{"id":9465,"date":"2011-07-16T22:57:51","date_gmt":"2011-07-16T21:57:51","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9465"},"modified":"2011-07-16T22:57:51","modified_gmt":"2011-07-16T21:57:51","slug":"tallava-politika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/","title":{"rendered":"Tallava politika"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; <em>telegrafi, gazeta Sot<\/em><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lis Bukuroca\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\n<strong>Lis Bukuroca<\/strong>, <em>15.07.2011<\/em><\/p>\n<p>Kosova po bisedon me Serbin\u00eb! Ky lajm do t\u00eb ting\u00ebllonte bukur, sikur t\u00eb ishte i sinqert\u00eb dhe sikur t\u2019 ishin v\u00ebrtet\u00eb negociata n\u00eb mes dy vendeve sovrane. Kudo n\u00eb bot\u00eb negociatat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, se sa p\u00ebrplasjet, m\u00ebrit\u00eb dhe armiq\u00ebsit\u00eb. E v\u00ebrteta mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Nuk po bisedon Kosova me Serbin\u00eb, por Serbia po bisedon me Kosov\u00ebn. Ajo zgjodhi \u00e7astin kur duhet dhe pse duhet biseduar. Ajo po negocion me Kosov\u00ebn pa ngadal\u00ebsuar apo pezulluar propagand\u00ebn kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Pa k\u00ebrkuar ndjes\u00eb. Pa pezulluar dhe anuluar strukturat paralele serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Pa kthyer mbi tre mij\u00eb t\u00eb varrosur n\u00ebp\u00ebr Serbi. <\/p>\n<p>Serbia po bisedon me Kosov\u00ebn, furnizon Dick Martin me g\u00ebnjeshtra mbi Kryeministrin e Kosov\u00ebs, mb\u00ebshtet ndjekjen penale kund\u00ebr Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo vet\u00ebm q\u00eb e detyron t\u2019 i pranoj\u00eb negociatat, edhe at\u00eb pas asnj\u00eb kusht elementar- si k\u00ebrkimi i ndjes\u00ebs p\u00ebr shembull- por edhe e detyron t\u00eb pranoj\u00eb edhe d\u00ebmtimin e sovranitetit t\u00eb shtetit. N\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs ngrihet nj\u00eb padi ndaj Kryeministri fqinj dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, negociohet p\u00ebr \u201c\u00e7\u00ebshtje teknike\u201d?<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto negociata po reflektohet edhe pozita e Tha\u00e7it. Dinjiteti i tij. Pesha e kryqit! \u00cbsht\u00eb ai v\u00ebrtet\u00eb Kryeminist\u00ebr apo gjendet aty p\u00ebr t\u2019 i zbatuar urdhrat q\u00eb i jepen. Si Salehu, q\u00eb realizon d\u00ebshirat greke. (Grek\u00ebt nuk duhet t\u00eb jen\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Kuvendin shqiptar p\u00ebr t\u2019 i kaluar ligjet, q\u00eb ju nevojiten.) Se q\u00ebllimi i Tha\u00e7it \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbijetesa politike, e tregoi edhe ankesa e tij tek ambasadori amerikan. Ai qenka ankuar kund\u00ebr Salehut q\u00eb flet shqip, duke k\u00ebrkuar ndihm\u00eb: \u201cKosova nuk \u00ebsht\u00eb krahin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i paska th\u00ebn\u00eb patrioti jon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pranuar Kosova si shtet m\u00eb vete apo \u00ebsht\u00eb krahin\u00eb e kujtdo, por vet\u00ebm e vetes jo. A kan\u00eb mundur t\u00eb ndiqen penalisht hebrenjt\u00eb nga gjerman\u00ebt dhe n\u00ebse jo, pse mund t\u00eb ndiqen penalisht shqiptar\u00ebt? Cili komb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur penalisht nga pushtuesi dhe n\u00ebse nuk gjendet n\u00eb planetin ton\u00eb, pse shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ndiqen me d\u00ebshir\u00ebn e pushtuesit? N\u00ebse Serbia konsideron Kosov\u00ebn t\u00eb veten dhe nuk njeh at\u00eb, pse ajo nuk paguan pensionet shqiptar\u00ebve dhe pse nuk ndjek penalisht ata q\u00eb vran\u00eb dhe dogj\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb e popullit t\u00eb saj? Pse ajo nuk d\u00ebmshp\u00ebrblen qytetar\u00ebt e vet?