{"id":951,"date":"2009-12-21T22:37:05","date_gmt":"2009-12-21T21:37:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=951"},"modified":"2009-12-21T22:37:05","modified_gmt":"2009-12-21T21:37:05","slug":"perzgjedhja-e-ciljetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/","title":{"rendered":"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg\" border=\"0\" alt=\"Artan Lame\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Artan Lame<\/strong> &#8211; <em>21 dhjetor 2009<\/em> <\/p>\n<p><strong>KUSH \u00cbSHT\u00cb \u00c7ILJETA JON\u00cb?<\/strong><br \/>\nJa edhe PD-ja e zgjodhi K\u00ebshillin Komb\u00ebtar. Megjith\u00ebse me nj\u00eb sfazim dyvje\u00e7ar, ajo vazhdon t\u00eb imitoj\u00eb ku me sukses e ku pa sukses, gjith\u00eb skemat e PS-s\u00eb. Dikur PS-ja shpiku kongresin me ekrane t\u00eb m\u00ebdha, kjo q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Nanos kur, ju kujtohet besoj, kumtonte \u201cprapa m\u00eb vjen historia\u201d. Rama e \u00e7oi n\u00eb ekstrem k\u00ebt\u00eb lloj show dhe tani i erdhi rradha Berish\u00ebs q\u00eb ta imitonte. Imitoi ai edhe skem\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs kur hyn kryetari n\u00eb sall\u00eb, letrat me ngjyra q\u00eb bien nga qielli kur hip\u00ebn kryetari n\u00eb tribun\u00eb (natyrisht me ndryshimin q\u00eb jan\u00eb blu e jo roz\u00eb). Imitoi Berisha edhe skem\u00ebn e votimit n\u00eb sall\u00eb q\u00eb zgjatet e zgjatet me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, si\u00e7 kishte imituar nd\u00ebrkaq edhe futjen 30% femra, e plot skema t\u00eb tjera organizative q\u00eb, do th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sken\u00ebn shqiptare nga PS-ja, nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Nanos e shumica tjet\u00ebr n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs.<br \/>\nMe durimin e t\u00eb padijshmit q\u00eb don t\u2018ja hedh\u00eb t\u00eb dijshmit, vazhdon prej vitesh Berisha t\u00eb kopjoj\u00eb gjith\u00eb at\u00eb struktur\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uar q\u00eb i ka hapur udh\u00ebn Ram\u00ebs drejt zemrave t\u00eb njer\u00ebzve. Koncerte, shfaqje publike, afrim me t\u00eb rinjt\u00eb, fushata me ngjyra, internetra, slajte, ekrane, djem e vajza t\u00eb rinj sa m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb sistem, e lloj-lloj trukesh t\u00eb tjera moderne. Truke q\u00eb Per\u00ebndimi i ka shpikur p\u00ebr t\u2018i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb m\u00eb gazmore dhe t\u00ebrheq\u00ebse gris\u00eb s\u00eb zymt\u00eb t\u00eb sistemit shtet\u00ebror, i cili p\u00ebrndryshe, nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb funksional por jo t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr masat. Nd\u00ebrsa problemi yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb se pa i hyr\u00eb fare gajretit q\u00eb ta ngrem\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, i cili ose nuk ekziston fare ose \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i kalbur e i shpartalluar, mjaftohemi t\u2018i ngrem\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fasad\u00eb gjith\u00eb drita. Tani Berisha, me gjith\u00eb at\u00eb sfazimin dyvje\u00e7ar me t\u00eb cilin kopjon, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb maestro i fasad\u00ebs. Procedurat e kongresit, t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb K\u00ebshillit dhe, sidomos pastaj p\u00ebrb\u00ebrja e k\u00ebsaj liste, treguan se \u00e7iraku po ja kalon ustait.