{"id":9301,"date":"2011-07-09T10:43:10","date_gmt":"2011-07-09T09:43:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9301"},"modified":"2011-07-09T10:43:10","modified_gmt":"2011-07-09T09:43:10","slug":"shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/","title":{"rendered":"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agron Tufa\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/>\u00a0<strong>AGRON TUFA<\/strong>, <em>08.07.2011<\/em><\/p>\n<p>(<em>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje Fatos Lubonj\u00ebs<\/em>)<\/p>\n<p>Esht\u00eb hera e dyt\u00eb brenda pak dit\u00ebsh q\u00eb z. Fatos Lubonja m\u00eb akuzon n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ftese apo m\u00eb fton n\u00ebp\u00ebrmjet akuzash p\u00ebr nj\u00eb debat publik n\u00eb lidhje me rolin kritik t\u00eb intelektual\u00ebve ndaj partive politike. Nuk e di pse m\u00eb ka zgjedhur mua si \u201cintelektual\u201d q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb ndjeshm\u00ebri publike, pasi stihia ime \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia e deri diku ideologjia me t\u00eb cil\u00ebn lidhet let\u00ebrsia. Por jo politika! At\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsonin politolog\u00ebt apo politikan\u00ebt q\u00eb e ushtrojn\u00eb teorikisht apo praktikisht si profesion.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e pranoj ftes\u00ebn, por z. Lubonja duhet t\u00eb pranoj\u00eb kusuret e k\u00ebsaj zgjedhjeje, sepse un\u00eb do t\u00eb flas si t\u00eb m\u00eb teket, brenda liris\u00eb sime. Mir\u00ebpo, n\u00eb t\u00eb dyja rastet, shtrimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe zgjedhjen e diskutantit. Lubonja e b\u00ebn duke akuzuar, shpifur e p\u00ebrlyer imazhin tim \u2013 pik\u00ebrisht personin q\u00eb e fton n\u00eb debat. Duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb damkosjeje, ai hap nj\u00eb hendek t\u00eb thell\u00eb pabarazie me personin q\u00eb akuzon dhe, p\u00ebr \u00e7udi, shpreson q\u00eb po ky person t\u2019i p\u00ebrgjigjet, madje pa p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar akuzat e tij, se p\u00ebrndryshe zhg\u00ebnjehet!<\/p>\n<p>E habitshme kjo p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb barazitizmin e ka thelb t\u00eb kauz\u00ebs majtiste. Pasi ia hodha posht\u00eb, me fakte, baz\u00ebn e akuzave z. Lubonja n\u00eb p\u00ebrgjigjen time t\u00eb par\u00eb, tani le t\u00eb provojm\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjemi ftes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr debat publik, por jo si\u00e7 e shtron ai k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Dhe mendoj se duhet t\u00eb flasim p\u00ebr tipologjin\u00eb e intelektualit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00eb z. Lubonja, tashm\u00eb p\u00ebrtej Lubonj\u00ebs, sepse polemika me t\u00eb ka vler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr aq sa ai p\u00ebrfaq\u00ebson. Jo m\u00eb shum\u00eb. Personalisht mendoj se shp\u00ebrdorimi m\u00eb i madh ka ndodhur me nocionin \u201cintelektual\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb hapim k\u00ebtu nj\u00eb debat, ndon\u00ebse t\u00eb vyesh\u00ebm, mbi kuptimin e k\u00ebtij nocioni, por dyshoj fort n\u00ebse gjenden n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb postkomuniste nj\u00eb a dy t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, duke p\u00ebrjashtuar veten n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, refuzoj edhe p\u00ebrpjekjen q\u00eb b\u00ebn z. Lubonja p\u00ebr t\u00eb m\u00eb konsideruar t\u00eb till\u00eb. Kam m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb nobelistit Josif Brodskij: \u201cIntelektual quhet ai personalitet q\u00eb krijon nj\u00eb sistem apo antisistem vlerash, t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb gati ta mbroj\u00eb me jet\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr pretendimet megalomane dhe logjik\u00ebn tyryfy\u00e7k\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb m\u00ebsuar ta p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb arbitrarisht k\u00ebt\u00eb atribut nd\u00ebr nahijet tona, duke e pandehur veten p\u00ebr misionar\u00eb t\u00eb nj\u00eb morali t\u00eb ri, edhe pse n\u00eb fakt, t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb shqiptojn\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpos se diletante, edhe hipokrite, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pra, p\u00ebr \u201crolit mesianik\u201d t\u00eb intelektualit n\u00eb tipologjin\u00eb ton\u00eb intelektuale, do t\u00eb shkonte m\u00eb p\u00ebrshtat p\u00ebrkufizim i Fukos\u00eb: \u201cIntelektuali? N\u00ebse kjo specie ekziston, duhet heq\u00eb dor\u00eb nga roli i tyre profetik!