{"id":9823,"date":"2011-08-08T05:31:34","date_gmt":"2011-08-08T04:31:34","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9823"},"modified":"2011-08-08T05:31:34","modified_gmt":"2011-08-08T04:31:34","slug":"pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/","title":{"rendered":"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shefqet DIBRANI\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> (<strong>Krist Maloki: 08.04.1900 &#8211; 24.11.1972<\/strong>).<\/p>\n<p><strong>&#8230; P\u00ebr mue \u2013 si kosovar \u2013 i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kultur\u00ebs oksidentale \u2013 ka vet\u00ebm nji politik\u00eb: Politika e Kombit Shqiptar&#8230;<\/strong><br \/>\n&#8230; <em><strong>Krist Maloki<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Shefqet DIBRANI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jet\u00ebshkrim i shkurt\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb hyrjes<\/strong>:<\/p>\n<p>Krist Maloki, lindi m\u00eb 8 prill 1900 n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkollimin fillor e nisi n\u00eb vendlindje dhe e p\u00ebrfundoi n\u00eb Austri. Ai ishte nj\u00ebri nga nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb atij brezi, prandaj qysh n\u00eb mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are, si bursist i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Austris\u00eb, shkoi n\u00eb qytetin Graz t\u00eb Austris\u00eb p\u00ebr ti vijuar m\u00ebsimet. T\u00eb mesmen e ndoqi n\u00eb Vjen\u00eb, Salzburg e Graz, kurse nga viti 1921-1929, Krist Maloki studioi filozofin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1929 mori grad\u00ebn e doktorit t\u00eb shkencave n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mes viteve 1929-1934, Krist Maloki punoi si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb studionte edhe shkencat juridike, ku do t\u00eb marr\u00eb doktorat\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb l\u00ebmin e drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit nga e cila nxirrte jet\u00ebn, Krist Maloki punoi edhe n\u00eb l\u00ebmin e administrat\u00ebs si instruktor dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb merrej edhe me studime shkencore, p\u00ebrkat\u00ebsisht m\u00ebsonte gjuh\u00ebt bot\u00ebrore dhe kur gjente koh\u00eb edhe me muzik\u00eb ngase ishte i njohur edhe si kompozitor, autor k\u00ebng\u00ebsh dhe instrumentalist i violin\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Krist Maloki n\u00eb Grac t\u00eb Austris\u00eb\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/krist_maloki_ne_grac_te_austrise.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" \/><br \/>\n<em>Krist Maloki n\u00eb Grac t\u00eb Austris\u00eb<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1940 atij iu besua hapja e katedr\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Universitetin e Graz-it duke u em\u00ebruar profesor p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe e ballkanike si dhe p\u00ebr degat tregtare e juridike n\u00eb Akademin\u00eb Tregtare t\u00eb k\u00ebtij qyteti, pun\u00eb q\u00eb i kreu deri n\u00eb daljen e tij n\u00eb pension n\u00eb janar t\u00eb vitit 1966.