{"id":8541,"date":"2011-06-07T08:03:30","date_gmt":"2011-06-07T07:03:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8541"},"modified":"2011-06-07T08:03:30","modified_gmt":"2011-06-07T07:03:30","slug":"kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Diciture\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Shekulli<\/strong>, <em>07.06.2011<\/em><\/p>\n<p>Dje, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb u zhvillua seanca gjyq\u00ebsore ku p\u00ebrballej Zyber Lela me Fatmir Mediun, ish-ministrin e Mbrojtjes. Padia e Lel\u00ebs ndaj Mediut kishte p\u00ebr objekt &#8220;Plagosjen e r\u00ebnd\u00eb nga pakujdesia&#8221;. N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj seance Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, drejtuar nga Evelina Qirjako b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Z. Zyber Lela ishte depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs hiqte dor\u00eb nga padia ndaj Z. Fatmir Mediu.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb erdhi krejt e papritur, sepse n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme Zyber Lela u shpreh publikisht se ishte i vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb fund. N\u00eb po at\u00eb seanc\u00eb Lela deklaroi se e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr nga padia e tij ishte marrja p\u00ebrsip\u00ebr dhe pagimi i t\u00eb gjitha shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale t\u00eb cilat kushtonin jo pak, por mbi 40 mij\u00eb euro. Sipas asaj q\u00eb Lela tha n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, ai ishte takuar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Mediut, por nuk kishte arritur marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore, avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, e nisi fjal\u00ebn e tij duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;do t\u00eb ishte hipokrizi n\u00ebse do t\u00eb thoshte se nuk kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrk\u00ebs\u00eb t\u00eb re nga Z. Zyber Lela&#8221;, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ishte njoftuar q\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e padis\u00eb nga ana e akuzuesit. Kjo ting\u00ebllon e \u00e7uditshme, po t\u00eb kihet parasysh se t\u00ebrheqja e Lel\u00ebs u b\u00eb publike vet\u00ebm sot, prej trupit gjykues.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs t\u00eb Zyber Lel\u00ebs k\u00ebrkuan q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb trajtohej si t\u00eb gjitha rastet e tjera analoge nga Gjykata e Lart\u00eb, ku k\u00ebrkesa t\u00eb tilla, t\u00eb paraqitura vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb deklarate noterike, nuk jan\u00eb pranuar &#8211; n\u00ebse nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar nga vet\u00eb personi n\u00eb seanc\u00eb, apo nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb. Hera e fundit kur \u00ebsht\u00eb shfaqur ky fenomen, ka qen\u00eb m\u00eb 1 dhjetor 2010, kur Gjykata e Lart\u00eb me vendimin 1021 shprehej se t\u00ebrheqja b\u00ebhet personalisht nga i d\u00ebmtuari ose p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij dhe jo p\u00ebrpara noterit publik, dhe se kjo vinte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb konsoliduar tashm\u00eb t\u00eb kolegjit penal t\u00eb Gjykat\u00ebs se Lart\u00eb n\u00eb lidhje me vlefsh\u00ebm\u00ebri\u00eb ligjore t\u00eb deklartave noteriale. K\u00ebshtu Gjykata e Lart\u00eb nuk e mori n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb t\u00eb konsoliduar nga vet\u00eb ky institucion, duke e ndryshuar &#8220;ad hoc&#8221; vet\u00ebm p\u00ebr rastin e Fatmir Mediut.