\u201d.<\/p>\n<p>Formati intelektual i z. Lubonja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb antropomorfike, p\u00ebrjet\u00ebsisht e ftuar n\u00eb t\u00eb gjitha studiot, q\u00eb bllokon pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb ekraneve tona; t\u00eb gjith\u00eb e kemi par\u00eb formatin e tij intelektual t\u2019i nis\u00eb t\u00eb gjitha trajtesat me fraz\u00ebn: \u201cUn\u00eb nuk jam specialist n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por po jap mendimet e mia\u2026\u201d. Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo tipologji intelektuali, q\u00eb nuk i p\u00ebrket asnj\u00eb sfere dhe nuk \u00ebsht\u00eb kompetent n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb? Nuk e kam fjal\u00ebn tashm\u00eb p\u00ebr shpifjet, alibit\u00eb apo thashethemet e kafeneve q\u00eb ai i tregton p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>N\u00ebse i p\u00eblqen t\u00eb rroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ferr t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb vet, Zoti qoft\u00eb m\u00eb t\u00eb! Pyetja \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb profesioni, \u00e7far\u00eb kontributi, \u00e7far\u00eb ekspertize, me \u00e7far\u00eb specialiteti e pasuron atributin \u201cintelektual\u201d kjo tipologji? Nj\u00eb fizikan q\u00eb nuk ka mbaruar studimet, pa shkoll\u00eb, pa diplom\u00eb, q\u00eb s\u2019ka punuar asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb profesionin e tij? Dhe k\u00ebtu nuk m\u00eb rrihet pa p\u00ebrmendur nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb I. S. Turgenievit: \u201cSpecialiteti e p\u00ebrjashton diletantizmin: t\u00eb jesh diletant do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i pafuqish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb mbetet q\u00eb i vetmi specialitet apo \u201cprofesion\u201d i formatit intelektual t\u00eb tipit Lubonja \u00ebsht\u00eb trajektorja endacake e tij nga nj\u00ebra studio n\u00eb tjetr\u00ebn; itinerari nga nj\u00eb gazet\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn; v\u00ebrdallosja nga nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, duke nxituar t\u00eb shtoj\u00eb gjithkund: \u201cUn\u00eb nuk jam specialist k\u00ebtu, por po flas nj\u00ebher\u00eb\u2026\u201d. Dhe ne e kemi d\u00ebgjuar. Gjithmon\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra. Ky lloj formati nuk e ka pasur as shqis\u00ebn, as intuit\u00ebn, as dhuntin\u00eb profetike t\u00eb parashikoj\u00eb e t\u2019u paraprij\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb ngjarjeve.<\/p>\n<p>Prandaj bie ndesh me veten dhe gjith\u00eb udha e tij intelektuale paraqet nj\u00eb zigzag t\u00eb st\u00ebrgjat\u00eb kund\u00ebrth\u00ebniesh. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pra ky lloj intelektuali q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb specialist, q\u00eb nuk ka nj\u00eb profesion, q\u00eb nuk ka nj\u00eb vep\u00ebr me vler\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mendimit, q\u00eb nuk ka nj\u00eb aft\u00ebsi parashikuese t\u2019u paraprij\u00eb ngjarjeve, por p\u00ebrkundrazi, paragjykon folklorikisht dhe ushtron dhun\u00eb verbale mbi ngjarjet q\u00eb n\u00eb embrionin stadial t\u00eb tyre? E shtroj k\u00ebt\u00eb pyetje p\u00ebr verifikim, ngase kjo tipologji intelektuali nuk ka nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ku t\u2019i garantohet pavar\u00ebsia e tij e shum\u00ebp\u00ebrfolur.<\/p>\n<p>Dhe, duke qen\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr redaksi, studio-kafe e kafe-studio, pa pasur nj\u00eb profesion e pun\u00eb stab\u00ebl, ai ka shpikur t\u00eb vetmen risi: ngritjen e problemeve! Dhe kur i mungon subjekti, tipologjia e Lubonj\u00ebs i th\u00ebrret fantazis\u00eb: m\u00eb sajon mua si subvijon nga faqja 1 jekt shkrimi dhe pastaj mbetet i zhg\u00ebnjyer kur sheh se personat e imagjinuar lodra, nuk i rrin\u00eb sus rolit q\u00eb u ka caktuar ai. Shkurt, nj\u00eb kalama q\u00eb hyn n\u00eb konflikt me lodrat dhe trillet e veta. Por si t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb ne q\u00eb e fillojm\u00eb dit\u00ebn e pun\u00ebs nga ora 08:00 deri n\u00eb 16:00?