{"id":9040,"date":"2011-06-30T23:27:11","date_gmt":"2011-06-30T22:27:11","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=9040"},"modified":"2011-06-30T23:27:11","modified_gmt":"2011-06-30T22:27:11","slug":"gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/","title":{"rendered":"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS"},"content":{"rendered":"<p><em>Socialist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs kan\u00eb mundur t\u00eb garantojn\u00eb provat e manipulimit t\u00eb votave n\u00eb Tiran\u00eb. Kan\u00eb kontrolluar filmimet e procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb kryeqytet dhe kan\u00eb zbuluar diferenca prej qindra votash m\u00eb shum\u00eb sesa votues. Do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb Kolegj pavlefshm\u00ebrin\u00eb e votimit p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe rip\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve. Dy precedent\u00ebt kur Kolegji ka k\u00ebrkuar q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 8 majit; dy vendime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb tij, me firm\u00ebn e t\u00eb tet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs, kan\u00eb urdh\u00ebruar rip\u00ebrs\u00ebritjen e votimit n\u00eb dy komuna t\u00eb vendit<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kolegji Zgjedhor\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, <em>MAPO<\/em><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb fitues Tirana? Sipas KQZ-s\u00eb, po! Sipas pritshm\u00ebris\u00eb s\u00eb socialist\u00ebve, jo! Sipas asaj q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb Kolegji Zgjedhor, duhet t\u00eb pritet t\u00eb konsumohet edhe gati dy jav\u00eb t\u00eb tjera maksimalisht. Dhe ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim, sipas t\u00eb gjitha parashikimeve, jo thjesht p\u00ebr emrin e kryebashkiakut t\u00eb ri t\u00eb Tiran\u00ebs, por shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Sepse \u00ebsht\u00eb testi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr funksionimin e institucioneve, \u00ebsht\u00eb testi kryesor p\u00ebr funksionimin ose jo t\u00eb sistemit q\u00eb prodhon qeverisje n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Filmi, gracka ku ra KQZ-ja<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr dit\u00eb me rradh\u00eb, n\u00eb kushtet e konfidencialitetit ekstrem, si rrall\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, kan\u00eb \u201cprodhuar\u201d arm\u00ebn sekrete t\u00eb betej\u00ebs n\u00eb kolegj. Nj\u00eb ekip i gjer\u00eb, me jurist\u00eb, t\u00eb drejtuar nga Fatmir Xhafaj, sekretar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ligjore n\u00eb PS, ekspert\u00eb t\u00eb informatik\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb siguruar materialin filmik t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb Tiran\u00eb. Jan\u00eb revizionuar nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb CD-t\u00eb q\u00eb kan\u00eb filmuar votat, gj\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur realisht me vot\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet e qart\u00eb se deri ku ka mb\u00ebrritur ky proces, sa CD jan\u00eb par\u00eb, por minimalisht konfirmohet se jan\u00eb kqyrur mbi 60 p\u00ebr qind t\u00eb gjith\u00eb materialit shum\u00eb e shum\u00eb or\u00ebsh filmik t\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, n\u00eb 485 qendra votimi n\u00eb Tiran\u00eb. Rezultati q\u00eb u morr nuk pati surpriz\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt, por q\u00eb pritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga surprizat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij procesi: \u00ebsht\u00eb konfirmuar dhe provuar diferenca dramatike mes numrit t\u00eb votuesve dhe flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb gjetura n\u00eb kuti. Dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy lloj diferencash: e para p\u00ebr numrat q\u00eb ndryshojn\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri sipas asaj q\u00eb dallohen n\u00eb filmime dhe q\u00eb jan\u00eb pasqyruar n\u00eb procesverbale, dhe e dyta, p\u00ebr numrat q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse p\u00ebr votimin n\u00eb Tiran\u00eb. Socialist\u00ebt e ruajn\u00eb me fanatiz\u00ebm numrin e sakt\u00eb t\u00eb votave q\u00eb kan\u00eb gjetur si diferenc\u00eb. Do ta p\u00ebrdorin n\u00eb materialin q\u00eb do t\u00b4i p\u00ebrcjellin Kolegjit Zgjedhor. \u201cFilmimi i procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave \u00ebsht\u00eb gracka ku ra ky manipulim i trash\u00eb i rezultatit p\u00ebr Tiran\u00ebn\u201d, thot\u00eb