{"id":9769,"date":"2011-08-03T07:26:10","date_gmt":"2011-08-03T06:26:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9769"},"modified":"2011-08-03T07:26:10","modified_gmt":"2011-08-03T06:26:10","slug":"degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/","title":{"rendered":"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ki\u00e7o Blushi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\" alt=\"\" width=\"120\" \/>Nga: <strong>Ki\u00e7o BLUSHI<\/strong><\/p>\n<p>Tjet\u00ebrsimi i idealistit dhe m\u00eb pas edhe i militantit partiak n\u00eb mercenar, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb i paq\u00ebllimt\u00eb e i kuturumt\u00eb, i ka kushtuar shtrenjt\u00eb fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos historis\u00eb s\u00eb saj moderne, aleancave, marr\u00ebveshjeve, demokratizimit, evropianizimit, pluralizmit, p\u00ebrparimit dhe mbroth\u00ebsis\u00eb, madje edhe mir\u00ebqenies e bashk\u00ebjetes\u00ebs mes shqiptar\u00ebve. Si nj\u00eb dukuri e trash\u00ebguar nga sundimi pes\u00ebshekullor anadollak, sot nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebresh se procesi i transformimit t\u00eb militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm kryhet shpesh pa u ndjer\u00eb, publikisht e politikisht, me nj\u00eb kollajll\u00ebk t\u00eb habitsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebrsimi kryhet her\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u201cmisioni\u201d, her\u00eb si kapar shp\u00ebrblyes, her\u00eb si favor i merituar, por gjithsesi benefitet p\u00ebrher\u00eb burojn\u00eb nga sip\u00ebr (nga krer\u00ebt partiak\u00eb e shtet\u00ebror\u00eb), por edhe nga forca t\u00eb jashtme (ambasadat, sh\u00ebrbimet inteligjente t\u00eb huaja, \u201cfondacionet\u201d civile, apo fetare\u201d)\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet qen\u00ebsore p\u00ebrse sundimi osman zgjati aq gjat\u00eb, p\u00ebrse tek ne u krye m\u00eb aq sukses myslimanizmi i popullsis\u00eb, p\u00ebrse kemi pasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb shtetformuese, \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb Porta e Lart\u00eb programoi e injektoi frym\u00ebn e mercenarizmit. Aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb luajtur bukurfort me rregullat e mercenarizimit e b\u00ebri Ali Tepelen\u00ebn Pasha, pa e ditur se mercenarzimi do t\u2019i hante kok\u00ebn\u2026Edhe Haxhi Qamili e Dumbab\u00ebt e m\u00eb pasm\u00eb u rropos\u00ebn nga mercenarizmi q\u00eb i lart\u00ebsoi. Mjerisht k\u00ebt\u00eb model po kultivojn\u00eb edhe autokrat\u00ebt e sot\u00ebm, edhe pse shtiren si demokrat\u00eb, pasi tradita i ka bindur se, duke mercenarizuar partin\u00eb e m\u00eb pas edhe shoq\u00ebrin\u00eb, b\u00ebhet m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb sundimi pa telashe.<\/p>\n<p>Ne akoma nuk jemi bindur se pushteti i ngritur me e mbi mercenariz\u00ebm i ka themelet mbi r\u00ebr\u00eb, pasi mercenari nuk ka ideal, nuk ka bindje, nuk ka vizion komb\u00ebtar, lufton p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebr vete e kund\u00ebr interesave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ndaj nuk b\u00ebn dot aleanca, aq m\u00eb pak shtetformim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm e p\u00ebrbashkues. N\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ka shum\u00eb shembuj t\u00eb till\u00eb. E megjithat\u00eb em\u00ebrimet n\u00eb gjykata e komisariate, n\u00eb institucione e forume t\u00eb larta partie, edhe n\u00eb vitin 2011-t\u00eb po kryen jo sipas merit\u00ebs e aft\u00ebsive, por n\u00ebp\u00ebrmjet procesit mercenarizues.