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat shoq\u00ebrore e politike t\u00eb koh\u00ebs emri i Krist Malokit vjen si nj\u00eb z\u00eb i artikuluar, kurse shkrimet p\u00ebr problemet shqiptare kurdoher\u00eb kan\u00eb zgjuar interesimin n\u00eb opinionin e koh\u00ebs duke u shquar sidomos n\u00eb kritik\u00ebn letrar p\u00ebr veprat shqiptare t\u00eb botuara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Krist Maloki gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij u mor me veprimtari studimore n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme duke l\u00ebn\u00eb pas vetes nj\u00eb mori studimesh t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite (pjesa d\u00ebrmuese) mbeten t\u00eb pa publikuara dhe fare pak t\u00eb njohura p\u00ebr lexuesin dhe studiuesit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare apo n\u00eb m\u00ebrgim. Padyshim ai ishte nj\u00eb personalitet erudit dhe me dije t\u00eb ve\u00e7anta, ai u q\u00ebndroi besnik pik\u00ebpamjeve t\u00eb tija deri n\u00eb \u00e7astin e fundit t\u00eb jet\u00ebs, sado q\u00eb s\u00ebmundjet e larguan m\u00eb her\u00ebt nga puna e tij studimore, hulumtuese e shkencore.<\/p>\n<p>Krist Maloki u shqua p\u00ebr dijetar dhe studiues i zellsh\u00ebm, kishte nj\u00eb gam\u00eb prur\u00ebs dhe nj\u00eb qasje specifike t\u00eb fenomenit, ai mbetet nj\u00eb perl\u00eb e rrall\u00eb e cila do t\u2019u sh\u00ebrbente edhe tashti shqet\u00ebsimeve shqiptare n\u00eb Ballkanin e trazuar. Krist Maloki si erudit q\u00eb ishte u angazhua edhe n\u00eb studimet e fushave t\u00eb tjera: Politik\u00ebs, ekonomis\u00eb, filozofis\u00eb dhe gjuh\u00ebsis\u00eb duke e kundruar \u00e7\u00ebshtjen shqiptare karshi t\u00eb gjitha zhvillimeve t\u00eb koh\u00ebs. Edhe si qytetar, edhe si njeri, por m\u00eb shum\u00eb si profesor universitar dhe studiues i zellsh\u00ebm ai u dallua p\u00ebr sinqeritet dhe p\u00ebr ruajtjen e asaj trash\u00ebgimie kulturore e etnografike q\u00eb kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar n\u00eb vendlindje duke i zhvilluar k\u00ebto koncepte nga nj\u00eb mentalitet i vjetruar q\u00eb ai e quante oriental, kah nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe form\u00eb moderniste, dhe ku duhej k\u00ebrkuar e gjetur interesin shqiptar\u00eb q\u00eb ai e kishte p\u00ebrkufizuar si oksidental.<\/p>\n<p>Studioi n\u00eb tri fusha t\u00eb ndryshme kurse doktoroi n\u00eb dy sish, ka mbrojtur dy doktorata, (si\u00e7 e theksuam m\u00eb par\u00eb), t\u00eb par\u00ebn m\u00eb 1929 n\u00eb Filozofi dhe t\u00eb dyt\u00ebn n\u00eb Shkencat Juridike m\u00eb 1934, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai ishte intelektual i kompletuar dhe dijetar i rrall\u00eb. I lindur n\u00eb Prizren, qytet ky i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dallohej si nj\u00ebra nga qendrat m\u00eb t\u00eb kulturuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i shkolluar e specializuar n\u00eb universitetet austriake, Krist Maloki do t\u00eb shfaqet si em\u00ebr emblematik i atyre viteve, ku dallohet si nj\u00eb erudit i v\u00ebrtet\u00eb, me njohuri t\u00eb thella n\u00eb fush\u00ebn e studimeve, kritik gjuh\u00ebsor e letrar i shquar, pastaj ishte i dalluar edhe n\u00eb fush\u00ebn e muzik\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, filozofis\u00eb, historis\u00eb etj.<\/p>\n<p><strong>Specifikimi i vepr\u00ebs dhe karakterit n\u00eb vend t\u00eb mendimit kritik<\/strong><\/p>\n<p>Mendohet se Krist Maloki ishte nj\u00ebri nd\u00ebr mendimtar\u00ebt m\u00eb karizmatik i viteve \u201930, ai trajtoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, kahet dhe zhvillimet e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb politik\u00ebs, ndaj ky q\u00ebndrim i tij u mor dhe u kuptua p\u00ebr t\u00eb keq duke e izoluar dhe duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme, madje duke e cil\u00ebsuar edhe si idhnak. Por vepra e tij kur shikohet nga ky k\u00ebnd dhe n\u00eb dimensione t\u00eb reja, q\u00ebndrimi i tij do t\u00eb kuptohet si studiues principiel (q\u00eb pavar\u00ebsisht nga tagri), i mbetet besnik bot\u00ebkuptimeve personal gjat\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebs studimore e hulumtuese.