{"id":9725,"date":"2011-08-02T08:55:58","date_gmt":"2011-08-02T07:55:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9725"},"modified":"2011-08-02T08:55:58","modified_gmt":"2011-08-02T07:55:58","slug":"yes-man","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/","title":{"rendered":"Yes Man!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha i vetem\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em>Klubi i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb ve\u00e7 \u201cPo!\u201d. Ndryshimet e reja n\u00eb Kryesin\u00eb e selis\u00eb blu dhe fenomeni i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb vet\u00ebm \u201cPo!\u201d. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ngjiten shpejt shkall\u00ebt e politik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb filmin \u201cYes Man\u201d me protagonist Xhim Kerrin, e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta kuptojn\u00eb dometh\u00ebnien e titullit m\u00eb lart. Ata q\u00eb nuk e kan\u00eb hasur gj\u00ebkundi at\u00eb, mund t\u2019u shpjegohet leht\u00eb: Nj\u00eb burr\u00eb, t\u00eb cilit i ka ecur gjithnj\u00eb ters n\u00eb jet\u00eb, vendos nj\u00eb dit\u00eb t\u2019i thot\u00eb, Po!, gjith\u00e7kaje. Nga ky \u00e7ast jeta e tij do t\u00eb ndryshoj\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht, duke i shtuar situatat komike e aventureske vetes dhe ndrequr gjith\u00e7ka p\u00ebr mir\u00eb. Por, n\u00ebse konceptin e \u201cYes Man\u201d-\u00ebve (pra, t\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb vet\u00ebm: Po!) e huazojm\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, kuptimi i saj do t\u00eb na ndryshoj\u00eb paksa nga ai i Xhim Kerrit.<\/p>\n<p>Politika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbushur me \u201cYes Man\u201d-\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb na e rr\u00ebfejn\u00eb \u00e7do dit\u00eb ajo \u00e7far\u00eb ndodh brenda selive t\u00eb partive kryesore politike apo nga m\u00ebnyra sesi sillen me vart\u00ebsit e tyre Sali Berisha dhe Edi Rama. Ashtu si protagonistit n\u00eb film, edhe politikan\u00ebve \u201cYes Man\u201d-\u00eb u ndryshon kat\u00ebrcip\u00ebrisht jeta, n\u00ebse shqiptojn\u00eb disa her\u00eb radhazi \u201cPo!\u201d. E kemi par\u00eb k\u00ebto 20 vjet se, n\u00ebse kthehesh n\u00eb njeriun q\u00eb i thua vet\u00ebm Po! kryetarit, at\u00ebher\u00eb ndryshimet e mira personale vijn\u00eb shpejt n\u00eb koh\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb detyrat n\u00eb parti, qoft\u00eb n\u00eb ato qeveritare kur partia \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. Sepse edhe kryetar\u00ebt partiak\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb premisat ta pranojn\u00eb m\u00eb thjesht k\u00ebt\u00eb tip t\u00eb formimit t\u00eb nj\u00eb politikani, din\u00eb ta shp\u00ebrblejn\u00eb m\u00eb mir\u00eb at\u00eb, dhe k\u00ebshtu tregojn\u00eb leht\u00ebsisht se jan\u00eb ata q\u00eb vendosin p\u00ebr t\u00eb ardhmen politike t\u00eb gjithsecilit dhe askush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shembullin m\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb nj\u00eb politike \u201cYes Man\u201d e dhan\u00eb zgjedhjet e fundit q\u00eb u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kryesin\u00eb e re t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila ende sot vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb dhe e p\u00ebrqendruar rrept\u00ebsisht n\u00eb duart e kryetarit Berisha. At\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me kabinetin qeveritar prej dy vitesh, ku ministrat demokrat\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr ose beniamin\u00eb t\u00eb tij, Berisha e ka zyrtarizuar s\u00eb fundi edhe n\u00eb selin\u00eb blu, duke propozuar dhe dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin q\u00eb n\u00eb Kryesin\u00eb e re t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb ve\u00e7 njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb tij, dinosaur\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb partis\u00eb (p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb figur\u00eb si Besnik Mustafaj), por edhe figurat politike \u201cq\u00eb thon\u00eb vet\u00ebm Po!