{"id":9793,"date":"2011-08-05T15:52:56","date_gmt":"2011-08-05T14:52:56","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9793"},"modified":"2011-08-05T15:52:56","modified_gmt":"2011-08-05T14:52:56","slug":"votohet-perseri-me-shume-me-fort","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/","title":{"rendered":"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pre\u00e7 Zogaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/>Nga <strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pikun e ver\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb rikthen temperaturat e larta, zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb disa komuna t\u00eb vogla t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb fare pak gjasa t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e publikut t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato zhvillohen n\u00eb shenj\u00ebn e st\u00ebrngopjes dhe neveris\u00eb ndaj nj\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb st\u00ebrzgjatur e t\u00eb manipuluar mu n\u00eb Tiran\u00eb, mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vendit, si askund tjet\u00ebr n\u00eb tok\u00ebn e Europ\u00ebs. N\u00eb kushte t\u00eb tilla, kur dielli djeg vet\u00ebm shum\u00eb dhe kur regjimi i Berish\u00ebs e ka goditur me sa ka mundur besimin e njer\u00ebzve te vota e lir\u00eb, katedrat e politik\u00ebs parashikojn\u00eb natyrsh\u00ebm indiferenc\u00eb, mpirje, limonti, pjesmarrje t\u00eb ul\u00ebt, votime sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn, fitore t\u00eb lehta t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb shumic\u00ebs qeveritare, nj\u00eb mbyllje t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe mjerane t\u00eb maraton\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve vendore q\u00eb mbuluan pranver\u00ebn dhe ver\u00ebn e vitit 2011!<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb, duket se nuk ka asgj\u00eb intriguese n\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura; nuk ka kuriozitet, nuk ka pritshm\u00ebri, nuk ka jehon\u00eb; p\u00ebrvec kandidat\u00ebve, stafeve respektive dhe disa zyrave partiak\u00eb, askush nuk i ka n\u00eb defter k\u00ebto zgjedhje t\u00eb p\u00ebrseritura. Mendjet e mprehta t\u00eb bot\u00ebs mediatike po merren me kuptimin e dashit t\u00eb kurbanit n\u00eb bashkin\u00eb deri dje laike t\u00eb kryeqytetit shqiptar, me sulmet e reja t\u00eb zotit Berisha kund\u00ebr Presidentit Bamir Topi, me \u201cgurin\u201d e koalicionit hipotetik PS-LSI q\u00eb dikush e hodhi n\u00eb lum\u00eb dhe dhjet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb s\u2019po e nxjerrin dot\u2026<\/p>\n<p>Por zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb dhjet\u00eb komuna t\u00eb vogla nuk jan\u00eb e nuk kan\u00eb p\u00ebrse t\u00eb jen\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Shok\u00ebt e mi n\u00eb Tiran\u00eb perqeshin me takt p\u00ebrfshirjen time n\u00eb emocionet e zgjedhjeve n\u00eb komun\u00ebn e Kolshit n\u00eb Lezh\u00eb. Nuk e thon\u00eb hapur se jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb edukuar, por e marr me mend se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr mua: \u201cE t\u00ebrheq ajo dreq Lezh\u00eb, ajo dreq province; e arg\u00ebton, por edhe e zvog\u00eblon, apo jo? K\u00ebtu, pas asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim e ardhmja e politik\u00ebs, kurse ai jep e merr me Lalmin e ri, me Manatin\u00eb, me Barbulloj\u00ebn\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb p\u00ebrceptojn\u00eb disa prej miqve t\u00eb mi n\u00eb mediat e Tiran\u00ebs, un\u00eb kam nj\u00eb ide tjet\u00ebr p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb dhjet\u00eb komuna. Kam iden\u00eb se k\u00ebto zgjedhje, p\u00ebrve\u00e7 q\u00ebllimit t\u00eb respektuesh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e kryetar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm, kan\u00eb edhe nj\u00eb mision. Kan\u00eb misionin t\u00eb sfidojn\u00eb goditjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb me maskarad\u00ebn zgjedhore n\u00eb Tiran\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb sfidojn\u00eb psikoz\u00ebn e disfat\u00ebs dhe kapitullimit q\u00eb mbjell n\u00eb shpirtin e njer\u00ebzve vjedhja e vot\u00ebs. K\u00ebsaj radhe manipulimi ka qen\u00eb spektakolar, live, para kamerave. I vjedhuri nuk ka qen\u00eb dokushdo, por vet\u00eb shefi i opozit\u00ebs, Edi Rama. Goditja e madhe, bereqeti i madh! K\u00ebshtu kan\u00eb gjykuar ata q\u00eb vun\u00eb n\u00eb jet\u00eb maskarad\u00ebn: me nj\u00eb gur t\u00eb vrasin dy zogj.