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Qendr\u00ebs &#8220;Res Publica&#8221; n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Zyber Lel\u00ebs k\u00ebrkuan gjithashtu q\u00eb t\u00eb sqarohej arsyeja e prezenc\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb pandehurish, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb m\u00eb par\u00eb Znj. Evelina Qirjako kishte deklaruar se \u00e7\u00ebshtja ishte vet\u00ebm kund\u00ebr Fatmir Mediut. Edhe vet\u00eb Zyber Lela n\u00eb padin\u00eb e tij akuzonte vet\u00ebm 6 persona, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00eb ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 30 t\u00eb pandehurve. Por as kjo anomali nuk mori p\u00ebrgjigje procedurale nga Gjykata e Lart\u00eb. P\u00ebr avokat\u00ebt, por edhe p\u00ebr publikun, mbetet e paqart\u00eb arsyeja pse u lajm\u00ebruan nga gjykata 30 t\u00eb pandehur, t\u00eb cil\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb as shansi q\u00eb t\u00eb pajtoheshin n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb par\u00eb me k\u00ebrkuesin Zyber Lela, aspekt i d\u00ebtyruesh\u00ebm ky i procedur\u00ebs penale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Gjykata e Lart\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur vet\u00ebm p\u00ebrparimin e \u00e7\u00ebshtjes kund\u00ebr F Mediut, duke u nxituar ta mbyll\u00eb at\u00eb shpejt e shpejt, e duke kund\u00ebrshtuar edhe vet\u00eb praktikat e m\u00ebparshme t\u00eb po k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtar\u00ebt shpall\u00ebn pushimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj Fatmir Mediut dhe e kaluan kompetenc\u00ebn e gjykimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mbetet mister arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00ebrheqjes s\u00eb Zyber Lel\u00ebs nga akuza, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mediu edhe k\u00ebsaj radhe &#8220;del pa u lagur&#8221;, nga \u00e7\u00ebshtja &#8220;G\u00ebrdeci&#8221;, duke mos e dor\u00ebzuar imunitetin e duke mos iu n\u00ebnshtruar hetimeve.<\/p>\n<p>Kalvari i mundimsh\u00ebm i Zyberit, nga spitali n\u00eb G\u00ebrdec<\/p>\n<p>Zyber Lela ka vuajtur prej koh\u00ebsh nga nj\u00eb s\u00ebmundje serioze n\u00eb zem\u00ebr, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb operuar dikur n\u00eb qendr\u00ebn spitalore &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221;. S\u00ebmundja e tij ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, fillimisht ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb valvulat e zemr\u00ebs, pastaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb dyt\u00eb ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nd\u00ebrrimi i valvul\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb stabilizimin e ritmit t\u00eb zemr\u00ebs ka qen\u00eb e detyrueshme t\u00eb b\u00ebheshin edhe dy goditje elektrike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Selanik. N\u00eb n\u00ebntor 2007 Lela \u00ebsht\u00eb shtruar s\u00ebrish n\u00eb QSUT dhe ka dal\u00eb nga spitali vet\u00ebm nj\u00eb muaj p\u00ebrpara shp\u00ebrthimit tragjik t\u00eb G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit, Zyberi ishte i shtrir\u00eb n\u00eb krevat, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb veten nga operacionet dhe nd\u00ebrhyrjet e shumta, po qet\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb prishur nga shembja e \u00e7atis\u00eb. Copat e tavanit i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr duke ia rihapur plag\u00ebt e operimit dhe e zun\u00eb posht\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment n\u00eb sht\u00ebpi nuk ndodhej askush. Bashk\u00ebshortja bashk\u00eb me djalin ishin duke punuar tek stacioni i trenit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa nusja e djalit ishte jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe mbeti pa ndjenja nga vala godit\u00ebse. Pas rreth 1 ore tmerr dhe asfiksi n\u00ebn rr\u00ebnoja, aty kan\u00eb ardhur dy pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb punonin n\u00eb repartin e \u00e7montimit t\u00eb predhave.<\/p>\n<p>Ata pan\u00eb shkat\u00ebrrimin dhe d\u00ebgjuan thirrjet e Zyberit n\u00ebn rr\u00ebnoja. Pun\u00ebtor\u00ebt me ndihm\u00ebn e disa barinjve arrit\u00ebn ta nxjerrin nga rr\u00ebnojat, dhe e strehuan rreth 300 metra larg banes\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb pak t\u00eb rreziksh\u00ebm. Por fati i keq i Zyberit nuk mbaronte me kaq at\u00eb dit\u00eb tmerri. Aty ku ishte sistemuar ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb predh\u00eb tjet\u00ebr e kalibrit t\u00eb madh (152 mm) dhe e ka hedhur Zyberin disa metra larg duke e l\u00ebn\u00eb pa ndjenja deri sa u err.