\u201d, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tak\u00ebmin e atyre politikan\u00ebve q\u00eb i ngjisin shkall\u00ebt e hierarkis\u00eb thjesht pse mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb. Si\u00e7 edhe n\u00eb kabinetin qeveritar q\u00eb drejton, kryedemokrati ka eleminuar k\u00ebsaj radhe nga strukturat drejtuese t\u00eb partis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb emrat q\u00eb, vitet e fundit, guxuan t\u00eb jen\u00eb kritik\u00eb ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb PD-s\u00eb. Nj\u00eb taktik\u00eb e p\u00ebrdorur edhe nga Fatos Nano kur drejtonte PS-n\u00eb, por e ndjekur edhe nga Rama n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Problemi me PD-n\u00eb \u00ebsht\u00eb se Berisha e ka zbatuar gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb taktik\u00eb, e ndoshta \u00ebsht\u00eb konfirmuar si babai ideal i saj. Duke pasur t\u00eb drejt\u00ebn absolute p\u00ebr t\u00eb propozuar cilin em\u00ebr t\u00eb doj\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb struktur\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb drejtuese t\u00eb PD-s\u00eb, Berisha \u00ebsht\u00eb vet zot e vet shkop n\u00eb selin\u00eb blu. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, kush nuk e ka mir\u00eb me t\u00eb mbetet jasht\u00eb partis\u00eb, kush luan rolin e \u201cYes Man\u201d-it ka shanse t\u2019i ngjis\u00eb shpejt shkall\u00ebt e karrier\u00ebs politike. Kjo i ka ndodhur ca vite m\u00eb par\u00eb Spartak Ngjel\u00ebs, t\u00eb cilit pasi \u201ciu ngrin\u00eb\u201d nga funksionet e larta q\u00eb mbante n\u00eb PD, u vetp\u00ebrjashtua p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb tjet\u00ebr forc\u00eb politike derisa kaloi n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Shkopin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs e provoi m\u00eb von\u00eb edhe nj\u00eb nga themeluesit e PD-s\u00eb dhe ish miku i ngusht\u00eb i kryetarit, Besnik Mustafaj, i cili pothuajse sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e harruar, inekzistente, n\u00eb selin\u00eb blu, ndoshta sepse refuzoi t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e grupit t\u00eb \u201cYes Men\u201d-\u00ebve demokrat\u00eb. Ky i fundit, s\u00eb bashku me ish deputetin dhe ish an\u00ebtarin e Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Aleksand\u00ebr Biberaj, kan\u00eb qen\u00eb dy nga z\u00ebrat m\u00eb kritik\u00eb n\u00eb parti, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb heshtur edhe p\u00ebr shkeljet statutore q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dashje, duke shtyr\u00eb p\u00ebr dy vjet mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, zgjedhjen e Kryesis\u00eb s\u00eb re dhe rifreskimin e strukturave t\u00eb tjera dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cSelia blu ka 5 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb bosh, aty nuk gjen m\u00eb njeri me p\u00ebrjashtim t\u00eb rojes\u201d, shprehej Biberaj, n\u00eb dhjetorin e 2010-\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Klan, duke ironizuar faktin se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb selin\u00eb blu, p\u00ebrfshir\u00eb Kryesin\u00eb, K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, t\u00eb gjitha forumet pa p\u00ebrjashtim, drejtuesit dhe sekretar\u00ebt, gjithkujt u kishte mbaruar mandati prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti e gjysm\u00eb. Por, n\u00eb mbledhjen e shum\u00ebpritur t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, nga ku doli Kryesia e re e PD-s\u00eb, nuk u realizua ajo \u00e7far\u00eb shumica e demokrat\u00ebve prisnin t\u00eb ndodhte: Analiza e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 8 majit.<\/p>\n<p>Berisha u mjaftua me nj\u00eb fjalim t\u00eb tijin, n\u00eb t\u00eb cilin radhiti sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij sukseset e vendoreve, vler\u00ebsoi masivitetin n\u00eb k\u00ebto zgjedhje si nj\u00eb besim t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj qeveris\u00eb, triumfoi m\u00eb fitoren e dyshimt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, u prek me shifrat q\u00eb nuk tregojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht at\u00eb \u00e7far\u00eb tha kryeministri, pik\u00ebrisht pse vendoret nuk jan\u00eb zgjedhje politike dhe\u2026asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrse humbi n\u00eb disa nga bashkit\u00eb tradicionale t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, pse koalicioni PD-LSI doli dhjet\u00eb vota pas PS-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb (pa hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas n\u00eb KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor), \u00e7far\u00eb \u00e7aloi dhe \u00e7\u2019duhej b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, kush humbi, gaboi dhe kush triumfoi. T\u00eb gjitha k\u00ebto pyetje mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje pas fjal\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs t\u00eb cilit i munguan kritikat e Mustafajit, Biberajt Oket\u00ebs e ndonj\u00eb tjetri, por u ngroh nga duartrokitjet