{"id":9172,"date":"2011-07-04T23:55:01","date_gmt":"2011-07-04T22:55:01","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9172"},"modified":"2011-07-04T23:55:01","modified_gmt":"2011-07-04T22:55:01","slug":"intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Spartak Ngjela\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>\u201cPlatforma  Malaj?! S\u2019kam par\u00eb kurr\u00eb rival\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebrziten nga fitorja e partis\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Politikani i njohur Spartak Ngjela flet p\u00ebr vendimin e pritsh\u00ebm t\u00eb Kolegjit Zgjedhor mbi Tiran\u00ebn dhe situat\u00ebn politike n\u00eb vend. Ai argumenton se opozita k\u00ebrkon pavlefshm\u00ebri t\u00eb zgjedhjeve pasi rezultati q\u00eb ka nxjerr\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb joligjor, pra nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vullnetit politik t\u00eb nj\u00eb shumice n\u00eb KQZ. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pavlefshm\u00ebria e k\u00ebtij rezultati \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb vendosur ligjshm\u00ebrin\u00eb mbi procesin. Avokati flet dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka Basha t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb masakr\u00ebn elektorale n\u00eb Tiran\u00eb si dhe apatin\u00eb e opozit\u00ebs dhe z\u00ebnkat brenda saj. Duke folur p\u00ebr iniciativ\u00ebn e Malajt, Ngjela thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e paprecedent q\u00eb nj\u00eb rival t\u00eb m\u00ebrzitet aq shum\u00eb nga fitorja e partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><em>Zoti Ngjela, nes\u00ebr Kolegji zgjedhor do t\u00eb shprehet rreth k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr pavlefshm\u00ebri t\u00eb procesit zgjedhor. Cila \u00ebsht\u00eb pritshm\u00ebria juaj?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, pritshm\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm imja. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pritshm\u00ebri mbar\u00eb popullore. Koha realisht ka rrjedhur n\u00eb favor t\u00eb popullit opozitar, i cili sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb mbi 70 p\u00ebrqind. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb analizat postzgjedhore t\u00eb 8 majit, sepse kan\u00eb pasur nj\u00eb specifik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta mbaj\u00eb \u201cvath n\u00eb vesh\u201d edhe Kolegji n\u00eb procesin e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs.<\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, a mund t\u00eb na i sqaroni, se cila \u00ebsht\u00eb kjo \u201cspecifike e ve\u00e7ante\u201d postzgjedhore?<\/em><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: shqiptar\u00ebt t\u00eb revoltuar nga nj\u00eb gjendje e r\u00ebnd\u00eb sociale, nga humbja e perspektiv\u00ebs, shkelja e t\u00eb drejtave dhe degradimi ekonomik, dol\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb masivisht dhe rr\u00ebzuan Sali Berish\u00ebn n\u00eb 8 maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Por ai nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb gjendje, dhe, si\u00e7 dihet, nd\u00ebrhyri brutalisht e n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb gjitha procedurave dhe krijoi nj\u00eb rezultat fiktiv n\u00eb Tiran\u00eb, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit k\u00ebrkon q\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u2019ia jap\u00eb humb\u00ebsit. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb nj\u00eb hapje joprocedurale t\u00eb nj\u00eb numri kutish n\u00eb fillim, dhe pas hapjes s\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb tjerave m\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kolegjit Zgjedhor, \u00e7\u00ebshtja, jo vet\u00ebm q\u00eb doli jasht\u00eb procedur\u00ebs, por doli edhe jasht\u00eb karakterit ligjor t\u00eb rezultatit. Kjo sepse, tani, pasi jan\u00eb kontrolluar t\u00eb gjitha kutit\u00eb e Tiran\u00ebs, ne nuk kemi m\u00eb nj\u00eb rezultat ligjor, ngaq\u00eb faktikisht ne tani kemi shtremb\u00ebrim t\u00eb matric\u00ebs ligjore q\u00eb i duhet rezultatit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ligjor dhe i drejt\u00eb. Matrica absolute, si k\u00ebrkes\u00eb e ligjit ton\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb legjislacionit per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb kjo: pasi t\u00eb b\u00ebhet num\u00ebrimi i flet\u00ebve t\u00eb votimit duhet q\u00eb, p\u00ebr secil\u00ebn qend\u00ebr votimi, numri i flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb gjetura n\u00eb nj\u00eb kuti duhet t\u00eb jet\u00eb domosdoshm\u00ebrisht i barabart\u00eb me numrin e votuesve. N\u00ebse ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh, ose m\u00eb i vog\u00ebl, dhe kjo ndikon n\u00eb p\u00ebrmbysjen e rezultatit, zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb pavlefshme, ato duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten. Dhe a e dini pse? Sepse nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb nj\u00eb rezultat ligjor. Rezultati ligjor \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb garanton sakt\u00ebsin\u00eb aritmetike t\u00eb p\u00ebrputhjes s\u00eb t\u00eb dy numrave q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm. Mosp\u00ebrputhshm\u00ebria aritmetik\u00eb i prezumon zgjedhjet t\u00eb manipuluara.