{"id":8990,"date":"2011-06-26T23:32:58","date_gmt":"2011-06-26T22:32:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8990"},"modified":"2011-06-26T23:32:58","modified_gmt":"2011-06-26T22:32:58","slug":"100-vitet-e-problemit-cam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/","title":{"rendered":"100 vitet e problemit \u00e7am"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebllumb Xhufi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>P\u00ebllumb Xhufi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta 100 vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar, problemi \u00e7am ka p\u00ebsuar aq shum\u00eb luhatje e zhvendosje, saq\u00eb sot b\u00ebhet i nevojsh\u00ebm nj\u00eb ridefinim i tij. A \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame problem i nj\u00eb komuniteti, apo \u00ebsht\u00eb ajo nj\u00eb problem komb\u00ebtar. E var\u00ebsisht: a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, apo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e thjesht\u00eb tekniko-juridike. Sot, nj\u00eb debat si ky, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, b\u00ebhet akoma m\u00eb shum\u00eb i domosdosh\u00ebm, pasi \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame e bashk\u00eb me t\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb mprehta t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Greqin\u00eb fqinje, duket se nuk jan\u00eb fare n\u00eb axhend\u00ebn politike t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb fakt, n\u00ebse n\u00eb periudh\u00ebn midis dy luft\u00ebrave, \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame ishte p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb popullsie, s\u00eb cil\u00ebs i mohoheshin t\u00eb drejtat komb\u00ebtare e civile, n\u00ebse pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ajo u kthye n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb popullsie t\u00eb d\u00ebbuar me dhun\u00eb nga trojet e veta, sot gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet p\u00ebr politik\u00ebn zyrtare t\u00eb Tiran\u00ebs \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb populli t\u00eb harruar. Sot vihet re nj\u00eb kurb\u00eb zbrit\u00ebse n\u00eb ligj\u00ebrimin politik formal, por edhe n\u00eb praktik\u00ebn politike t\u00eb politikan\u00ebve e t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit shqiptar kundrejt k\u00ebtij problemi. Shum\u00ebkush n\u00eb mjediset qeveris\u00ebse mendon se injorimi i k\u00ebtij problemi dhe i problemeve t\u00eb tjera t\u00eb mprehta q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pezull n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me Greqin\u00eb, e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit europian t\u00eb vendit. Mir\u00ebpo shembulli i Maqedonis\u00eb tregon pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndryshe ndodh me klas\u00ebn ton\u00eb politike. Sot duken si personazhe prehistorike figura si Rauf Fico, i cili n\u00eb koh\u00ebn kur rrezikohej edhe vet\u00eb ekzistenca e shtetit t\u00eb vog\u00ebl shqiptar t\u00eb 1913-s, pranonte ta ulte veten e t\u2019i binte n\u00eb gjunj\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb huaj p\u00ebr t\u2019iu lutur: \u201cShk\u00eblqes\u00eb, na e shp\u00ebtoni \u00c7am\u00ebrin\u00eb\u201d! N\u00eb at\u00eb shtet nuk ishte kristalizuar ende shteti shqiptar, por ekzistonte nj\u00eb gjenerat\u00eb burrash t\u00eb kalitur n\u00eb kudhr\u00ebn e Rilindjes e t\u00eb luft\u00ebrave p\u00ebr pavar\u00ebsi, q\u00eb ishin gati t\u00eb jepnin jet\u00ebn, pasurin\u00eb e t\u00eb shkelnin edhe mbi nderin personal p\u00ebr interesin komb\u00ebtar. Dhe \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame konsiderohej nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e interesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtar. T\u00eb till\u00eb e trajtuan at\u00eb personalitete t\u00eb m\u00ebdha si Mithat Frash\u00ebri, Fan Noli apo Ahmet Zogu. Fal\u00eb angazhimit t\u00eb tyre, n\u00eb nj\u00eb ballafaqim t\u00eb ashp\u00ebr me diplomacin\u00eb greke deri n\u00eb tribun\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve, u b\u00eb e mundur mbrojtja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame, me rezultate