{"id":99,"date":"2009-10-27T23:21:24","date_gmt":"2009-10-27T22:21:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=99"},"modified":"2009-10-27T23:21:24","modified_gmt":"2009-10-27T22:21:24","slug":"loja-me-imazhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/","title":{"rendered":"Loja me imazhe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Etimologjia e fjal\u00ebs <em>imazh<\/em>, sipas shpjegimit t\u00eb fjalor\u00ebve, rrjedh nga fr\u00ebngjishtja dhe dometh\u00ebnien figur\u00eb. N\u00ebse e analizojm\u00eb m\u00eb tutje k\u00ebt\u00eb term, ai n\u00ebnkupton nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb riprodhuar t\u00eb nj\u00eb sendi, pra di\u00e7ka q\u00eb del nga pasqyrimi i tij. Po ta simplifikojm\u00eb, ky term n\u00ebnkupton nj\u00eb lloj sh\u00ebmb\u00ebllimi, i cili mund t\u2019i ngjasoj realitetit, por edhe jo. Duke analizuar k\u00ebt\u00eb kontekst, mu ngulit n\u00eb mendje vendimi i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe entuziazmi i pashembullt, p\u00ebr t\u00eb angazhuar nj\u00eb kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr promovimin e Kosov\u00ebs n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pra, p\u00ebr t\u00eb transfiguruar Kosov\u00ebn n\u00eb figur\u00eb, n\u00eb imazh. Dhe me k\u00ebt\u00eb akt, presupozohet se mund t\u00eb ndikohet n\u00eb vende t\u00eb caktuara, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar q\u00ebndrimin n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, apo, n\u00eb variante tjera, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, promovimi i Kosov\u00ebs n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdo q\u00eb s\u2019do alternativ\u00eb, mir\u00ebpo, forma dhe modelet, duket se do t\u00eb jen\u00eb me efekte t\u00eb pakta. E gjith\u00eb kjo, jo p\u00ebr fajin dhe as p\u00ebr munges\u00ebn profesionalizmit t\u00eb kompanis\u00eb izraelite \u201cSaatchi&amp; Saatchi\u201d, mir\u00ebpo p\u00ebr form\u00ebn e gabuar, me t\u00eb cil\u00ebn institucionet e Kosov\u00ebs, d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se veprime t\u00eb pakuptimta dhe aspak me vler\u00eb, me arsyetimin se gjoja po b\u00ebhet di\u00e7ka e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb fakt, kjo edhe mund t\u00eb duket di\u00e7ka e madhe p\u00ebr ata q\u00eb torollasen pas k\u00ebtyre imazheve n\u00eb mediat e fuqishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke u dalldisur me mburravec\u00ebrin\u00eb ton\u00eb provinciale, mir\u00ebpo, p\u00ebr ata q\u00eb njohin sadopak trend\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e din\u00eb fare qart\u00eb se jan\u00eb vet\u00ebm shpenzim i kot\u00eb i atyre milionave, nga t\u00eb cilat Kosova s\u2019do t\u00eb p\u00ebrfitoj asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb e krijimit t\u00eb imazheve \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht atipike me modelet per\u00ebndimore, me shtet demokratike ku na u synoka t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet imazhi yn\u00eb. Sepse, asnj\u00eb shtet e shoq\u00ebri normale, nuk mund t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb bindjen p\u00ebrmes sajimeve t\u00eb ndryshme dhe reklamave t\u00eb \u00e7far\u00ebdoqofta . \u00a0<\/p>\n<p>\u00a0Me k\u00ebt\u00eb reklam\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, m\u00ebtohet t\u00eb harrohet apo anashkalohet realiteti i brendsh\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00eb imazhi i Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin asnj\u00eb pasqyrim ndryshe nuk mund ta tjet\u00ebrsoj. Sepse ai \u00ebsht\u00eb i till\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. Mbase, me k\u00ebt\u00eb form\u00eb vet\u00ebm demonstrohet fuqish\u00ebm se dikasteret e caktuara, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u2019u marr me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebtilla dhe reprezentim t\u00eb Kosov\u00ebs jasht\u00eb, jan\u00eb totalisht t\u00eb paafta, jo kreative n\u00eb opinionb\u00ebrje, sidomos n\u00eb planin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kosova mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb imazhin e saj, m\u00eb shum\u00eb se me \u00e7do lloj reklame, duke \u00e7rr\u00ebnjos nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb shum\u00eb fenomene dhe dukuri \u00e7orodit\u00ebse q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb jet\u00ebn e njeriut ton\u00eb. Kosova mund t\u00eb prezantohet denj\u00ebsisht n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, vet\u00ebm duke pasur qeveri funksionale, e cila funksionon \u00e7do dit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do pore t\u00eb jet\u00ebs. Kosova mund t\u00eb prezantohet denj\u00ebsisht n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke zhvilluar nj\u00eb ekonomi t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, duke luftuar korrupsionin, politik\u00ebn mediokre, mburravec\u00ebrin\u00eb e pashembullt, nepotizmin, provincializmin, e dukuri t\u00eb tjera degraduese. Kosova mund t\u00eb prezantohet m\u00eb mir\u00eb para bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparuar, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur kaosi katastrofal urbanistik fillon t\u00eb merr kontrua t\u00eb mir\u00ebfillta, kur arsimi b\u00ebhet sh\u00ebnjues i Kosov\u00ebs dhe fizionomi reale e tij, dhe mbi t\u00eb gjitha, kur Kosova t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb reprezentative, sport t\u00eb p\u00ebrparuar, arte t\u00eb pranuara n\u00eb bot\u00eb, etj. K\u00ebto jan\u00eb segmentet esenciale q\u00eb e tjet\u00ebrsojn\u00eb imazhin e nj\u00eb vendi. Si shembull, t\u00eb marrim vet\u00ebm Kroacin\u00eb, e cila vet\u00ebm p\u00ebrmes sportit dhe turizmit t\u00eb zhvilluar, ka thyer gjitha paragjykimet dhe sterotipet e ndryshme karshi k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Institucionet e Kosov\u00ebs, para se t\u00eb synojn\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsojn\u00eb imazhin dhe t\u2019iu hedh k\u00ebt\u00eb imazh mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duhet t\u00eb mos vendnum\u00ebrojn\u00eb, por duhet t\u00eb ecin p\u00ebrpara, duke flakur tej mbeturinat ideologjike dhe t\u00eb formave tjera q\u00eb na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pushtimet e shum\u00ebfishta.<\/p>\n<p>Intenc\u00eb e ides\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantuar Kosov\u00ebn n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duket se rrjedh nga domosdoja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, pra si referenc\u00eb e gjith\u00eb k\u00ebsaj mbetet nevoja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar apo pasqyruar imazhin tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Shikuar realisht, kjo i vije, p\u00ebrkthyer n\u00eb retorik\u00ebn politike allashqiptar\u00e7e, p\u00ebr t\u00eb mashtruar bot\u00ebn, se gjoja ata nuk e ditkan realitetin ton\u00eb, nd\u00ebrsa ne tani do t\u2019i yshtim t\u00eb njohin k\u00ebt\u00eb realitet p\u00ebrmes imazheve t\u00eb bukura dhe rinis\u00eb kosovare. Edhe naiv\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, do t\u00eb beson pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb e din\u00eb si funksionojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e zhvilluara, e din\u00eb se k\u00ebto efekte mund vet\u00ebm t\u00eb imagjinohen.\u00a0<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr atraksione turistike, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kureshtare mendjet entuziaste q\u00eb rrin\u00eb para TV-ve me renome q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb dhe ta vizitojn\u00eb Kosov\u00ebn. Madje, vendi yn\u00eb me gjymtime t\u00eb shumta, i dalur nga lufta, para se t\u00eb b\u00ebhet referenc\u00eb e nj\u00eb modeli t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, p\u00ebr njeriun per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb reminishenc\u00eb lufte, krize, pasigurie, nj\u00eb shteti e shoq\u00ebrie fragjile. Duke e njohur k\u00ebt\u00eb kontekst, at\u00ebher\u00eb vetvetiu n\u00eb shtrohet pyetja e dileme, si duhet lexojm\u00eb dhe kuptojm\u00eb efektet e k\u00ebsaj fushate? Ata q\u00eb njohin mir\u00ebfilli modelet kulturore dhe politike per\u00ebndimore, e kuptojn\u00eb fare mir\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb europiane dhe ajo amerikane, ku synohet t\u00eb ushtrohet nj\u00eb ndikim me k\u00ebt\u00eb lloj fushate, nuk priren t\u00eb besojn\u00eb, e hiq m\u00eb