{"id":862,"date":"2009-12-15T11:50:22","date_gmt":"2009-12-15T10:50:22","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=862"},"modified":"2009-12-15T11:50:22","modified_gmt":"2009-12-15T10:50:22","slug":"historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/","title":{"rendered":"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg\" border=\"0\" alt=\"Faktori Plus\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga \u201c<strong>Faktori Plus<\/strong>\u201d<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si partia e par\u00eb pluraliste q\u00eb i dha fund regjimit nj\u00ebpartiak komunist t\u00eb 45 viteve n\u00eb Shqip\u00ebri. E themeluar m\u00eb 12 dhjetor 1990, kat\u00ebr dit\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb l\u00ebvizjes studentore kund\u00ebr komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo u b\u00eb fillimisht shpresa e vetme e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndryshimin e vendit dhe rr\u00ebzimin e regjimit komunist.<\/p>\n<p>Pa ndonj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb ideologjike dhe e prirur t\u00eb bashkonte gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kund\u00ebr komunizmit, ajo i p\u00ebrngjante nj\u00eb fronti t\u00eb madh antikomunist, ku b\u00ebnin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb merrte fund epoka e komunizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb saj u ngjit\u00ebn nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh 50-vje\u00e7ar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin mund\u00ebsit\u00eb dhe fuqin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb brezi q\u00eb k\u00ebrkonte ndryshimin.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e para pluraliste t\u00eb vitit 1991, Partia Demokratike b\u00ebri sprov\u00ebn e par\u00eb politike duke konkurruar p\u00ebrball\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo arriti t\u00eb korr\u00eb nj\u00eb fitore t\u00eb ndri\u00e7uar, duke fituar thuajse n\u00eb gjith\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb, por duke humbur thell\u00eb n\u00eb fshatrat e saj, ku frika dhe ndikimi i regjimit komunist ishin t\u00eb thella. Duke qen\u00eb nj\u00eb sistem i past\u00ebr mazhoritar, kandidat\u00ebt e saj u d\u00ebmtuan dhe nga mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs dhe sistemit elektoral.<\/p>\n<p>Por qeveria e re ish-komuniste e dal\u00eb nga zgjedhjet nuk pati jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. E promovuar mes protestave q\u00eb shoq\u00ebruan tragjedin\u00eb e 2 prillit n\u00eb Shkod\u00ebr, ku u vran\u00eb 4 t\u00eb rinj q\u00eb protestonin pas zgjedhjeve, qeveria e re e kryeministrit, Fatos Nano, u gjend e izoluar brenda dhe jasht\u00eb vendit. Ajo u p\u00ebrball me nj\u00eb val\u00eb grevash, kryesisht t\u00eb minator\u00ebve, por dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb. Ende pa e marr\u00eb veten, ajo u rr\u00ebzua m\u00eb 29 qershor 1991 duke i hapur rrug\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb stabilitetit komb\u00ebtar me kryeminist\u00ebr Ylli Bufin dhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr Gramoz Pashkon.<\/p>\n<p>Qeveria e re nd\u00ebrmori disa reforma gjysmake me privatizimet, dhe e kaloi n\u00eb gjendje shoku industrin\u00eb e vjetruar t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1991, qeveria u rr\u00ebzua pas ultimatumit t\u00eb PD p\u00ebr arrestimin e Nexhmije Hoxh\u00ebs dhe heqjes s\u00eb kontrollit mbi RTVSh. Nj\u00eb qeveri teknike e drejtuar nga Vilson Ahmeti \u00e7oi vendin n\u00eb zgjedhjet e 22 marsit 1992, ku PD fitoi thell\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 68 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i PD, Neritan Ceka, e kund\u00ebrshtoi ashp\u00ebr prishjen e qeveris\u00eb dhe dor\u00ebzoi mandatin e tij n\u00eb zyr\u00ebn e Ramiz Alis\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga politika.