{"id":9198,"date":"2011-07-06T15:07:31","date_gmt":"2011-07-06T14:07:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9198"},"modified":"2011-07-06T15:07:31","modified_gmt":"2011-07-06T14:07:31","slug":"partite-dhe-intelektualet-prane-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/","title":{"rendered":"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatos Lubonja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/>\u00a0Nga <strong>FATOS LUBONJA<\/strong>, 07.06.2011<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mos m\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen nj\u00eb polemik\u00eb q\u00eb u zhvillua para disa dit\u00ebsh midis Ardian Klosit, Mark Markut dhe Agron Tuf\u00ebs, q\u00eb u mor dhe u rimor n\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme. Ishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb polemik\u00eb idesh, mund ta quash edhe nj\u00eb sherr i eg\u00ebr intelektual. Dhe n\u00eb rastet e sherreve, zakonisht njer\u00ebzit tek ne zgjedhin t\u2019i evitojn\u00eb, t\u2019u kalojn\u00eb anash, e t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn e tyre sipas atij m\u00ebsimit: q\u00ebndroi larg sherrit se mund t\u00eb hash ndonj\u00eb shqelm.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam qen\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, por s\u2019mund ta mohohet se jo gjithmon\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrhysh, ve\u00e7an\u00ebrisht kur sheh se sa shum\u00eb gjuajtje n\u00ebn bark p\u00ebrdoren nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, por ve\u00e7an\u00ebrisht kur s\u2019di se k\u00eb t\u00eb quash viktim\u00eb e k\u00eb agresor. E, megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb mos t\u00ebrhiqesha nga fakti se sulmet e egra personale u pleks\u00ebn n\u00eb at\u00eb polemik\u00eb me disa tema mjaft principale p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe rolin e intelektual\u00ebve n\u00eb t\u00eb. Tema t\u00eb tilla si ajo se si ne u qasemi traumave t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs; ajo e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, sa ato jan\u00eb individuale dhe sa kolektive apo familjare; sa ndjehemi rob\u00ebr t\u00eb identiteteve familjare; sa n\u00eb retorikat e ashpra p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn kemi hallin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sa kjo \u00ebsht\u00eb pretekst p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb asgj\u00ebsuese p\u00ebr pushtetin e sot\u00ebm politik dhe financiar; m\u00ebkatet e politik\u00ebs n\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e vlerave intelektuale dhe p\u00ebr\u00e7arjen e intelektual\u00ebve ishin disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb dilnin mpreht\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj polemike.<\/p>\n<p>Fakti se personalisht jam shprehur shpesh lidhur me k\u00ebto tema dhe se rastin e Fatos Kongolit, q\u00eb nxiti debatin, e shoh t\u00eb ngritur keq nga &#8220;Gazeta Shqiptare&#8221; (p\u00ebr q\u00ebllime komerciale, q\u00eb, si edhe q\u00ebllimet politike, nuk jan\u00eb forma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019iu qasur traumave t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, sepse k\u00ebshtu i thellojm\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i kurojm\u00eb ato), ishin dy arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmangur futjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;sherr&#8221;. E megjithat\u00eb, i ndikuar fort edhe nga konteksti i kriz\u00ebs politike q\u00eb po kalojm\u00eb, nj\u00eb ide m\u00eb sillej vazhdimisht n\u00eb kok\u00eb teksa lexoja polemik\u00ebn, duke m\u00eb nxitur t\u00eb nd\u00ebrhyj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga akuzat kryesore q\u00eb protagonist\u00ebt e debatit i ngren\u00eb nj\u00ebri-tjetrit \u00ebsht\u00eb se b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dy tarafe intelektual\u00ebsh t\u00eb lidhur me dy pushtete: nj\u00ebri pushteti i maxhoranc\u00ebs me n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn dhe tjetri ai i lidhur me pushtetin e Edi Ram\u00ebs si kryetar bashkie, por edhe si vazhdim\u00ebsi e atyre tet\u00eb vjet\u00ebve kur socialist\u00ebt ishin n\u00eb krye t\u00eb pushtetit qendror.