<\/p>\n<p>Studimi m\u00eb i njohur q\u00eb u propagandua \u00ebsht\u00eb \u201cOriental apo Oksidental\u201d duke e radhitur Krist Malokin nd\u00ebr personalitetet e shquara t\u00eb koh\u00ebs si\u00e7 ishin Gjergj Fishta, Faik Konica, Mithat Frash\u00ebri, Branko Merxhani, Anton Harapi, Ernest Koliqi, Tajar Zavalani dhe nj\u00eb plejad\u00eb e t\u00ebr\u00eb krijuesish q\u00eb i dhan\u00eb em\u00ebr dhe kuptim let\u00ebrsis\u00eb, filozofis\u00eb dhe shkenc\u00ebs shqiptare n\u00eb mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore. Por, studimet e Malokit, sidomos ato p\u00ebr poezin\u00eb e Naim Frash\u00ebrit, Gjergj Fisht\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht studimi simplicit\u00ebr (ball\u00ebhap\u00ebt), p\u00ebr poezin\u00eb e Lasgush Poradecit mbeten perla t\u00eb pa kaluara jo vet\u00ebm si qasje, por m\u00eb shum\u00eb si veprim i guximsh\u00ebm dhe mendim profesional i vyer.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kund\u00ebr pik\u00ebpamjeve t\u00eb Krist Malokit, (sa i p\u00ebrket poezis\u00eb s\u00eb Lasgush Poradecit), n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka reaguar Mitrush Kuteli, por kund\u00ebrp\u00ebrgjigja e Krist Malokit do t\u00eb ket\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mbylljen hermetike dhe p\u00ebrfundimtare t\u00eb Lasgush Parodecit. Mendoj se gjeneza e mbylljes dhe kalimi i jet\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb misterioze duhet t\u00eb k\u00ebrkohet te kjo koh\u00eb, te kjo kritik\u00eb, jo p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara politike, nefretizmi (pezmatimi) i Lasgush Poradecit t\u2019i ngarkohet nj\u00eb sistemi tjet\u00ebr q\u00eb si duket nuk e paska pasur t\u00ebr\u00eb m\u00ebkatin sa i \u00ebsht\u00eb ngarkuar. Kritika e ashp\u00ebr q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb Krist Maloki q\u00eb n\u00eb lul\u00ebzimin dhe bul\u00ebzimin e poezis\u00eb s\u00eb Lagush Poradecit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb heq dor\u00eb nga lirikat pa motive e ndjenja nacionale.<\/p>\n<p>Par\u00eb nga ky priz\u00ebm mendojm\u00eb se kritika e re, e liruar nga bagazhet e koh\u00ebs dhe t\u00eb \u00e7liruar nga interesat e \u00e7astit t\u00eb caktuar do t\u00eb merret me k\u00ebto shqyrtime, p\u00ebrkat\u00ebsisht me fenomenin p\u00ebr t\u00eb cilin fol\u00ebm m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb konstatuar m\u00eb sakt\u00eb shkaqet e mbylljes s\u00eb Lasgush Poradecit. Nj\u00eb qasje e till\u00eb profesionale duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr poezin\u00eb e Naim Frash\u00ebrit, sidomos ka nevoj\u00eb studimi i karakterit t\u00eb Naimit, but\u00ebsia dhe melankolia e tij, shkaqet dhe arsyet, pik\u00ebpamja dhe delli shqiptar i vonuar dhe sidomos duhet t\u00eb studiohet mir\u00eb dhe drejt \u201currejtja\u201d e nj\u00eb kristiani si\u00e7 ishte Krist Maloki kund\u00ebr kultur\u00ebs, mitologjis\u00eb dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht kund\u00ebr Greqis\u00eb q\u00eb shfaqet te trajtimi p\u00ebr poezin\u00eb e Naimit.<\/p>\n<p>Ai kurdoher\u00eb e ka trajtuar at vend dhe politik\u00ebn e tij t\u00eb d\u00ebmshme dhe armiq\u00ebsore kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb, ka shprehur simpatin\u00eb e hap\u00ebt p\u00ebr liberalizmin e at\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb ndihej n\u00eb Turqin\u00eb Evropiane, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr kultur\u00ebn evropiane t\u00eb Stambollit, q\u00eb n\u00eb planin e politikave afatgjata dhe largpam\u00ebse ky element mbetet nj\u00ebri nga rastet provokuese p\u00ebr mendjen e nj\u00eb studiuesi, madje