{"id":9151,"date":"2011-07-04T08:24:27","date_gmt":"2011-07-04T07:24:27","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9151"},"modified":"2011-07-04T08:24:27","modified_gmt":"2011-07-04T07:24:27","slug":"tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/","title":{"rendered":"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cBechtel\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb amerikane, por nuk \u00ebsht\u00eb Amerika. Asnj\u00eb vjedhje e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb arsyetohet me miq\u00ebsin\u00eb me Amerik\u00ebn, sepse kjo \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane. \u201cBechtel\u201d kudo ku ka punuar n\u00eb rajon prapa ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e dyshimeve p\u00ebr keqp\u00ebrdorime. Gjuha me t\u00eb cil\u00ebn fyelltar\u00ebt e Qeveris\u00eb e mbrojn\u00eb kontrat\u00ebn e keqe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Kur i d\u00ebgjon njeriu fyelltar\u00ebt e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs se si pa fije turpi i kallajisin keqp\u00ebrdorimet, at\u00ebher\u00eb s\u2019ka se si t\u00eb mos shkoj\u00eb mendja se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb trup\u00eb arg\u00ebtuese, e cila b\u00ebn muzik\u00eb me qyngje dhe me zor d\u00ebshiron ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb lumtur k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Mes rreshtave sikur thon\u00eb: \u201cNe gjithsesi e kemi nd\u00ebrmend t\u2019ju b\u00ebjm\u00eb t\u00eb lumtur, qoft\u00eb edhe me detyrim\u201d. Problemi, sipas k\u00ebsaj logjike, \u00ebsht\u00eb te shoq\u00ebria q\u00eb nuk po i beson k\u00ebtij altruizmi; n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb fyelltar\u00ebve qeveritar\u00eb jan\u00eb sidomos ata z\u00ebra t\u00eb pakt\u00eb publik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb refuzuar sheqerkat e helmuara t\u00eb pushtetit, sepse besojn\u00eb se vendosm\u00ebria dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn jan\u00eb pun\u00eb m\u00eb fisnike sesa ecja posht\u00ebruese n\u00eb gjunj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb gjunj\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsosh disa kushte: t\u00eb jesh i zhveshur nga \u00e7do ndjenj\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb jesh aq i paskrupullt saq\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn ta shes\u00ebsh si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb finale, t\u00eb jesh i gatsh\u00ebm t\u00eb g\u00ebnjesh n\u00eb \u00e7do rast, madje edhe n\u00eb m\u00ebngjes, kur nga \u201cinstancat e larta\u201d k\u00ebrkohet q\u00eb \u00ebndrrat q\u00eb i ke par\u00eb nat\u00ebn t\u2019i dallosh n\u00eb pasqyr\u00eb si lajme t\u00eb v\u00ebrteta dhe si t\u00eb tilla t\u00eb provosh t\u2019i plasosh n\u00eb publik. P\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto duhet t\u00eb bart\u00ebsh me vete nj\u00eb kusi t\u00eb mbushur me ciniz\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebn ia derdh opinionit n\u00eb \u00e7do paraqitje publike.<\/p>\n<p>Rasti mbase m\u00eb eklatant i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb fshehur keqp\u00ebrdorimet, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb but\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur transparenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs V\u00ebrmic\u00eb-Merdar. Nuk di sa her\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet se n\u00eb Kosov\u00eb pothuaj askush nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve. P\u00ebrralla e fyelltar\u00ebve se ata q\u00eb kritikojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb tenderit qenkan kund\u00ebr rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e kot\u00eb p\u00ebr t\u2019i hedhur opinionit hi syve. Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dhe pyetje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kjo: \u201cSi mund t\u00eb kritikohet nj\u00eb firm\u00eb e respektuar amerikane?