<\/p>\n<p>Besoj se nuk shtoj ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re po qe se do t\u00eb them se k\u00ebto dy akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella p\u00ebrmbajn\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb brenda. Madje besoj se nuk do t\u00eb ma kund\u00ebrshtojn\u00eb as t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb debat. Me k\u00ebt\u00eb q\u00eb thash\u00eb nuk dua t\u2019i hyj as tem\u00ebs s\u00eb klientelizmit t\u00eb partive dhe as nj\u00eb akuze q\u00eb e shoh t\u00eb qarkulloj\u00eb shum\u00eb n\u00eb komentet mbi k\u00ebt\u00eb polemik\u00eb n\u00eb internet, sipas s\u00eb cil\u00ebs, meq\u00eb k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetet, nuk jan\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb apo t\u00eb besuesh\u00ebm, se nj\u00eb intelektual i v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndron larg pushtetit, pasi ai t\u00eb korrupton, se nj\u00eb intelektual duhet t\u00eb jet\u00eb kritik ndaj pushtetit dhe jo sh\u00ebrbyes ndaj tij, pasi kjo \u00ebsht\u00eb detyra e tij si intelektual.<\/p>\n<p>Personalisht, nisur edhe nga p\u00ebrvoja personale e zhg\u00ebnjimit me t\u00eb dy krah\u00ebt, ndjehem af\u00ebr k\u00ebsaj kritike, por jam i hapur ndaj ides\u00eb se nuk ekziston vet\u00ebm ky model. Intelektual\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb angazhohen jo vet\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje, por edhe duke punuar n\u00eb institucione shtet\u00ebrore duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar k\u00ebto parti, apo t\u00eb propozuar nga k\u00ebto parti si deputet\u00eb, ka gjithandej dhe jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. K\u00ebta jan\u00eb nganj\u00ebher\u00eb edhe m\u00eb publik\u00ebt, thuaj po deshe edhe m\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb publik, ata q\u00eb mbajn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrime n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. Shtoj k\u00ebtu se intelektuali nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb qenie me tru, por edhe me zem\u00ebr, edhe me kujtes\u00eb emocionale, me ndjenja miq\u00ebsie, e, po ashtu, se nuk jeton vet\u00ebm me aj\u00ebr, por ka nevoj\u00eb edhe ai p\u00ebr ato q\u00eb quhen nevoja materiale, ka edhe ai familje p\u00ebr t\u00eb mbajtur.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto, dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje, megjithat\u00eb, se protagonist\u00ebt e debatit, si shkrimtar\u00eb, studiues, p\u00ebrkthyes, kritik\u00eb letrar\u00eb, gazetar\u00eb, b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb kategori, si t\u00eb thuash, m\u00eb speciale se ata q\u00eb quhen militant\u00eb. N\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit e mb\u00ebshtesin nj\u00eb parti duke ven\u00eb n\u00eb loj\u00eb m\u00eb shum\u00eb entuziazmin dhe zemr\u00ebn, jo rrall\u00eb edhe interesat materiale, intelektual\u00ebt presupozohet t\u00eb v\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb sh\u00ebrbim besueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb mendjeje t\u00eb kultivuar, q\u00eb ka m\u00eb t\u00eb zhvilluar mendimin kritik, q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb dije etj., etj., e q\u00eb, prandaj, mendohet se jan\u00eb edhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm sesa militant\u00ebt t\u00eb ndeshen me pushtetar\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb interesit publik, emrit t\u00eb tyre, vepr\u00ebs s\u00eb tyre, largpam\u00ebsis\u00eb etj., apo n\u00eb respekt t\u00eb asaj th\u00ebnies s\u00eb Raymond Aronit, sipas s\u00eb cil\u00ebs: &#8220;Kompromise p\u00ebr interesa mund t\u00eb b\u00ebhen, por jo p\u00ebr vizionin e bot\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>E k\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb them se ajo q\u00eb m\u00eb duket tejet shqet\u00ebsuese n\u00eb kategorin\u00eb e intelektual\u00ebve tan\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin partit\u00eb \u2013 e k\u00ebtu po kaloj p\u00ebrtej tre emrave t\u00eb debatit n\u00eb fjal\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb mungesa e q\u00ebndrimeve kritike ndaj partive q\u00eb mb\u00ebshtesin. Personalisht nuk kujtoj n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebt q\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb vetme publike q\u00eb t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kategori intelektual\u00ebsh si Ardian Klosi ndaj tij, qoft\u00eb p\u00ebrsa u p\u00ebrket d\u00ebmeve t\u00eb pakthyeshme q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me monumentet e kultur\u00ebs, me Tiran\u00ebn historike, me hap\u00ebsirat publike e t\u00eb gjelbra \u2013 edhe pse ndonj\u00eb si Klosi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivist i mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtyre, \u2013 qoft\u00eb p\u00ebr personalizimin e institucioneve q\u00eb ka drejtuar, qoft\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me oligark\u00ebt e dyshimt\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr shum\u00eb d\u00ebshtime si kryetar i Partis\u00eb Socialiste. Kam