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj nis historia e v\u00ebrtet\u00eb politike e PD. Kryetari i k\u00ebsaj partie, Sali Berisha, u zgjodh president i vendit n\u00eb prill t\u00eb vitit 1992 duke mos hequr dor\u00eb nga kontrolli mbi PD. Eduard Selami, lideri q\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsoi at\u00eb, fillimisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale n\u00eb PD, ishte nj\u00eb figur\u00eb simpatike, por ende jo shum\u00eb autoritare.<\/p>\n<p>Qeveria e re u formua n\u00eb shumic\u00eb me figura t\u00eb panjohura, kryesisht lokale, q\u00eb Berisha i thirri n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar autoritetin e themeluesve t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e para lokale n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1992 ishin nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr PD. PD rifitoi bashkit\u00eb kryesore n\u00eb vend, por humbi n\u00eb sistemin mazhoritar, edhe pse mori m\u00eb shum\u00eb vota popullore.<\/p>\n<p>PD nisi t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrgjegj\u00ebsit brenda saj. Nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh themelues t\u00eb PD, kritik\u00eb me Berish\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si po e ndante ai pushtetin, ngrit\u00ebn z\u00ebrin. Mes tyre shquante Arben Imami, Pre\u00e7 Zogaj, Gramoz Pashko, Perikli Teta dhe figura t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme themeluese t\u00eb PD.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 1992, ata botuan nj\u00eb dokument, ku k\u00ebrkonin nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb brenda PD, por si p\u00ebrgjigje mor\u00ebn nj\u00eb Konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb muajin shtator, q\u00eb i p\u00ebrjashtoi ata nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Ky ishte p\u00ebrjashtimi i par\u00eb i dhimbsh\u00ebm brenda PD, i cili \u00e7oi n\u00eb formimin m\u00eb pas t\u00eb Aleanc\u00ebs Demokratike, nj\u00eb grupimi liberal me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr opozitare me PD.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1993-1994, brenda PD po formoheshin fraksione paksa m\u00eb radikale nga e djathta. Petrit Kalakula, q\u00eb drejtonte deg\u00ebn e Tiran\u00ebs dhe Abdi Baleta, nj\u00eb deputet me q\u00ebndrime nacionaliste t\u00eb qarta, po rrisnin frym\u00ebn kritike ndaj Berish\u00ebs, sidomos pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019iu rikthyer profilit t\u00eb majt\u00eb t\u00eb partis\u00eb, duke shpallur Fan Nolin nj\u00eb idhull politik t\u00eb PD dhe duke vler\u00ebsuar Revolucionin e Qershorit 1924, si revolucion demokratik, nj\u00ebsoj si ish-komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>Kalakula dhe Baleta u p\u00ebrjashtuan nga PD dhe ngel\u00ebn po ashtu n\u00eb minoranc\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb formuar disa fraksione t\u00eb djathta, si\u00e7 ishte Partia e Djatht\u00eb Demokratike dhe Rim\u00ebk\u00ebmbja Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pas humbjes s\u00eb referendumit t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1994, Berisha u gjend i pap\u00ebrgatitur dhe pa asnj\u00eb tez\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. P\u00ebr fatin e tij rebeli i radh\u00ebs u gjend vet\u00eb. Eduard Selami, kryetar i PD, nisi nj\u00eb tur kritikash n\u00eb gjith\u00eb vendin duke k\u00ebrkuar t\u00eb bashkohej posti i kryeministrit me at\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb PD dhe t\u00eb k\u00ebrkonte forma t\u00eb tjera t\u00eb ri-miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si\u00e7 ishte \u00e7uarja n\u00eb Kuvend, dhe korrigjime t\u00eb pjes\u00ebs problematike.