{"id":872,"date":"2009-12-15T20:41:30","date_gmt":"2009-12-15T19:41:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=872"},"modified":"2009-12-15T20:41:30","modified_gmt":"2009-12-15T19:41:30","slug":"koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/","title":{"rendered":"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg\" border=\"0\" alt=\"Shinasi Rama\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Shinasi Rama<\/strong>, <em>15.12.2009<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet, q\u00ebndron nj\u00eb marr\u00ebveshje e pashkruar, r\u00ebnd\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhet e dukshme vet\u00ebm n\u00eb momentet kur shteti gjendet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje mb\u00ebshtetet n\u00eb besimin reciprok se shteti do t\u2019u ofroj\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet <em>sigurin\u00eb e jet\u00ebs<\/em>,<em> t\u00eb mir\u00ebqenies ekonomike<\/em> dhe <em>rregullin e duhur shoq\u00ebror<\/em>. T\u00eb tria k\u00ebto forma t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe t\u00eb pashk\u00ebputshme nga nj\u00ebra-tjera dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura n\u00eb konceptin-baz\u00eb strategjik, q\u00eb mandej b\u00ebhet themeli i politikave t\u00eb shtetit. Shtetet q\u00eb ua ofrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb siguri qytetar\u00ebve t\u00eb tyre jan\u00eb shtete t\u00eb q\u00ebndrueshme, me qytetar\u00eb besnik\u00eb, me mir\u00ebqenie relative e me nj\u00eb rend shoq\u00ebror q\u00eb pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb si legjitim dhe me koncepte strategjike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dallueshme, por q\u00eb mendohet se jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb popujve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shtete t\u00eb tilla jan\u00eb Franca, Gjermania, Izraeli apo Tajvani. Mir\u00ebpo, ka shum\u00eb raste kur shteti kapet e vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar dhe instrumentalizohet e shfryt\u00ebzohet prej k\u00ebtij grupi. Ky grup, q\u00eb merr kontrollin e shtetit, zakonisht fillon si nj\u00eb grup me interesa shume t\u00eb ngushta, t\u00eb dallueshme nga interesat e shtetit e t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Duke p\u00ebrdoruar mjetet e shtypit e t\u00eb propagand\u00ebn, fuqin\u00eb ekonomike, lidhjet me politik\u00ebn, me zyrtar\u00ebt, ushtarak\u00ebt, policin\u00eb, ky grup ia arrin q\u00eb t\u00eb zaptoj\u00eb shtetin. Ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb problematike, ky grup ia arrin q\u00eb t\u2019i imponoj\u00eb shtetit e qytetar\u00ebve konceptin-baz\u00eb strategjik se si do t\u00eb arrihet siguria e shtetit dhe e qytetar\u00ebve vet\u00eb dhe k\u00ebshtu b\u00ebhet paria sunduese e tyre. Ka nj\u00eb dallim midis paris\u00eb sunduese dhe elit\u00ebs. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb parim, elita (t\u00eb zgjedhurit) e udh\u00ebheq popullin e shtetin duke vepruar me mend\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit publik, paria (ata q\u00eb kan\u00eb fuqin\u00eb) e sundon popullin e shtetin, duke v\u00ebn\u00eb mbi t\u00eb gjitha interesat e veta t\u00eb ngushta.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi dhe fillimi i ikjes nga realiteti dhe i nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb realiteti absurd q\u00eb jetohet nga qytetar\u00ebt, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb jeta e tyre, por q\u00eb, gjithsesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb past\u00ebr t\u00eb paris\u00eb. Nd\u00ebrsa duket se shteti po i mbron qytetar\u00ebt e vet, n\u00eb fakt shteti e qytetar\u00ebt po i sh\u00ebrbejn\u00eb paris\u00eb dhe i vetmi grup q\u00eb p\u00ebrfiton nga kjo gjendje \u00ebsht\u00eb paria. Duke mos pasqyruar interesat e v\u00ebrteta, reale dhe jetike t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb shtetit vet\u00eb, koncepti strategjik i shtetit, i send\u00ebrtuar nga paria sunduese, b\u00ebhet baza p\u00ebr aventura politike, q\u00eb natyrisht i sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtij grupi dhe interesave t\u00eb tij, por q\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr shtetin e qytetaret. Realiteti q\u00eb krijohet e q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur mbi k\u00ebt\u00eb koncept fals sigurie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet absurd.