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja juridike e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. Sot ne kemi n\u00eb dor\u00eb 287 qendra votimi t\u00eb Tiran\u00ebs me num\u00ebr t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb barazin\u00eb midis votuesve dhe flet\u00ebve t\u00eb gjendura n\u00eb kuti. Dometh\u00ebn\u00eb, Kolegji \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb shpall\u00eb pavlefshm\u00ebrin\u00eb e rezultatit t\u00eb shpallur nga KQZ, sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb ligjor.<\/p>\n<p><em>Sa shanse ka q\u00eb Kolegji t\u00eb ndikohet nga mosshqyrtimi i k\u00ebsaj ankese prej KQZ p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb ata e quajt\u00ebn djegie t\u00eb afateve?<\/em><\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb budallall\u00ebk nga ato q\u00eb urdh\u00ebron Saliu. Cilat afate jan\u00eb djegur? Ne ishim p\u00ebrpara nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, i cili kishte b\u00ebr\u00eb nul vendimin e KQZ-s\u00eb p\u00ebr rezultatin para k\u00ebtij t\u00eb fundit. Q\u00eb nga ky moment, KQZ ka qen\u00eb e detyruar q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rezultat, dhe ajo e nxori k\u00ebt\u00eb para disa dit\u00ebsh, sipas vendimit t\u00eb Kolegjit Zgjedhor. Pra, p\u00ebr faktin q\u00eb KQZ nxori nj\u00eb rezultat t\u00eb dyt\u00eb, ky, domosdoshm\u00ebrisht mbart me vete atakimin n\u00eb Kolegjin Zgjedhor. Dhe afatet jan\u00eb 48 or\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimi i fundit i KQZ. PS sot ka goditur si t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e fundit t\u00eb KQZ, prandaj ai q\u00eb flet p\u00ebr afate ka frik\u00eb nga aritmetika. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, por a t\u00eb kujtohet: nx\u00ebn\u00ebsit e dob\u00ebt t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt fillore, urinonin n\u00eb pantallona nga aritmetika. K\u00ebt\u00eb b\u00ebri edhe KQZ, kur pati frik\u00eb q\u00eb t\u00eb merrej me aritmetik\u00ebn dhe d\u00ebgjoi Saliun p\u00ebr afatet. \u00cbsht\u00eb qesharak ky lloj kontesti, dhe as q\u00eb mund t\u00eb mendohet se mund t\u00eb konsiderohet nga Kolegji Zgjedhor; q\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb gjykat\u00eb, dhe jo nj\u00eb grumbull njer\u00ebzish pa profesion.<\/p>\n<p><em>Nga m\u00ebnyra si Kolegji ka gjykuar deri tani t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zgjedhjet e 8 Majit, cili \u00ebsht\u00eb perceptimi juaj p\u00ebr profesionalizmin e tyre dhe pesh\u00ebn e ndikimit politik mbi ta?<\/em><\/p>\n<p>Vendimi i par\u00eb i Kolegjit Zgjedhor, ai q\u00eb shk\u00eblqeu me latinishten e Tom\u00ebs, ishte nj\u00eb pa\u00e7avure q\u00eb historia juridike e k\u00ebtij vendi duhet ta harroj\u00eb, pasi ta ket\u00eb nd\u00ebshkuar, sigurisht. Ai nuk ishte nj\u00eb vendim, por nj\u00eb abuzim, i cili e r\u00ebndoi \u00e7\u00ebshtjen, por q\u00eb Kolegji i dyt\u00eb Zgjedhor, ai q\u00eb dha vendimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces, ndreqi sa mundi, dhe e futi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb shtrat juridik. Duke k\u00ebrkuar hapjen e t\u00eb gjitha kutive, ky Kolegj e solli \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb: pasi t\u00eb k\u00ebqyren t\u00eb gjitha kutit\u00eb, ne do t\u00eb konsiderojm\u00eb vlefshm\u00ebrin\u00eb apo pavlefshm\u00ebrin\u00eb e rezultatit sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb ne mund t\u00eb shprehemi q\u00eb ky rezultat \u00ebsht\u00eb ligjor ose jo. Ky ishte mendimi i vendimit t\u00eb atij Kolegji. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb askush q\u00eb \u00ebsht\u00eb jurist, nuk mund t\u00eb pres\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se anulimin e rezultatit joligjor t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 8 majit p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><em>N\u00ebse Kolegji deklaron pavlefshm\u00ebri zgjedhjesh p\u00ebr kryetarin, a mendoni se do t\u00eb  ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin angazhim politik nga t\u00eb dyja pal\u00ebt si m\u00eb 8 Maj?<\/em><\/p>\n<p>Pala tjet\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb partia e Bash\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb dekadenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Sepse nuk e ka m\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk mund t\u00eb abuzojn\u00eb m\u00eb me flet\u00ebt e Media Printit, kompanis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, e cila na kishte marr\u00eb edhe tenderin e prodhimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit. Do k\u00ebt\u00eb pamund\u00ebsi manipuluese, dhe prandaj dekadenca e saj do t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p><em>Duket se Basha ka siguruar nj\u00eb sasi t\u00eb madhe votash nga koalicioni dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jo politik\u00eb si\u00e7 jan\u00eb blerja e vot\u00ebs p\u00ebr disa kategori sociale dhe eksporti i trup\u00ebs votuese drejt Tiran\u00ebs. Sa shanse ka t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet ky operacion n\u00eb rast p\u00ebrs\u00ebritje zgjedhjesh?