{"id":9717,"date":"2011-08-02T06:53:15","date_gmt":"2011-08-02T05:53:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9717"},"modified":"2011-08-02T06:53:15","modified_gmt":"2011-08-02T05:53:15","slug":"berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/","title":{"rendered":"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tre ambasadoret\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Alfred Kola<\/strong>, <em>25.07.2011<\/em><\/p>\n<p>Plani i trumpetuar me t\u00eb madhe dhe i shpallur si m\u00eb i miri p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri me mbajtjen e zgjedhjeve lokale m\u00eb 8 maj ishte tollumbacja m\u00eb e madhe n\u00eb serin\u00eb e d\u00ebshtimeve nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet. Thirrjeve t\u00eb zyrtar\u00ebve evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb ndersh\u00ebm Berisha iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb sfid\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha rekomandimeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-ve dhe duke thyer \u00e7do ligj e standard, drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb televizion dhe me ndihm\u00ebn e KQZ-s\u00eb, b\u00ebri kandidatin e tij kukull kryetar bashkie t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pasoi fars\u00ebn zgjedhore m\u00eb spektakolare n\u00eb historin\u00eb e post-komunizmit ishte reagimi i patoleruesh\u00ebm letargjik i BE-s\u00eb dhe SHBA-ve. Kur gjithkush priste nj\u00eb denoncim t\u00eb prer\u00eb t\u00eb parregullsive, t\u00eb ndjekur m\u00eb pas me nd\u00ebshkime t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr kryeministrin shqiptar, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar iu shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb si garantues i zgjedhjeve dhe iu kthye ritualit t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm p\u00ebr kompromis, dialog e integrim, q\u00eb kryesisht duket se i drejtohen opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri tani kjo nuk kishte b\u00ebr\u00eb vaki asgj\u00ebkund dhe, ta themi hapur, BE-ja nuk ndalon s\u00eb na surprizuari. Nd\u00ebrsa fshikullon Llukashenkon n\u00eb Bjellorusi p\u00ebr veprime autoritare dhe manipulime zgjedhjesh p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar e trajton Berish\u00ebn si nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur dhe hapur faj\u00ebson dhe sulmon opozit\u00ebn. Vrasjet politike, vjedhjet e zgjedhjeve, plumbat ndaj protestuesve dhe shum\u00eb veprime te tjera diktatoriale nga ana e kryeministrit duket se nuk i shqet\u00ebsojn\u00eb krer\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Atlantikut, misioni i t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar opozit\u00ebn dhe zgjatur sundimin e Berish\u00ebs po b\u00ebhet i qart\u00eb si drita e diellit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb ku opozita faj\u00ebsohet p\u00ebr situat\u00ebn politike, gjyq\u00ebsore dhe ekonomike dhe qeveria q\u00eb manaxhon vendin, merr vendime dhe ndjek politika shfaj\u00ebsohet nga \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ky q\u00ebndrim po shkon shum\u00eb larg dhe ka zem\u00ebruar nj\u00eb pjes\u00eb te madhe t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ndihen t\u00eb fyer, sepse po e kuptojn\u00eb q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ua ka me t\u00eb futur. Deklaratat e zyrtar\u00ebve evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb pas zgjedhjeve dhe \u201cparada e mod\u00ebs\u201d s\u00eb ambasador\u00ebve provuan vet\u00ebm nj\u00eb fakt t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, se Bashkimi Evropian po vepron si nj\u00eb OJQ dhe jo si institucioni q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb. Q\u00ebndrimet e qeverive per\u00ebndimore ndaj kriz\u00ebs n\u00eb dy vitet e fundit ngren\u00eb pyetjen themelore, n\u00ebse ata me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri demokratike dhe t\u00eb zhvilluar ekonomikisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebsaj pyetje \u00ebsht\u00eb: Jo. Ka nj\u00eb num\u00ebr arsyesh p\u00ebrse nj\u00eb Shqip\u00ebri e zhvilluar nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshirueshme n\u00eb qarqet politike t\u00eb Europ\u00ebs dhe SHBA-ve, analiza e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij artikulli, por ne kemi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pyetje: Ata mund t\u00eb mos duan nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb zhvilluar, por ne po. At\u00ebher\u00eb kush vendos? Sigurisht q\u00eb ne vendosim, sepse vendi \u00ebsht\u00eb i yni dhe \u00ebsht\u00eb ardhmja jon\u00eb n\u00eb rrezik. N\u00ebse ne nuk luftojm\u00eb sot, at\u00ebher\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb mund t\u00eb mos ken\u00eb atdhe dhe t\u00eb ardhme nes\u00ebr. Ka ardhur koha t\u2019u themi tro\u00e7 zot\u00ebrinjve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u201cMjaft M\u00eb!\u201d, se ata duhet ta marrin situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb seriozisht dhe t\u2019i thon\u00eb gj\u00ebrat si\u00e7 jan\u00eb, ashtu si ambasadori danez n\u00eb Tiran\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb b\u00ebri thirrje.