{"id":9342,"date":"2011-07-12T06:13:55","date_gmt":"2011-07-12T05:13:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9342"},"modified":"2011-07-12T06:13:55","modified_gmt":"2011-07-12T05:13:55","slug":"gjithe-presioni-mbi-kolegjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/","title":{"rendered":"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lorenc Vangjeli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" alt=\"\" width=\"120\" \/>\u00a0<em>Ka nj\u00eb num\u00ebr provash q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se mbi gjykat\u00ebsit e Kolegjit Zgjedhor \u00ebsht\u00eb ushtruar presion q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonin Edi Ram\u00ebn. \u201cShkop dhe karrot\u00eb p\u00ebr ta\u201d, thot\u00eb socialisti Fatmir Xhafaj. Pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb proces q\u00eb nuk ndryshon vet\u00ebm Tiran\u00ebn dhe disa enigma p\u00ebr Meriban Mullain dhe Sashenka Jonuzin n\u00eb disa histori q\u00eb nuk kan\u00eb mbaruar ende\u2026<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, <em>MAPO<\/em><\/p>\n<p>Ngjan si nj\u00eb film i friksh\u00ebm. Me nj\u00eb skenar, i cili do t\u00eb turp\u00ebronte edhe vet\u00eb skenarist\u00ebt profesionist\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, fatkeq\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film i par\u00eb shum\u00eb her\u00eb dhe nuk habit ask\u00ebnd. Me gjyqtar\u00ebt e Kolegjit zgjedhor, me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre, ka ndodhur t\u00eb ushtrohet nj\u00eb presion jasht\u00ebzakonisht i fort\u00eb nga politika dhe ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme se t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb prej tyre, ka votuar kund\u00ebr bindjes s\u00eb brendshme. \u201cRast\u00ebsia\u201d dhe nj\u00eb \u201czinxhir koin\u00e7idencash\u201d ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb grep nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues q\u00eb e b\u00ebri Tiran\u00ebn, fiks dy muaj mbas procesit t\u00eb votimit, me nj\u00eb kryetar t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Historia p\u00ebrshkruhet me fjal\u00eb, por askush nga ata pak njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni, nuk mohon as n\u00eb konfidenc\u00eb se mungojn\u00eb provat filmike, zanore dhe t\u00eb llojeve t\u00eb tjera, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb presionin q\u00eb politika ka ushtruar mbi ta.<\/p>\n<p>T\u00eb premten n\u00eb mbr\u00ebmje, sekretari socialist p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ligjore, Fatmir Xhafaj, n\u00eb nj\u00eb debat me gazetar\u00eb n\u00eb Ora News, tek Tonight i Ilva Tares, dha sinjalin e par\u00eb publik se Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb shkall\u00ebs, form\u00ebs, mjeteve dhe personazheve konkret\u00eb q\u00eb kan\u00eb ushtruar presion mbi gjyqtar\u00ebt. \u201cShkop dhe karrot\u00eb\u201d, p\u00ebrmendi zoti Xhafaj duke shtuar se \u201cmbi nj\u00eb gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb afruar karrot\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit dhe shkop nga persona t\u00eb inkriminuar, mbi bashk\u00ebshortin e tij\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjykat\u00ebs, sipas tij, \u00ebsht\u00eb verifikuar se ka drekuar dhe \u00ebsht\u00eb takuar me tre deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb vend fqinj\u00eb. Historia nd\u00ebrlikohet edhe p\u00ebr shkak se, ndryshe nga t\u00eb gjitha proceset e tjera t\u00eb Kolegjit Zgjedhor, ndryshe madje edhe nga sa k\u00ebrkon Kodi i Procedur\u00ebs Civile, vendimi i t\u00eb premtes paradite u dha mbasi gjyqtar\u00ebt kishin hyr\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit dhe dol\u00ebn prej andej duke u takuar \u201cme persona t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Asgj\u00eb nuk mbetet e fsheht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb ka pak shanse q\u00eb t\u00eb mbetet e fsheht\u00eb \u00e7far\u00eb dikush apo ndokush do t\u00eb donte ta mbante t\u00eb fsheht\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur personazhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb, vijn\u00eb nga qytete t\u00eb tjera dhe e njohin pak Tiran\u00ebn. N\u00eb Partin\u00eb Socialiste nuk kan\u00eb dyshime. P\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr \u201crast\u00ebsish\u201d, t\u00eb enjten mbasdite, gjyqtarja Meriban Mullai, thon\u00eb burime brenda PS, \u00ebsht\u00eb par\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks tregtar. E shoq\u00ebruar nga bashk\u00ebshorti i saj, ajo \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb bar dhe ka ndenjur aty p\u00ebr rreth gjys\u00ebm ore.