{"id":8697,"date":"2011-06-12T00:20:15","date_gmt":"2011-06-11T23:20:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8697"},"modified":"2011-06-12T00:20:15","modified_gmt":"2011-06-11T23:20:15","slug":"133-vjet-me-pare-ne-prizren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/","title":{"rendered":"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgati <strong>Eduard Zaloshnja<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lidhja e Prizrenit\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<em>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb themeluar Lidhja e Prizrenit <\/em><\/p>\n<p>Materialin e m\u00ebposht\u00ebm ma ka d\u00ebrguar Eduard Zaloshnja, t\u00eb cilit nuk i ka shp\u00ebtuar q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; n\u00eb mos, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Ai ka mbledhur p\u00ebrshkrime, interpretime e fragmente t\u00eb ndryshme, ca k\u00ebtu e ca atje (kryesisht n\u00eb Wikipedia), me iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb tablo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb asaj ngjarjeje. Historian\u00eb e njoh\u00ebs t\u00eb historis\u00eb s\u00eb dokumentuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb objeksion lidhur me \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb material, por dihet q\u00eb Wikipedia nuk ka pretendimin e rigorozitetit shkencor n\u00eb shtjellimin e trajtimin e argumentave t\u00eb ndrysh\u00ebm. M\u00eb duhet t\u00eb falenderoj Eduard Zaloshnj\u00ebn, sidoqoft\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kok\u00eb\u00e7arje n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>133 vjet m\u00eb par\u00eb, u mblodh n\u00eb Prizren nj\u00eb kuvend mbar\u00ebshqiptar, i cili vendosi p\u00ebr themelimin e nj\u00eb organizate me karakter politik e ushtarak, t\u00eb nj\u00eb Lidhjeje (Ittifaku), me nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vetme drejtuese dhe me deg\u00eb t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e vendit, e cila do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbronte me \u00e7do mjet interesat e vendit. Po at\u00eb dit\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar miratoi tekstin e nj\u00eb proteste, drejtuar Kongresit t\u00eb Berlinit, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs ngrihej z\u00ebri kund\u00ebr shk\u00ebputjes s\u00eb krahinave shqiptare n\u00eb favor t\u00eb shteteve fqinje. Sipas tradit\u00ebs, s\u00eb bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe nj\u00eb bes\u00eb e p\u00ebrgjithshme, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs duhej t\u00eb pushonin menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e gjakmarrjes nd\u00ebrmjet banor\u00ebve t\u00eb krahinave q\u00eb ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Kuvendin e Prizrenit.<\/p>\n<p>Vendimi i Kuvendit t\u00eb Prizrenit p\u00ebr themelimin e Lidhjes ishte nj\u00eb fitore e madhe e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, pasi me an\u00ebn e tij iu dha goditja e par\u00eb dhe e fuqishme p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Stambollit p\u00ebr ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodh\u00ebn themelet e nj\u00eb organizate komb\u00ebtare shqiptare, e cila, qysh n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj, pati nj\u00eb karakter atdhetar. Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb Lidhjes u formuan organet e saj t\u00eb larta. N\u00eb krye t\u00eb Lidhjes q\u00ebndronte K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm me funksione legjislative dhe me seli n\u00eb Prizren, nga i cili do t\u00eb vareshin deg\u00ebt krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pash\u00eb Dibra. P\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tri komisione, secili me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: komisioni i pun\u00ebve t\u00eb jashtme (Abdyl Frash\u00ebri), komisioni i pun\u00ebve t\u00eb brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i t\u00eb ardhurave financiare (Sulejman Vokshi).<\/p>\n<p>Krijimi i organeve t\u00eb larta t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin nj\u00eb fitore tjet\u00ebr q\u00eb korr\u00ebn forcat atdhetare, pasi me an\u00ebn e tyre u hodh\u00ebn themelet p\u00ebr krijimin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb ve\u00e7uar nga ai i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Kjo fitore u p\u00ebrforcua me caktimin n\u00eb krye t\u00eb organeve t\u00eb larta t\u00eb personaliteteve q\u00eb militonin n\u00eb Komitetin e Stambollit (Abdyl Frash\u00ebri e Sulejman Vokshi), ose q\u00eb u takonin qarqeve t\u00eb moderuara (Iljaz pash\u00eb Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). P\u00ebr fitoren e plot\u00eb t\u00eb krahut patriotik nuk mbetej tjet\u00ebr hap, ve\u00e7se paisja e bes\u00eblidhjes me nj\u00eb statut ose kanun, si\u00e7 quhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi platform\u00ebn rilindase.