<\/em><\/p>\n<p>Jua thash\u00eb m\u00eb lart: mund\u00ebsit\u00eb, tani i ka thuajse absolutisht t\u00eb pamundura.<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb z\u00eb i ringjallur kritik brenda PS \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Arben Malaj. A keni ndonj\u00eb perceptim p\u00ebr vizionin e tij opozitar?<\/em><\/p>\n<p>Ka disa dekada q\u00eb ndjek zgjedhjet n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, qysh se kam qen\u00eb 17 vje\u00e7. Deri tani kurr\u00eb nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb person nga elitat politike t\u00eb partive europiane q\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitet nga fitorja e rivalit brenda partis\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb ta shpall\u00eb hapur n\u00eb opinionin publik. Sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion qesharak. Fitorja e 8 majit ka qen\u00eb fitorja elektorale m\u00eb e madhe q\u00eb k\u00eb realizuar nj\u00eb parti politike n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga viti 1991. Kjo ishte shume m\u00eb e thell\u00eb nga ajo q\u00eb korri PD m\u00eb 1992 kur PS-ja e at\u00ebhershme gati u bashkua e gjitha me Partin\u00eb Demokratike. E pra, t\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij rezultati, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh nga politika. \u00cbsht\u00eb naivitet apo k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Malajt kjo, kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi: akti q\u00eb po nd\u00ebrmerr ai, \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do standardi politik. Prandaj mendoj se p\u00ebr faktin q\u00eb nuk ka brenda vetes nj\u00eb version politik, \u00ebsht\u00eb interes q\u00eb nuk ka lidhje me karrier\u00ebn politike, por me konservimin e gj\u00ebs\u00eb s\u00eb fituar nga politika, e cila si\u00e7 duket po i k\u00ebrc\u00ebnohet me rrezik nga ish kund\u00ebrshtari politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cPlatforma Malaj?! S\u2019kam par\u00eb kurr\u00eb rival\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebrziten nga fitorja e partis\u00eb\u201d Politikani i njohur Spartak Ngjela flet p\u00ebr vendimin e pritsh\u00ebm t\u00eb Kolegjit Zgjedhor mbi Tiran\u00ebn dhe situat\u00ebn politike n\u00eb vend. Ai argumenton se opozita k\u00ebrkon pavlefshm\u00ebri t\u00eb zgjedhjeve pasi rezultati q\u00eb ka nxjerr\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb joligjor, pra nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr n\u00eb baz\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9172","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cPlatforma Malaj?! S\u2019kam par\u00eb kurr\u00eb rival\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebrziten nga fitorja e partis\u00eb\u201d Politikani i njohur Spartak Ngjela flet p\u00ebr vendimin e pritsh\u00ebm t\u00eb Kolegjit Zgjedhor mbi Tiran\u00ebn dhe situat\u00ebn politike n\u00eb vend. Ai argumenton se opozita k\u00ebrkon pavlefshm\u00ebri t\u00eb zgjedhjeve pasi rezultati q\u00eb ka nxjerr\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb joligjor, pra nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr n\u00eb baz\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-04T22:55:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d\",\"datePublished\":\"2011-07-04T22:55:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/\"},\"wordCount\":1497,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ngjela.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ngjela.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-04T22:55:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ngjela.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ngjela.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u201cPlatforma Malaj?! S\u2019kam par\u00eb kurr\u00eb rival\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebrziten nga fitorja e partis\u00eb\u201d Politikani i njohur Spartak Ngjela flet p\u00ebr vendimin e pritsh\u00ebm t\u00eb Kolegjit Zgjedhor mbi Tiran\u00ebn dhe situat\u00ebn politike n\u00eb vend. Ai argumenton se opozita k\u00ebrkon pavlefshm\u00ebri t\u00eb zgjedhjeve pasi rezultati q\u00eb ka nxjerr\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb joligjor, pra nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr n\u00eb baz\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-04T22:55:01+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d","datePublished":"2011-07-04T22:55:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/"},"wordCount":1497,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/","name":"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","datePublished":"2011-07-04T22:55:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ngjela-rezultati-i-ristanit-eshte-joligjor-ndaj-eshte-i-pavlefshem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Ngjela: \u201cRezultati i Ristanit \u00ebsht\u00eb \u201cjoligjor\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9172"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9172\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}