{"id":9438,"date":"2011-07-15T14:28:26","date_gmt":"2011-07-15T13:28:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9438"},"modified":"2011-07-15T14:28:26","modified_gmt":"2011-07-15T13:28:26","slug":"intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em>Kryetari i PS, komenton n\u00eb Top Story rezultatin e Tiran\u00ebs, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, problemet e brendshme n\u00eb PS dhe hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb hedh\u00eb partia e tij. \u201cFituam m\u00eb 8 maj si alternativ\u00eb opozitare, do fitojm\u00eb tani si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Socialiste e nisi intervist\u00ebn e tij n\u00eb Top Story, duke shprehur ngush\u00ebllime p\u00ebr humbjen e Dom Simon Jubanit.<\/em><\/p>\n<p>\u201cSot d\u00ebshiroj q\u00eb nga kjo studio t\u00eb p\u00ebrfitoj nga rasti p\u00ebr t\u00eb kujtuar me nderim t\u00eb thell\u00eb nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij vendi, i cili u shua dhe u p\u00ebrcoll p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit n\u00eb Shkod\u00ebr, Dom Simon Jubani, nj\u00eb personalitet i madh i rezistenc\u00ebs s\u00eb shpirtit t\u00eb lir\u00eb kund\u00ebr regjimit komunist, nj\u00eb personalitet i madh, t\u00eb cilit personalisht, p\u00ebrve\u00e7se si qytetar i k\u00ebtij vendi, i njoh borxh p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn kujtimin e paharruesh\u00ebm t\u00eb mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb, nj\u00eb eveniment i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, trondit\u00ebs. Nga ato varreza filloi t\u00eb lindte rrezja e nj\u00eb lirie q\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd mbeti nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nd\u00ebrsa p\u00ebr gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb arrit\u00ebm at\u00eb dit\u00eb u b\u00eb realitet fal\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj, fal\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb sakrifikuan e dhan\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p><strong>Kandidimi n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa moderatori i tha Ram\u00ebs se \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb normalitet me pyetje, ai shtoi se ai \u00ebsht\u00eb normalitet. Q\u00eb n\u00eb fillim Rama tha se gjasat q\u00eb ajo ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb nuk ishin t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb gjasat ajo q\u00eb ndodhi t\u00eb ndodhte nuk ishin t\u00eb vogla, ishin brenda asaj q\u00eb ne mund t\u00eb parashihnim p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb investimi t\u00eb pazakont\u00eb, t\u00eb nj\u00eb st\u00ebrfuqie njer\u00ebzish e parash, t\u00eb cil\u00ebt e vun\u00eb t\u00eb gjith\u00eb makinerin\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb deformimit t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi edhe nj\u00ebher\u00eb se fakti q\u00eb zgjedhjet do kishin probleme e shtyn\u00eb t\u00eb kandidonte n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb studio, e kam p\u00ebrs\u00ebritur edhe m\u00eb pas se n\u00eb rast se do t\u00eb ishim n\u00eb nj\u00eb moment normal, n\u00eb rast se do t\u00eb kishim nj\u00eb gar\u00eb normale, zgjedhje realisht t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb Tiran\u00eb, un\u00eb nuk kisha arsye t\u00eb kandidoja p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Por pik\u00ebrisht sepse beteja do t\u00eb ishte ashtu si\u00e7 ndodhi, krejt e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb pushtetshmish p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me \u00e7do \u00e7mim bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe nga ana tjet\u00ebr duke i vler\u00ebsuar t\u00eb gjitha nxitjet, k\u00ebrkesat dhe mbi t\u00eb gjith\u00eb ato ndjenja t\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb betej\u00ebs, zgjodha at\u00eb q\u00eb b\u00ebra dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam krenar. P\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb shpreh fal\u00ebnderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb duke dal\u00eb masivisht n\u00eb votime, e frenuan me vot\u00eb fuqin\u00eb e ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb deformuar rezultatin. Ne i fituam zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>\u201cRezultati nuk tregon at\u00eb q\u00eb fshihet pas atij rezultati, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim i vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb instrumentesh, q\u00eb nga listat, kartat e tek parat\u00eb e pista q\u00eb u derdh\u00ebn lum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale. Ne i fituam zgjedhjet n\u00eb num\u00ebrim. Saliu i grabiti n\u00eb tavolin\u00eb dhe m\u00eb pas i certifikoi n\u00ebn tavolin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Rezultati i Tiran\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>I pyetur se p\u00ebrse PS humbi 7 minibashki, Rama tha: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aritmetik\u00eb q\u00eb nuk na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur realisht n\u00eb Tiran\u00eb. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb nj\u00eb fakt t\u00eb thjesht\u00eb, kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb ne ishim n\u00eb koalicion me at\u00eb parti dhe ishim t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb varur nga rezultati i p\u00ebrbashk\u00ebt. Sot kemi fituar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, kemi arritur nj\u00eb fitore si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e PS dhe kontrollojm\u00eb 2\/3 e territorit t\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris, rezultati i Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb vjedhje.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i pyetur p\u00ebr t\u00eb komentuar faktin se humbja e tij ishte parashikuar, Rama tha se qytetar\u00ebt ishin ata q\u00eb e mor\u00ebn seriozisht betej\u00ebn. \u201cTiran\u00ebn e kemi marr\u00eb seriozisht, por akoma m\u00eb seriozisht betej\u00ebn e Tiran\u00ebs e kan\u00eb marr\u00eb qytetar\u00ebt, q\u00eb meritojn\u00eb fal\u00ebnderimet dhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ata b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb parashikimet t\u00eb rr\u00ebzohen me vot\u00eb. Demokracia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme dhe rezultati i zgjedhjeve n\u00eb demokraci \u00ebsht\u00eb kush fiton nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb fitues, kush merr nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb humb\u00ebs. Diferencat e vogla mes fituesit e humb\u00ebsit jan\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e analizat e m\u00ebtejme,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>\u201cIshte fitorja m\u00eb e bukur sepse ishte fitore ndaj nj\u00eb makinerie t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer me \u00e7do mjete financiar e politik bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Sot ajo q\u00eb ka m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi sesa thjesht rezultati p\u00ebrfundimtar n\u00eb zgjedhjet e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb fakti se Shqip\u00ebria jeton koh\u00ebn e nj\u00eb fashizmi oriental, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqur plot\u00ebsisht. Dy vjet me radhe ne ishim d\u00ebshmitar\u00ebt e grabitjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, sot \u00e7do shqiptar e partner nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb grabitje n\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr diell. K\u00ebsisoj grabitje vote, prone, parash haptas, ndodhin vet\u00ebm n\u00eb regjime q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me demokracin\u00eb funksionale.\u201d<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse duhet t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn, Rama tha: \u201cNuk b\u00ebhet fjal\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr pesh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb gabimet e secil\u00ebs pal\u00eb. T\u00eb gjitha pal\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb elektorale b\u00ebjn\u00eb gabimet e tyre. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb gabimet e tyre. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr pesh\u00ebn e gabimeve sepse ajo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00e7do forc\u00eb e vler\u00ebson dhe e mat. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kjo q\u00eb ka ndodhur me zgjedhjet e Tiran\u00ebs ka mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb dhe t\u00eb familjeve shqiptare. Dhe nuk po flas p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb larg\u00ebt, por p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb nes\u00ebr. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e refuzuar si nj\u00eb vend i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e integrimit evropian. Europa dhe BE jan\u00eb e vetmja pik\u00eb referimi n\u00eb funksion t\u00eb daljes nga kjo kriz\u00eb kaq e thell\u00eb dhe \u00e7lirimi nga ku fashiz\u00ebm oriental.