{"id":867,"date":"2013-02-08T08:57:48","date_gmt":"2013-02-08T07:57:48","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=867"},"modified":"2013-02-08T08:57:48","modified_gmt":"2013-02-08T07:57:48","slug":"intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Bugajski Hour\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>TemA<\/strong>, <em>7 Shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu flet n\u00eb Bugajski Hour<\/em><\/p>\n<p><strong>Po hyj drejt e n\u00eb tem\u00eb. Esht\u00eb fillimi i sezonit zgjedhor dhe po p\u00ebrpiqem t\u00eb ftoj sa m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb politik t\u00eb partive q\u00eb do hyjn\u00eb n\u00eb Parlament. S\u00eb pari doja t\u2019ju pyesja se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i brendsh\u00ebm, edhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar? Dhe m\u00eb specifikisht, \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohen zgjedhje, e para, t\u00eb ligjshme, dhe e dyta q\u00eb t\u00eb zhvillohen pa konflikte, kontestime dhe protesta t\u00eb menj\u00ebhershme?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim, zgjedhjet q\u00eb po afrohen jan\u00eb ndalesa e fundit dhe treni i fundit p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, shqiptar\u00ebt p\u00ebr vite me radh\u00eb kan\u00eb shpresuar t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e familjes evropiane, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian. Fatkeq\u00ebsisht, pengesa p\u00ebr integrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb BE ishte mosarritja e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb drejta dhe t\u00eb lira. P\u00ebr vite me radh\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb shkuar t\u00eb votojn\u00eb dhe t\u00eb respektojn\u00eb sistemin zgjedhor.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, qeverisja e njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb popullin, ata njer\u00ebz jan\u00eb pakica, jan\u00eb ata pak persona q\u00eb kan\u00eb manipuluar n\u00ebp\u00ebrmjet munges\u00ebs s\u00eb vullnetit p\u00ebr t\u00eb respektuar vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb precedenti m\u00eb i keq n\u00eb BE, t\u00eb cil\u00ebn Brukseli e ka refuzuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe i ka refuzuar statusin e vendit kandidat p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs politike. Dhe kriza politike n\u00eb Shqip\u00ebri i ka rr\u00ebnj\u00ebt te zgjedhjet. Ne besojm\u00eb se zgjedhjet parlamentare q\u00eb do zhvillohen m\u00eb 23 qershor do jen\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE ose p\u00ebr izolimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>I prish\u00ebt marr\u00ebdh\u00ebniet me qeverin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb manipulimeve zgjedhore, si\u00e7 po thoni. A ka arsye t\u00eb tjera q\u00eb ju p\u00ebrcaktojn\u00eb juve si politikan kund\u00ebr rrym\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Po, ka shum\u00eb arsye.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb p\u00ebrmendni disa. Nuk kemi koh\u00eb gjith\u00eb mbr\u00ebmjen.<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e rregullit t\u00eb ndryshimit. Demokracia n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi shtyll\u00ebn e pluralizmit. 23 vjet m\u00eb par\u00eb, kur Berisha mori pushtetin, n\u00eb urdh\u00ebresat e PD-s\u00eb, n\u00eb statusin e partis\u00eb politike ka nj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb thot\u00eb se drejtuesi i partis\u00eb politike, PD-s\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb kryetar p\u00ebr dy mandate. Dhe rregulli dhe parimi i demokracis\u00eb 23 vjet m\u00eb par\u00eb u nd\u00ebrtua bazuar n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb ndryshimi. Pas 23 vitesh, t\u00eb gjitha partit\u00eb politike kan\u00eb shfuqizuar, p\u00ebrfshi edhe PD-n\u00eb, kan\u00eb shfuqizuar dispozit\u00ebn p\u00ebr kufizimin e mandatit. Kur ai mori pushtetit, ishte i varf\u00ebr, jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm. Ishte njeri i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri n\u00eb Parlamentin shqiptar, premtoi se do jetonte si nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb, mes njer\u00ebzve, pa shofer, pa truproj\u00eb. Pas 23 vitesh, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Evrop\u00eb dhe Ballkan. 