<\/p>\n<p>Berisha ngjan i pathyesh\u00ebm dhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm se di t\u00eb mikloj\u00eb, t\u00eb m\u00ebkoj\u00eb e t\u00eb motivoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d, mercenar\u00ebt. Ai e di se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka dhe aq r\u00ebnd\u00ebsi Kodi Zgjedhor, KQZ-ja, programet, Kushtetuta, premtimet, fushatat, po cila parti, e cili lider i ka m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, m\u00eb t\u00eb paskrupullt e m\u00eb agresiv\u00eb n\u00eb parti \u201cmamurrsit\u201d, d.m.th, mercenar\u00ebt. Kjo \u201cfrym\u00eb\u201d g\u00ebloi edhe n\u00eb PS.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>M\u00eb e pakta q\u00eb lyp sot mercenari partiak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend pune n\u00eb qeveri, n\u00eb polici, n\u00eb administrat\u00eb, nd\u00ebrsa po qe \u201cintelektual\u201d, mjafton nj\u00eb pension special, mbyllja e dosjeve p\u00ebr spiunimet a vjedhjet, nj\u00eb titull pr e dr i pamerituar, dava m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb post ministri, nj\u00eb karrige deputeti, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas veg\u00ebl qorre, kobure, altoparlant, n\u00eb da\u00e7 edhe nj\u00eb banjo publike e keqp\u00ebrdorur pas kuintave t\u00eb partive e para ekraneve t\u00eb televizioneve\u2026Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitosh favore lipset t\u00eb rekrutohesh, duke dh\u00ebn\u00eb prova si mercenar dhe jo si militant. Militanti dhe idealisti nuk jan\u00eb t\u00eb parap\u00eblqyer, pasi quhen t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb mbrapshta, si korrupsioni, vjedhjet, manipulimet, tenderat, firmat, shpifjet, rrahjet e vrasjet e kund\u00ebrshtar\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt e sot\u00ebm e din\u00eb fort mir\u00eb, q\u00eb mercenari nuk e hap goj\u00ebn e nuk rr\u00ebfen t\u00eb pab\u00ebrat e paudh\u00ebsit\u00eb e shefit edhe kur kapet me presh n\u00eb dor\u00eb e vihet para gjyqit, se e di q\u00eb i ik\u00ebn koka (shihni G\u00ebrdecin e jo vet\u00ebm); nd\u00ebrsa militanti, i cili ka pas besuar n\u00eb nj\u00eb ideal e q\u00eb sidokudo ka parime e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ndjek verb\u00ebrisht nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs a nj\u00eb parti, kur zhg\u00ebnjehet e sy\u00e7el\u00ebsohet mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb kok\u00ebn n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Prandaj, partit\u00eb e sotme, pavar\u00ebsisht nga statutet, demagogjia dhe emrat e kryetar\u00ebve, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u2019i kthejn\u00eb militant\u00ebt n\u00eb mercenar\u00eb, se te k\u00ebta, \u00e7udit\u00ebrisht, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb besim e siguri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mercenar sot vlen m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb renegat, pasi ky i fundit mund t\u00eb k\u00ebmbej\u00eb shefin apo partin\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb ndryshimit t\u00eb ides\u00eb, nd\u00ebrsa mercenari ka busull t\u00eb vetme \u201cpla\u00e7k\u00ebn e luft\u00ebs\u201d, ryshfetin, mallin, shp\u00ebrblimin, em\u00ebrimin, ngaq\u00eb p\u00ebr fe e p\u00ebr atdhe mban vet\u00ebm paran\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mercenar\u00ebt e jo militant\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sundues e zot\u00ebrues n\u00ebp\u00ebr partira, institucione, shoq\u00ebri e n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Sot nuk \u00ebsht\u00eb turp t\u00eb shpallesh mercenar, p\u00ebrkundrazi! Nuk ka seanc\u00eb parlamentare ku deputet\u00ebt mercenar\u00eb t\u00eb mos japin prova si t\u00eb till\u00eb. Nuk ka debat q\u00eb mercenar\u00ebt t\u00eb mos k\u00ebrleshen trup\u00ebrisht me nj\u00ebri-tjetrin. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb administrata civile ka vet\u00ebm militant\u00eb; jo, ajo tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot me mercenar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve nuk u b\u00ebn syri terr p\u00ebr shkeljen e ligjit, p\u00ebr moralin, p\u00ebr interesin komb\u00ebtar, p\u00ebr vij\u00ebn e bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Sepse shp\u00ebrblimi p\u00ebr zanatin e lasht\u00eb t\u00eb mercenarit sjell fitim t\u00eb pallogaritsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Mercenari i sot\u00ebm, nj\u00eb tip Mon Kukalesh kok\u00ebrruar, ndodh t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb fuqi e mund\u00ebsi edhe se shefi i tij. Ky model morali e idhull karriere, kjo sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb suksesi e pasurimi e t\u00ebrheq shoq\u00ebrin\u00eb, familjen dhe qytetar-katundar-qyqarin e sot\u00ebm p\u00ebr hunde\u2026 Pra: ose mercenar, ose je i humbur, i harruar, i p\u00ebr\u00e7muar, i pashpres\u00eb, i papun\u00eb. Ja p\u00ebrse edhe ata q\u00eb e nisin rrug\u00ebtimin si atdhetar\u00eb t\u00eb thekur, demokrat\u00eb, idhujtar\u00eb, elitar\u00eb, intelektual\u00eb, p\u00ebrfundojn\u00eb her\u00ebt a von\u00eb, me hir e pahir n\u00eb mercenar\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb hedhin n\u00eb kosh t\u00eb plehrave Kushtetut\u00ebn, solidaritetin, humanizmin, lirin\u00eb e fjal\u00ebs, interesat komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb projektet madhore, si procesi i integrimit dhe zgjedhjet e lira, si seancat gjyq\u00ebsore, G\u00ebrdeci, rruga Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs, 21 janari, sepse gjykat\u00ebsit, prokuror\u00ebt dhe d\u00ebshmitar\u00ebt, ashtu si an\u00ebtar\u00ebt e KQZ-s\u00eb e KLD-s\u00eb, t\u00eb Asambleve dhe K\u00ebshillave t\u00eb partive, si zyrtar\u00ebt e t\u00eb gjitha niveleve nuk lejohen t\u00eb gjykojn\u00eb e veprojn\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, si profesionist\u00eb, madje as si militant\u00eb, por si mercenar\u00eb pa din e pa iman!<\/p>\n<p>T\u00eb prirur nga mercenarizmi, sipas t\u00eb cil\u00ebt \u201csecili p\u00ebr vete, Zoti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d dhe \u201cvet\u00ebm i forti dhe shefi kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d, partit\u00eb e sotme nuk kan\u00eb nevoj\u00eb as p\u00ebr militant\u00ebt e zjarrt\u00eb t\u00eb fillim-pluralizmit, por vet\u00ebm p\u00ebr mercenar\u00eb, dobia e t\u00eb cil\u00ebve e tejkalon nevoj\u00ebn e alternativave dhe forumeve, zgjedhjeve e alternativeve, ndaj ata lipsen e \u00e7mohen aq shum\u00eb n\u00eb koh\u00eb fushatash\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat po t\u00eb thuhet se sot mercenarizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje morale, ngjit\u00ebse e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb, nj\u00eb \u201cvler\u00eb\u201d sa e vjet\u00ebr aq edhe e re, sa morale dhe intelektuale, sa partiake aq edhe shtet\u00ebrore, nj\u00eb trysni e pap\u00ebrballueshme mbar\u00ebkomb\u00ebtare e familjare, \u201ce vetmja rrug\u00eb\u201d e sigurt e mir\u00ebqenies vetjake, e suksesit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, pa derdhur mund e djers\u00eb, aq m\u00eb pak ndershm\u00ebri, aft\u00ebsi profesionale e talent\u2026Nuk ka energji m\u00eb negative q\u00eb shkat\u00ebrron sistemin e vlerave, demokracin\u00eb e bashk\u00eb me t\u00eb edhe moralin e shoq\u00ebris\u00eb se sa mercenarizmi i kthyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mjet jetese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mercenar partiak sot ka m\u00eb shum\u00eb autoritet moral e social se nj\u00eb shkenc\u00ebtar, shkrimtar apo edhe militant partiak, ku e ku m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb idealist, sepse