konkrete e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Pas humbjes fatale t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, m\u00eb 1913-n, nj\u00eb fitore historike ishte shkat\u00ebrrimi i planeve t\u00eb Athin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrngulur popullsin\u00eb \u00e7ame myslimane n\u00eb kuadrin e Traktatit t\u00eb Lozan\u00ebs, 1923. N\u00eb at\u00eb rast shk\u00eblqeu nervi patriotik e klasi diplomatik i personaliteteve si Mithat Frash\u00ebri, minist\u00ebr fuqiplot\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, apo i Benedikt Blinishtit, Konsull i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Gjenev\u00eb. Fal\u00eb tyre u shp\u00ebtua ajo \u00e7ka mund t\u00eb shp\u00ebtohej pas aneksimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb 1913-s: u evitua shp\u00ebrngulja e \u00e7am\u00ebve drejt Turqis\u00eb, n\u00eb kuadrin e marr\u00ebveshjes turko-greke p\u00ebr shk\u00ebmbimin e popullsive.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201920-\u201930 nga tribuna e Lidhjes s\u00eb Kombeve, shteti shqiptar ngriti vazhdimisht problemin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave komb\u00ebtare e civile t\u00eb minoritetit \u00e7am n\u00eb Greqi. N\u00ebn trysnin\u00eb shqiptare, edhe pse Kushtetuta greke nuk e njihte ekzistenc\u00ebn e minoriteteve, Kryeministri Venizellos u detyrua t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Komitetin p\u00ebr Minoritetet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga zyra e Kryeministrit, i cili duhej t\u00eb ndiqte gjendjen e minoriteteve, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb minoritetit \u00e7am n\u00eb Greqi. \u00c7\u00ebshtja \u00e7ame u nd\u00ebrkomb\u00ebtarizua fal\u00eb q\u00ebndrimit intrazigjent t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, dhe gjithnj\u00eb n\u00ebn presionin e saj, qeveria greke u detyrua t\u00eb hap\u00eb edhe shkollat e para shqipe n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Ky raport force ndryshoi n\u00eb favor t\u00eb Greqis\u00eb, kur pozita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e mbretit Zog u dob\u00ebsua (si rezultat i ftohjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Italin\u00eb). N\u00ebn presionin e fort\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs e t\u00eb qarqeve grekomane n\u00eb Himar\u00eb, n\u00eb vitin 1937, Zogu u detyrua t\u00eb cedonte p\u00ebr hapjen e shkollave greke n\u00eb Himar\u00eb, Palas\u00eb e Dh\u00ebrmi. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, qeveria shqiptare i k\u00ebrkoi pal\u00ebs greke si k\u00ebmbim hapjen e 5 shkollave t\u00eb tjera shqipe n\u00eb \u00c7am\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb edhe u b\u00eb.<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame fiton nj\u00eb status t\u00eb ri m\u00eb dramatik. Ajo nuk ishte m\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb minoriteti t\u00eb mbetur tej kufirit shqiptaro-grek, q\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij komb\u00ebtare e civile n\u00eb kuadrin e shtetit grek, por b\u00ebhet \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb popullsie t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar me dhun\u00eb nga vatrat e veta. Gjat\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebs, q\u00ebndrimi i Shqip\u00ebris\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame p\u00ebrthyhet n\u00eb dy variante t\u00eb ndryshme, q\u00eb u p\u00ebrgjigjeshin dy grupimeve n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet: grupimi i djatht\u00eb, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Balli Komb\u00ebtar, dhe grupimi i majt\u00eb, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Fronti Nacional \u00c7lirimtar e Partia Komuniste. Grupimi i djatht\u00eb, q\u00eb e deklaronte hapur vizionin e tij p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri etnike, e komprometoi veten n\u00eb raport me aleat\u00ebt e m\u00ebdhenj, kur miratoi bashkimin e trojeve shqiptare nga ana e pushtuesit nazifashist, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb fitimit t\u00eb luft\u00ebs nga aleat\u00ebt, do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte padyshim pozit\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tratativat e paqes.