<\/p>\n<p>Dy truprojet e saj, ata q\u00eb e mbanin n\u00eb ruajtje q\u00eb kur nisi seria e ankimimeve n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb, ndodheshin pran\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, bashk\u00ebshortit t\u00eb saj i afrohet nj\u00eb personazh i njohur n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilit ju referua edhe zoti Xhafaj dhe kan\u00eb biseduar p\u00ebr disa minuta. Vet\u00eb zonja Mullai, e rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si gjyqtare n\u00eb vitin 1999, \u00ebsht\u00eb ngritur nga bari, duke u ndar\u00eb nga i shoqi. N\u00eb nj\u00eb nga telefonat e saj kan\u00eb mb\u00ebrritur disa sms dhe pas tyre, telefoni i saj ka dal\u00eb vazhdimisht i mbyllur.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb or\u00ebn 23.15. Bashk\u00ebshorti i saj ka zbritur n\u00eb parking p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb makin\u00ebn e tij, por p\u00ebr t\u00eb nuk u interesua askush q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte ku p\u00ebrfundoi. Ky \u00ebsht\u00eb momenti i dyt\u00eb q\u00eb duket se i referohet zoti Xhafaj, kur p\u00ebrmend karrot\u00ebn. Por as deputeti socialist dhe as partia e tij, nuk shtyhen m\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb hapur n\u00eb deklaratat e tyre. Thjesht ata pretendojn\u00eb se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ka asnj\u00eb lidhje me jurisprudenc\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb frut i thyerjes s\u00eb gjykat\u00ebsve p\u00ebrball\u00eb presionit politik t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ka dhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zonj\u00ebn Sashenka Jonuzi, relatoren e trupit gjykues. Zonja n\u00eb fjal\u00eb, po t\u00eb enjten mbasdite, thuhet se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb \u201ct\u00eb \u00e7uditshme\u201d me nj\u00eb kolegun e saj gjykat\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se situata n\u00eb Kolegj ishte e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebsia e zonj\u00ebs Jonuzi n\u00eb gjykim ishte e dukshme. N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre nd\u00ebrhyrje t\u00eb saj gjat\u00eb parashtrimit t\u00eb provave nga avokat\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste, me portret e mimik\u00eb dhe tonin e fjal\u00ebve, ajo ironizonte avokat\u00ebt socialist\u00eb. Madje nj\u00ebri nga ata, Arian Salati, nd\u00ebrhyri duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje pik\u00ebrisht nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb ishte e pamundur t\u00eb mos vihej re n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb filmi p\u00ebr Tiran\u00ebn p\u00ebrfundoi, do t\u00eb ishte shum\u00eb interesante t\u00eb zbardheshin t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e gjykat\u00ebsve, takimet apo dhe telefonatat e tyre. Natyrisht jo me numrat q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, por me ato q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me parapages\u00eb dhe t\u00eb regjistruar me emra t\u00eb tjer\u00eb. Do t\u00eb ishte gjithashtu interesante t\u00eb shiheshin kontaktet e tyre telefonike apo dhe ndonj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit, kryer n\u00eb dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr\u00e7artja juridike<\/strong><\/p>\n<p>Mbi 90 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb besim tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend dhe nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb till\u00eb e gjen n\u00eb \u00e7do raport t\u00eb besuesh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Java e par\u00eb e korrikut me tre procese t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Kolegjit Zgjedhor, d\u00ebshmoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb realitet: nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie i kalbur dhe lebroz, q\u00eb mund t\u00b4i shembet mbi kok\u00eb \u00e7do qytetari, sa koh\u00eb shemb t\u00eb drejt\u00ebn dhe mbi nj\u00eb parti q\u00eb her\u00ebt a von\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e par\u00eb e Partis\u00eb Socialiste nga ankesa e saj p\u00ebr