23 vjet m\u00eb par\u00eb, kur dol\u00ebm n\u00eb demonstrat\u00eb kund\u00ebr ish-diktatorit t\u00eb fundit komunist, Ramiz Alis\u00eb, askush nuk u vra n\u00eb bulevard para zyr\u00ebs s\u00eb ish-diktatorit komunist Ramiz Alis\u00eb. Pas 23 vitesh, askush nuk i di emrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ish-diktatorit t\u00eb fundit komunist, Ramiz Alis\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb kush jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e kryeministrit Berisha. 23 vjet m\u00eb par\u00eb e deri m\u00eb tani, askush nuk njeh ndonj\u00eb pron\u00eb, tok\u00eb, apo biznes t\u00eb ish-diktatorit t\u00eb fundit komunist, Ramiz Alis\u00eb, por sot, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb sa e pasur dhe ku ndodhen pronat dhe bizneset e familjes s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Po nd\u00ebrhyj pak. Duket qart\u00eb q\u00eb jeni kritik ndaj kryeministrit dhe Partis\u00eb Demokratike. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste?<\/strong><\/p>\n<p>Esht\u00eb thuajse i nj\u00ebjt\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, kryeministri Berisha e ka forcuar pushtetin e vet n\u00eb kryeministri n\u00eb bashk\u00ebpunim me udh\u00ebheq\u00ebsit e Partis\u00eb Socialiste. Ai ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me dy ish-kryeministra socialist\u00eb, Ilir Meta dhe Fatos Nano. Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb dy udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb kemi njohur n\u00eb 23 vitet e fundit dhe Berisha e ka siguruar karrigen e tij n\u00eb afer\u00ebn korruptive me Ilir Met\u00ebn dhe Fatos Nanon. Berisha burgosi 20 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 1993-shin ish-kryeministrin Fatos Nano duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr korrupsion. N\u00eb 1999-\u00ebn, Ilir Meta futi n\u00eb burg Sali Berish\u00ebn duke e akuzuar\u2026 Fatkeq\u00ebsisht, tre djaj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ortak\u00ebri. Esht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb p\u00ebr pastrim parash dhe mbrojtjen e bizneseve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe me siguri, nj\u00eb nga arsyet q\u00eb Aleanca Kuq e Zi u krijua \u00ebsht\u00eb t\u00eb rinovoj\u00eb brezin e elit\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr rrym\u00ebs. Ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kritika p\u00ebr PS-n\u00eb dhe PD-n\u00eb, p\u00ebrfshi edhe Edi Ram\u00ebn se ai tentoi t\u00eb kandidonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt si kryebashkiak i Tiran\u00ebs. Donte t\u00eb merrte mandatin e kat\u00ebrt si kryebashkiak i Tiran\u00ebs, kandidoi si kryeminist\u00ebr dhe drejtonte Partin\u00eb Socialiste. T\u00eb gjitha postet drejtuese. Ai do t\u2019i ket\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rreth vetes. K\u00ebshtu ata po krijojn\u00eb nj\u00eb oligarki politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Duke marr\u00eb parasysh ato q\u00eb that\u00eb, nuk besoj se do hyni n\u00eb koalicion me ato dy parti, pas zgjedhjeve. Apo do hynit n\u00eb koalicion?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb arrijm\u00eb q\u00ebllimet tona kryesore dhe propozimi kryesor i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, pik\u00eb s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb kufizimi i mandatit. S\u2019\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se do luftojm\u00eb me Ram\u00ebn, Berish\u00ebn, Nanon apo Met\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb personale. Nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb individuale, por duhet t\u00eb krijojm\u00eb standarde t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb na sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, nip\u00ebrit e mbesat dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Dhe e vetmja skem\u00eb dhe rregull q\u00eb duhet t\u00eb shtyjm\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb politik\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb hartimi i nj\u00eb ligji dhe ky t\u00eb jet\u00eb ligji i par\u00eb n\u00eb Parlamentin e ri. Ligji p\u00ebr kufizimin e mandatit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshi kryebashkiak\u00ebt, kryekomunar\u00ebt, deputet\u00ebt, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, kryeministrin, krer\u00ebt e partive politike.<\/p>\n<p>Madje, edhe drejtor\u00ebt e doganave, apo t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave. Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rregullit t\u00eb rotacionit n\u00eb postet kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri nga korrupsioni i vog\u00ebl kemi kaluar n\u00eb kapjen e shtetit. Dhe kemi \u201crritur\u201d nj\u00eb mafia t\u00eb vog\u00ebl kudo. M\u00eb shum\u00eb se 50% e kryebashkiak\u00ebve dhe kryekomunar\u00ebve kan\u00eb tre a m\u00eb shum\u00eb mandate n\u00eb pushtet, se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur dhe as PD-ja apo PS-ja nuk cakton kandidat t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb zgjedhje. Ata po blejn\u00eb dhe u japin rryshfete njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb manipuluar vot\u00ebn lokale, zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb kthehemi pak tek ajo q\u00eb ju pyeta m\u00eb par\u00eb, do p\u00ebrjashtonit mund\u00ebsin\u00eb e koalicionit me partit\u00eb e m\u00ebdha? Madje, do ju pyes edhe p\u00ebr partit\u00eb e tjera, p\u00ebr partin\u00eb e z. Meta, t\u00eb z. Topi. Do merrni n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb hyni n\u00eb koalicion me partit\u00eb e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Flisni p\u00ebr\u2026?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr koalicione paszgjedhore.<\/strong><\/p>\n<p>Paszgjedhore po.<\/p>\n<p><strong>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00ebse do merrni nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb caktuar t\u00eb votave pas zgjedhjeve, qeveria, kushdo q\u00eb do zgjidhet, qoft\u00eb socialiste apo demokrate ju fton t\u00eb hyni n\u00eb qeveri p\u00ebr t\u00eb krijuar koalicionin e maxhoranc\u00ebs. Do e pranonit ftes\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn. Koalicionet e tjera pas zgjedhjeve do negociohen vet\u00ebm bazuar n\u00eb parimin e programit. Ne kemi disa kushte dhe kritere p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po respekton dhe implementon programin ton\u00eb. Por shpresojm\u00eb q\u00eb bazuar n\u00eb sondazhe t\u00eb ndryshme, brenda tet\u00eb viteve, m\u00eb falni, gjat\u00eb tet\u00eb muajve, Aleanca Kuq e Zi u krijua n\u00eb mars 2012 si parti politike dhe p\u00ebr tet\u00eb muaj ne kemi fituar rreth 15% t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb duan t\u00eb votojn\u00eb Aleanc\u00ebn Kuq e Zi. Shpresojm\u00eb q\u00eb kjo p\u00ebrqindje t\u00eb rritet \u00e7do muaj tani q\u00eb po i afrohemi dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Mendojm\u00eb q\u00eb do jemi mes tre partive kryesore, por di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb padyshim e sigurt. As PD-ja, PS-ja apo Aleanca Kuq e Zi nuk mund t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb vetme 50+1% t\u00eb votave. Asnj\u00eb nga partit\u00eb nuk mund t\u2019i fitoj\u00eb e vetme 71 deputet\u00eb n\u00eb Parlament. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, do jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr kushte dhe kritere p\u00ebr koalicionin paszgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Partia me t\u00eb cil\u00ebn s\u2019do hynit n\u00eb koalicion jan\u00eb demokrat\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Por shtrohet \u00e7\u00ebshtja se edhe pse p\u00ebrgatitemi p\u00ebr nj\u00eb tablo dhe rrethana t\u00eb reja q\u00eb Shqip\u00ebria s\u2019i ka pasur kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ndoshta do jemi gati p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme. N\u00ebse partit\u00eb e tjera politike nuk do pranojn\u00eb e t\u00eb bien dakord me kushtet tona, ne do apelojm\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, n\u00ebse nuk futemi n\u00eb koalicion me partit\u00eb e tjera politike.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb, jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hyni n\u00eb koalicion me socialist\u00ebt, me partin\u00eb e z. Meta, me partin\u00eb e z. Topi, n\u00ebse programet tuaja jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta dhe n\u00ebse disa kushte specifike p\u00ebrmbushen? <\/strong><\/p>\n<p>Esht\u00eb \u00e7\u00ebshtje programi dhe e kushteve q\u00eb ne do paraqesim.