{"id":8995,"date":"2011-06-27T22:26:37","date_gmt":"2011-06-27T21:26:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8995"},"modified":"2011-06-27T22:26:37","modified_gmt":"2011-06-27T21:26:37","slug":"flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/","title":{"rendered":"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kolec Traboini\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/>&#8211; <strong>Kolec Traboini<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb telefonat\u00eb nga familja e komandant  Telit, i cili para disa muajve u shpall nga qeveria shqiptare  \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d dhe familja e tij \u201cFamilje D\u00ebshmori\u201d m\u00eb b\u00ebri t\u00eb drith\u00ebrohem. Po i flaknin pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs nga apartamenti ku jetonin q\u00eb nga marsi vitit 2003,  i cili u \u00ebsht\u00eb dhuruar nga Shtabi i U\u00c7K-s\u00eb me firmat e tre komandant\u00ebve t\u00eb njohur. Por tronditja akoma m\u00eb e madhe do t\u00eb m\u00eb vinte kur do t\u00eb m\u00ebsoja se ai q\u00eb po i flakte n\u00eb rrug\u00eb ishte deputeti i \u201cVetvendosjes\u201d Florin Krasniqi. E r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t`u besuar, por e vertet\u00eb. Dhe sipari i hipokrizis\u00eb njer\u00ebzore pritet t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me 11 korrik 2011.<\/p>\n<p>Mbas disa dit\u00ebsh u gj\u00ebnda pran\u00eb familjes s\u00eb Komandant Telit. M\u00eb vun\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00ebr\u00eb dokumentat e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familje dhe avokatit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Komandant Teli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/komandant_teli.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/>Duke i par\u00eb k\u00ebto dokumenta q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1999,  kur ky apartament u ble p\u00ebr nevojat e U\u00c7K-s\u00eb si baz\u00eb logjistike e deri m\u00eb sot, vura re se ky gjyq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej absurdeve t\u00eb cilat po i takojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. Po k\u00ebsaj rradhe absurdi r\u00ebndone mbi familjen e nj\u00eb d\u00ebshmori me t\u00eb till\u00eb dimensione q\u00eb shum\u00ebkush, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni e konsiderojn\u00eb hero mbar\u00ebkomb\u00ebtar q\u00eb meriton ti ngrihet nj\u00eb monument n\u00eb Shkup, \u201catje tek Ura e Gurit ku Teli donte t\u00eb ngrinte Flamurin\u201d si\u00e7 k\u00ebndon populli p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb dokumenta ka n\u00eb dor\u00eb gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb ngutet habitsh\u00ebm ta ekzekutoj\u00eb vendimin e saj?  Si e pse ajo vendosi pa pranin\u00eb e familjes s\u00eb d\u00ebshmorit Lefter Koxhaj , q\u00eb kjo familje t\u00eb dilte nga apartamenti ku jetonte prej vitit 2003, p\u00ebr t`ia l\u00ebshuar personit t\u00eb quajtur Blerim Muharrem Krasniqi q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i deputetit Florin Krasniqi ose tek e fundit kushuri i af\u00ebrt i tij?<\/p>\n<p>Le t`i hedhim nj\u00eb veshtrim kronologjik t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj situate dramatike p\u00ebr familjen e d\u00ebshmorit e cila ka mundur t\u00eb mbijetoj\u00eb me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, pa t\u00eb ardhura, me dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, e q\u00eb banon n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb falur nga shtabi i U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr meritat e jashtzakon\u00ebshme q\u00eb ka treguar luft\u00ebtari i madh Komandant Teli nga Shqip\u00ebria n\u00eb luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Familja e f\u00ebmij\u00ebt e Komandant Telit zot\u00ebrojn\u00eb dokumentin  original me firmat e tre komandant\u00ebve t\u00eb