{"id":9333,"date":"2011-07-10T14:47:40","date_gmt":"2011-07-10T13:47:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9333"},"modified":"2011-07-10T14:47:40","modified_gmt":"2011-07-10T13:47:40","slug":"shqiptari-kunder-shqiptarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/","title":{"rendered":"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ki\u00e7o Blushi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\" alt=\"\" width=\"120\" \/>Nga: <strong>Ki\u00e7o BLUSHI<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se nuk ka shqiptar t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, ish i persekutuar, ish-spiun, ish-komunist, ish-ballist, opozitar, n\u00eb pozit\u00eb, ikurak, q\u00ebndrestar, militant, biznesmen e i papun\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb hallakatura her\u00eb nga KQZ-ja e her\u00eb nga Kolegji Zgjedhor, t\u00eb mos ket\u00eb pyetur veten: p\u00ebrse, dreqi e mori, ne shqiptar\u00ebve, ndryshe nga popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, p\u00ebrher\u00eb na shkojn\u00eb pun\u00ebt ters, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb keq e mos m\u00eb keq?<\/p>\n<p>P\u00ebrse qorrollisemi e mezi e gjejm\u00eb rrug\u00ebn e mbar\u00ebsis\u00eb e mbroth\u00ebsis\u00eb, d.m.th. t\u00eb Evrop\u00ebs? P\u00ebrse na p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb konflikti se marr\u00ebveshja, grindja se zgjidhja, sherri se mir\u00ebkuptimi, padrejt\u00ebsia se drejt\u00ebsia, hakmarrja se mir\u00ebkuptimi, hajnia se nderi, manipulimi se zgjedhja?<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"di - Sala\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_sala.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrse ndodh q\u00eb sa her\u00eb na troket shansi n\u00eb der\u00eb, fal\u00eb rrethanave t\u00eb favorshme n\u00eb rajon (si p.sh., pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO) dhe mir\u00ebdashjes s\u00eb aleat\u00ebve, ne e kemi m\u00eb kollaj t\u2019i biem kov\u00ebs s\u00eb qum\u00ebshtit me shqelm, duke mbetur me gisht n\u00eb goj\u00eb, n\u00eb periferi t\u00eb Evrop\u00ebs (p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur fraz\u00ebn q\u00eb p\u00ebshp\u00ebritet n\u00eb mediat bot\u00ebrore: \u201csi nj\u00eb geto e Evrop\u00ebs\u201d, bashk\u00eb me Bosnj\u00ebn)? N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme e kan\u00eb munduar homos- albanicus, q\u00ebkur Shqip\u00ebris\u00eb i tham\u00eb Shqip\u00ebri! Se \u201ck\u00ebtu e tat\u00ebpjet\u00eb, si ka qen\u00eb do t\u00eb jet\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Pa dyshim, q\u00eb gracka ku ne \u201ckapemi si laraska\u201d p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb mbetet, si nj\u00eb mallkim: ekuacioni i v\u00ebshtir\u00eb i zgjedhjeve. Kush do t\u00eb na udh\u00ebheq\u00eb? Kush do t\u00eb jet\u00eb fituesi? Pyetje t\u00eb kota, pasi ai q\u00eb zgjidhet,em\u00ebrohet,gradohet, pasurohet sot, \u00e7udit\u00ebrisht del t\u00eb jet\u00eb m\u00eb zullumqar e m\u00eb i mbrapsht\u00eb se i pari. Shpesh e m\u00eb shpesh, ai q\u00eb fiton, \u00ebsht\u00eb humb\u00ebs dhe ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb humb\u00ebs shpallet fitimtar. P\u00ebrse k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po bindemi se pavar\u00ebsisht se kush fiton, PD-ja apo PS-ja, partizan\u00ebt apo ballist\u00ebt, filani apo fisteku, Berisha apo Rama, e sigurt do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb humbur do t\u00eb jemi p\u00ebrher\u00eb ne, zgjedh\u00ebsit, ne shqiptar\u00ebt, vet\u00eb Shqip\u00ebria. E sigurt gjithashtu do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb zgjedhjet kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na nd\u00ebrsyer kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, si armiq t\u00eb nj\u00eb hendeku.