<\/p>\n<p>Akuza ndaj Tha\u00e7it nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb harrohet, krejt kjo propagand\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ushtruar trysni mbi t\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij, t\u00eb stigmatizohet Kosova, shqiptar\u00ebt, sepse po t\u00eb kishim nj\u00eb Kryeminist\u00ebr tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb, akuza nuk do t\u00eb ngrihej kurr\u00eb. Nuk do t\u2019 i interesonte as Carla del Ponte-s, as Martit e as Tadi\u00e7it. Sikur Tha\u00e7i t\u00eb mos ishte Kryeminist\u00ebr, at\u00ebher\u00eb kjo akuz\u00eb nuk do ta d\u00ebmtonte shtetin e Kosov\u00ebs, por vet\u00ebm Hashimin. N\u00eb Kosov\u00eb duhet hetuar ata q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb shqiptar\u00eb pas lufte, po jo p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb apo mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb atij regjimi, q\u00eb bombardoi NATO.<\/p>\n<p>Serbia p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb imazhin e vet n\u00eb opinion bot\u00ebror dhe t\u00eb p\u00ebrligj veprat e Milloshevi\u00e7it. Ajo nuk e b\u00ebn\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm kund\u00ebr nesh, por p\u00ebr t\u2019 i treguar bot\u00ebs se Amerika gaboi dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb, synon ta barazoj\u00eb krimin serb me at\u00eb shqiptar. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Serbia nuk k\u00ebrkon ndjes\u00eb. Kur ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb barazim, at\u00ebher\u00eb vetvetiu do t\u00eb shtrohet pyetja: a nuk paska gabuar Per\u00ebndimi?! Por, Serbia nuk mjaftohet vet\u00ebm me kaq. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi. Ajo synon m\u00eb tep\u00ebr. <\/p>\n<p>Milloshevi\u00e7i ishte kriminel, k\u00ebt\u00eb e pranojn\u00eb vet\u00ebm jasht\u00eb, jo brenda. Njer\u00ebzit e Milloshevi\u00e7it gjenden n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat shtet\u00ebrore, por, ata, tani duan ta d\u00ebshmojn\u00eb se kriminel \u00ebsht\u00eb edhe Tha\u00e7i, me t\u00eb cilin negociojn\u00eb. N\u00eb rastin m\u00eb ideal, n\u00ebse kan\u00eb sukses si deri tani, p\u00ebr \u00e7ka edhe angazhohen me pasion, Serbia do mundohet ta paraqes\u00eb veten si viktim\u00eb e Amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve. Kur t\u00eb arrihet kjo, at\u00ebher\u00eb ndarja e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb e paevitueshme. At\u00eb q\u00eb nuk arriti Milloshevi\u00e7i me luft\u00eb, do ta realizojn\u00eb nacionalist\u00ebt serb: Tadi\u00e7i dhe Jeremi\u00e7i me propagand\u00eb. <\/p>\n<p>Politika jon\u00eb n\u00eb krahasim me t\u00eb tyren duket diletante, infantile dhe e pa orientim t\u00eb qart\u00eb. Me krijimin e v\u00ebllaz\u00ebrive t\u00eb reja nga Tha\u00e7i drejt Lindjes, me dezertimin e tij politik, me durimin dhe motivimin e dep\u00ebrtimit t\u00eb islamit politik, radikal n\u00eb vend, vet\u00ebm sa ndihmohet politika serbe dhe ngadh\u00ebnjimi i saj p\u00ebrfundimtar, rrjedhimisht an\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb BEE. Kur t\u00eb bindet edhe SHBA se Clinton gaboi &#8211; Serbia ka preferuar plan pes\u00eb vje\u00e7ar p\u00ebr bisedime, me shpres\u00eb se largohen Clinton\u00ebt nga skena politike &#8211; at\u00ebher\u00eb si d\u00ebmshp\u00ebrblim, Serbia do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s dhe do t\u00eb ndihmohet edhe ekonomikisht, edhe at\u00eb, me ndihm\u00ebn e HashimTha\u00e7it, ish drejtorit politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri m\u00eb bekimin e Europ\u00ebs pranuam diskriminim. Kjo Europ\u00eb, e cila mori pjes\u00eb n\u00eb bombardimin e nj\u00eb regjimi fashist, pajtohen t\u2019 i kthehen kopjet e arkivave t\u00eb Kosov\u00ebs. Serbia e Tadi\u00e7it demokrat, e konsideron t\u00eb drejt\u00eb vjedhjen e arkivave nga fashisti Milloshevi\u00e7 dhe Europa pajtohet me sekuestrimin e origjinaleve. Kjo Europ\u00eb, e cila mori pjes\u00eb n\u00eb bombardimet e Serbis\u00eb, tani duket se pendohet dhe pajtohet me mosnjohjen e pasaportave t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>E pasaportave, q\u00eb i njeh Europa vet. Kjo ishte ajo Europ\u00ebn, e cila i shkroi ligje Kosov\u00ebs, ku gjuh\u00eb zyrtare shpallen edhe ato, q\u00eb nuk fliten as nga p\u00ebr 2 qind e popullit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, po me bekimin e k\u00ebsaj Europe, n\u00eb Maqedoni, vendosi q\u00eb gjuha shqipe t\u00eb mos jet\u00eb zyrtare, aty ku jetojn\u00eb m\u00eb pak se 20% shqiptar\u00eb. Kjo Europ\u00eb, e cila gjoja brengoset p\u00ebr t\u00eb drejtat e rom\u00ebve n\u00ebp\u00ebr Ballkan dhe Europ\u00eb, toleron asimilimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi. Gjermania p\u00ebr ruajtjen e kultur\u00ebs s\u00eb minoritet sllav me emrin sorb, paguan miliona euro n\u00eb vit. Pse po ndodhin diskriminime t\u00eb tilla? Pse jemi t\u00eb varf\u00ebr? Pse kemi politikan\u00eb delikuent e diletant\u00eb? Pse kemi politikan\u00eb maskarenj, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb tallava politik\u00eb?