par\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mb\u00ebshtetje totale, dhe jo rrall\u00eb mbrojtje totale sa her\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk di q\u00eb n\u00eb k\u00ebta gjasht\u00eb-shtat\u00eb vjet q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb kem lexuar apo d\u00ebgjuar qoft\u00eb edhe nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb Tuf\u00ebs apo Markut (ky i fundit q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet), ndaj qoft\u00eb edhe ndonj\u00eb aspekti t\u00eb politikave t\u00eb Berish\u00ebs, ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb tij kap\u00ebs ndaj institucioneve t\u00eb tjera (boll t\u00eb shikosh TVSH-n\u00eb), ndaj projekteve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb fabrika \u00e7imentoje e hidrocentrale b\u00ebrthamore, ndaj shum\u00eb premtimeve t\u00eb pambajtura, nd\u00ebr t\u00eb cilat ai mbi luft\u00ebn ndaj sistemit t\u00eb korrupsionit (apo edhe ai p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e ish-t\u00eb burgosurve politik\u00eb, meq\u00eb kjo polemik\u00eb nisi rreth k\u00ebsaj teme), p\u00ebr bashk\u00ebpunime pa princip me cilindo q\u00eb deri dje e ka akuzuar p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr G\u00ebrdecin etj.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrmend k\u00ebtu kritika q\u00eb ua kam b\u00ebr\u00eb vet\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, me t\u00eb cilat nj\u00eb pjes\u00eb e tyre mund t\u00eb mos jen\u00eb dakord, por nuk besoj, kurrsesi, q\u00eb ata t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb mendim kritik p\u00ebr liderin dhe partin\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin. Jam plot\u00ebsisht i bindur se me veten e tyre apo me miqt\u00eb e tyre t\u00eb ngusht\u00eb kan\u00eb q\u00ebndrime kritike. Po ashtu, nuk se k\u00ebrkoj q\u00eb k\u00ebto kritika t\u2019i b\u00ebjn\u00eb nga pozitat e nj\u00eb gazetari t\u00eb pavarur, i cili mund t\u00eb jet\u00eb edhe shum\u00eb i ashp\u00ebr deri edhe provokator e denonciator. P\u00ebrkundrazi, i mendoj m\u00eb t\u00eb moderuara, me frym\u00eb pozitive e mir\u00ebdash\u00ebse, por publike dhe me dinjitetin e intelektualit q\u00eb nuk ka komplekse inferioriteti ndaj pushtetarit e q\u00eb i imponohet k\u00ebtij me forc\u00ebn e argumentit. Fatkeq\u00ebsisht kjo nuk ndodh me k\u00ebt\u00eb kategori.<\/p>\n<p>Sigurisht, shkakun duhet ta gjejm\u00eb m\u00eb s\u00eb pari te lider\u00ebt politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk e honepsin kritik\u00ebn, q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me intelektual\u00ebt i nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb raporte vertikale epror \u2013 vart\u00ebs dhe jo n\u00eb raporte horizontale midis t\u00eb barabart\u00ebsh. Vet\u00ebm n\u00eb prag zgjedhjesh apo daljeje n\u00eb opozit\u00eb ky vertikalitet ka prirjen t\u00eb l\u00ebviz\u00eb. At\u00ebher\u00eb mund t\u00eb shoh\u00ebsh politikan\u00eb t\u00eb ulur n\u00ebp\u00ebr kafene, n\u00eb biseda t\u00eb barabart\u00ebsh me intelektual\u00ebt, por, kur hyjn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e pushtetit k\u00ebta sikur tjet\u00ebrsohen menj\u00ebher\u00eb. Por, nga ana tjet\u00ebr, s\u2019mund t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00eb sy se intelektual\u00ebt e k\u00ebsaj kategorie e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tjet\u00ebrsim dhe rolin q\u00eb u caktojn\u00eb lider\u00ebt n\u00eb pushtet me shum\u00eb leht\u00ebsi. Duket sikur frika se mos humbasin dashurin\u00eb e besimin e liderit apo t\u00eb grupit me t\u00eb cilin identifikohen, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe pun\u00ebn apo privilegjet e p\u00ebrfitimet, i b\u00ebn k\u00ebta t\u00eb heshtin ndaj t\u00eb metave q\u00eb shohin te lideri apo te grupi q\u00eb ai drejton. K\u00ebsisoj, ndoshta edhe pse nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb sigurt se e g\u00ebzojn\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb besim e dashuri, n\u00eb m\u00eb t\u00eb shpesht\u00ebn i shohim ta ven\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tyre intelektuale n\u00eb funksion t\u00eb sulmeve ndaj kund\u00ebrshtarit duke e nxitur edhe m\u00eb konfliktualitetin shkat\u00ebrrues n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jen\u00eb z\u00ebri i ftoht\u00eb kritik e nd\u00ebrtues i dialogut.