{"id":9622,"date":"2011-07-25T09:34:26","date_gmt":"2011-07-25T08:34:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9622"},"modified":"2011-07-25T09:34:26","modified_gmt":"2011-07-25T08:34:26","slug":"nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/","title":{"rendered":"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><strong>Arb\u00ebr Zaimi<\/strong><\/p>\n<p><em>Sot n\u00eb karrigen e kryebashkiakut t\u00eb kryeqytetit ulet Lulzim Basha, pas nj\u00eb serie peripecish politike e juridike t\u00eb interpretuara gjer\u00eb e gjat\u00eb nga mediat e nga opinioni publik komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar si anormale e t\u00eb pazakonta. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 11 vjet\u00ebt e fundit Edi Rama e sheh veten jasht\u00eb institucionit me t\u00eb cilin ka lidhur fort nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb imazhit t\u00eb vet si politikan. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr \u201cShekullin\u201d Rama tregon p\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij aktual mbi politik\u00ebn, cila do t\u00eb jet\u00eb strategjia e opozit\u00ebs socialiste n\u00eb muajt n\u00eb vijim, e si do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb kjo forc\u00eb t\u00eb artikuloj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb larguar nga pushteti Berish\u00ebn. Rama flet p\u00ebr munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ku \u201carbitri \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi dhe vjedh\u00ebs\u201d, por premton se n\u00eb planet e PS nuk q\u00ebndron radikalizmi politik. <\/em><\/p>\n<p><em>Sipas kryeopozitarit, fajtor p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb Berisha, e nuk ka pse t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. N\u00eb planet m\u00eb emergjente t\u00eb PS q\u00ebndron reformimi i Kushtetut\u00ebs dhe i kuadrit ligjor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Rama pranon se ndryshimet e 2008 i mund\u00ebsuan Berish\u00ebs instrumentet p\u00ebr t\u00eb kryer abuzimet e deritanishme. P\u00ebr reform\u00ebn e kushtetut\u00ebs Rama k\u00ebrkon pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb, nga qytetar\u00ebt, ekspert\u00ebt dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Por nuk ia mbyll der\u00ebn as bashk\u00ebpunimit me Ilir Met\u00ebn, q\u00eb me LSI-n\u00eb e tij dikur protestonte n\u00eb mbrojtje t\u00eb kushtetut\u00ebs. A e pengojn\u00eb debatet e brendshme n\u00eb PS? Sipas Ram\u00ebs, k\u00ebto jan\u00eb pjell\u00eb e nj\u00eb projekti mediatik pro-qeveris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Rama, ka krijuar diskutime dhe kuriozitet prononcimi juaj se jeni i gatsh\u00ebm t\u00eb reflektoni mbi gabimet e b\u00ebra n\u00eb ndryshimin e Kushtetut\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e zakonshme n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet vite pluraliz\u00ebm q\u00eb nj\u00eb lider politik t\u00eb pranoj\u00eb gabimet e tij. Po a jeni penduar v\u00ebrtet p\u00ebr ndryshimet kushtetuese?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb pendohesh duhet t\u00eb kesh b\u00ebr\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat, nj\u00eb faj a padrejt\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebdijshme. Ky nuk \u00ebsht\u00eb aspak rasti. Q\u00ebllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte p\u00ebrmir\u00ebsimi jo p\u00ebrkeq\u00ebsimi i sistemit politik; konsolidimi i procesit demokratik, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrinstitucionale, n\u00eb parlament e n\u00eb qeverisje, jo shkat\u00ebrrimi i tij; fuqizimi i alternativave konkurruese brenda nj\u00eb sistemi modern bipolar, jo rr\u00ebnimi i shtetit dhe asfiksimi i pushteteve t\u00eb pavarura kushtetuese p\u00ebrmes nj\u00eb koalicioni laraman pa din as iman. Ndryshimet nuk u shpik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebm, ato u adaptuan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb shembuj t\u00eb konsoliduar t\u00eb disa demokracive funksionale n\u00eb Europ\u00eb. Pra q\u00ebllimi ishte i mir\u00eb, por mesa duket rezultati jo, p\u00ebrkundrazi. Jo gjithnj\u00eb q\u00ebllimet e mira mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb kur vepron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. E k\u00ebtu lind edhe detyrimi p\u00ebr reflektim, me vullnetin p\u00ebr t\u00eb pranuar e korrigjuar gabimin e b\u00ebr\u00eb. Reflektimi mbi \u00e7ka nuk shkon dhe marrja p\u00ebrsip\u00ebr e nj\u00eb gabimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, po domosdoshm\u00ebri kur ke p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb \u00e7far\u00ebdo natyre, familjare apo publike. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rolin e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ose lideri politik s\u2019duhet harruar asnj\u00ebher\u00eb ajo fjala e men\u00e7ur: \u201cT\u00eb gabosh \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb insistosh n\u00eb gabim \u00ebsht\u00eb djall\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p><strong>Po \u00e7far\u00eb dhe si konkretisht mund t\u00eb korrigjohet gabimi i b\u00ebr\u00eb me ndryshimet kushtetuese?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari duke mos b\u00ebr\u00eb gabimin e nj\u00eb procesi t\u00eb mbyllur si ai q\u00eb solli n\u00eb ndryshimet e b\u00ebra. Duhet fillimisht nj\u00eb analiz\u00eb e kujdesshme p\u00ebrmes d\u00ebgjimit t\u00eb konstitucionalist\u00ebve, ekspert\u00ebve, opinionist\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kriticiz\u00ebm konstruktiv n\u00eb funksion t\u00eb korrigjimeve q\u00eb nevojiten. Ne po e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me mendje t\u00eb hapur e vullnet p\u00ebr veprim. Pastaj sigurisht nevojitet nj\u00eb proces mir\u00ebkuptimi me publikun dhe \u00e7do faktor qytetar, politik e nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb interesuar q\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb ndodhin n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar. Dhe k\u00ebtu s\u2019flitet thjesht p\u00ebr ndryshim t\u00eb ndryshimeve, po edhe p\u00ebr ndonj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr t\u00eb nevojsh\u00ebm n\u00eb kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Berisha e ka p\u00ebrjashtuar marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb prekjes s\u00eb Kushtetut\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ilir Meta apo t\u00eb tjer\u00eb z\u00ebra t\u00eb lart\u00eb brenda kampit t\u00eb pushtetit t\u00eb sot\u00ebm, q\u00eb dje i kund\u00ebrshtuan ndryshimet kushtetuese, jan\u00eb t\u00eb heshtur. Si mund t\u00eb b\u00ebhen korrigjimet pa votat e shumic\u00ebs s\u00eb sotme parlamentare?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb befasi q\u00eb Saliu t\u00eb mos doj\u00eb t\u00eb prek\u00eb ndryshimet, q\u00eb si\u00e7 e thash\u00eb u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr mir\u00eb nga ana jon\u00eb, por q\u00eb prej tij p\u00ebrdoren si instrument p\u00ebr t\u00eb fuqizuar pushtetin abuziv me t\u00eb cilin po instalon n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb fashiz\u00ebm oriental. E kund\u00ebrta do t\u00eb ishte befasi n\u00eb kushtet e sotme, kur zot\u00ebria kujton se i ka mbetur edhe pak p\u00ebr t\u00eb kapur t\u00ebr\u00ebsisht shtetin pas litar\u00ebve t\u00eb interesave politike e financiare t\u00eb familjes s\u00eb tij dhe p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb bajrakun e vet primitiv. Sa p\u00ebr Ilir Met\u00ebn dhe ca t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb dikur edhe e nj\u00eb komiteti t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs nd\u00ebrsa sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bilbilenjt\u00eb e oborrit t\u00eb Saliut, mbetet t\u00eb shohim n\u00eb muajt q\u00eb vijn\u00eb se si do reagojn\u00eb ndaj paket\u00ebs s\u00eb reformave q\u00eb opozita do t\u00eb propozoj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb konstatohet qart\u00eb se aleat\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokratizimit e t\u00eb integrimit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, e adresojn\u00eb pa ekuivok, sigurisht me gjuh\u00ebn e tyre, shqet\u00ebsimin p\u00ebr degradimin e shtetit ton\u00eb. Ata k\u00ebrkuan publikisht nd\u00ebrhyrje thelb\u00ebsore reformuese p\u00ebr Kushtetut\u00ebn, Parlamentin e institucionet e tjera, si edhe natyrisht zgjedhjet. Ne jemi gati t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ton\u00ebn ashtu si\u00e7 duan shqiptar\u00ebt dhe si\u00e7 k\u00ebrkojn\u00eb miqt\u00eb e partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar sot hapur nga nj\u00eb gjendje krize shum\u00ebplan\u00ebshe q\u00eb duhet zgjidhur p\u00ebrpara se t\u00eb biem n\u00eb humner\u00ebn ku \u00e7on pashmangshm\u00ebrisht ky degradim.