<\/p>\n<p>I z\u00ebn\u00eb m\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr proces pune, krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm prej t\u00eb tij (un\u00eb nuk jam gazetar a publicist, por di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb), nuk mund t\u00eb b\u00ebj kritik\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb e p\u00ebr gjithk\u00ebnd dhe, n\u00ebse ia dal t\u00eb ngre ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb problem, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb shfaqur shqet\u00ebsimin tim, nervin tim qytetar, pa pretenduar honoraret e majme t\u00eb Lubonj\u00ebs dhe ky, mendoj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi q\u00eb ka shoq\u00ebria. Duke mos qen\u00eb kompetent p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke mos pasur asnj\u00eb certifikat\u00eb profesioni, duke i p\u00ebrzier t\u00eb v\u00ebrteta e thashetheme, mite e realitete, duke u hyr\u00eb problemeve nga \u201cdera e pasme\u201d, duke u ngat\u00ebrruar n\u00eb t\u00eb gjitha temat, sipas parimit \u201cku leh qen e del tym\u201d, me zellin e t\u00eb vetmit bot\u00ebkuptim marksist me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb brumosur e strukturuar, na p\u00ebrftohet formati i intelektualit oral e grafoman, maniak e simulak\u00ebr, gjykat\u00ebs mbi pal\u00ebt e, mbi t\u00eb gjitha, i pavarur e kontradiktor!<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo tipologji sillet dhe shp\u00ebshtillet midis paradoksesh dhe oksimoronesh: sulmon t\u00eb majt\u00ebn nga pozicioni i djatht\u00eb, sulmon t\u00eb djatht\u00ebn nga pozicioni i majt\u00eb, gjithmon\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb kritik\u00ebs, transparenc\u00ebs dhe pavar\u00ebsis\u00eb. Sigurisht ndodh ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb edhe Lubonja t\u00eb shtroj\u00eb probleme t\u00eb drejta, si\u00e7 ndodh ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb edhe macja t\u00eb kap\u00eb nj\u00eb lepur. Por kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn kurrfar\u00eb ligj\u00ebsie. E kam v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt arsyetimi me konceptin marksist t\u00eb kritik\u00ebs s\u00eb formatit Lubonja.<\/p>\n<p>Sepse, n\u00ebse formati i tij do ta kishte kuptuar sistemin demokratik, do t\u00eb kishte m\u00ebsuar tashm\u00eb me koh\u00eb se partit\u00eb dhe pushtetet i paguajn\u00eb kritik\u00ebt e tyre q\u00eb t\u00eb legjitimojn\u00eb sistemin. Pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb ky\u00e7 t\u00eb till\u00eb kuptimor, Lubonja \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e tyre. N\u00eb rastin konkret, kujt do t\u2019i interesonte nj\u00eb qeverisje e p\u00ebrsosur e PD-s\u00eb? Vet\u00ebm opinionist\u00ebve t\u00eb formatit Lubonja jo! Sepse n\u00eb vend t\u00eb opinioneve t\u00eb tyre, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb profesioni q\u00eb garanton pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky format nuk e ka, gazetat do t\u00eb mbusheshin at\u00ebher\u00eb me shpalljet: \u201cB\u00cbJM\u00cb SHPIME ME MATRAPIK!\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb e ndershme krahasuar me kritik\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr mos kritik\u00eb. Sepse dihet: un\u00eb e mbroj t\u00eb djatht\u00ebn q\u00eb nga viti 1990; ndryshe nga formati Lubonja, jam koherent, pa asnj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb n\u00eb mendimin tim, pavar\u00ebsisht se jo gjithmon\u00eb e djathta i mbron parimet e mia. Por formati intelektual Lubonja po na promovon edhe nj\u00eb nihiliz\u00ebm tjet\u00ebr t\u00eb ri, sipas t\u00eb cilit, qenka turp i madh t\u00eb punosh n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, t\u2019i sh\u00ebrbesh shtetit t\u00ebnd, t\u00eb mos p\u00ebrpiqesh ta shash, ta sabotosh, ta bllokosh, ta bojkotosh, p\u00ebrndryshe je automatikisht i paragjykuar si klientelist, si servil, si i korruptuar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu bot\u00ebkuptimi yn\u00eb mbi shtetin ndahet prerazi: ndryshe nga formati i intelektualit Lubonja, un\u00eb e kam p\u00ebr nder t\u2019i sh\u00ebrbej shtetit tim, t\u00eb marr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe jo t\u2019u iki atyre, t\u00eb ngulmoj