shpallje pavlefshm\u00ebrie t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb procesin e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, u konsiderua nga t\u00eb gjith\u00eb si nj\u00eb t\u00ebrheqje taktike. T\u00eb dyja pal\u00ebt, PD dhe PS, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, komentuan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: mosbesimin tek trupa gjykuese e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs dhe var\u00ebn shpresa t\u00eb ndryshme n\u00eb trup\u00ebn q\u00eb do t\u00eb gjykonte t\u00eb enjten. Edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye krejt\u00ebsisht banale: procesi i t\u00eb enjtes, p\u00ebr ankimim t\u00eb KQZ ishte jasht\u00ebzakonisht i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji duhej t\u00eb vendoste n\u00ebse nga dita e shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr fituesin e Tiran\u00ebs dhe deri n\u00eb dit\u00ebn e ankimimit t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb KQZ p\u00ebr t\u00eb, kishin kaluar apo jo tre dit\u00eb, sa p\u00ebrcakton Kodi Zgjedhor. Avokati i PS-s\u00eb Arian Salati, n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes, pati nj\u00eb seri pyetjesh dhe p\u00ebrgjigjesh me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e KQZ-s\u00eb. Ato kishin t\u00eb b\u00ebnin me faktin n\u00ebse vendimi i par\u00eb i KQZ-s\u00eb i 23 majit, mbas num\u00ebrimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb hedhura gabim, ishte apo jo n\u00eb fuqi. P\u00ebrgjigja ishte \u201cJo\u201d! Sepse ai vendim ishte rr\u00ebzuar nga vendimi i dyt\u00eb i kolegjit p\u00ebr Tiran\u00ebn me relatore zonj\u00ebn Dhurata Haveri.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr kishte t\u00eb b\u00ebnte n\u00ebse n\u00eb dat\u00ebn 25 qershor ishte marr\u00eb nj\u00eb vendim i ri i KQZ-s\u00eb q\u00eb shpallte s\u00ebrish zotin Basha fitues n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00ebse nga data 25 qershor kur ishte marr\u00eb ky vendim e deri n\u00eb dat\u00ebn 27 qershor q\u00eb ishte ankimuar PS-ja, kishin kaluar m\u00eb shum\u00eb a m\u00eb pak se tre dit\u00eb. P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje, e dhan\u00eb sovjetik\u00ebt e kolegjit: Rr\u00ebzojm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e PS-s\u00eb p\u00ebr mosrespektim t\u00eb afateve t\u00eb ankimimit. Sipas tyre, nga data 25 qershor deri n\u00eb dat\u00ebn 27, kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se tre dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrprerja e gjykimit<\/strong><\/p>\n<p>Ka dy nene n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht \u201csovjetik\u00eb\u201d gjyqtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor. Sashenka nga Vlora, q\u00eb n\u00eb tetor largohet nga sistemi, sepse del n\u00eb pension, me siguri i njeh ato nene, 305 dhe 306. Sipas t\u00eb parit, nenit 305, \u201cT\u00ebrheqja e gjykat\u00ebs n\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit\u201d, thuhet se: \u201cPasi pal\u00ebt kan\u00eb parashtruar p\u00ebrfundimet e k\u00ebrkesat e tyre, gjykata deklaron t\u00ebrheqjen e saj n\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar\u201d.<\/p>\n<p>Relatorja Jonuzi, mbasi kishte pranuar t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim edhe provat e paraqitura nga PS-ja p\u00ebr pavlefshm\u00ebri t\u00eb votimit n\u00eb 8 maj, deklaroi se do t\u00eb jepte vendim. Hyri bashk\u00eb me trup\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit dhe aty ndodhi \u00e7udia. Q\u00eb e d\u00ebshmon neni pasardh\u00ebs i cili urdh\u00ebron p\u00ebr dh\u00ebnien e vendimit se: \u201cN\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit, kur bisedohet \u00e7\u00ebshtja dhe p\u00ebrpilohet vendimi, q\u00ebndrojn\u00eb vet\u00ebm gjyqtar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trupin gjykues.