{"id":8894,"date":"2011-06-21T07:58:26","date_gmt":"2011-06-21T06:58:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8894"},"modified":"2011-06-21T07:58:26","modified_gmt":"2011-06-21T06:58:26","slug":"luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","title":{"rendered":"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Luan Omari\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Flet n\u00eb Shqip nga Rudina Xhunga, <strong>Luan Omari<\/strong>, akademik dhe konstitucionalist<\/em><\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: A jan\u00eb edhe ndryshimet kushtetuese shkak i k\u00ebsaj situate postzgjedhore q\u00eb po kalojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Pa dyshim. Kushtetuta jon\u00eb e ka parashikuar Komisionin Zgjedhor si nj\u00eb organ jasht\u00eb politik\u00ebs, pra t\u00eb pavarur dhe kjo gj\u00eb u nd\u00ebrrua n\u00eb vitin 2008 nga Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, pra u hoq fare si organ kushtetues. Edhe me ndryshimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb Kodit Zgjedhor, u deformua karakteri apolitik i zgjedhjeve q\u00eb ishte i fiksuar n\u00eb kushtetut\u00eb pasi kjo ishte fryma e Kushtetut\u00ebs, q\u00ebllimi i saj. Qoft\u00eb ODIHR, qoft\u00eb Komisioni i Venecias, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb e kan\u00eb theksuar q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duhet zbatuar Kushtetuta, t\u00eb implementohet ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon ajo pra, q\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organ jo i politizuar.<\/p>\n<p>Prandaj ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebheshin ndryshimet q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komisionit t\u00eb zgjidheshin nga Parlamenti, Presidenti dhe Konferenca Komb\u00ebtare e Gjyq\u00ebsorit. D.m.th ishte nj\u00eb caktim i balancuar, i trefisht\u00eb. Madje edhe Presidentit iu vendos nj\u00eb cak, ai ishte i detyruar t\u00eb zgjidhte midis kandidat\u00ebve t\u00eb propozuar nga t\u00eb dyja partit\u00eb politike. Pra, i vendos\u00ebn rolin e noterit q\u00eb firmoste dokumentin q\u00eb i vinte gati nga \u201cklienti\u201d. Tani t\u00eb gjith\u00eb rolin e ka Parlamenti. Jan\u00eb shtat\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ, tre opozita, tre maxhoranca dhe Kryetari q\u00eb \u00ebsht\u00eb i maxhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb presim t\u00eb b\u00ebj\u00eb mir\u00eb ky organ i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Nga ky organ nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Edhe pse shpesh rezultati varet nga njer\u00ebzit q\u00eb e prodhojn\u00eb at\u00eb. Mund t\u00eb jesh caktuar nga partia, por n.q.s ke nj\u00eb fije ndershm\u00ebrie dhe profesionalizmi mund ta b\u00ebsh pun\u00ebn m\u00eb mir\u00eb. Megjith\u00ebse vet\u00eb sistemi i krijimit t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb negativ.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrgjegj\u00ebsi kan\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt, jo vet\u00ebm partia n\u00eb fuqi q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sepse \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb organizon zgjedhjet, qeveria, por edhe opozita q\u00eb ka pranuar k\u00ebt\u00eb kompromis, k\u00ebt\u00eb pazar q\u00eb b\u00ebri me maxhoranc\u00ebn at\u00ebher\u00eb kur u b\u00ebn\u00eb ndryshimet kushtetuese. Sidoqoft\u00eb, kjo nuk e shfaj\u00ebson Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. N.q.s KQZ-ja ka b\u00ebr\u00eb gabime, dhe kjo duket nga vendimi i Kolegjit, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e partive q\u00eb e krijuan k\u00ebt\u00eb, por edhe e njer\u00ebzve q\u00eb e zbatuan dhe sidomos ata q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e maxhoranc\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Z. Omari, prek\u00ebm KQZ tani t\u00eb ndalojm\u00eb pak tek Kolegji. A ka qen\u00eb ai sqarues dhe a ka qen\u00eb ky ndihmues p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Kolegji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e re, n\u00eb 2003 me ndryshimet e Kodit Zgjedhor t\u00eb asaj kohe. M\u00eb par\u00eb, ka qen\u00eb Gjykata Kushtetuese ajo q\u00eb shikonte vendimin e fundit, problemet q\u00eb dilnin nga zgjedhja e deputet\u00ebve dhe t\u00eb Presidentit. Dhe Gjykata ka pasur nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb madhe sidomos n\u00eb zgjedhjet e vitit 2001. N\u00eb mos gabofsha shqyrtoi rreth 66 \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore mbi ankimin e pal\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuara nga zgjedhjet parlamentar\u00eb t\u00eb asaj kohe. Pas k\u00ebsaj p\u00ebrvoje negative t\u00eb atij viti, ndon\u00ebse n\u00eb Kushtetut\u00eb ende figuron neni \u201cGjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb instanca e fundit q\u00eb shprehet mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb zgjedhjet e deputet\u00ebve dhe Presidentit\u201d n\u00eb fakt Kodi Zgjedhor e ka eliminuar Gjykat\u00ebn nga kjo barr\u00eb, nga kjo detyr\u00eb dhe ka krijuar Kolegjin Zgjedhor. Un\u00eb