<\/p>\n<p><strong>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur pun\u00ebn nga reforma zgjedhore dhe s\u2019ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Pse?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet shqet\u00ebsuese q\u00eb shtron qart\u00eb dhe objektivisht komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht Bashkimi Europian n\u00eb prioritetet e n\u00ebnvizuara vijim\u00ebsisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk jan\u00eb nj\u00eb meny ku Saliu mund t\u00eb zgjedh\u00eb thjesht at\u00eb q\u00eb preferon sipas oreksit t\u00eb tij. Ne jemi t\u00eb painteresuar p\u00ebr nj\u00eb proces arnimesh n\u00eb nj\u00eb ligj k\u00ebtu e nj\u00eb ligj tjet\u00ebr atje. Arnat ligjore p\u00ebr sy e faqe n\u00eb ligje q\u00eb as nuk zbatohen, na \u00e7ojn\u00eb drejt \u00e7erdhes arabike t\u00eb regjimeve pa barazi p\u00ebrpara ligjit, ku partia \u00ebsht\u00eb shteti dhe sundimtari \u00ebsht\u00eb partia. Do t\u00eb presim raportin e OSBE\/ODHIR-it dhe do t\u00eb reagojm\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb konstatimeve e sugjerimeve t\u00eb tij, p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb garancish kushtetuese e ligjore q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb p\u00ebrfundimisht hajdut\u00ebt e zgjedhjeve t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr krim elektoral. S\u2019ka dialog p\u00ebr dialog, aq m\u00eb tep\u00ebr me Saliun! Dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb duhet nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb hart\u00eb bashk\u00ebbisedimi me teza t\u00eb renditura qart\u00eb. Dhe n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku dhunuesi i rregullave t\u00eb loj\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe arbit\u00ebr, dialogu duhet garantuar medoemos nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Ju keni shpallur gjithashtu nj\u00eb kurs t\u00eb ri politik p\u00ebr PS-n\u00eb dhe opozit\u00ebn. A \u00ebsht\u00eb ky ndryshim kursi shprehje e nj\u00eb gjykimi t\u00eb pavarur apo nj\u00eb \u201cn\u00ebnshtrim\u201d ndaj presioneve t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb as sh\u00ebrb\u00ebtori as tutori, po partneri yn\u00eb, nj\u00eb partner i madh e i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e demokratizimit dhe integrimit europian. Kursi yn\u00eb i ri \u00ebsht\u00eb shprehje e vler\u00ebsimit se sot jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re. Zgjedhjet e 8 majit i fituam si rezistenc\u00eb e fort\u00eb opozitare, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t\u2019i fitojm\u00eb si alternativ\u00eb e besueshme qeveris\u00ebse. Shumica e shqiptar\u00ebve e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb tanim\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Saliu, e din\u00eb q\u00eb pushteti i tij abuziv \u00ebsht\u00eb kanceri q\u00eb po e shkat\u00ebrron p\u00ebrdit\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Nga opozita ata duan sot recet\u00ebn sh\u00ebruese, alternativ\u00ebn e kapjes s\u00eb shtetit, t\u00eb sundimit p\u00ebrmes frik\u00ebs e varf\u00ebris\u00eb, t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rendit, ligjit, pun\u00ebs, mir\u00ebqenies p\u00ebr njeriun e zakonsh\u00ebm. Njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm nuk u mjafton sot nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb vet\u00ebm tregon s\u00ebmundjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ata e vuajn\u00eb or\u00eb e \u00e7ast. U duhet nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton rrug\u00ebn e \u00e7lirimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve nga metastazat e korrupsionit, rrug\u00ebn e zhvillimit komb\u00ebtar, demokratik, ekonomik e social, rrug\u00ebn e shp\u00ebtimit nga s\u00ebmundja. K\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb kemi detyrimin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb t\u2019ia japim \u00e7do zgjedh\u00ebsi q\u00eb do ndryshimin, duke e fuqizuar opozitarizmin me p\u00ebrmas\u00ebn e prekshme t\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p><strong>Si do ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb parti t\u00eb pa\u00e7liruar nga konfliktet e brendshme n\u00eb parti dhe nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb shtrihet nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, pra me dallime t\u00eb ndjeshme ideologjike?