\u201d K\u00ebshtu tentohet q\u00eb \u201cfirma amerikane\u201d t\u00eb barazohet me shtetin amerikan, i cili ka qen\u00eb prij\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Thuhet se nuk b\u00ebn t\u00eb kritikohet \u201cBechtel\u201d, sepse n\u00eb pozit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb firm\u00eb qenk\u00ebsh Dick Cheney, ish-n\u00ebnpresident amerikan. (P\u00ebrndryshe n\u00eb vitin 2010 drejt\u00ebsia n\u00eb Nigeri ngriti aktakuz\u00eb kund\u00ebr Cheneyt p\u00ebr komplot, ryshfetdh\u00ebnie dhe pengim t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb; ai konsiderohet fajtor p\u00ebr k\u00ebto vepra t\u00eb kryera n\u00eb funksionin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm si shef i firm\u00ebs \u201cHalliburton\u201d, e cila kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb impiant gazi n\u00eb Nigeri. Ndon\u00ebse Cheney i ka hedhur posht\u00eb akuzat, \u201cHalliburton\u201d ka pranuar t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb prej 579 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb lidhje me skandalin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb korrupsionit).<\/p>\n<p><strong>Ministri me mistri<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mizori tjet\u00ebr q\u00eb kjo Qeveri ia ka shkaktuar shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mospublikimi i kontrat\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs. Nuk ka asnj\u00eb arsyetim, as moral, as politik, as juridik, p\u00ebr mospublikimin e kontrat\u00ebs. K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, sepse prapa vetes ka nj\u00eb grup deputet\u00ebsh, shumica e t\u00eb cil\u00ebve mandatin n\u00eb Kuvend e shohin si shansin e tyre jet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb shansi i tyre jet\u00ebsor p\u00ebr ta par\u00eb veten n\u00eb televizor me kravat\u00eb dhe jo me at\u00eb kostumin me vija bardh-zi. P\u00ebr hyrjen e tyre n\u00eb Parlament kryeministri nuk ka vendosur asnj\u00eb prag, as moral, as juridik, as etik. Parlamenti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndoshta i vetmi n\u00eb Evrop\u00eb, ku an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij p\u00ebrmenden p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr vrasje, p\u00ebr manipulime tender\u00ebsh, p\u00ebr veprimtari ilegale spiunazhi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pun\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb merret me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, por di\u00e7ka e till\u00eb as q\u00eb mund t\u00eb merret me mend n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha ekranet nj\u00ebkoh\u00ebsisht e shohim z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Hajredin Ku\u00e7i duke u tallur dhe duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb sillen fakte p\u00ebr korrupsion dhe krime. Hajredin Ku\u00e7i, ministri p\u00ebr t\u2019u r\u00ebn\u00eb me mistri krejt f\u00eblliq\u00ebsive, e di shum\u00eb mir\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb te mungesa e fakteve, por te frika, te dembelizmi dhe te mungesa e profesionalizmit n\u00ebp\u00ebr gjykata, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu sidomos ndikimin e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Hajredin Ku\u00e7i e di shum\u00eb mir\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi, kur prokuror n\u00eb Prishtin\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra ka qen\u00eb Osman Kryeziu, i cili gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar si patriot i v\u00ebrtet\u00eb, duke ua mbajtur fenerin atyre q\u00eb torturonin njer\u00ebz n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb, \u00e7lirimit, p\u00ebrparimit, g\u00ebzimit, harmonis\u00eb, civilizimit. Dhe sot t\u00eb till\u00ebt gjenden para gjyqit. Pse s\u2019kan\u00eb dal\u00eb m\u00eb her\u00ebt para drejt\u00ebsis\u00eb? Sepse prokuror ka qen\u00eb dosti i tyre Osman Kryeziu. Shum\u00eb <em>osmankryezinj<\/em> dhe supermen\u00eb ka edhe sot n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb polici dhe drejt\u00ebsi, shumica militant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe t\u00eb partive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Aq i madh \u00ebsht\u00eb ndikimi i politik\u00ebs n\u00eb institucionet q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb pavarura saq\u00eb policia nj\u00ebher\u00eb detyrohet t\u00eb njoftoj\u00eb se n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie opozitare mor\u00ebn pjes\u00eb 1 500 veta, pastaj b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se kan\u00eb qen\u00eb 4 500. N\u00ebse policia manipulohet nga pushteti edhe p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla, at\u00ebher\u00eb vet\u00ebm mund t\u00eb merret me mend se si keqp\u00ebrdoret p\u00ebr mbulimin e krimeve dhe korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Hajrije