mendoj se Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb kishte nj\u00eb far\u00eb t\u00eb drejte p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Parimisht krijimi i Kolegjit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e negative. Kur u diskutua n\u00eb at\u00eb vit Kolegji Zgjedhor, un\u00eb pata nj\u00eb propozim. Propozova q\u00eb n\u00eb baz\u00eb parimi q\u00eb \u00e7do vendim gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ku b\u00ebhet ankimimi i pal\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqura. K\u00ebshtu propozova q\u00eb edhe Kolegji t\u00eb kishte dy shkall\u00eb pra Kolegji t\u00eb ndahej n\u00eb dy kolegje dhe n.q.s atakohej vendimi i nj\u00eb Kolegji Zgjedhor at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb t\u00eb ishte mbledhja e bashkuar e kolegjeve sikurse sot Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb mbledhjen e Kolegjeve t\u00eb bashkuara shqyrton vendimet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe mund t\u00eb jen\u00eb objekt ankimimi nga pal\u00ebt e pak\u00ebnaqura.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb, ku ishin edhe deputet\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, u quajt e drejt\u00eb, por n\u00eb fakt pastaj kur u aprovua ligji p\u00ebrkat\u00ebs nuk u p\u00ebrmend fare ky propozim. Un\u00eb i kthehem p\u00ebrs\u00ebri atij propozimi sepse m\u00eb duket racional. Nuk \u00ebsht\u00eb se e b\u00ebra un\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim, prandaj edhe insistoj, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim q\u00eb \u00e7do instanc\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb jep nj\u00eb vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr instanc\u00eb gjyq\u00ebsore m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbi krye q\u00eb rishikon vendimin. Sepse n\u00eb fush\u00ebn administrative, gjithmon\u00eb mbi administrat\u00ebn \u00ebsht\u00eb gjykata, por ama mbi gjykat\u00ebn duhet t\u00eb jet\u00eb Gjykata e shkall\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Vijm\u00eb tek kolegji i tanish\u00ebm. Un\u00eb nuk dua t\u00eb shprehem meqen\u00ebse vendimi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces dhe nuk \u00ebsht\u00eb korrekte q\u00eb n\u00eb nj\u00eb emision televiziv t\u00eb them at\u00eb q\u00eb mendoj. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt dhe bashkohem me mendimet kritike q\u00eb zgjedhjet nuk shkuan mir\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e fundit, at\u00eb t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstatim i shum\u00eb shqiptar\u00ebve por nj\u00eb konstatim q\u00eb e kan\u00eb edhe shum\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb huaj, ODIHR, BE, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs etj. Pra t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb mendimit q\u00eb rregullat e loj\u00ebs ndryshuan dhe u vendos\u00ebn rregulla t\u00eb tjera n\u00eb momentin kur loja po mbaronte ose n\u00eb fund kur loja kishte mbaruar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e papranueshme, as n\u00eb loj\u00ebrat e futbollit e jo m\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d t\u00eb till\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetin, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e KQZ-s\u00eb sepse vet\u00eb KQZ n\u00eb vitin 2009 ka dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr vendim p\u00ebr flet\u00ebt e hedhura gabimisht dhe i quajti t\u00eb pavlefshme dhe ashtu si\u00e7 e tha edhe Kryetari i Misionit t\u00eb ODIHR apo ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tek raportet e ODIHR q\u00eb e kemi par\u00eb t\u00eb botuar n\u00ebp\u00ebr gazeta, num\u00ebruesit e votave jan\u00eb instruktuar q\u00eb votat q\u00eb jan\u00eb hedhur n\u00eb kutit\u00eb e gabuara jan\u00eb t\u00eb pavlefshme. Pra rregullat nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb vet\u00ebm pse KQZ-ja vendosi vet\u00eb apo me sugjerimin e nj\u00eb force politike t\u00eb caktuar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb normale. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Kolegjit Zgjedhor vendimet e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb diskutueshme. Vendimi i fundit q\u00eb u dha nuk \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb at\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jap nj\u00eb mendim t\u00eb plot\u00eb, por edhe n\u00ebse do e kisha p\u00ebrs\u00ebri do nguroja ta jepja sepse procesi vazhdon.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: A mund t\u00eb themi t\u00eb pakt\u00ebn a \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb Kolegji?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Mund t\u00eb them se vendimi q\u00eb dha Kolegji ishte pak i ngat\u00ebrruar, jo shum\u00eb i qart\u00eb. K\u00ebt\u00eb e pohuan edhe specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb m\u00eb imt\u00ebsisht me problemin e zgjedhjeve por m\u00eb duket se me arsyetimin e vendimit kjo paqart\u00ebsi u eliminua, u b\u00eb m\u00eb i qart\u00eb problemi.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Po tani, a e dim\u00eb ne zgjidhjen profesor? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>:  Zgjidhjen nuk e dim\u00eb. Nuk e dim\u00eb si do shkoj\u00eb problemi n\u00eb rast se konstatohet se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb flet\u00eb votimi sesa votues. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb anulimin e zgjedhjeve dhe n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre. N\u00ebse ndodh apo jo, un\u00eb nuk mund ta parashikoj, por ky rrezik ekziston.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: A mund t\u00eb kishim ndihmuar veten duke i k\u00ebrkuar k\u00ebshillim Komisionit t\u00eb Venecias? <\/strong><\/p>\n<p>Luan Omari: Padyshim.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Ju keni qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Venecias n\u00eb periudh\u00ebn 1998 deri n\u00eb 2006, keni qen\u00eb p\u00ebr dy vjet zv. Kryetar i Komisionit. Vendimi q\u00eb mund t\u00eb jepte Komisioni i Venecias nuk do t\u00eb ishte detyrues. P\u00ebr \u00e7far\u00eb do na ndihmonte t\u00eb kuptonim n\u00eb gjendjen ku jemi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Komisioni i Venecias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i krijuar n\u00eb vitin 1990 pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. T\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs kan\u00eb nga nj\u00eb person t\u00eb caktuar dhe ky person pavar\u00ebsisht se caktohet nga qeveria e vendit \u00ebsht\u00eb i pavarur si ekspert dhe natyrisht n\u00ebse ka pak profesionaliz\u00ebm do jet\u00eb i pavarur. Por Komisioni i Venecias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ me shum\u00eb prestigj n\u00eb Evrop\u00eb, madje jo vet\u00ebm pasi edhe shtete jo Evropiane kan\u00eb k\u00ebrkuar mendime. Ky Komision \u00ebsht\u00eb zgjedhur dhe ka si p\u00ebrfaq\u00ebsues edhe vende jo t\u00eb Evrop\u00ebs si Meksika, Kanadaja.<\/p>\n<p>Komisioni ka dh\u00ebn\u00eb disa vendime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vendimi p\u00ebr heqjen e d\u00ebnimit me vdekje si di\u00e7ka t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e cila pastaj u vendos nga Gjykata jon\u00eb Kushtetuese. Po ashtu vendimin p\u00ebr ligjin p\u00ebr lustracionin q\u00eb u k\u00ebrkua nga Gjykata jon\u00eb Kushtetuese, dha opinionin e vet Komisioni i Venecias, q\u00eb ishte nj\u00eb opinion shum\u00eb i detajuar n\u00eb 15 faqe, opinioni m\u00eb i gjat\u00eb q\u00eb kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nga Komisioni dhe Gjykata jon\u00eb dha vendimin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: At\u00ebher\u00eb pse nuk mor\u00ebm mendim nga Komisioni i Venecias?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Nuk e di. S\u00eb pari Komisioni i Venecias nuk vihet n\u00eb pun\u00eb nga kushdo. Komisionin e v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Organet Kushtetuese t\u00eb shtetit si Kuvendi, Qeveria, Presidenti i Republik\u00ebs, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gjykata Kushtetuese. Dhe madje Komisioni opinionin n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ose Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e jep n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e asaj q\u00eb quhet Amicus Curiae, Mik i Gjykat\u00ebs. Por ndihm\u00ebn mund ta k\u00ebrkoj\u00eb edhe vet\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre n\u00ebp\u00ebrmjet letr\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Po, e pash\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet gazet\u00ebs q\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb do k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn e Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Po, por zgjedhjet e ardhshme apo jo? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Po, sepse ka nj\u00eb gj\u00eb. Edhe po t\u00eb k\u00ebrkohet tani mendimi i Komisionit, nga qeveria ose nga Presidenti ose nga Kuvendi, ky vendim nuk jepet menj\u00ebher\u00eb. Ka nj\u00eb procedur\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb. Komisioni cakton disa ekspert\u00eb t\u00eb tij, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit ose jasht\u00eb Komisionit t\u00eb cil\u00ebt duan koh\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb par\u00eb materialin, secili ekspert jep mendimin e tij, mendimi koordinohet nga sekretariati pastaj mendimi kalon n\u00eb mbledhjen plenare e cila b\u00ebhet kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb vit n\u00eb data t\u00eb caktuara paraprakisht. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet menj\u00ebher\u00eb. Dhe tani \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendim p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje ve\u00e7se n\u00ebse pal\u00ebt bien dakord q\u00eb t\u00eb presin, q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb ngrijn\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Ju keni nj\u00eb propozim si jurist, si akademik, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Propozimi im i par\u00eb, megjith\u00ebse e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ila\u00e7i q\u00eb do sh\u00ebroj\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rishikohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb komision apolitik.