<\/p>\n<p>Kanuni dhe Urdh\u00ebresa (17 qershor 1878) Aktet e para t\u00eb Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ishin: nj\u00eb peticion p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, d\u00ebrguar Kongresit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb peticion, d\u00ebrguar Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdh\u00ebresa). T\u00eb dyja peticionet u miratuan m\u00eb 15 qershor 1878. Ato u pajis\u00ebn me n\u00ebnshkrimet e disa mij\u00ebra p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb. Me an\u00ebn e tyre k\u00ebrkohej nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria turke q\u00eb t\u00eb mos i jepnin shteteve t\u00eb huaja asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb nga atdheu i tyre. Edhe n\u00eb k\u00ebto dokumente t\u00eb Kuvendit t\u00eb Lidhjes shprehej vendosm\u00ebria e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar deri te njeriu i fundit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do vendim q\u00eb do t\u00eb cenonte t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb atdheut. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb peticionin q\u00eb iu d\u00ebrgua Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, parashtrohej edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb bashkuar t\u00eb gjitha trojet shqiptare n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm shqiptar ose, si\u00e7 thuhet n\u00eb peticion, n\u00eb nj\u00eb \u201cvilajet t\u00eb bashkuar\u201d (Tevhidi vilajet) me nj\u00eb \u201ckuvend t\u00eb bashkuar\u201d n\u00eb krye dhe me administrat\u00eb, buxhet e ushtri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pra t\u00eb pajisur me autonomi administrative e kulturore.<\/p>\n<p>Por ky program i autonomis\u00eb (krijimi i vilajetit t\u00eb bashkuar me autonomi administrative) nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb t\u00eb dy dokumentet e tjera q\u00eb u miratuan nga Kuvendi, m\u00eb 17 qershor 1878, n\u00eb Kararnamen\u00eb dhe n\u00eb Talimatin. Kjo shpjegohet me ndikimin e qarqeve konservatore n\u00eb punimet e vendimet e Kuvendit, t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb interesuara p\u00ebr ndryshime t\u00eb raporteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Perandorin\u00eb Osmane. Ndikimi i k\u00ebtyre qarqeve, me t\u00eb cilat qen\u00eb bashkuar edhe delegat\u00ebt boshnjak\u00eb, u forcua, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, n\u00eb krahasim me at\u00eb t\u00eb grupimit t\u00eb delegat\u00ebve autonomist\u00eb kosovar\u00eb, edhe p\u00ebr shkak se n\u00eb Kuvendin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk kishin arritur ende delegat\u00ebt e krahinave t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos ata t\u00eb vilajeteve t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb Janin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb autonomis\u00eb. Por, ve\u00e7 k\u00ebtij faktori, n\u00eb munges\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Kararname t\u00eb nj\u00eb vilajeti t\u00eb bashkuar shqiptar, me autonomi administrative, ndikoi edhe rreziku i jasht\u00ebm, ai i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nxirrte n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb dhe si detyr\u00eb m\u00eb t\u00eb ngutshme mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, qarqet konservatore, t\u00eb nxitura edhe nga qeveritar\u00ebt osman\u00eb, u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i impononin Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nj\u00eb platform\u00eb me ndikime sulltaniste dhe islamike. Por k\u00ebto orvatje d\u00ebshtuan, sepse ndesh\u00ebn n\u00eb kund\u00ebrshtimin e rrept\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb vij\u00ebs patriotike t\u00eb Kuvendit. Kanuni i Lidhjes, me emrin Kararname (Akti i Vendimeve) sanksionoi formimin e Lidhjes si organizat\u00eb politike shqiptare dhe p\u00ebrcaktoi detyrat e saj m\u00eb t\u00eb ngutshme. Megjith\u00ebse ky dokument nuk iu shmang dot disa formulimeve kontradiktore, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e delegat\u00ebve atdhetar\u00eb aty u p\u00ebrfshin\u00eb dispozita t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb i sh\u00ebrbenin L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare dhe q\u00eb binin ndesh me interesat e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb nenin 1 thuhej se q\u00ebllimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit ishte t\u00eb mbronte t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, me