tanim\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit, nga jo pak njer\u00ebz normal\u00eb konsiderohen, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb mos si leshkot e lagjes, ca naiv\u00ebr t\u00eb pandreqsh\u00ebm, pse jo edhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm, sepse nuk kan\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u2019i bien kotm\u00ebkot \u201cme kok\u00eb malit q\u00eb nuk b\u00ebzan\u201d, pa e p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn, ndaj nuk i lipsen as familjes s\u00eb vet&#8230;Nga q\u00eb mbizot\u00ebron kjo mend\u00ebsi hidhet me shumic\u00eb balt\u00eb mbi ata q\u00eb demonstrojn\u00eb integritet e nuk pranojn\u00eb t\u00eb mercenarizohen. N\u00eb fakt, mercenarizimit i leverdis t\u00eb ngjajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb njollosur, t\u00eb pist\u00eb, t\u00eb korruptuar, t\u00eb bler\u00eb, pa integritet moral\u2026Ky \u201cmision\u201d shk\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i merecenarizm\u00ebs po realizohet me ngulm, ndaj evropianizimi dhe demokracia po ecin me kaq v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ashtu si partizan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr atdhe e p\u00ebr liri shkuan n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar, pa e ditur se m\u00eb pas disa syresh do t\u00eb transformoheshin n\u00eb mercenar\u00eb, kush me d\u00ebshir\u00eb, kush me dhun\u00eb e kush me shp\u00eblarje truri, nj\u00eb ashtu edhe sot, pluralizmi apo gjasme pluralizmi, \u201cidealet e dhjetorit\u201d, bashk\u00eb me thirrjet \u201cliri -demokraci\u201d, \u201ce duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d, p\u00ebrfunduan n\u00eb nj\u00eb treg shumice, ku t\u00eb humbur, t\u00eb posht\u00ebruar, t\u00eb zhg\u00ebnjyer, madje edhe t\u00eb keqp\u00ebrdorur, si p\u00ebrher\u00eb, dol\u00ebn militant\u00ebt, idealist\u00ebt, demokrat\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, komb\u00ebtar\u00ebt e nacionalist\u00ebt, t\u00eb sakrifikuarit e t\u00eb p\u00ebrndjekurit, nd\u00ebrsa t\u00eb shquar, t\u00eb pushtetsh\u00ebm, t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm e t\u00eb kamur u b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm mercenar\u00ebt\u2026 Akoma m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse k\u00ebta mercenar\u00eb pat\u00ebn qen\u00eb edhe \u201cpak\u201d hajdut\u00eb apo ish spiun\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gjithsesi besoj se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb p\u00ebrmend emra p\u00ebr t\u00eb ilustruar iden\u00eb p\u00ebrse militant\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb mercenar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb, pasi k\u00ebta jan\u00eb aq t\u00eb shumt\u00eb sot, sa nuk mund dhe, natyrisht, as nuk ia vlen t\u00eb num\u00ebrohen e t\u00eb citohen me em\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb v\u00ebshtrosh lart, n\u00eb kupol\u00eb, por edhe posht\u00eb, n\u00eb lagje, n\u00eb pallat\u2026 Shihni vet\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb transformuar nga militant n\u00eb mercenar a nuk \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb i mir\u00ebqen\u00eb se dje? Af\u00ebrmendsh, nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb vjedhin vota, q\u00eb ngjisin pankarta n\u00eb mure, q\u00eb shajn\u00eb e p\u00ebshtyjn\u00eb n\u00ebp\u00ebr blogje interneti e TV-ra, q\u00eb rrihen e vriten n\u00ebp\u00ebr fushata, q\u00eb bro\u00e7kullijn\u00eb n\u00ebp\u00ebr debate televizive fal\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblimi, nj\u00eb posti, nj\u00eb vendi pune, etj, pasi tani mercenarizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, e vetmja rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn leht\u00ebsisht me pasuri, me prona, me fuqi, me ofiqe, pse jo t\u00eb t\u00eb duket vetja edhe m\u00eb i men\u00e7uri i bot\u00ebs!