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmend\u00ebt q\u00eb Aleanca Kuq e Zi ka 15% t\u00eb mb\u00ebshtetjes gjat\u00eb nj\u00eb viti, shif\u00ebr e respektueshme, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, cilit ia atribuoni mb\u00ebshtetjen n\u00eb rritje t\u00eb elektoratit shqiptar ndaj partis\u00eb suaj? Mos vall\u00eb jan\u00eb grupe specifike sociale, t\u00eb cilat i t\u00ebrheq programi juaj? Mund t\u00eb na jepni pak informacion p\u00ebr elektoratin tuaj t\u00eb mundsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Ndoshta ne jemi partia e par\u00eb politike pan-shqiptare. Kemi aktivist\u00eb dhe grupe q\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr Aleanc\u00ebn Kuq e Zi n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, n\u00eb Angli, n\u00eb Itali, n\u00eb SHBA, kudo q\u00eb jetojn\u00eb shqiptar\u00eb, pavar\u00ebsisht jetes\u00ebs n\u00eb territore etnike apo n\u00ebse jetojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera. Jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb jemi nj\u00eb l\u00ebvizje politike mjaft popullore. S\u00eb dyti, po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb orientuar \u201ctarget-grupin\u201d ton\u00eb. Le t\u00eb themi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb gjitha shoqatat e ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi arritur marr\u00ebveshje me shoqat\u00ebn e ish-pronar\u00ebve, kemi arritur marr\u00ebveshje dhe ujdi t\u00eb tjera. Po punojm\u00eb shum\u00eb me rinin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta kemi shumic\u00ebn e elektoratit t\u00eb ri. Mosha mesatare e an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb 28 vje\u00e7. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr vete t\u00eb rinjt\u00eb, ose nj\u00eb elektorat q\u00eb nuk ka votuar kurr\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb apo PS-n\u00eb. Mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb k\u00ebto shtresa t\u2019i orientosh drejt Aleanc\u00ebs Kuq e Zi. N\u00eb fillim, na akuzuan se mos ndoshta Aleanca Kuq e Zi \u00ebsht\u00eb parti politike folklorike. Ishte nj\u00eb kritik\u00eb q\u00eb vinte nga z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm nga media qeveritare. Pas nj\u00eb viti, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb partia politike Aleanca Kuq e Zi \u00ebsht\u00eb e \u201cmod\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb parti politike moderne, patriotike. Dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb rinis\u00eb dhe t\u00eb rinjve q\u00eb na mb\u00ebshtesin, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn Kuq e Zi.<\/p>\n<p><strong>Kur ju pyeta, p\u00ebrmend\u00ebt se jeni partia e par\u00eb pan-shqiptare. Ma shpjegoni pak \u00e7\u2018doni t\u00eb thoni me k\u00ebt\u00eb. Ju kan\u00eb akuzuar se anoni shum\u00eb drejt nacionalizmit etnik, si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj. Nj\u00eb retorik\u00eb e till\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e madhe, apo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb etnike mund t\u00eb sjell\u00eb destabilizim n\u00eb Ballkan. Si do u p\u00ebrgjigjeshit k\u00ebtyre akuzave? Cila \u00ebsht\u00eb ideja juaj p\u00ebr pan-shqiptarizmin?<\/strong><\/p>\n<p>Pan-shqiptarizmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e solidaritetit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rast unik n\u00eb Evrop\u00eb. Popullsia shqiptare shkon m\u00eb shum\u00eb se 10 milion\u00eb, por sipas censusit t\u00eb Berish\u00ebs, jemi vet\u00ebm 2 milion\u00eb e 800 mij\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb se kemi nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrheqim v\u00ebmendjen e miliona shqiptar\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb treguar interes p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019doni t\u00eb thoni me p\u00ebrfshirjen?<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb themi p\u00ebrfshirje. Duhet patjet\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Nj\u00eb nga kushtet q\u00eb do kemi n\u00eb t\u00eb ardhmen, padyshim do jet\u00eb e drejta e emigrant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb votojn\u00eb si shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni. Ata votojn\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Milano, n\u00eb Gjenev\u00eb, n\u00eb Lond\u00ebr. Pse shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb votojn\u00eb? Hapi i par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e vendimmarrjes. Vendimmarrja politike p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p><strong>Po flisni p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. S\u2019po thoni t\u2019u jap\u00ebsh