<\/p>\n<p>Nuk ka humbje m\u00eb t\u00eb madhe se humbja e besimit te vota, te zgjedhjet, te shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm (por a ka t\u00eb till\u00eb apo t\u00eb gjith\u00eb tashm\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb pis?), te bashk\u00ebsia, te shqiptaria, te nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u2026 Fushata zgjedhore e realizon edhe k\u00ebt\u00eb \u201csynim\u201d t\u00eb verb\u00ebr antishqiptar. Mosbesimi i nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe ringjallja e luft\u00ebs s\u00eb klasave \u00ebsht\u00eb krim-nd\u00ebshkimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i ka shkaktuar klasa politike shoq\u00ebris\u00eb shqiptare q\u00eb mezi doli nga diktatura me nj\u00eb barr\u00eb \u00ebndrrash p\u00ebr liri-demokraci.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb nuk e pranojm\u00eb dot humbjen vetjake, me sa duket e kemi m\u00eb kollaj ta konvertojm\u00eb at\u00eb n\u00eb humbje t\u00eb komunitetit, madje edhe komb\u00ebtare, sepse Shqip\u00ebria, edhe kur \u201cb\u00ebn nj\u00eb hap para\u201d, p\u00ebrs\u00ebri del se ka b\u00ebr\u00eb edhe nja dy hapa t\u00eb tjer\u00eb prapa, duke mbetur, si p\u00ebrher\u00eb, n\u00eb bisht t\u00eb \u201ckarroc\u00ebs\u201d s\u00eb integrimit. N\u00eb historin\u00eb ton\u00eb nuk gjen dot rast m\u00eb fatlum se ky q\u00eb na ka ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ne jemi b\u00ebr\u00eb faktor p\u00ebrcaktues n\u00eb Ballkan, t\u00eb vetmit me dy shtete, t\u00eb vetmit q\u00eb kemi popullsi jo t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Greqi, n\u00eb Itali, n\u00eb Turqi, n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u2026 Por ne punojm\u00eb me zell kund\u00ebr shansit ton\u00eb, kund\u00ebr fuqis\u00eb ton\u00eb, kund\u00ebr mund\u00ebsive tona, kund\u00ebr t\u00eb ardhmes ton\u00eb\u2026 As takatin e nj\u00eb mini-shteti si Maqedonia, q\u00eb ende nuk ka em\u00ebr, q\u00eb ka probleme etnike dhe q\u00eb mban ndezur sherrin n\u00eb Ballkan, nuk e kemi! Jemi t\u00eb dob\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrulur, gjynahqar\u00eb, mjeran\u00eb, sa servil\u00eb t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt aq dhe t\u00eb hak\u00ebrryer, t\u00eb hasmosur e t\u00eb nd\u00ebrkryer me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ky FYROM ngre monumentin e Aleksandrit n\u00eb Shkup p\u00ebr karshill\u00ebk dhe megalomani ndaj grekut, kurse ne i falim territore deti n\u00eb Jug! Ne na fut\u00ebn n\u00eb NATO, ata nuk hyn\u00eb, por ama do t\u00eb jen\u00eb para nesh n\u00eb BE. Serbia u bombardua nga NATO, ne jemi an\u00ebtar, por ama Serbia del se \u00ebsht\u00eb para nesh, m\u00eb e integruar\u2026E pra fajin e kemi ne qytetar\u00ebt apo krer\u00ebt tan\u00eb? Dilem\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur kushedi sa her\u00eb! E n\u00ebse fajtor\u00eb nuk jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit, por ne si \u201cqytetar\u00eb t\u00eb pakulturuar\u201d, p\u00ebrse nuk gjen, q\u00eb nga viti i pavar\u00ebsis\u00eb e t\u00ebhu, asnj\u00eb rast q\u00eb, p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7orit t\u00eb kopes\u00eb apo si thuhet sot, t\u00eb lider\u00ebve, ne nuk kemi ecur n\u00eb nj\u00eb hap, s\u00eb paku me fqinj\u00ebt?<\/p>\n<p>Mos jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kultivuar e m\u00eb t\u00eb denj\u00eb bullgar\u00ebt, serb\u00ebt, rumun\u00ebt, maqedonasit apo malazez\u00ebt se ne? Nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebnaqshme nuk na jep as gjeopolitika, as gjeostrategjia, ndoshta ngaq\u00eb ne, si n\u00eb koh\u00ebn e \u2018osmanllis\u00eb\u2019 vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim n\u00eb kuturu, me \u2018hyrjabyrja\u2019, pa pasur besim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm te bashk\u00ebsia, por te vetiak\u00ebsia! Jo strategji, po as send\u00ebrgji nuk kemi! Teorikisht, ndon\u00ebse gjendemi p\u00ebrball\u00eb detyrimit \u201ct\u00eb zgjedhim\u201d m\u00eb t\u00eb mirin mes t\u00eb mir\u00ebve, praktikisht zgjedhim at\u00eb m\u00eb pak t\u00eb keqin, m\u00eb pak t\u00eb ligun mes t\u00eb k\u00ebqijve!<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, vet\u00ebm ne b\u00ebjm\u00eb zgjedhjet m\u00eb problematike, ku asnj\u00ebher\u00eb nuk ndodh q\u00eb humb\u00ebsi t\u00eb pranoj\u00eb humbjen dhe fitimtari t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb shumic\u00eb e merituar.