{"id":8732,"date":"2011-06-13T08:42:55","date_gmt":"2011-06-13T07:42:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8732"},"modified":"2011-06-13T08:42:55","modified_gmt":"2011-06-13T07:42:55","slug":"me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/","title":{"rendered":"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kolegji Zgjedhor\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Denis Dedej<\/strong>, <em>13.06.2011<\/em><\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor do t\u00eb shqyrtoj\u00eb paraditen e sotme padin\u00eb e tret\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb. Teksa ka rr\u00ebzuar dy k\u00ebrkesat e para, Kolegji duhet t\u00eb shprehet sot p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: A jan\u00eb apo jo t\u00eb vlefshme votat e hedhura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar? Seanca do t\u00eb nis\u00eb n\u00eb or\u00ebn 10:00 me pretendimet e PS-s\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb vazhdoj\u00eb me arsyetimin juridik t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve si pal\u00eb e paditur dhe PD-s\u00eb si pal\u00eb e interesuar.<\/p>\n<p>Por vendimi i dyt\u00eb i Kolegjit, me relator Tom Ndrec\u00ebn duket sikur e ka ezauruar k\u00ebrkes\u00ebn e PS-s\u00eb p\u00ebr flet\u00ebt n\u00eb kutin\u00eb e gabuar. Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr flet\u00ebt e votimit, n\u00eb vendimin e dh\u00ebn\u00eb t\u00eb premten e kaluar kolegji \u00ebsht\u00eb shprehur se asnj\u00eb nen i Kodit Zgjedhor nuk pengon rivler\u00ebsimin e flet\u00ebve t\u00eb hedhura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar. Jurist\u00ebt e PS-s\u00eb jan\u00eb shprehur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pes\u00ebshja gjykuese ka tejkaluar kompetencat pasi i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kolegji n\u00eb vendim ka pohuar se mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb pyetet (faqja 8 e vendimit), por m\u00eb pas ka vendosur t\u00eb shprehet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb objekt i shqyrtimit (faqja 17 e vendimit).<\/p>\n<p>Ky paradoks i Kolegjit i jep mund\u00ebsin\u00eb KQZ-s\u00eb dhe PD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb PS-s\u00eb pasi gjykata \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr flet\u00ebt n\u00eb kutin\u00eb e gabuar. N\u00ebse ndodh kjo hyn n\u00eb loj\u00eb k\u00ebrkesa e dyt\u00eb e PS-s\u00eb: Mosp\u00ebrputhja e numrit t\u00eb votave me numrin e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb votuar m\u00eb 8 maj. Shifrat zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah mosp\u00ebrputhje t\u00eb dukshme mes numrit t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb votuar n\u00eb zgjedhje dhe faktit q\u00eb n\u00eb kuti jan\u00eb gjendur m\u00eb shum\u00eb vota se sa votues.<\/p>\n<p>Sipas KQZ-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn jan\u00eb gjendur 870 vota m\u00eb shum\u00eb se sa persona kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Nd\u00ebrsa n\u00eb 117 kutit\u00eb e rihapura nga KQZ kan\u00eb dal\u00eb 357 flet\u00eb votimi m\u00eb shum\u00eb se sa njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb votuar. &#8220;KQZ, nga hetimi dhe vler\u00ebsimi i flet\u00ebve t\u00eb votimit p\u00ebr kryetar Bashkie n\u00eb 117 kutit\u00eb ku ka nd\u00ebrhyr\u00eb, ka vler\u00ebsuar 357 flet\u00eb votimi m\u00eb shum\u00eb se vullnete t\u00eb shprehura. Nga tabela p\u00ebrfundimtare nuk p\u00ebrputhet asnj\u00eb komponent i m\u00ebsip\u00ebrm, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se tabela p\u00ebrfundimtare e rezultatit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb alogjike n\u00eb lidhje me shifrat dhe nuk mb\u00ebshtetet mbi t\u00eb dh\u00ebna reale.<\/p>\n<p>N\u00ebse KQZ do kishte vepruar n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 123 p\u00ebr nxjerrjen e rezultatit p\u00ebrfundimtar duke u referuar tek tabelat 11 minibashkive dhe procesverbaleve t\u00eb 485 grupeve t\u00eb num\u00ebrimit, rezultati do t\u00eb ishte real&#8221;,- thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e PS-s\u00eb, e cila do t\u00eb shqyrtohet sot nga Kolegji.