me sa mund n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes, e jo t\u00eb hedh gur\u00eb e popla mbi ata q\u00eb punojn\u00eb, pa marr\u00eb kurr\u00eb mbi vete riskun e p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka. Sipas k\u00ebtij formati duhen braktisur vendet ku t\u00eb kan\u00eb zgjedhur, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sehir, n\u00eb shmang, me dashakeq\u00ebsi, se si degradojn\u00eb gj\u00ebrat kur n\u00eb pozicionet e braktisura vendosen gdhenjt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb vet\u00ebm shahet, q\u00eb shihet vet\u00ebm me ngjyra t\u00eb zeza, ka nj\u00eb jet\u00eb, ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje, ka sakrifica q\u00eb prodhojn\u00eb vlera, ka ngjarje t\u00eb bukura dhe shembuj q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje. Ka, por jo p\u00ebr formatin e intelektualit Lubonja, syri i t\u00eb cilit sheh gjithkund ngjyra t\u00eb p\u00ebrzishme, andaj e vetmja muz\u00eb q\u00eb e v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje oreksin e tij oral e grafoman \u00ebsht\u00eb muza e rr\u00ebnojave dhe qiparisave.<\/p>\n<p>Nuk mbaj mend t\u00eb ket\u00eb shkruar ky format intelektuali p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ta ket\u00eb ngrohur shpirt\u00ebrisht, \u201cintelektualisht\u201d, njer\u00ebzisht. Megjithat\u00eb, intelektualit simulak\u00ebr e grafoman i duhet t\u00eb tund\u00eb nj\u00eb flamur, t\u00eb themeloj\u00eb mitin e vet, q\u00eb mandej t\u00eb punoj\u00eb miti p\u00ebr t\u00eb. E meq\u00eb i ka shum\u00eb p\u00ebr osh mitet formati i intelektualit Lubonja, le t\u2019ia n\u00ebnshtrojm\u00eb dekonstruksionit edhe mitin e tij t\u00eb t\u00eb qenit i pavarur.<\/p>\n<p>Rregull kryesor: p\u00ebr t\u00eb justifikuar alibin\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet, formati Lubonja kapet pas personash t\u00eb tjer\u00eb, duke i p\u00ebrlyer ata me gjithfar\u00eb thashethemesh, si ato q\u00eb ka shkruar n\u00eb dy shkrimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme kund\u00ebr meje. E, meq\u00eb formati simulak\u00ebr i intelektualit Lubonja b\u00ebhet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i thashethemeve, po i kujtoj caz\u00eb edhe un\u00eb at\u00eb emisarin q\u00eb pati d\u00ebrguar te Berisha p\u00ebr t\u00eb psonisur prej tij nj\u00eb pension t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht pension t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr formatin e intelektualit Lubonja, ashtu thjesht, sa p\u00ebr t\u00eb zgjeruar paksa spektrin e tij t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, po t\u2019i shoh\u00ebsh m\u00eb nga af\u00ebr flamujt e pavarur t\u00eb formatit Lubonja, na dalin shtres\u00eb pas shtrese ngjyra t\u00eb p\u00ebr\u00e7udshme: an\u00ebtar bordi n\u00eb MTKRS n\u00eb koh\u00ebn e Ram\u00ebs; an\u00ebtar bordi disa her\u00eb te fondacioni \u201cSoros\u201d e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fondacionesh t\u00eb tjera private; komisar i Forumit p\u00ebr Demokraci n\u00eb vitin e art\u00eb e t\u00eb paqt\u00eb 1997, etj., etj., gjithkund d\u00ebshmi t\u00eb pal\u00ebkundshme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij intelektuale!! Pavar\u00ebsia e formatit t\u00eb intelektualit Lubonja p\u00ebrftohet, sipas tij, duke qen\u00eb her\u00eb pas here i varur p\u00ebr segmente kohore nga dikush q\u00eb e ushqen, mandej nga kafshimi i po asaj dore, p\u00ebr t\u2019u hedhur suksessh\u00ebm te dora tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por formati i intelektualit Lubonja ka kritik\u00ebn, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pavarur! Dhe \u00e7far\u00eb kritike se! Ai e kritikon shpenguesh\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb pse s\u2019i ka dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, nd\u00ebrsa pal\u00ebn tjet\u00ebr pse s\u2019e l\u00eb t\u2019i g\u00ebzohet asaj q\u00eb ajo i ka dh\u00ebn\u00eb, p.sh., sarajet n\u00eb Petrel\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb k\u00ebndojn\u00eb kukumja\u00e7kat e asaj ane, p\u00ebr shkak se ai fle p\u00ebrnat\u00eb n\u00ebp\u00ebr studiot e televizioneve private. Por sa t\u00eb posht\u00ebr dhe k\u00ebta pronar\u00ebt e TV-ve! Nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb japin sarajet n\u00eb Petrel\u00eb, nga ana tjet\u00ebr s\u2019t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u2019i g\u00ebzosh!