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ai u p\u00ebrjashtua nga PD n\u00eb nj\u00eb Kuvend t\u00eb saj n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1995, duke mos u lejuar as t\u00eb hynte n\u00eb mbledhjen q\u00eb po merrte vendim p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Selami u largua pas disa muajsh nga Shqip\u00ebria drejt SHBA me nj\u00eb burs\u00eb studimi dhe m\u00eb pas mbeti aty duke tentuar her\u00eb pas here t\u00eb rikthehet n\u00eb Shqip\u00ebri, por pa ndonj\u00eb plan konkret.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e majit 1996 ishin nj\u00eb shans i humbur p\u00ebr PD. Ajo u d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb nga fitorja e thell\u00eb dhe e paprincipt\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin, pas nj\u00eb procesi t\u00eb destabilizuar nga mungesa e opozit\u00ebs dhe humbja e kontrollit institucional mbi procesin.<\/p>\n<p>Zgjedhjet u kritikuan r\u00ebnd\u00eb dhe u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr prishje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes qeveris\u00eb shqiptare dhe asaj t\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Disa p\u00ebrpjekje diplomatike p\u00ebr t\u00eb zbutur situat\u00ebn u refuzuan nga zoti Berisha dhe gjendja shkoi n\u00eb ekstrem. Rrotull Berish\u00ebs mbet\u00ebn pak z\u00ebra autoritar\u00eb dhe i vetmi q\u00eb dukej se p\u00ebr\u00e7onte frym\u00ebn e tij radikale tek Per\u00ebndimi ishte k\u00ebshilltari i tij, Genc Pollo.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb d\u00ebshtuara dhe formimit t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb re gati teknicien\u00ebsh, pa figura p\u00ebrfaq\u00ebsuese politike t\u00eb PD, Berisha ngjante i plotpushtetsh\u00ebm, por dhe n\u00eb ankth p\u00ebr t\u00eb ardhmen e pushtetit. T\u00eb gjitha figurat politike ishin larguar prej tij, dhe ekipi i teknicien\u00ebve t\u00eb PD, q\u00eb drejtonin qeverin\u00eb, ishin t\u00eb pazot p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn politike q\u00eb po vinte.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, zgjerimi i baz\u00ebs financiare t\u00eb skemave piramidale dhe p\u00ebrpjekjet e d\u00ebshtuara t\u00eb Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore dhe ministrit t\u00eb Financave, Bode, p\u00ebr t\u2019i ndalur ato, d\u00ebshtuan. N\u00eb janar t\u00eb vitit 1997 u dhan\u00eb shenjat e para t\u00eb kriz\u00ebs dhe u shfaq\u00ebn po ashtu z\u00ebrat e par\u00eb kritik\u00eb brenda PD.<\/p>\n<p>Kur kriza shp\u00ebrtheu n\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e saj n\u00eb muajin shkurt dhe mars, Berisha u ri-gjend pa asnj\u00eb z\u00eb autoritar politik brenda PD. 14 ministra dhe ish-ministra t\u00eb tij, mes t\u00eb cil\u00ebve Genc Ruli, Dashamir Shehi, Dylber Vrioni, Bashkim Kopliku etj., dhan\u00eb dor\u00ebheqjen duke u distancuar nga Berisha dhe politika e tij. Berisha u rizgjodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb president m\u00eb 3 mars 1997, por gjasht\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb u detyrua t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin e qeveris\u00eb s\u00eb tij tek Bashkim Fino p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb protestave dhe destabilizimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 29 qershorit 1997 ai humbi thell\u00eb dhe u detyrua t\u00eb rikthehej n\u00eb seli t\u00eb PD duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe nga President i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Besniku i tij i fundit, ish-kryetari i PD, Tritan Shehu, ishte i pari q\u00eb e braktisi dhe u b\u00eb nj\u00eb z\u00eb kritik ndaj tij.