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nd\u00ebrsa rreshtoja an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit, m\u00eb mbet\u00ebn syt\u00eb tek nj\u00eb em\u00ebr: \u00c7ilieta. Pyeta veten: Meq\u00eb ky na imiton neve n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, kush i bie t\u00eb jet\u00eb \u00c7ilieta jon\u00eb? Nuk kam asgj\u00eb me at\u00eb vajz\u00eb. As me zanatin e saj t\u00eb deri para pak dit\u00ebve, t\u00eb cilin ja respektoj, se me t\u00eb ka nxjerr\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs, si\u00e7 un\u00eb e nxjerr me t\u00eb shkrojtur. Mir\u00ebpo, pa mendoni sikur un\u00eb t\u00eb rrjedh nga m\u00ebnt\u00eb dhe t\u00eb dal e t\u00eb k\u00ebndoj me kanatiere faqe bot\u00ebs, hipur n\u00eb tribun\u00eb! Do b\u00ebhesha qesharak para atyre q\u00eb do m\u00eb shihnin dhe para jush q\u00eb vet\u00ebm po m\u00eb mendoni ashtu, sepse ky s\u2018\u00ebsht\u00eb zanati im. Po at\u00ebhere, pse nuk u dashka th\u00ebn\u00eb se edhe \u00c7ilieta b\u00ebhet qesharake kur z\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb zanat q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i saji? Kur z\u00eb n\u00eb goj\u00eb at\u00eb, prapa saj q\u00ebndrojn\u00eb edhe shum\u00eb \u00c7ilieta e \u00c7iliet\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb PD-s\u00eb e t\u00eb PS-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrfshin\u00eb pa pritur e papandyer n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb s\u2018\u00ebsht\u00eb e tyrja.<br \/>\nUn\u00eb s\u2018jam politikan, po sidoqoft\u00eb u b\u00ebra kaq vite q\u00eb merrem pak a shum\u00eb me pun\u00eb politike. Zanati i politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndoshta i vetmi q\u00eb, as m\u00ebsohet n\u00eb shkoll\u00eb, e as ta japin me dipllom\u00eb. Ti s\u2018mund t\u00eb thuash: \u201cKam mbaruar shkoll\u00ebn e politik\u00ebs, ja edhe diploma, ndaj hapni udh\u00ebn se vet\u00ebm un\u00eb do b\u00ebhem politikan, deputet, an\u00ebtar asambleje, a k\u00ebshilli komb\u00ebtar\u201d. Jo, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zanat s\u2018funksionon k\u00ebshtu dhe, pik\u00ebrisht se nuk \u00ebsht\u00eb me dipllom\u00eb, bota q\u00eb e shpiku si zanat, i ka gjetur edhe ila\u00e7in. Ti q\u00eb s\u2018ke mbaruar p\u00ebr politik\u00eb, por q\u00eb do t\u00eb merresh me t\u00eb, do futesh pak e nga pak n\u00eb \u00e7orb\u00ebn e saj dhe jan\u00eb njer\u00ebzit, qoft\u00eb ata t\u00eb partis\u00eb t\u00ebnde e, qoft\u00eb masa e madhe e popullit, q\u00eb do t\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb not\u00ebn dhe k\u00ebshtu pak nga pak do b\u00ebsh p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb zanat.<br \/>\nMir\u00ebpo, s\u00ebmundja q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb koh\u00ebt e fundit dy partit\u00eb e m\u00ebdha (se t\u00eb tjerat as q\u00eb i z\u00eb dot s\u00ebmundja, se jan\u00eb thjesht parti xhepi), \u00ebsht\u00eb se gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po i largohen k\u00ebsaj shkolle t\u00eb sprovuar n\u00eb qindra vjet dhe po zgjedhin udh\u00ebn e t\u00eb mbushurit t\u00eb strukturave t\u00eb larta me njer\u00ebz q\u00eb pak ose aspak gj\u00eb i lidh me partin\u00eb q\u00eb i zgjedh. Kjo gj\u00eb, p\u00ebr kryetar\u00ebt ka t\u00eb mir\u00ebn se k\u00ebshtu rrethohen nga njer\u00ebz q\u00eb, meq\u00eb rruga e vetme q\u00eb i ka ngjitur lart kalon kryetari, natyrisht q\u00eb do t\u2018i b\u00ebjn\u00eb fresk vet\u00ebm kryetarit. Nga ana tjet\u00ebr, kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb p\u00ebrfshirit t\u00eb njer\u00ebzve, i shitet miletit me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn reklam\u00eb q\u00eb na i shiti p\u00ebr 40 vjet Komandanti: \u201cPartia ka kaq p\u00ebr qind shkenc\u00ebtar\u00eb, kaq mjel\u00ebse, kaq shkrimtar\u00eb, kaq oficer\u00eb dhe kaq berber\u00eb dhe k\u00ebshtu rrini urt\u00eb, se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb parti, apo n\u00eb parlament\u201d.