\u00eb kryer bot\u00ebrisht, faqe deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb mjeteve t\u00eb informimit publik, e cila sanksionohet sipas nenit 120\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Lidhur me sa parashtrova, i k\u00ebrkoj Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykimin e t\u00eb akuzuarit Sali Berisha, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb shpifjes, t\u00eb kryer bot\u00ebrisht n\u00eb d\u00ebmin tim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 58 e vijuese t\u00eb K.Pr.P k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb legjitimohem n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit civil n\u00eb procesin penal, me q\u00ebllim paraqitjen e k\u00ebrkimeve n\u00eb proces p\u00ebr shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar nga veprat penale t\u00eb kryera n\u00eb d\u00ebmin tim nga i akuzuari.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj k\u00ebrkese ju paraqes:<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb kopje elektronike dhe t\u00eb printuar fjal\u00ebn e t\u00eb akuzuarit prej meje zotit Berisha, mbajtur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 26.11.2009.<br \/>\n&#8211; Kopje t\u00eb gazetave t\u00eb m\u00ebposhtme, t\u00eb cilat kan\u00eb pasqyruar fjal\u00ebn e Z. Berisha n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 27.11.2009:<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Rilindja Demokratike&#8221;,<br \/>\n&#8211; &#8220;Gazeta Shqiptare&#8221;<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Panorama&#8221;,<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Korrieri&#8221;,<br \/>\n&#8211; Gazeta &#8220;Shekulli&#8221;.<br \/>\nE d\u00ebmtuara akuzuese<br \/>\nAneta Rama<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokat\u00ebt Arian Salati e Eno Bushi<br \/>\nTiran\u00eb, m\u00eb 18 dhjetor 2009<\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKES\u00cb P\u00cbR GJYKIM<\/strong><\/p>\n<p>E D\u00cbMTUAR AKUZUESE: <strong>Aneta Rama<\/strong>, e bija e Petros dhe Amalis\u00eb, e vtl. 1938, lindur n\u00eb Vlor\u00eb dhe banuese n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb adres\u00ebn rr. &#8220;Muhamet Gjollesha&#8221;, nr. 20, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nr. 3013 rep., nr. 633 kol., dat\u00eb 14.12.2009 nga avokat\u00eb Arian Salati e Eno Bushi.<\/p>\n<p>KUND\u00cbR: Sali Berisha, Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i biri i Ram\u00ebs, i vtl. 1944, lindur n\u00eb Vi\u00e7idol, Tropoj\u00eb dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb, me adres\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave i RSH, Blv. &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>ME OBJEKT:<br \/>\n1) Gjykimin e t\u00eb akuzuarit Sali Berisha, p\u00ebr kryerjen n\u00eb d\u00ebmin tim t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb shpifjes, t\u00eb kryer bot\u00ebrisht, parashikuar nga neni 120\/2 i Kodit Penal;<br \/>\n2) Legjitimimin e personit tim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit civil n\u00eb procesin penal ndaj t\u00eb akuzuarit prej meje, me q\u00ebllim procedimin e t\u00eb akuzuarit dhe shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>MB\u00cbSHTETJA LIGJORE: Neni 141 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb RSH, nenet 58, 59, 60, 75\/b dhe 62 t\u00eb KPrP.<br \/>\nDREJTUAR: GJYKAT\u00cbS S\u00cb LART\u00cb TIRAN\u00cb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 22.12.2009 TIRAN\u00cb- Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit i \u00ebsht\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme me nj\u00eb padi ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebr shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Pas val\u00ebs s\u00eb fjalimeve fyese n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij dhe familjes, Rama ka k\u00ebrkuar nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme legjitimimin e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 22.12.2009 TIRAN\u00cb- Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit i \u00ebsht\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme me nj\u00eb padi ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebr shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Pas val\u00ebs s\u00eb fjalimeve fyese n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij dhe familjes, Rama ka k\u00ebrkuar nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme legjitimimin e t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-23T08:21:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\",\"datePublished\":\"2009-12-23T08:21:33+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-23T08:21:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\"},\"wordCount\":3901,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\",\"name\":\"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-23T08:21:33+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-23T08:21:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 22.12.2009 TIRAN\u00cb- Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit i \u00ebsht\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme me nj\u00eb padi ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebr shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Pas val\u00ebs s\u00eb fjalimeve fyese n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij dhe familjes, Rama ka k\u00ebrkuar nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme legjitimimin e t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-23T08:21:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs","datePublished":"2009-12-23T08:21:33+00:00","dateModified":"2009-12-23T08:21:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/"},"wordCount":3901,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/","name":"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg","datePublished":"2009-12-23T08:21:33+00:00","dateModified":"2009-12-23T08:21:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/aneta_edi_grigor_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-padit-berishen-shpifje-dhe-fyerje-per-shkak-te-detyres\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rama padit Berish\u00ebn: Shpifje dhe fyerje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/991"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=991"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/991\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}