{"id":9,"date":"2009-10-17T07:06:39","date_gmt":"2009-10-17T06:06:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7"},"modified":"2009-10-17T07:06:39","modified_gmt":"2009-10-17T06:06:39","slug":"ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/","title":{"rendered":"Ku jemi 20 vjet pas &#8220;Murit t\u00eb Berlinit&#8221;?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\" border=\"0\" alt=\"Shinasi A. Rama\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Shinasi A. Rama<\/strong>, <em>17.10.2009<\/em><\/p>\n<p>Edhe ne shqiptar\u00ebt do ta p\u00ebrjetojm\u00eb r\u00ebnien historike t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit me tamtamet e zakonshme t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Por, zhurmat q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen nuk do t\u00eb arrijn\u00eb ta mbulojn\u00eb d\u00ebshtimin e gjithansh\u00ebm t\u00eb eksperimentit q\u00eb u luajt me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Tranzicioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, eksperimenti q\u00eb u luajt n\u00eb shtetin shqiptar ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnueshme, e shqiptar\u00ebt nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dita nes\u00ebr.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb shkurt, kjo \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr reflektime serioze.<br \/>\nPra, edhe pse do t\u00eb jet\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim historik, paria e Tiran\u00ebs dhe veglat e saj nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb t\u00eb d\u00ebshtimit, por p\u00ebr vendin e tyre n\u00eb histori e se si ia mb\u00ebrrit\u00ebn fisnik\u00ebrimit, t\u00eb b\u00ebhen pasanik\u00eb e ministra, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye.<\/p>\n<p>Nga ana e tyre, shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, si ato q\u00eb presin pare&#8217; ashtu edhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbytur me hallet e tyre, nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por, ky moment nuk duhet kaluar kaq leht\u00eb dhe duhet t&#8217;i shkohet deri n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb keqes q\u00eb na ka pllakosur sot.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb e analizuar d\u00ebshtimin e tranzicionit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se kriza e shembjes s\u00eb regjimit diktatorial n\u00eb shtetin shqiptar dhe shembja e nj\u00ebkohshme e sistemit titist n\u00eb ish-Jugosllavi e gjet\u00ebn kombin shqiptar thuajse krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat historike t\u00eb transformimeve t\u00eb gjithanshme t\u00eb kalimit nga nj\u00eb sistem te nj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb shtetin shqiptar gjendja ishte tragjike.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb kap\u00ebrcyell kthese historike, shqiptar\u00ebt q\u00eb jetonin n\u00eb shtetin shqiptar kishin vet\u00ebm nj\u00eb synim: t\u00eb gjenin nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mir\u00ebpo, t\u00eb kontrolluar me dor\u00eb t\u00eb hekurt nga paria jeni\u00e7ere e Tiran\u00ebs p\u00ebr gati 50 vjet, shumica d\u00ebrmuese e tyre jo vet\u00ebm q\u00eb synonin t\u00eb iknin prej shtetit t\u00eb tyre, por ata nuk e kishin as vet\u00ebdijen, as p\u00ebrgatitjen, as d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballuar si duhet me kompleksitetin e gjendjes politike t\u00eb vendit, as me loj\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por mbi t\u00eb gjitha, as edhe me vet\u00eb zgjidhjen e problemit ekzistencial t\u00eb tyre, q\u00eb duhej t\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i shtetit-komb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb synimit t\u00eb gjetjes s\u00eb k\u00ebsaj zgjidhjeje q\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe rruga e shp\u00ebtimit t\u00eb tyre afatgjat\u00eb, shqiptar\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb kapitalizmit oligarkik. Rruga pa krye te \u00e7on atje ku je nisur, thjesht sepse atje tek ai kryq\u00ebzim fillojn\u00eb edhe te gjitha rrug\u00ebt e tjera.