<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb marr\u00ebveshjet e deritanishme, mund t\u00eb mendohet se Ali Ahmeti, Hashim Tha\u00e7i dhe Sali Berisha mund t\u00eb shantazhohen shum\u00eb leht\u00eb, jan\u00eb politikisht fragjil, kan\u00eb frik\u00eb dhe prandaj jan\u00eb n\u00eb duart e atyre q\u00eb u japin urdhra, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u00eb p\u00ebrballeshin me drejt\u00ebsin\u00eb. Ndryshe kjo nuk mund t\u00eb shpjegohet. Aty mund t\u00eb gjendet motivi pse p\u00ebrkrahet Salehu i Shqip\u00ebris\u00eb, Ahmeti i Maqedonis\u00eb dhe Hashimi i Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Edhe k\u00ebta, pas p\u00ebrdorimit, do t\u00eb hidhen si patate t\u00eb nxehta nga duart, si\u00e7 u hodh\u00ebn Mubaraku, Gadafi dhe Saleh. N\u00ebse mund\u00ebsia e shantazhimit ndaj tyre nuk q\u00ebndron dhe ata jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me integritet vetjak t\u00eb past\u00ebr, at\u00ebher\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, e duan\u00eb pushtetin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. At\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhen se jan\u00eb karrierist\u00eb kronik, patologjik dhe nuk u intereson interesi komb\u00ebtar, por dobia vetjake.<\/p>\n<p>Salehu jon\u00eb po p\u00ebrgatit Putinin e vet. Ai do t\u00eb largohet nga skena politike vet\u00ebm pasi ta ket\u00eb ngritur nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb sigurt, q\u00eb nuk do ta ndiqte at\u00eb penalisht. Ai e din mir\u00eb se p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr vetave jasht\u00eb oborrit t\u00eb Kryeministris\u00eb, n\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndiqen penalisht edhe qeveritar\u00ebt. Ai e din se n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndiqen penalisht edhe qeveritar\u00eb p\u00ebr G\u00ebrdecin, si dhe mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00eb si pasoj\u00eb e piramidave. <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nj\u00eb \u00e7erek miliardi euro t\u00eb vjedhur nga autostrada, ndihmon at\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb pushtet dhe t\u2019 i blej\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e gjykatave. Opozita duke iu k\u00ebrc\u00ebnuar Salehut me hetime, e trishton at\u00eb dhe pengon largimin e tij pa siguruar pasardh\u00ebsin besnik. Pasardh\u00ebsi, q\u00eb do t\u2019 i garantonte pensionim t\u00eb qet\u00eb dhe harxhimin e milionave n\u00eb qet\u00ebsi dhe harmoni familjare. Duket se ai ka nisur largimin dhe po p\u00ebrgatit Lul\u00ebzimin si Putin t\u00eb vetin. Sa m\u00eb i fuqish\u00ebm t\u00eb b\u00ebhet Lul\u00ebzimi, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb largohet Salehu&#8230;<br \/>\nTha\u00e7i me k\u00ebto koncesione Serbis\u00eb, p\u00ebrpiqet t\u00eb tregohet konstruktiv, duke d\u00ebmtuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe duke p\u00ebrforcuar pozit\u00ebn e Tadi\u00e7it n\u00eb Serbi. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ndihmon integrimin e saj n\u00eb BEE. Marr\u00ebveshja e tanishme tregon se presioni i Dick Martit dhe Tadi\u00e7it po tregojn\u00eb rezultatet e para. Tha\u00e7i dhe diletantja politike Edita Tahiri, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koncesione t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb dhimbshme. Marr\u00ebveshja e par\u00eb ishte vet\u00ebm test p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs. Jo vet\u00ebm kjo marr\u00ebveshje tani, por edhe tjerat do t\u00eb spikasin fragjilitetin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin Tha\u00e7i e b\u00ebn duke u p\u00ebrpjekur t\u2019 i imponohet bot\u00ebs si i vetmi, q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb pajtim me Serbin\u00eb edhe at\u00eb, pa pasur frik\u00eb nga d\u00ebmi i shkaktuar, nga revolta, sepse sipas tij, meq\u00eb ka luftuar, posedon legjitimitetin dhe licenc\u00ebn p\u00ebr ta d\u00ebmtuar shtetin e Kosov\u00ebs n\u00eb paqe. Dashuria e djeshme, nuk justifikon q\u00ebndrimin e sotsh\u00ebm. Gatishm\u00ebria p\u00ebr vet\u00ebsakrifikim nevojitet n\u00eb koh\u00eb lufte, por n\u00eb koh\u00eb paqe, nevojitet vet\u00ebsakrifikim dhe dija. Idealist n\u00eb koh\u00eb lufte dhe paqe, jo idealist n\u00eb luft\u00eb dhe materialist n\u00eb paqe.