<\/p>\n<p>Tekefundit pas zgjedhjeve bindemi edhe nj\u00ebher\u00eb (logjikisht duhej t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e historis\u00eb s\u00eb d\u00ebshtimit), se t\u00eb gjith\u00eb derrat paskan t\u00eb nj\u00ebjtin turi, t\u00eb nj\u00ebjtin ves, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje t\u00eb mbrapsht\u00eb politike: pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb mbarsur me makut\u00ebri, demagogji t\u00eb nakatosur me g\u00ebnjeshtra t\u00eb sheqerosura! Pavar\u00ebsisht se t\u00eb gjith\u00eb krer\u00ebt ikin m\u00eb pas \u201cn\u00eb drejtim t\u00eb paditur\u201d, ca nga vdekja e ca nga p\u00ebrmbysjet e dhunshme, ata p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb na len\u00eb n\u00eb grop\u00ebn e shansit t\u00eb humbur, n\u00eb ng\u00ebr\u00e7in e pyetjes paralizuese: kur ishim m\u00eb keq, dje apo sot?<\/p>\n<p>Sepse krer\u00ebt b\u00ebhen lavdim\u00ebdhenj e t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm vet\u00ebm kur sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndar\u00eb se p\u00ebr t\u00eb na bashkuar, p\u00ebr t\u00eb na shtypur se p\u00ebr t\u00eb na \u00e7liruar, p\u00ebr t\u00eb na g\u00ebnjyer se p\u00ebr t\u00eb na lart\u00ebsuar\u2026 Sa m\u00eb sip\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re, as e panjohur. Por pyetja mbetet n\u00eb aj\u00ebr, gjithsesi: na zgjedhin ne krer\u00ebt, ngaq\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb e t\u00eb atill\u00eb, apo i zgjedhim ne \u201cata q\u00eb meritojm\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb tekefundit do t\u00eb thot\u00eb: mir\u00eb t\u00eb na b\u00ebhet?! Mos k\u00ebt\u00eb ka dashur t\u00eb na transmetoj\u00eb koh\u00ebt e fundit Brukseli me 12 pikat e ultimatumit, anulimi vizit\u00ebs s\u00eb Barrosos dhe t\u00eb baronesh\u00ebs Ashton?<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb p\u00ebrs\u00ebri shkojm\u00eb me gaz e hare n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs, madje edhe duke u shamatosur me nj\u00ebri-tjetrin, edhe duke brohoritur e manipuluar p\u00ebr hesap t\u00eb kandidatit t\u00eb zemr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, apo n\u2019da\u00e7 \u201cp\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar\u201d t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt lider\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, ata q\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb p\u00ebr vete e p\u00ebr familjet e tyre, d.m.th. ata q\u00eb do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb jemi humb\u00ebsit e m\u00ebdhenj, \u201cdelet e zeza\u201d t\u00eb Ballkanit!<\/p>\n<p>P\u00ebrher\u00eb ne do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb ca qytetar\u00eb vul\u00ebhumbur, q\u00eb ngush\u00ebllimin dhe zgjidhjen e gjejm\u00eb ose te konflikti, ose te dera e kazinove, ose te emigrimi, ose te shprehja e vjet\u00ebr \u201cKy vend nuk b\u00ebhet, o byrazer!\u201d Prandaj, o burra, thyej e shkat\u00ebrro jo vet\u00ebm shpres\u00ebn, por edhe monumentet, edhe memorial\u00ebt e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare; e, mbi t\u00eb gjitha, materien q\u00eb na bashkon: mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebjetese normale, sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, besimin te Shqip\u00ebria demokratike!<\/p>\n<p>Yshtur nga kjo mend\u00ebsi antikomb\u00ebtare, jo vet\u00ebm kryetar\u00ebt e partive, jo vet\u00ebm kandidat\u00ebt, por edhe nj\u00eb trup\u00eb gjyq\u00ebsore, e quajtur Kolegj Zgjedhor, nuk e vret mendjen p\u00ebr fatet dhe imazhin e vendit, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb para shoq\u00ebris\u00eb dhe historis\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr interesin e \u00e7astit, p\u00ebr p\u00ebrfitim vetjak. Sepse tek ne prej shekujsh sundon mend\u00ebsia e vjet\u00ebr dhe e rinovuar e mercenarizmit politik, t\u00eb cil\u00ebn nuk ka burr\u00ebri e grari q\u00eb e p\u00ebrballon: Pse, mos vall\u00eb un\u00eb do ta rregulloj k\u00ebt\u00eb vend? A ia vlen t\u00eb sakrifikoj, kur mund t\u00eb p\u00ebrfitoj edhe un\u00eb si t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n<p>Jo, mos