<\/p>\n<p>N\u00eb dark\u00eb, teksa barinjt\u00eb ktheheshin s\u00eb bashku me bag\u00ebtin\u00eb, e kan\u00eb \u00e7uar s\u00ebrish n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shembur, mbuluar n\u00ebn nj\u00eb cop\u00eb solete betoni p\u00ebr t\u00eb kaluar nat\u00ebn pasi nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkuar zon\u00ebn e nxeht\u00eb q\u00eb ende gj\u00ebmonte nga predhat e mbetura t\u00eb paplasura. Ushtria dhe policia nuk mund t\u00eb futeshin sepse ishte err\u00ebsir\u00eb dhe kishte rrezik nga predhat. Kur zbardhi dita, i v\u00ebllai Flamur Lela ka detyruar forcat e armatosura q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin blindin dhe t\u00eb hynin me forc\u00eb, pasi nuk liheshin as djemt\u00eb e Zyberit q\u00eb t\u00eb hynin n\u00eb zon\u00eb. Transporti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me autoblind, nga rr\u00ebnojat rreth 300 m. larg kraterit, deri n\u00eb zon\u00ebn e jashtme, larg rrezikut nga predhat.<\/p>\n<p>N\u00eb gjendje t\u00eb shokuar dhe me plag\u00eb t\u00eb hapura, Zyberi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar menj\u00ebher\u00eb n\u00eb spitalin ushtarak. Atje \u00ebsht\u00eb konstatuar p\u00ebrkeq\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb ardhur nga shp\u00ebrthimi dhe n\u00eb konsultim me mjekun q\u00eb e kishte operuar \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr t&#8217;u rioperuar n\u00eb QSUT N\u00ebn\u00eb Tereza. Por p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nuk premtonte sepse gjendja ishte tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb dhe e komplikuar, u d\u00ebrgua p\u00ebr shpejt\u00ebsi n\u00eb repartin kardiokirurgjikal n\u00eb Spitalin Amerikan. Sipas mjekut Andi Kacani, pacienti \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 10 dit\u00ebsh n\u00ebn kartel\u00ebn nr. 2655.<\/p>\n<p>Zyber Lela sot \u00ebsht\u00eb invalid i \u00e7ertifikuar nga komisioni mjek\u00ebsor dhe arrin t\u00eb l\u00ebviz\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi me ndihm\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve. Prej koh\u00ebsh ai ka tentuar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb operimeve t\u00eb shumta q\u00eb ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, por deri n\u00eb dat\u00eb 24 maj 2011 askush nuk e mori p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb duke e detyruar Zyberin t&#8217;i drejtohet dyerve t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>SHIFRA<\/strong><\/p>\n<p>6 muaj ka zgjatur pritja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, derisa dje u vendos pushimi i gjyqit p\u00ebr Fatmir Mediun<\/p>\n<p>6 ishin t\u00eb akuzuarit nga Zyber Lela. Ve\u00e7 Mediut, t\u00eb akuzuar jan\u00eb Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli, Sokol Ngje\u00e7i dhe Shoq\u00ebria tregtare Alba-Demil Shpk<\/p>\n<p>42.000 euro ka k\u00ebrkuar n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme Zyber Lela, q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga padia kund\u00ebr Fatmir Mediut.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>Evelina Qirjako<\/strong><br \/>\n<em>Gjyqtare<\/em><br \/>\nKolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, drejtuar nga relatorja Evelina Qirjako, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 59, 387\/1, 328\/c, 74, 83\/1 dhe 85 t\u00eb Kodit t\u00eb Pro\u00e7edur\u00ebs Penale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vendosi, Pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale ndaj t\u00eb akuzuarit Fatmir Mediu si dhe shpalljen e moskompetenc\u00ebs l\u00ebndore p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb; Ylli Pinari, etj. dhe d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr kompetenc\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dorian Matlija<\/strong><br \/>\n<em>Avokat i Lel\u00ebs<\/em><br \/>\nGjykata e lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk respektoi praktik\u00ebn e m\u00ebparshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsoliduar nga Kolegji Penal dhe Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00eb s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb asnj\u00ebher\u00eb deklaratat noteriale q\u00eb nuk jan\u00eb paraqitur nga vet\u00eb k\u00ebrkuesi personalisht n\u00eb seanc\u00eb, ose nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte Gjykata e Lart\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr ku t\u00eb verifikonte vullnetin e Zyber Lel\u00ebs, i cili jo m\u00eb larg se 15 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u shpreh i vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen deri ne fund.