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKonfliktet e brendshme\u201d n\u00eb Partin\u00eb Socialiste jan\u00eb sot projekt mediatik i financuar fuqish\u00ebm nga pushteti i Saliut. Amplifikimi i ndonj\u00eb z\u00ebri q\u00eb nuk ka asnj\u00eb jehon\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn opozitare nga nj\u00ebra an\u00eb, si edhe p\u00ebr\u00e7udnimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i shprehjeve normale t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme n\u00eb debate t\u00eb natyrshme brenda nesh nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrmes titujsh m\u00ebngjesi e sh\u00ebrbimesh \u201ckatering\u201d q\u00eb ushqejn\u00eb publikun nga burimet e kontrolluara pushtet\u00ebrisht t\u00eb medias s\u00eb kapur, jan\u00eb sot nj\u00eb e p\u00ebrditshme e shpifur. N\u00ebse z\u00ebrave t\u00eb lartp\u00ebrmendur s\u2019kemi arsye t\u00eb mendojm\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019u b\u00ebjm\u00eb pasi s\u2019vijn\u00eb nga gjiri yn\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb bashkarisht m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fokusuar komunikimin ton\u00eb me njer\u00ebzit tek \u00e7\u00ebshtjet me interes publik. Sa p\u00ebr dallimet \u201cideologjike\u201d mes forcave t\u00eb Aleanc\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb Ardhmen, ato mbeten n\u00eb thonj\u00ebza sepse alternativa q\u00eb vendi do prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb ideologjike, po pragmatiste, nj\u00eb alternativ\u00eb zgjidhjesh p\u00ebr problemet e r\u00ebnda t\u00eb vendit dhe jo dogmash q\u00eb kan\u00eb vdekur bashk\u00eb me ideologjit\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i thell\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb duke d\u00ebgjuar e mir\u00ebkuptuar nj\u00ebri-tjetrin, por le ta themi qysh sot se pik\u00ebnisja \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebria q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nga vendi m\u00eb i padrejt\u00eb i Europ\u00ebs, ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb \u00e7do drejtim.<\/p>\n<p><strong>Pse zoti Rama, z\u00ebrat e Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit, dy sekretar\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, nuk vijn\u00eb nga gjiri juaj?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb dy kan\u00eb ikur nga Partia Socialiste duke marr\u00eb me vete edhe \u201cvul\u00ebn\u201d, gj\u00eb q\u00eb sigurisht p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb anomali serioze p\u00ebr momentin. Por \u00ebsht\u00eb po kaq e v\u00ebrtet\u00eb se, me vullnet t\u00eb lir\u00eb, ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tyre, duke braktisur detyr\u00ebn dhe duke u ndar\u00eb nga grupi parlamentar. N\u00eb zgjedhjet e reja t\u00eb forumeve drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, sigurisht q\u00eb edhe \u201cvula\u201d do t\u00eb vihet n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb kthehemi pak tek Tirana zoti Rama, p\u00ebr t\u2019ju pyetur fillimisht sa mendoni se do t\u00eb ndikoj\u00eb l\u00ebnia e karriges s\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb pun\u00ebn tuaj si kryetar i Partis\u00eb Socialiste?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb si\u00e7 duhet t\u00eb dy detyrat i kam gjetur or\u00ebt duke fjetur shum\u00eb von\u00eb dhe duke u zgjuar shum\u00eb her\u00ebt. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u2019i shkurtoj or\u00ebt e pun\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb vetiu kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb kuptimin q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrkushtohem me t\u00eb gjitha energjit\u00eb dhe forcat detyr\u00ebs s\u00eb vetme q\u00eb kam.<\/p>\n<p><strong>Po atyre q\u00eb prisnin nj\u00eb reagim tjet\u00ebr nga ju, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb lexuesit tan\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb se opozita duhet t\u00eb p\u00ebrdorte forc\u00ebn e rrug\u00ebs, jo rrug\u00ebn ligjore pas 14 majit, madje duke e braktisur p\u00ebrfundimisht edhe parlamentin, si i p\u00ebrgjigjeni?