\u201d<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr qeverisjen e nes\u00ebrme, por p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb shtetit shqiptar, p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb institucioneve shqiptare. Modeli q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb shfaqur sot nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Europ\u00ebn e aspirat\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptare. T\u00eb gjith\u00eb e ndjejn\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb vendi ku mund t\u00eb marrin frym\u00eb lirisht, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb r\u00ebn\u00eb institucionet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka r\u00ebn\u00eb sistemi i sanksionuar me Kushtetut\u00eb e me ligj dhe \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb diktatur\u00eb e faktit t\u00eb kryer, e cila n\u00eb zgjedhjet e Tiran\u00ebs u shfaq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare, por n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme p\u00ebrshfaqet n\u00eb \u00e7do der\u00eb, n\u00eb \u00e7do hap ku qytetari ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje, p\u00ebr ndihm\u00ebn e shtetit t\u00eb tij, sepse shteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qytetar\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb funksion i pushtetit t\u00eb vjedhur.\u201d<\/p>\n<p><strong>Rezultati n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por pse nuk ka ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rama thot\u00eb se aty ku nuk ka pasur probleme ka fituar bindsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKur flasim p\u00ebr nj\u00eb fashiz\u00ebm oriental, nuk duhet t\u00eb vrapojm\u00eb pas historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb k\u00ebmishat e zeza. Fashizmi oriental sot \u00ebsht\u00eb realitet n\u00eb shum\u00eb vende dhe bazohet n\u00eb faktin e kryer, q\u00eb parlamenti \u00ebsht\u00eb vendi ku opozita kthehet e trajtohet thjesht si nj\u00eb fasad\u00eb, ku kushtetuta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb lexohet sipas orekseve t\u00eb pushtetit, ku gjykatat jan\u00eb vegla t\u00eb pushtetit, ku institucionet nuk funksionojn\u00eb, ku i gjith\u00eb sistemi i sh\u00ebrben vet\u00ebm pasurimit t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk del nga vota, por nga grabitja e saj. Por ka ende shpres\u00eb se ka ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ka ditur t\u00eb rezistoj\u00eb dhe t\u00eb fitoj\u00eb, t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb kushtet kur strategjia e pushtetit ka qen\u00eb e fokusuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb maskim t\u00eb k\u00ebsaj grabitje, duke u p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb kryeqytet dhe duke krijuar m\u00eb shum\u00eb fleksibilitet dhe hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb vendet e tjera. Aty ku nuk ka pasur probleme, kemi fituar bindsh\u00ebm. Aty ku votat nuk num\u00ebrohen e kutit\u00eb mbushen e vazhdon historia e Ruzhdies, aty kemi hasur v\u00ebshtir\u00ebsi jo t\u00eb vogla,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p><strong>Bashkimi i s\u00eb majt\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Rama komentoi edhe faktin q\u00eb koalicioni qeveris\u00ebs ka dal\u00eb 140 mij\u00eb vota p\u00ebrpara dhe akuzat q\u00eb i b\u00ebhen se ai po pengon bashkimin e s\u00eb majt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu nuk kemi ndarje e majt\u00eb, e djatht\u00eb. Kemi nj\u00eb ndarje opozit\u00eb- regjim. T\u00eb thuash po nuk u bashkua e majta, nuk fiton dhe me k\u00ebt\u00eb iu referohesh atyre q\u00eb dikur kan\u00eb qen\u00eb majtas, e mund t\u00eb thon\u00eb jan\u00eb majtas, por nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrthiz\u00ebs s\u00eb regjimit, do t\u00eb thot\u00eb thjesht t\u00eb b\u00ebsh diversion. Sigurisht q\u00eb cilido q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me regjimit, t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr shkallmimin e k\u00ebtij regjimi, t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb fitoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur n\u00eb kampin opozitar, qoft\u00eb i majt\u00eb, qoft\u00eb i djatht\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb un\u00eb ashtu si dhe PS e opozita, jemi problem p\u00ebr regjimin, jemi nj\u00eb problem i madh,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>I pyetur se a do vazhdoj\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr Tiran\u00ebn, Rama tha: \u201cN\u00eb gjykata funksionojn\u00eb t\u00eb gjitha regjimet. Gjykatat vulosin gjithmon\u00eb di\u00e7ka, por dallimi i madh \u00ebsht\u00eb se ku ka demokraci q\u00eb funksionon, vulosin vendime t\u00eb bazuara n\u00eb ligj. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p><strong>Votat p\u00ebr k\u00ebshillat<\/strong><\/p>\n<p>Rama ka deklaruar n\u00eb intervist\u00eb se vota politike ishte ajo e p\u00ebrballjes s\u00eb kandidat\u00ebve, kurse vota p\u00ebr k\u00ebshillat nuk \u00ebsht\u00eb vot\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ka ndodhur ka dy aspekte: nj\u00ebri aspekt \u00ebsht\u00eb vota n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ne jo vet\u00ebm kemi fituar 2\/3 e territorit, por kemi fituar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb betej\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota se koalicioni i regjimit, kemi fituar praktikisht shumic\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb aspektin e votave t\u00eb k\u00ebshillave, duhet t\u00eb keni parasysh q\u00eb vota p\u00ebr k\u00ebshillin nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb politike, sidomos n\u00eb zon\u00ebn rurale apo n\u00eb qytetet e vogla, ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vota p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb. Pra nuk pasqyron vullnetin politik t\u00eb zgjedh\u00ebsve, megjithat\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj, ne kemi arritur n\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb fitojm\u00eb bindsh\u00ebm kudo ku kemi mundur t\u00eb garantojm\u00eb plot\u00ebsisht vot\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb territore t\u00eb tjera na mbetet shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar vot\u00ebn, por do ia dalim,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Sipas tij, grabitja e mandatit t\u00eb Tiran\u00ebs ishte nj\u00eb tronditje p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tronditur dhe t\u00eb jen\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb trishtuar sepse ju siguroj se n\u00eb rast se pushteti do t\u00eb kishte fituar bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs me vot\u00eb, nuk do t\u00eb ishte kjo tronditje dhe ky shqet\u00ebsim kaq i thell\u00eb, por ajo q\u00eb ka ndodhur thjesht me zgjedhjet e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sinjalin e qart\u00eb q\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb nga ajo q\u00eb kan\u00eb par\u00eb. ka ndodhur n\u00eb TV, n\u00eb syt\u00eb e tyre, n\u00eb jav\u00eb me radhe. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb telenovel\u00eb ata kan\u00eb par\u00eb se n\u00eb cilin vend jetojn\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb duhet tu sh\u00ebrbej\u00eb atyre. \u00c7do qytetar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb pik\u00ebpyetjen se si mund t\u00eb jetoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb pun\u00ebn time, pron\u00ebn time, kur kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs i grabitet n\u00eb drit\u00ebn p\u00ebr diell mandati n\u00eb tavolin\u00eb e i vuloset n\u00eb gjykat\u00eb,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb episod<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i PS ka treguar nj\u00eb episod, p\u00ebr t\u00eb ilustruar gjendjen ku ka r\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsia n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshiroj t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb episod. Nj\u00eb roje parkingu, njeri i ndersh\u00ebm, kryefamiljar, q\u00eb mban sht\u00ebpin\u00eb e tij duke ruajtur nj\u00eb parking pasi ka mbaruar universitetin dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb pensionit dhe i ka sh\u00ebrbyer k\u00ebtij shteti si n\u00ebpun\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, sheh p\u00ebr shkak se gjendet tek hyrja e parkingut, nj\u00eb p\u00ebrplasje bandit\u00ebsh me arm\u00eb. Dhe b\u00ebhet padashje d\u00ebshmitar. Thirret si njeri i gjendur n\u00eb rrethanat e ngjarjes nga policia dhe pyetet n\u00ebse ka par\u00eb, apo nuk ka par\u00eb gj\u00eb. Thot\u00eb at\u00eb q\u00eb ka par\u00eb. I vihen p\u00ebrpara fotot e atyre q\u00eb ishin kapur. Njeh personin q\u00eb ka q\u00eblluar me arm\u00eb dhe njeh edhe personin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur po me arm\u00eb. Thot\u00eb po, ky dhe ky. E dini \u00e7far\u00eb ndodh? Ka tre vjet q\u00eb zvarritet n\u00eb gjykatat e Tom\u00ebs dhe Sashenk\u00ebs p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se horrat e gjet\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr ta zgjidhur problemin, por e vetmja penges\u00eb ishte ky d\u00ebshmitar.<\/p>\n<p>Ky burr\u00eb d\u00ebnohet me 18 muaj burg p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb rreme. Ky njeri shkon n\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar at\u00eb q\u00eb i takon, thjesht t\u00eb jet\u00eb i qet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij sepse b\u00ebri nj\u00eb detyr\u00eb qytetare. Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, Toma e Sashenka i radh\u00ebs, p\u00ebr ta leht\u00ebsuar ia kthejn\u00eb n\u00eb gjob\u00eb n\u00eb disa miliona lek\u00eb, nd\u00ebrsa ai si roje parkingu ai merr 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Sot q\u00eb flasim, ky njeri vazhdon ecejaket i d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb ul\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shum\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb paguar. T\u00eb drejt\u00ebn nuk e fiton n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb thot\u00eb se prokuroria b\u00ebn ekspertiza t\u00eb paligjshme. N\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij aktive, k\u00ebtij shqiptari t\u00eb thjesht\u00eb do i mbetet t\u00eb paguaj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb vdes\u00eb me njoll\u00ebn q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb rreme. Kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare. K\u00ebto jan\u00eb gjykatat e k\u00ebtij vendi. Ky \u00ebsht\u00eb fashizmi oriental.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasjet e brendshme n\u00eb PS<\/strong><\/p>\n<p>Rama i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes se p\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebri i Arben Malajt duke th\u00ebn\u00eb se \u201cNuk mendoj se jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes publik. Kjo e d\u00ebgjimit t\u00eb z\u00ebrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb e keqp\u00ebrdorur nga pushteti i vot\u00ebs s\u00eb vjedhur. Gjithsecili \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb dhe i detyruar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb at\u00eb q\u00eb mundet.\u201d<\/p>\n<p>I pyetur se a do p\u00ebrjashtohet Kastriot Islami, Rama tha se \u201cKjo pyetje nuk ka logjik\u00eb. Pyetja q\u00eb b\u00ebn sens \u00ebsht\u00eb a do ta ripranoni n\u00eb parti Kastriot Islamin.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e hapur ku asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb munguar debatet dhe ku asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shprehjes s\u00eb nj\u00eb mendimi, apo diskutimi t\u00eb nj\u00eb ideje alternative, t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb pasoj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 respektit p\u00ebr \u00e7do individ.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ka n\u00eb PS t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb mendim ndryshe dhe q\u00eb shqet\u00ebsohen dhe ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb disiplinimi t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb debatin publik apo at\u00eb parlamentar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve. Ne jemi nj\u00eb parti me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb vyer, q\u00eb shkon duke u pasuruar. N\u00eb sfid\u00ebn q\u00eb kemi jemi m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr trajtim specifik t\u00eb \u00e7do mendimi apo kund\u00ebrshtie individuale. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shpenzim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb sinergjie q\u00eb duhet t\u00eb krijojm\u00eb n\u00eb kushtet kur jemi t\u00eb detyruar t\u00eb udh\u00ebheqim popullin qeveritar dhe nj\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>I pyetur se a druhet se do i marrin karrigen e PS, Rama tha: \u201cDuhet t\u00eb them di\u00e7ka banale, por lidershipi nuk \u00ebsht\u00eb karrige. S\u00eb dyti ju siguroj se nuk kam asnj\u00eb sekond\u00eb p\u00ebr tu shqet\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb hipotez\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse jam i fokusuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb efektive kursin ton\u00eb t\u00eb ri politik, i cili do na \u00e7oj\u00eb n\u00eb fitoren e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme dhe do b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur rr\u00ebzimin me vot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij fashizmi oriental dhe vendosjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e Europ\u00ebs. Shqip\u00ebria ka dal\u00eb sot nga \u00e7do binar i integrimit evropian. Ajo ka braktisur t\u00eb gjitha vlerat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE e NATO. Sot Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale. Sot pushteti nuk funksionon.