{"id":9295,"date":"2011-07-09T10:24:00","date_gmt":"2011-07-09T09:24:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9295"},"modified":"2011-07-09T10:24:00","modified_gmt":"2011-07-09T09:24:00","slug":"urime-zoti-basha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/","title":{"rendered":"Urime zoti Basha!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Endri Xhafo\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><strong>Endri Xhafo<\/strong>, <em>09.07.2011<\/em><\/p>\n<p>Zoti Basha, dje Kolegji Zgjedhor jua b\u00ebri \u00ebndrr\u00ebn realitet. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tek e cila ndoshta as ju vet\u00eb nuk besonit kur i hyt\u00eb k\u00ebsaj pune. Jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kapacitetesh, sesa p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrethanash t\u00eb tjera, t\u00eb cilat ju jepnin juve humb\u00ebs. Dhe i till\u00eb ndoshta do t\u00eb mbeteshit edhe pas 14 majit, vet\u00ebm se nj\u00eb humb\u00ebs dinjitoz, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj diference t\u00eb ngusht\u00eb surpriz\u00eb, prej vet\u00ebm 10 votash.<\/p>\n<p>Zoti Basha, ju iu fut\u00ebt gar\u00ebs p\u00ebr Kryebashkiak pas nj\u00eb eksperience t\u00eb trefisht\u00eb si minist\u00ebr, eksperienc\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe at\u00eb e filluat pas kooptimit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, fiks n\u00eb momentin e ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb k\u00ebsaj partie. Megjithat\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 xhelozirave t\u00eb brendshme q\u00eb ky kooptim mund t\u00eb shkaktonte tek individ\u00ebt q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr partin\u00eb edhe gjat\u00eb viteve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira 1997-2005, p\u00ebr publikun e gjer\u00eb ky nuk p\u00ebrb\u00ebnte ndonj\u00eb problem. Tek e fundit ju thjesht u pranuat n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb pa plot\u00ebsuar normat. Por n\u00eb vij\u00ebn e startit ju ishit i barabart\u00eb me ministrat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht si Minist\u00ebr i Transportit dhe i Pun\u00ebve Publike, ju ishit aty n\u00eb fillimin e punimeve t\u00eb rrug\u00ebs m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e infrastruktur\u00ebs rrugore, e ashtuquajtur &#8220;Rruga e Kombit&#8221;. Vendimi p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar pa plan ishte vendim politik. Dhe n\u00eb nj\u00eb vendim kolegjial p\u00ebrgjegj\u00ebsia, n\u00ebse t\u00eb till\u00eb ka, shp\u00ebrndahet. Por ju nuk u p\u00ebrball\u00ebt me akuz\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, sepse \u00e7\u00ebshtja u pushua p\u00ebr shkelje t\u00eb afateve. Ligj\u00ebrisht ju jeni i pafajsh\u00ebm nga akuzat q\u00eb u ngrit\u00ebn kund\u00ebr jush, por nuk mund t\u00eb mos jeni i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se perceptimi publik mbi k\u00ebt\u00eb kosto faraonike r\u00ebndonte mbi ju deri n\u00eb momentin kur i hyt\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr Kryebashkiak.<\/p>\n<p>Pun\u00ebn tuaj si Minist\u00ebr t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe m\u00eb pas si Minist\u00ebr t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme propaganda qeveritare e lidhi fort me nj\u00eb nga sukseset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, heqjen e vizave. Por ju ishit aty edhe m\u00eb 21 janar, kur 4 shtetas shqiptar\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb. Sado p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale t\u00eb ken\u00eb nxit\u00ebsit e &#8220;skenarit tunizian&#8221; q\u00eb i nxor\u00ebn ata njer\u00ebz fatk\u00ebqij n\u00eb rrug\u00eb, vrasja e kat\u00ebrfisht\u00eb jasht\u00eb gardhit rrethues t\u00eb Kryeministris\u00eb, ku dy prej viktimave u vran\u00eb sip\u00ebr podiumeve t\u00eb gazetar\u00ebve, e b\u00ebri p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e rojtar\u00ebve t\u00eb institucioneve disafish m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sesa fajin e m\u00ebsym\u00ebsve t\u00eb tyre. Minimalisht, ju, si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, edhe pse ligj\u00ebrisht