<\/p>\n<p>Nuk lejohet q\u00eb gjat\u00eb bisedimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb hyjn\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb aty sekretari i seanc\u00ebs, ekspert\u00eb ose persona t\u00eb tjer\u00eb\u201d. Si mund t\u00eb interpretohet ky nen? Q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb menj\u00ebhershm\u00ebri t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb vendimit dhe se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, gjyqtar\u00ebt nuk duhet t\u00eb ndikohen nga asgj\u00eb jasht\u00eb bindjes s\u00eb tyre vetjake e juridike. Ligjv\u00ebn\u00ebsit, as nuk i kishte shkuar n\u00eb m\u00ebndje q\u00eb duke shkruar k\u00ebt\u00eb nen t\u00eb shtonte: Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ndalohet t\u00eb b\u00ebhet \u201cgallat\u00eb\u201d me shkop e karrot\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Por si e p\u00ebrktheu n\u00eb shqip relatorja Jonuzi bindjen se i forti, dometh\u00ebn\u00eb pushteti ka gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb? Menj\u00ebher\u00eb mbas zbrazjes s\u00eb sall\u00ebs s\u00eb kolegjit, trupa hyri dhe doli nga dhoma e k\u00ebshillimit. Me nj\u00eb mal me prova p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar dhe me barr\u00ebn e vendimit mbi supe, gjykat\u00ebsit u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb \u201cdrejtime t\u00eb paditura\u201d, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur si detyr\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb \u201csht\u00ebpit\u00eb\u201d e tyre \u00e7far\u00eb do t\u00eb firmosnin p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cVendimi shpallet t\u00eb premten n\u00eb or\u00ebn 10.00\u201d, lajm\u00ebroi Sashenka.<\/p>\n<p>Dhe gjykat\u00ebsit u pan\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kolegj jo m\u00eb par\u00eb se t\u00eb premten n\u00eb or\u00ebn 08.20. Duke pasur k\u00ebshtu vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb e dyzet minuta n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb vendimin q\u00eb po Sashenka e lexoi me syt\u00eb p\u00ebrdhe.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria si Azerbajxhani<\/strong><\/p>\n<p>Madh\u00ebshtia e rreme q\u00eb krijohet shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkon q\u00eb shembujt t\u00eb merren nga Shtetet e Bashkuara. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur shpesh ndeshja mes ish-presidentit Bush dhe kandidatit demokrat Al Gor n\u00eb zgjedhjet e vitit 2001 dhe procesi gjyq\u00ebsor q\u00eb \u00e7oi presidentin Bush n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Por distanca mes cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit shqiptar dhe atij amerikan, \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e gjer\u00eb se ajo q\u00eb ndan brigjet shqiptare t\u00eb Adriatikut me ato amerikane t\u00eb Atlantikut.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pran\u00eb me Azerbajxhanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Nj\u00eb hall t\u00eb till\u00eb si Tirana e sotme, ish-sovjetik\u00ebt n\u00eb Azerbajxhan e kan\u00eb zgjidhur nj\u00eblloj si Sashenka e Vlor\u00ebs. Por nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut q\u00eb e shqyrtoi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Namat Alyev v.s. Azerbajxhanit, flet kund\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebve t\u00eb sovjetik\u00ebve: \u201c\u2026parregullsit\u00eb n\u00eb regjistra dhe mosp\u00ebrputhjet n\u00eb tabela\/protokolle, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mos inventarizimi i nj\u00eb numri t\u00eb lart\u00eb flet\u00ebsh votimi, nes\u00eb v\u00ebrtetohen se ekzistojn\u00eb, jan\u00eb potencialisht t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar natyr\u00ebn demokratike t\u00eb zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p><em>N\u00eb Tiran\u00eb ka ndodhur e nj\u00ebjta gj\u00eb: jan\u00eb rr\u00ebnuar zgjedhjet.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej, tek vendimi i kolegjit, e nj\u00ebjta gjykat\u00eb evropiane, \u201c\u2026 ka detyrimin t\u00eb veproj\u00eb duke nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb arsyesh\u00ebm pa vendosur barriera proceduriale strikte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksesive p\u00ebr ankesat individuale\u201d. Kolegji vendosi pik\u00ebrisht nj\u00eb barrier\u00eb t\u00eb till\u00eb proceduriale p\u00ebr hetimin e asaj \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe me t\u00eb drejt\u00eb, sepse kolegji i Sashenk\u00ebs, di vet\u00ebm sovjetikisht dhe refuzon t\u00eb lexoj\u00eb anglisht. Sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb fqinj\u00eb me Azerbajxhanin dhe \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht larg Evrop\u00ebs apo brigjeve t\u00eb p\u00ebrtejme t\u00eb Atlantikut.