<\/p>\n<p>E, me sa duket, ky qenka shkaku i shp\u00ebrqendrimit t\u00eb tij t\u00eb shpesht\u00eb n\u00eb debatet televizive\u2026 Gjith\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e filozofis\u00eb intelektuale t\u00eb formatit Lubonja, nxjerrim edhe ne nj\u00eb moral cinik: Nj\u00eb prostitut\u00eb na dalka m\u00eb e ndershme se nj\u00eb grua q\u00eb e shkon jet\u00ebn me burrin e saj. Sepse prostituta b\u00ebn naze vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur pazarin. Edhe vet\u00eb formati intelektual i tipit Lubonja e di se midis t\u00eb ngjashm\u00ebve me veten nuk ka rivalitet, nuk ka tjet\u00ebr si ai q\u00eb t\u00eb soloj\u00eb i vetmuar mbi t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ka mbetur, p\u00ebr fat t\u00eb keq, sall ai, tek pull\u00eb, i braktisur, vetmitar, i keqkuptuar, se nuk po e shpallim publikisht \u201cintelektual komb\u00ebtar\u201d, por me shpres\u00ebn e fort\u00eb se, her\u00ebt a von\u00eb, do ta pranojn\u00eb t\u00eb till\u00eb nga e keqja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare, p\u00ebrshtat me nj\u00eb proverb: \u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb zogjve, edhe b\u2026 \u00ebsht\u00eb bilbil\u201d. T\u00eb m\u00eb ndjej\u00eb lexuesi i nderuar, por n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb personazhit t\u00eb formatuar si tep\u00ebr intelektualisht, nuk gjeta gj\u00eb m\u00eb serioze p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0AGRON TUFA, 08.07.2011 (Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje Fatos Lubonj\u00ebs) Esht\u00eb hera e dyt\u00eb brenda pak dit\u00ebsh q\u00eb z. Fatos Lubonja m\u00eb akuzon n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ftese apo m\u00eb fton n\u00ebp\u00ebrmjet akuzash p\u00ebr nj\u00eb debat publik n\u00eb lidhje me rolin kritik t\u00eb intelektual\u00ebve ndaj partive politike. Nuk e di pse m\u00eb ka zgjedhur mua si \u201cintelektual\u201d q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb ndjeshm\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9301","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0AGRON TUFA, 08.07.2011 (Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje Fatos Lubonj\u00ebs) Esht\u00eb hera e dyt\u00eb brenda pak dit\u00ebsh q\u00eb z. Fatos Lubonja m\u00eb akuzon n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ftese apo m\u00eb fton n\u00ebp\u00ebrmjet akuzash p\u00ebr nj\u00eb debat publik n\u00eb lidhje me rolin kritik t\u00eb intelektual\u00ebve ndaj partive politike. Nuk e di pse m\u00eb ka zgjedhur mua si \u201cintelektual\u201d q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb ndjeshm\u00ebri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-09T09:43:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur\",\"datePublished\":\"2011-07-09T09:43:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/\"},\"wordCount\":2361,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/\",\"name\":\"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-09T09:43:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u00a0AGRON TUFA, 08.07.2011 (Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje Fatos Lubonj\u00ebs) Esht\u00eb hera e dyt\u00eb brenda pak dit\u00ebsh q\u00eb z. Fatos Lubonja m\u00eb akuzon n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ftese apo m\u00eb fton n\u00ebp\u00ebrmjet akuzash p\u00ebr nj\u00eb debat publik n\u00eb lidhje me rolin kritik t\u00eb intelektual\u00ebve ndaj partive politike. Nuk e di pse m\u00eb ka zgjedhur mua si \u201cintelektual\u201d q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb ndjeshm\u00ebri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-09T09:43:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur","datePublished":"2011-07-09T09:43:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/"},"wordCount":2361,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/","name":"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","datePublished":"2011-07-09T09:43:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shakaja-e-te-qenit-edhe-intelektual-edhe-i-pavarur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shakaja e t\u00eb qenit edhe intelektual, edhe i pavarur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9301"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9301\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}