kujtoni se administrat\u00ebn publike, institucionet e pavarura bashk\u00eb me intelektual\u00ebt partiak\u00eb e kan\u00eb katandisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe vet\u00ebm partit\u00eb dhe lider\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs, jo dhe jo! \u00cbsht\u00eb mend\u00ebsia e m\u00ebsip\u00ebrme, p\u00ebrfundimi i realizuar dhe i ngulitur me sukses nd\u00ebr vite se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend r\u00ebnd\u00ebsi ka vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: p\u00ebrfitimi vetjak me \u00e7do \u00e7mim e me \u00e7do kusht, qoft\u00eb edhe me fytyr\u00ebn bloz\u00eb, qoft\u00eb edhe duke u b\u00ebr\u00eb mercenar! N\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull nuk jan\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb po na p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb dhe d\u00ebmtojn\u00eb, por jemi vet\u00eb ne shqiptar\u00ebt q\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, jemi ne q\u00eb e minojm\u00eb aspirat\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb evropian\u00eb!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush n\u00eb k\u00ebto 20 vjet pluraliz\u00ebm e gati 100 vjet me shtet t\u00eb m\u00ebve\u00e7\u00ebm, ka besuar se fajin e kemi vet\u00eb ne, q\u00eb symbyllur e mendjetredhur pranojm\u00eb t\u00eb zgjedhim \u201cat\u00eb qeveri q\u00eb meritojm\u00eb\u201d, d.m.th. ata bi\u00e7ims\u00ebz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, pasi na kan\u00eb g\u00ebnjyer e mashtruar me \u201clug\u00ebn e florinjt\u00eb\u201d, realizojn\u00eb m\u00eb pas m\u00eb t\u00eb pab\u00ebr\u00ebn: na hedhin n\u00eb luft\u00eb e n\u00eb sherr me nj\u00ebri-tjetrin, madje edhe me veten, edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb! Asnj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb Ballkan nuk e ka denatyruar e shfytyruar mjedisin e vet si ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne sillemi me natyr\u00ebn, me pasurit\u00eb publike, me uj\u00ebrat, me detin, me tok\u00ebn bujq\u00ebsore, si armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar. Por historia e fundit, e zgjedhje-moszgjedhjes \u201cme procedura dhe me afate\u201d e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, sorrollatjet absurde nga KQZ-ja n\u00eb Kolegj Zgjedhor e anasjelltas, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb se t\u00eb qart\u00eb q\u00eb m\u00eb keq se me mjedisin ne sillemi me vot\u00ebn, me zgjedhjet, me rregullat e loj\u00ebs, me ligjin. Ndoshta ngaq\u00eb jemi t\u00eb bindur q\u00eb nuk jemi ne ata q\u00eb zgjedhim, por jan\u00eb krer\u00ebt ata q\u00eb na kan\u00eb zgjedhur. E pra, kur kemi qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ne shqiptar\u00ebt ata q\u00eb kemi zgjedhur udh\u00ebheq\u00ebsit q\u00eb kemi dashur dhe q\u00eb \u201cmeritojm\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb shumti nuk kemi qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhim (n\u00eb diktatur\u00eb), nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet demokraci kemi qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb manipuluar e t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pab\u00ebr\u00ebn, t\u00eb zgjidhen e t\u00eb mbeten n\u00eb krye t\u00eb sofr\u00ebs. Procesi zgjedhor tek ne \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i falimentuar, por i shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb fund e krye! Zgjedhjet kinse t\u00eb lira e demokratike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb burimi dhe justifikimi i shkat\u00ebrrimit \u2018t\u00eb m\u00eb tutje m\u00eb-s\u00eb\u2019 t\u00eb shansit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj ato duhen rind\u00ebrtuar n\u00eb themel, duke ua hequr \u00e7el\u00ebsat e kutive atyre q\u00eb kan\u00eb pushtetin!