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kur u pa qart\u00eb se gjerman\u00ebt do ta humbnin luft\u00ebn, dhe bashk\u00eb me ta edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre vendas, Balli Komb\u00ebtar i hyri nj\u00eb aventure tjet\u00ebr t\u00eb rrezikshme, duke filluar negociatat me homolog\u00ebt e vet, t\u00eb djatht\u00ebn greke t\u00eb Napoleon Zervas, lidhur me krijimin pas luft\u00ebs t\u00eb nj\u00eb shteti dualist greko-shqiptar, nj\u00eb konfederate, ku Greqia do t\u00eb kontrollonte funksionet kryesore duke filluar nga ushtria.T\u00eb dyja zgjidhjet e parashikuara nga Balli Komb\u00ebtar ishin jo realiste dhe do t\u00eb rezultonin, po t\u00eb realizoheshin, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb vet\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame.<\/p>\n<p>Fronti Nacional\u00e7lirimtar dhe Partia Komuniste u gjend\u00ebn m\u00eb af\u00ebr nj\u00eb zgjidhje realiste e n\u00eb p\u00ebrputhje me koniunkturat bot\u00ebrore. Ata nuk e njoh\u00ebn \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e madhe\u201d t\u00eb krijuar n\u00ebn arm\u00ebt e fuqive pushtuese, duke konsideruar at\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb alogjene, q\u00eb do mund t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb zgjaste edhe lufta, jo m\u00eb shum\u00eb, dhe kjo ishte evidente. Nga ana tjet\u00ebr, zgjidhja e problemit \u00e7am, q\u00eb tashm\u00eb ishte problemi i rikthimit n\u00eb trojet e veta t\u00eb nj\u00eb popullsie t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar me dhun\u00eb nga falangat e Zerv\u00ebs n\u00eb vitin 1944-\u201845, paraqiste shanse m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kushtet e nj\u00eb fitoreje t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs greke. Kjo kishte dh\u00ebn\u00eb prova t\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi m\u00eb realist ndaj popullsis\u00eb \u00e7ame, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Zerva dhe e djathta greke e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb opsionin e tyre t\u00eb vet\u00ebm, at\u00eb t\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb problemit \u00e7am, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb operacioni t\u00eb past\u00ebr t\u00eb spastrimit etnik. Gjithsesi, PK nuk kishte nj\u00eb opsion p\u00ebr bashkimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb pas luft\u00ebs, si\u00e7 e pati p.sh. n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb konsensusi t\u00eb Titos.<\/p>\n<p>Ishte e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb Greqin\u00eb e pasluft\u00ebs do t\u00eb luanin nj\u00eb rol vendimtar SHBA dhe n\u00eb ve\u00e7anti Britania e Madhe, e cila jo m\u00eb kot kishte investuar shum\u00eb n\u00eb planin ushtarak, financiar e politik. Dihet mir\u00eb q\u00eb Churchill u kthye n\u00eb nj\u00eb sponsor t\u00eb vendosur t\u00eb planeve t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs greke p\u00ebr aneksimin e t\u00eb ashtuquajturit Vorio-Epir, dhe jo m\u00eb kot deklarata e qeveris\u00eb britanike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 1942 e linte t\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtjen e kufijve jugor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sigurisht, k\u00ebto pozicione njiheshin nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, ashtu si\u00e7 njiheshin edhe nga nacionalist\u00ebt. Pra, p\u00ebr komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs identifikohej me aspektin m\u00eb emergjent t\u00eb saj, at\u00eb t\u00eb rikthimit t\u00eb rrethanave t\u00eb paraluft\u00ebs, pra t\u00eb rivendosjes s\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame t\u00eb d\u00ebbuar n\u00eb vatrat e veta.<\/p>\n<p>Kishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shans q\u00eb kthimi i \u00e7am\u00ebve t\u00eb realizohej n\u00eb kushtet e fitores s\u00eb frontit t\u00eb majt\u00eb n\u00eb Greqi, se sa t\u00eb frontit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Zerv\u00ebs, q\u00eb ishte pik\u00ebrisht ideatori e zbatuesi i spastrimit etnik t\u00eb ver\u00eb-dimrit 1944-1945. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb arsyetimi marrin kuptim edhe p\u00ebrpjekjet e Partis\u00eb Komuniste Shqiptare p\u00ebr t\u2019i angazhuar \u00e7am\u00ebt n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesit. Por, ashtu si Balli Komb\u00ebtar q\u00eb nuk e llogariti fundin e fuqis\u00eb gjermane duke e implikuar veten keqas me t\u00eb, po ashtu komunist\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e llogarit\u00ebn q\u00eb forcat e majta n\u00eb Greqi ishin t\u00eb destinuara ta humbnin luft\u00ebn: k\u00ebt\u00eb e kishin vendosur Stalini e Churchill n\u00eb Jalt\u00eb e para Jalt\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe komunist\u00ebt e bazuan zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb pamundur me nj\u00eb forc\u00eb v\u00ebrtet plot kontribut n\u00eb luft\u00ebn antifashiste n\u00eb krah t\u00eb aleat\u00ebve, por q\u00eb ishte paracaktuar nga po k\u00ebta aleat\u00eb q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhej e t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga pushteti pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qeveria shqiptare u detyrua ta trajtoj\u00eb problemin \u00e7am n\u00eb rrug\u00eb diplomatike, kur n\u00eb mars t\u00eb vitit 1945 u konsumua p\u00ebrfundimisht tragjedia e spastrimit etnik \u00e7am. M\u00eb 19 mars 1945 u thirr\u00ebn n\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e fuqive aleate n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve iu shpreh protesta p\u00ebr krimet e forcave greke mbi popullsin\u00eb civile \u00e7ame dhe u k\u00ebrkua nd\u00ebrhyrja e qeverive p\u00ebrkat\u00ebse. Pas nj\u00eb viti, n\u00eb qershor 1946, Shqip\u00ebria i paraqiti Konferenc\u00ebs s\u00eb MPJ t\u00eb 4 fuqive fituese n\u00eb Paris k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr riatdhesimin e popullsis\u00eb \u00e7ame, sigurimin e garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb saj civile, kulturore e politike, kthimin e kompensimin e pasurive, rind\u00ebrtimin e sht\u00ebpive dhe d\u00ebnimin e autor\u00ebve t\u00eb krimeve t\u00eb kryera ndaj saj. Nj\u00eb protest\u00eb me terma t\u00eb ngjash\u00ebm iu paraqit nga Tuk Jakova, pas ndonj\u00eb muaji, n\u00eb vjesht\u00eb 1946, edhe K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por m\u00eb tej, me p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs civile n\u00eb Greqi, n\u00eb favor t\u00eb forcave konservatore, problemi \u00e7am doli nga axhenda e politik\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. Lufta e Ftoht\u00eb e vendosi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrt me ato fuqi q\u00eb, mir\u00eb apo keq, kishin qen\u00eb ideatore e sponsore t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb kufijt\u00eb e ngusht\u00eb t\u00eb vitit 1913 dhe q\u00eb tani ishin paladin\u00eb t\u00eb mbrojtjes e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e t\u00eb minoriteteve. Rreshtimi n\u00eb frontin lindor krijoi, k\u00ebshtu, nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi objektive p\u00ebr trajtimin e problemit, s\u00eb cil\u00ebs i shtohej dhe mungesa e \u00e7do lloj marr\u00ebdh\u00ebnie me Greqin\u00eb. Pas tentativave t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ridiskutuar kufijt\u00eb jugor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes s\u00eb Parisit, 1946, kujdes par\u00ebsor i qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb u b\u00eb njohja nga kjo e fundit e kufirit shqiptaro-grek, ashtu si\u00e7 ishte vendosur nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs 1913. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, qeveria shqiptare, n\u00ebp\u00ebrmjet Sekretariatit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, tentoi m\u00eb kot t\u00eb ulej n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve me pal\u00ebn greke, e cila e refuzoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tensionuara me Greqin\u00eb, \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame u p\u00ebrdor si nj\u00eb atout n\u00eb betej\u00ebn politike me Athin\u00ebn. Kujtojm\u00eb deklaratat e ashpra mbi \u201cndreqjen e padrejt\u00ebsive historike\u201d, q\u00eb n\u00ebnkuptonin ribashkimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, me t\u00eb cilat Hoxha i drejtohej