lart\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ( nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve, Komandant Kushtrimi, ka r\u00ebn\u00eb d\u00ebshmor vitin e kaluar) n\u00eb t\u00eb cilin dokument n\u00eb t\u00eb tekstualisht thuhet:<\/p>\n<p>\u201cShtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare sot me dat\u00eb 10 mars 2003 pasi analizuam shum\u00eb probleme t\u00eb karakterit politik dhe ushtarak, u diskutua dhe p\u00ebr prona t\u00eb blera n\u00eb Shqip\u00ebri e Maqedoni p\u00ebr nevojat e me parat\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb, objekte t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb luft\u00ebs si baza dhe q\u00ebndra grumbullimi, armatimi, logjistike dhe strehimi p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt n\u00eb ilegalitet. Nd\u00ebr t\u00eb tjera u vendos q\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cApartamenti i bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb emrin Blerim Krasniqi (pseudonim)  t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb d\u00ebshmorit Lefter Goxhaj, i cili ra n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr forcave maqedone me 7 gusht 2001.<\/p>\n<p>P\u00ebrpilohet ky dokument, m\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb kryhet kalimi i pron\u00ebsis\u00eb  s\u00eb k\u00ebtij apartamenti  pran\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimeve t\u00eb Pasurive t\u00eb Palujtshme Tiran\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Komandant Hoxha( Xhezair Shaqiri), Komandant Sokoli( Sami Ukshini), Komandant Kushtrimi (Harun Aliu) &#8211; me firmat origjinale dhe vul\u00eb t\u00eb Shtabit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Familja e Komandant Telit ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb proces t\u00eb kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, kur pas  7 vjet\u00ebve q\u00eb jetonin n\u00eb at\u00eb banes\u00eb,  pra n\u00eb fillimin e vitit 2009, i trokit\u00ebn n\u00eb der\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb burrash nga Kosova. Menduan se kishin ardhur nga Kosova n\u00eb kujtim t\u00eb Komandant Telit, por jo.  Fytyr\u00ebngrysur e hijer\u00ebnd\u00eb ata hyn\u00eb br\u00ebnda n\u00eb sht\u00ebpi e than\u00eb q\u00eb i kish d\u00ebrguar Florin Krasniqi p\u00ebr t\u2019i lajm\u00ebruar se duhej ta l\u00ebshonin sa m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tij. Duke q\u00ebn\u00eb se nuk kishin asnj\u00eb dokument me vete, e shoqja e Komandant Telit u ka th\u00ebn\u00eb se nuk e njihte Florin Krasniqin dhe n\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb ajo kishte nxjerr\u00eb n\u00eb noteri rezultonte emri pseudonim, sipas U\u00c7K-s\u00eb,  i  Blerim Muharrem Krasniqit  i dat\u00eblindjes 22.2 1966. Duke mos mundur t\u00eb sjellin far\u00eb argumenti,  tufa e burrave kan\u00eb ikur duke turfulluar drejt Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Tre dit\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb gj\u00ebndur n\u00eb der\u00eb t\u00eb apartamentit nj\u00eb tuf\u00eb akoma m\u00eb e madhe, rreth tet\u00eb burra t\u00eb ardhur nga Kosova. Nj\u00ebri nga ata \u00ebsht\u00eb paraqitur si Florin Krasniqi i cili ka p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lirimin e banes\u00ebs. Kur i \u00ebsht\u00eb paraqitur dokumenti i Shtabit t\u00eb U\u00c7K p\u00ebr dhurimin e pron\u00ebs, ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk njihte asnj\u00eb vendim t\u00eb saj (U\u00c7K-s\u00eb), sepse k\u00ebt\u00eb pron\u00eb e kishte bler\u00eb vet\u00eb ai, Florin Krasniqi . Sh\u00ebnojm\u00eb fjal\u00ebt e tij autentike \u201ce kam bler\u00eb me para t\u00eb  dhuruara nga dy  Shoqata Bamir\u00ebse Islamike.\u201d  Pastaj ka nxjerr\u00eb dy fatura dhe ja ka treguar shumat e parave t\u00eb kaluara nga shoqatat islamike n\u00eb emrin e tij. Duke hasur kund\u00ebrshtin\u00eb e t\u00eb shoqes s\u00eb Komandant Telit, Florin Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb  prer\u00eb: \u201cEdhe sikur motr\u00ebs sime ti qe vrar\u00eb burri n\u00eb luft\u00eb, nuk do ta lija n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi.  