<\/p>\n<p>T\u00eb marrin bashkin\u00eb e kryeqytetit dhe njeher\u00ebsh t\u00eb shkurajojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb opozit\u00ebn, zgjedh\u00ebsit e saj. Pra \u201ct\u00eb fitojn\u00eb\u201d qysh tani edhe p\u00ebr her\u00ebn tjet\u00ebr, mund\u00ebsisht me duar t\u00eb pastra her\u00ebn tjet\u00ebr, pa qen\u00eb m\u00eb nevoja e shtimit t\u00eb votave me dor\u00eb, pra pa e b\u00ebr\u00eb balt\u00eb si qen\u00eb t\u00eb detyruar ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebsaj here, por urt\u00eb, but\u00eb, ashtu sic thuhet se ia b\u00ebn Putini n\u00eb Rusi, i cili, me gjas\u00eb nuk vjedh m\u00eb vota dhe nuk ka p\u00ebrse t\u00eb vjedh\u00eb pasi nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh i zgjedh\u00ebsve t\u00eb lir\u00eb dhe opozitar\u00eb n\u00eb Rusi nuk shkojn\u00eb m\u00eb n\u00eb zgjedhje me mendimin se vota e tyre vidhet, nuk num\u00ebrohet, tjet\u00ebrsohet dhe p\u00ebr t\u00eb mos ua dhen\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kusar\u00ebve nuk shkojn\u00eb fare.<\/p>\n<p>Duke i vjedhur disa her\u00eb, Putini me gjasa ia ka dal\u00eb t\u2019i ler\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, domethen\u00eb t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb ata n\u00eb form\u00eb vetwp\u00ebrjashtuese nga e drejta e vot\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb sigurisht \u00ebndrra e gjith\u00eb putinist\u00ebve t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb m\u00ebdhenj a t\u00eb vegj\u00ebl qofshin. Jo rast\u00ebsisht, pas zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb shtuar ndjesh\u00ebm n\u00eb internet dhe n\u00eb media opinionet pesimiste dhe disfatiste t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr vler\u00ebn e vot\u00ebs. Por nga ana tjet\u00ebr duket qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb edhe zem\u00ebrimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb nuk duan gj\u00eb tjet\u00ebr vecse t\u00eb mund t\u00eb votojn\u00eb e t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb \u201cinatin\u201d p\u00ebr Tiran\u00ebn me nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb dhjet\u00eb komuna erdh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst. Ato do t\u00eb ishin nj\u00eb test i par\u00eb i efekteve q\u00eb kan\u00eb krijuar manipulimet n\u00eb Tiran\u00eb. Ato do t\u00eb na jepnim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shihnim se n\u00eb c\u2019raporte jan\u00eb mpirja dhe disfatizmi n\u00eb nj\u00eb an\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb dhe zemerimin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Nuk kam nj\u00eb p\u00ebrgjigje shterruese p\u00ebr t\u00eb gjitha komunat ku u p\u00ebr\u00ebriten zgjedhjet. E dh\u00ebna e par\u00eb p\u00ebrshtypjel\u00ebnwse dhe optimiste ishte pjeswmarrja e lart\u00eb n\u00eb votime. M\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e 8 majit. N\u00eb fshatrat af\u00ebr apo larg qyteteve ku shtrihen k\u00ebto komuna njer\u00ebzit v\u00ebrshuan nga mengjesi n\u00eb mbr\u00ebmje drejt qendrave t\u00eb votimit. V\u00ebrshuan zgjedh\u00ebsit qeveritare, v\u00ebrshuan po aq t\u00eb vendosur, madje edhe m\u00eb t\u00eb vendosur zgjedh\u00ebsit opozitar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb vere, q\u00eb kishte shum\u00eb pak gjasa p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb ngjarje, por q\u00eb prodhoi megjithat\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb: pjeswmarrjen e lart\u00eb n\u00eb votime si shprehje e nj\u00eb vetwdijeje akoma m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e vot\u00ebs. N\u00eb komun\u00ebn Kolsh t\u00eb rrethit t\u00eb Lezh\u00ebs pjesmarrja ishte rreth tre p\u00ebrqind me e lart\u00eb se me 8 maj. Kishin ardhur disa emigrant\u00eb, por numri i tyre ishte m\u00eb i vog\u00ebl se numri i shtuar i votuesve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e till\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar nuk ishte par\u00eb prej vitesh n\u00eb ket\u00eb komun\u00eb q\u00eb rrethon si nj\u00eb shall qytetin e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Mazhoranca angazhoi ministra, deputet\u00eb dhe gjith\u00eb panelin e drejtor\u00ebve rajonal\u00eb. Nuk ka dyshim se ky fakt ka patur ndikimin e vet pozitiv n\u00eb rritjen e interesimit t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet dhe n\u00eb angazhimin simetrik t\u00eb pal\u00ebs opozitare. Por ngjarja kuptimplote n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb t\u00eb mesme ishte pjesmarrja shum\u00eb e madhe e zgjedh\u00ebsve opozitar\u00eb dhe p\u00ebrmbysja spektakolare e rrezultatit t\u00eb dat\u00ebs tet\u00eb maj n\u00eb favor t\u00eb kandidatit t\u00eb Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar, Ferdinand Ndoja.