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb thuhet se nuk ka pasur alternativa e se nuk doli kush t\u00eb fliste e t\u00eb thoshte se kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, ashtu si edhe u v\u00ebrtetua t\u00eb ishte.<\/p>\n<p>Pa pik\u00eb modestie m\u00eb duhet t\u00eb them se ka qen\u00eb nj\u00eb moment kur, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb kthese historike, ne q\u00eb synonim t\u00eb punonim p\u00ebr shtetin-komb, p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ishin, num\u00ebroheshim me gishtat e dor\u00ebs dhe n\u00eb politik\u00ebn shqiptare u trajtuam si armiq q\u00eb kinse po pengonin lul\u00ebzimin e begatin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn e kapitalizmit.<\/p>\n<p>Secili n\u00eb vete e t\u00eb bashkuar kur u krijua mund\u00ebsia, ne nuk ishim pjes\u00eb e paris\u00eb por vullneti yn\u00eb, koha e momenti historik na krijuan mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb z\u00eb n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn e fillimit te tranzicionit shqiptar.<\/p>\n<p>Aty ku ne shihnim shtete-kombe t\u00eb fuqishme evropiane, kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb shihnin borgjezi e sisteme kapitaliste; aty ku ne shihnim struktura q\u00eb mbronin interesat e kombeve t\u00eb tyre me thonj e me dh\u00ebmb\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb shihnin struktura qe mbronin interesat e shtres\u00ebs sunduese; aty ku ne shihnim deformime te demokracis\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb shihnin sistemin q\u00eb do t&#8217;ua garantonte sundimin e tyre oligarkik.<\/p>\n<p>Ne qe besonim se e ardhmja mund te ishte me e mire p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, u anatemuam n\u00eb em\u00ebr te interesave te paris\u00eb se Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem skllav\u00ebrues, ku ata do te ishin zot\u00ebr e te gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt skllev\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ne mor\u00ebm rrug\u00ebt e m\u00ebrgimit e ato mor\u00ebn sundimin e shtetit, por ka ardhur koha t\u00eb themi se ne kemi pasur t\u00eb drejt\u00eb, dhe kjo ka ma shume vlere se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mend\u00ebsia sunduese e paris\u00eb se at\u00ebhershme te Tiran\u00ebs ishte thuajse uniforme dhe monolitike. Si at\u00ebher\u00eb edhe sot, ajo mend\u00ebsi i binte dhe i bie ndesh realiteteve politike duke ushqyer shpresa te paqena e \u00ebndrra te pamb\u00ebrritshme.<\/p>\n<p>Marr\u00ebzia e k\u00ebsaj sjelljeje b\u00ebhet edhe m\u00eb e qart\u00eb kur shihet se nuk ka lidhje midis gjendjes ku ishin shqiptar\u00ebt, interpretimeve t\u00eb paris\u00eb dhe perceptimeve t\u00eb t\u00eb huajve. \u00cbndrra e rradh\u00ebs \u00ebsht\u00eb integrimi evropian dhe l\u00ebvizja pa viza ne janar t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Bota e huaj i shihte shqiptar\u00ebt si nj\u00eb problem t\u00eb pazgjidhsh\u00ebm politik. Ata e shihnin veten si viktima t\u00eb gjithkujt dhe e urrenin shtetin e tyre. Paria q\u00eb e kishte sunduar, nuk kishte pasur as pik\u00eb dashurie e asnj\u00eb grim\u00eb respekti p\u00ebr at\u00eb popull e prandaj e braktisi n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, edhe interesat e t\u00eb gjith\u00eb shteteve fqinje k\u00ebrkonin q\u00eb shqiptar\u00ebt kurr\u00eb t\u00eb mos e gjenin veten, dashurin\u00eb p\u00ebr kombin e tyre e rrug\u00ebn qe iu duhej p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza. Nuk ka pasur popull q\u00eb ka qen\u00eb i etur p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebn e duhur si shqiptar\u00ebt, ashtu