t\u00eb cil\u00ebn Lidhja n\u00ebnkuptonte edhe mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kurse n\u00eb nenin 6 shpallej n\u00eb form\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb e m\u00eb t\u00eb prer\u00eb, se Lidhja do t\u00eb kund\u00ebrshtonte vet\u00ebm l\u00ebshimet tok\u00ebsore n\u00eb favor t\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi (pra, jo kund\u00ebr tokave q\u00eb do t\u00eb merrte Rusia dhe Austro-Hungaria), q\u00eb do t\u00eb thoshte se ajo do t\u00eb luftonte vet\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>E v\u00ebshtruar nga kjo pik\u00ebpamje, Kararnameja i p\u00ebrgjigjej detyr\u00ebs s\u00eb par\u00eb e kryesore q\u00eb q\u00ebndronte para Lidhjes dhe L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare: lufta p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb atdheut, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ashtu, ajo shprehte synimet vet\u00ebqeveris\u00ebse t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nga nj\u00ebra an\u00eb thuhej se Lidhja e Prizrenit do ta shihte si armik \u00e7do njeri q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb dob\u00ebsonte autoritetin e qeveris\u00eb osmane (neni 2), nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, ajo e vishte veten dhe komitetet e saj me funksione pushtetore t\u00eb ve\u00e7uara nga ato t\u00eb Stambollit (neni 14), t\u00eb cilat e dob\u00ebsonin autoritetin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lidhja trajtohej n\u00eb Kararname si nj\u00eb institucion politik, me nj\u00eb personalitet juridik t\u00eb pavarur nga Porta e Lart\u00eb. Qeveria e Stambollit, thuhej n\u00eb nenin 14 t\u00eb saj, \u201cnuk do t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Lidhjes\u201d. Por ajo q\u00eb e theksonte m\u00eb shum\u00eb karakterin e saj t\u00eb pavarur ishte e drejta q\u00eb fitoi Lidhja me an\u00ebn e Kararnames\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb forca t\u00eb armatosura, t\u00eb ve\u00e7uara nga ushtria perandorake osmane, dhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr fuqive t\u00eb huaja, pavar\u00ebsisht nga q\u00ebndrimi i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja merrte p\u00ebrsip\u00ebr edhe disa prerogativa n\u00eb fush\u00ebn administrative e gjyq\u00ebsore. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb se referimi n\u00eb ndonj\u00eb rast te feja islame ose p\u00ebrfshirja n\u00eb t\u00eb e shprehjes s\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane, nuk p\u00ebrcaktonin karakterin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kararnames\u00eb, nuk cenonin p\u00ebrmbajtjen e saj themelore, q\u00eb i p\u00ebrgjigjej synimeve t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ky nuk ishte programi p\u00ebrfundimtar i Lidhjes, i cili do t\u00eb miratohej n\u00eb nj\u00eb mbledhje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kuvendit, ku t\u00eb merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha krahinave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb dokumentin tjet\u00ebr, q\u00eb Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm miratoi po at\u00eb dit\u00eb (m\u00eb 17 qershor 1878), i cili u quajt Talimat (Urdh\u00ebres\u00eb), trajtoheshin aspektet organizative, politike e ushtarake t\u00eb Lidhjes.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebresa, ndryshe nga Akti i Vendimeve, ishte e zhveshur nga \u00e7do referim te feja islame, si dhe nga deklarata e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, funksionet pushtetore t\u00eb Lidhjes k\u00ebtu ishin m\u00eb t\u00eb theksuara. N\u00eb Urdh\u00ebres\u00eb flitej haptas se Lidhja do t\u00eb formonte nj\u00eb administrat\u00eb qendrore me seli n\u00eb Prizren, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb \u00e7do sanxhaku, nga e cila do t\u00eb vareshin administratat lokale t\u00eb kazave. Krahas k\u00ebsaj administrate t\u00eb ve\u00e7uar do t\u00eb krijohej edhe nj\u00eb ushtri e shk\u00ebputur nga ajo e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, e cila do t\u00eb varej drejtp\u00ebrdrejt nga Lidhja.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet Kararnames\u00eb, delegat\u00ebt e Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm shpall\u00ebn Prizrenin si kryeqytetin e Lidhjes. Lidhja vendosi t\u00eb ngrinte nj\u00eb ushtri t\u00eb rregullt, t\u00eb disiplinuar dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun. N\u00eb Talimat p\u00ebrfshihej edhe nj\u00eb shtojc\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbante nj\u00eb varg masash konkrete p\u00ebr dislokimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit n\u00eb pikat kryesore strategjike, si n\u00eb Guci, n\u00eb Rugov\u00eb, n\u00eb Kolashin, n\u00eb Prepol, n\u00eb Senic\u00eb, n\u00eb Tashllixhe, n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb Gjilan, n\u00eb Palank\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr e gjetk\u00eb. Prej k\u00ebtej ato do t\u00eb mbronin viset shqiptare, n\u00ebse Kongresi i Berlinit do t\u2019ua jepte Serbis\u00eb, Bullgaris\u00eb e Malit t\u00eb Zi. Sipas Talimatit, Kuvendi Komb\u00ebtar parashihte t\u00eb ngrinte, n\u00eb rast nevoje, nj\u00eb ushtri komb\u00ebtare prej 190 mij\u00eb vetash.