n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201960 qeveris\u00eb s\u00eb kolonel\u00ebve t\u00eb Athin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kishin rilan\u00e7uar me forc\u00eb propagand\u00ebn p\u00ebr Vorio-Epirin, duke inauguruar nj\u00eb stin\u00eb t\u00eb re tensionesh me fqinjin e veriut. Me gjith\u00eb vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Tiran\u00ebs e Athin\u00ebs, m\u00eb 1970-n, pala greke evitoi vendosjen e kontakteve politike. K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame, ashtu si dhe problemet e tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbetura pezull me Greqin\u00eb, si ai i ligjit t\u00eb luft\u00ebs, i njohjes s\u00eb kufirit, i kthimit t\u00eb pronave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb bllokuara me ligjin e luft\u00ebs t\u00eb vitit 1940, mbet\u00ebn pa u trajtuar. Megjithat\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prov\u00eb kuraje e dinjiteti fakti q\u00eb prej vitit 1972 diplomat\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Athin\u00eb kan\u00eb kryer vizita t\u00eb rregullta n\u00eb zon\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Ndaj k\u00ebsaj treve u kanalizua edhe nj\u00eb pjes\u00eb e shk\u00ebmbimeve t\u00eb grupeve artistike e kulturore, q\u00eb filluan t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb Greqi duke filluar nga ajo koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, thelbi i \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame u paraqit, madje n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb tejet t\u00eb acaruar, nga udh\u00ebheq\u00ebsi i fundit komunist, Presidenti Alia, gjat\u00eb takimit q\u00eb ai pati me Kryeministrin grek Micotaqis, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 13 janar 1991. Ndon\u00ebse gjithnj\u00eb n\u00eb kuadrin e nj\u00eb \u201ckarte rezerv\u00eb\u201d, \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame u nxor papritur nga R. Alia, pasi Kryeministri grek paraqiti me arroganc\u00eb dy k\u00ebrkesa themelore: at\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb kleriku grek n\u00eb krye t\u00eb KOASH, dhe at\u00eb t\u00eb rikthimit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb minoritar\u00ebve grek\u00eb q\u00eb kishin kaluar ilegalisht kufirin. \u201cPo p\u00ebr kthimin e \u00e7am\u00ebve, \u00e7\u2019do b\u00ebjm\u00eb\u201d, e nd\u00ebrpreu gjithashtu me arroganc\u00eb Alia monologun e Kryeministrit grek. Dhe vazhdoi: \u201cKemi 100 e ca k\u00ebrkesa nga familje \u00e7ame q\u00eb duan t\u00eb kthehen n\u00eb tokat e tyre, por atyre nuk u jepet viz\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb hyri \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptaro-grek. Debati p\u00ebr t\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore, dhe si\u00e7 duket nga procesverbali, Alia duhet t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb fitues n\u00eb at\u00eb debat. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, Micotaqis e humbi dhe pohoi se problemi i minoritar\u00ebve ishte i ndrysh\u00ebm nga ai i \u00e7am\u00ebve, pasi k\u00ebta u larguan vet\u00eb nga Greqia, si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb nazist\u00ebve. E pastaj, shtoi ai, ata nuk ishin grek\u00eb, ishin t\u00eb nj\u00eb komb\u00ebsie tjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb moment e kapi si duhet Alia, i cili nga pozitat e nj\u00eb mbrojt\u00ebsi t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ia kthen Micotaqit: \u201cK\u00ebshtu pra, ata q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb komb\u00ebsie tjet\u00ebr ju i p\u00ebrzikeni\u201d!<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr moment kulmor i k\u00ebtij takimi emblematik, \u00ebsht\u00eb dhe ai q\u00eb ndoqi pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Micotaqit, at\u00eb t\u00eb njohjes si greke t\u00eb atyre fshatrave, q\u00eb sipas tij d\u00ebshironin t\u00eb ishin t\u00eb till\u00eb, dhe hapjen aty t\u00eb kishave e t\u00eb shkollave greke. Alia iu p\u00ebrgjigj prer\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe, se \u00e7\u00ebshtja e komb\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e zgjedhjes personale, por \u00e7\u00ebshtje e historis\u00eb, gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs: jo kushdo q\u00eb i thot\u00eb vetes grek \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb grek. Pastaj, shtoi Alia, si mund t\u00eb m\u00eb flisni mua p\u00ebr nj\u00eb fshat q\u00eb na k\u00ebrkoka t\u00eb quhet grek, ju q\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb tuaj\u00ebn k\u00ebtu shuat 30 mij\u00eb njer\u00ebz duke i quajtur si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb gjerman\u00ebve, bashk\u00eb me pleq e f\u00ebmij\u00eb?