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se ne e fituam edhe betej\u00ebn e Tiran\u00ebs, si\u00e7 fituam n\u00eb dy t\u00eb tretat e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, praktikisht Shqip\u00ebria q\u00eb paguan taksa votoi p\u00ebr ne sepse do shtet, do drejt\u00ebsi, do liri e t\u00eb drejta demokratike dhe ekonomike. Grabitja e mandatit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur Tiran\u00ebn do t\u00eb justifikonte padyshim \u00e7do q\u00ebndrim radikal. Por radikalizimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i veprimit ton\u00eb, n\u00eb kushtet e asaj grabitjeje spektakolare, me pasojat e pashmangshme sociale q\u00eb do t\u00eb kishte, nuk do t\u00eb justifikonte dot as shpres\u00ebn dhe as pritshm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb e mir\u00ebkuptoj t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e njer\u00ebzve t\u00eb revoltuar nga padrejt\u00ebsia e hapur q\u00eb u b\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por \u00e7dokush duhet ta kuptoj\u00eb se vjedhjen e zgjedhjeve duhet ta paguaj\u00eb Saliu duke ikur, jo Shqip\u00ebria duke u djegur.<\/p>\n<p><strong>Po si mund t\u00eb ik\u00eb Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Saliu do iki ashtu si\u00e7 kan\u00eb ikur burra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zot\u00eb se ai, tamam kur kan\u00eb kujtuar se kontrollojn\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se opozita nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb tej me protesta?<\/strong><\/p>\n<p>Aspak, p\u00ebrkundrazi. Opozita pa protest\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb opozit\u00eb!<\/p>\n<p><strong>E meq\u00eb jemi tek protestat, lejom\u00ebni t\u2019ju pyes lidhur me nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb ambasadorit amerikan, i cili para pak koh\u00ebsh tha se k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb anuluar demonstrat\u00ebn tuaj t\u00eb pas 21 janarit lidhej me k\u00ebrc\u00ebnimin e jet\u00ebs suaj! A mund t\u00eb tregoni di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori, sesa \u00e7ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb media gjat\u00eb atyre dit\u00ebve kur ambasadori Arvizu u tregua publikisht i ashp\u00ebr me ju?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb tregoj detaje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ambasadori ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Po, ka pasur nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz dhe k\u00ebrkesa e tij, e jo vet\u00ebm e tij, ka qen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe plot\u00ebsisht q\u00ebllimmir\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht un\u00eb nuk mund ta p\u00ebrmbushja at\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pavar\u00ebsisht se ajo q\u00eb mund t\u00eb ndodhte mund t\u00eb sillte jo vet\u00ebm eliminimin tim fizik, po edhe shp\u00ebrthimin e nj\u00eb konflikti civil. T\u00ebrheqja nga demonstrata e pas 21 janarit do ishte fundi i opozit\u00ebs p\u00ebr kushedi sa koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ju e p\u00ebrkujtuat 21 janarin edhe pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb duket se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb harruar 21 janarin, nd\u00ebrsa prokuroria e ka kthyer dosjen e asaj tragjedie n\u00eb nj\u00eb proces ku p\u00ebrs\u00ebri s\u2019ka gjas\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs me pushtet apo uniform\u00eb shtet\u00ebrore\u2026<\/p>\n<p>21 janari \u00ebsht\u00eb nga ato plag\u00eb q\u00eb nuk mbyllen pa drejt\u00ebsi n\u00eb trupin e nj\u00eb vendi. Por padyshim drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr 21 janarin s\u2019mund ta jap\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e vdekur q\u00eb kalbet para syve tan\u00eb si nj\u00eb kufom\u00eb e mbuluar nga zogj t\u00eb bab\u00ebzitur.<\/p>\n<p><strong>Reflektimi<\/strong><\/p>\n<p>Reflektimi mbi \u00e7ka nuk shkon dhe marrja p\u00ebrsip\u00ebr e nj\u00eb gabimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, po domosdoshm\u00ebri kur ke p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb \u00e7far\u00ebdo natyre, familjare apo publike. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rolin e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ose lideri politik s\u2019duhet harruar asnj\u00ebher\u00eb ajo fjala e men\u00e7ur, \u201cT\u00eb gabosh \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb insistosh n\u00eb gabim \u00ebsht\u00eb djall\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p><strong>Prioritetet<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet shqet\u00ebsuese q\u00eb shtron qart\u00eb dhe objektivisht komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht Bashkimi Europian n\u00eb prioritetet e n\u00ebnvizuara vijim\u00ebsisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk jan\u00eb nj\u00eb meny ku Saliu mund t\u00eb zgjedh\u00eb thjesht at\u00eb q\u00eb preferon sipas oreksit t\u00eb tij. Ne jemi t\u00eb painteresuar p\u00ebr nj\u00eb proces arnimesh n\u00eb nj\u00eb ligj k\u00ebtu e nj\u00eb ligj tjet\u00ebr atje.