<\/p>\n<p>Lajmi i formimit t\u00eb Lidhjes n\u00eb Prizren u p\u00ebrhap menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pati jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit. Kudo filloi nj\u00eb diskutim i zjarrt\u00eb rreth vendimeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Prizrenit. Me k\u00ebt\u00eb rast atdhetar\u00ebt p\u00ebrparimtar\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb mblidhej p\u00ebrs\u00ebri Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krahinave shqiptare t\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajeteve. N\u00eb protestat, q\u00eb popullsia e krahinave t\u00eb ndryshme i drejtoi gjat\u00eb atyre dit\u00ebve Kongresit t\u00eb Berlinit, mbahej nj\u00eb q\u00ebndrim krejt i ndrysh\u00ebm ndaj Stambollit, nga ai i krahut sulltanist.<\/p>\n<p>\u201cAshtu sikurse nuk jemi dhe nuk duam t\u00eb jemi turq, po ashtu do t\u00eb luftojm\u00eb me t\u00eb gjitha forcat tona kund\u00ebr cilitdo q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb na b\u00ebnte sllav\u00eb, austriak\u00eb ose grek\u00eb\u201d, thuhej nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb nj\u00eb memorandum drejtuar, m\u00eb 13 qershor 1878, kryeministrit britanik, lordit Bikonsfild (Beaconsfield), n\u00ebnshkruar nga rreth 500 qytetar\u00eb shkodran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin respektimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe formimin e nj\u00eb shteti shqiptar t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Me telegramet q\u00eb i drejtonin Kongresit t\u00eb Berlinit n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebpasme, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kazave shqiptare t\u00eb vilajeteve t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb Janin\u00ebs, t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Manastirit k\u00ebrkonin gjithashtu, si shqiptar\u00eb, respektimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb atdheut t\u00eb tyre, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb tilla k\u00ebrkesa iu paraqit\u00ebn areopagut nd\u00ebrkomb\u00ebtar edhe nga shqiptar\u00ebt e m\u00ebrguar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, madje edhe nga grupe shqiptar\u00ebsh q\u00eb ndodheshin n\u00eb Stamboll. N\u00eb nj\u00eb memorandum, drejtuar m\u00eb 20 qershor 1878 ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nga nj\u00eb grup personalitetesh shqiptare q\u00eb banonin n\u00eb kryeqytetin e Perandoris\u00eb Osmane, midis t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebnin pjes\u00eb edhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit t\u00eb Stambollit (Pashko Vasa, Sami Frash\u00ebri, Ali Danish Prishtina, Sermedi Seid Toptani dhe Abedin bej Dino), pasi protestohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr cop\u00ebtimit territorial t\u00eb atdheut, shtrohej k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb rregullim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb administrativ, sipas nj\u00eb projekti t\u00eb hartuar prej nj\u00eb komisioni t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shqiptar\u00eb dhe t\u00eb miratuar nga Porta e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me rritjen e l\u00ebvizjes masive n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb platform\u00ebs komb\u00ebtare, p\u00ebrfunduan edhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb fund t\u00eb qershorit n\u00eb Prizren arrit\u00ebn delegat\u00ebt e pothuajse t\u00eb gjitha krahinave shqiptare. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u kthye nga Berlini edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frash\u00ebri, q\u00eb kishte shkuar atje p\u00ebr t\u2019u paraqitur Fuqive t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb mbledhura n\u00eb Kongres, Peticionin me k\u00ebrkesat e Kuvendit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Shumica d\u00ebrrmuese e delegat\u00ebve ishte edhe m\u00eb e vendosur p\u00ebr ta mbrojtur deri n\u00eb fund programin politik komb\u00ebtar t\u00eb Lidhjes. Madje disa delegat\u00eb, si p\u00ebr shembull ata t\u00eb Shkodr\u00ebs, kishin porosi nga popullsia e tyre q\u00eb \u201ct\u00eb mos pranonin asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb interpretohej si forcim i frym\u00ebs islamike\u201d dhe \u201cpo t\u00eb vinin re se Lidhja po i shmangej rrug\u00ebs komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn thjesht fetare, t\u00eb largoheshin prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u mblodh n\u00eb Prizren m\u00eb 1 korrik 1878. Nga 300 delegat\u00ebt q\u00eb, sipas disa d\u00ebshmive, kishin ardhur n\u00eb Prizren, njihen t\u00eb pakt\u00ebn 140 emra, nga t\u00eb cil\u00ebt 96 nga Kosova, 26 nga Shkodra dhe 20 nga vilajeti i Janin\u00ebs. Pas dy dit\u00eb diskutimesh Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm miratoi, m\u00eb 2 korrik 1878, nj\u00eb Rezolut\u00eb ose Kanun t\u00eb ri p\u00ebr Lidhjen e Prizrenit, me t\u00eb cilin u b\u00ebn\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpunimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb programit t\u00eb Lidhjes. Kanuni i ri e shpalli bot\u00ebrisht organizat\u00ebn e formuar n\u00eb Prizren si Lidhje Shqiptare dhe organin e saj qendror e quajti Komitet Komb\u00ebtar. Statuti i ri ishte pastruar nga ndonj\u00eb formulim me karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb kishin pasur vend n\u00eb Kararname.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se Lidhja do t\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe se veprimtarin\u00eb e saj do ta shtrinte vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare. Ai i jepte t\u00eb drejt\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb formonte n\u00ebnkomitete t\u00eb Lidhjes n\u00eb qendrat e sanxhak\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb organizonte nj\u00eb ushtri t\u00eb armatosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet shqiptare, t\u00eb shpallte mobilizimin ushtarak t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burrave t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr arm\u00eb, t\u00eb vilte, p\u00ebr nevojat e veta buxhetore, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb taksash t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb jepte d\u00ebnime penale kund\u00ebr dezertor\u00ebve nga Lidhja Shqiptare.<\/p>\n<p>Kuvendi mori edhe masat e nevojshme p\u00ebr an\u00ebt organizative t\u00eb Lidhjes. N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb fsheht\u00eb, q\u00eb u zhvillua nat\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atdhetarit prizrenas Shuaip Spahiu, u zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb vishej me funksione legjislative dhe, t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb ushtronte funksione ekzekutive. N\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm u zgjodh\u00ebn 56 an\u00ebtar\u00eb nga krahinat shqiptare t\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajeteve, t\u00eb cil\u00ebt ishin nga t\u00eb gjitha besimet fetare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsonin forcat atdhetare t\u00eb vendit. Midis tyre ishin: Iljaz pash\u00eb Dibra, Ali pash\u00eb Gucia, Sheh Mustafa Tetova, Abdyl Frash\u00ebri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ahmet Koronica, Haxhi Shabani, Binak Alia, Ali Ibra, Ali pash\u00eb Draga, Ali bej Tirana, Qazim bej Gjirokastra etj. Si kryetar i K\u00ebshillit mbeti p\u00ebrs\u00ebri Iljaz pash\u00eb Dibra. Tri komisionet e Komitetit, t\u00eb pajisura me funksione dikasteriale, mbet\u00ebn si\u00e7 ishin, n\u00ebn kryesin\u00eb e Abdyl Frash\u00ebrit, t\u00eb Haxhi Shabanit e t\u00eb Sulejman Vokshit.<\/p>\n<p>Kanuni, i miratuar m\u00eb 2 korrik 1878, sh\u00ebnonte fitoren e plot\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb gjirin e Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Kjo fitore ishte e dyfisht\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb, detyra p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vet\u00ebm trojet shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebn e ngarkoi ky kanun, e ktheu p\u00ebrfundimisht Lidhjen e Prizrenit n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb politike komb\u00ebtare dhe i dha t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb e rob\u00ebruar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb drejtat q\u00eb i dha po ai kanun p\u00ebr t\u00eb pasur administrat\u00eb, ushtri, buxhet dhe gjyqe t\u00eb ve\u00e7anta, e pajis\u00ebn Lidhjen e Prizrenit me funksione pushtetore t\u00eb ve\u00e7uara nga ato t\u00eb shtetit centralist osman. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me k\u00ebto t\u00eb drejta, q\u00eb u sanksionuan n\u00eb kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi baz\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb ngritur shkall\u00eb-shkall\u00eb nj\u00eb shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman.<\/p>\n<p>Kuvendi i Gjirokastr\u00ebs (23 korrik 1880) Sukseset q\u00eb u arrit\u00ebn gjat\u00eb pranver\u00ebs kund\u00ebr administrat\u00ebs osmane t\u00eb vilajeteve, paaft\u00ebsia e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr ta ndaluar vrullin e luft\u00ebs s\u00eb masave shqiptare dhe jehona q\u00eb pat\u00ebn k\u00ebto suksese n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare i dhan\u00eb nj\u00eb shtytje t\u00eb m\u00ebtejshme l\u00ebvizjes autonomiste n\u00eb Shqip\u00ebri. Por vendimi q\u00eb mor\u00ebn Fuqit\u00eb e M\u00ebdha brenda e jasht\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Berlinit, p\u00ebr ta detyruar Port\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb t\u2019i k\u00ebnaqte Athin\u00ebn dhe Cetin\u00ebn me l\u00ebshime territoriale n\u00eb \u00c7am\u00ebri e n\u00eb Ulqin, krijoi nj\u00eb rrethan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrlikuar p\u00ebr Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Qarqet atdhetare t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, duke qen\u00eb t\u00eb bindura se Porta e Lart\u00eb n\u00eb gjendje paqeje nuk do t\u2019i jepte asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb komb\u00ebtare Shqip\u00ebris\u00eb dhe se k\u00ebto mund t\u00eb siguroheshin vet\u00ebm n\u00ebse asaj i krijohej nj\u00eb gjendje pa rrug\u00ebdalje, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb lufta p\u00ebr autonomin\u00eb e vendit t\u00eb vijonte edhe n\u00eb k\u00ebto kushte. Sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb tyre, ishte e nevojshme q\u00eb lufta kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb trojeve shqiptare t\u00eb shkrihej me luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat autonomiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, mendonin ato, Porta e Lart\u00eb do t\u00eb ngurronte t\u00eb hapte nj\u00eb luft\u00eb frontale kund\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb fuqit\u00eb per\u00ebndimore, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria, do ta detyronin Perandorin\u00eb Osmane ta shmangte me \u00e7do kusht k\u00ebt\u00eb konflikt me shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfituar prej tij Rusia cariste.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje pritej t\u00eb diskutoheshin n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes Shqiptare q\u00eb u mbajt n\u00eb Prizren n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e fundit t\u00eb korrikut t\u00eb vitit 1880. K\u00ebshilli do t\u00eb vendoste rreth masave q\u00eb duheshin marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar l\u00ebshimin e territoreve q\u00eb Konferenca e Berlinit ia kishte dh\u00ebn\u00eb Greqis\u00eb, si edhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Stambollit p\u00ebr Ulqinin. Mbledhja e korrikut e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes kishte nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje mjaft t\u00eb gjer\u00eb, megjithat\u00eb burimet dokumentare t\u00eb njohura deri m\u00eb sot heshtin rreth vendimeve t\u00eb tij. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Komiteti Nd\u00ebrkrahinor i Lidhjes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, sapo mori njoftim p\u00ebr rezolut\u00ebn e 1 korrikut t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Berlinit p\u00ebr ratifikimin n\u00eb favor t\u00eb Greqis\u00eb t\u00eb kufirit greko-turk, vendosi t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr nj\u00eb kuvend tjet\u00ebr t\u00eb Lidhjes Shqiptare.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ishte menduar n\u00eb fillim, Kuvendi i Gjirokastr\u00ebs nuk pati karakter nd\u00ebrkrahinor, por mbar\u00ebshqiptar. Sipas njoftimit q\u00eb jep konsulli rus, Trojanski, Kuvendi u vendos t\u00eb mblidhej n\u00eb Gjirokast\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr qendr\u00ebs s\u00eb trojeve shqiptare, m\u00eb larg presionit t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb vilajetit dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb ndodheshin n\u00eb Janin\u00eb. Kuvendi u mblodh m\u00eb 23 korrik 1880. Aty mor\u00ebn pjes\u00eb kryesisht krer\u00ebt shqiptar\u00eb mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb Beratit, t\u00eb P\u00ebrmetit, t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. Por, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konsullat\u00ebs austro-hungareze n\u00eb Prevez\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, jo vet\u00ebm nga jugu, por edhe nga Geg\u00ebria, nd\u00ebrsa krahinat q\u00eb nuk d\u00ebrguan dot p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre, i miratuan vendimet e tij me shkrim.