dhe t\u00eb nj\u00eb lexuesi t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb. Pastaj Maloki, ka treguar respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr besimin bektashian t\u00eb Naim Frash\u00ebrit, p\u00ebr inspirimin q\u00eb ka gjetur te ai besim, sidomos p\u00ebrformanca e misticizmit bektashian i ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje specifike, sepse duke e krahasuar me m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb besuarit te budizmi, ai ka qit n\u00eb pah argumente pozitive t\u00eb cilat me sa di un\u00eb nuk jan\u00eb prekur e trajtuar, madje as nuk jan\u00eb zhvilluar m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb studiohet edhe nervi patriotik te poezi e Gjergj Fisht\u00ebs, e cili ishte e rob\u00ebruar nga nj\u00eb koncept q\u00eb ngjasonte me solidarizimin komunist si\u00e7 thot\u00eb vet Maloki, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar se nuk ka pasur asnj\u00eb arsye sistemi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri ta sakatoj kultur\u00ebn komb\u00ebtare, duke i mohuar veprat e Fisht\u00ebs. Vlen t\u00eb trajtohet edhe respekti i Fisht\u00ebs p\u00ebr kund\u00ebrshtarin t\u00eb cilit ia ka njohur meritat, trim\u00ebrit\u00eb dhe guximet (gjithmon\u00eb sipas Malokit), q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan Fishta nuk ka urryer popuj t\u00eb tjer\u00eb, pra as sllav\u00ebt, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb q\u00eb eshtrat e tij t\u00eb nxirren nga varri dhe t\u00eb hidhen n\u00eb Ujan\u00ebn e uj\u00ebrave t\u00eb rr\u00ebmbyeshme duke e varf\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb varr t\u00eb shkrimtarit dhe heroit epik t\u00eb paarritsh\u00ebm deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto shkrime merren p\u00ebr t\u2019u par\u00eb e kundruar nga pik\u00ebpamja e studimeve t\u00eb Krist Malokit dhe kur t\u00eb kuptohen si qasje serioze, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb specifikohet m\u00eb mir\u00eb, dhe m\u00eb sakt\u00eb karakteri \u201cidhnak\u201d i nj\u00eb studiuesi dhe shkenc\u00ebtari t\u00eb papeshuar sa duhet nga shkenca dhe studimet shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Veprat e shkurtra dhe provokimet e m\u00ebdha<\/strong><\/p>\n<p>Lirisht mund t\u00eb thuhet se veprat e Krist Malokit jan\u00eb vepra t\u00eb shkurtra por q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb provokime t\u00eb madha. As vepra \u201cOriental apo Oksidental\u201d nuk \u00ebsht\u00eb voluminoze sikurse studimet p\u00ebr poezin\u00eb e Naimit, Fisht\u00ebs dhe Poradecit q\u00eb nuk jan\u00eb as si studime ve\u00e7 e ve\u00e7 e as si t\u00ebr\u00ebsi voluminoze q\u00eb do t\u00eb shteronin mendimin krijues. Por, provokimi \u00ebsht\u00eb i madh, i pasuruar me ide t\u00eb shumta sa q\u00eb mendohet se ideja n\u00eb veprat e Malokit nuk shteron, m\u00eb sa gurra e ujit q\u00eb del nga \u201ckroi i fshatit\u201d t\u00eb kritikuar nga vet ai.<\/p>\n<p>Maloki ishte nj\u00eb personalitet me sed\u00ebr, dhe kjo i vinte p\u00ebr dy arsye. Tek ai kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb edukata familjare dhe tradita e t\u00eb qenit nga gjeni shqiptar, dhe e dyta \u00ebsht\u00eb thithja e dijeve gjat\u00eb shkollimit dhe emancipimit n\u00eb nj\u00eb vend me kultur\u00eb dhe me shkolla me ndikim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Atje ai fitoi njohuri t\u00eb mjaftueshme n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb dijes dhe kultur\u00ebs, shkenc\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb ve\u00e7mas u shqua n\u00eb filozofi, let\u00ebrsi dhe ekonomi, por Maloki ka hulumtuar edhe n\u00eb fush\u00ebn e muzik\u00ebs, si kompozitor e instrumentist. Mendja na thot\u00eb se ai b\u00ebri nam sidomos n\u00eb kritik\u00ebn letrare duke mbetur nj\u00ebri nga personalitete e shquara t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb me p\u00ebrkushtim u mor me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare.<\/p>\n<p>I mbrujtur nga nj\u00eb karakter i fort q\u00eb e lidhte me kultur\u00ebn tradicionale si nj\u00eb entitet historik e kulturor ai u angazhua t\u00eb bashkonte n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb gjitha personalitetet e shquara kudo q\u00eb ishin n\u00eb bot\u00eb, ai ishte nj\u00eb eveniment i rrall\u00eb q\u00eb e ka shoq\u00ebruar jo vet\u00ebm jet\u00ebn dhe karakterin e autorit, por k\u00ebto elemente jan\u00eb reflektuar kudo n\u00eb vepr\u00ebn e tij studimore e k\u00ebrkimore duke iu b\u00ebr\u00eb parim edhe n\u00eb qasjet kritike apo ato t\u00eb artit muzikor. Me nj\u00eb fjal\u00eb Krist Maloki ishte i kompletuar, dhe nj\u00ebri nga personalitete e rralla jo vet\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs, por edhe i dit\u00ebve t\u00eb tashme, si nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb shquara q\u00eb dijet e tija i ka avancuar n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart t\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtari e dijetari t\u00eb paepur. Bot\u00ebkuptimi i tij nuk ishte nj\u00eb rast\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u gjetur aq kollaj n\u00eb akademit\u00eb dhe universitetet e Austris\u00eb apo si\u00e7 mund t\u00eb parafrazojm\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn oksidentale.<\/p>\n<p>K\u00ebto bot\u00ebkuptime ai i fitoi n\u00eb familje dhe shoq\u00ebrin\u00eb e hershme p\u00ebr t\u2019i avancuar e p\u00ebrparuar n\u00eb nj\u00eb rreth dhe shoq\u00ebri p\u00ebrparimtare q\u00eb ai e pat p\u00ebrkufizuar si kultur\u00eb oksidentale, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb shkrimet e tija kemi nj\u00eb fjalor dhe nj\u00eb gam\u00eb prurje t\u00eb shprehjeve dhe fjal\u00ebformimeve interesante q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbenin studiueseve t\u00eb ndrysh\u00ebm, ve\u00e7mas linguist\u00ebve p\u00ebr t\u2019i regjistruar dhe p\u00ebr ti futur n\u00eb fjalor\u00ebt e shqipes s\u00eb sotme si nj\u00eb pasuri e rrall\u00eb dhe e domosdoshme, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb p\u00ebrparimin e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Padyshim vepra e Krist Malokit mbetet nj\u00eb burim i pashtersh\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, sepse ai ishte nj\u00eb dijetar dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i gjuh\u00ebs gjermane. Duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur shprehjen adekuate n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr ta artikuluar m\u00eb mir\u00eb mendimin e tij krijues, ka zbuluar fjal\u00eb e shprehje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Veprat e Krist Malokit, t\u00eb botuara viteve t\u00eb fundit, vijn\u00eb si nj\u00eb margaritar p\u00ebr t\u00eb sotmen, p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb kombit. Sado q\u00eb veprat e tij nuk ishin aq t\u00eb njohura, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ribotuar vepra \u201cOriental apo Oksidental\u201d, kurse n\u00eb Kosov\u00eb vepra tjet\u00ebr \u201cREFLEKSIONE\u201d q\u00eb p\u00ebrmban kritik\u00eb letrare, analiza dhe mendime, duke e b\u00ebr\u00eb autorin m\u00eb t\u00eb njohur, dhe duke i kompletuar njohjet tona p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb shquar i cili pas tridhjet\u00eb e ca vjet\u00ebsh do t\u00eb na zbulohet si nj\u00eb margaritar i rrall\u00eb, i