e \u201cYes Man\u201d-\u00ebve t\u00eb futur rishtaz n\u00eb Kryesin\u00eb e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit, media m\u00eb s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kaq shum\u00eb e ka komentuar jo pa t\u00eb drejt\u00eb, at\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh me dy figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, si\u00e7 jan\u00eb Andis Harasani dhe Kastriot Islami; sot, praktikisht jasht\u00eb selis\u00eb roz\u00eb, p\u00ebr arsye q\u00eb dihen dhe q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb shum\u00eb nga ato t\u00eb cilat shtjelluam m\u00eb lart mbi selin\u00eb blu. Por, nga ana tjet\u00ebr, kurrkush nuk kujtohet t\u00eb komentoj\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me Oket\u00ebn, Biberajn, Mustafajin dhe String\u00ebn n\u00eb PD; t\u00eb gjith\u00eb emra me pesh\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e demokrat\u00ebve, dy prej t\u00eb cil\u00ebve (Mustafaj dhe Oketa) kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kabinetit Berisha me poste shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sot jan\u00eb jasht\u00eb forumeve t\u00eb partis\u00eb, e ndoshta politikisht t\u00eb eleminuar e pa t\u00eb ardhme n\u00eb selin\u00eb blu. Pas konstituimit t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb re t\u00eb PD-s\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i cili vlen t\u00eb komentohet, duke qen\u00eb se partia n\u00eb pushtet dhe njer\u00ebzit q\u00eb drejtojn\u00eb vendin duhet t\u00eb marrin v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr \u00e7ka ndodh pas kuintave.<\/p>\n<p>E ardhme e ndritur n\u00eb selin\u00eb blu po projektohet p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn, kryebashkiakun e ri t\u00eb Tiran\u00ebs dhe njeriun m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb PD p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Kryesis\u00eb. Fitorja n\u00eb zgjedhjet e 8 majit duket se i ka dh\u00ebn\u00eb atij nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe, duke e renditur at\u00eb p\u00ebrpara figurave t\u00eb vjetra e me kontribute n\u00eb parti si Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode. Shum\u00eb e shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjitje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb PD (\u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e partis\u00eb nga viti 2005) si nj\u00eb ogur t\u00eb mir\u00eb drejt rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe kryesimin e partis\u00eb pas Berish\u00ebs. I dyti nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb votuarit \u00ebsht\u00eb beniamini tjet\u00ebr i kryetarit demokrat, ish kandidati i PD-s\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, Sokol Olldashi me 12 vota m\u00eb pak se Basha.<\/p>\n<p>Topalli \u00ebsht\u00eb renditur n\u00eb vendin e pest\u00eb, nd\u00ebrsa sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Ridvan Bode, i n\u00ebnti. Para tyre, Aldo Bum\u00e7i, i sapoem\u00ebruar minist\u00ebr, Bujar Nishani e Astrit Patozi, pjes\u00eb e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kryetarit Berisha, t\u00eb cil\u00ebt ia detyrojn\u00eb pik\u00ebrisht atij karrier\u00ebn e deritanishme politike. N\u00eb konfigurimin e ri t\u00eb Kryesis\u00eb duket qart\u00eb se Berisha ka dashur t\u00eb mbaj\u00eb pran\u00eb vetes njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb besuar, t\u00eb rinj, q\u00eb i detyrohen gjith\u00e7ka atij dhe q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb fitoren e Bash\u00ebs n\u00eb kryeqytet, duke p\u00ebrjashtuar disa figura historike t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb historike e PD-s\u00eb si Leonard Demi ka mbetur jasht\u00eb forumit drejtues n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebnte pjes\u00eb prej disa vitesh, madje duke marr\u00eb m\u00eb pak vota se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb kandidim. Jasht\u00eb ka mbetur edhe ministri Pollo apo ish kryetari i PD-s\u00eb Tritan Shehu, rektori i UT-s\u00eb, Dhori Kule dhe \u00e7udit\u00ebrisht ish ministri Alibeaj e ministri Imami. Por, p\u00ebrtej \u00e7udive dhe mbetjes jasht\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre figurave q\u00eb prej vitesh militojn\u00eb n\u00eb PD, ajo \u00e7ka duket se do t\u2019i shtohet grupit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb \u201cYes Man\u201d-\u00ebve jan\u00eb emrat e afirmuar rishtazi n\u00eb selin\u00eb blu, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb gjasht\u00eb vitet e qeverisjes demokrate i kan\u00eb treguar besnik\u00ebri t\u00eb lart\u00eb kryetarit Berisha.