<br \/>\nEpo ja, do m\u00eb thoni, hyn\u00eb \u00c7iliet\u00ebrat n\u00eb K\u00ebshill dhe aty do provohen. Po pra, do provohen, por mos harroni se do provohen mbi kurrizin tuaj, q\u00eb do qeveriseni prej tyre (p\u00ebrs\u00ebris se nuk kam gj\u00eb me t\u00eb, por e marr si kategori). Se nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb jesh an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar apo i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare. Se ja, tani q\u00eb mora vesh p\u00ebrb\u00ebrjen, duhet t\u00eb p\u00ebrgatitem se mund t\u00eb m\u00eb bjer\u00eb rradha t\u00eb jem n\u00eb debat televiziv me \u00c7iljet\u00ebn. Ose e kund\u00ebrta, ndonj\u00eb prej djemve me shkoll\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, Gjergj Bojaxhiut p\u00ebr shembull, do t\u2018i bjer\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb debat me \u00c7iljet\u00ebn ton\u00eb. Meq\u00eb ra llafi te Bojaxhiu, Gjergji kishte marr\u00eb n\u00eb K\u00ebshill nj\u00ebqind vota m\u00eb pak se \u00c7iljeta, shenj\u00eb e sigurt kjo q\u00eb PD-ja \u00ebsht\u00eb ende e imunizuar nga s\u00ebmundja e intelekticin\u00ebs. Megjithat\u00eb, merret me m\u00ebnt sa demoralizuese \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb letrave, q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb e t\u00eb ngrej\u00eb veten p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb udh\u00eb p\u00ebrmes kontributit n\u00eb rradh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb vet, kur sheh t\u2018ja kalojn\u00eb n\u00eb gar\u00ebn drejt majave, p\u00ebrmes gishtit p\u00ebrzgjedh\u00ebs t\u00eb Kryetarit.<br \/>\nDit\u00ebn q\u00eb kryetar\u00ebt do d\u00ebshtojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb metod\u00ebn e \u00c7ilietave, do ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb madhe. Do humbasim v\u00ebrtet ca an\u00ebtar\u00eb asamblesh, k\u00ebshillash e deputet\u00eb, por do kemi m\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shum\u00eb lexuese lajmesh t\u00eb mira, m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrtues q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pallate, m\u00eb shum\u00eb aktore q\u00eb do lozin filma, e sa e sa zanat\u00e7inj t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb sot politika &#8211; e paaft\u00eb t\u00eb josh\u00eb ata q\u00eb duhet &#8211; i ka futur atje ku b\u00ebhen qesharak\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DY GJERMANET<\/strong><br \/>\nN\u00eb numrin e fundit t\u00eb revist\u00ebs MAPO, kemi dor\u00eb edhe un\u00eb edhe Sk\u00ebnderi. Un\u00eb sjell raportin e hartuar nga gjerman\u00ebt pas t\u00ebrheqjes nga Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 1944 dhe d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb Jashtme, nd\u00ebrsa Minxhozi sjell nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb ambasadorit gjerman n\u00eb Tiran\u00eb, z. Bernd Borchardt, p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme. Jan\u00eb dy gjerman\u00eb q\u00eb flasin me diferenc\u00eb kohe 65 vjet nga nj\u00ebri-tjetri. Gjerman\u00ebt kan\u00eb ndryshuar, se ky i sotmi nuk ka m\u00eb helmet\u00eb n\u00eb kok\u00eb, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb po ajo. Me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme, me t\u00eb nj\u00ebjtat halle.<br \/>\nMegjith\u00ebse Sk\u00ebnderi p\u00ebrpiqet t\u2018ja nxjerr\u00eb llafet me \u00e7engel gjermanit t\u00eb tij dhe ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb flas\u00eb tro\u00e7, ambasadori djersin t\u2018i thoj\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike, but\u00eb but\u00eb, q\u00eb demek t\u00eb mos fyej\u00eb sedr\u00ebn dhe dinjitetin e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. Si gjerman q\u00eb \u00ebsht\u00eb, i thot\u00eb m\u00ebndja se q\u00ebkurse kan\u00eb nur e namuz politikajt\u00eb gjerman\u00eb, duhet t\u00eb ken\u00eb edhe k\u00ebta tan\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fakt s\u2018kan\u00eb vojtur ndonj\u00ebher\u00eb nga t\u00eb tilla salltanete.