Sht\u00ebpin\u00eb do ta marr e do ta shes se m\u00eb duhen parat\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj bisede t\u00eb tensionuar, t\u00eb b\u00ebr\u00eb diku nga shkurti  i 2009,  familja e Komandant Telit nuk ka d\u00ebgjuar m\u00eb p\u00ebr Florin Krasniqin dhe as p\u00ebr karvanin e burrave hijerend\u00eb q\u00eb i vinin nga pas n\u00eb linj\u00ebn Prishtin-Tiran\u00eb e kthim.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kalonin shum\u00eb koh\u00eb, aq sa t\u00eb mendohej se k\u00ebt\u00eb familje q\u00eb mezi mbijeton(e shoqja e komandant Telit nuk ka nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme), do ta linin rehat e nuk do t`ua prishnin jet\u00ebn f\u00ebmijeve. Por nuk qe e th\u00ebn\u00eb.  S\u00eb fundi ju kan\u00eb ardhur n\u00eb sht\u00ebpi n\u00ebnpunsit e p\u00ebrmbarimit gjyq\u00ebsor shqiptar me polic\u00eb dhe u kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb dalin jasht\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb gjyqit n\u00eb favor t\u00eb kosovarit Blerim Krasniqi.<\/p>\n<p>Po cilit gjyq, lind pyetja? Cili q\u00ebnka ai gjyq q\u00eb b\u00ebhet pa patur dy pal\u00eb n\u00eb zgjidhjen e nj\u00eb konflikt-ankese apo padi civile. Por gjyqin\u00eb Tiran\u00eb q\u00ebnkesh b\u00ebr\u00eb se ashtu desh\u00ebn gjyqtar\u00ebt. Gjyq n\u00eb munges\u00eb q\u00eb t\u00eb kujton koh\u00ebn trishtueshme t\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Familjen e komandant Telit nuk kan\u00eb begenisur ta th\u00ebrrisnin dhe ata, gjyqtar\u00ebt,( q\u00eb merret me mend se si e kan\u00eb zhvilluar at\u00eb gjyq) kan\u00eb nxjerr\u00eb vendimin duke u ngutur ta ekzekutonin pa asnj\u00eb lajm\u00ebrim.  E habitshme, e paimagjinueshme,  vet\u00ebm n\u00eb shtete diktatoriale e jo n\u00eb nj\u00eb vend demokratik mund t\u00eb ndodh k\u00ebsisoj. Nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb thoshte Kreshnik Spahiu q\u00eb merret me Kuq e Zi e \u00e7eshtje atdhetare e q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ato q\u00eb ndodhin n\u00eb Drejtesin\u00eb e Poshtme.<\/p>\n<p>E megjith\u00eb se thon\u00eb se ka drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, gjyqtari shqiptar ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr nxjerrjen n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs,  t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtari q\u00eb konsiderohet si kryeheroi i shqiptar\u00ebve n\u00eb betejat e vitit 2001,  i cili  as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb, por u masakrua barbarisht n\u00eb gjum\u00eb bashk\u00eb me 4 shok\u00eb prej forcave maqedone, por t\u00eb informuar nga tradhtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk dim\u00eb si mund t\u00eb spjegohet ai gjyqtar e ajo trup\u00eb gjykuese e Tiran\u00ebs. Ne do ta ndjekim k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje sepse kjo jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt antihuman por bie er\u00eb korrupsion, si  nj\u00eb vendim me porosi e i nxjerr\u00eb shpejt e shpejt e n\u00eb fsheht\u00ebsi. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj familjeje apo p\u00ebrfaqesuesit te saj ligjor, por edhe sepse vendimi q\u00eb ka nxjerr\u00eb gjykata mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb dokument q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet i pavlefsh\u00ebm sepse ka pasakt\u00ebsi q\u00eb rr\u00ebzon \u00e7do besushmeri ndaj saj.<\/p>\n<p>Si mund ta konsideronte Gjykata e Tiran\u00ebs t\u00eb rregullt nj\u00eb dokument kontrate shitje ku shkruhet: \u201cSot me dat\u00eb 17.05.1999 n\u00eb Dhom\u00ebn e Noteris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 83 dhe 246 t\u00eb Kodit Civil, redaktohet kjo kontrate shitje\u2026.