Spikericat e Hashim Tha\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana mospublikimi i kontrat\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vazhdim\u00ebsi e pun\u00ebs s\u00eb sistemit keqb\u00ebr\u00ebs. K\u00ebt\u00eb mizori dhe shum\u00eb t\u00eb tjera dalin dhe i mbrojn\u00eb n\u00eb televizion dhe me shkrime daullexhinj t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, gjithnj\u00eb duke p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn <em>erionbra\u00e7ski<\/em> dhe duke demonstruar nj\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn e kemi par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Radiotelevizionin e pushtuar t\u00eb Prishtin\u00ebs lajmet i lexonte Hajrije Spikerica.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb njeriu edhe mund t\u00eb ndiej keqardhje p\u00ebr persona t\u00eb till\u00eb, t\u00eb rritur dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar me kok\u00ebn e tyre, t\u00eb cil\u00ebt pranojn\u00eb t\u00eb degradohen k\u00ebshtu, t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb Hajrije Spikerica t\u00eb pushtetit, i cili i p\u00ebrdor p\u00ebr ndotje t\u00eb debatit publik. Nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb budallenj dhe nuk e din\u00eb se po keqp\u00ebrdoren. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe tragjedia personale e k\u00ebtyre njer\u00ebzve: gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u2019u keqp\u00ebrdorur. Sa m\u00eb her\u00ebt q\u00eb e kuptojn\u00eb se edhe n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs ka shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb po habiten dhe po tallen me k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje publicistike t\u00eb fyelltar\u00ebve, aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb gjasat p\u00ebr nj\u00eb kthim nga logjika e sh\u00ebndosh\u00eb.<\/p>\n<p>Po u vazhdua k\u00ebshtu s\u2019do t\u00eb ishte befasi sikur fyelltar\u00ebt t\u00eb dilnin nj\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb thoshin jo vet\u00ebm kontrata jotransparente me \u201cBechtelin\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn, por edhe tredhja e mizave gjithashtu. Nga ana tjet\u00ebr: a mund t\u00eb k\u00ebrkohet nga deputet\u00ebt e nj\u00eb partie politike q\u00eb t\u00eb angazhohen p\u00ebr transparenc\u00eb kur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e popullit kan\u00eb hyr\u00eb tin\u00ebz, me vota t\u00eb vjedhura dhe t\u00eb manipuluara? Sa i p\u00ebrket \u201cBechtelit\u201d: nuk \u00ebsht\u00eb trup t\u00eb k\u00ebrkohet transparenc\u00eb. N\u00eb Kroaci, n\u00eb vitin 2004, qeveria konservative anuloi nj\u00eb tender q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebs \u201cBechtel\u201d pas kritikave nga Komisioni Evropian, nga shoq\u00ebria civile dhe nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000, qeveria socialdemokrate e kishte quajtur \u201ct\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr Kroacin\u00eb\u201d nj\u00eb kontrat\u00eb me firm\u00ebn \u201cBechtel\u201d dhe e kishte anuluar tenderin p\u00ebr rrug\u00ebn Zagreb-Sisak, duke e p\u00ebrgjysmuar \u00e7mimin e tenderit. Po ashtu ishte shlyer edhe ajo pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes, ku thuhej se n\u00eb rast t\u00eb ndryshimit t\u00eb kontrat\u00ebs \u201cBechtel\u201d duhet t\u00eb kompensohet me nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr. \u201cBechtel\u201d nuk u ankua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim t\u00eb kontrat\u00ebs. Askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se kroat\u00ebt jan\u00eb antiamerikan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Rumani \u201cBechtel\u201d kishte arritur t\u00eb fitonte pa konkurrenc\u00eb fare nj\u00eb tender p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb autostrad\u00eb. Me gjith\u00eb protestat nga Bashkimi Evropian, nga organizatat kund\u00ebr korrupsionit dhe nga shoq\u00ebria civile, Qeveria rumune nuk e kishte anuluar kontrat\u00ebn dhe k\u00ebshtu mbet\u00ebn dyshimet p\u00ebr korrupsion. Sa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb tashm\u00eb dihet se \u00e7far\u00eb akuza jan\u00eb ngritur p\u00ebr rrug\u00ebn e kombit. Emri patriotik s\u2019e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb transparente, auditor\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb dyshojn\u00eb se jan\u00eb avulluar nja 250 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia ka heshtur. M\u00eb 16 gusht 2004 \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d, duke shkruar p\u00ebr skandalin e autostrad\u00ebs n\u00eb Rumani, n\u00ebnvizonte: \u201cRumania nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja; sidomos n\u00eb projektet e autostradave edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Mesme dhe Lindore mund t\u00eb v\u00ebrehet se si elitat politike p\u00ebrpiqen t\u2019i mbushin xhepat\u201d. Helbete, fyelltar\u00ebt e Qeveris\u00eb tash mund ta shpallin edhe k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb gjermane si antiamerikane. N\u00eb vitet \u201890 qarqet nacionaliste n\u00eb Beograd thoshin: \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d dhe korrespondenti i saj i at\u00ebhersh\u00ebm Viktor Meier e shkat\u00ebrruan Jugosllavin\u00eb. S\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb kok\u00ebs shkaktohen prej ideve destruktive.<\/p>\n<p>Kjo vlente n\u00eb vitet \u201990, n\u00eb rastin e Jugosllavis\u00eb. Kjo vlen edhe sot n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs. N\u00ebse \u00e7mimi i tregut i zhavorrit p\u00ebr autostrad\u00eb \u00ebsht\u00eb 11.5 euro dhe n\u00ebse Qeveria e paguan 26.5 euro, at\u00ebher\u00eb a mund t\u00eb thuhet se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull? K\u00ebsaj i thon\u00eb:<em> tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn<\/em>. Asnj\u00eb vjedhje e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb arsyetohet me miq\u00ebsin\u00eb me Amerik\u00ebn, sepse kjo \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli \u201cBechtel\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb amerikane, por nuk \u00ebsht\u00eb Amerika. Asnj\u00eb vjedhje e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb arsyetohet me miq\u00ebsin\u00eb me Amerik\u00ebn, sepse kjo \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane. \u201cBechtel\u201d kudo ku ka punuar n\u00eb rajon prapa ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e dyshimeve p\u00ebr keqp\u00ebrdorime. Gjuha me t\u00eb cil\u00ebn fyelltar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli \u201cBechtel\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb amerikane, por nuk \u00ebsht\u00eb Amerika. Asnj\u00eb vjedhje e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb arsyetohet me miq\u00ebsin\u00eb me Amerik\u00ebn, sepse kjo \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane. \u201cBechtel\u201d kudo ku ka punuar n\u00eb rajon prapa ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e dyshimeve p\u00ebr keqp\u00ebrdorime. Gjuha me t\u00eb cil\u00ebn fyelltar\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-07-04T07:24:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn\",\"datePublished\":\"2011-07-04T07:24:27+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-04T07:24:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\"},\"wordCount\":1851,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\",\"name\":\"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-07-04T07:24:27+00:00\",\"dateModified\":\"2011-07-04T07:24:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli \u201cBechtel\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb amerikane, por nuk \u00ebsht\u00eb Amerika. Asnj\u00eb vjedhje e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb arsyetohet me miq\u00ebsin\u00eb me Amerik\u00ebn, sepse kjo \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane. \u201cBechtel\u201d kudo ku ka punuar n\u00eb rajon prapa ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e dyshimeve p\u00ebr keqp\u00ebrdorime. Gjuha me t\u00eb cil\u00ebn fyelltar\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-07-04T07:24:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn","datePublished":"2011-07-04T07:24:27+00:00","dateModified":"2011-07-04T07:24:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/"},"wordCount":1851,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/","name":"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2011-07-04T07:24:27+00:00","dateModified":"2011-07-04T07:24:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tredhim-miza-ne-emer-te-miqesise-me-ameriken\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tredhim miza n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Amerik\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9151\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}