<\/p>\n<p>Vitet q\u00eb pasuan ishin vite t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Berish\u00ebs, shoq\u00ebruar me izolim t\u00eb fort\u00eb politik, nd\u00ebrkomb\u00ebtar e komb\u00ebtar. Qeveria shqiptare dhe shum\u00eb diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb u angazhuan p\u00ebr izolimin dhe nxjerrjen e tij nga politika. Investimi kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim u b\u00eb mbi Genc Pollon, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00ebnkryetar i zotit Berisha. Pollo u stimulua t\u00eb largohej nga Berisha dhe politika e tij dhe u b\u00eb nj\u00eb kritik i eg\u00ebr i tij. N\u00eb vitin 1999 ai u largua nga Kuvendi, ku do rivalizonte Berish\u00ebn dhe e akuzoi at\u00eb si njeri t\u00eb korruptuar q\u00eb kishte marr\u00eb par\u00e1 nga firmat piramidale dhe i kishte investuar n\u00eb New Jersey. Akuzat e Pollos ishin t\u00eb pazakonta dhe mb\u00ebshteteshin nga medie n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi antiopozitare dhe nj\u00eb qeveri q\u00eb e kishte objektiv politik largimin e Berish\u00ebs nga politika.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e qershorit 2001, Pollo me ndihm\u00ebn e ish-kryeministrit, Ilir Meta, arriti t\u2019i marr\u00eb PD dhe sigl\u00ebn e saj, duke stimuluar k\u00ebshtu nj\u00eb fitore deri n\u00eb 5 p\u00ebr qind n\u00eb rang vendi, nj\u00eb rezultat surpriz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider anonim.<\/p>\n<p>Fryma antiopozitare q\u00eb rrethonte Berish\u00ebn dukej se po merrte fund n\u00eb vitin 2002, kur nis\u00ebn p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb president konsensual. Berisha, i cili kishte humbur jo p\u00ebr faj t\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e vitit 2001, arriti t\u00eb rimarr\u00eb veten duk u b\u00ebr\u00eb faktor n\u00eb zgjedhjen e Alfred Moisiut president t\u00eb republik\u00ebs dhe Dhori Sollakut si kryeprokuror i vendit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ai nisi nj\u00eb kurs t\u00eb fort\u00eb t\u00eb ndryshimit politik duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb fitoj\u00eb besimin si nj\u00eb lider i reformuar dhe nj\u00eb figur\u00eb e hekurt kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aksionesh politike si ai \u201cNano Ik!\u201d ia rrit\u00ebn pik\u00ebt n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, fal\u00eb k\u00ebtij imazhi q\u00eb kishte nisur t\u00eb ndryshonte dhe trukut t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh pran\u00eb PD n\u00ebn emrin KOP, ai arriti t\u2019i bind\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr ta rivotuar. Ai fitoi m\u00eb 2005 p\u00ebrmes nj\u00eb fushate komplekse, ku kombinoheshin ish-themeluesit disident\u00ebt, t\u00eb rinjt\u00eb dhe figurat solide politike t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Por ndarja e pushtetit nuk i ngjau fitores. Ajo u b\u00eb pron\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Berish\u00ebs, kryesisht rekomandime familjare dhe njer\u00ebz besnik t\u00eb tij. U mbajt\u00ebn larg pushtetit gjith\u00eb ish-disident\u00ebt e PD, p\u00ebrjashto Rulin, i cili b\u00ebri marr\u00ebveshje personale me t\u00eb. Po ashtu iu dha pushtet i madh t\u00eb rinjve q\u00eb Berisha kishte n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb skem\u00eb qeveris\u00ebse, me njer\u00ebz formal\u00eb, por jo lider\u00eb real\u00eb, ai prodhoi disa skandale t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb qeverisje, si\u00e7 ishte rasti i G\u00ebrdecit apo pap\u00ebrgjegj\u00ebsia e prokurimit t\u00eb rrug\u00ebs Rr\u00ebshen-Kalimash. Njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Familjes s\u00eb tij u shfaq\u00ebn n\u00eb \u00e7do afer\u00eb korruptive dhe sekser\u00eb t\u00eb familjes, si Damir Fazlli\u00e7, u b\u00ebn\u00eb simbole t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit p\u00ebrmes Familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tragjedia e G\u00ebrdecit ndryshoi historin\u00eb politike dhe personale t\u00eb Sali Berish\u00ebs. N\u00ebn ankthin e gjykimit t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, ai nisi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sulmesh ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe kryeprokurores, Ina Rama. Vitit 2008 ishte nj\u00eb vit i harxhuar n\u00eb luft\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb dhe jo me korrupsionin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Frytet e para t\u00eb k\u00ebsaj lufte u korr\u00ebn, edhe pse me vones\u00eb. Dosja G\u00ebrdeci, e cila gjendet n\u00eb gjykat\u00eb, u mbyll p\u00ebr t\u00eb akuzuarin e saj kryesor, Fatmir Mediun. Edhe pse Berisha deklaron n\u00eb tribuna se nuk e njeh imunitetin si mburoj\u00eb p\u00ebr veten dhe qeverin\u00eb e tij, ministri i tij, Fatmir Mediu, u mbrojt n\u00eb Gjykat\u00eb me imunitet. \u00c7\u00ebshtja Mediu b\u00ebhej e nxeht\u00eb, pasi skandali, p\u00ebr t\u00eb cilin ai akuzohet, \u00e7on normalisht para drejt\u00ebsis\u00eb djalin e Sali Berish\u00ebs, Shk\u00eblzen Berisha, lobuesi kryesor i kontrat\u00ebs vdekjeprur\u00ebse dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i Mihal Delijorgjit. Media botoi tabulatet e tij me Delijorgjin pas tragjedis\u00eb, raportimet me faks t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb, dhe hyrje-daljet e tij n\u00eb zyr\u00ebn e Fatmir Mediut dit\u00ebt kur lobohej kontrata.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata e Lart\u00eb pushoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj Lulzim Bash\u00ebs, me arsyetimin procedural se ka kaluar afati i hetimit me disa jav\u00eb, duke e varrosur p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe gjyqi ndaj sekserit t\u00eb familjes Berisha, serbo-boshnjakut Damir Fazlli\u00e7, bizneset e t\u00eb cilit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb praktikisht n\u00ebn administrim prej studios ligjore t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn pesh\u00ebn e akuzave p\u00ebr korrupsion, kapje t\u00eb shtetit dhe p\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit p\u00ebr interesa t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij, Berisha shkoi drejt zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit me nj\u00eb list\u00eb besnik\u00ebsh q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin m\u00eb as frym\u00ebn e vitit 2005 dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr reforma q\u00eb ka ajo parti. Ai p\u00ebrjashtoi nga listat e deputet\u00ebve gjith\u00eb figurat me individualitet politik.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e presidentit Bamir Topi, ish-n\u00ebnkryetar i PD, jan\u00eb larguar nga listat dhe strukturat e PD duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu fushat\u00ebn e fundit spastruese n\u00eb PD dhe duke i l\u00ebn\u00eb ata jasht\u00eb gar\u00ebs s\u00eb partis\u00eb dhe gar\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 28 qershorit d\u00ebshmuan efektin rr\u00ebnues t\u00eb k\u00ebtyre figurave tek elektorati stab\u00ebl i PD. PD pati r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme n\u00eb jug t\u00eb vendit dhe n\u00eb disa zona n\u00eb veri t\u00eb saj. Po ashtu, r\u00ebnie pati n\u00eb Durr\u00ebs, Elbasan dhe Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes mobilizimit t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore, me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb pashembullt financiare dhe mediatike jasht\u00eb \u00e7do rregulli, dhe m\u00eb nj\u00eb teknologji t\u00eb avancuar manipulimi, PD arriti t\u00eb shkoj\u00eb deri af\u00ebr fitores, pa e prekur at\u00eb. Pas k\u00ebsaj ajo nisi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koalicionit LSI, duke p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investimin q\u00eb vet\u00eb PD kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mandatin e dyshimt\u00eb t\u00eb Dritan Priftit n\u00eb Fier. Si\u00e7 rr\u00ebfen vet\u00eb Prifti, ai mandat ishte fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>I gjendur n\u00eb nj\u00eb koalicion me nj\u00eb ish-kryeminist\u00ebr, me t\u00eb cilin ka pasur nj\u00eb histori t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb bashk\u00ebjetese, Berisha prej ver\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti ka p\u00ebrqendruar