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb realitet, sepse njer\u00ebzit e jetojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb at\u00eb jet\u00eb, por \u00ebsht\u00eb absurd, sepse \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar mbi premisa q\u00eb nuk jan\u00eb reale e t\u00eb v\u00ebrteta, por t\u00eb imagjinuara, t\u00eb rreme dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij grupi. Zgjidhjet q\u00eb b\u00ebhen nga njer\u00ebzit, edhe kur ky sistem shembet, jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb k\u00ebt\u00eb absurditet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe prandaj ato jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme, t\u00eb paimagjinueshme dhe, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, anormale. N\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve n\u00eb shtetin shqiptar ka dy raste t\u00eb sh\u00ebnuara kur paria sunduese ia ka arritur t\u00eb kap\u00eb shtetin plot\u00ebsisht, t\u00eb kontrolloj\u00eb plot\u00ebsisht mjetet e informimit dhe t\u00eb propagand\u00ebs, strukturat ekonomike, politike e t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb imponoj\u00eb konceptin strategjik baz\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. \u00cbsht\u00eb interesante dhe me vler\u00eb q\u00eb t\u00eb gjykohet se prej nga ka ardhur paria sunduese, por k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por ia vlen q\u00eb shkurtimisht t\u00eb p\u00ebrmenden e t\u00eb vler\u00ebsohen dy konceptet-baz\u00eb strategjike q\u00eb kan\u00eb rezultuar shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por qe natyrisht kan\u00eb qen\u00eb e jan\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb interes t\u00eb paris\u00eb sunduese. N\u00eb parantez\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se \u00e7do shtet normal synon q\u00eb, para t\u00eb gjithave, t\u00eb siguroj\u00eb mbijetes\u00ebn e vet dhe kjo mbijetes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb konceptit strategjik t\u00eb shtetit. Mbijetesa sigurohet duke pasur baz\u00ebn territoriale, ekonomike, ushtarake e demografike dhe mandej aleancat q\u00eb t\u00eb lejon q\u00eb t\u00eb ndjehesh i sigurt nga rreziqet q\u00eb mund t\u00eb kesh. Po t\u00eb ishte nj\u00eb shtet e popull normal, interesi i shtetit shqiptar duhej te ishte fuqizimi i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrshqiptar, p\u00ebrhapja e k\u00ebtij koncepti strategjik t\u00eb shtetit q\u00eb e lidh kombin me shtetin dhe i b\u00ebn qytetar\u00ebt besnik\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Mandej, n\u00eb kontekstin e loj\u00ebs politike ballkanike, shteti i shqiptar\u00ebve do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb jepte e merrte si i barabart\u00eb me shtetet fqinje e, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb gjitha problemet e shumta do t\u00eb mund t\u00eb zgjidheshin pak a shum\u00eb drejt e n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Mir\u00ebpo, gjat\u00eb k\u00ebtij gjyem\u00eb shekulli dy konceptet-baz\u00eb strategjike t\u00eb adaptuara nga paria e Tiran\u00ebs i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndesh kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht interesit strategjik t\u00eb shtetit e t\u00eb vet\u00eb qytetareve. Duke menduar p\u00ebr ruajtjen e sundimit t\u00eb vet, paria e Tiran\u00ebs, si gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, si tani, synon vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr me i ik\u00eb realitetit t\u00eb politik\u00ebs reale. Ajo ka ndjekur e po ndjek interesat e veta, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb qarta, por n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me interesat e popullit t\u00eb vet. Paria ka qen\u00eb e don t\u00eb mbes\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb shtetit