t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb jo, se \u00ebsht\u00eb antikushtetuese. Dy vite m\u00eb par\u00eb, kryeministri Berisha hartoi nj\u00eb ligj q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rregullat e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe pasaportat shqiptare. N\u00eb kabinet ai propozoi q\u00eb pasaporta shqiptare t\u2019u jepej t\u00eb huajve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb shifra mbi 100 mij\u00eb Euro. Ne e kund\u00ebrshtojm\u00eb dhe e kritikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, sepse ai s\u2019mund t\u2019u jap\u00eb pasaporta shqiptare t\u00eb huajve q\u00eb investojn\u00eb 100 mij\u00eb Euro dhe nuk u siguron pasaporta shqiptar\u00ebve nga Kosova apo Maqedonia. Ai m\u00eb kritikoi, madje b\u00ebri edhe nj\u00eb propozim p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pushuar nga puna, m\u00eb akuzoi dhe m\u00eb denoncoi n\u00eb Prokurori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr disa t\u00eb tjera. Fatkeq\u00ebsisht, pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, ai e mori peng k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, duke \u201cpretenduar\u201d se ishte patriot me sloganin \u201cNj\u00eb komb, nj\u00eb pasaport\u00eb\u201d. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti, pavar\u00ebsisht dh\u00ebnies s\u00eb pasaportave, ka edhe disa rregulla t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se njer\u00ebzit duhet t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb territorin administrativ ku jetojn\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb pasaport\u00ebn shqiptare, nuk mund t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre dhe n\u00eb qytetin ku jan\u00eb rritur dhe jetojn\u00eb, atje ku banojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni mbi deklarat\u00ebn e Berish\u00ebs p\u00ebr ribashkim komb\u00ebtar? <\/strong><\/p>\n<p>Ai ka pritur prej koh\u00ebsh q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb reagonte dhe do t\u00eb kritikonte Aleanc\u00ebn Kuq e Zi. Ai u \u00e7mend, u m\u00ebrzit dhe u shqet\u00ebsua p\u00ebrse bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe qeverit\u00eb e huaja nuk po kritikonin Aleanc\u00ebn Kuq e Zi p\u00ebr rolin patriotik dhe ai po hiqej se ndoshta komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb sulmonte Aleanc\u00ebn Kuq e Zi dhe reputacioni i Aleanc\u00ebs n\u00eb gjirin e popullit shqiptar do t\u00eb p\u00ebsonte r\u00ebnie. Dhe ai u p\u00ebrpoq t\u00eb t\u00ebrhiqte shqet\u00ebsimin e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe qeverive t\u00eb huaja lidhur me nacionalizmin dhe kriticizmin jo t\u00eb orientuar kah Kryeministri, por kah kuqezinjt\u00eb. Por kjo ishte nj\u00eb arsye shtes\u00eb q\u00eb Berisha ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mesazhe nacionaliste, por n\u00eb thelb ai ka metod\u00ebn q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb i vihet n\u00eb rrezik karrigia dhe pushteti, ai frik\u00ebson komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe qeverit\u00eb e huaja. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e b\u00ebn. Ai i frik\u00ebsoi ata n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019doni t\u00eb thoni me \u201cfrik\u00ebsim\u201d? <\/strong><\/p>\n<p>Ai po i frik\u00ebson qeverit\u00eb e huaja dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb mesazheve nacionaliste duke u orvatur t\u2019i tregoj\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se ai ka ndikim tek shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon dhe se ai \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb destabilizoj\u00eb rajonin dhe Ballkanin n\u00ebse ata nuk merren vesh me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb fuqizuar pushtetin e tij. Mesazhi ishte v\u00ebrtet i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb dhe Brukselin. Pra, n\u00ebse ata nuk ofrojn\u00eb statusin e kandidatit, ai po b\u00ebn nj\u00eb orvatje p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb thirrje popullit shqiptar p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri etnike.