{"id":8548,"date":"2011-06-07T22:29:05","date_gmt":"2011-06-07T21:29:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8548"},"modified":"2011-06-07T22:29:05","modified_gmt":"2011-06-07T21:29:05","slug":"edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/","title":{"rendered":"EDI RAMA &#8211; NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Pas vendimit t\u00eb s\u00eb premtes t\u00eb pes\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor \u2013 vendim ende i paarsyetuar brenda afatit ligjor, t\u00eb cilin e keni shkelur p\u00ebr arsye sot e gjith\u00eb dit\u00ebn t\u00eb paditura \u2013 lindin natyrsh\u00ebm plot pyetje.<\/p>\n<p>Por un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ngre publikisht nj\u00ebr\u00ebn prej pyetjeve:<\/p>\n<p>A jan\u00eb k\u00ebta gjykat\u00ebs t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pasojat q\u00eb padrejt\u00ebsia n\u00eb dh\u00ebnien e vendimeve t\u00eb atij kolegji ka mbi vendin e mbi njer\u00ebzit e k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 Kolegji Zgjedhor b\u00ebri nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb hapur, flagrante, n\u00eb gjykimin e ankes\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs mbi refuzimin nga ana e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs KQZ p\u00ebr hapjen e kutive t\u00eb votimit me k\u00ebrkes\u00ebn e dy an\u00ebtar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb sanksionuar n\u00eb Kodin Zgjedhor, shkruar e miratuar me konsensus n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb \u00e7el\u00ebs n\u00eb duart e \u00e7do pakice p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb procesit zgjedhor, gjykat\u00ebsit e Kolegjit e shkel\u00ebn hapur. E hodh\u00ebn at\u00eb \u00e7el\u00ebs n\u00eb detin e padrejt\u00ebsive t\u00eb shkaktuara r\u00ebndom prej sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe i hap\u00ebn rrug\u00ebn nj\u00eb krize dyvje\u00e7are politike e institucionale.<\/p>\n<p>Dihet historia e dy viteve q\u00eb e pasuan at\u00eb vendim t\u00eb padrejt\u00eb, me t\u00eb gjitha mundimet e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00ebn e zgjedhjeve. Dihen edhe pasojat e betej\u00ebs dyvje\u00e7are politike, ku Saliu u kap me thonj pas padrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, duke shp\u00ebrdoruar n\u00eb \u00e7do form\u00eb e me kosto tejet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vendin nj\u00eb pushtet t\u00eb vjedhur dhe duke arritur deri n\u00eb vrasjen e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm me pushk\u00ebt e atij pushteti.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nuk dihet \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb menduar ata, gjykat\u00ebsit, duke ndjekur zhvillimet e r\u00ebnda t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb vendit, q\u00eb p\u00ebr dy vjet rresht mbeti peng i nj\u00eb vjedhjeje zgjedhjesh t\u00eb ligj\u00ebruar me vul\u00eb gjykate(?). Ndoshta s\u2019kan\u00eb menduar asgj\u00eb ose, s\u00eb paku, s\u2019e kan\u00eb menduar ndonj\u00ebher\u00eb rolin q\u00eb pati n\u00eb t\u00ebr\u00eb tollovin\u00eb e atyre zhvillimeve ajo vul\u00eb e vendosur n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, pavar\u00ebsisht asaj q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb menduar ose jo, me at\u00eb vendim gjykat\u00ebsit e Kolegjit i hap\u00ebn rrug\u00ebn t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb i vijn\u00eb nj\u00eb vendi, mu ashtu si\u00e7 i erdh\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb, nga ligj\u00ebrimi i vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot jemi dy vjet m\u00eb pas. Vjedhja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb hapur, n\u00eb televizor. Shkelja e ligjit prej KQZ-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga miliona sy. \u00cbsht\u00eb denoncuar jo m\u00eb vet\u00ebm nga opozita e vjedhur k\u00ebt\u00eb her\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr diell, por edhe nga t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. T\u00eb cil\u00ebt, sigurisht me gjuh\u00ebn e kultivuar t\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, kan\u00eb shkruar apo folur m\u00eb hapur se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr at\u00eb qytet\u00ebrim dhe p\u00ebr krejt jurisprudenc\u00ebn q\u00eb mban n\u00eb ekuilib\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe garanton sigurin\u00eb juridike n\u00eb bot\u00ebn  e sotme demokratike, c\u00ebnimi i procesit zgjedhor p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb loj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. E ka shkruar arbitri nd\u00ebrkomb\u00ebtar i zgjedhjeve, misioni i ODHIR-it, e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre edhe Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja. Precedenti i famsh\u00ebm i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2000 n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku Gjykata Supreme amerikane rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb num\u00ebrimin me dor\u00eb pasi votat qen\u00eb num\u00ebruar, sipas ligjit zgjedhor t\u00eb shtetit t\u00eb Floridas, me nj\u00eb makineri num\u00ebrimi, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr shembujt m\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar edhe rastin shum\u00eb m\u00eb flagrant t\u00eb ndryshimit t\u00eb rregullave q\u00eb ka imponuar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit KQZ-ja.