pak t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb mendje nga imazhe t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Madje, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, elitat politike, kulturore, mediatike, pra k\u00ebto kategori qen\u00ebsore, q\u00eb kan\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe dhe krijojn\u00eb opinion n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e caktuara, nuk jan\u00eb kategori q\u00eb yshten apo nd\u00ebrrojn\u00eb mendje e q\u00ebndrime, nga nj\u00eb reklam\u00eb televizive apo gazetareske. Sepse, ato jan\u00eb kategori q\u00eb m\u00eb s\u00eb paku bazohen te imazhet, ngase sh\u00ebmb\u00ebllimin e k\u00ebrkojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr esenca, q\u00eb i nxjerrin nga kontekste t\u00eb caktuara, q\u00eb p\u00ebr baromet\u00ebr mat\u00ebs kan\u00eb standardet kulturore, gjendjen sportive, ekonomin\u00eb, artet, infrastruktur\u00ebn, etj. N\u00ebse e shikojm\u00eb realitetin kosovar n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre kategorive, imazh yn\u00eb \u00ebsht\u00eb trisht\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte Kosova m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar imazhin, apo p\u00ebr t\u00eb pasqyruar vet\u00ebn n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Puna e par\u00eb, esenciale dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb kompletoj nj\u00eb histori t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb saj, t\u00eb hartuar nga ekspert t\u00eb shumt\u00eb shqiptar e t\u00eb huaj dhe e nj\u00ebjta, t\u00eb ju d\u00ebrgohej gjitha bibliotekave, mediave t\u00eb fuqishme bot\u00ebrore, universiteteve, instituteve e organizatave t\u00eb ndryshme q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtje globale. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb referenc\u00eb e fuqishme p\u00ebr \u00e7do intelektual n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Dhe si e till\u00eb, do t\u00eb sh\u00ebrbente jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb bot\u00ebn akademike, mediatike e politike, aty ku krijohen opinionet. N\u00ebse dikush mendon se p\u00ebr Kosov\u00ebn dihet mjaft dhe nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhen projekte t\u00eb k\u00ebtilla, vet\u00ebm le t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb ndonj\u00ebra nga bibliotekat e m\u00ebdha n\u00eb Skandinavi dhe sheh se aty nuk ndodhet, madje asnj\u00eb tekst i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb flet p\u00ebr Kosov\u00ebn, as n\u00eb planin historik dhe as n\u00eb at\u00eb aktual. Le m\u00eb nga autor\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ekzistojn\u00eb dhjet\u00ebra botime nga Serbia q\u00eb e paraqesin vendin ton\u00eb me paragjykime, t\u00eb cilat i dim\u00eb ne, nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb dizajnuar sipas pasioneve dhe apetiteve t\u00eb tyre. Dhe, \u00e7far\u00ebdo t\u00eb ndodhte me nj\u00eb student t\u00eb historis\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, i cili k\u00ebrkon n\u00eb Suedi nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Kosov\u00ebn. Suedezet, nga eksperienca q\u00eb kam, sidomos ata t\u00eb kategoris\u00eb intelektuale, nuk i besojn\u00eb asgj\u00ebje p\u00ebrpos shkrimit. Ata kan\u00eb tejkaluar tanim\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb oralitetin, imazhet dhe priren nga esencat. Madje, ata p\u00ebrqeshin modelin ton\u00eb oral t\u00eb prezantimit, me megalomani tipike ballkanase.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb standard t\u00eb till\u00eb t\u00eb dij\u00ebs e opinionb\u00ebrjes, q\u00eb nd\u00ebrlidhet esencialisht me kultur\u00ebn, me rrafshet kulturore, prej ku nd\u00ebrtohen q\u00ebndrimet dhe gjykimet p\u00ebr vende e kombe t\u00eb caktuara. Prandaj, m\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb ndikohet me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, se me reklama vizuale.