<br \/>\nGreqia vjedh si askush n\u00eb Europ\u00eb dhe b\u00ebn politik\u00eb nacionale dhe ofensive drejt jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Maqedonia me nj\u00eb milion maqedon, b\u00ebn politik\u00eb nacionale dhe diskriminon shqiptar\u00ebt. Serbia me tridhjet\u00eb p\u00ebr qind pakica, b\u00ebn politike nacionale serbe. Kosova me pes\u00eb p\u00ebr qind pakica, b\u00ebn politik\u00eb multietnike, internacionale. Shqip\u00ebria, gati e pa pakica, b\u00ebn politik\u00eb internacionale. Sken\u00ebs ton\u00eb politike i mungon sedra vetjake dhe komb\u00ebtare (amour-propre). Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, politikan\u00ebt kosovar\u00eb dhe ata shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni, b\u00ebjn\u00eb tallava politik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne nuk e kuptojm\u00eb dhe e v\u00ebshtrojm\u00eb n\u00eb heshtje pa kund\u00ebrshtime t\u00eb m\u00ebdha&#8230;<\/p>\n<p>14.07.11<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; telegrafi, gazeta Sot Lis Bukuroca, 15.07.2011 Kosova po bisedon me Serbin\u00eb! Ky lajm do t\u00eb ting\u00ebllonte bukur, sikur t\u00eb ishte i sinqert\u00eb dhe sikur t\u2019 ishin v\u00ebrtet\u00eb negociata n\u00eb mes dy vendeve sovrane. Kudo n\u00eb bot\u00eb negociatat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, se sa p\u00ebrplasjet, m\u00ebrit\u00eb dhe armiq\u00ebsit\u00eb. E v\u00ebrteta mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9465","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tallava politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tallava politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; telegrafi, gazeta Sot Lis Bukuroca, 15.07.2011 Kosova po bisedon me Serbin\u00eb! Ky lajm do t\u00eb ting\u00ebllonte bukur, sikur t\u00eb ishte i sinqert\u00eb dhe sikur t\u2019 ishin v\u00ebrtet\u00eb negociata n\u00eb mes dy vendeve sovrane. Kudo n\u00eb bot\u00eb negociatat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, se sa p\u00ebrplasjet, m\u00ebrit\u00eb dhe armiq\u00ebsit\u00eb. E v\u00ebrteta mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-16T21:57:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Tallava politika\",\"datePublished\":\"2011-07-16T21:57:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/\"},\"wordCount\":1797,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/\",\"name\":\"Tallava politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-16T21:57:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tallava-politika\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tallava politika\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tallava politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tallava politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"&#8211; telegrafi, gazeta Sot Lis Bukuroca, 15.07.2011 Kosova po bisedon me Serbin\u00eb! Ky lajm do t\u00eb ting\u00ebllonte bukur, sikur t\u00eb ishte i sinqert\u00eb dhe sikur t\u2019 ishin v\u00ebrtet\u00eb negociata n\u00eb mes dy vendeve sovrane. Kudo n\u00eb bot\u00eb negociatat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, se sa p\u00ebrplasjet, m\u00ebrit\u00eb dhe armiq\u00ebsit\u00eb. E v\u00ebrteta mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-16T21:57:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Tallava politika","datePublished":"2011-07-16T21:57:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/"},"wordCount":1797,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/","name":"Tallava politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","datePublished":"2011-07-16T21:57:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tallava-politika\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tallava politika"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9465"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9465\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}