nj\u00eb nga njoh\u00ebsit e asaj\u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hermetike n\u00eb selin\u00eb roz\u00eb. \u201cJan\u00eb peng i kontabilitetit t\u00eb tyre vulgar, edhe nj\u00eb grabit\u00ebs i r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb nj\u00eb dyqan periferie, kur shkon n\u00eb sht\u00ebpi, num\u00ebron frutat dhe perimet e vjedhura, Ristan\u00ebt nuk kan\u00eb mundur ta b\u00ebjn\u00eb dot nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb bodrumet e KQZ-s\u00eb\u201d, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Konfirmohet se jan\u00eb identifikuar mosp\u00ebrputhje \u201ct\u00eb \u00e7uditshme\u201d, q\u00eb provojn\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb deformuar elektoral, i cili shkon q\u00eb nga gabime njer\u00ebzore e deri tek manipulimi i vot\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebrritur procesi, n\u00eb pritje t\u00eb epilogut q\u00eb do t\u00eb jap\u00eb Kolegji, gjith\u00e7ka nd\u00ebrlikohet. Sepse k\u00ebtu mbaron pun\u00eb jurisprudenca politike dhe politika q\u00eb komenton jurisprudenc\u00ebn sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zakont\u00eb shqiptare dhe nis llogaria e thjesht\u00eb e aritmetik\u00ebs: mosp\u00ebrputhja e shifrave. Tabelat e mbledhjes dhe zbritjes jan\u00eb aritmetik\u00eb elementare q\u00eb m\u00ebsohet n\u00eb klasat e para t\u00eb fillores dhe rezultati p\u00ebr Tiran\u00ebn, do t\u00b4i duhet t\u00b4u p\u00ebrgjigjet pik\u00ebrisht atyre tabelave.<\/p>\n<p>Ankimimi tek gjykat\u00ebsit<\/p>\n<p>Ekipi i jurist\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gati ankimimin n\u00eb Kolegjin Zgjedhor. Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb material t\u00ebr\u00ebsisht i rezervuar dhe askush nuk jep detaje p\u00ebr t\u00eb. M\u00ebsohet vet\u00ebm se nj\u00eb nga pikat kryesore ku do t\u00eb goditet vendimi i pritsh\u00ebm i KQZ-s\u00eb s\u00eb Ristanit, do t\u00eb bazohet n\u00eb dy nene t\u00eb Kodit Zgjedhor, nenin 160 dhe 161, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Pavlefshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy nene shum\u00eb interesant\u00eb. I pari flet p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve n\u00eb qendr\u00ebn e votimit. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb tre raste, i pari nga t\u00eb cil\u00ebt, do t\u00eb p\u00ebrdoret nga socialist\u00ebt: a) kan\u00eb ndodhur shkelje t\u00eb ligjit. Pika c, e t\u00eb nj\u00ebjtit nen, p\u00ebrcakton se: \u201c\u2026p\u00ebr cilindo nga k\u00ebto shkaqe \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar procesi zgjedhor n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb ndarjen e mandateve n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore\u2026\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas e merr fjal\u00ebn neni pasardh\u00ebs. Neni 161, pika 1 e tij thot\u00eb: \u201cPas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb ankimit, jo m\u00eb von\u00eb se 3 dit\u00eb nga nxjerrja e rezultatit t\u00eb zon\u00ebs zgjedhore, KQZ-ja kryesisht ose me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjektit, shpall t\u00eb pavlefshme dhe urdh\u00ebron p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn zgjedhore, kur pavlefshm\u00ebria e shpallur n\u00eb nj\u00eb ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 t\u00eb k\u00ebtij Kodi, ndikon n\u00eb ndarjen e mandateve n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore ose n\u00eb shkall\u00eb vendi\u201d. Dhe m\u00eb tej, pika 2, n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb flet p\u00ebr zgjedhjet vendore, thuhet: \u201c\u2026p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar t\u00eb qeverisjes vendore ndikim n\u00eb rezultat do t\u00eb konsiderohet kur numri i zgjedh\u00ebsve n\u00eb qendrat e shpallura t\u00eb pavlefshme \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se diferenca midis dy kandidat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave t\u00eb vlefshme\u201d.