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ideja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb promovim, megjithat\u00eb n\u00eb planin e jasht\u00ebm duket e mir\u00eb, sepse i jep shans p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb paraqitet n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb mediat prestigjioze. Kjo referenc\u00eb do t\u00eb jet\u00eb funksionale, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ne t\u00eb heqim mbeturinat e shumta nga vendi yn\u00eb, kur t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb model t\u00eb kultur\u00ebs e sjelljes universale dhe duke flakur provincializmat e p\u00ebr\u00e7udnuara, t\u00eb cilat i kemi pjes\u00eb t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Akulturimi i nj\u00eb kombi \u00ebsht\u00eb vrasja m\u00eb e tmerrshme e tij. Dhe pra, q\u00eb t\u00eb prezantojm\u00eb dinjitetsh\u00ebm vet\u00ebn, duhet t\u00eb kthejm\u00eb besimin tek idealet e p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb luftojm\u00eb akulturimin, i cili po degradon Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, n\u00eb edukimin e shoq\u00ebris\u00eb sipas standardeve t\u00eb mir\u00ebfillta demokratike e per\u00ebndimore, ku aspirojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb dhe t\u00eb integrohemi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision, tok t\u00eb bashkuar duhet t\u00eb kontribuojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj Etimologjia e fjal\u00ebs imazh, sipas shpjegimit t\u00eb fjalor\u00ebve, rrjedh nga fr\u00ebngjishtja dhe dometh\u00ebnien figur\u00eb. N\u00ebse e analizojm\u00eb m\u00eb tutje k\u00ebt\u00eb term, ai n\u00ebnkupton nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb riprodhuar t\u00eb nj\u00eb sendi, pra di\u00e7ka q\u00eb del nga pasqyrimi i tij. Po ta simplifikojm\u00eb, ky term n\u00ebnkupton nj\u00eb lloj sh\u00ebmb\u00ebllimi, i cili mund t\u2019i ngjasoj realitetit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Loja me imazhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Loja me imazhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj Etimologjia e fjal\u00ebs imazh, sipas shpjegimit t\u00eb fjalor\u00ebve, rrjedh nga fr\u00ebngjishtja dhe dometh\u00ebnien figur\u00eb. N\u00ebse e analizojm\u00eb m\u00eb tutje k\u00ebt\u00eb term, ai n\u00ebnkupton nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb riprodhuar t\u00eb nj\u00eb sendi, pra di\u00e7ka q\u00eb del nga pasqyrimi i tij. Po ta simplifikojm\u00eb, ky term n\u00ebnkupton nj\u00eb lloj sh\u00ebmb\u00ebllimi, i cili mund t\u2019i ngjasoj realitetit, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-10-27T22:21:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Loja me imazhe\",\"datePublished\":\"2009-10-27T22:21:24+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-27T22:21:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\"},\"wordCount\":1671,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\",\"name\":\"Loja me imazhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2009-10-27T22:21:24+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-27T22:21:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Loja me imazhe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Loja me imazhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Loja me imazhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj Etimologjia e fjal\u00ebs imazh, sipas shpjegimit t\u00eb fjalor\u00ebve, rrjedh nga fr\u00ebngjishtja dhe dometh\u00ebnien figur\u00eb. N\u00ebse e analizojm\u00eb m\u00eb tutje k\u00ebt\u00eb term, ai n\u00ebnkupton nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb riprodhuar t\u00eb nj\u00eb sendi, pra di\u00e7ka q\u00eb del nga pasqyrimi i tij. Po ta simplifikojm\u00eb, ky term n\u00ebnkupton nj\u00eb lloj sh\u00ebmb\u00ebllimi, i cili mund t\u2019i ngjasoj realitetit, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-10-27T22:21:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Loja me imazhe","datePublished":"2009-10-27T22:21:24+00:00","dateModified":"2009-10-27T22:21:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/"},"wordCount":1671,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/","name":"Loja me imazhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2009-10-27T22:21:24+00:00","dateModified":"2009-10-27T22:21:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loja-me-imazhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Loja me imazhe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}