{"id":9167,"date":"2011-07-04T23:36:30","date_gmt":"2011-07-04T22:36:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9167"},"modified":"2011-07-04T23:36:30","modified_gmt":"2011-07-04T22:36:30","slug":"astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/","title":{"rendered":"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Astrit Patozi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb maxhoranc\u00ebs thot\u00eb se futja e komb\u00ebsis\u00eb n\u00eb formularin e censusit \u201cmund t\u00eb krijonte komplikacione t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panevojshme\u201d. Ai thot\u00eb se Tirana nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr rivotim, pasi e ka nj\u00eb fitues<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Skender Minxhozi<\/strong>, <strong>MAPO<\/strong><\/p>\n<p><em>Zoti Patozi, kontesti juridik p\u00ebr Tiran\u00ebn po shkon drejt fundit. Rezultati \u00ebsht\u00eb luhatur disa her\u00eb, nga fitorja paraprake e Ram\u00ebs, tek avantazhi i Bash\u00ebs pas num\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb gabuara. A e prisnit nj\u00eb finale t\u00eb till\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>Personalisht prisja nj\u00eb rivalitet t\u00eb fort\u00eb, por nuk mund t\u00eb isha aq profet sa t\u00eb parashikoja nj\u00eb diferenc\u00eb kaq t\u00eb ngusht\u00eb, me m\u00eb pak se 100 vota. Por tani q\u00eb kjo ndodhi, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb sistemi yn\u00eb e p\u00ebrballoi me profesionaliz\u00ebm dhe me integritet nj\u00eb sfid\u00eb, q\u00eb sigurisht nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p><em>Pal\u00ebt deklarojn\u00eb t\u00eb dyja fitoren. N\u00eb fakt, n\u00eb funksion t\u00eb shifrave, pra t\u00eb rreth \u00e7erek milioni votash t\u00eb hedhura m\u00eb 8 maj, ai q\u00eb duket \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb barazim. A nuk do ishte m\u00eb i drejt\u00eb nga ana etike e morale, nj\u00eb rivotim n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb k\u00ebto kushte?<\/em><\/p>\n<p>Diferenca tmerr\u00ebsisht e ngusht\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se praktikisht Tirana \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy gjysma, por kjo jo dosmosdoshm\u00ebrisht duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rivotim. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si nj\u00eb ndeshje boksi q\u00eb nuk p\u00ebrfundon me nokaut, por me pik\u00eb. Sepse me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb i bie q\u00eb me sistemin proporicional rajonal q\u00eb ne kemi adoptuar q\u00eb nga 2008-ta, mund\u00ebsia e nj\u00eb rezultati t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt mes dy kampeve \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Por do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht kund\u00ebrproduktive dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave \u00eb vendit, q\u00eb ne t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritnim zgjedhjet pambarimisht, derisa ato t\u00eb na jepnin nj\u00eb rezultat \u201ct\u00eb gjer\u00eb\u201d. Kjo, sa i p\u00ebrket konstektsit politik dhe juridik, ku nuk shoh asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rivotim.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin etik dhe moral, un\u00eb mendoj se nuk kemi nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb, por nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb me dy rival\u00ebve. S\u00eb pari, sepse n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb dukje dhe n\u00eb nisje t\u00eb pabarabart\u00eb, Lulzim Basha arriti t\u00eb mundte, jo thjesht kryetarin i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb liderin e opozit\u00ebs. S\u00eb dyti, raporti i Bash\u00ebs me gjysm\u00ebn kund\u00ebr \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm nga ai i Edi Ram\u00ebs. Dhe kjo u tregua para, gjat\u00eb edhe pas zgjedhjeve, ku Lulzim Basha nuk ishte p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast armiq\u00ebsor me ata q\u00eb nuk e votuan, madje duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe vet\u00eb zotin Rama. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb e madhe konceptuale, e cila sigurisht q\u00eb e b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb koabitacionin e dy gjysmave t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00ebn adminnistrimin e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb sapozgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb. S\u00eb treti, p\u00ebr shakk t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me dy portofole t\u00eb fryra, kryeqyeti ishte pjesa m\u00eb e lodhur e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nga antagonizmi i pafre dhe nga debati shterp\u00eb politik i viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Lulzim Basha i premtoi Tiran\u00ebs nj\u00eb qeverisje jasht\u00eb konfliketeve politike, q\u00eb jo vet\u00ebm i cfilitnin qyetar\u00ebt e saj, por ato u kushtonin atyre shum\u00eb energji t\u00eb shkuara d\u00ebm dhe shum\u00eb projekte dhe sh\u00ebrbime q\u00eb nuk viheshin n\u00eb funksion t\u00eb problemeve t\u00eb yre. Nd\u00ebrsa Edi Rama, i cili hyri n\u00eb gar\u00eb me arroganc\u00ebn dhe me p\u00ebr\u00e7mim p\u00ebr kund\u00ebrshtarin e tij, jo vet\u00ebm nuk e premtoi k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebrkundrazi luftoi me t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. P\u00ebr \u00e7uajrjen e konfliktit n\u00eb nj\u00eb stad edhe m\u00eb t\u00eb avancuar, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb fitorjeje t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, duket sikur Lulzim Basha, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ka \u00e7liruar nga \u201cethet e djallit\u201d edhe gjysm\u00ebn q\u00eb e ka votuar kund\u00ebr.<\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb mes procesit elektoral pozitiv jasht\u00eb Tiran\u00ebs dhe vet\u00eb votimeve n\u00eb kryeqytet. A \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb t\u00eb thuhet se Tirana po rrezikon standartet e zgjedhjeve lokale?<\/em><\/p>\n<p>Nuk e besoj. Kam bindjen se Tirana ishte thjesht pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e nj\u00eb procesi plot\u00ebsisht korrekt dhe transparent, q\u00eb shoq\u00ebroi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi zgjedhjet vendore t\u00eb 8 majit.<\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi kryeministri b\u00ebri nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn, q\u00eb parashikonte kandidaturat p\u00ebr instuitucionet q\u00eb zgjidhen me shumic\u00eb t\u00eb kualifikuar. Opozita nga ana e saj b\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr ofert\u00eb, q\u00eb t\u00eb votonte t\u00eb gjitha ligjet q\u00eb prekin procesin e integrimit europian, me kusht q\u00eb PD t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga bashkia e Tiran\u00ebs. A shihni ju hap\u00ebsir\u00eb, pas asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb gar\u00ebn e kryeqytetit, q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb nisin nj\u00eb proces paq\u00ebtimi?<\/em><\/p>\n<p>Mjafton t\u2019i krahasosh k\u00ebto q\u00eb ju i konsideroni oferta, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sesa i thell\u00eb \u00ebsht\u00eb kontrasti. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb v\u00ebsh p\u00ebrball\u00eb parimin me pazarin. Ne i q\u00ebndrojm\u00eb ofertave tona parimore, madje mund edhe ta zgjerojm\u00eb baz\u00ebn e tyre, por nd\u00ebrkoh\u00eb nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb asnj\u00eb pazar n\u00eb kurriz t\u00eb tyre. Ne jemi shum\u00eb t\u00eb sigurt se po t\u00eb hiqnim dor\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb nga bashkia e Tiran\u00ebs, Edi Rama mund t\u00eb dilte nes\u00ebr dhe t\u00eb thoshte se k\u00ebto ishin zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb. Por k\u00ebt\u00eb nuk na e ka borxh askush dhe ne sigurisht q\u00eb nuk e \u00e7ojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend ta b\u00ebjm\u00eb. E vetmja hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb un\u00eb shoh p\u00ebr paq\u00ebtim, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, apo me ndonj\u00eb cop\u00eb tjet\u00ebr pushteti. Por me reform\u00ebn elektorale, ku pal\u00ebt t\u00eb ndjekin interesaat e tyre me korrektes\u00eb dhe ndershm\u00ebri, duke korrigjuar gjith\u00e7ka nuk fuksionoi si duhet n\u00eb dy zgjedhjet pararend\u00ebse.<\/p>\n<p><em>A mendoni se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces l\u00ebshimesh duhet p\u00ebrfshir\u00eb edhe posti i presidentit? Pra, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, a \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb negociat\u00eb presidenciale \u201cbis\u201d, si n\u00eb rastin e Moisiut m\u00eb 2002?