<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe e pohon indirekt Alia, ky rikthim i \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame, madje n\u00ebp\u00ebrmjet drejtuesit t\u00eb fundit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i detyrohej presionit q\u00eb tashm\u00eb pas ardhjes s\u00eb pluralizmit, kishte filluar t\u00eb ushtronte vet\u00eb komuniteti \u00e7am dhe organizata e tij \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d mbi institucionet shqiptare. N\u00eb at\u00eb bised\u00eb Alia i shtroi t\u00eb dy problemet themelore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin edhe dy nivelet e zgjidhjes s\u00eb saj: problemin e kthimit t\u00eb pronave dhe at\u00eb t\u00eb rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n<p>E konsideroj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb replikim t\u00eb Presidentit Alia me Kryeministrin Micotaqi n\u00eb vitin 1991, pasi duke qen\u00eb ai edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, diktatoriale, dashur pa dashur vendosi nj\u00eb standard t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme shqiptare: k\u00ebtej e tutje, drejtuesit demokrat\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinin n\u00eb pushtet, nuk do t\u00eb mund ta injoronin \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb qysh n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1990 pala greke e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadorit t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, se p\u00ebr Athin\u00ebn problemi i minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte parametri baz\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb mos parametri baz\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn paramet\u00ebr kryesor ose i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm duhet t\u00eb ishte edhe problemi \u00e7am p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb takimin e par\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Shqiptaro-Grek, mbajtur n\u00eb Sarand\u00eb m\u00eb 9 prill 1993, ku zv.MPJ Cuderu p\u00ebrforcoi k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb dy vite m\u00eb par\u00eb nga Micotaqis, p\u00ebr njohjen e komb\u00ebsis\u00eb greke p\u00ebr ata qytetar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb \u201cndiheshin\u201d t\u00eb till\u00eb, zv.ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Starova, rishtroi problemin e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb \u201cminoritetit \u00e7am\u201d. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb Cuderu, bij\u00eb e nj\u00eb ish-ministri grek t\u00eb angazhuar shum\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Vorio-Epirit, replikoi me t\u00eb nj\u00ebjtat argumente mbi gjoja implikimin e \u00e7am\u00ebve me pushtuesit gjat\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore. Por ajo l\u00ebshoi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, pasi e la t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale problemin e pasurive t\u00eb \u00e7am\u00ebve. Lindte k\u00ebshtu mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb rrug\u00ebn e diskutimeve dhe eventualisht t\u00eb zgjidhjeve konkrete nj\u00ebrin nga kapitujt e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame. P\u00ebr fat t\u00eb keq ky argument nuk u ngacmua m\u00eb nga pala shqiptare dhe \u00e7\u00ebshtja e pronave u p\u00ebrmend edhe ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, por vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 maj 1993, Kryeministri Micotaqis, erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb ku takoi Kryeministrin e par\u00eb demokrat, Aleksand\u00ebr Meksi. Pas debatit t\u00eb shurdh\u00ebt