\u201d<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb posht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dokumentit noterial shkruhet \u201c Shoq\u00ebria ( Teknoprojekt-sh\u00ebnimi im KT), ia shet apartamentin bashk\u00eb me nj\u00eb garazh Z. Blerim Krasniqi me nj\u00eb shum\u00eb 50,000(Pesdhjetmij\u00eb) USD, t\u00eb cilat jan\u00eb likujduar me mandat ark\u00ebtimi t\u00eb xhiruara n\u00eb llogarin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb llogaris\u00eb me Nr.145 dat\u00eb 18.05.1999, t\u00eb cilat i a ka paguar shoq\u00ebris\u00eb \u201cTeknoprojekt\u201d para n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb t\u00eb bie ne sy se ky dokument \u00ebsht\u00eb i dyshimt\u00eb sepse ka pasakt\u00ebsi t\u00eb tilla si, data e hartimit t\u00eb k\u00ebtij dokumenti \u00ebsht\u00eb 17 maj, nd\u00ebrsa brenda dokumentit thuhet se parat\u00eb jan\u00eb paguar para se t\u00eb hartohej ky dokument \u00e7far\u00eb supozohet para dat\u00ebs 17 maj, por \u00e7udia \u00ebsht\u00eb se trajta e kryer e plot\u00eb \u201cI ka paguar para n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate\u201d   shoq\u00ebrohet  me dat\u00ebn e derdhjes se parave 18 maj 1999, pra \u00e7far\u00eb tregon se parat\u00eb nuk jan\u00eb paguar para dat\u00ebs 17 maj kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar ky dokument.  Kjo mosp\u00ebrputhje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padyshimt\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb mos merrej shum\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb mbeshtetur mbi t\u00eb sepse n\u00eb drejt\u00ebsi nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr sado e vog\u00ebl e rr\u00ebzon dhe e b\u00ebn t\u00eb pavlefsh\u00ebm nj\u00eb dokument sado i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb jet\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebr ngatrrimin e nj\u00eb germe n\u00eb dokumenta t\u00eb indentitetit detyrohesh t\u00eb b\u00ebsh kerk\u00ebs\u00eb p\u00ebr ndryshim e madje edhe gjyq.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Blerim Krasniqit nuk i tregohet vendbanimi, shtet\u00ebsia si\u00e7 (n\u00eb vitin 1999) k\u00ebrkohej n\u00eb \u00e7do dokument q\u00eb hartohej p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb patur n\u00ebnshtet\u00ebsi shqiptare. Shkruhet  nj\u00eb nr. Pasaporte 524494, por jo e shtetit q\u00eb i ka l\u00ebshuar at\u00eb pasaport\u00eb Blerim Krasniqit. Shkruhet se \u00ebsht\u00eb banor i Tiran\u00ebs, por vendbanimi tregohet pik\u00ebrisht adresa e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ende nuk e ka marr\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe nuk i pa paguar ende parat\u00eb. Po cila \u00ebsht\u00eb adresa e k\u00ebtij njeriu n\u00eb momentin q\u00eb e blinte nj\u00eb pron\u00eb Shqip\u00ebri? \u00c7udia m\u00eb e madhe q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb dokument krejt t\u00eb dyshimt\u00eb  \u00ebsht\u00eb se tregon nj\u00eb llogari rrjedhese ku jan\u00eb derdhur 50,000( pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb dollar\u00eb) por nuk thuhet se n\u00eb cil\u00ebn bank\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo llogari rrjedh\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb \u201cTeknoprojekt\u201d. Sepse po t\u00eb sh\u00ebnohej se cila bank\u00eb, shum\u00eb leht\u00eb gjyqtari mund ta verifikonte se n\u00eb \u00e7far\u00eb rruge kan\u00eb ardhur ato dollar\u00eb tek llogaria rrjedh\u00ebse e \u201cTeknoprojekt\u201d.   Mos vall\u00eb dollar\u00ebt kan\u00eb rrjedhur nga llogarit\u00eb e shoqatave bamir\u00ebse( shpesh her\u00eb nd\u00ebr thonj\u00ebza) islamike apo mbase nga ndonj\u00eb bank\u00eb amerikane nga llogaria rrjedhse e Florin Krasniqit ku kan\u00eb kaluar jo pak por di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se 30 milion dollar\u00eb ndihma t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kontributin modest t\u00eb autorit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Si mund nj\u00eb gjykat\u00eb me t\u00eb tilla pasakt\u00ebsira t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim pa marr\u00eb fare n\u00eb konsiderat\u00eb faktin e  pretenduar besuesh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb, bler\u00eb me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dh\u00ebn\u00eb fondit t\u00eb luft\u00ebs \u201cVendlindja th\u00ebrret\u201d.  