shqiptar me \u00e7do kusht, t\u00eb kontrolloj\u00eb ekonomin\u00eb e shoq\u00ebrin\u00eb dhe ta transformoj\u00eb shtetin n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb vetin p\u00ebr pasurimin e fuqizimin e vet. Interesi strategjik i paris\u00eb \u00ebsht\u00eb ky interes i ngusht\u00eb i saj. Ky interes ndahet nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt e paris\u00eb q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rrahjeve t\u00eb dit\u00ebs e kan\u00eb gjetur e do ta gjejn\u00eb gjuh\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ia vlen q\u00eb shkurtimisht t\u00eb analizohen t\u00eb dy konceptet strategjike t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb e kan\u00eb form\u00ebsuar politik\u00ebn e shtetit shqiptar dhe q\u00eb natyrisht na kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb mjer\u00eb ku jemi sot. Kjo duhet b\u00ebr\u00eb, sepse nj\u00eb krahasim me t\u00eb shkuar\u00ebn do t\u00eb tregoj\u00eb se si m\u00eb par\u00eb, ashtu edhe tani, realiteti q\u00eb jetohet sot n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet absurd, pa lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e me jetiken, me interesin e shtetit e t\u00eb qytetar\u00ebve. Pasojat e k\u00ebtij absurditeti jan\u00eb t\u00eb frikshme dhe gjurm\u00ebt q\u00eb ato do t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve duhen menduar mir\u00eb. N\u00eb thelb t\u00eb konceptit-baz\u00eb strategjik t\u00eb shtetit gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ishte ideja e rrethimit. Si fillim, duhet th\u00ebn\u00eb se Enver Hoxha nuk e ka dashur kurr\u00eb kombin shqiptar. Kur i lexon veprat e tij e sheh se atij i jan\u00eb dasht\u00eb 10 vjet p\u00ebr me e p\u00ebrmend\u00eb nj\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebn, dhe kur e p\u00ebrmend n\u00eb takimin me mal\u00ebsor\u00ebt e Tropoj\u00eb flet p\u00ebr shfryt\u00ebzuesit feudal\u00eb. Prandaj, duke k\u00ebrkuar me i ik\u00eb kombit e ides\u00eb se shtetit-komb, paria e Tiran\u00ebs dhe Hoxha vet\u00eb fliste p\u00ebr rrethimin imperialisto-revizionist, dhe koncepti-baz\u00eb strategjik u b\u00eb \u2018t\u00eb jetojm\u00eb si n\u00eb rrethim\u2019, sepse do na pushtonte SHBA-ja dhe BRSS-ja.<\/p>\n<p>Frika imagjinare nga nj\u00eb pushtim i till\u00eb u intensifikua bash kur atij e paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs iu dhan\u00eb sigurit\u00eb se shteti shqiptar nuk do t\u00eb prekej, thjesht sepse ishte n\u00eb interesin e fuqive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb mos krijuar probleme t\u00eb k\u00ebtij lloji. E, megjithat\u00eb, paradoksalisht, shteti shqiptar u b\u00eb mish\u00ebrimi i modelit makiavelian t\u00eb sundimit nga paria e t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit t\u00eb shtetit. Mir\u00ebpo, edhe pse nuk kishte k\u00ebrcenim direkt, paris\u00eb i duhej me \u00e7do kusht ideja e rrethimit. Po t\u00eb thuhej se nuk do t\u00eb na pushtonte njeri, si do ta mbanin ato pushtetin? Si do t\u00eb mund t\u2019i mbanin ata shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb shtet terrorist q\u00eb kontrollohej me dhun\u00eb policore? Mbi t\u00eb gjitha, pse duhej t\u00eb mbeteshin ato n\u00eb pushtet? E k\u00ebshtu, paria e Tiran\u00ebs e nd\u00ebrtoi realitetin absurd ku jetuan shqiptar\u00ebt p\u00ebr disa dhjet\u00ebravje\u00e7ar\u00eb. Energjit\u00eb e burimet materiale, t\u00eb pakta e shum\u00eb te \u00e7mueshme, u derdh\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtimin e bunker\u00ebve, n\u00eb harxhimin e koh\u00ebs se pun\u00ebs p\u00ebr zbore e st\u00ebrvitje, p\u00ebr nd\u00ebrtime e struktura, p\u00ebr tunele e armatime, q\u00eb ishin krejt\u00ebsisht joproduktive dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e shkrimtar\u00ebt, m\u00ebsuesit e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, inxhinier\u00ebt, mjek\u00ebt e partiak\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb u mor\u00ebn me rrethimin imperialisto-revizionist. Ana tragjikomike e k\u00ebsaj loje, q\u00eb u luajt me shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb se paria e Tiran\u00ebs nuk e besoi vet\u00eb