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: A ka njer\u00ebz apolitik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri profesor? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Po si nuk ka. N\u00eb kuptimin e plot\u00eb mund t\u00eb mos ket\u00eb sepse p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb je zgjedh\u00ebs, votues, nj\u00eb mendim dhe preferenc\u00eb politike e ke por ama ka jo nj\u00eb por shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ndon\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb simpati, kjo simpati nuk e \u00e7on deri sa t\u00eb shkel\u00eb ligjin e at\u00eb q\u00eb quhet profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra duhet t\u00eb rinovohet jo vet\u00ebm KQZ-ja por edhe Komisionet e Zonave duhet t\u00eb jet\u00eb me njer\u00ebz jo t\u00eb caktuar nga partit\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Pra, ju duke propozuar ndryshimin e KQZ-se n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre faj\u00ebsoni p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Padyshim. Jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje por edhe p\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga: Po n\u00eb koh\u00ebn kur jemi, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, duke pasur parasysh rrug\u00ebn ku do t\u00eb hyjm\u00eb, n\u00ebse nuk e b\u00ebjm\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Luan Omari<\/strong>: Duhet par\u00eb edhe reagimi zyrtar i ODIHR dhe OSBE q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr certifikimin e zgjedhjeve sipas tyre dhe pa dyshim fjala e tyre ka pesh\u00eb. Dhe n\u00eb fund, reagimi i vet\u00eb Bashkimit Evropian pas p\u00ebrfundimit t\u00eb raportit t\u00eb ODIHR-it dhe n\u00ebse do ket\u00eb nj\u00eb opinion negativ, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb mos propozojn\u00eb masa drastike se nuk e kan\u00eb p\u00ebr zakon, do ishte e udh\u00ebs q\u00eb nj\u00eb qeveri, e cila nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb siguroj\u00eb zgjedhje korrekte sipas standardeve evropiane dhe ka b\u00ebr\u00eb hapa prapa n\u00eb krahasim me zgjedhjet e m\u00ebparshme, kjo qeveri nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb, dhe n\u00eb vend duhet t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet n\u00eb Shqip nga Rudina Xhunga, Luan Omari, akademik dhe konstitucionalist Rudina Xhunga: A jan\u00eb edhe ndryshimet kushtetuese shkak i k\u00ebsaj situate postzgjedhore q\u00eb po kalojm\u00eb? Luan Omari: Pa dyshim. Kushtetuta jon\u00eb e ka parashikuar Komisionin Zgjedhor si nj\u00eb organ jasht\u00eb politik\u00ebs, pra t\u00eb pavarur dhe kjo gj\u00eb u nd\u00ebrrua n\u00eb vitin 2008 nga Kushtetuta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8894","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Flet n\u00eb Shqip nga Rudina Xhunga, Luan Omari, akademik dhe konstitucionalist Rudina Xhunga: A jan\u00eb edhe ndryshimet kushtetuese shkak i k\u00ebsaj situate postzgjedhore q\u00eb po kalojm\u00eb? Luan Omari: Pa dyshim. Kushtetuta jon\u00eb e ka parashikuar Komisionin Zgjedhor si nj\u00eb organ jasht\u00eb politik\u00ebs, pra t\u00eb pavarur dhe kjo gj\u00eb u nd\u00ebrrua n\u00eb vitin 2008 nga Kushtetuta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-21T06:58:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme\",\"datePublished\":\"2011-06-21T06:58:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/\"},\"wordCount\":2272,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/luan_omari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/\",\"name\":\"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/luan_omari.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-21T06:58:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/luan_omari.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/luan_omari.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Flet n\u00eb Shqip nga Rudina Xhunga, Luan Omari, akademik dhe konstitucionalist Rudina Xhunga: A jan\u00eb edhe ndryshimet kushtetuese shkak i k\u00ebsaj situate postzgjedhore q\u00eb po kalojm\u00eb? Luan Omari: Pa dyshim. Kushtetuta jon\u00eb e ka parashikuar Komisionin Zgjedhor si nj\u00eb organ jasht\u00eb politik\u00ebs, pra t\u00eb pavarur dhe kjo gj\u00eb u nd\u00ebrrua n\u00eb vitin 2008 nga Kushtetuta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-21T06:58:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme","datePublished":"2011-06-21T06:58:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/"},"wordCount":2272,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","name":"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg","datePublished":"2011-06-21T06:58:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/luan_omari.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luan-omari-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Luan Omari: Zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8894\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}