\u201d<\/p>\n<p><strong>Njohja e rezultatit p\u00ebr Tiran\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Duke komentuar akuzat e Gramoz Ru\u00e7it p\u00ebr 40 milion euro t\u00eb hedhura nga Basha p\u00ebr t\u00eb fituar Tiran\u00ebn dhe faktin q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit kan\u00eb marr\u00eb nga 500 mij\u00eb euro p\u00ebr vendim, Rama tha se \u201cKjo akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptuar nga nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb nuk di t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me akuzat p\u00ebr jurist\u00ebt e PS, Rama tha: \u201c\u00c7do dram\u00eb ka edhe an\u00ebn komike, dhe ka gjithmon\u00eb nj\u00eb personazh komik. N\u00eb rastin e k\u00ebsaj drame \u00ebsht\u00eb Saliu q\u00eb b\u00ebn edhe personazhin kryesor q\u00eb grabit, dhunon, por b\u00ebn edhe komikun duke i qar\u00eb hallin PS-s\u00eb dhe duke u shqet\u00ebsuar se rezultati q\u00eb paska dal\u00eb paska qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb avokat\u00ebt e PS. Ai rezultat edhe p\u00ebr Saliun vet\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb Saliu i ka b\u00ebr\u00eb Lulit, por jo mandati q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb Bashkin\u00eb, Rama tha: \u201cNuk di t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb njeri i arsyesh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb pohoj\u00eb se gj\u00ebja e vjedhur mund t\u00eb dor\u00ebzohet me procesverbal. Di t\u00eb them se rezultati \u00ebsht\u00eb i grabitur n\u00eb tavolin\u00eb dhe i vulosur n\u00ebn tavolin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb rezultati i zgjedhjeve, por i vjedhjeve. Si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat q\u00eb ka vler\u00ebn juridike n\u00eb \u00e7do fashiz\u00ebm oriental, q\u00eb \u00e7on kanakarin e Saliut n\u00eb bashki, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat q\u00eb ne as na shkon nd\u00ebrmend q\u00eb ta pranojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Rama tha se nuk i kupton si koncept akuzat p\u00ebr shkat\u00ebrrim t\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p>\u201cBashkia e Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb SHIK-u i vitit 1997, nuk \u00ebsht\u00eb as Ministria e Brendshme e vitit kur Saliu u b\u00eb president dhe hoqi nga dosjet bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Sigurimit q\u00eb i ka sot n\u00eb krah. Bashkia e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion evropian model dhe nuk p\u00ebrfytyrohet t\u00eb ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tilla.\u201d<\/p>\n<p>Ai u shpreh se shpifjet do vijojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hapat q\u00eb do nd\u00ebrmerren<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNe jemi e vetmja rrug\u00eb. Sot e shohim t\u00eb gjith\u00eb qart\u00eb se aspirata evropiane \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e tradhtuar. Vlerat e parimet e BE jan\u00eb braktisur n\u00eb realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm politik dhe social. Modeli i tij nuk ka asnj\u00eb gjas\u00eb t\u00eb pranohet nga BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vetizolim nuk mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme, as me rritjen e sasis\u00eb s\u00eb g\u00ebnjeshtrave, as me thellimin e borxheve,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>\u201cParlament, protesta, t\u00eb gjitha mjetet demokratike do i p\u00ebrdorim me radh\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi dhe komunikimi i nj\u00eb kursi t\u00eb ri. Ne fituam m\u00eb 8 maj si rezistenc\u00eb opozitare, do i fitojm\u00eb zgjedhjet e ardhshme si alternative qeveris\u00ebse. Jo duke u th\u00ebn\u00eb se prap\u00eb po ua rrisim pensionin, por duke ua rritur as nj\u00eb bilet\u00eb autobusi, as duke u th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria do b\u00ebhet sht\u00ebpia e t\u00eb gjitha arrave e ullinjve t\u00eb planetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu po bat\u00ebrdiset \u00e7do dit\u00eb fondi i drur\u00ebve pyjore n\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr q\u00eb asnj\u00eb pushtues nuk do ia kishte b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha do b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb zgjedhje, t\u00eb pranojm\u00eb se vjedhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, apo do zgjedhim modelin tjet\u00ebr, q\u00eb \u00e7do shqiptar \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb vendin e vet,\u201d vijoi kreu i PS.