<\/p>\n<p><strong>4 versionet e vendimit q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb sot Kolegji<\/strong><\/p>\n<p>Sipas jurist\u00ebve t\u00eb konsultuar mbr\u00ebm\u00eb nga Shekulli jan\u00eb s\u00eb paku kat\u00ebr, versionet e vendimeve q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb sot Kolegji Zgjedhor:<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\n&#8211; Kolegji i shpall &#8220;votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb e gabuara&#8221; t\u00eb pavlefshme. Ky vendim e detyron KQZ t\u00eb rib\u00ebj tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse duke hequr k\u00ebto vota. Kjo e kthen situat\u00ebn n\u00eb rezultatin e dal\u00eb nga num\u00ebrimi i rregullt i 8 majit, para se KQZ t\u00eb hapte kutit\u00eb dhe t\u00eb shpallte nj\u00eb rezultat t\u00eb dyt\u00eb<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nKolegji i shpall &#8220;votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb e gabuara&#8221; si t\u00eb vlefshme dhe le n\u00eb fuqi tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb KQZ-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb version, Kolegji shpall &#8220;pushimin e ankimimit&#8221; t\u00eb PS p\u00ebr pun\u00ebn e mosrakordimit t\u00eb shifrave pra nuk merret fare me k\u00ebt\u00eb detaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur shpresa ligjore e PS-s\u00eb. L\u00ebnia n\u00eb fuqi e tabel\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb si rezultat p\u00ebrfundimtar Kolegji njeh jo rezultatin e dal\u00eb nga num\u00ebrimi i 8 majit, por rezultatin e shpallur nga KQZ pas hapjes s\u00eb kutive.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\n&#8211; Kolegji i shpall t\u00eb vlefshme &#8220;votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb e gabuara&#8221; por detyron KQZ-n\u00eb t\u00eb zgjidh pik\u00ebpyetjen e madhe t\u00eb mosrakordimit t\u00eb shifrave, pra t\u00eb numrit t\u00eb ndrysh\u00ebm vota-votues. (pra nuk shpall &#8220;pushim ankimimi&#8221; p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e PS-s\u00eb mbi shifrat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb version, i kalon KQZ-s\u00eb detyrimi t\u00eb rimerret me tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse, dhe ky version vendimi i rikthen pal\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn e ankimimit, pasi automatikisht rivendos afate t\u00eb reja p\u00ebr procedurat<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\n&#8211; Kolegji shpall pavlefshm\u00ebri totale t\u00eb zgjedhjeve, \u00e7ka e d\u00ebrgon situat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rivotim n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p><strong>Hysi: Aksioni politik varet nga vendimi i Kolegjit<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb <\/em>&#8211; Deputetja e Partis\u00eb Socialiste, Vasilika Hysi, ka vler\u00ebsuar rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb PS nga Kolegji Zgjedhor si nj\u00eb vendim t\u00eb padrejt\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb arsyetuar, por edhe p\u00ebr referime n\u00eb nene t\u00eb gabuara, ose interpretime t\u00eb fakteve ose dispozitave ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politike dhe jo juridike. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, ajo thekson se Kolegji nuk ka arritur t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb studioj\u00eb provat e paraqitura n\u00eb gjykim nga PS, ose ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t&#8217;i referohet atyre p\u00ebr shkak t\u00eb presionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shqyrtohet sot nga Kolegji Zgjedhor, an\u00ebtarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve pret q\u00eb ky institucion t\u00eb veproj\u00eb me integritet moral dhe profesional n\u00eb gjykimin e padis\u00eb se re dhe do t\u00eb kthej\u00eb shpres\u00ebn tek publiku se ka ende drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb funksionin, qoft\u00eb edhe pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Zonja Hysi, Kolegji Zgjedhor ka rr\u00ebzuar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e PS p\u00ebr procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb pavler\u00ebsuara p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Si e vler\u00ebsoni ju k\u00ebt\u00eb vendim?