Si t`ia kaloj\u00eb pra me aq leht\u00ebsi v\u00ebllait t\u00eb pretenduar (ose real) t\u00eb Florin Krasniqi pa patur asnj\u00eb dokumet tjet\u00ebr plot\u00ebsues ve\u00e7 aktit noterial me gabime q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm e q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i vlefsh\u00ebm duhet t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb gjyq tjet\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo tregon se Florin Krasniqi ka ditur t\u00eb merret vesh me gjyqtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr e nam tmerr\u00ebsisht t\u00eb keq. Ne nuk i dim\u00eb prapaskenat, por ajo \u00e7far\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb me k\u00ebt\u00eb dokument na bind se edhe nj\u00eb njeri drit\u00ebshkurt\u00ebr n\u00eb rreze shikimi, do t\u00eb mund t\u00eb dallonte k\u00ebto pasakt\u00ebsi q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb \u00e7do dokument t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00e9anc\u00eb gjyq\u00ebsore. Ndoshta ky ka q\u00ebn\u00eb shkaku q\u00eb gjyqi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi e pa lajm\u00ebruar  familjen e d\u00ebshmorit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb falur kjo pron\u00eb, por nuk e ka kthyer mbi vete me koh\u00eb, vet\u00ebm me shkakun se donte aq para sa ajo nuk ishte n\u00eb gj\u00ebndje ta paguante p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb gjendje ekonomike katastrofike.<\/p>\n<p>Me t`i shkuar P\u00ebrmbarimi n\u00eb der\u00eb, familja e komandant Telit ka v\u00ebn\u00eb kuj\u00ebn tek shok\u00ebt e miqte e d\u00ebshmorit, t\u00eb cil\u00ebt disa i jan\u00eb gj\u00ebndur duke e ndihmuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqin p\u00ebr anullimin e P\u00ebrmbarimit, apo shtyrjen p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebshtu koh\u00eb e mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gjyq tjet\u00ebr ku familja banues\u00eb n\u00eb apartament prej 7 vjet\u00ebsh, t\u00eb paraqes\u00eb pretendimet e saj e ku Komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb nga Kosova e Maqedonia t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebn  e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktdhurim.<\/p>\n<p>\u00c7eshtja e pezullimit t\u00eb p\u00ebrmbarimit derisa procesi t\u00eb zgjidhet prej organev\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb po zvarritet. Gjyqtarja q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb ankimim deklarohet se as nuk do t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr vendimin e shtabit dhe komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u00e7udi se jan\u00eb fjal\u00eb krejt t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Florin Krasniqi familjes s\u00eb komandant Telit n\u00eb vitin 1999, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo, ashtu si dhe gjyqtari i m\u00ebparsh\u00ebm as q\u00eb nuk po v\u00e8 re se dokumenti i blerjes me emrin Blerim Muharrem Krasniqi, \u00ebsht\u00eb me aq parregullsi e pasakt\u00ebsi sa e b\u00ebn t\u00eb pavlefsh\u00ebm p\u00ebr pretendimet q\u00eb paraqesin t\u00eb d\u00ebrguarit e Florin Krasniqit, tashm\u00eb deputet i \u201cVetvendosjes\u201d n\u00eb parlamentin e Kosov\u00ebs. Gjykata as po e merr mundimin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb tek firma \u201cTeknoprojekt\u201d( n\u00ebse ende ekziston) apo tek p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj Edmond Pinguli p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dokumenta