si nuk ka popull qe \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer e qe do te vazhdoje te zhg\u00ebnjehet si shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe sot, 20 vjet mbas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, i vetmi popull i ish-kampit socialist q\u00eb ende nuk e ka gjetur rrug\u00ebn e vet jan\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin shqiptar ka miliarder\u00eb e lypsar\u00eb, ka luks e para, por nuk ka shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, nuk ka besim n\u00eb jet\u00eb e nuk ka q\u00ebllime fisnike p\u00ebr t\u00eb cilat ia vlen t\u00eb jetosh e t\u00eb punosh dite e nat\u00eb, t\u00eb jetosh e t\u00eb vdes\u00ebsh me stoiciz\u00ebm.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mb\u00ebrthyer p\u00ebr fyti prej krimit t\u00eb organizuar, me nj\u00eb shtres\u00eb tregtar\u00ebsh e prodhuesish krejt\u00ebsisht t\u00eb kontrolluar prej politik\u00ebs, me nj\u00eb pari politike oligarkike e kriminale, me nj\u00eb prani t\u00eb fuqishme e vendimtare t\u00eb interesave joshqiptar\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb arsye t\u00eb jen\u00eb pesimiste p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb mbi dhe&#8217;, sepse i ka t\u00eb gjitha ato q\u00eb duhen, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb ferr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb duan te ikin nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb prej andej, \u00ebsht\u00eb kthyer ne nj\u00eb gangren\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb huajt, dhe n\u00eb nj\u00eb laborator eksperimentesh t\u00eb d\u00ebshtuara t\u00eb paris\u00eb alkimiste t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht, ka shum\u00eb shkaqe pse gjendja \u00ebsht\u00eb e tille. Mir\u00ebpo, nd\u00ebr t\u00eb gjitha shkaqet, ai m\u00eb kryesori, shkaku par\u00ebsor i k\u00ebtij d\u00ebshtimi ka qen\u00eb se ajo pjes\u00eb e intelektual\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb politik\u00eb e n\u00eb biznes e lan\u00eb popullin shqiptar n\u00eb balt\u00eb. Edhe n\u00ebse ato nuk ishin fajtoret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje ku jemi, ato ishin bashk\u00ebfajtor\u00eb.<\/p>\n<p>Ato hesht\u00ebn kur duhej t\u00eb flisnin, menduan p\u00ebr vete kur duhej t\u00eb sh\u00ebrbenin, kur duhej t\u00eb ruanin u turr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb prishur e p\u00ebr t\u00eb vjedhur, dhe tamam at\u00ebher\u00eb kur duhej me qen\u00eb ma te m\u00ebdhenj se jeta, intelektualet qe hyn\u00eb ne politike menduan vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr veten e p\u00ebr kulet\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Intelektualet ishin fija e kasht\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn instinktivisht u kapen te gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo qe gjendeshin ne shtetin shqiptar. Inteligjencia e tyre, shkrimtaret, mjeket, profesor\u00ebt, doktor\u00ebt, ekonomistet, inxhinier\u00ebt ishin shpresa e tyre e vetme p\u00ebr t\u00eb dale nga gjendja e pashprese.<\/p>\n<p>Paria e Tiran\u00ebs nuk ka pasur e nuk ka dashuri per shqiptar\u00ebt se ndryshe nuk do t&#8217;i linte te shkonin ne at\u00eb gjendje ku i gjeti shembja e Murit te Berlinit. Shqiptar\u00ebt nuk kishin ku me u kape, ato u mb\u00ebshtet\u00ebn tek intelektualet e tyre si mb\u00ebshtetet f\u00ebmija te prindi ose me mire ato qe s&#8217;kane sy mb\u00ebshteten tek ai qe ka nje sy qoft\u00eb edhe te shtremb\u00ebr.