<\/em><\/p>\n<p>Mendoj se nuk ka asnj\u00eb arsye dhe as analogji. Negociata p\u00ebr Presidentin (Moisiu) kishin n\u00eb thelb kriz\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 2001-shit, t\u00eb konsideruara si shum\u00eb problematike n\u00eb t\u00eb gjitha raportet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. N\u00eb rastin ton\u00eb kemi thjesht nj\u00eb paranoj\u00eb dyvjecare t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Edi Rama, e cila ka t\u00ebrhequr zvarr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aksionin politik t\u00eb opozit\u00ebs, dhe vet\u00ebm kaq. N\u00eb muajin e fundit, k\u00ebsaj paranoje i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe dhimbja e humbjes n\u00eb Tiran\u00eb, e cila mund ta b\u00ebj\u00eb shum\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb gjendjen emocionale t\u00eb Ram\u00ebs, por q\u00eb kontekstit t\u00eb raporteve mes dy blloqeve politike as i shton dhe as i heq ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Kjo e fundit ishte plot\u00ebsht e evitueshme, n\u00eb \u00e7astin q\u00eb zoti Rama e kishte vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatin e tij, p\u00ebr t\u00eb mos u futur n\u00eb nj\u00eb ndeshje, p\u00ebr t\u2019i fituar apo p\u00ebr t\u2019i humbur t\u00eb gjitha. Kishte koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr deri n\u00eb maj, por mesa duket tundimi \u00e7udib\u00ebr\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs ishte kaq i fort\u00eb, sa nuk gjeti forc\u00eb t\u00eb ndahet prej tij. Dhe i ndodhi m\u00eb e keqja, si\u00e7 n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi u ndodh t\u00eb gjith\u00eb atyre bixhozxhinjve q\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb caktuar hedhin n\u00eb tavolin\u00ebn e kazinos\u00eb gjith\u00e7ka u ka mbetur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, sidomos vitin e fundit, e kam d\u00ebgjuar shpesh zotin Rama t\u00eb thot\u00eb se kjo mazhoranc\u00eb nuk duhet lejuar q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedh\u00eb edhe Presidentin e Republik\u00ebs dhe Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Madje me t\u00eb jan\u00eb bashkuar edhe nj\u00eb kor i majt\u00eb figurash politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs dhe analist\u00ebsh, sikur t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb katasrof\u00eb nayrore q\u00eb po afrohet dhe ne duhet t\u00eb evakuohemi, para se cikloni t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb. N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb fare k\u00ebshtu. Madje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spekullim i madh, p\u00ebr faktin se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kosheinc\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 2008, kur zoti Rama dhe t\u00eb tij\u00ebt pranuan dhe votuan ndryshimet kushtetuese.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb rast se n\u00eb zgjedhjet e vitit 2009 do t\u00eb kishte fituar Edi Rama, n\u00eb pozit\u00ebn e tij sot, do t\u00eb ndodheshim ne, dhe sigurisht q\u00eb ky nuk do t\u00eb ishte fundi i bot\u00ebs. Por do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ne e dinim ekzakt\u00ebsisht q\u00eb k\u00ebtu e tre vjet t\u00eb shkuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb thuash sot se Shqip\u00ebris\u00eb po i kanoset nj\u00eb rrezik shum\u00eb serioz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb abuzim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Sepse do t\u00eb thot\u00eb se zoti Rama, kur ka votuar ndryshimet kushtetuese, ka \u00ebnd\u00ebrruar vet\u00ebm q\u00eb pas zgjedhjeve kryeminist\u00ebr do t\u00eb ishte vet\u00eb, pa e \u00e7uar asnj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrmend se n\u00eb \u00e7do gar\u00eb , mund t\u00eb jesh jo vet\u00ebm fitues, por edhe humb\u00ebs. Dhe n\u00eb fuksion t\u00eb k\u00ebsaj \u00ebndrre, mesa duket ka shkuar edhe e gjith\u00eb sjellja e tij poltike, q\u00eb nga mospranimi i rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, tek bojkoti i parlamentit, greva e uris\u00eb p\u00ebrball\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, e deri tek provokimi i ngjarjeve t\u00eb dhunshme t\u00eb 21 janarit, nj\u00eb flurudh\u00eb me shum\u00eb zigzake, por q\u00eb tek e fundit, vjen gjithmon\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, dhe k\u00ebtu nuk kam parasysh vet\u00ebm aksionet politke t\u00eb zotit Rama, por t\u00eb gjith\u00eb