e t\u00eb dh\u00ebna se m\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti, nga cila llogari rrjedh\u00ebse kan\u00eb ardhur dhe n\u00eb cil\u00ebn bank\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur shuma n\u00eb fjal\u00eb. T\u00eb spjegoj\u00eb se si kjo firm\u00eb nuk deklaron bank\u00ebn ku kalojn\u00eb shuma t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nj\u00eb akt shitje q\u00eb paraqitet krejt i dyshimt\u00eb. T\u00eb shpjegoj\u00eb se \u00e7far\u00eb kriteresh jan\u00eb ndjekur apo ndiqen kur nj\u00eb pron\u00eb i shitet nj\u00eb personi q\u00eb nuk e ka shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe as vendbanimin n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dokumenta apo fatura pagese apo taksa,  q\u00eb shtetasit i nj\u00eb vendi tjet\u00ebr ka q\u00ebn\u00eb i detyruar, konform\u00eb ligjeve, t\u00eb paguaj\u00eb kur blen prona n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe a jan\u00eb paguar taksa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje. Nese jo a nuk ka t\u00eb drejt\u00eb shteti t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb?<\/p>\n<p>Duke par\u00eb nj\u00eb dokument krejt t\u00eb parregullt nga pikpamja juridike, nga ana e gjyqit ishte dashur t\u00eb thirrej noterja Hatixhe me mbiemer krejt t\u00eb palexuesh\u00ebm( po e paraqesim dokumentin origjinal bashk\u00eb me shkrimin) t\u00eb jepte shpjegime se pse ky akt shitje \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje konfuze.<\/p>\n<p>Por asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e as nuk po b\u00ebhet sepse\u2026.kush e di, deputeti i \u201cVetvendosjes\u201d Florin Krasniqi di si t`i rregulloj\u00eb pun\u00ebt e veta. Por megjithat\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb deputet i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, disa pyetje publike duhet t`ia b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>1- Me cilat para e keni bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cAnton Zako \u00c7ajupi\u201d pallati teknoprojekt n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1999, i nderuar zoti deputet i Kosov\u00ebs Florin Krasniqi?<\/p>\n<p>2- N\u00eb nj\u00eb emision televiziv amerikan( transmetuar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku mund t\u00eb verifikohet) keni deklaruar se keni marr\u00eb ndihma p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb edhe nga disa burime q\u00eb ligj\u00ebrisht mund t\u00eb duket si shkelje por q\u00eb nevoja na b\u00ebnte t`i merrnim. A mund ta konkretizoni k\u00ebt\u00eb me dokumenta hyr\u00ebse n\u00eb fondin \u201cVendlindja th\u00ebrret\u201d n\u00eb New York.<\/p>\n<p>3-Mos vall\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto ndihma jan\u00eb edhe dy dokumentat t\u00eb Shoqatave Bamir\u00ebse Islamike Arabe me 50 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb ja ke treguar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj familjes s\u00eb Komandat Telit,  ku shprehimisht keni th\u00ebn\u00eb pa t\u2019u dridhur q\u00ebrpiku se  \u201cApartamentin e kam bler\u00eb me parat\u00eb e shoqatave bamir\u00ebse.\u201d.<\/p>\n<p>4- Meq\u00eb keni q\u00ebn\u00eb mbledh\u00ebsi i dollar\u00ebve nd\u00ebr shqiptaro-amerikan\u00eb( mbi 30 milion t\u00eb deklaruara p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb armatime), a i keni deklaruar n\u00eb instancat p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Amerik\u00eb parat\u00eb q\u00eb keni marr\u00eb nga \u201cFondacionet Bamir\u00ebse Islamike\u201d dhe a i keni derdhur ata n\u00eb ndonj\u00eb bank\u00eb? A keni dokumenta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>5- A keni bler\u00eb me parat\u00eb e Fondacionit\u201dVendlindja th\u00ebrret\u201d prona t\u00eb patundshme duke p\u00ebrfshir\u00eb apartamente banimi n\u00eb Shqip\u00ebri apo vende t\u00eb tjera n\u00eb Europ\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebto prona