<\/p>\n<p>U njoha me p\u00ebrmbajtjen e vendimit t\u00eb Kolegjit Zgjedhor, pasi Gjykata shpalli vendimin t\u00eb paarsyetuar, duke shkelur haptazi Kushtetut\u00ebn dhe k\u00ebrkesat e ligjit. Vendimi \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb arsyetuar, por edhe p\u00ebr referime n\u00eb nene t\u00eb gabuara, ose interpretime t\u00eb fakteve ose dispozitave ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politike dhe jo juridike. Ndon\u00ebse, Kolegji Zgjedhor q\u00ebndroi, t\u00eb pakt\u00ebn formalisht, 4 or\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e k\u00ebshillimit, i dha vetes 5 dit\u00eb koh\u00eb ta arsyetoj\u00eb dhe e zbardh\u00eb at\u00eb, mesa kuptoj nuk ka arritur t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb studioj\u00eb provat e paraqitura n\u00eb gjykim nga Partia Socialiste, ose ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t&#8217;i referohet atyre p\u00ebr shkak t\u00eb presionit.<\/p>\n<p>Vendimi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb arsyetuar sipas argumenteve t\u00eb sjella n\u00eb q\u00ebndrimet publike dhe para Kolegjit nga Partia Demokratike, dhe n\u00eb pjesa tjet\u00ebr i p\u00ebrngjan modeleve teorike t\u00eb gatshme q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb trajnimet p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn administrative t\u00eb magjistrat\u00ebve n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, pra nuk analizohen provat dhe faktet konkrete t\u00eb paraqitura n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Vendimi i Kolegjit Zgjedhor e trajton problemin e flet\u00ebve t\u00eb gjetura n\u00eb nj\u00eb kuti tjet\u00ebr si problem t\u00eb ri dhe q\u00eb duhej t\u00eb rregullohej pas daljes s\u00eb rezultatit p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por &#8220;harron&#8221; se ky problem \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr dhe i p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb \u00e7do zgjedhje. N\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e m\u00ebparshme, k\u00ebto flet\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pavlefshme. Gjithashtu, deri para shpalljes s\u00eb z. Edi Rama fitues me 10 vota m\u00eb shum\u00eb se z. Basha, k\u00ebto flet\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pavlefshme dhe jan\u00eb t\u00eb mbyllura n\u00eb kutit\u00eb e votimit si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Kolegji duhej t\u00eb gjente koh\u00eb t\u00eb lexonte procesverbalet e KZAZ-ve ku gjenden vendimet e tyre p\u00ebr vler\u00ebsimin e k\u00ebtyre flet\u00ebve para daljes s\u00eb z. Rama fitues. K\u00ebto flet\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pavlefshme. Raportet e OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 2007, 2009, konstatojn\u00eb pavlefshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre votave dhe rekomandojn\u00eb ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb rregulluar gjendjen. Raportet paraprake t\u00eb OSBE\/ODIHR, v\u00ebzhguesve t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vendor\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 8 majit 2011 shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit t\u00eb KQZ-s\u00eb lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb problem dhe baz\u00ebn ligjore jo t\u00eb qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur prej saj.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga shqet\u00ebsimet e tyre p\u00ebr veprimet e KQZ-s\u00eb nuk mori p\u00ebrgjigje ligjore t\u00eb drejt\u00eb nga vendimi i Kolegjit zgjedhor t\u00eb dat\u00ebs 3 qershor 2011.<\/p>\n<p>PS ka dor\u00ebzuar nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, e cila do t\u00eb diskutohet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja mbi k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb?<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga shija q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb vendimi i m\u00ebparsh\u00ebm i Kolegjit, nuk do t\u00eb doja ta paragjykoja at\u00eb. Dua t\u00eb besoj se Kolegji Zgjedhor do t\u00eb veproj\u00eb me integritet moral dhe profesional n\u00eb gjykimin e padis\u00eb se re dhe do t\u00eb kthej\u00eb shpres\u00ebn tek publiku se ka ende drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb funksionin, qoft\u00eb edhe pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ndodh ajo q\u00eb ju prisni, q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi, \u00e7far\u00eb hapash t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb hidhen nga PS?