me Ramiz Alin\u00eb n\u00eb janar 1991, grek\u00ebt kishin korrur fitoret e para n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me fqinjin e dob\u00ebt, duke filluar nga imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ku ishte i pranish\u00ebm edhe ministri i Jasht\u00ebm Serreqi, aktiv n\u00eb bisedime, pala shqiptare e rishtroi me forc\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, n\u00eb tre komponent\u00ebt e saj: lejimi i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga \u00c7am\u00ebria t\u00eb vizitojn\u00eb vendin e tyre, kthimi i pronave dhe rikthimi i \u00e7am\u00ebve n\u00eb trojet e tyre. Kund\u00ebrshtimeve t\u00eb Micotaqis p\u00ebr t\u00eb diskutuar m\u00eb tej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, Kryeministri Meksi iu p\u00ebrgjigj se pala shqiptare nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame. Shp\u00ebrthimi i histeris\u00eb antishqiptare nga ana e Athin\u00ebs zyrtare pas d\u00ebbimit t\u00eb priftit grek Krisostomos Maidonis, propagandist i Vorio-Epirit, ndeshi n\u00eb nj\u00eb reagim po aq t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ultimatumit prej 6 pikash t\u00eb shpallur m\u00eb 14 korrik 1993 nga Kryeministri grek Micotaqis, Kryeministri Meksi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike t\u00eb 18 korrikut, shprehej mes t\u00eb tjerash: \u201cQeveria shqiptare k\u00ebrkon q\u00eb qeveria greke t\u00eb njoh\u00eb zyrtarisht ekzistenc\u00ebn e pakic\u00ebs shqiptare t\u00eb \u00e7am\u00ebve, mysliman\u00eb e ortodoks\u00eb, si dhe t\u00eb arvanitasve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Greqi prej shekujsh. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb normave nd\u00ebrkomb\u00ebtare ajo i njeh vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb interesohet p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe minoritetin shqiptar n\u00eb Greqi\u2026 K\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb z. Micotaqis p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ne i p\u00ebrgjigjemi me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i zgjidhur problemet mes dy vendeve n\u00eb rrug\u00eb bilaterale. Por n\u00eb qoft\u00eb se pal\u00ebs greke i mungon ky vullnet i mir\u00eb, ne jemi gati t\u00eb shkojm\u00eb para k\u00ebsaj gjykate edhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar njohjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb trojet e veta n\u00eb Greqi, t\u00eb drejtat e minoritetit shqiptar q\u00eb jeton n\u00eb Greqi, i cili nga frika e terrori nuk guxon as t\u00eb pohoj\u00eb identitetin e tij etnik, t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb at\u00eb vend dhe gjith\u00eb t\u00eb drejtat e tjera q\u00eb u takojn\u00eb atyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme\u201d. Kjo gjuh\u00eb ishte akoma m\u00eb e ashp\u00ebr se ajo e Ramiz Alis\u00eb n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>Por pala shqiptare do t\u00eb t\u00ebrhiqej shpejt nga kjo p\u00ebrplasje ballore. Dhe gjithsecilit prej nesh i mbetet t\u00eb risjell\u00eb n\u00eb mendje me trishtim serin\u00eb e l\u00ebshimeve, alias tradhtive, q\u00eb politika shqiptare ka kryer n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit: pas zhb\u00ebrjes s\u00eb turpshme t\u00eb autoqefalis\u00eb dhe pushtimit t\u00eb kreut t\u00eb KOASH nga nj\u00eb klerik grek, militant i helenizmit, n\u00eb hapjen e shkollave greke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Himar\u00eb, ngritja e monumenteve dhe e varrezave-piramid\u00eb n\u00eb vij\u00ebn virtuale t\u00eb Vorio-Epirit, mbyllja e syve p\u00ebrball\u00eb dhunimit t\u00eb monumenteve e t\u00eb varrezave shqiptare n\u00eb jug t\u00eb vendit, dhurimi skandaloz i hap\u00ebsir\u00ebs detare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, regjistrimi i premtuar i popullsis\u00eb me p\u00ebrfshirje t\u00eb vet\u00ebdeklarimit t\u00eb besimit e t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb, heshtja p\u00ebrball\u00eb pretendimit t\u00eb qeveris\u00eb greke p\u00ebr t\u00eb regjistruar ajo(!) pronat e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, p\u00ebr turp t\u00eb turpeve, heqja dor\u00eb nga k\u00ebrkesat e drejta q\u00eb shteti shqiptar ka ndaj shtetit