performac\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndikuar nga agjenda personale e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nisur nga ky k\u00ebndv\u00ebshrtim realist, un\u00eb nuk shoh asnj\u00eb arsye q\u00eb zgjedhja e Presidentit t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb kompromis mes pal\u00ebve, t\u00eb cilat realisht nuk jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr karrigen e tij, por p\u00ebr nj\u00eb karrige tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><em>N\u00ebse gara p\u00ebr Tiran\u00ebn nuk ndryshon edhe pas ankimimit t\u00eb fundit t\u00eb PS, a prisni q\u00eb gjysma e Kuvendit t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb rrij\u00eb bosh? N\u00ebse po, cilat mund t\u00eb ishin pasojat eventuale p\u00ebr opozit\u00ebn, por edhe p\u00ebr qeverin\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pres me shum\u00eb shpres\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb, pasi t\u00eb \u201cftohen pak gjakrat\u201d, PS t\u00eb rikthehet n\u00eb parlament, maksimumi n\u00eb vjesht\u00eb. Por n\u00ebse kjo nuk ndodh, pasojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda do t\u00eb binin mbi vet\u00eb opozit\u00ebn, sepse mosprania e saj n\u00eb Kuvend do t\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebnim kapital, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr zgjedh\u00ebsit e saj. Do t\u00eb ishte nj\u00eb kriz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb identiteti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Sigurisht cifla t\u00eb k\u00ebsaj krize do t\u00eb binin edhe mbi mazhoranc\u00ebn, por pasojat p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb ngjashme me at\u00eb familje, e cila jeton n\u00eb paqe dhe harmoni, por i ka q\u00eblluar i keq komshiu.<\/p>\n<p><em>Ka pasur shum\u00eb z\u00ebra, kryesisht nga ish-president\u00ebt por edhe nga jurist\u00eb t\u00eb njohur, q\u00eb kan\u00eb atakuar ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr ato ndryshime, t\u00eb cilat, si\u00e7 dihet, asokohe i kritikoi ashp\u00ebr edhe nj\u00eb aleat i juaji i sot\u00ebm?<\/em><\/p>\n<p>Gjykoj se rezervat e shprehura nga ish-president\u00ebt duhen marr\u00eb me rezerva, p\u00ebr shkak se ata nuk jan\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb gjykimin e tyre. Megjith\u00eb respektin p\u00ebr formimin e ndonj\u00ebrit prej tyre, kam v\u00ebrejtur se ata i shohin ndryshimet kushtetuese n\u00eb optik\u00ebn e nj\u00eb vendi pune, i cili mund t\u00eb ket\u00eb humbur di\u00e7ka nga fuqia e para vitit 2008. Por mendoj se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ato ishin ndryshime q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb progres p\u00ebr sistemin ton\u00eb politik dhe administrativ, sepse tek e fundit ky ishte edhe q\u00ebllimi i tyre. Ato e theksuan m\u00eb shum\u00eb faktin q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb Republik\u00eb Parlamantare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontribuan jo pak n\u00eb sh\u00ebrimin e zgjedhjeve, nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria dhe politika shqiptare e vuante prej shum\u00eb vitesh. Pavar\u00ebsisht se jo perfekte, besoj se ato vendos\u00ebn nj\u00eb tull\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ngrehin\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi Komisioni Europian ka dh\u00ebn\u00eb sinjale shqet\u00ebsuese p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e 12 prioriteteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Opinionin e KE, \u00e7ka d\u00ebmton direkt marrjen e statusit t\u00eb vendit kandidat. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb shumica t\u00eb akuzoj\u00eb vet\u00ebm opozit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bllokim t\u00eb procesit? N\u00ebse jo, \u00e7far\u00eb ka shkuar keq n\u00eb pun\u00ebn e maxhoranc\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/em><\/p>\n<p>Ne nuk u jemi shmangur asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive tona, pasi e dim\u00eb se, n\u00eb aspektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nj\u00eb vend gjykohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn dhe nuk b\u00ebn qeveria. Por nuk \u00ebsht\u00eb problemi yn\u00eb fakti q\u00eb mbi dy t\u00eb tretat e k\u00ebrkesave t\u00eb opinionit t\u00eb KE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jo thjesht me pranin\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, por edhe me pjesamrrjen e saj n\u00eb reforma. Mendoj q\u00eb ne jemi ende me opozit\u00ebn jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p><em>Kuvendi nisi procedurat q\u00eb i hapin rrug\u00eb regjistrimit me baz\u00eb etnike t\u00eb popullsis\u00eb. A nuk ju duket se ky proces mbart mbi vete rrezikun e zgjerimit artificial t\u00eb pakic\u00ebs greke n\u00eb vend?