<\/p>\n<p>Krahas rrug\u00ebs ligjore, strukturat vendimmarr\u00ebse t\u00eb Partis\u00eb Socialiste do t\u00eb vendosin p\u00ebr hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm politik\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sugjerim i ardhur nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nxeht\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marrjen e nj\u00eb mendimi nga Komisioni i Venecias. Nga PD nuk ka pasur nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Si mundet q\u00eb Venecia t\u00eb sugjeroj\u00eb dhe ne t&#8217;i drejtohemi asaj?<\/p>\n<p>Komisioni ofron ekspertiz\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ligjore t\u00eb paqarta. \u00c7\u00ebshtja objekt padie n\u00eb kolegj \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste dhe jurist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb sado pak njohuri juridike, por &#8220;nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb&#8221; p\u00ebr humb\u00ebsin e k\u00ebtyre zgjedhjeve q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fitoren n\u00eb tavolin\u00eb. N\u00eb kushte t\u00eb tilla, t\u00ebrheqja e mendimit t\u00eb tyre mund t\u00eb b\u00ebhet. Ka rregulla t\u00eb p\u00ebrcaktuara se kush mund t\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Komisionin e Venecias.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nenin 3 t\u00eb statutit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, ky i fundit mund t\u00eb jap\u00eb opinion brenda mandatit t\u00eb tij mbi baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komitetit t\u00eb Ministrave, t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare, t\u00eb Kongresit Lokal dhe Autoriteteve Rajonale t\u00eb Europ\u00ebs, Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb KE, nga shtete ose organizata, ose organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Komisioni bashk\u00ebpunon me Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe gjykatat me juridiksion t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ose mes organizatave q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb gjykatat. Pra, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej tyre, ose mund t\u00eb vihet n\u00eb l\u00ebvizje nga Gjykata, Presidenti i Republik\u00ebs, Kryetarja e Kuvendit. N\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, Komisioni i Venecias ka dh\u00ebn\u00eb mendim Shqip\u00ebris\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Avokatit t\u00eb Popullit, t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, etj,.<\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor ka dh\u00ebn\u00eb vendimin p\u00ebr rip\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve n\u00eb dy komuna, p\u00ebr shkak se numri i votave dhe i votuesve nuk p\u00ebrputheshin. A mund t\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me Tiran\u00ebn?<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb faktet dhe provat q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb procesverbalet origjinale q\u00eb zot\u00ebron Partia Socialiste dhe KQZ-ja, t\u00eb b\u00ebra publike dhe q\u00eb do t\u00eb paraqiten n\u00eb gjykat\u00eb ka baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur pavlefshm\u00ebri t\u00eb vendimeve t\u00eb marra nga KQZ-ja lidhur me rezultatin e deformuar n\u00eb Tiran\u00eb. Kolegji Zgjedhor n\u00eb baz\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb tij konstaton pavlefshm\u00ebrin\u00eb dhe merr vendim. Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb do Kolegji Zgjedhor do t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p><strong>Pensionist\u00ebt, asi n\u00ebn m\u00ebng\u00eb i opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Teksa lufta politike p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek p\u00ebrplasjet mes PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, opozita mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb as n\u00ebn m\u00ebng\u00eb. Nj\u00eb parti e vog\u00ebl e koalicionit t\u00eb majt\u00eb, Partia e Pensionist\u00ebve, ka ankimuar n\u00eb Kolegj vendimet e KQZ-s\u00eb p\u00ebr rezultatin dhe votat e pavlefshme.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e pensionist\u00ebve ka nj\u00eb precedent tep\u00ebr interesant, komunat Kolsh dhe Shal\u00eb. N\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto nj\u00ebsi vendore \u00ebsht\u00eb vendosur pavlefshm\u00ebri dhe p\u00ebrs\u00ebritja e zgjedhjeve. N\u00eb komun\u00ebn Kolsh diferenca mes dy kandidat\u00ebve ishte pes\u00eb vota, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti votimi ishin gjetur tet\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb se sa njer\u00ebz q\u00eb kishin votuar. N\u00eb Tiran\u00eb diferenca mes kandidat\u00ebve ishte 10 vota.