<\/p>\n<p><strong>Por, realisht, a ka ai nj\u00eb ndikim kaq t\u00eb madh jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur! Por s\u2019e ka m\u00eb! E ka provuar n\u00eb vitin 1996 t\u00eb destabilizoj\u00eb Ballkanin, kur SHBA dhe qeveri t\u00eb tjera t\u00eb huaja e akuzuan p\u00ebr manipulim t\u00eb votave n\u00eb at\u00eb vit. Dhe, m\u00eb her\u00ebt, ai iu drejtua ish-Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova q\u00eb t\u00eb hapte luft\u00eb kund\u00ebr serb\u00ebve, kur lufta ishte midis Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb hapte dy fronte lufte. Dhe kjo ishte nj\u00ebra prej arsyeve p\u00ebrse p\u00ebr dhjet\u00eb vjet, ish-Presidenti Rugova nuk erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk e ngriti kurr\u00eb telefonin p\u00ebr t\u00eb folur me Sali Berish\u00ebn, sepse ai e kuptoi q\u00eb Berisha p\u00ebr pushtetin e tij \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb popullin shqiptar, shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe interesin shqiptar. P\u00ebr interesa private, ai po shkat\u00ebrron t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p><strong>Ju fol\u00ebt shum\u00eb p\u00ebr Kryeministrin! Le t\u00eb fokusohemi tanim\u00eb tek Aleanca Kuq e Zi. Cila \u00ebsht\u00eb specifikisht politika juaj ndaj Kosov\u00ebs? A jeni ju p\u00ebr bashkimin e k\u00ebtyre dy vendeve? Apo mendoni se ato mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb si dy shtete t\u00eb ndara? Cili \u00ebsht\u00eb plani juaj p\u00ebr Kosov\u00ebn? <\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e p\u00ebrzier! Do t\u00eb thot\u00eb, pra, nj\u00eb model politik q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm me modelin gjerman dhe at\u00eb t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p><strong>Modeli gjerman \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend, nj\u00eb qeveri qendrore. <\/strong><\/p>\n<p>Po, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb federat\u00eb. Ka nj\u00ebfar\u00eb autonomie p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e ndryshme\u2026<\/p>\n<p><strong>Nuk ka dy shtete gjermane. Sot ka vet\u00ebm nj\u00eb shtet gjerman<\/strong>.<\/p>\n<p>Po. Dhe ka p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Pra, ju po flisni p\u00ebr bashkim?<\/strong><\/p>\n<p>Po!<\/p>\n<p><strong>N\u00ebn nj\u00eb qeveri federale?<\/strong><\/p>\n<p>Patjet\u00ebr! Po them se ne jemi t\u00eb sigurt q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb jo si dy vende, jo si dy shtete. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb si nj\u00eb shtet i vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Pra ju thoni se kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb derisa Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po! N\u00ebse shqiptar\u00ebt b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb dhe hyjn\u00eb n\u00eb BE si dy shtete, ka p\u00ebr t\u00eb patur shqet\u00ebsime nga diplomacia evropiane gjithashtu, sepse shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb dy vota n\u00eb Komisionin Evropian, dy vota n\u00eb Parlamentin Evropian, dhe madje dhe Gjermania, Franca dhe vende t\u00eb tjera evropiane do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen si nj\u00eb shtet i vet\u00ebm dhe an\u00ebtar i BE-s\u00eb. Por para se t\u00eb shkojm\u00eb\u2026 Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sprint, por nj\u00eb maraton\u00eb\u2026 \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb disa standarde. Pik\u00eb s\u00eb pari, kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb sot, sepse qeveria shqiptare dhe ajo kosovare nuk e kan\u00eb n\u00eb axhend\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shtet, nuk e kan\u00eb n\u00eb axhend\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb federat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb kjo pjes\u00eb e programit t\u00eb Aleanc\u00ebs Kuq e Zi? <\/strong><\/p>\n<p>Po. Nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Aleanc\u00ebs Kuq e Zi \u00ebsht\u00eb bashkimi mes Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, por pa ndryshuar kufinjt\u00eb. Pra, bashkim n\u00ebp\u00ebrmjet komponent\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmenda, si nj\u00eb federat\u00eb, me dy nj\u00ebsi t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Por n\u00ebse ju themeloni nj\u00eb federat\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ju i ndryshoni kufijt\u00eb, sepse at\u00ebher\u00eb nuk ka nj\u00eb kufi nd\u00ebrshtet\u00ebror, por nj\u00eb kufi nd\u00ebrfederativ?