{"id":985,"date":"2009-12-22T22:15:56","date_gmt":"2009-12-22T21:15:56","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=985"},"modified":"2009-12-22T22:15:56","modified_gmt":"2009-12-22T21:15:56","slug":"mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/","title":{"rendered":"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se"},"content":{"rendered":"<p><em>Gazeta Shqiptare<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg\" alt=\"Azem Hajdari, Filip Cakuli, Mitro Cela - 1992\" width=\"300\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><em>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u mbyll Kongresi i Partis\u00eb Demokratike. Si do t\u2019i vler\u00ebsonit zhvillimet dhe p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij kongresi? <\/em><\/p>\n<p>Nuk ishte kongres, edhe pse u tha se ishte vazhdimi i nj\u00eb kuvendi t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve. Duke qen\u00eb se un\u00eb n\u00eb sall\u00eb isha i dyzuar, politikan dhe gazetar, kishte disa gj\u00ebra q\u00eb nuk shkonin. S\u00eb pari, fjal\u00ebn e mori Jozefi na Topalli. Nga i gjith\u00eb fjalimi i nd\u00ebrtuar me nj\u00eb retorik\u00eb mbase t\u00eb lir\u00eb, un\u00eb nuk mbajta mend asnj\u00eb gj\u00eb. Sipas konceptit tim si gazetar, kuptohet kur fl et nj\u00eb politikan, 90 p\u00ebr qind e gj\u00ebrave jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb vjetra, por 10 p\u00ebr qind futen gj\u00ebra t\u00eb reja. Un\u00eb tek fjalimi i Jozefina Topallit nuk gjeta asnj\u00eb gj\u00eb. S\u00eb dyti, Jozefina e mbajti fjalimin pa prezenc\u00ebn e kryetarit t\u00eb partis\u00eb. Bile pasi foli edhe Astrit Patozi, n\u00eb sall\u00eb hyri Berisha me entuziaz\u00ebm, muzik\u00eb etj, etj. Mbajti fjalimin q\u00eb mbajti, u largua pa denjuar t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb fjal\u00ebn e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Ridvan Bode, i cili diskutoi nd\u00ebr problemet m\u00eb madhore t\u00eb k\u00ebsaj partie, statusin e PD-s\u00eb. Me ikjen e Berish\u00ebs ra entuziazmi dhe njer\u00ebzit filluan t\u00eb largohen nga salla pa mbaruar fjal\u00ebn Ridvan Bode.\u00a0<\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb ju thoni se zonja Topalli nuk tha gj\u00eb t\u00eb re, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb PD mungojn\u00eb idet\u00eb e reja? <\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk marr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb analizoj CV-n\u00eb e Jozefin\u00ebs, por p\u00ebrshkruaj Jozefin\u00ebn n\u00eb Kuvend, vet\u00ebm n\u00eb kuvend, vet\u00ebm me fjalimin e saj.\u00a0<\/p>\n<p><em>Po largimin e Berish\u00ebs si do ta komentoni? \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb mosrespektim i kongresit? <\/em><\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po u them \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb syrin e gazetarit. Kuvendi ishte njoftuar se do t\u00eb fillonte n\u00eb or\u00ebn 10:00, Jozefina e mori fjal\u00ebn n\u00eb 11 pa 20 minuta. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrreth 40 minuta delegat\u00ebt e prisnin n\u00eb sall\u00eb. Mua nuk m\u00eb duket korrekte as vonesa e kryetarit t\u00eb partis\u00eb, flasim kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e madhe, as largimi i tij pa d\u00ebgjuar t\u00eb pakt\u00ebn sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.\u00a0<\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb shenj\u00eb mosrespekti ndaj t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb Kuvend&#8230;? <\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje q\u00eb p\u00ebrgjigjen e do nga Berisha. Por m\u00eb shum\u00eb e shoh si n\u00ebnvler\u00ebsim i nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb madhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kuvendi i nj\u00eb partie. Berisha me t\u00eb drejt\u00eb thot\u00eb q\u00eb partit\u00eb do t\u00eb kthehen n\u00eb parti elektorale. Sipas tij, partit\u00eb mobilizohen, ngrihen p\u00ebr zgjedhjet lokale dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb shpikje e Berish\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb ide e re, \u00ebsht\u00eb praktika e partive n\u00eb Amerik\u00eb. Edhe un\u00eb si politikan jam p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncept. Por problem \u00ebsht\u00eb se Berisha duke pranuar k\u00ebt\u00eb variant t\u00eb partive elektorale, e trajton partin\u00eb si parti ideologjike, si partit\u00eb evropiane. \u00c7far\u00eb ka ndodhur?! N\u00eb kat\u00ebr vjet, q\u00eb prej 2005-\u00ebs kur u b\u00eb kuvendi dhe deri m\u00eb sot, K\u00ebshilli komb\u00ebtar u mblodh dy her\u00eb. N\u00ebse kjo i shkon p\u00ebr shtat nj\u00eb partie elektorale, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse n\u00eb statusin e partis\u00eb nuk theksohet se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar mund t\u00eb mblidhet nj\u00ebher\u00eb n\u00eb tre vjet, por e sanksionuar q\u00eb duhet t\u00eb mblidhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy muaj? Vet\u00eb Berisha thot\u00eb se statusi \u00ebsht\u00eb kushtetuta e nj\u00eb partie. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb kushtetuta e nj\u00eb partie, p\u00ebrse nuk respektohet dhe m\u00eb tej, n\u00ebse partia \u00ebsht\u00eb modernizuar saq\u00eb nuk e sheh t\u00eb nevojshme mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk iu ndryshua ky nen i statutit? Po k\u00ebshtu jan\u00eb shum\u00eb debate p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u zgjodh kryetari i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha justifikohet sepse mbas zgjedhjeve kur kryetari i partis\u00eb e ka \u00e7uar partin\u00eb n\u00eb fitore, mund t\u00eb zgjidhet edhe pa dy kandidatura. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk u ndryshua ai nen i statusit q\u00eb thot\u00eb kryetari i partis\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet sipas atij neni q\u00eb zgjidhen edhe kryetar\u00ebt e PD-ve n\u00eb rrethe. Kryetar\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb rrethe zgjidhen me m\u00eb shum\u00eb se dy kandidat\u00eb, logjikisht, edhe pse mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si formaliz\u00ebm, n\u00eb kuvend duhet t\u00eb kishte dy kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar partie. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e kuvendeve t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb tet\u00eb nga 9 kuvendet kryetari i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur mes dy kandidat\u00ebve.\u00a0<\/p>\n<p><em>Sa i ngjan PD-ja sot asaj t\u00eb &#8217;90-\u00ebs?<\/em>\u00a0<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt se partia ka ndryshuar. M\u00eb 12 dhjetor kur u krijua Partia Demokratike, edhe un\u00eb kam qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 16 an\u00ebtar\u00ebt e komisionit nism\u00ebtar, kishim t\u00eb tjera iluzione p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr votimet. N\u00eb ato vite kishim pak ose aspak informacion p\u00ebr funksionimin e partive n\u00eb demokraci. T\u00eb vetmen parti q\u00eb njihnim ishte Partia e Pun\u00ebs. Me kalimin e viteve shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar, n\u00ebse partia do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb sinoret e viteve &#8217;90 kur u krijua, kam mendimin se do t\u00eb ishte nj\u00eb parti primitive, nj\u00eb parti q\u00eb as nuk do t\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb fitonte zgjedhjet parlamentare. Diku n\u00eb ato vite un\u00eb kam qen\u00eb kryeredaktori i 3-t\u00eb i RD-s\u00eb, por m\u00eb sakt\u00eb nd\u00ebr themeluesit e RD-s\u00eb; kam shkruar nj\u00eb shkrim me titull, &#8220;Autocensur\u00eb pa censur\u00eb&#8221;, \u00e7far\u00eb ndodhte&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs kishte censur\u00eb, sot censura ka vdekur. Vendin e saj e ka z\u00ebn\u00eb autocensura. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Berisha q\u00eb rr\u00ebmben pushtet, por jan\u00eb edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij q\u00eb i l\u00ebshojn\u00eb pushtet. N\u00eb demokraci t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, si ai q\u00eb merr kompetenca dhe ai q\u00eb l\u00ebshon kompetenca. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim edhe n\u00eb kuvend, pavar\u00ebsisht se vinin pas nj\u00eb fitoreje n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale, kishte vend t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoheshin edhe mendime t\u00eb kund\u00ebrta. Asnj\u00eb parti nuk humbet, p\u00ebrkundrazi fiton nga nj\u00eb debat i brendsh\u00ebm, nga nj\u00eb kritik etj.\u00a0<\/p>\n<p><em>Ju keni qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e PD-s\u00eb, e RD-s\u00eb dhe kryeredaktor i saj, 6 vjet deputet i PD-s\u00eb dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Si e gjykoni ju, p\u00ebrse ngel\u00ebt jasht\u00eb K\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb fundit?