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 maj kandidat\u00ebt rival\u00eb ishin thuajse barazim, me nj\u00eb epersi t\u00eb pallogaritshme prej pes\u00eb votash t\u00eb kandidatit t\u00eb shumic\u00ebs, ep\u00ebrsi q\u00eb u hodh posht\u00eb nga Kolegji Zjedhor p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjes s\u00eb numrit t\u00eb votave me numrin e votuesve. Kurse me 31 korrik kandidati i opozit\u00ebs mori rreth 400 vota me shum\u00eb. Analizat partiake do t\u00eb ndricojn\u00eb arsyet e k\u00ebsaj p\u00ebrmbysjeje. Partit\u00eb e opozit\u00ebs ndoshta do t\u00eb evidentojn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb rwnd\u00ebsin\u00eb vendimtare t\u00eb bashkimit t\u00eb faktor\u00ebve dhe aktor\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb. Nga krahu i shumic\u00ebs ndoshta do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndonj\u00eb \u201ckok\u00eb turku\u201d.<\/p>\n<p>Por un\u00eb besoj se p\u00ebrtej arsyeve strikte lokale, ka nj\u00eb arsye m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjigja e nj\u00eb bashkimi t\u00eb gjer\u00eb opozitar kund\u00ebr atentatit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb ndaj vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb fort, m\u00eb bindsh\u00ebm. N\u00eb Kolsh u eksperimentua kjo p\u00ebrgjigje, q\u00eb \u00e7oi me shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb zgjedhje dhe i dha vler\u00ebn e merituar vot\u00ebs. Edhe t\u00eb \u201cvegjlit\u201d mund t\u00eb japin mesazhe p\u00ebr gjith\u00eb vendin. Tani jam i bindur se edhe miqt\u00eb e mi n\u00eb Tiran\u00eb po mendojn\u00eb ndryshe p\u00ebr zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj N\u00eb pikun e ver\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb rikthen temperaturat e larta, zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb disa komuna t\u00eb vogla t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb fare pak gjasa t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e publikut t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato zhvillohen n\u00eb shenj\u00ebn e st\u00ebrngopjes dhe neveris\u00eb ndaj nj\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb st\u00ebrzgjatur e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9793","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Pre\u00e7 Zogaj N\u00eb pikun e ver\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb rikthen temperaturat e larta, zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb disa komuna t\u00eb vogla t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb fare pak gjasa t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e publikut t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato zhvillohen n\u00eb shenj\u00ebn e st\u00ebrngopjes dhe neveris\u00eb ndaj nj\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb st\u00ebrzgjatur e t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-05T14:52:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort\",\"datePublished\":\"2011-08-05T14:52:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/\"},\"wordCount\":1409,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/\",\"name\":\"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-05T14:52:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Pre\u00e7 Zogaj N\u00eb pikun e ver\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb rikthen temperaturat e larta, zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb disa komuna t\u00eb vogla t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb fare pak gjasa t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e publikut t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato zhvillohen n\u00eb shenj\u00ebn e st\u00ebrngopjes dhe neveris\u00eb ndaj nj\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb st\u00ebrzgjatur e t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-05T14:52:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort","datePublished":"2011-08-05T14:52:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/"},"wordCount":1409,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/","name":"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2011-08-05T14:52:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/votohet-perseri-me-shume-me-fort\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Votohet p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb fort"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9793"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9793\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}