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kufi federativ, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi s\u2019ka asnj\u00eb penges\u00eb diplomatike, sepse Serbia nuk ka p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar, Greqia nuk \u00ebsht\u00eb aspak e shqet\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb brendshme. Ne mendojm\u00eb se edhe t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe asaj greke n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb tep\u00ebr garanci n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb fort\u00eb si shteti i shqiptar\u00ebve se sa n\u00eb dy vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00ebn dy qeverit\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb cilat nuk po ballafaqohen me sfidat e korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave, trafiqeve, krimit t\u00eb organizuar, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ne mendojm\u00eb se nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb regjimin politik.<\/p>\n<p>Duket se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb standardesh t\u00eb reja t\u00eb demokracis\u00eb. Ka nj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme t\u00eb cil\u00ebn ne po e diskutojm\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb lidhje me cila duhet t\u00eb jet\u00eb e para dhe cili \u00ebsht\u00eb prioriteti: stabiliteti apo demokracia. Ne jemi t\u00eb sigurt se s\u2019ka stabilitet pa demokraci. Ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb demokraci shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojm\u00eb mb\u00ebshtetjen e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar si dhe t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb lejoni t\u2019ju pyes p\u00ebr nj\u00eb vend tjet\u00ebr, fqinjin tuaj jugor, Greqin\u00eb, dhe e di se ju e keni ngritur z\u00ebrin n\u00eb lidhje me disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb. S\u00eb pari, a operon Aleanca n\u00eb Greqi, a keni deg\u00eb atje? Sepse ka nj\u00eb popullat\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb Greqi! A keni aktivitet n\u00eb Greqi?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi deg\u00eb atje, por kemi hasur pengesa p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe p\u00ebr t\u00eb organizuar aktivitete. N\u00eb dy raste kemi anuluar aktivitete dhe mitingje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Athin\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit politik atje. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Agimit t\u00eb Art\u00eb kan\u00eb vajtur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e aktivist\u00ebve tan\u00eb, i kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe trembur t\u00eb gjith\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e aktiviteteve tona ata do t\u2019u vrisnin pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbronim jet\u00ebn e aktivist\u00ebve tan\u00eb dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre ne kemi anuluar dy aktivitete atje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb situat\u00eb tejet delikate, e cila fatkeq\u00ebsisht po rrezikon dhe k\u00ebrc\u00ebnon integritetin dhe sovranitetin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pra, ju po thoni se keni celula, se keni prani organizative n\u00eb Greqi? <\/strong><\/p>\n<p>Po, dhe t\u00eb madhe madje!<\/p>\n<p><strong>Dhe nuk shihet me sy t\u00eb mir\u00eb nga qeveria apo nga neofashist\u00ebt e Agimit t\u00eb Art\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh? <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi vjen si nga qeveria greke, por ashtu edhe nga opozita. Qeveria greke ka b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb thirrje kundra Aleanc\u00ebs Kuq e Zi. Madje dhe nj\u00ebri nga motivet dhe arsyet e themelimit t\u00eb Aleanc\u00ebs Kuq e Zi ishte debati nd\u00ebrmjet Aleanc\u00ebs dhe qeveris\u00eb greke q\u00eb po ushtronte trysni ndaj qeveris\u00eb dhe vendit ton\u00eb si dhe shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb census t\u00eb popullat\u00ebs mbi baz\u00ebn e pyet\u00ebsorit t\u00eb etnicitetit dhe fes\u00eb. Ne e kund\u00ebrshtuam standardin q\u00eb po vendosej n\u00ebn trysnin\u00eb e qeveris\u00eb greke nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, sepse qeveria greke n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb po organizonte censusin e popullat\u00ebs pa pyetjen e etnicitetit dhe fes\u00eb.