<\/em>\u00a0<\/p>\n<p>E kam theksuar q\u00eb sipas konceptit tim, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb demokraci dikush d\u00ebshton n\u00eb nj\u00eb aktivitet politik, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb d\u00ebshtimin do ta k\u00ebrkoja tek vetja. N\u00eb jet\u00ebn time politike ka ndodhur nj\u00eb veprim shum\u00eb i guximsh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn. N\u00eb vitin 1993, duke qen\u00eb deputet dhe an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, un\u00eb firmosa q\u00eb Fatos Nano t\u00eb lirohej nga burgu i B\u00ebn\u00e7\u00ebs. Emri im krahas edhe nj\u00eb deputeti tjet\u00ebr t\u00eb PD-s\u00eb, Vasil Gjika, u radhit nd\u00ebr 250 intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin lirimin e Fatos Nanos. Zyrtarisht mua nuk m&#8217;u tha asnj\u00eb gj\u00eb, por n\u00eb heshtje gradualisht un\u00eb pothuajse po spostohesha nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 1996 isha i 42-ti n\u00eb listat p\u00ebr kandidat\u00eb p\u00ebr deputet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb kuvendin q\u00eb u b\u00eb n\u00eb &#8217;97-\u00ebn, fitova p\u00ebr kryesin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb kuvendin e PD-s\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb 2000, Berisha pranoi duke th\u00ebn\u00eb se &#8216;Mitro \u00c7ela \u00ebsht\u00eb i pavarur brenda Partis\u00eb Demokratike&#8217;. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb &#8216;Fiks Fare&#8217; n\u00eb 2002-in, un\u00eb kam punuar p\u00ebrgjegj\u00ebs i gazetar\u00ebve dhe vitet e fundit, k\u00ebshilltar i drejtuesit t\u00eb &#8220;Fiks Fare&#8221;, Filip \u00c7akuli. Me k\u00ebto q\u00ebndrime un\u00eb nuk kam luftuar t\u00eb jem pjes\u00eb logjike e PD-s\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb mendoja ose m\u00eb sakt\u00eb miqt\u00eb e mi mendonin se duke qen\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb e si themelues i saj, ndoshta un\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn time mund t&#8217;i duhesha Partis\u00eb Demokratike edhe sipas koncepteve t\u00eb Berish\u00ebs, i pavarur brenda PD-s\u00eb. N\u00eb listat e votimit q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb kuvendin e PD-s\u00eb dallova dy gj\u00ebra jo dashamir\u00ebse. <em>S\u00eb pari<\/em>, un\u00eb isha i 120-ti n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u votuar, <em>s\u00eb dyti<\/em>, n\u00eb krah t\u00eb emrit tim ishte v\u00ebn\u00eb thjesht Mitro \u00c7ela, an\u00ebtar i k\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb. Do ishte normale n\u00eb qoft\u00eb se kjo formul\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por n\u00eb fakt tek disa ishte shtuar edhe ish-deputet etj, gj\u00eb q\u00eb mendoj se m\u00eb takonte edhe mua, pasi kam qen\u00eb deputet p\u00ebr 6 vjet.\u00a0<\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, krisja juaj me Berish\u00ebn ka qen\u00eb e vjet\u00ebr?<\/em>\u00a0<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sepse un\u00eb kam firmosur p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb Fatos Nano nga burgu, problem \u00ebsht\u00eb se edhe pse nuk dallohem shum\u00eb p\u00ebr kryene\u00e7, un\u00eb them edhe JO. P\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq. N\u00eb vitin 1991, n\u00eb qershor kur u b\u00eb qeveria e Ylli Bufit, Berisha m\u00eb propozoi t\u00eb shkoja ambasador n\u00eb Rom\u00eb. Nuk pranova me bindjen se un\u00eb nuk b\u00ebja p\u00ebr ambasador. Por ishte JO ndaj liderit. Kur u b\u00eb qeveria Meksi, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1992, Berisha m\u00eb propozoi p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr i Turizmit. Un\u00eb kund\u00ebrshtova duke menduar se nuk e b\u00ebja dot pun\u00ebn e ministrit. Por ishte Jo p\u00ebr liderin. Po n\u00eb ver\u00ebn e 1992-it, Berisha m\u00eb propozoi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb ambasador n\u00eb Rom\u00eb. Ishte nj\u00eb JO e tret\u00eb p\u00ebr Presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb vitin 1998, n\u00eb ciklin &#8220;Kronik\u00eb e d\u00ebshtuar&#8221;, un\u00eb kam shkruar dhe publikuar ato q\u00eb ia kam th\u00ebn\u00eb doktorit, &#8220;<em>nuk kam asnj\u00eb gj\u00eb ideologjike me ju, por e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punoj me ju, s\u00eb pari, un\u00eb t\u00eb shtun\u00eb e t\u00eb diel dua t&#8217;i kushtohem familjes, ju b\u00ebni mbledhje dhe aktive. S\u00eb dyti, n\u00eb ver\u00eb un\u00eb planifikoj t\u00eb b\u00ebj pushime me familjen, ju filloni fushata n\u00eb parti. N\u00eb k\u00ebto koncepte un\u00eb nuk kam pasur krisje me Berish\u00ebn, nuk pretendoj se ai mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn time. Se n\u00eb fund t\u00eb fundit karriera nuk dhurohet por fitohet, dhe n\u00ebse nj\u00eb politikan nuk e ka ndjenj\u00ebn e karrierizmit n\u00eb kuptimin e mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, ai nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim un\u00eb mbetem gazetar profesionist dhe politikan amator<\/em>.