sulmin ndaj opozit\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar lidershipin e Edi Ram\u00ebs. N\u00ebn k\u00ebshillat e qarta t\u00eb zotit Meta, ai po sulmon \u00e7do biznes, dhe \u00e7do medie q\u00eb nuk e ka n\u00ebn kontroll duke shpresuar se k\u00ebshtu do t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb rivalin e vet. Edhe pse \u00ebsht\u00eb fokusuar gjat\u00eb te mungesa e demokracis\u00eb brenda PS dhe tek akuzat q\u00eb Rama po e drejton personalisht partin\u00eb e tij, dje Sali Berisha dha nj\u00eb shembull se sa personal dhe familjar e ka at\u00eb grumbull njer\u00ebzish q\u00eb vazhdon t\u00eb quaj\u00eb Parti Demokratike. Ai \u00ebsht\u00eb kandidatura e vetme, dhe pa asnj\u00eb shans dhe p\u00ebr z\u00ebra kritik\u00eb brenda PD.<\/p>\n<p>Ai po merr mandatin e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb parti, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs po shkon nj\u00eb \u00e7erek shekulli, duke thyer \u00e7do rekord, pas Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u201cFaktori Plus\u201d Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si partia e par\u00eb pluraliste q\u00eb i dha fund regjimit nj\u00ebpartiak komunist t\u00eb 45 viteve n\u00eb Shqip\u00ebri. E themeluar m\u00eb 12 dhjetor 1990, kat\u00ebr dit\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb l\u00ebvizjes studentore kund\u00ebr komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo u b\u00eb fillimisht shpresa e vetme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga \u201cFaktori Plus\u201d Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si partia e par\u00eb pluraliste q\u00eb i dha fund regjimit nj\u00ebpartiak komunist t\u00eb 45 viteve n\u00eb Shqip\u00ebri. E themeluar m\u00eb 12 dhjetor 1990, kat\u00ebr dit\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb l\u00ebvizjes studentore kund\u00ebr komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo u b\u00eb fillimisht shpresa e vetme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-15T10:50:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d\",\"datePublished\":\"2009-12-15T10:50:22+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-15T10:50:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\"},\"wordCount\":2632,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\",\"name\":\"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-15T10:50:22+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-15T10:50:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga \u201cFaktori Plus\u201d Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si partia e par\u00eb pluraliste q\u00eb i dha fund regjimit nj\u00ebpartiak komunist t\u00eb 45 viteve n\u00eb Shqip\u00ebri. E themeluar m\u00eb 12 dhjetor 1990, kat\u00ebr dit\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb l\u00ebvizjes studentore kund\u00ebr komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo u b\u00eb fillimisht shpresa e vetme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-15T10:50:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d","datePublished":"2009-12-15T10:50:22+00:00","dateModified":"2009-12-15T10:50:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/"},"wordCount":2632,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/","name":"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg","datePublished":"2009-12-15T10:50:22+00:00","dateModified":"2009-12-15T10:50:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/faktori_plus.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/historiku-i-partise-demokratike-rruga-drejt-standardit-te-gojes-se-mbyllur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Historiku i Partis\u00eb Demokratike, rruga drejt standardit t\u00eb \u201cgoj\u00ebs s\u00eb mbyllur\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/862"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/862\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}