<\/p>\n<p>Ata po pranonin se 100% ishin ortodoks\u00eb dhe 100% grek\u00eb. Ata nuk njoh\u00ebn as edhe nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm me komb\u00ebsi tjet\u00ebr. Por ata po ushtronin trysni dhe po ofronin standarde t\u00eb dyfishta nga Shqip\u00ebria, duke pretenduar se ky ishte nj\u00eb standard i BE-s\u00eb. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb vend i BE-s\u00eb si Greqia po ushtron trysni Shqip\u00ebris\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb standard q\u00eb s\u2019ekziston?! Qeveria greke e ka deklaruar haptazi q\u00ebndrimin kund\u00ebr Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, sepse ata kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim kryesor: T\u00eb shtojn\u00eb artificialisht numrin e popullat\u00ebs greke n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb pas autonomin\u00eb e Vorio Epirit!<\/p>\n<p>Ata madje po p\u00ebrpiqen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb shtuar ndikimin e politik\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe p\u00ebr destabilizim n\u00eb pjes\u00ebn kufitare. Njer\u00ebzit tan\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i AKZ, Prof. Dr. Myslym Pashaj, denoncoi marr\u00ebveshjen mes qeveris\u00eb shqiptare dhe asaj greke lidhur me kufijt\u00eb detar\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb denoncimit ton\u00eb, kjo marr\u00ebveshje u shfuqizua dhe nuk ekziston m\u00eb. Ne kemi protestuar lidhur me k\u00ebt\u00eb rast dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb si qeveria greke edhe opozita greke, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Agimi i Art\u00eb, jan\u00eb tejet kritike dhe agresive ndaj veprimtarive tona dhe p\u00ebrkrah\u00ebsve tan\u00eb.<\/p>\n<p>*<em>Marr\u00eb me shkurtime<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 7 Shkurt 2013 Kryetari i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu flet n\u00eb Bugajski Hour Po hyj drejt e n\u00eb tem\u00eb. Esht\u00eb fillimi i sezonit zgjedhor dhe po p\u00ebrpiqem t\u00eb ftoj sa m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb politik t\u00eb partive q\u00eb do hyjn\u00eb n\u00eb Parlament. S\u00eb pari doja t\u2019ju pyesja se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 7 Shkurt 2013 Kryetari i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu flet n\u00eb Bugajski Hour Po hyj drejt e n\u00eb tem\u00eb. Esht\u00eb fillimi i sezonit zgjedhor dhe po p\u00ebrpiqem t\u00eb ftoj sa m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb politik t\u00eb partive q\u00eb do hyjn\u00eb n\u00eb Parlament. S\u00eb pari doja t\u2019ju pyesja se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb k\u00ebto [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-08T07:57:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn\",\"datePublished\":\"2013-02-08T07:57:48+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-08T07:57:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\"},\"wordCount\":4168,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-08T07:57:48+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-08T07:57:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA, 7 Shkurt 2013 Kryetari i Aleanc\u00ebs Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu flet n\u00eb Bugajski Hour Po hyj drejt e n\u00eb tem\u00eb. Esht\u00eb fillimi i sezonit zgjedhor dhe po p\u00ebrpiqem t\u00eb ftoj sa m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb politik t\u00eb partive q\u00eb do hyjn\u00eb n\u00eb Parlament. S\u00eb pari doja t\u2019ju pyesja se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb k\u00ebto [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-08T07:57:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn","datePublished":"2013-02-08T07:57:48+00:00","dateModified":"2013-02-08T07:57:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/"},"wordCount":4168,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/","name":"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg","datePublished":"2013-02-08T07:57:48+00:00","dateModified":"2013-02-08T07:57:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bugajski_hour.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-spahiu-pas-zgjedhjeve-do-shmangim-vetem-koalicionin-me-sali-berishen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Spahiu: Pas zgjedhjeve do shmangim vet\u00ebm koalicionin me Sali Berish\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/867"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/867\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}