\u00a0<\/p>\n<p><em>Sa ndikim ka pasur n\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Kongres fakti q\u00eb jeni k\u00ebshilltar i Filip \u00c7akulit n\u00eb emisionin &#8220;Fiks Fare&#8221;?<\/em>\u00a0<\/p>\n<p>Un\u00eb me Filipin, u thash\u00eb q\u00eb kam filluar t\u00eb punoj q\u00eb n\u00eb 2002-in. N\u00ebse n\u00eb 2005-\u00ebn isha kandidat p\u00ebr deputet t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, ju e kuptoni q\u00eb ishte edhe d\u00ebshira e Berish\u00ebs, sepse nuk mund t\u00eb b\u00ebhesha un\u00eb kandidat p\u00ebr deputet n\u00ebse thoshte Berisha, jo. T&#8217;u tregoj nj\u00eb episod: Nj\u00eb nat\u00eb, Berisha e mori n\u00eb telefon Filipin e i tha: &#8220;E ke k\u00ebshilltar Mitron? Filipi: &#8220;E kam&#8221;. Berisha: &#8220;E d\u00ebgjon?&#8221; Filipi: &#8220;Aq sa \u00e7&#8217;d\u00ebgjon ti t\u00eb tut\u00eb&#8221;. Berisha: &#8220;Nuk e d\u00ebgjon fare?&#8221; Filipi: &#8220;Nuk e thash\u00eb un\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Ilda Lumani<\/strong> (GSH)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta Shqiptare Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u mbyll Kongresi i Partis\u00eb Demokratike. Si do t\u2019i vler\u00ebsonit zhvillimet dhe p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij kongresi? Nuk ishte kongres, edhe pse u tha se ishte vazhdimi i nj\u00eb kuvendi t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve. Duke qen\u00eb se un\u00eb n\u00eb sall\u00eb isha i dyzuar, politikan dhe gazetar, kishte disa gj\u00ebra q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gazeta Shqiptare Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u mbyll Kongresi i Partis\u00eb Demokratike. Si do t\u2019i vler\u00ebsonit zhvillimet dhe p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij kongresi? Nuk ishte kongres, edhe pse u tha se ishte vazhdimi i nj\u00eb kuvendi t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve. Duke qen\u00eb se un\u00eb n\u00eb sall\u00eb isha i dyzuar, politikan dhe gazetar, kishte disa gj\u00ebra q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-22T21:15:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se\",\"datePublished\":\"2009-12-22T21:15:56+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-22T21:15:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\"},\"wordCount\":1866,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\",\"name\":\"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-22T21:15:56+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-22T21:15:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gazeta Shqiptare Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u mbyll Kongresi i Partis\u00eb Demokratike. Si do t\u2019i vler\u00ebsonit zhvillimet dhe p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij kongresi? Nuk ishte kongres, edhe pse u tha se ishte vazhdimi i nj\u00eb kuvendi t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve. Duke qen\u00eb se un\u00eb n\u00eb sall\u00eb isha i dyzuar, politikan dhe gazetar, kishte disa gj\u00ebra q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-22T21:15:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se","datePublished":"2009-12-22T21:15:56+00:00","dateModified":"2009-12-22T21:15:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/"},"wordCount":1866,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/","name":"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg","datePublished":"2009-12-22T21:15:56+00:00","dateModified":"2009-12-22T21:15:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/hajdari_cakuli_cela.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-gabimet-me-kuvendin-kombetar-te-pd-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mitro Cela: Gabimet me Kuvendin Kombetar te PD-se"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/985"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/985\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}