t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Kjo pyetje b\u00ebhet p\u00ebr faktin se n\u00eb Tiran\u00eb ka dal\u00eb emri i Xhavit Halitit, epror i lart\u00eb i U\u00c7K-s\u00eb i cili rezulton q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ket\u00eb ( a t\u00eb fshehur apo t\u00eb hapur) nj\u00eb kat pallati me tre apartamente, jo shum\u00eb larg sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb keni bler\u00eb ju Florian Krasniqi, tek shkolla \u201c11 Janari\u201d Tiran\u00eb. T\u00eb dyja k\u00ebto prona, sipas dyshimeve( q\u00eb mbetet t\u00eb vertetohen apo p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohen prej jush),  t\u00eb blera me parat\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebna n\u00ebn emra miq\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt apo t\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb familjeve tuaja.<\/p>\n<p>6- A keni obligim si deputet i Kosov\u00ebs,z. Florin Krasniqi, q\u00eb t\u00eb b\u00ebni kujdes p\u00ebr familjet \u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni dhe Shqip\u00ebri, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mbetur jetim\u00eb q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb prej varf\u00ebris\u00eb, kur prind\u00ebt e tyre kan\u00eb derdhur gjakun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb liri q\u00eb ty t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb deputet.<\/p>\n<p>7- A ju lejohet ju z. Florian Krasniqi t\u00eb shkoni n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ku jeton gruaja e komandantit heroik Lefter Koxhaj me dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl,  i pasuar nga 6 -7 burra q\u00eb i mbaje pas e duke u sjell\u00eb nj\u00eb presion psikologjik dhe tronditje t\u00eb jashzakonshme, sepse e ndjenin veten pa mbrojtje dhe viktim\u00eb t\u00eb egoizmit tuaj p\u00ebr para. A nuk konsiderohet kjo e d\u00ebnueshme n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb qytetruar t\u00eb bot\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ju vinit nga Amerika dhe nuk duhet t\u00eb keni t\u00eb tilla koncepte patriarkale e imponuese q\u00eb t\u00eb pakten mendohet se i kemi l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb shekullin e kaluar?<\/p>\n<p>8- A e dini ju, z. Florin Krasniqi se f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb komandant Telit  n\u00eb mosh\u00ebn f\u00ebmij\u00ebnore ju po u ushqeni urrejtje. A e dini se tashm\u00eb ju q\u00eb k\u00ebrkoni t`i flakni n\u00eb rrug\u00eb urreheni me po at\u00eb forc\u00eb sa ata q\u00eb e tradhtuan dhe vran\u00eb babain e tyre n\u00eb Masakr\u00ebn e Gazi Bab\u00ebs. E gjith\u00eb kjo kur prej jush pritej dashuri e p\u00ebrkujdesje njerzore si respekt p\u00ebr djemt\u00eb e baballar\u00ebt q\u00eb dhan\u00eb gjakun e tyre p\u00ebr liri dhe idealet e larta komb\u00ebtare?<\/p>\n<p>9-  A e ndjen veten mir\u00eb n\u00eb grupin e deputet\u00ebve t\u00eb Albin Kurtit, zoti Florin Krasniqi, n\u00eb at\u00eb grup deputet\u00ebsh rinor\u00eb, t\u00eb zjarrt\u00eb, ku flitet p\u00ebr ideale t\u00eb larta mbarkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pikerisht ju, personalisht,  vini njer\u00ebzit e tu dhe t\u00eb klanit tuaj p\u00ebr t\u00eb flakur n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e d\u00ebshmor\u00ebve?<\/p>\n<p>10- Dhe e fundit, po t\u00eb ngjallej p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast Komandant Teli, para t\u00eb cilit dridheshin e iknin n\u00eb panik mijt\u00eb armiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve, si do ta ndjeje, i nderuar deputet Florian Krasniqi dhe a do ta p\u00ebrballoje shikimin e tij?