<\/p>\n<p>Punimet e Kuvendit i drejtoi Abdyl Frash\u00ebri. \u00c7\u00ebshtja themelore q\u00eb u trajtua aty ishte: autonomia e Shqip\u00ebris\u00eb, koha e shpalljes dhe m\u00ebnyra e realizimit t\u00eb saj. Kuvendi i Gjirokastr\u00ebs vendosi q\u00eb, n\u00eb rast se qeveria e Stambollit do t\u00eb shtr\u00ebngohej t\u00eb zbatonte rezolut\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Berlinit ose n\u00eb rast se Greqia do t\u00eb orvatej t\u2019i merrte me dhun\u00eb tokat shqiptare q\u00eb asaj i qen\u00eb premtuar, Lidhja Shqiptare do t\u00eb shpallte menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrkohshme komb\u00ebtare. Me formimin e saj do t\u00eb merrte fund sundimi osman n\u00eb Shqip\u00ebri. Sapo t\u00eb shpallej qeveria e p\u00ebrkohshme shqiptare, do t\u00eb pushoheshin n\u00ebpun\u00ebsit turq dhe do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin nga n\u00ebpun\u00ebs shqiptar\u00eb pa dallim feje.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat shtet\u00ebrore do t\u00eb administroheshin nga qeveria e p\u00ebrkohshme p\u00ebr nevojat e Lidhjes Shqiptare. Menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb hartohej nj\u00eb kushtetut\u00eb, e cila do t\u00eb garantonte sigurin\u00eb e personit, t\u00eb pasuris\u00eb dhe ushtrimin e lir\u00eb t\u00eb fes\u00eb. Qeveria e p\u00ebrkohshme do t\u00eb merrte t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb vendosur rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb shembullore n\u00eb mbar\u00eb vendin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim do t\u00eb d\u00ebnoheshin me rrept\u00ebsi jo vet\u00ebm autor\u00ebt e krimeve, por edhe tradhtar\u00ebt e vendit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u2019i kushtohej nj\u00eb kujdes i ve\u00e7ant\u00eb ushtris\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb radh\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb inkuadroheshin t\u00eb gjith\u00eb nizam\u00ebt, rezervist\u00ebt dhe oficer\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb ushtrin\u00eb osmane. Kuvendi i Gjirokastr\u00ebs vendosi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos kalonte p\u00ebrtej caqeve t\u00eb nj\u00eb shteti autonom n\u00ebn sovranitetin e sulltanit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb autonome dhe Perandoris\u00eb Osmane do t\u00eb kufizoheshin n\u00eb minimum. Sulltani do t\u00eb kishte vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb: t\u00eb em\u00ebronte guvernatorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kurse Shqip\u00ebria detyrohej t\u2019i paguante Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nj\u00eb tribut vjetor n\u00eb t\u00eb holla dhe t\u00eb ndihmonte me nj\u00eb kontigjent t\u00eb caktuar ushtar\u00ebsh shqiptar\u00eb n\u00eb rast lufte me shtetet e huaja. P\u00ebr kompensim Perandoria Osmane do t\u00eb detyrohej ta mbronte ushtarakisht Shqip\u00ebrin\u00eb nga \u00e7do agresion i jasht\u00ebm. Lidhur me rezolut\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Berlinit t\u00eb 1 korrikut 1880 Kuvendi i Gjirokastr\u00ebs mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim q\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar m\u00eb par\u00eb Lidhja. Shpalli se shqiptar\u00ebt nuk kishin pun\u00eb me Thesalin\u00eb, por ishin t\u00eb vendosur t\u00eb kund\u00ebrshtonin me \u00e7do kusht nj\u00eb cop\u00ebtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut (t\u00eb Epirit).<\/p>\n<p>Kuvendi shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u hedhur menj\u00ebher\u00eb n\u00eb front, n\u00eb qoft\u00eb se ushtrit\u00eb greke do t\u00eb shkelnin kufirin. Kuvendi vendosi t\u00eb merrte edhe masa konkrete ushtarake p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ushtrin\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr ta detyruar Perandorin\u00eb Osmane q\u00eb ta njihte de jure autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit mendonin t\u00eb t\u00ebrhiqnin n\u00eb veprime luftarake shtresat e gjera popullore dhe ta vinin Port\u00ebn e Lart\u00eb para faktit t\u00eb kryer. Sipas tyre, fakti i kryer do t\u00eb siguronte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e atyre Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, t\u00eb cilat nuk d\u00ebshironin trazira t\u00eb brendshme, q\u00eb do ta dob\u00ebsonin m\u00eb shum\u00eb Perandorin\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Ata mendonin t\u00eb siguronin mb\u00ebshtetjen e tyre duke t\u00ebrhequr simpatin\u00eb e opinionit bot\u00ebror n\u00eb favor t\u00eb kryengritjes \u00e7lirimtare dhe duke dh\u00ebn\u00eb prova se shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb organizuar shtetin e tyre komb\u00ebtar. Kuvendi z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Lidhjes Shqiptare. Ai sh\u00ebnoi nj\u00eb