<\/p>\n<p><strong>Dialogu<\/strong><\/p>\n<p>S\u2019ka dialog p\u00ebr dialog, aq m\u00eb tep\u00ebr me Saliun! Dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb duhet nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb hart\u00eb bashk\u00ebbisedimi me teza t\u00eb renditura qart\u00eb. Dhe n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku dhunuesi i rregullave t\u00eb loj\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe arbit\u00ebr, dialogu duhet garantuar medoemos nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Radikalizimi<\/strong><\/p>\n<p>Grabitja e mandatit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur Tiran\u00ebn do t\u00eb justifikonte padyshim \u00e7do q\u00ebndrim radikal. Por radikalizimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i veprimit ton\u00eb, n\u00eb kushtet e asaj grabitjeje spektakolare, me pasojat e pashmangshme sociale q\u00eb do t\u00eb kishte, nuk do t\u00eb justifikonte dot as shpres\u00ebn dhe as pritshm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndarja<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kastriot Islami dhe Andis Harasani kan\u00eb ikur nga PS duke marr\u00eb me vete edhe \u201cvul\u00ebn\u201d, gj\u00eb q\u00eb sigurisht p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb anomali serioze p\u00ebr momentin. Por \u00ebsht\u00eb po kaq e v\u00ebrtet\u00eb se, me vullnet t\u00eb lir\u00eb, ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tyre, duke braktisur detyr\u00ebn dhe duke u ndar\u00eb nga grupi parlamentar. N\u00eb zgjedhjet e reja t\u00eb forumeve drejtuese t\u00eb PS, sigurisht q\u00eb edhe \u201cvula\u201d do t\u00eb vihet n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arb\u00ebr Zaimi Sot n\u00eb karrigen e kryebashkiakut t\u00eb kryeqytetit ulet Lulzim Basha, pas nj\u00eb serie peripecish politike e juridike t\u00eb interpretuara gjer\u00eb e gjat\u00eb nga mediat e nga opinioni publik komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar si anormale e t\u00eb pazakonta. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 11 vjet\u00ebt e fundit Edi Rama e sheh veten jasht\u00eb institucionit me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9622","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arb\u00ebr Zaimi Sot n\u00eb karrigen e kryebashkiakut t\u00eb kryeqytetit ulet Lulzim Basha, pas nj\u00eb serie peripecish politike e juridike t\u00eb interpretuara gjer\u00eb e gjat\u00eb nga mediat e nga opinioni publik komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar si anormale e t\u00eb pazakonta. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 11 vjet\u00ebt e fundit Edi Rama e sheh veten jasht\u00eb institucionit me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-25T08:34:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat\",\"datePublished\":\"2011-07-25T08:34:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/\"},\"wordCount\":3005,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/\",\"name\":\"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-25T08:34:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arb\u00ebr Zaimi Sot n\u00eb karrigen e kryebashkiakut t\u00eb kryeqytetit ulet Lulzim Basha, pas nj\u00eb serie peripecish politike e juridike t\u00eb interpretuara gjer\u00eb e gjat\u00eb nga mediat e nga opinioni publik komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar si anormale e t\u00eb pazakonta. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 11 vjet\u00ebt e fundit Edi Rama e sheh veten jasht\u00eb institucionit me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-25T08:34:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat","datePublished":"2011-07-25T08:34:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/"},"wordCount":3005,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/","name":"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","datePublished":"2011-07-25T08:34:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-djeg-shqiperine-se-berisha-na-vodhi-votat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nuk djeg Shqip\u00ebrin\u00eb se Berisha na vodhi votat"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}