ve\u00e7ant\u00eb dhe i pa njohur sa duhet nga breza t\u00eb hersh\u00ebm, po m\u00eb shum\u00eb nga brezi i ri q\u00eb po hap\u00ebron n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundimi q\u00eb t\u00eb rikthen te nj\u00eb fillim i ri<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse q\u00ebllimi i shkrimit tim nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me analiz\u00ebn dhe trajtimin esencial t\u00eb vepr\u00ebs letrare t\u00eb Krist Malokit, por e shoh t\u00eb arsyeshme t\u2019i jap (edhe pse t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritura), disa sugjerime, ve\u00e7mas p\u00ebr studiuesit e let\u00ebrsis\u00eb, fush\u00eb kjo q\u00eb p\u00ebr mua fle m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, dhe q\u00eb kam njohje m\u00eb t\u00eb kompletuara.<\/p>\n<p>B\u00ebrja publike e vepr\u00ebs \u201cRefleksione\u201d e cila p\u00ebrmban shkrimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Krist Malokit p\u00ebr Naim Frash\u00ebrin, Gjergj Fisht\u00ebn dhe Lasgush Poradecin do t\u2019u v\u00eb pik\u00ebpyetje mjaft\u00eb veprave kritike e studimore q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb (sidomos p\u00ebr Naimin dhe Lasgushin), t\u00eb cilat nuk kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pik\u00ebpamjet e Malokit, sepse veprat e k\u00ebtyre dy autor\u00ebve jan\u00eb trajtuar mjaft\u00eb dendur dhe kryesisht jan\u00eb par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb prizmin \u201cpozitiv\u201d, ku nuk kan\u00eb munguar hyjnizime e teprime, kurse te shkrimet e Malokit reflektohet edhe ana tjet\u00ebr e medaljes, p\u00ebrkat\u00ebsisht e vepr\u00ebs \u00e7ka nuk e kemi njohur. N\u00ebse vepra e Naimit kundrohet nga ky priz\u00ebm qasjesh e trajtimesh do t\u00eb vler\u00ebsohet m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb drejt dhe do t\u2019i jepet vendi i merituar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, sepse sipas doktrin\u00ebs s\u00eb Krist Malokit, poezia e Naim Frash\u00ebrit nuk i ka epitetet e nj\u00eb poezie t\u00eb nivelit t\u00eb Gettes apo Aligerit. Lavd\u00ebrimet n\u00eb periudh\u00ebn e realizmit socialiste, jan\u00eb mbushur me epitete e frazologjizma tipike t\u00eb nj\u00eb rendi shoq\u00ebror q\u00eb pat ndikuar edhe n\u00eb krijimet letrare.<\/p>\n<p>Edhe poezia e Lasgush Poradecit do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrthyerje tjet\u00ebrfare, si nj\u00eb poezi e parametrave t\u00eb lart\u00eb q\u00eb mund t\u00eb reflektonte ndjenja t\u00eb holla lirike n\u00eb t\u00eb gjitha gjuhet e bot\u00ebs, ndoshta do t\u00eb p\u00ebrftonte ndonj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr edhe m\u00eb shum\u00eb sesa gjuha shqipe, nga e cila kjo poezi ka buruar, por asaj i mungon ajo ndjenja shqiptare dhe p\u00ebrpjekja tradicionale p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb angazhuar Krist Maloki, kurse kritika letrare s\u2019ka nevoj\u00eb ta fsheh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por duhet pasur guxim e kuraje ashtu si\u00e7 ka pasur Krist Maloki n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e evulimit q\u00eb me sa duket do t\u00eb ket\u00eb luajtur rol vendimtar n\u00eb hermetizmin e Lasgush Poradecit, q\u00eb pastaj ta gjej koha e realizmit socialist t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb egon e tij si n\u00eb nj\u00eb guask\u00eb, dhe jo pak \u00ebsht\u00eb trajtuar si nj\u00eb madh\u00ebshti perandori q\u00eb nuk ka pranuar diktatin politik p\u00ebr t\u00eb krijuar poezi me nj\u00eb koncept t\u00eb porositur. Sigurisht studimet e m\u00eb vonshme do t\u00eb qesin n\u00eb pah dhe do t\u00eb vejn\u00eb n\u00eb spikam\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje q\u00eb po e theksojm\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe te qasjet e Krist Malokit p\u00ebr Fishten do t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb madhnuesh\u00ebm q\u00eb ky autor ka shpreh si admirim p\u00ebr Heroin e Epikave shqiptare i cili arriti ti jap nam dhe fam\u00eb ligj\u00ebrimit epik shqiptar. Ndon\u00ebse dihet se Krist Maloki ka vizituar disa her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e regjimit komunist, qasja q\u00eb i b\u00ebn\u00eb Fisht\u00ebs dhe sidomos akuzat q\u00eb i b\u00ebn\u00eb pushtetit komunist p\u00ebr aktet barbare q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr vepr\u00ebs, emrit dhe madje edhe kund\u00ebr eshtrave t\u00eb Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb padia m\u00eb e r\u00ebnd q\u00eb dikush i ka b\u00ebr\u00eb atij regjimi.<\/p>\n<p>D.m.th. Krist Maloki nuk i ka v\u00ebn\u00eb interesat politike e partiake t\u00eb regjimit komunist mbi ato nacionale dhe komb\u00ebtare edhe pse ai regjim atij i ka krijuar privilegje t\u00eb rralla sepse ishte nd\u00ebr personalitetet e pakta t\u00eb asaj kohe q\u00eb ka pasur mund\u00ebsi me udh\u00ebtua dhe me vizitua Shqip\u00ebrin\u00eb. Po m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb konstatim po e ilustrojm\u00eb me fjal\u00ebn e tij: \u201cGjith\u00eb jeta e jeme ka kalue pa u p\u00ebrzie as n\u00eb politik\u00ebn e Shtetit Shqiptar e as t\u00eb ndonji shteti tjet\u00ebr, due me than\u00eb s\u2019kam marr\u00eb pjes\u00eb as nd\u00ebr adventura t\u00eb ndonji politikani ambicjoz e as t\u00eb ndonji klike e grupi politik me interesa personale, lokale, regjionale edhe partiake\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo q\u00ebndrimet e tij prej nj\u00eb dijetari t\u00eb paepur gjithmon\u00eb kan\u00eb hasur n\u00eb refuzime duke e izoluar dhe p\u00ebrbuzur tej mase. Ndon\u00ebse mendimi i tij ka ushtruar ndikim n\u00eb qarqet intelektuale t\u00eb koh\u00ebs, dhe ai u ka ndejt\u00eb konsekuent pik\u00ebpamjeve t\u00eb tija edhe kur ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ai ka folur tro\u00e7: \u201cShqipnija e 1913 p\u00ebr mue ma fort \u2013 shkodranisht \u2013 asht nji vend dreqit a ma mir\u00eb vend haram e vend vakuf: I mallkuem nga DJALLI por i bekuem nga ZOTI: Si i mallkuem nga Djalli ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb objekt grindjesh, gryksinash e inatesh &#8230; personale, lokale e internacjonale; i bekuem prej Zotit sepse \u00e7do dor\u00eb grabiqare q\u00eb n\u00eb t\u00eb digjet, shkrumbohet e cungohet p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn e vet\u201d.<br \/>\nKontributi i prof.dr.Krist Malokit p\u00ebr nacionalizm\u00ebn shqiptare qysh nga vitet 30-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u00ebsht\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb kritik letrar mjaft\u00eb i rrept\u00eb. Nj\u00eb filozof\u00eb i mendimit t\u00eb preft\u00eb. Dhe nj\u00eb ekonomist i dalluar, po aq dhe muzikolog i dashur dhe respektuar. Ai, tha se Naim Frash\u00ebri nuk mund t\u00eb krahasohet me poet\u00ebt e m\u00ebdhenj \u201cDichter\u201d t\u00eb koh\u00ebs si\u00e7 jan\u00eb Gette e Dante. Ai shtroi dilem\u00ebn \u201cA \u00ebsht\u00eb poet Lasgushi\u201d, kritikoi Mitrush Kutelin, lavd\u00ebroi Fisht\u00ebn me t\u00eb gjitha mang\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb heroi epik q\u00eb ia ka theksuar. Adhuroi Avni Rrustemin si hero i veprimit politik, dhe krenohej vazhdimisht q\u00eb ishte kosovar, humanist dhe me pik\u00ebpamje oksidentale deri n\u00eb \u00e7astin kur i mbylli syt\u00eb m\u00eb 24 n\u00ebntor 1972.