<\/p>\n<p>Le t\u00eb themi, Flamur Noka, deputet i PD-s\u00eb, nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb aktiv\u00eb kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb sulmuar opozit\u00ebn, por edhe organizatori i gjith\u00e7kaje n\u00eb parti; deputeti i ri, premtues i dikursh\u00ebm, Gerti Bogdani, i cili e humbi shk\u00eblqimin si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs riprodhues; prefekti i Tiran\u00ebs, Keltis Kruja, nj\u00eb tjet\u00ebr beniamin i Berish\u00ebs; apo deputetet Rajmonda Bulku, Mesila Doda dhe Albana Vokshi, kur dy t\u00eb fundit jan\u00eb femrat m\u00eb aktive n\u00eb PD; deri tek ministri i sapoem\u00ebruar i Drejt\u00ebsis\u00eb, Eduard Halimi, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku me emra si Arta Sakja, Adriana Gjoni dhe Arben Qirjako hipin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb forumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Keqardhjen e par\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb po ngjet aktualisht n\u00eb selin\u00eb blu do ta shprehte n\u00ebp\u00ebrmjet Facebook-ut vet\u00eb Mustafaj, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike t\u00eb tij\u00ebn, ku do t\u00eb kritikonte fort l\u00ebnien jasht\u00eb t\u00eb Gazmend Oket\u00ebs. \u201cM\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb nuk u b\u00eb as edhe analiza m\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr zgjedhjet e porsambyllura\u201d, \u2013 ka nd\u00ebrhyr\u00eb Mustafaj, \u2013 \u201cGjithkush e di se analiz\u00eb do t\u00eb thot\u00eb debat midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah me realiz\u00ebm e logjik\u00eb politike arritjet dhe dob\u00ebsit\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk e p\u00ebrmbush dot nj\u00eb fjalim i radh\u00ebs i kryetarit.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ne demokrat\u00ebt kemi shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb till\u00eb serioze dhe t\u00eb sinqert\u00eb\u201d. Skenarin e p\u00ebrdorur n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e emrave p\u00ebr n\u00eb Kryesin\u00eb e PD-s\u00eb, Berisha e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr \u00e7do rast edhe n\u00eb formimin e kabinetit qeveritar. Em\u00ebrimet e fundit, ajo e Bum\u00e7it n\u00eb ministrin\u00eb e Turizmit dhe Kultur\u00ebs dhe e Halimit n\u00eb Drejt\u00ebsi, e konfirmojn\u00eb faktin se kriteri kryesor p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kabinetit Berisha \u00ebsht\u00eb hyrja n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb t\u00eb besuarve, e \u201cYes Man\u201d-\u00ebve. Halimi duket se e fitoi k\u00ebt\u00eb status n\u00eb nj\u00eb nga \u00e7astet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryeministrit Berisha, n\u00eb 21 janar dhe ato \u00e7ka pasuan m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Ai u tregua i gatsh\u00ebm t\u00eb merrte n\u00eb duart e tij shkopin drejtues t\u00eb komisionit hetimor m\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e parlamentarizmit n\u00eb nj\u00ebzet vitet e fundit, at\u00eb p\u00ebr ngjarjet e 21 janarit. Nj\u00eb detyr\u00eb e cila duket se nuk vonoi t\u00eb shp\u00ebrblehej n\u00eb poste dhe ngjitje n\u00eb hierarkin\u00eb drejtuese t\u00eb selis\u00eb blu. Af\u00ebrsia e Bum\u00e7it me Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb forcuar me kalimin e koh\u00ebs, q\u00eb kur ai ishte minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb e m\u00eb von\u00eb kur kryetari i besoi drejtimin e deg\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ende pa u zhvilluar gara, gjat\u00eb nj\u00eb emisioni televiziv, kur Berisha u pyet se cil\u00ebn kandidatur\u00eb t\u00eb vetshpallur parapo\u00eblqente, do t\u00eb shprehej: \u201cNe kemi nj\u00eb kandidatur\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer si Aldo Bum\u00e7i\u201d. U tha, u b\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe pjesa tjet\u00ebr e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb e formuar mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj fryme, ku Berisha vendos p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe n\u00ebse nuk hyn n\u00eb grupin e \u201cYes Man\u201d-\u00ebve, mund t\u00eb \u201cfluturosh\u201d jasht\u00eb ministris\u00eb sa hap e mbyll syt\u00eb. Nj\u00eb fat t\u00eb till\u00eb duhet ta p\u00ebsoj\u00eb pas nj\u00eb viti edhe Kreu i Shtetit Bamir Topi, i cili pasi u votua n\u00eb vitin 2007 si President me propozim t\u00eb Berish\u00ebs, nuk ka p\u00ebr ta shijuar nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb pik\u00ebrisht pse gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij nuk ka qen\u00eb