<\/p>\n<p>A nuk u b\u00ebn\u00eb mercenar\u00eb ish komunist\u00ebt fanatik\u00eb t\u00eb transformuar brenda nat\u00ebs n\u00eb demokrat\u00eb antikomunist\u00eb fanatik\u00eb? Sa jan\u00eb ata ish nism\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb pas 97-\u00ebs kaluan te socialist\u00ebt e tash p\u00ebrs\u00ebri jan\u00eb n\u00eb avanpostet e PD-s\u00eb? A jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta mercenar\u00eb t\u00eb vet\u00ebdeklaruar po aq t\u00eb varf\u00ebr sa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fillimet e viteve 90-t\u00eb? A nuk provojn\u00eb shembujt e tyre se mercenarizmi \u00ebsht\u00eb profesioni m\u00eb i shp\u00ebrblyer? Mercenarizmi nuk \u00ebsht\u00eb ideologji, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbijetese, nj\u00eb metod\u00eb e vyer p\u00ebr t\u00eb mos pasur frik\u00eb nga Drejt\u00ebsia, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, pa merit\u00eb, nj\u00eb vetmja aq e fuqishme, sa t\u00eb bindesh q\u00eb, edhe pse anonim e pa pik\u00eb vlere, do t\u00eb \u201ct\u00eb ndjek\u00eb pas historia\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Suksesi i mercenar\u00ebve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb me shpejt\u00ebsi jo vet\u00ebm struktura e shoq\u00ebris\u00eb, raportet e t\u00eb varf\u00ebrve me pasurit, por edhe hierarkia n\u00eb sistemin e vlerave\u2026Krahasuar me t\u00eb kaluar\u00ebn, kur nj\u00eb mercenar nuk mund t\u00eb arrinte n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se t\u00eb nj\u00eb rekruti, kur as posti i kapterit t\u00eb hyxhymeve e rezil\u00ebve nuk i besohej, sot po t\u00eb jesh mercenar i suksessh\u00ebm mund t\u00eb gdhihesh edhe kryetar partie, kryetar gjykate, kryebashkiak, minist\u00ebr i jasht\u00ebm, deputet, madje edhe kryeminist\u00ebr! P\u00ebr shkak t\u00eb trysnis\u00eb sunduese t\u00eb mercenarizmit Presidenti Topi po trajtohet ashtu si po trajtohet nga partia e tij, nga Berisha e Topalli, ngaq\u00eb u vu n\u00eb at\u00eb post jo si n\u00ebnkryetar partie e kryetar i grupit parlamentar, me kontribute n\u00eb at\u00eb parti, por si nj\u00eb mercenar i r\u00ebndomt\u00eb, i cili duhet t\u00eb ndjehet i detyruar t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb e t\u00eb sillet jo si President i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, por si nj\u00eb mercenar! Ndaj po posht\u00ebrohet me metoda e mjete t\u00eb mir\u00ebfillta t\u00eb mercenariste.<\/p>\n<p>E pra, fal\u00eb transformimit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm sot ne kemi edhe parti q\u00eb mund t\u00eb quhen, pa frik\u00eb, parti mercenare. E till\u00eb sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm LSI! Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7antsia e k\u00ebsaj kohe: jo pak parti b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb pranohen n\u00ebp\u00ebr \u201ckoalicione\u201d jo si aleat\u00eb, por si parti mercenare\u2026 Kjo dukuri ka gjall\u00ebruar edhe m\u00eb tep\u00ebr shtys\u00ebn e trash\u00ebguar p\u00ebr t\u2019u mercenarizuar me \u00e7do \u00e7mim, pasi nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00ebdalje nga ng\u00ebr\u00e7i yn\u00eb moral\u2026 M\u00ebnyra si veproi KQZ-ja e Kolegji, si u b\u00ebn\u00eb s\u00eb fundi zgjedhjet p\u00ebr organet drejtuese t\u00eb PD-s\u00eb, si po degradojn\u00eb proceset gjyq\u00ebsore, si b\u00ebhen zgjedhjet brenda partive, provon se militantizmi \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar gjithandej me mercenariz\u00ebm, parimet e demokracis\u00eb me parimet e mercenarizmit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, dita