<\/p>\n<p><strong>Post Scriptum<\/strong><\/p>\n<p>Dy detaje: i pari, ambasadori amerikan Arvizu t\u00eb enjten n\u00eb mbr\u00ebmje vendosi disa nota dashamir\u00ebse n\u00eb shkall\u00ebn nga nj\u00ebshi n\u00eb dhjet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb thjesht\u00ebsisht i kuptuesh\u00ebm n\u00eb gjykimin e tij p\u00ebr \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Dy prej tyre ishin dometh\u00ebn\u00ebse, ai tha se qytetari shqiptar meritonte not\u00ebn 11-t\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb demonstroi n\u00eb 8 maj, kurse p\u00ebr KQZ-n\u00eb e Ristanovit, rezervoi nj\u00eb not\u00eb nga pesa deri n\u00eb gjasht\u00eb.<\/p>\n<p>I dyti, Fatmir Xhafaj i tha Ilva Tares n\u00eb Tonight tek Ora News, se do t\u00eb shkonin edhe n\u00eb prokurori p\u00ebr t\u00eb denoncuar manipulimin e votave p\u00ebr Tiran\u00ebn. Ajo \u00e7far\u00eb nuk thot\u00eb askush, \u00ebsht\u00eb dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb gjitha proceset e nes\u00ebrme n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb marrin pjes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor, n\u00eb gjykatat e Apelit ku ata sh\u00ebrbejn\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb objekt v\u00ebmendjeje dhe do t\u00eb ndiqen me k\u00ebrsh\u00ebri. Kush shkel n\u00eb m\u2026, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb er\u00eb. Dhe kush e b\u00ebn qoft\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb, aty do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ket\u00eb mendjen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Ka nj\u00eb num\u00ebr provash q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se mbi gjykat\u00ebsit e Kolegjit Zgjedhor \u00ebsht\u00eb ushtruar presion q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonin Edi Ram\u00ebn. \u201cShkop dhe karrot\u00eb p\u00ebr ta\u201d, thot\u00eb socialisti Fatmir Xhafaj. Pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb proces q\u00eb nuk ndryshon vet\u00ebm Tiran\u00ebn dhe disa enigma p\u00ebr Meriban Mullain dhe Sashenka Jonuzin n\u00eb disa histori q\u00eb nuk kan\u00eb mbaruar ende\u2026 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0Ka nj\u00eb num\u00ebr provash q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se mbi gjykat\u00ebsit e Kolegjit Zgjedhor \u00ebsht\u00eb ushtruar presion q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonin Edi Ram\u00ebn. \u201cShkop dhe karrot\u00eb p\u00ebr ta\u201d, thot\u00eb socialisti Fatmir Xhafaj. Pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb proces q\u00eb nuk ndryshon vet\u00ebm Tiran\u00ebn dhe disa enigma p\u00ebr Meriban Mullain dhe Sashenka Jonuzin n\u00eb disa histori q\u00eb nuk kan\u00eb mbaruar ende\u2026 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-12T05:13:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin\",\"datePublished\":\"2011-07-12T05:13:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-12T05:13:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\"},\"wordCount\":2310,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\",\"name\":\"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-12T05:13:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-12T05:13:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u00a0Ka nj\u00eb num\u00ebr provash q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se mbi gjykat\u00ebsit e Kolegjit Zgjedhor \u00ebsht\u00eb ushtruar presion q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonin Edi Ram\u00ebn. \u201cShkop dhe karrot\u00eb p\u00ebr ta\u201d, thot\u00eb socialisti Fatmir Xhafaj. Pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb proces q\u00eb nuk ndryshon vet\u00ebm Tiran\u00ebn dhe disa enigma p\u00ebr Meriban Mullain dhe Sashenka Jonuzin n\u00eb disa histori q\u00eb nuk kan\u00eb mbaruar ende\u2026 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-12T05:13:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin","datePublished":"2011-07-12T05:13:55+00:00","dateModified":"2011-07-12T05:13:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/"},"wordCount":2310,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/","name":"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","datePublished":"2011-07-12T05:13:55+00:00","dateModified":"2011-07-12T05:13:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithe-presioni-mbi-kolegjin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjith\u00eb PRESIONI mbi Kolegjin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9342"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9342\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}