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja ta them se sa e dobishme do t\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr vet\u00eb k\u00ebta lider\u00eb apo p\u00ebr vet\u00eb k\u00ebto parti sikur intelektual\u00ebt q\u00eb njihen si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tyre t\u00eb kishin mbajtur n\u00eb koh\u00ebn e duhur q\u00ebndrim kritik p\u00ebr nj\u00eb, dy, tri \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. Sigurisht, edhe mund ta kishin par\u00eb veten t\u00eb flakur tej, apo t\u00eb m\u00ebnjanuar, apo n\u00eb situat\u00ebn e t\u00eb papunit. Ka shembuj n\u00eb t\u00eb dyja partit\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj. Por, ama, nga sa di, edhe k\u00ebta (fatkeq\u00ebsisht t\u00eb pak\u00ebt) nuk kan\u00eb mbetur pa buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe as jan\u00eb futur n\u00eb burg si n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. N\u00eb polemik\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb u shkrua shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e intelektual\u00ebve, n\u00ebnshtrimin i tyre, sh\u00ebrbimin ndaj regjimit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Por, le t\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mund\u00ebsia e zgjedhjes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe sinonim i liris\u00eb, dhe liria, nga ana e saj, mat\u00ebse e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl sesa sot. E megjithat\u00eb, shoq\u00ebria jon\u00eb e ashtuquajtur &#8220;e lir\u00eb&#8221;, ka nj\u00ebzet vjet q\u00eb po kalon nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb mbushur me korrupsion, me padrejt\u00ebsi, me kriminalitet, me pasiguri jete, me varf\u00ebri, me shkat\u00ebrrim territori, me ikje truri. N\u00eb momentin politik q\u00eb po kalojm\u00eb po kemi nj\u00eb polarizim t\u00eb tejskajsh\u00ebm, nj\u00eb konfliktualitet q\u00eb e ka bllokuar, madje po e d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb shoq\u00ebrore, politike, ekonomike, kulturore, imazhin ton\u00eb, t\u00eb ardhmen ton\u00eb europiane. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e intelektual\u00ebve p\u00ebr k\u00ebto? Cili \u00ebsht\u00eb roli i intelektual\u00ebve pran\u00eb partive e lider\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt? Po preferoj ta mbyll k\u00ebt\u00eb shkrim n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre pyetjeve, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebsisoj t\u00eb hapur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga FATOS LUBONJA, 07.06.2011 Nuk mund t\u00eb mos m\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen nj\u00eb polemik\u00eb q\u00eb u zhvillua para disa dit\u00ebsh midis Ardian Klosit, Mark Markut dhe Agron Tuf\u00ebs, q\u00eb u mor dhe u rimor n\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme. Ishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb polemik\u00eb idesh, mund ta quash edhe nj\u00eb sherr i eg\u00ebr intelektual. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9198","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0Nga FATOS LUBONJA, 07.06.2011 Nuk mund t\u00eb mos m\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen nj\u00eb polemik\u00eb q\u00eb u zhvillua para disa dit\u00ebsh midis Ardian Klosit, Mark Markut dhe Agron Tuf\u00ebs, q\u00eb u mor dhe u rimor n\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme. Ishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb polemik\u00eb idesh, mund ta quash edhe nj\u00eb sherr i eg\u00ebr intelektual. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-06T14:07:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE\",\"datePublished\":\"2011-07-06T14:07:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/\"},\"wordCount\":2014,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/\",\"name\":\"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-06T14:07:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u00a0Nga FATOS LUBONJA, 07.06.2011 Nuk mund t\u00eb mos m\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen nj\u00eb polemik\u00eb q\u00eb u zhvillua para disa dit\u00ebsh midis Ardian Klosit, Mark Markut dhe Agron Tuf\u00ebs, q\u00eb u mor dhe u rimor n\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme. Ishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb polemik\u00eb idesh, mund ta quash edhe nj\u00eb sherr i eg\u00ebr intelektual. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-06T14:07:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE","datePublished":"2011-07-06T14:07:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/"},"wordCount":2014,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/","name":"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2011-07-06T14:07:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partite-dhe-intelektualet-prane-tyre\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PARTIT\u00cb DHE INTELEKTUAL\u00cbT PRAN\u00cb TYRE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9198"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9198\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}