<\/p>\n<p>Ata duhet ta njohin faktin se Berisha nuk do t\u00eb largohet kurr\u00eb nga pushteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike dhe nuk do t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb ndershme q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb kalimin paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit. Historia politike e nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit e ka provuar k\u00ebt\u00eb fakt kat\u00ebrcip\u00ebrisht. K\u00ebshtu konfrontimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe mund t\u00eb evitohet vet\u00ebm n\u00ebse Berisha detyrohet t\u00eb largohet me aksion nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Qasja e tanishme ndaj kriz\u00ebs dhe sulmet e hapura ndaj opozit\u00ebs nuk jan\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar gjakrat.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e sigurt p\u00ebr ta shtyr\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme civile q\u00eb do t\u00eb ndizte flak\u00eb Ballkanin dhe Europ\u00ebn, e shtyr\u00eb edhe nga nj\u00eb faktor tjet\u00ebr vendimtar: varf\u00ebria ekstreme e masave t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebrball\u00eb luksit t\u00eb pamerituar t\u00eb rrethit politik af\u00ebr kryeministrit. E kuptoj se ky skenar \u00ebsht\u00eb i friksh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb provohet s\u00eb \u00ebsht\u00eb i gabuar. Fatkeq\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt do paguajn\u00eb me gjak tekat e disa politikan\u00ebve evropiano-lindor\u00eb me pak eksperienc\u00eb n\u00eb demokraci dhe fjal\u00ebve q\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebr lidhjet e tyre me biznese t\u00eb dyshimta q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ekipi zyrtar i BE-s\u00eb q\u00eb merret me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga evropiano-lindor\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs sllave q\u00eb ndoshta veprojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb lidhjeve t\u00eb vjetra t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsive etnike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi q\u00eb provon p\u00ebrse Shqip\u00ebria q\u00ebllimisht mbahet prapa vendeve t\u00eb tjera n\u00eb procesin e vendosjes s\u00eb shtetit ligjor dhe integrimit evropian. Bashk\u00ebpunimi i plot\u00eb i kryeministrit kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare t\u00eb vendit i jep atij mbrojtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb shtypur k\u00ebdo e gjith\u00e7ka q\u00eb i pret rrug\u00ebn e pangop\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta vendosur vendin n\u00ebn zot\u00ebrimin e familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj analize duket se pritet shum\u00eb pak ndihm\u00eb nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb vend t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr ta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. U takon atyre ta thon\u00eb fjal\u00ebn e fundit, por di\u00e7ka nuk duhet harruar kurr\u00eb: Liria nuk dhurohet, por fitohet. Dhe p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb q\u00eb kemi \u00ebnd\u00ebrruar kaq gjat\u00eb le ta nisim si fillim duke mos d\u00ebgjuar m\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Le t\u2019i injorojm\u00eb ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata me ne kaq vite!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkrim e gjeni dhe anglisht n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cGlobal View\u201d t\u00eb k\u00ebtij website-i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alfred Kola, 25.07.2011 Plani i trumpetuar me t\u00eb madhe dhe i shpallur si m\u00eb i miri p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri me mbajtjen e zgjedhjeve lokale m\u00eb 8 maj ishte tollumbacja m\u00eb e madhe n\u00eb serin\u00eb e d\u00ebshtimeve nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9717","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Alfred Kola, 25.07.2011 Plani i trumpetuar me t\u00eb madhe dhe i shpallur si m\u00eb i miri p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri me mbajtjen e zgjedhjeve lokale m\u00eb 8 maj ishte tollumbacja m\u00eb e madhe n\u00eb serin\u00eb e d\u00ebshtimeve nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-02T05:53:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs\",\"datePublished\":\"2011-08-02T05:53:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/\"},\"wordCount\":1121,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tre_ambasadoret.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/\",\"name\":\"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tre_ambasadoret.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-02T05:53:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tre_ambasadoret.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tre_ambasadoret.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Alfred Kola, 25.07.2011 Plani i trumpetuar me t\u00eb madhe dhe i shpallur si m\u00eb i miri p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri me mbajtjen e zgjedhjeve lokale m\u00eb 8 maj ishte tollumbacja m\u00eb e madhe n\u00eb serin\u00eb e d\u00ebshtimeve nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-02T05:53:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs","datePublished":"2011-08-02T05:53:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/"},"wordCount":1121,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/","name":"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg","datePublished":"2011-08-02T05:53:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tre_ambasadoret.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sfidon-nderkombetaret-keta-i-turren-opozites\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha sfidon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; k\u00ebta i turren opozit\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9717\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}