rren\u00ebn e vet, por se, duke luajtur loj\u00ebn si duhet e deri n\u00eb fund, ajo filloi t\u2019i tregonte bot\u00ebs, p\u00ebrmes propagand\u00ebs s\u00eb Radio Tiran\u00ebs, se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb realiteti absurd q\u00eb p\u00ebrjetonte shteti shqiptar e qytetar\u00ebt ishte realiteti q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrjetonte edhe bota, sepse ky ishte realiteti i v\u00ebrtet\u00eb. Por nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb shtetin shqiptar e jetonin k\u00ebt\u00eb realitet dhe n\u00eb fakt kjo ishte jeta e tyre, paria e Tiran\u00ebs b\u00ebnte \u00e7\u2019ishte e mundur p\u00ebr t\u00eb kontrolluar l\u00ebvizjet nacionaliste shqiptare jasht\u00eb vendit. Rrena ishte vet\u00ebm p\u00ebr popullin shqiptar, e jo p\u00ebr parin\u00eb. Paria e Tiran\u00ebs e dinte se kush ishte armiku i saj i v\u00ebrtet\u00eb dhe lufta e saj ishte p\u00ebr t\u00eb mbytur nacionalizmin shqiptar e p\u00ebr ta mbajtur kontrollin e shtetit n\u00eb duart e jeni\u00e7er\u00ebve e t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb tyre. Rrethimi imperialisto-revizionist ishte nj\u00eb koncept q\u00eb i sh\u00ebrbente asaj p\u00ebr t\u00eb kontrolluar popullin e vet, \u201cp\u00ebr t\u2019u hedhur trut\u00eb e gomarit\u201d shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i shmangur nga interesi i tyre jetik, q\u00eb duhej t\u00eb ishte fuqizimi i shtetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar.<br \/>\nMbas vitit 1990, koncepti strategjik i shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar mbi iden\u00eb e integrimit, euroatlantik apo evropian. Paria e Tiran\u00ebs, e t\u00eb gjitha llojeve dhe e t\u00eb gjitha ngjyrave ka qen\u00eb kund\u00ebr vendosjes s\u00eb ides\u00eb s\u00eb shtetit-komb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb konceptit strategjik t\u00eb shtetit shqiptar. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, krijimi i shtetit-komb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb minimin e kontrollit t\u00eb saj mbi shtetin shqiptar, thjesht sepse strukturat q\u00eb do t\u00eb krijoheshin do t\u00eb ishin t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb nj\u00eb ideologji e n\u00eb nj\u00eb sistem tjet\u00ebr vlerash. Dhe, duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtat metoda si n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, paria e Tiran\u00ebs, q\u00eb prap\u00eb ishte e nj\u00ebjta n\u00eb thelb e n\u00eb mend\u00ebsi, edhe pse e zgjeruar me nj\u00eb tuf\u00eb t\u00eb re hajnash e arrivist\u00ebsh, luftoi me t\u00eb gjitha mjetet e m\u00ebnyrat kund\u00ebr k\u00ebsaj ideje, duke synuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrdoroj\u00eb at\u00eb p\u00ebr interesat e saj t\u00eb ngushta.<br \/>\nInteresat e saj p\u00ebr t\u00eb promovuar iden\u00eb e integrimit evropian jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb qarta. Edhe pse duket se objektivi i integrimit po u sh\u00ebrben qytetar\u00ebve q\u00eb, n\u00eb fakt, mezi presin t\u00eb marrin nj\u00eb viz\u00eb e t\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, e thjesht duan t\u00eb ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt nga vendi i tyre, paria po mendon p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Objektivi i saj \u00ebsht\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb njer\u00ebzit n\u00ebn kontroll. Nuk ka gjasa q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Mir\u00ebpo, po ta din\u00eb k\u00ebt\u00eb ata do t\u00eb rebelohen, sepse nuk jan\u00eb pun\u00ebt aq mir\u00eb sa duket n\u00eb Bllokun e Tiran\u00ebs. At\u00ebher\u00eb, si pushtimi gjat\u00eb rrethimit, q\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb, edhe evropianizimi gjat\u00eb integrimit nuk do t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb e duan dhe e presin shqiptar\u00ebt. Mir\u00ebpo, p\u00ebr t\u00eb mbajtur popullin n\u00ebn kontroll, integrimi duhet paraqitur si nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon energji e forca t\u00eb m\u00ebdha e mbi t\u00eb gjitha durim nga shqiptar\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb fakt, paria e Tiran\u00ebs ka nj\u00eb <em>s\u00ebmundje interesante t\u00eb trash\u00ebguar<\/em> nga koha kur dikur e diku, kan\u00eb qen\u00eb \u2018dikushi\u2019: <strong>marr\u00ebzin\u00eb<\/strong> e <strong>madh\u00ebshtis\u00eb<\/strong>. Untia e tyre p\u00ebr status e pushtet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb objektivat e saj strategjike: <em>pasurim i shpejt\u00eb dhe sa m\u00eb i madh, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb jete luksi dhe moderne, kontroll pa kushte i shtetit, edhe kur ai shtet mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb sa nj\u00eb tavolin\u00eb te Sheratoni, ikje nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia historike e morale dhe minim i \u00e7do vlere shoq\u00ebrore<\/em>. Ato nuk ngopen po nuk e pan\u00eb vet\u00eb, si m\u00eb t\u00eb fuqishmit n\u00eb Europ\u00eb. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e veta, paria lufton ta paraqes\u00eb integrimin si t\u00eb pashmangsh\u00ebm.<br \/>\nK\u00ebshtu, Europa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb miti i Eldorados s\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Mir\u00ebpo t\u00eb gjitha konceptet dhe bot\u00ebkuptimi q\u00eb rrjedhin prej k\u00ebtij miti jan\u00eb ireale. P\u00ebr shembull, thuhet se kur t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb do t\u2019i zgjidhim t\u00eb gjitha gj\u00ebrat, se n\u00eb Europ\u00eb do t\u00eb hyjm\u00eb, n\u00eb mos tjet\u00ebr kontraband\u00eb, se Europa nuk mund t\u00eb na l\u00ebr\u00eb ne jasht\u00eb saj, se gjith\u00e7ka duhet ta b\u00ebjm\u00eb me objektivin e integrimit n\u00eb mendje e me radh\u00eb. K\u00ebshtu kemi parti q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar objektivit t\u00eb integrimit, ministri e qeveri t\u00eb integrimit, OJQ e OJF, tekste shkollore e klasa t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb i edukojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr vlerat e integrimit e me radh\u00eb. Kemi edhe shkrimtar\u00eb q\u00eb i nxjerrin shqiptar\u00ebt si themelues t\u00eb Evrop\u00ebs e ruajt\u00ebs t\u00eb vlerave t\u00eb qytet\u00ebrimit evropian, poet\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn sesa p\u00ebr katundin e tyre. Flamur\u00ebt evropian\u00eb gjenden n\u00eb t\u00eb gjitha zyrat, bile edhe n\u00eb mejhanet luksoze ta sjellin kafen me filxhan\u00eb me flamurin europian.<br \/>\nHisteria integruese \u00ebsht\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit nivel e intensitet si histeria e dikurshme e rrethimit. N\u00eb vend t\u00eb zborit, shqiptar\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb klub e pin\u00eb kafe, duke pritur hyrjen n\u00eb Europ\u00eb. Paria, megjithat\u00eb e din se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rren\u00eb e past\u00ebr. Europa ua ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr disa dhjet\u00ebravje\u00e7ar\u00eb. Mir\u00ebpo, rrena e integrimit duhet shitur dhe duhet q\u00eb t\u2019ua mbushim mendjen shqiptareve se jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim pa na ftuar kush, flasim p\u00ebr p\u00ebrmbushje kushtesh e detyrimesh q\u00eb nuk ka i ka vue kush, dhe i themi vetes europian\u00eb, kur t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se n\u00eb Europ\u00eb na shohin si di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr. E nd\u00ebrkoh\u00eb paria vazhdon me punue kund\u00ebr interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptareve. Zgjidhja q\u00eb ka gjet paria e Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb me i kthye l\u00ebvizjet nacionaliste n\u00eb marksiste-leniniste, por me i kthye udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tjera n\u00eb hajna e cuba e jeni\u00e7er\u00eb si ata vet\u00eb.