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb provohet se n\u00eb qendrat e shpallura t\u00eb pavlefshme n\u00eb Tiran\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb flet\u00eb votimi se votues dhe q\u00eb ky num\u00ebr t\u00eb tejkaloj\u00eb shifr\u00ebn 95 t\u00eb diferenc\u00ebs mes votave p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn dhe Edi Ram\u00ebn, q\u00eb Tirana t\u00eb shkoj\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb automatikisht p\u00ebrpara kutive t\u00eb votimit. Socialist\u00ebt e kan\u00eb provuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb: me filmimet q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb kontrolluar n\u00eb selin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, kalkulimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb japin nj\u00eb tablo t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme: jan\u00eb disa qindra vota n\u00eb total diferenc\u00eb. Dhe kjo diferenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb e dy llojeve, n\u00eb disa kuti jan\u00eb gjetur m\u00eb shum\u00eb flet\u00eb votimi se votues dhe e kund\u00ebrta, n\u00eb disa kuti t\u00eb tjera jan\u00eb gjetur m\u00eb pak flet\u00eb votimi se votues. \u00c7ka provon pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb i ndruhen t\u00eb gjith\u00eb, se n\u00eb kutit\u00eb e votimit, t\u00eb mbyllura me pes\u00eb kode, kan\u00eb hyr\u00eb duar me pes\u00eb gishta secila. Po k\u00ebshtu, prova p\u00ebr n\u00eb Kolegj do t\u00eb jen\u00eb kuti me kode t\u00eb ndryshuara t\u00eb siguris\u00eb, flet\u00eb votimi t\u00eb gjendura jasht\u00eb zarfeve apo t\u00eb \u201ctransferuara\u201d nga nj\u00eb qend\u00ebr votimi n\u00eb tjetr\u00ebn apo dhe kuti t\u00eb thyera, materiali brenda t\u00eb cilave mund t\u00eb manipulohej leht\u00ebsisht. Gjith\u00e7ka n\u00eb favor t\u00eb argumentit t\u00eb socialist\u00ebve: fitorja e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb grabitur edhe n\u00eb tavolin\u00eb, edhe n\u00eb magazinat e Lundr\u00ebs, edhe n\u00eb bodrumet e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sfida e Gjolek\u00ebs me Arbenin<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dalje t\u00eb tij publike, kryetari i KQZ-s\u00eb Ristani shpjegoi se diferencat e shifrave shpjegohen vet\u00ebm me tre mund\u00ebsi: gabim njer\u00ebzor, munges\u00eb trajnimi t\u00eb num\u00ebruesve dhe manipulim. Mund\u00ebsin\u00eb e tret\u00eb ai e ka p\u00ebrjashtuar vazhdimisht, pa ju shmangur dy mund\u00ebsive t\u00eb tjera, q\u00eb e konsiderojn\u00eb direkt p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe fajtor institucionin q\u00eb ai drejton. Por jav\u00ebn e kaluar, nj\u00eb prov\u00eb, nj\u00eb bast dhe sfid\u00eb direkte televizive mes Ristanit dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit e PS-s\u00eb n\u00eb KQZ, Gjolek Guci, dha prov\u00ebn fatale se kutit\u00eb jan\u00eb manipuluar. Guci mundi t\u00eb nxjerr\u00eb nga nj\u00eb kuti e mbyllur me kodet e siguris\u00eb as m\u00eb pak dhe as m\u00eb shum\u00eb, por zarfin me materialet zgjedhore. Dhe aty ku mund t\u00eb dilte nj\u00eb zarf i trash\u00eb, votat mund t\u00eb hynin e dilnin lirisht si klient\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e \u201ck\u2026urv\u00ebs\u201d. E megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, vajza \u201cfatkeqe\u201d u la mbi tryez\u00ebn e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po Kolegji?<\/p>\n<p>Mbas dy vendimeve shum\u00eb t\u00eb diskutuara q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Tiran\u00ebn, Kolegji zgjedhor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara prov\u00ebs s\u00eb zjarrit. Jo n\u00eb kuptimin juridik t\u00eb fjal\u00ebs, por n\u00eb deklarimin e aft\u00ebsive t\u00eb tyre n\u00eb aritmetik\u00ebn e thjesht\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e tij kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tyre t\u00eb hershme. N\u00eb disa raste, ata e kan\u00eb kaluar me sukses k\u00ebt\u00eb prov\u00eb dhe kan\u00eb treguar se e njohin k\u00ebt\u00eb lloj aritmetike. N\u00eb disa komuna ata kan\u00eb shpallur pavlefshm\u00ebrin\u00eb e votimit dhe kan\u00eb urdh\u00ebruar p\u00ebrs\u00ebritjen e votimit pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak: n\u00eb kuti jan\u00eb gjetur m\u00eb shum\u00eb vota se votues. N\u00eb komunat e vogla t\u00eb Kolshit, Lezh\u00eb dhe t\u00eb Armenit, Vlor\u00eb, ka ndodhur n\u00eb miniatur\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ka ndodhur edhe n\u00eb Tiran\u00ebn e madhe. N\u00eb Kolsh, dy kandidat\u00ebt konkurues u ndan\u00eb me nj\u00eb diferenc\u00eb prej pes\u00eb votash. Por nj\u00eb qend\u00ebr votimi u gjet me tet\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb sesa votues. N\u00eb Armen, zullumi kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shije dhe ngjyr\u00eb si n\u00eb Kolsh, vet\u00ebm se ishte pak m\u00eb i trash\u00eb dhe u k\u00ebput leht\u00eb. Diferenca mes dy kandidat\u00ebve ishte vet\u00ebm tre vota. Por n\u00eb dy qendra votimi u gjend\u00ebn respektivisht nj\u00eb dhe dy vota m\u00eb shum\u00eb, kurse n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb, u gjend\u00ebn tre vota m\u00eb pak sesa votues t\u00eb regjistruar se kishin votuar.