<\/p>\n<p>Ai, u varros n\u00eb Graz t\u00eb Austris\u00eb i p\u00ebrcjell\u00eb nga bashk\u00ebshortja Prof. Freya Maloki, kush\u00ebriri Rrok Maloki, si dhe nga kolonia e vog\u00ebl shqiptare e Graz-it, po m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb num\u00ebr i madh nx\u00ebn\u00ebsish e koleg\u00ebsh akademik\u00eb q\u00eb e kan\u00eb nderuar dhe respektuar vazhdimisht. Sot, trupi i Krist Malokit prehet n\u00eb varrezat e qytetit t\u00eb Graz-it n\u00eb Austri, duke l\u00ebn\u00eb pas vet\u00ebs nj\u00eb opus t\u00eb gjer\u00eb studimor e shkencor me vlera t\u00eb rralla e specifike p\u00ebr trash\u00ebgimin kulturore, shkencore e studimore p\u00ebr kultur\u00ebn austriake, e ve\u00e7mas p\u00ebr at\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Krist Maloki: 08.04.1900 &#8211; 24.11.1972). &#8230; P\u00ebr mue \u2013 si kosovar \u2013 i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kultur\u00ebs oksidentale \u2013 ka vet\u00ebm nji politik\u00eb: Politika e Kombit Shqiptar&#8230; &#8230; Krist Maloki Shkruan: Shefqet DIBRANI Jet\u00ebshkrim i shkurt\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb hyrjes: Krist Maloki, lindi m\u00eb 8 prill 1900 n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkollimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9823","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Krist Maloki: 08.04.1900 &#8211; 24.11.1972). &#8230; P\u00ebr mue \u2013 si kosovar \u2013 i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kultur\u00ebs oksidentale \u2013 ka vet\u00ebm nji politik\u00eb: Politika e Kombit Shqiptar&#8230; &#8230; Krist Maloki Shkruan: Shefqet DIBRANI Jet\u00ebshkrim i shkurt\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb hyrjes: Krist Maloki, lindi m\u00eb 8 prill 1900 n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkollimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-08T04:31:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE\",\"datePublished\":\"2011-08-08T04:31:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":3464,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/dibrani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/\",\"name\":\"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/dibrani.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-08T04:31:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/dibrani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/dibrani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Krist Maloki: 08.04.1900 &#8211; 24.11.1972). &#8230; P\u00ebr mue \u2013 si kosovar \u2013 i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kultur\u00ebs oksidentale \u2013 ka vet\u00ebm nji politik\u00eb: Politika e Kombit Shqiptar&#8230; &#8230; Krist Maloki Shkruan: Shefqet DIBRANI Jet\u00ebshkrim i shkurt\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb hyrjes: Krist Maloki, lindi m\u00eb 8 prill 1900 n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkollimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-08T04:31:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE","datePublished":"2011-08-08T04:31:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/"},"wordCount":3464,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/","name":"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg","datePublished":"2011-08-08T04:31:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/dibrani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pikepamja-e-krist-malokit-per-ceshtjen-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PIK\u00cbPAMJA E KRIST MALOKIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJEN SHQIPTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9823\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}