<\/p>\n<p>Besimi i njer\u00ebzve ishte se intelektualet do t&#8217;i shp\u00ebtonin, ato qe dinin do te sillnin zgjidhjen dhe shpres\u00ebn, do te tregonin rrug\u00ebn dhe do te mund te shp\u00ebtonin nje popull qe nuk e dinte se cka ishte e mira e vet, e shpesh nuk e dinte as \u00e7far\u00eb donte. Askush me mire se paria e Tiran\u00ebs nuk e dinte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Askush m\u00eb me kujdes nuk u mundua q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb krye t\u00eb formacioneve politike pik\u00ebrisht veglat e thyera t\u00eb transformuar n\u00eb intelektual\u00eb. Askush m\u00eb mir\u00eb se intelektual\u00ebt e st\u00ebrp\u00ebrdorur q\u00eb u vun\u00eb ne krye te tranzicionit nuk e dinin gjendjen e mjere te shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, zhg\u00ebnjimi qe sprovuan shqiptar\u00ebt ishte i thelle dhe i jashtezakonshem sepse, si\u00e7 u demonstrua gjat\u00eb k\u00ebtij trancizioni, e si\u00e7 d\u00ebshmohet e shihet p\u00ebrdit\u00eb, zvet\u00ebnimi i pashembullt i parive te tyre intelektuale, tashme te transformuara ne udh\u00ebheqje politike ia hoqi shpres\u00ebn e fundit nj\u00eb populli te mjeruar. Ne ve\u00e7anti, ne shtetin shqiptar, intelektualet qe hyn\u00eb ne politike u sprovuan te ishin me keq se sa lumpeni i vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb prej kah vinin.<\/p>\n<p>Synimi i tyre kryesor ishte t&#8217;i ikin objektivit e interesit komb\u00ebtar shqiptar, bashkimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet; lufta e tyre ishte t&#8217;i kthenin shqiptar\u00ebt n\u00eb skllev\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapitalizmin e vete p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb borgjezia, me \u00e7do kusht e me \u00e7do \u00e7mim.<\/p>\n<p>Dhe kjo sjellje e intelektual\u00ebve e ka nj\u00eb shpjegim. Shumica d\u00ebrrmuese e tyre ishin e mbeten me mend\u00ebsin\u00eb e konviktoreve te uritur qe kurr\u00eb nuk u ngrit\u00ebn mbi mentalitetin katundar prej kah edhe vinin. Intelektualet qe hyn\u00eb ne politike, me pak p\u00ebrjashtime ne trojet shqiptar\u00eb jasht\u00eb shtetit shqiptar, ishin e mbeten vegla te sistemeve e te klaneve sunduese qe i kishin formuar p\u00ebr interesat e tyre.<\/p>\n<p>Kur ato sisteme u shemben, dhe kur nuk mbeten sh\u00ebrbyes te klaneve sunduese, ato u kthyen ne imitues te praktikave te cilave iu kishin sh\u00ebrbyer dhe e kthyen ne objektivin e tyre kryesor thyerjen shpirt\u00ebrore e sundimin e popullit te tyre.<\/p>\n<p>Kur iu dha mund\u00ebsia, n\u00eb ve\u00e7anti k\u00ebtyre te paris\u00eb se tashm\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, ato treguan se etja e tyre p\u00ebr pushtet dhe mosbesimi e urrejtja e tyre p\u00ebr popullin shqiptar e p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb e p\u00ebrcaktonte at\u00eb popull si komb ishte e pakufishme.<\/p>\n<p>N\u00eb mos shumica d\u00ebrrmuese, pa dyshim shumica e tyre u turr\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u pasuruar e p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar \u00e7&#8217;t\u00eb mundnin nga shteti shqiptar e nga shoq\u00ebria shqiptare me nj\u00eb etje t\u00eb pakufishme.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb atdheut e te popullit shqiptar ato jetuan e jetojn\u00eb jet\u00eb p\u00ebrrallore, gjithnj\u00eb duke e urryer e p\u00ebrbuzur popullin e vet pa asnj\u00ebfar\u00eb m\u00ebdyshjeje.<\/p>\n<p>Ka nga te gjitha llojet. Por e p\u00ebrbashk\u00ebta e te gjith\u00eb k\u00ebtyre ishte se kur ato nuk e urrenin deri ne fund te shpirtit popullin prej te cilit vinin, ato kishin thuajse nje ndjenje neverie ndaj e frike prej popullit te tyre.<\/p>\n<p>Aq e dukshme \u00ebsht\u00eb kjo sjellje sa, edhe sot, asnjeri prej tyre nuk guxon me e p\u00ebrmend\u00eb di\u00e7ka qe e ka b\u00ebr\u00eb ne te mire te shqiptar\u00ebve sepse ne fund te shpirtit e din se po ta p\u00ebrmend\u00eb, do t\u00eb dalin shum\u00eb e shum\u00eb argumente q\u00eb e provojn\u00eb se ato individ\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb si vegla te dikujt, jan\u00eb sjell\u00eb ashtu pse t\u00eb motivuar nga interesa t\u00eb ngushta, e q\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndesh me popullin e vet e interesave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe shkaku pse 20 vjet mbas r\u00ebnies s\u00eb Murit te Berlinit, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb qorrsokak. Ne shtetin shqiptar jetohet, por kur shihet e ardhmja, ne jemi aty ku kemi qene pse nuk kemi shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhmen, vizionin se si me e nd\u00ebrtuar jet\u00ebn si duhet e si vepron \u00e7do komb tjet\u00ebr i qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Mjerisht, lukunia e intelektualeve mjerane e gjysmake ia mb\u00ebrriti t\u00eb dal\u00eb fitimtare dhe po ec\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e krimit t\u00eb vet. Pa hezitim, kjo ka qen\u00eb dhe mbetet tradhtia me e madhe me te cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur kombi shqiptar gjat\u00eb k\u00ebtij tranzicioni q\u00eb as ka e as do t\u00eb k\u00ebt\u00eb fund edhe p\u00ebr do koh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Prandaj \u00e7do shqiptar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjehet i tradhtuar prej intelektualeve qe u kthyen ne politikane sepse kur populli i tyre priste qe ata individ\u00eb te b\u00ebnin gjith\u00e7ka mundnin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit t\u00eb tyre ato u treguan t\u00eb ishin njer\u00ebz t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Zgjidhjet e tyre do te ishin te ndryshme po qe se k\u00ebta individ\u00eb do t\u00eb mendonin se p\u00ebr \u00e7far\u00eb jeton nj\u00eb intelektual e p\u00ebr \u00e7far\u00eb jeton nje politikan. Pasuria e vetme qe len dikush \u00ebsht\u00eb kujtimi qe len ne zemr\u00ebn e njer\u00ebzve. Ma i miri nder ne, nuk merr ma shume se dy metra dheu, dhe ka pasur raste kur njer\u00ebz t\u00eb adhuruar si zot\u00ebr sa ishin gjalle, prej frik\u00ebs e urrejtjes se njer\u00ebzve, sot nuk i kane as eshtrat ne varr.<\/p>\n<p>Njeriu duhet t\u00eb jetoj\u00eb e t\u00eb vdes\u00eb me shpres\u00ebn se e ka fituar respektin e njer\u00ebzve te vet, me shpres\u00ebn se dikur dikush ka p\u00ebr t\u00eb ardhur e ka p\u00ebr t&#8217;ia pastruar varrin, ka p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb lule t\u00eb v\u00ebrteta e ka p\u00ebr ta kujtuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mire.<\/p>\n<p>Gjithkush e ka nj\u00eb ferr brenda vetes, por lufta e intelektualeve te v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb qe t\u00eb ngrihen mbi vog\u00eblsirat, gabimet e jet\u00ebs s\u00eb tyre, e t\u00eb mendohen se nuk ka gj\u00eb ma te bukur e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb jetosh e t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr popullin e tyre. E po e them edhe un\u00eb nj\u00eb shprehje latine, se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb moda n\u00eb Tiran\u00eb, &#8220;dulce et decorum est pro patria mori.&#8221;<\/p>\n<p>\u00c7do komb arrin q\u00eb n\u00eb momentet e duhura t\u00eb gjej\u00eb fuqin\u00eb e t\u00eb nxjerr\u00eb bij t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb e t\u00eb sakrifikohen p\u00ebr t\u00eb, e mbas t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb mblidhen t\u00eb gjith\u00eb, sepse ato ia tregojn\u00eb rrug\u00ebn popullit t\u00eb tyre e prandaj jetojn\u00eb p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e atij populli.<\/p>\n<p>20 vjet mbas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit d\u00ebshtimi i gjithansh\u00ebm i tranzicionit shqiptar ka treguar se, edhe pse e kane b\u00ebr\u00eb gjoksin grop\u00eb, intelektualet e paria e Tiran\u00ebs nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb individ\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t&#8217;iu vij\u00eb historia mbrapa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\" border=\"0\" alt=\"Shinasi A. Rama\" width=\"100\" align=\"right\" \/> <\/p>\n<p><strong>Shinasi A. Rama<\/strong>, <em>17.10.2009<\/em> <\/p>\n<p>Edhe ne shqiptar\u00ebt do ta p\u00ebrjetojm\u00eb r\u00ebnien