dit\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb rrit\u00ebm t\u00eb lart\u00eb mercenarizimi, rrezik t\u00eb b\u00ebhemi jo vet\u00ebm me institucione, shoq\u00ebri civile, OJQ-ra e TV-ra, parti e krer\u00eb mercenar\u00eb, po edhe nj\u00eb popull i mercenarizuar, pasi kjo mbetet e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebsim e siguri, p\u00ebr garanci e mir\u00ebqenie, natyrisht jo vet\u00ebm p\u00ebr partiak\u00ebt, por edhe p\u00ebr \u201ct\u00eb pavarurit\u201d e pambrojtur. Sepse, kur mercenar\u00eb b\u00ebhen ministrat, kryeministrat, gjykat\u00ebsit, prokuror\u00ebt, deputet\u00ebt, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019siguri mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fukara, nj\u00eb i pavarur, nj\u00eb i pashpres\u00eb, nj\u00eb katundar, nj\u00eb minator i Bulqiz\u00ebs, nj\u00eb bathorist i palegalizuar apo edhe nj\u00eb qytetar i pajisur me \u201ckultur\u00eb demokratike\u201d? Te kjo pyetje fshihet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb theqafja jon\u00eb, sigurisht jo vet\u00ebm morale!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Tjet\u00ebrsimi i idealistit dhe m\u00eb pas edhe i militantit partiak n\u00eb mercenar, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb i paq\u00ebllimt\u00eb e i kuturumt\u00eb, i ka kushtuar shtrenjt\u00eb fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos historis\u00eb s\u00eb saj moderne, aleancave, marr\u00ebveshjeve, demokratizimit, evropianizimit, pluralizmit, p\u00ebrparimit dhe mbroth\u00ebsis\u00eb, madje edhe mir\u00ebqenies e bashk\u00ebjetes\u00ebs mes shqiptar\u00ebve. Si nj\u00eb dukuri e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9769","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Tjet\u00ebrsimi i idealistit dhe m\u00eb pas edhe i militantit partiak n\u00eb mercenar, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb i paq\u00ebllimt\u00eb e i kuturumt\u00eb, i ka kushtuar shtrenjt\u00eb fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos historis\u00eb s\u00eb saj moderne, aleancave, marr\u00ebveshjeve, demokratizimit, evropianizimit, pluralizmit, p\u00ebrparimit dhe mbroth\u00ebsis\u00eb, madje edhe mir\u00ebqenies e bashk\u00ebjetes\u00ebs mes shqiptar\u00ebve. Si nj\u00eb dukuri e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-03T06:26:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm\",\"datePublished\":\"2011-08-03T06:26:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/\"},\"wordCount\":2498,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/\",\"name\":\"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-03T06:26:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Tjet\u00ebrsimi i idealistit dhe m\u00eb pas edhe i militantit partiak n\u00eb mercenar, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb i paq\u00ebllimt\u00eb e i kuturumt\u00eb, i ka kushtuar shtrenjt\u00eb fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos historis\u00eb s\u00eb saj moderne, aleancave, marr\u00ebveshjeve, demokratizimit, evropianizimit, pluralizmit, p\u00ebrparimit dhe mbroth\u00ebsis\u00eb, madje edhe mir\u00ebqenies e bashk\u00ebjetes\u00ebs mes shqiptar\u00ebve. Si nj\u00eb dukuri e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-03T06:26:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm","datePublished":"2011-08-03T06:26:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/"},"wordCount":2498,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/","name":"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","datePublished":"2011-08-03T06:26:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Degradimi i militantizmit n\u00eb mercenariz\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9769\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}