shkall\u00ebzim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shtroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, krijimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb p\u00ebrkohshme shqiptare. Me vendimet e tij Kuvendi i Gjirokastr\u00ebs ua parashtroi edhe nj\u00ebher\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebrgjigjen kategorike se shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb lejonin n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cop\u00ebtimin e territoreve t\u00eb atdheut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Fill pas mbylljes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs pjes\u00ebmarr\u00ebsit u shp\u00ebrndan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb viset e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mobilizonin forcat ushtarake p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e trojeve shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejtat komb\u00ebtare. T\u00ebrheqja e shtresave t\u00eb gjera t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb platform\u00ebn atdhetare t\u00eb krahut radikal t\u00eb Lidhjes i dha shtytje l\u00ebvizjes autonomiste. Fill pas mbylljes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs n\u00eb mjaft krahina t\u00eb Jugut u rrit\u00ebn veprimet e popullsis\u00eb p\u00ebr d\u00ebbimin e n\u00ebpun\u00ebsve turq nga administrata lokale dhe p\u00ebr kthimin e saj n\u00eb administrat\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb gusht 1880, konsulli rus n\u00eb Janin\u00eb, Trojanski, raportonte n\u00eb lidhje me gjendjen n\u00eb \u00c7am\u00ebri: \u201cQeverisja e vilajetit tani po kalon dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb duart e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqen t\u00eb largojn\u00eb q\u00eb k\u00ebtej t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit me origjin\u00eb joshqiptare dhe kan\u00eb pasur aq sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, saq\u00eb n\u00eb rrethet e Epirit Veriper\u00ebndimor Lidhja Shqiptare vepron pothuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgati Eduard Zaloshnja K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb themeluar Lidhja e Prizrenit Materialin e m\u00ebposht\u00ebm ma ka d\u00ebrguar Eduard Zaloshnja, t\u00eb cilit nuk i ka shp\u00ebtuar q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; n\u00eb mos, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Ai ka mbledhur p\u00ebrshkrime, interpretime e fragmente t\u00eb ndryshme, ca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrgati Eduard Zaloshnja K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb themeluar Lidhja e Prizrenit Materialin e m\u00ebposht\u00ebm ma ka d\u00ebrguar Eduard Zaloshnja, t\u00eb cilit nuk i ka shp\u00ebtuar q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; n\u00eb mos, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Ai ka mbledhur p\u00ebrshkrime, interpretime e fragmente t\u00eb ndryshme, ca [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-11T23:20:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren\",\"datePublished\":\"2011-06-11T23:20:15+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-11T23:20:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\"},\"wordCount\":4519,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\",\"name\":\"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-11T23:20:15+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-11T23:20:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"P\u00ebrgati Eduard Zaloshnja K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb themeluar Lidhja e Prizrenit Materialin e m\u00ebposht\u00ebm ma ka d\u00ebrguar Eduard Zaloshnja, t\u00eb cilit nuk i ka shp\u00ebtuar q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; n\u00eb mos, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Ai ka mbledhur p\u00ebrshkrime, interpretime e fragmente t\u00eb ndryshme, ca [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-11T23:20:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren","datePublished":"2011-06-11T23:20:15+00:00","dateModified":"2011-06-11T23:20:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/"},"wordCount":4519,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/","name":"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg","datePublished":"2011-06-11T23:20:15+00:00","dateModified":"2011-06-11T23:20:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shtepia_lidhja_prizrenit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/133-vjet-me-pare-ne-prizren\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"133 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8697"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8697\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}