<\/p>\n<p>Pas rivler\u00ebsimit t\u00eb votave n\u00eb kutin\u00eb e gabuar diferenca mes kandidat\u00ebve u b\u00eb 81 vota. Por vet\u00ebm n\u00eb 117 kutit\u00eb q\u00eb u rihap\u00ebn nga KQZ rezulton t\u00eb ket\u00eb 357 vota m\u00eb shum\u00eb se sa njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb votuar m\u00eb 8 maj. Bazuar tek precedenti Kolsh, Kolegji \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb ti jap\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pensionist\u00ebve dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve. Kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb rastin e padis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>&#8220;Shekulli&#8221; \u00ebsht\u00eb konsultuar dje me jurist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duke dh\u00ebn\u00eb edhe tre variantet e mundshme t\u00eb Kolegjit. Sipas tyre, n\u00eb variantin e par\u00eb Kolegji mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, duke mos marr\u00eb parasysh mosp\u00ebrputhjet e numrit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb objekti i padis\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte kund\u00ebrshtim flagrant i ligjit nga ana e Kolegjit Zgjedhor, sepse faktet e paraqitura bashk\u00eb me padin\u00eb, nuk l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr interpretim.<\/p>\n<p>N\u00eb variantin e dyt\u00eb Kolegji Zgjedhor mund ta kthej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb KQZ, p\u00ebr ta shqyrtuar nga ana procedurale. KQZ m\u00eb pas mund t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb hap\u00eb dhe kutit\u00eb e tjera (ve\u00e7 k\u00ebtyre 117 q\u00eb jan\u00eb hapur), dhe t\u00eb konsideroj\u00eb situat\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Varianti i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kolegji Zgjedhor mund t\u00eb shpall\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve, duke pranuar padin\u00eb e Partis\u00eb s\u00eb Pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Tabela e votave t\u00eb shtuara sipas \u00e7do Nj\u00ebsie Bashkiake<\/strong><\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 2<\/em><br \/>\nKa 38 vota m\u00eb tep\u00ebr se sa numri i zgjedh\u00ebsve n\u00eb t\u00eb 13 qendrat e votimit q\u00eb ka shqyrtuar .<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 3<\/em><br \/>\n10 Qendra Votimit t\u00eb shqyrtuara, 38 vota t\u00eb pavlefshme n\u00eb kuti m\u00eb shum\u00eb se sa numri i zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 4<\/em><br \/>\nJan\u00eb par\u00eb 12 Qendra Votimi, rezultojn\u00eb 27 vota m\u00eb shum\u00eb se sa numri i zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 5<\/em><br \/>\nP\u00ebr 32 Qendra Votimi, numri votave m\u00eb shum\u00eb se sa numri i votuesve \u00ebsht\u00eb 59 vota.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 6<\/em><br \/>\nKQZ ka shqyrtuar 8 kuti votimi p\u00ebr kryetar apo k\u00ebshill minibashkie, ka shtuar 43 vota m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr7<\/em><br \/>\nJan\u00eb par\u00eb 5 Qendra Votimi, jan\u00eb 28 vota m\u00eb shum\u00eb se sa numri i votuesve.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 8<\/em><br \/>\n10 qendra votimit, ku jan\u00eb 46 vota m\u00eb shum\u00eb se sa numri i votuesve.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 9<\/em><br \/>\n13 Qendra Votimi, jan\u00eb 23 flet\u00eb votimi m\u00eb shum\u00eb se sa numri i votuesve.<\/p>\n<p><em>Minibashkia num\u00ebr 11<\/em><br \/>\n10 qendra votimit, rezultojn\u00eb 55 vota m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><em>Totali <\/em><br \/>\nJan\u00eb 357 m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kutin\u00eb e kryetarit.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\nDit\u00eb iu desh\u00ebn Kolegjit Zgjedhor q\u00eb t\u00eb argumentonte vendimmarrjen e marr\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste mbi procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb hedhura n\u00eb kutit\u00eb e gabuara nga ana e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Sipas Kodit, vendimi duhej t\u00eb ishte zbardhura brenda 3 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nOr\u00eb iu desh\u00ebn trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim. Pasi u t\u00ebrhoq\u00ebn p\u00ebr vendimmarrje p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi argumentimet e pal\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb krahasuar tabelat e procesverbaleve t\u00eb grupeve t\u00eb num\u00ebrimit me shifrat, gjyqtar\u00ebt jan\u00eb kthyer pas disa or\u00ebsh t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimin.<\/p>\n<p><em>Nga dol\u00ebn 357 vota?<\/em><\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor do t\u00eb shqyrtoj\u00eb sot rezultatin e Tiran\u00ebs ku vihet re nj\u00eb problem i madh: N\u00eb kuti ka m\u00eb shum\u00eb vota se sa votues. N\u00eb k\u00ebto kushte, Kolegji Zgjedhor nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb rezultat ku ka m\u00eb shum\u00eb vota se sa votues. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr jo pak, por p\u00ebr 357 vota m\u00eb shum\u00eb se sa votues. Ky num\u00ebr votash mund t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb disa her\u00eb rezultatin, qoft\u00eb diferenca 10 vota n\u00eb favor t\u00eb ram\u00ebs apo 81 vota n\u00eb favor t\u00eb Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebto vota sjellin t\u00eb gjith\u00eb spekulimet e tabel\u00ebs. Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb ka 357 vota m\u00eb shum\u00eb se votues. Edhe n\u00ebse e pranojm\u00eb rivler\u00ebsimin dhe rinum\u00ebrimin si logjik\u00eb, ku do i \u00e7ojm\u00eb ato vota. Ato vota duhet t\u00eb korespondojn\u00eb n\u00eb tabel\u00eb, por n\u00eb rastin konkret kjo gj\u00eb nuk po ndodh. Ato vota duhet t\u00eb dalin nga vullneti i zgjedh\u00ebsve, jo nga vullneti i zyrtar\u00ebve t\u00eb shtetit&#8221;,- than\u00eb dje jurist\u00ebt e kontaktuar nga &#8220;Shekulli&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Denis Dedej, 13.06.2011 Kolegji Zgjedhor do t\u00eb shqyrtoj\u00eb paraditen e sotme padin\u00eb e tret\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb. Teksa ka rr\u00ebzuar dy k\u00ebrkesat e para, Kolegji duhet t\u00eb shprehet sot p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: A jan\u00eb apo jo t\u00eb vlefshme votat e hedhura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar? Seanca do t\u00eb nis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Denis Dedej, 13.06.2011 Kolegji Zgjedhor do t\u00eb shqyrtoj\u00eb paraditen e sotme padin\u00eb e tret\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb. Teksa ka rr\u00ebzuar dy k\u00ebrkesat e para, Kolegji duhet t\u00eb shprehet sot p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: A jan\u00eb apo jo t\u00eb vlefshme votat e hedhura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar? Seanca do t\u00eb nis\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-13T07:42:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot\",\"datePublished\":\"2011-06-13T07:42:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-13T07:42:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\"},\"wordCount\":2842,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\",\"name\":\"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-13T07:42:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-13T07:42:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Denis Dedej, 13.06.2011 Kolegji Zgjedhor do t\u00eb shqyrtoj\u00eb paraditen e sotme padin\u00eb e tret\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb. Teksa ka rr\u00ebzuar dy k\u00ebrkesat e para, Kolegji duhet t\u00eb shprehet sot p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: A jan\u00eb apo jo t\u00eb vlefshme votat e hedhura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar? Seanca do t\u00eb nis\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-13T07:42:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot","datePublished":"2011-06-13T07:42:55+00:00","dateModified":"2011-06-13T07:42:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/"},"wordCount":2842,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/","name":"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg","datePublished":"2011-06-13T07:42:55+00:00","dateModified":"2011-06-13T07:42:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kolegji.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-syte-dhe-veshet-nga-kolegji-4-vendimet-qe-mund-te-merren-sot\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Me syt\u00eb dhe vesh\u00ebt nga Kolegji, 4 vendimet q\u00eb mund t\u00eb merren sot"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8732"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8732\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}