jo urdh\u00ebrues direkt i policis\u00eb apo i gard\u00ebs, ishit moralisht p\u00ebrgjegj\u00ebs. Ju nuk e dhat\u00eb dor\u00ebheqjen, sepse kjo do t&#8217;ju skualifikonte nga gara p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto dhe t\u00eb tjera, q\u00eb ju b\u00ebnin juve leht\u00ebsisht t\u00eb sulmuesh\u00ebm &#8211; por edhe t\u00eb identifikuesh\u00ebm me Kryeministrin, &#8211; ul\u00ebn pritshm\u00ebrin\u00eb se ju mund t\u00eb kishit nj\u00eb rezultat pozitiv p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Kryebashkiaku q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb mendohej se do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga jehona e ndryshimit q\u00eb i b\u00ebri kryeqytetit dy mandatet e para.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt ju akuzuan se n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme filluat q\u00eb tre muaj para zgjedhjeve nj\u00eb fushat\u00eb pasaportizimesh jo reale t\u00eb shtetasve q\u00eb nuk banonin n\u00eb Tiran\u00eb (u fol edhe p\u00ebr 7 mij\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, por q\u00eb si t\u00eb till\u00eb, i binte t\u00eb jetonin realisht n\u00eb Tiran\u00eb). Megjithat\u00eb, p\u00ebrderisa nuk ka prova tangjente t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizje kontingjentesh nga zona t\u00eb sigurta &#8220;blu&#8221; drejt Tiran\u00ebs, kjo nuk mund t\u00eb raportohet prej nj\u00eb gazetari si fakt i mir\u00ebqen\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u00e7dokush mund t\u00eb konstatoj\u00eb se k\u00ebsaj here votuan rreth 75 mij\u00eb zgjedh\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2007, prej t\u00eb cil\u00ebve ju p\u00ebrfituat rreth 2\/3 e tyre. Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shpjegim logjik, q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb votuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ken\u00eb votuar p\u00ebr ju; q\u00eb shum\u00eb prej &#8220;elektoratit gri&#8221;, indiferent\u00eb deri dje p\u00ebr politik\u00ebn, k\u00ebsaj here dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar, dhe ju votuan juve (realisht k\u00ebt\u00eb her\u00eb pati nj\u00eb rritje t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb votim). Por pse?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt duhet pranuar se ju b\u00ebt\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb mir\u00eb (hiq episodin e &#8220;kasetave&#8221;). Ju p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i njoh\u00ebt kund\u00ebrshtarit merita dhe e nd\u00ebrtuat fushat\u00ebn tuaj mbi pohime pozitiviste, p\u00ebrreth nj\u00eb alternative &#8211; ndon\u00ebse u v\u00ebrtetua se shtylla e saj, ulja e taksave, ishte m\u00eb shum\u00eb demagogji (sepse taksat nuk ishin aq t\u00eb larta sa thoshit ju). Rezultati? M\u00eb 14 maj, me num\u00ebrimin e kutis\u00eb s\u00eb fundit, ju ishit 10 vota disavantazh. Kjo p\u00ebr ju nuk ishte humbje, ndon\u00ebse thuhet shpesh se historia nuk e mban mend t\u00eb dytin, por vet\u00ebm kampionin.<\/p>\n<p>Por mesa duket, p\u00ebr kalkulime t\u00eb tijat politike, udh\u00ebheq\u00ebsi juaj doli nga rezerva ku kishte q\u00ebndruar gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb fushat\u00ebs dhe pas dat\u00ebs 16 maj mori frenat e loj\u00ebs n\u00eb dor\u00eb. Pas dat\u00ebs 16 maj ju zhb\u00ebt\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet tuaja p\u00ebr t&#8217;u diferencuar nga Kryeministri dhe treguat se jeni nj\u00ebsh me t\u00eb. Por kjo nuk ju doli p\u00ebr keq.<\/p>\n<p>Zoti Basha, n\u00eb fund fare ju duhet t&#8217;i jeni mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fitore pik\u00ebrisht Kryeministrit Berisha. Por edhe atij dream team-i jurist\u00ebsh, deputet\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve, t\u00eb kryesuar nga Ilir Rusmali dhe Oerd Bylykbashi, q\u00eb hartoi strategjin\u00eb q\u00eb aq mir\u00eb u artikulua n\u00eb KQZ dhe n\u00eb Kolegj nga Ivi Kaso. Nj\u00eb mir\u00ebnjohje e ve\u00e7ant\u00eb duhet t&#8217;i shkoj\u00eb edhe Arben Ristanit, q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr &#8220;riskun&#8221; e zbatimit t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, veprimin e KQZ-s\u00eb si nj\u00eb &#8220;KZAZ e madhe e Tiran\u00ebs&#8221; dhe vler\u00ebsimin e flet\u00ebve t\u00eb hedhura gabim si &#8220;t\u00eb vlefshme&#8221;.