<br \/>\nUn\u00eb e kam m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, pasi gjermani im, ai i para 65 vjet\u00ebve dhe me helmet\u00eb n\u00eb kok\u00eb, i bie drejt e drejt e pa st\u00ebrhollime. I bie drejt p\u00ebr dy ar\u00ebsye. E para se po i drejtohet Ministris\u00eb s\u00eb vet dhe, e dyta se nuk ka hall se mos i m\u00ebrziten shqiptar\u00ebt kur ta lexojn\u00eb. Ndaj e p\u00ebrfundon k\u00ebshtu raportin: \u201cSi p\u00ebrfundim, episodi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet mbyllur me konstatimin q\u00eb populli shqiptar do ende shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb piqet p\u00ebr vet\u00ebqeverisje. Vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore, nj\u00eb fuqi e fort\u00eb dhe e drejt\u00eb e jashtme, do t\u00eb drejtonte fatet e vendit pa interesa t\u00eb vetat dhe do t\u2018i edukonte gradualisht banor\u00ebt e vendit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen zot\u00ebr t\u00eb vetes dhe t\u00eb shtetit t\u00eb tyre t\u00eb pavarur, mund t\u00eb ruhet ky vend i bukur dhe me nj\u00eb t\u00eb ardhme relativisht t\u00eb pasur, nga shfarosja dhe zhdukja totale p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve t\u00eb pand\u00ebrprera brenda vetes s\u00eb tij\u201d.<br \/>\nMerreni dhe lexojeni k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb MAPO-s, jo p\u00ebr t\u2018i rritur numrin e shitjes revist\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb par\u00eb hallin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb dy gjerman\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, por p\u00ebrpara t\u00eb nj\u00ebjtit vend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan Lame &#8211; 21 dhjetor 2009 KUSH \u00cbSHT\u00cb \u00c7ILJETA JON\u00cb? Ja edhe PD-ja e zgjodhi K\u00ebshillin Komb\u00ebtar. Megjith\u00ebse me nj\u00eb sfazim dyvje\u00e7ar, ajo vazhdon t\u00eb imitoj\u00eb ku me sukses e ku pa sukses, gjith\u00eb skemat e PS-s\u00eb. Dikur PS-ja shpiku kongresin me ekrane t\u00eb m\u00ebdha, kjo q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Nanos kur, ju kujtohet besoj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Artan Lame &#8211; 21 dhjetor 2009 KUSH \u00cbSHT\u00cb \u00c7ILJETA JON\u00cb? Ja edhe PD-ja e zgjodhi K\u00ebshillin Komb\u00ebtar. Megjith\u00ebse me nj\u00eb sfazim dyvje\u00e7ar, ajo vazhdon t\u00eb imitoj\u00eb ku me sukses e ku pa sukses, gjith\u00eb skemat e PS-s\u00eb. Dikur PS-ja shpiku kongresin me ekrane t\u00eb m\u00ebdha, kjo q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Nanos kur, ju kujtohet besoj, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-21T21:37:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs\",\"datePublished\":\"2009-12-21T21:37:05+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-21T21:37:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\"},\"wordCount\":1669,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\",\"name\":\"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-21T21:37:05+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-21T21:37:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Artan Lame &#8211; 21 dhjetor 2009 KUSH \u00cbSHT\u00cb \u00c7ILJETA JON\u00cb? Ja edhe PD-ja e zgjodhi K\u00ebshillin Komb\u00ebtar. Megjith\u00ebse me nj\u00eb sfazim dyvje\u00e7ar, ajo vazhdon t\u00eb imitoj\u00eb ku me sukses e ku pa sukses, gjith\u00eb skemat e PS-s\u00eb. Dikur PS-ja shpiku kongresin me ekrane t\u00eb m\u00ebdha, kjo q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Nanos kur, ju kujtohet besoj, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-21T21:37:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs","datePublished":"2009-12-21T21:37:05+00:00","dateModified":"2009-12-21T21:37:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/"},"wordCount":1669,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/","name":"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg","datePublished":"2009-12-21T21:37:05+00:00","dateModified":"2009-12-21T21:37:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/artan_lame.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perzgjedhja-e-ciljetes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrzgjedhja e \u00c7iljet\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/951"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/951\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}