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim, duhet than\u00eb se, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre koncepteve kriminale strategjike t\u00eb paris\u00eb, shqiptar\u00ebt i kan\u00eb humbur disa shanse historike q\u00eb nuk do t\u2019u kthehen kurr\u00eb m\u00eb. Njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb harxhuar jet\u00ebn duke luftuar rrethimin apo duke d\u00ebshirue integrimin, jan\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb at\u00eb realitet absurd e imagjinar qe ua ka krijua paria e Tiran\u00ebs; gjykimet e tyre p\u00ebr bot\u00ebn e p\u00ebr veten jan\u00eb infantile dhe t\u00eb shtremb\u00ebruara, t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr ata vet\u00eb e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Askush m\u00eb mir\u00eb se Europa nuk e din k\u00ebt\u00eb gja. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin jetik t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb ta zgjas\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje absurde sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mundet q\u00eb t\u00eb fuqizohet e t\u00eb mbes\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb shtetit e t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb i konsideron n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj. Prandaj, si pushtimi q\u00eb nuk ndodhi asnj\u00ebher\u00eb, gjasat jan\u00eb se edhe integrimi nuk do t\u00eb ndodh\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Ajo q\u00eb mundet me u than\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb fund, kur t\u00eb vij\u00eb momenti i zhg\u00ebnjimit t\u00eb friksh\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, as paria e Tiran\u00ebs nuk do t\u2019i k\u00ebt\u00eb arritur objektivat e saj, as shqiptar\u00ebt nuk do t\u2019i ken\u00eb arritur objektivat e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shinasi Rama, 15.12.2009 N\u00eb thelb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet, q\u00ebndron nj\u00eb marr\u00ebveshje e pashkruar, r\u00ebnd\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhet e dukshme vet\u00ebm n\u00eb momentet kur shteti gjendet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje mb\u00ebshtetet n\u00eb besimin reciprok se shteti do t\u2019u ofroj\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shinasi Rama, 15.12.2009 N\u00eb thelb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet, q\u00ebndron nj\u00eb marr\u00ebveshje e pashkruar, r\u00ebnd\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhet e dukshme vet\u00ebm n\u00eb momentet kur shteti gjendet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje mb\u00ebshtetet n\u00eb besimin reciprok se shteti do t\u2019u ofroj\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-15T19:41:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs\",\"datePublished\":\"2009-12-15T19:41:30+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-15T19:41:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\"},\"wordCount\":2863,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\",\"name\":\"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-15T19:41:30+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-15T19:41:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shinasi Rama, 15.12.2009 N\u00eb thelb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet, q\u00ebndron nj\u00eb marr\u00ebveshje e pashkruar, r\u00ebnd\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhet e dukshme vet\u00ebm n\u00eb momentet kur shteti gjendet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje mb\u00ebshtetet n\u00eb besimin reciprok se shteti do t\u2019u ofroj\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-15T19:41:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs","datePublished":"2009-12-15T19:41:30+00:00","dateModified":"2009-12-15T19:41:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/"},"wordCount":2863,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/","name":"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg","datePublished":"2009-12-15T19:41:30+00:00","dateModified":"2009-12-15T19:41:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama_tv.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/koncepti-strategjik-i-parise-se-tiranes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Koncepti strategjik i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/872"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/872\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}