<\/p>\n<p>Po a i din\u00eb gjykat\u00ebsit n\u00eb fjal\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta kaq t\u00eb thjeshta p\u00ebr profesionin e tyre dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb kan\u00eb detyrimin kushtetues, ligjor e moral t\u00eb gjykojn\u00eb me drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e dyshoj p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast q\u00eb i din\u00eb dhe din\u00eb edhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Din\u00eb me siguri jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb KQZ-ja dhe pse e ka b\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb ka shkruar arbitri nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e partner\u00ebt e shqet\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr veprimet e KQZ-s\u00eb, por edhe \u00e7far\u00eb m\u00ebson qoft\u00eb praktika e derik\u00ebtushme shqiptare, e cila t\u00eb pakt\u00ebn lidhur me element\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb boll e qart\u00eb, qoft\u00eb edhe praktika nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut ashtu si Gjykata Supreme amerikane.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb nuk din\u00eb zonjat e zot\u00ebrinjt\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb p\u00ebrpara kanibalizmit zgjedhor t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe qart\u00ebsis\u00eb s\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ligji, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb shqet\u00ebsimeve serioze t\u00eb b\u00ebra publike nga t\u00ebr\u00eb faktor\u00ebt e lartp\u00ebrmendur dhe t\u00eb gjitha m\u00ebsimeve t\u00eb thjeshta t\u00eb eksperienc\u00ebs shqiptare e bot\u00ebrore, jo vet\u00ebm japin nj\u00eb vendim t\u00eb padrejt\u00eb, po pastaj i shmangen edhe detyrimit minimal ligjor p\u00ebr ta arsyetuar at\u00eb vendim brenda afatit t\u00eb k\u00ebrkuar nga ligji?<\/p>\n<p>Apo mos vall\u00eb din\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb nuk e din\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, as ata t\u00eb zakonshmit as ekspert\u00ebt e fush\u00ebs, nuk e di arbitri nd\u00ebrkomb\u00ebtar i zgjedhjeve, nuk e di as Bashkimi Europian, as Shtetet e Bashkuara, as OSBE-ja, nuk e dim\u00eb as ne, opozitar\u00ebt e k\u00ebtij vendi q\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb ndeshemi n\u00eb murin e arsyes s\u00eb mosarsyes s\u00eb Kolegjit Zgjedhor?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb din\u00eb vall\u00eb zonjat e zot\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb i\u2019u jep forc\u00ebn t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi kaq t\u00eb madhe kur prej tyre k\u00ebrkohet drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aspak t\u00eb vog\u00ebl?<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di me siguri p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje, sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebr ta. Por n\u00eb kushtet e krijuara prej tyre kam detyrimin t\u00eb them publikisht se frika, jo injoranca, mungesa e kurajos intelektuale, jo padituria profesionale, pajtimi me padrejt\u00ebsin\u00eb si nj\u00eb e keqe e pushtetshme, jo mospajtimi me argumentat ligjor\u00eb t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, kan\u00eb diktuar deri k\u00ebtu shpirtin e mendjen e tyre n\u00eb gjykimin s\u00eb prapthi t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje kaq t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim. Kan\u00eb zgjedhur t\u2019i friken pushtetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i friken vet\u00ebm padrejt\u00ebsis\u00eb. E n\u00ebse duke jetuar p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb batakun e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, kan\u00eb par\u00eb shum\u00eb viktima t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb largohen t\u00eb shkelur nga sallat e gjyqeve dhe asgj\u00eb s\u2019ka ndodhur, kjo kurrsesi s\u2019duhet t\u2019i inkurajoj\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe ata padrejt\u00ebsin\u00eb e radh\u00ebs me ngush\u00ebllimin se tekefundit asgj\u00eb s\u2019do ndodh\u00eb. Sepse koha shqiptare, sado ngadal\u00eb e \u00e7al\u00eb-\u00e7al\u00eb, nuk ec\u00ebn drejt dit\u00ebs kur ky vend do zhytet e do mbytet i t\u00ebri n\u00eb llumin e padrejt\u00ebsis\u00eb, po drejt dit\u00ebs kur Shqip\u00ebria do t\u00eb dal\u00eb nga ky llum dhe drejt\u00ebsia do t\u00eb vendoset si kudo n\u00eb bot\u00ebn demokratike. Kjo koh\u00eb, me siguri, s\u2019\u00ebsht\u00eb aq e larg\u00ebt sa c\u2019mund t\u00eb ngjaj\u00eb kur sheh sot Saliun t\u00eb b\u00ebj\u00eb pa shum\u00eb gajle sulltanin dhe Ristanin t\u00eb ther\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb tavolin\u00eb me hanxharin e sulltanit t\u00eb tij, madje pa u munduar asfare t\u00eb fsheh\u00eb gjurm\u00ebt e barbaris\u00eb. Ato gjurm\u00eb jan\u00eb aty, ul\u00ebrit\u00ebse, jo vet\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn e miliona njer\u00ebzve q\u00eb e pan\u00eb barbarin\u00eb n\u00eb televizor, as thjesht n\u00eb raporte a deklarata opozitar\u00ebsh, ekspert\u00ebsh, arbitrash e partner\u00ebsh, por edhe n\u00eb letrat, procesverbalet, tabelat e rezultateve q\u00eb prodhoi futja e duarve n\u00eb proces dhe n\u00eb kuti t\u00eb p\u00ebrzgjedhura enkas p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur n\u00eb tavolin\u00eb fitoren e opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb deri n\u00eb fund \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjykat\u00ebsit tani q\u00eb radha i erdhi ballafaqimit t\u00eb Kolegjit Zgjedhor drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me rezultatin e rrem\u00eb t\u00eb prodhuar nga KQZ-ja. E cila p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb humb\u00ebsin fitues, jo vet\u00ebm preu fijet e ligjit por humbi edhe fillin e shifrave, t\u00eb aritmetik\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb. Aritmetika vet\u00eb thot\u00eb hapur p\u00ebrmes tabelave t\u00eb nxjerra prej rinum\u00ebrimit t\u00eb Ristanit se kushtrimi i Saliut, p\u00ebr t\u00eb \u201cd\u00ebgjuar z\u00ebrin e \u00e7do qytetari\u201d tre dit\u00eb pasi qytetar\u00ebt num\u00ebruan \u00e7do vot\u00eb n\u00eb televizor, ka nxjerr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcudni numrash q\u00eb djalli vet\u00eb nuk i p\u00ebrputh dot m\u00eb mes numrit t\u00eb \u201cz\u00ebrave\u201d t\u00eb qytetar\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb votim dhe numrit t\u00eb votave t\u00eb dala tep\u00ebr. K\u00ebto t\u00eb tep\u00ebrtat n\u00eb fakt jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb, z\u00ebri i Saliut.<\/p>\n<p>Po n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb dua t\u00eb shtoj se nga dh\u00ebnia ose jo e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje varet fati i pun\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb vijim. Nga frika ose kurajoja e gjykat\u00ebsve, nga pajtimi me t\u00eb keqen a zgjedhja e duhur profesionale, nga nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb apo nga nj\u00eb vendimmarrje e drejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb p\u00ebrcaktohet se si do t\u00eb ndjehet e do jetoj\u00eb \u00e7do shqiptar pask\u00ebtaj, se si do t\u00eb jet\u00eb qeverisja dhe opozita e vendit, se si do t\u00eb funksionoj\u00eb parlamenti e drejt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, se si do t\u00eb sillet ky shtet me qytetar\u00ebt dhe se si komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do ta shoh\u00eb e trajtoj\u00eb shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se nj\u00eb tjet\u00ebr vul\u00eb e gabuar e Kolegjit Zgjedhor, do ta fuste Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth kritik dhe integrimin e saj europian n\u00ebn nj\u00eb pik\u00ebpyetje shum\u00eb t\u00eb madhe. Shqip\u00ebria do t\u00eb humbiste padyshim trenin e radh\u00ebs p\u00ebr statusin e vendit kandidat p\u00ebr Bashkimin Europian. Rrept\u00ebsia e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebrs\u00ebri mbet\u00ebs n\u00eb klas\u00eb n\u00eb provimin kryesor t\u00eb demokracis\u00eb funksionale, do t\u00eb krijonte pasoja shum\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, jeta shqiptare do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet. Politika s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb dilte nga konfliktualiteti dramatik i dy viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrkundrazi. Drejt\u00ebsia do t\u00eb humbiste n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve edhe fytyr\u00ebn bashk\u00eb me besimin e humbur prej koh\u00ebsh dhe do t\u00eb mbetej thjesht nj\u00eb deg\u00eb e shtremb\u00ebr e pem\u00ebs s\u00eb kalbur t\u00eb pushtetit. Vet\u00eb ekonomia shqiptare, e cila si \u00e7do ekonomi n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb s\u2019mund t\u00eb mos ngrihet ve\u00e7se mbi besimin tek institucionet dhe siguria e marr\u00ebdh\u00ebnieve juridike mes individit e shtetit, do t\u00eb zhytej edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn e saj shp\u00ebrthyese. Lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm do t\u00eb ktheheshin haptazi n\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb i krijon apo zhb\u00ebn pushteti p\u00ebr interesat e tekat e tij. Nd\u00ebrsa zgjedhjet e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb treteshin nga horizonti i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb akoma m\u00eb larg se c\u2019ishin para 8 majit.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb krejt e kund\u00ebrta e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre mund t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebse Kolegji Zgjedhor do t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi dhe kjo nuk m\u00eb duket se do koment. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq mes drejt\u00ebsis\u00eb e padrejt\u00ebsis\u00eb, zonjat e zot\u00ebrinjt\u00eb e Kolegjit Zgjedhor duhet ta kuptojn\u00eb mir\u00eb se p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi t\u00eb zgjatur po vendosin jo thjesht se cili do t\u00eb jet\u00eb pask\u00ebtaj kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por se n\u00eb cil\u00ebn prej dy rrug\u00ebve q\u00eb p\u00ebrshkrova do t\u00eb hyj\u00eb vet\u00eb Shqip\u00ebria dhe thjesht fare n\u00eb \u00e7far\u00eb Shqip\u00ebrie do t\u00eb jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt qysh t\u00eb nes\u00ebrmen e vendimit tuaj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu mbaron edhe kjo let\u00ebr p\u00ebr publikun q\u00eb lindi prej numrit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb kontakteve e mesazhe t\u00eb shk\u00ebmbyera me qytetar\u00eb anemban\u00eb vendit e jasht\u00eb tij. T\u00eb gjith\u00eb shprehin mosbesim t\u00eb madh tek Kolegji Zgjedhor, shum\u00eb nd\u00ebr ta madje m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb t\u00ebrhiqemi nga rruga e k\u00ebrkimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dyert e kolegjit. T\u00eb gjith\u00ebve u kam th\u00ebn\u00eb dhe u them se e drejta q\u00eb kemi me vete na detyron t\u00eb trokasim n\u00eb ato dyer, deri n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb hapur prej ligjit, sepse edhe k\u00ebshtu kontribuojm\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebr shp\u00ebtimin e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas vendimit t\u00eb s\u00eb premtes t\u00eb pes\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor \u2013 vendim ende i paarsyetuar brenda afatit ligjor, t\u00eb cilin e keni shkelur p\u00ebr arsye sot e gjith\u00eb dit\u00ebn t\u00eb paditura \u2013 lindin natyrsh\u00ebm plot pyetje. Por un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ngre publikisht nj\u00ebr\u00ebn prej pyetjeve: A jan\u00eb k\u00ebta gjykat\u00ebs t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pasojat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>EDI RAMA - NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EDI RAMA - NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pas vendimit t\u00eb s\u00eb premtes t\u00eb pes\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor \u2013 vendim ende i paarsyetuar brenda afatit ligjor, t\u00eb cilin e keni shkelur p\u00ebr arsye sot e gjith\u00eb dit\u00ebn t\u00eb paditura \u2013 lindin natyrsh\u00ebm plot pyetje. Por un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ngre publikisht nj\u00ebr\u00ebn prej pyetjeve: A jan\u00eb k\u00ebta gjykat\u00ebs t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pasojat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-07T21:29:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"EDI RAMA &#8211; NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim\",\"datePublished\":\"2011-06-07T21:29:05+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-07T21:29:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\"},\"wordCount\":2228,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\",\"name\":\"EDI RAMA - NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-07T21:29:05+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-07T21:29:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"EDI RAMA &#8211; NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"EDI RAMA - NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"EDI RAMA - NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pas vendimit t\u00eb s\u00eb premtes t\u00eb pes\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor \u2013 vendim ende i paarsyetuar brenda afatit ligjor, t\u00eb cilin e keni shkelur p\u00ebr arsye sot e gjith\u00eb dit\u00ebn t\u00eb paditura \u2013 lindin natyrsh\u00ebm plot pyetje. Por un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ngre publikisht nj\u00ebr\u00ebn prej pyetjeve: A jan\u00eb k\u00ebta gjykat\u00ebs t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pasojat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-07T21:29:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"EDI RAMA &#8211; NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim","datePublished":"2011-06-07T21:29:05+00:00","dateModified":"2011-06-07T21:29:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/"},"wordCount":2228,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/","name":"EDI RAMA - NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg","datePublished":"2011-06-07T21:29:05+00:00","dateModified":"2011-06-07T21:29:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_leter.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-nje-leter-publikut-per-kolegjin-zgjedhor-llogarite-me-friken-i-kane-bere-gabim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"EDI RAMA &#8211; NJE LETER PUBLIKUT PER KOLEGJIN ZGJEDHOR: Llogarit\u00eb me frik\u00ebn i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8548"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8548\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}