n\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e atij q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Topalli dhe Patozi jan\u00eb shprehur kund\u00ebr rikandidimit t\u00eb Topit, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se edhe n\u00eb PD nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb. Dit\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar z\u00ebrat p\u00ebr ndryshime t\u00eb tjera n\u00eb qeverin\u00eb \u201cBerisha\u201d, \u00e7ka mund t\u00eb duket si nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr l\u00ebvizjet e pjesshme t\u00eb realizuara deri tani. Z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, ve\u00e7 atij t\u00eb Mustafajit, k\u00ebrkojn\u00eb b\u00ebrjen e nj\u00eb analize sa u p\u00ebrket dy viteve t\u00eb fundit qeveris\u00ebse, sepse p\u00ebrballja e 2013-t\u00ebs \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Gjithsesi, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb ose jo, k\u00ebt\u00eb sigurisht e vendos Berisha. N\u00eb k\u00ebto raste, \u201cYes Man\u201d-\u00ebve u mbetet ve\u00e7se t\u00eb thon\u00eb \u201cYes Sir!\u201d.<\/p>\n<p>*Revista Klan<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klubi i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb ve\u00e7 \u201cPo!\u201d. Ndryshimet e reja n\u00eb Kryesin\u00eb e selis\u00eb blu dhe fenomeni i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb vet\u00ebm \u201cPo!\u201d. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ngjiten shpejt shkall\u00ebt e politik\u00ebs. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb filmin \u201cYes Man\u201d me protagonist Xhim Kerrin, e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta kuptojn\u00eb dometh\u00ebnien e titullit m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9725","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Yes Man! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Yes Man! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Klubi i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb ve\u00e7 \u201cPo!\u201d. Ndryshimet e reja n\u00eb Kryesin\u00eb e selis\u00eb blu dhe fenomeni i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb vet\u00ebm \u201cPo!\u201d. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ngjiten shpejt shkall\u00ebt e politik\u00ebs. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb filmin \u201cYes Man\u201d me protagonist Xhim Kerrin, e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta kuptojn\u00eb dometh\u00ebnien e titullit m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-02T07:55:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Yes Man!\",\"datePublished\":\"2011-08-02T07:55:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/\"},\"wordCount\":2364,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/berisha_vetem.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/\",\"name\":\"Yes Man! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/berisha_vetem.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-02T07:55:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/berisha_vetem.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/berisha_vetem.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/yes-man\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Yes Man!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Yes Man! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Yes Man! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Klubi i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb ve\u00e7 \u201cPo!\u201d. Ndryshimet e reja n\u00eb Kryesin\u00eb e selis\u00eb blu dhe fenomeni i politikan\u00ebve q\u00eb thon\u00eb vet\u00ebm \u201cPo!\u201d. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ngjiten shpejt shkall\u00ebt e politik\u00ebs. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb filmin \u201cYes Man\u201d me protagonist Xhim Kerrin, e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta kuptojn\u00eb dometh\u00ebnien e titullit m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-02T07:55:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Yes Man!","datePublished":"2011-08-02T07:55:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/"},"wordCount":2364,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/","name":"Yes Man! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg","datePublished":"2011-08-02T07:55:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_vetem.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/yes-man\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Yes Man!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9725\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}