<\/p>\n<p>P\u00ebr Albin Kurtin, kryetarin e l\u00ebvizj\u00ebs( tashm\u00eb parti),  \u201cVetvendosja\u201d q\u00eb ka nxjerr\u00eb deputet Florin Krasniqin do t\u00eb thosha ve\u00e7 nj\u00eb fjal\u00eb: \u201cN\u00eb mos qofsh i zoti me e bind Florin Krasniqin q\u00eb t\u00eb mos flak\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit, por t\u00eb veproj\u00eb si\u00e7 ka vendosur Shtabi i U\u00c7K-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb  distancohu prej b\u00ebmave t\u00eb turpshm\u00eb t\u00eb deputetit t\u00ebnd, p\u00ebrndryshe prano se idealet tuaja partiake jan\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb  tjet\u00ebr e re p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mashtruar popullin e p\u00ebr t\u00eb mbushur xhepat e deputet\u00ebve. Esht\u00eb koha e t\u00eb vertet\u00ebs pertej fjal\u00ebve t\u00eb bukura n\u00eb parlament e n\u00eb metingje populiste.<\/p>\n<p>Cilesia m\u00eb e posht\u00ebr e \u00e7do individi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb mosmir\u00ebnjohja,  por kur kjo b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb zvet\u00ebnim t\u00eb idealeve komb\u00ebtare dhe ashtu si\u00e7 me t\u00eb drejt\u00eb shkruante poeti, shkrimtari dhe analisti i njohur anglez Samuel  Johnson: \u201cPatriotism is the last refuge of the scoundrel.\u201d &#8211; Nacionalizmi \u00ebsht\u00eb streha me e fundit e maskarenjve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Kolec Traboini Nj\u00eb telefonat\u00eb nga familja e komandant Telit, i cili para disa muajve u shpall nga qeveria shqiptare \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d dhe familja e tij \u201cFamilje D\u00ebshmori\u201d m\u00eb b\u00ebri t\u00eb drith\u00ebrohem. Po i flaknin pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs nga apartamenti ku jetonin q\u00eb nga marsi vitit 2003, i cili u \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Kolec Traboini Nj\u00eb telefonat\u00eb nga familja e komandant Telit, i cili para disa muajve u shpall nga qeveria shqiptare \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d dhe familja e tij \u201cFamilje D\u00ebshmori\u201d m\u00eb b\u00ebri t\u00eb drith\u00ebrohem. Po i flaknin pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs nga apartamenti ku jetonin q\u00eb nga marsi vitit 2003, i cili u \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-27T21:26:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit\",\"datePublished\":\"2011-06-27T21:26:37+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-27T21:26:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\"},\"wordCount\":3656,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\",\"name\":\"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-27T21:26:37+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-27T21:26:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"&#8211; Kolec Traboini Nj\u00eb telefonat\u00eb nga familja e komandant Telit, i cili para disa muajve u shpall nga qeveria shqiptare \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d dhe familja e tij \u201cFamilje D\u00ebshmori\u201d m\u00eb b\u00ebri t\u00eb drith\u00ebrohem. Po i flaknin pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs nga apartamenti ku jetonin q\u00eb nga marsi vitit 2003, i cili u \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-27T21:26:37+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit","datePublished":"2011-06-27T21:26:37+00:00","dateModified":"2011-06-27T21:26:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/"},"wordCount":3656,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/","name":"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg","datePublished":"2011-06-27T21:26:37+00:00","dateModified":"2011-06-27T21:26:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolec_traboini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/flaken-ne-rruge-femijet-e-komandant-telit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Flaken n\u00eb rrug\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e komandant Telit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8995"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8995\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}