grek, duke filluar nga zgjidhja e problemit \u00e7am, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj me heqjen e ligjit t\u00eb luft\u00ebs, njohjen e kufijve nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht t\u00eb njohur mes Greqis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, kthimin e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb sekuestruara mbi baz\u00ebn e ligjit absurd t\u00eb luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, shp\u00ebrndarjen e sillogjeve vorio-epirote etj. Ka ardhur koha q\u00eb qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb heqin dor\u00eb nga zbatimi i axhendave t\u00eb huaja dhe t\u2019i kthehen zbatimit t\u00eb axhendave shqiptare, ashtu si\u00e7 i detyron Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si\u00e7 presin prej tyre qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga P\u00ebllumb Xhufi N\u00eb k\u00ebta 100 vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar, problemi \u00e7am ka p\u00ebsuar aq shum\u00eb luhatje e zhvendosje, saq\u00eb sot b\u00ebhet i nevojsh\u00ebm nj\u00eb ridefinim i tij. A \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame problem i nj\u00eb komuniteti, apo \u00ebsht\u00eb ajo nj\u00eb problem komb\u00ebtar. E var\u00ebsisht: a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, apo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>100 vitet e problemit \u00e7am - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100 vitet e problemit \u00e7am - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga P\u00ebllumb Xhufi N\u00eb k\u00ebta 100 vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar, problemi \u00e7am ka p\u00ebsuar aq shum\u00eb luhatje e zhvendosje, saq\u00eb sot b\u00ebhet i nevojsh\u00ebm nj\u00eb ridefinim i tij. A \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame problem i nj\u00eb komuniteti, apo \u00ebsht\u00eb ajo nj\u00eb problem komb\u00ebtar. E var\u00ebsisht: a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, apo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-26T22:32:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"100 vitet e problemit \u00e7am\",\"datePublished\":\"2011-06-26T22:32:58+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-26T22:32:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\"},\"wordCount\":3731,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\",\"name\":\"100 vitet e problemit \u00e7am - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-26T22:32:58+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-26T22:32:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100 vitet e problemit \u00e7am\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100 vitet e problemit \u00e7am - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"100 vitet e problemit \u00e7am - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga P\u00ebllumb Xhufi N\u00eb k\u00ebta 100 vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar, problemi \u00e7am ka p\u00ebsuar aq shum\u00eb luhatje e zhvendosje, saq\u00eb sot b\u00ebhet i nevojsh\u00ebm nj\u00eb ridefinim i tij. A \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame problem i nj\u00eb komuniteti, apo \u00ebsht\u00eb ajo nj\u00eb problem komb\u00ebtar. E var\u00ebsisht: a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, apo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-26T22:32:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"100 vitet e problemit \u00e7am","datePublished":"2011-06-26T22:32:58+00:00","dateModified":"2011-06-26T22:32:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/"},"wordCount":3731,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/","name":"100 vitet e problemit \u00e7am - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg","datePublished":"2011-06-26T22:32:58+00:00","dateModified":"2011-06-26T22:32:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/pellumb_xhufi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vitet-e-problemit-cam\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100 vitet e problemit \u00e7am"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8990"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8990\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}