<\/p>\n<p>Dikush u kujtua q\u00eb edhe pse num\u00ebruesit ishin trajnuar p\u00ebr t&#8217;i vler\u00ebsuar k\u00ebto flet\u00eb si &#8220;t\u00eb pavlefshme&#8221;, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ekzistonte asgj\u00eb e shkruar. Procedura u kopsit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb sa u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb mbrojtshme p\u00ebrball\u00eb Kolegjit. Dhe jurist\u00ebt e zot\u00eb b\u00ebhen disafish t\u00eb till\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb pushtet. Ndaj m\u00eb 3 qershor ata i shk\u00ebput\u00ebn Kolegjit legjitimimin e k\u00ebsaj procedure t\u00eb KQZ-s\u00eb. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e atij vendimi!<\/p>\n<p>Zoti Basha, nj\u00ebsoj si n\u00eb rastin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pushuar ndaj jush p\u00ebr rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ju jeni ligj\u00ebrisht i past\u00ebr. P\u00ebrderisa nuk ka pamje filmike t\u00eb futjes s\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit n\u00eb kutit\u00eb e gabuara enkas prej num\u00ebruesve demokrat\u00eb, ju nuk mund t\u00eb akuzoheni p\u00ebr kurrfar\u00eb gj\u00ebje. Dhe si\u00e7 thot\u00eb nj\u00ebri prej jurist\u00ebve q\u00eb ju mbrojti, &#8220;matematika nuk \u00ebsht\u00eb opinion&#8221;. Matematika e shifrave ju nxori fitues me 93 vota.<\/p>\n<p>Por n\u00eb kushtet e hapjes s\u00eb kutive, procesi zgjedhor u cenua n\u00eb integritetin e tij. Ju nuk duhet ta harroni kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse &#8220;gabimi njer\u00ebzor&#8221; q\u00eb u b\u00eb lajtmotiv i k\u00ebtyre zgjedhjeve, e ka cunguar legjitimitetin tuaj. Ju duhet t\u00eb jeni i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm kur t\u00eb uleni n\u00eb at\u00eb karrige se, sado ligj\u00ebrisht i past\u00ebr, gati gjysma e qytetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb qeverisni kat\u00ebr vitet e ardhshme, mendojn\u00eb se ju e keni vjedhur fitoren n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb deklaroni sa t\u00eb doni se do t\u00eb jeni Kryebashkiaku i t\u00eb gjith\u00eb tiranasve, por nuk do t&#8217;ju besojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Frustrimi dhe kund\u00ebrshtia politike do t\u00eb ushqejn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb selin\u00eb roz\u00eb ka r\u00ebn\u00eb gj\u00ebma. Me siguri atje tani do t\u00eb marrin hov p\u00ebrpjekjet p\u00ebr katarsis, t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb rast fitoreje t\u00eb zotit Rama (qoft\u00eb edhe me 10 vota), sepse &#8220;fituesi nuk gjykohet&#8221;. Por n\u00ebse socialist\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zot\u00eb, ata mund ta p\u00ebrkthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb frustrim n\u00eb vota n\u00eb vitin 2013. Mos vall\u00eb fitorja juaj n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb prelud i nj\u00eb rotacioni n\u00eb rang komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb problemi juaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste do t\u00eb merren me nj\u00ebri-tjetrin, me fajtor\u00ebt dhe me militant\u00ebt, ju zoti Basha keni shansin e art\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoni sh\u00eblbimin tuaj. Rasti juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb medituar mbi meritokracin\u00eb, shanset e jet\u00ebs dhe veprat individuale. N\u00eb vitin 1960 edhe Xhon Kenedi e vodhi Ri\u00e7ard Niksonin n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr president, por kjo nuk e ndaloi at\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb President i madh. Ky \u00ebsht\u00eb rasti juaj t\u00eb nd\u00ebrtoni m\u00eb n\u00eb fund di\u00e7ka tuaj\u00ebn, solide. Kapacitetet intelektuale nuk ju mungojn\u00eb. Por kujdes, mos kujtoni se me ardhjen tuaj n\u00eb krye t\u00eb Tiran\u00ebs mat\u00ebsi i koh\u00ebs do t\u00eb ristartohet. Teoria e &#8220;vitit 0&#8221; \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimtare.<\/p>\n<p>Tregoni me vepra q\u00eb do t\u00eb dini realisht t\u00eb vler\u00ebsoni pun\u00ebn e paraardh\u00ebsit tuaj, se do t\u00eb merrni stafet\u00ebn e kantiereve t\u00eb bashkis\u00eb dhe nuk do t&#8217;i vini viz\u00ebn \u00e7do gj\u00ebje t\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot. Tregohuni i m\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn me specialist\u00ebt e thjesht\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb dhe mos i hiqni nga puna, ndon\u00ebse e kuptoj se do t&#8217;ju duhet t\u00eb k\u00ebnaqni edhe militant\u00ebt tuaj. Por, i nderuar zoti Kryebashkiak Basha, &#8220;le roi est mort, vive le roi&#8221; (Mbreti vdiq, rroft\u00eb Mbreti), m\u00eb shum\u00eb se shprehje e n\u00ebnshtrimit ndaj sovranit t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb shprehje e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Endri Xhafo, 09.07.2011 Zoti Basha, dje Kolegji Zgjedhor jua b\u00ebri \u00ebndrr\u00ebn realitet. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tek e cila ndoshta as ju vet\u00eb nuk besonit kur i hyt\u00eb k\u00ebsaj pune. Jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kapacitetesh, sesa p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrethanash t\u00eb tjera, t\u00eb cilat ju jepnin juve humb\u00ebs. Dhe i till\u00eb ndoshta do t\u00eb mbeteshit edhe pas 14 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9295","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Urime zoti Basha! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Urime zoti Basha! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Endri Xhafo, 09.07.2011 Zoti Basha, dje Kolegji Zgjedhor jua b\u00ebri \u00ebndrr\u00ebn realitet. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tek e cila ndoshta as ju vet\u00eb nuk besonit kur i hyt\u00eb k\u00ebsaj pune. Jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kapacitetesh, sesa p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrethanash t\u00eb tjera, t\u00eb cilat ju jepnin juve humb\u00ebs. Dhe i till\u00eb ndoshta do t\u00eb mbeteshit edhe pas 14 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-09T09:24:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Urime zoti Basha!\",\"datePublished\":\"2011-07-09T09:24:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/\"},\"wordCount\":1661,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/endri_xhafo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/\",\"name\":\"Urime zoti Basha! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/endri_xhafo.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-09T09:24:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/endri_xhafo.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/endri_xhafo.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/urime-zoti-basha\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Urime zoti Basha!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Urime zoti Basha! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Urime zoti Basha! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Endri Xhafo, 09.07.2011 Zoti Basha, dje Kolegji Zgjedhor jua b\u00ebri \u00ebndrr\u00ebn realitet. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tek e cila ndoshta as ju vet\u00eb nuk besonit kur i hyt\u00eb k\u00ebsaj pune. Jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kapacitetesh, sesa p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrethanash t\u00eb tjera, t\u00eb cilat ju jepnin juve humb\u00ebs. Dhe i till\u00eb ndoshta do t\u00eb mbeteshit edhe pas 14 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-09T09:24:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Urime zoti Basha!","datePublished":"2011-07-09T09:24:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/"},"wordCount":1661,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/","name":"Urime zoti Basha! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg","datePublished":"2011-07-09T09:24:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/endri_xhafo.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/urime-zoti-basha\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Urime zoti Basha!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9295\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}