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb interesante b\u00ebhet situata se vendimet p\u00ebr k\u00ebto dy komuna kan\u00eb prekur t\u00eb tet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor. Secili nga ta, p\u00ebrfshi dhe Tom\u00ebn q\u00eb tanim\u00eb njihet n\u00eb Tiran\u00eb edhe pa i p\u00ebrmendur mbiemrin, ka v\u00ebn\u00eb firm\u00ebn mbi k\u00ebto dy vendime. Jurisprundenca \u00ebsht\u00eb edhe \u201ccasus\u201d, nuk mund t\u00eb ket\u00eb vendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt. Edhe pse jetojn\u00eb n\u00eb kryeqytet, gjyqtar\u00ebt e Kolegjit e din\u00eb mir\u00eb se n\u00eb jo gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb Ruzhdien e famshme, n\u00eb Fier dhe komun\u00ebn e Jubanit, n\u00eb Shkod\u00ebr, ka ndodhur n\u00eb vitin 2009, e nj\u00ebjta histori: ka pasur m\u00eb shum\u00eb flet\u00eb votimi se zgjedh\u00ebs. T\u00eb pakt\u00ebn komisioner\u00ebt e Ruzhdies dhe t\u00eb pakt\u00ebn nga prokuroria, ata jan\u00eb gjetur fajtor\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb lejuar t\u00eb ndodh\u00eb. Dhe prokuroria ka shqiptuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs se at\u00eb krim ata duhet ta paguajn\u00eb me heqje t\u00eb liris\u00eb sepse i kishin dh\u00ebn\u00eb vetes lirin\u00eb kriminale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb vot\u00eb. Ristani e ka m\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Edhe gjyqtar\u00ebt e Kolegjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Socialist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs kan\u00eb mundur t\u00eb garantojn\u00eb provat e manipulimit t\u00eb votave n\u00eb Tiran\u00eb. Kan\u00eb kontrolluar filmimet e procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb kryeqytet dhe kan\u00eb zbuluar diferenca prej qindra votash m\u00eb shum\u00eb sesa votues. Do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb Kolegj pavlefshm\u00ebrin\u00eb e votimit p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe rip\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9040","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Socialist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs kan\u00eb mundur t\u00eb garantojn\u00eb provat e manipulimit t\u00eb votave n\u00eb Tiran\u00eb. Kan\u00eb kontrolluar filmimet e procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb kryeqytet dhe kan\u00eb zbuluar diferenca prej qindra votash m\u00eb shum\u00eb sesa votues. Do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb Kolegj pavlefshm\u00ebrin\u00eb e votimit p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe rip\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-30T22:27:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3\"},\"headline\":\"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS\",\"datePublished\":\"2011-06-30T22:27:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/\"},\"wordCount\":1890,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/kolegji_zgjedhor.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/\",\"name\":\"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/kolegji_zgjedhor.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-30T22:27:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/kolegji_zgjedhor.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/kolegji_zgjedhor.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Socialist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs kan\u00eb mundur t\u00eb garantojn\u00eb provat e manipulimit t\u00eb votave n\u00eb Tiran\u00eb. Kan\u00eb kontrolluar filmimet e procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb kryeqytet dhe kan\u00eb zbuluar diferenca prej qindra votash m\u00eb shum\u00eb sesa votues. Do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb Kolegj pavlefshm\u00ebrin\u00eb e votimit p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe rip\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-30T22:27:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3"},"headline":"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS","datePublished":"2011-06-30T22:27:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/"},"wordCount":1890,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/","name":"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg","datePublished":"2011-06-30T22:27:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji_zgjedhor.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gara-e-pambaruar-per-tiranen-arma-sekrete-e-ps\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gara e pambaruar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 Arma sekrete e PS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9040\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}