<\/p>\n<p>Lufta e klasave, qoft\u00eb edhe e demokratizuar, na ka futur t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb: t\u00eb votojm\u00eb ose kund\u00ebr, ose p\u00ebr t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl! S\u00eb fundi na detyruan t\u00eb votojm\u00eb edhe p\u00ebr list\u00ebn q\u00eb na ofron kryetari, duke na shtr\u00ebnguar t\u00eb sillemi me vot\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si me list\u00ebn e furr\u00ebs s\u00eb buk\u00ebs, kur marrim buk\u00ebn e dit\u00ebs me veresie\u2026 Edhe sikur votat t\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb rregull, pa manipulim, pa Ristan e Tom, n\u00eb t\u00eb k\u00ebsollojta kushte nuk jemi ne ata q\u00eb zgjedhim! Pas asaj katrahure t\u00eb KQZ-s\u00eb e t\u00eb KGJ-s\u00eb, u kuptua p\u00ebrfundimisht se nuk jemi ne ata q\u00eb zgjedhim kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, cilido qoft\u00eb emri i tij!<\/p>\n<p>Ashtu si nuk kemi zgjedhur as Mediun pas G\u00ebrdecit, as Bash\u00ebn pas 21 Janarit, madje as vet\u00eb Berish\u00ebn nuk do ta kishim kryeminist\u00ebr, n\u00ebse Meta nuk do t\u00eb b\u00ebnte koalicion me t\u00eb! Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb truk, trukim, marifet, manipulim, hidhjatiahedhim, allishverish\u2026 E pra, ne nuk zgjedhim; ne na detyrojn\u00eb t\u00eb sillemi e t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur zgjedhim! A nuk jan\u00eb shumica e deputet\u00ebve nga t\u00eb dy krah\u00ebt anonim\u00eb, emrat e t\u00eb cil\u00ebve i m\u00ebsojm\u00eb vet\u00ebm kur k\u00ebta flasin m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb Kuvend a n\u00eb konferenca shtypi? K\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues nuk ndjejn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj nesh, nuk kan\u00eb frik\u00eb q\u00eb nes\u00ebr ne mund t\u00eb mos i votojm\u00eb. Por ama as ne nuk kemi faj.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb zgjedhurit\u201d tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e t\u00eb kujdessh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebrpara kryetarit q\u00eb i ka futur n\u00eb list\u00eb. Bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata do t\u00eb jen\u00eb, po u soll\u00ebn mir\u00eb me t\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri \u201ct\u00eb zgjedhur prej nesh\u201d, pavar\u00ebsisht se si do t\u00eb votojm\u00eb ne\u2026 Jo vet\u00ebm ata, por tash edhe ne u bind\u00ebm q\u00eb nuk jemi ne ata q\u00eb zgjedhim e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak-pasoj\u00eb kemi \u201ck\u00ebt\u00eb qeveri q\u00eb meritojm\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb vet\u00ebkuptohet me t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb as deputet\u00ebt dhe as ministrat nuk kan\u00eb e nuk ndjejn\u00eb kurrfar\u00eb frike e droje nga opinioni publik, nga vota jon\u00eb, nga ng\u00ebr\u00e7i i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb nuk kam mundur t\u00eb kuptoj jurist\u00ebt e specialist\u00ebt e t\u00eb dy pal\u00ebve kur na shpjegojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u201cT\u00ebV\u00ebra\u201d k\u00ebt\u00eb pa\u00e7avure zgjedhore t\u00eb pashembullt, k\u00ebt\u00eb Kod Zgjedhor t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, ku nuk del kurr\u00eb as fituesi dhe as humb\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb. Komentojn\u00eb nene t\u00eb Kodit e t\u00eb Kushtetut\u00ebs, secili sipas vetes; fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr respektim\/mosrespektim\/gjakim t\u00eb ca procedurave, t\u00eb afateve dhe t\u00eb ca neneve, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb tymnaj\u00eb ku nuk ka per\u00ebndi, e jo m\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb e t\u00eb zbuloj\u00eb sesi, cili kandidat \u00ebsht\u00eb zgjedhur realisht prej nesh! Jo pra, jo prej nesh, po prej kryetar\u00ebve t\u00eb partive! Bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Basha e pa t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb falenderoj\u00eb me shpirt kryeministrin Berisha. Sepse pa Berish\u00eb nuk do t\u00eb kishte Bash\u00eb, ashtu si pa Bash\u00eb nuk do t\u00eb kishte fitore si e Pirros, ku e humbur p\u00ebrs\u00ebri doli Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>N\u00eb Burrel, nj\u00eb qytetar q\u00ebndron te dera e prokuroris\u00eb shtrir\u00eb sa gjer\u00eb-gjat\u00eb n\u00eb trotuar, sepse ka hyr\u00eb n\u00eb greve