<\/em><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Kuvend nuk ka lidhje fare me m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb kryhet regjistrimi i populsisis\u00eb apo \u201ccensus-i\u201d, sic do t\u00eb quhet pas miratimit t\u00eb projekligjit, q\u00eb u fut n\u00eb kalendar me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Projekligji synon nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb procedur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebkrkesat e koh\u00ebs, pasi ligji ekzistues \u00ebsht\u00eb i vitit 2000. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komision shtet\u00ebror ai q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb formularin e \u201ccensusit\u201d, p\u00ebrpara se ky proces t\u00eb nis\u00eb, n\u00eb vjesht\u00eb apo n\u00eb dim\u00ebr, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka. Personalisht, mendoj se vendosja e komb\u00ebsis\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsorin e censusit, nuk sjell asnj\u00eb vler\u00eb pozitive, madje mund t\u00eb krijonte komplikacione t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panevojshme dhe plot\u00ebsisht t\u00eb evitueshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb maxhoranc\u00ebs thot\u00eb se futja e komb\u00ebsis\u00eb n\u00eb formularin e censusit \u201cmund t\u00eb krijonte komplikacione t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panevojshme\u201d. Ai thot\u00eb se Tirana nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr rivotim, pasi e ka nj\u00eb fitues Nga Skender Minxhozi, MAPO Zoti Patozi, kontesti juridik p\u00ebr Tiran\u00ebn po shkon drejt fundit. Rezultati \u00ebsht\u00eb luhatur disa her\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9167","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb maxhoranc\u00ebs thot\u00eb se futja e komb\u00ebsis\u00eb n\u00eb formularin e censusit \u201cmund t\u00eb krijonte komplikacione t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panevojshme\u201d. Ai thot\u00eb se Tirana nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr rivotim, pasi e ka nj\u00eb fitues Nga Skender Minxhozi, MAPO Zoti Patozi, kontesti juridik p\u00ebr Tiran\u00ebn po shkon drejt fundit. Rezultati \u00ebsht\u00eb luhatur disa her\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-04T22:36:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv\",\"datePublished\":\"2011-07-04T22:36:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/\"},\"wordCount\":2383,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/astrit_patozi.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/\",\"name\":\"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/astrit_patozi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-04T22:36:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/astrit_patozi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/astrit_patozi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb maxhoranc\u00ebs thot\u00eb se futja e komb\u00ebsis\u00eb n\u00eb formularin e censusit \u201cmund t\u00eb krijonte komplikacione t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panevojshme\u201d. Ai thot\u00eb se Tirana nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr rivotim, pasi e ka nj\u00eb fitues Nga Skender Minxhozi, MAPO Zoti Patozi, kontesti juridik p\u00ebr Tiran\u00ebn po shkon drejt fundit. Rezultati \u00ebsht\u00eb luhatur disa her\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-04T22:36:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv","datePublished":"2011-07-04T22:36:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/"},"wordCount":2383,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/","name":"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg","datePublished":"2011-07-04T22:36:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/astrit_patozi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/astrit-patozi-regjistrimi-etnik-aspak-pozitiv\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9167\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}