historike t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit me tamtamet e zakonshme t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Por, zhurmat q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen nuk do t\u00eb arrijn\u00eb ta mbulojn\u00eb d\u00ebshtimin e gjithansh\u00ebm t\u00eb eksperimentit q\u00eb u luajt me shqiptar\u00ebt. <\/p>\n<p>Tranzicioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, eksperimenti q\u00eb u luajt n\u00eb shtetin shqiptar ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnueshme, e shqiptar\u00ebt nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ku jemi 20 vjet pas &quot;Murit t\u00eb Berlinit&quot;? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ku jemi 20 vjet pas &quot;Murit t\u00eb Berlinit&quot;? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shinasi A. Rama, 17.10.2009  Edhe ne shqiptar\u00ebt do ta p\u00ebrjetojm\u00eb r\u00ebnien historike t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit me tamtamet e zakonshme t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Por, zhurmat q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen nuk do t\u00eb arrijn\u00eb ta mbulojn\u00eb d\u00ebshtimin e gjithansh\u00ebm t\u00eb eksperimentit q\u00eb u luajt me shqiptar\u00ebt.  Tranzicioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, eksperimenti q\u00eb u luajt n\u00eb shtetin shqiptar ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnueshme, e shqiptar\u00ebt nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-10-17T06:06:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ku jemi 20 vjet pas &#8220;Murit t\u00eb Berlinit&#8221;?\",\"datePublished\":\"2009-10-17T06:06:39+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-17T06:06:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\"},\"wordCount\":2667,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\",\"name\":\"Ku jemi 20 vjet pas \\\"Murit t\u00eb Berlinit\\\"? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2009-10-17T06:06:39+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-17T06:06:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ku jemi 20 vjet pas &#8220;Murit t\u00eb Berlinit&#8221;?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ku jemi 20 vjet pas \"Murit t\u00eb Berlinit\"? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ku jemi 20 vjet pas \"Murit t\u00eb Berlinit\"? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shinasi A. Rama, 17.10.2009  Edhe ne shqiptar\u00ebt do ta p\u00ebrjetojm\u00eb r\u00ebnien historike t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit me tamtamet e zakonshme t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Por, zhurmat q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen nuk do t\u00eb arrijn\u00eb ta mbulojn\u00eb d\u00ebshtimin e gjithansh\u00ebm t\u00eb eksperimentit q\u00eb u luajt me shqiptar\u00ebt.  Tranzicioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, eksperimenti q\u00eb u luajt n\u00eb shtetin shqiptar ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnueshme, e shqiptar\u00ebt nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-10-17T06:06:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ku jemi 20 vjet pas &#8220;Murit t\u00eb Berlinit&#8221;?","datePublished":"2009-10-17T06:06:39+00:00","dateModified":"2009-10-17T06:06:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/"},"wordCount":2667,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/","name":"Ku jemi 20 vjet pas \"Murit t\u00eb Berlinit\"? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg","datePublished":"2009-10-17T06:06:39+00:00","dateModified":"2009-10-17T06:06:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-jemi-20-vjet-pas-murit-te-berlinit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ku jemi 20 vjet pas &#8220;Murit t\u00eb Berlinit&#8221;?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}