urie p\u00ebr nj\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie\u201d t\u00eb pazgjidhur. N\u00eb Tiran\u00eb, andej nga Selita, nj\u00eb v\u00eblla piktor i vuri zjarrin sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb sapo kthyer nga Amerika, edhe ky p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie\u2026 Nj\u00eb tjet\u00ebr qytetar andej nga Kamza, hipi n\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb tensioni t\u00eb lart\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnoi se do t\u00eb vet\u00ebvritej n\u00ebse nuk do t\u2019i ktheheshin pronat n\u00eb Picar. Me k\u00ebt\u00eb rast u plagos r\u00ebnd\u00eb nj\u00eb oficer i RENEA-as q\u00eb donte ta ndihmonte\u2026<\/p>\n<p>A nuk jan\u00eb k\u00ebto shembuj, t\u00eb ndodhur brenda dy a tri dit\u00ebsh, prov\u00eb e konfliktualitetit absurd, t\u00eb pakuptuesh\u00ebm, kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebs, t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb bjertitibiem t\u00eb shqiptarit kund\u00ebr shqiptarit, t\u00eb v\u00ebllait kund\u00ebr v\u00ebllait, t\u00eb djalit kund\u00ebr atit, madje edhe t\u00eb vot\u00ebs kund\u00ebr zgjedh\u00ebsit? K\u00ebta qytetar\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nuk kan\u00eb tjet\u00ebr zgjedhje, tjet\u00ebr rrug\u00ebdalje, p\u00ebrve\u00e7 akteve ekstreme q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vetasgj\u00ebsim. Po a nuk gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb edhe fati, edhe shansi historik i Shqip\u00ebris\u00eb?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Besoj se nuk ka shqiptar t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, ish i persekutuar, ish-spiun, ish-komunist, ish-ballist, opozitar, n\u00eb pozit\u00eb, ikurak, q\u00ebndrestar, militant, biznesmen e i papun\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb hallakatura her\u00eb nga KQZ-ja e her\u00eb nga Kolegji Zgjedhor, t\u00eb mos ket\u00eb pyetur veten: p\u00ebrse, dreqi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Besoj se nuk ka shqiptar t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, ish i persekutuar, ish-spiun, ish-komunist, ish-ballist, opozitar, n\u00eb pozit\u00eb, ikurak, q\u00ebndrestar, militant, biznesmen e i papun\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb hallakatura her\u00eb nga KQZ-ja e her\u00eb nga Kolegji Zgjedhor, t\u00eb mos ket\u00eb pyetur veten: p\u00ebrse, dreqi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-10T13:47:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit\",\"datePublished\":\"2011-07-10T13:47:40+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-10T13:47:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\"},\"wordCount\":2787,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\",\"name\":\"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-10T13:47:40+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-10T13:47:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Besoj se nuk ka shqiptar t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, ish i persekutuar, ish-spiun, ish-komunist, ish-ballist, opozitar, n\u00eb pozit\u00eb, ikurak, q\u00ebndrestar, militant, biznesmen e i papun\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb hallakatura her\u00eb nga KQZ-ja e her\u00eb nga Kolegji Zgjedhor, t\u00eb mos ket\u00eb pyetur veten: p\u00ebrse, dreqi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-10T13:47:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit","datePublished":"2011-07-10T13:47:40+00:00","dateModified":"2011-07-10T13:47:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/"},"wordCount":2787,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/","name":"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","datePublished":"2011-07-10T13:47:40+00:00","dateModified":"2011-07-10T13:47:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptari-kunder-shqiptarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqiptari kund\u00ebr shqiptarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9333"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9333\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}