<\/p>\n<p>Sipas tij, dialogu me Berish\u00ebn nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa angazhimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dialog me Saliun n\u00ebse nuk ka nj\u00eb angazhim t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato ndryshime q\u00eb sot kan\u00eb dal\u00eb si nevoj\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar aspirat\u00ebn e demokracis\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ashtu sikund\u00ebr ka nj\u00eb angazhim konkret, publik dhe konstant t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb flet si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij komuniteti t\u00eb shqet\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019iu adresuar Komisionit t\u00eb Venecias, do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb hapje t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb parlament vidhet hapur vota, por me konsensusin e deputet\u00ebve, votohen ligje n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Ai nuk ka preferuar t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cFatos Nanon mund ta marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb Saliu. Kampet jan\u00eb t\u00eb ndara: opozit\u00eb- regjim. Gj\u00ebrat q\u00eb po ndodhin k\u00ebtu jan\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnda sa nuk ka vend p\u00ebr neutralitete. Sot nuk jemi n\u00eb dit\u00ebn kur duhet t\u00eb diskutojm\u00eb se kush do jet\u00eb presidenti,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Duke komentuar vot\u00ebn e zbardhur t\u00eb presidentit, Rama tha: \u201cIshte nj\u00eb turp, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhd\u00eb e shprehjes s\u00eb paturpshme t\u00eb urrejtjes q\u00eb Saliu ka p\u00ebr presidentin e Republik\u00ebs, urrejtje q\u00eb u shp\u00ebrfaq e gjitha me goditjen q\u00eb i b\u00ebri presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, pasi ai vrau kat\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm me pushk\u00eb. Saliu \u00ebsht\u00eb rritur duke par\u00eb nga vrima e \u00e7el\u00ebsit. Dhe vazhdon sot e gjith\u00eb dit\u00ebn kur t\u00eb shoh\u00eb nga vrima e \u00e7el\u00ebsit jet\u00ebn e \u00e7do shqiptari.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PS, komenton n\u00eb Top Story rezultatin e Tiran\u00ebs, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, problemet e brendshme n\u00eb PS dhe hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb hedh\u00eb partia e tij. \u201cFituam m\u00eb 8 maj si alternativ\u00eb opozitare, do fitojm\u00eb tani si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse\u201d Kryetari i Partis\u00eb Socialiste e nisi intervist\u00ebn e tij n\u00eb Top Story, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryetari i PS, komenton n\u00eb Top Story rezultatin e Tiran\u00ebs, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, problemet e brendshme n\u00eb PS dhe hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb hedh\u00eb partia e tij. \u201cFituam m\u00eb 8 maj si alternativ\u00eb opozitare, do fitojm\u00eb tani si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse\u201d Kryetari i Partis\u00eb Socialiste e nisi intervist\u00ebn e tij n\u00eb Top Story, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-15T13:28:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn\",\"datePublished\":\"2011-07-15T13:28:26+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-15T13:28:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\"},\"wordCount\":3835,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-15T13:28:26+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-15T13:28:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kryetari i PS, komenton n\u00eb Top Story rezultatin e Tiran\u00ebs, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, problemet e brendshme n\u00eb PS dhe hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb hedh\u00eb partia e tij. \u201cFituam m\u00eb 8 maj si alternativ\u00eb opozitare, do fitojm\u00eb tani si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse\u201d Kryetari i Partis\u00eb Socialiste e nisi intervist\u00ebn e tij n\u00eb Top Story, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-15T13:28:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn","datePublished":"2011-07-15T13:28:26+00:00","dateModified":"2011-07-15T13:28:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/"},"wordCount":3835,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/","name":"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg","datePublished":"2011-07-15T13:28:26+00:00","dateModified":"2011-07-15T13:28:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_tch.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-edi-rama-grabitja-e-tiranes-do-rrezoje-berishen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Edi Rama: Grabitja e Tiran\u00ebs do rr\u00ebzoj\u00eb Berish\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9438"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}