<\/p>\n<p><strong>Andi Kananaj<\/strong><br \/>\n<em>Avokat i Lel\u00ebs<\/em><br \/>\nJam i habitur sepse Zyber Lela ishte nj\u00eb nga t\u00eb plagosurit me m\u00eb shum\u00eb pasoja, dhe nj\u00eb nga personat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kontaktuar me avokat\u00ebt e qendr\u00ebs &#8220;Res Publica&#8221;. Zyberi ishte i d\u00ebmtuar n\u00eb zem\u00ebr, shpatull dhe shtyll\u00eb kurrizore, d\u00ebmtime k\u00ebto q\u00eb ai i shoq\u00ebron edhe m\u00eb v\u00ebrtetimet p\u00ebrkat\u00ebse. T\u00ebrheqja e Zyberit tregon se ai duhet t\u00eb ket\u00eb patur nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr. N\u00ebse ka pasur nj\u00eb zgjidhje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore mes pal\u00ebve, duhet t\u00eb kujtoj se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Parimet e Kombeve t\u00eb Bashkuara mbi Parandalimin Efektiv dhe Hetimin e Ekzekutimeve Ekstraligjore, Arbitrare dhe atyre n\u00eb Mas\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ardian Visha<\/strong><br \/>\n<em>Avokat i Mediut<\/em><br \/>\nDo t\u00eb ishte hipokrizi q\u00eb t\u00eb mos pranoja se jemi n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb aktit t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb ankimit nga ana e k\u00ebrkuesit Zyber Lela. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sesi \u00ebsht\u00eb paraqitur deklarata noteriale, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo shpreh qart\u00eb vullnetin e k\u00ebrkuesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ka vet\u00ebm nj\u00eb person i cili e v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizj\u00eb at\u00eb dhe ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb k\u00ebrkuesi Zyber Lela, i cili duhet t\u00eb respektohet n\u00eb \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb zgjedhur prej tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 07.06.2011 Dje, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb u zhvillua seanca gjyq\u00ebsore ku p\u00ebrballej Zyber Lela me Fatmir Mediun, ish-ministrin e Mbrojtjes. Padia e Lel\u00ebs ndaj Mediut kishte p\u00ebr objekt &#8220;Plagosjen e r\u00ebnd\u00eb nga pakujdesia&#8221;. N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj seance Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, drejtuar nga Evelina Qirjako b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb em\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 07.06.2011 Dje, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb u zhvillua seanca gjyq\u00ebsore ku p\u00ebrballej Zyber Lela me Fatmir Mediun, ish-ministrin e Mbrojtjes. Padia e Lel\u00ebs ndaj Mediut kishte p\u00ebr objekt &#8220;Plagosjen e r\u00ebnd\u00eb nga pakujdesia&#8221;. N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj seance Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, drejtuar nga Evelina Qirjako b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb em\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-07T07:03:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut\",\"datePublished\":\"2011-06-07T07:03:30+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-07T07:03:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\"},\"wordCount\":1911,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\",\"name\":\"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-07T07:03:30+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-07T07:03:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 07.06.2011 Dje, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb u zhvillua seanca gjyq\u00ebsore ku p\u00ebrballej Zyber Lela me Fatmir Mediun, ish-ministrin e Mbrojtjes. Padia e Lel\u00ebs ndaj Mediut kishte p\u00ebr objekt &#8220;Plagosjen e r\u00ebnd\u00eb nga pakujdesia&#8221;. N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj seance Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, drejtuar nga Evelina Qirjako b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb em\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-07T07:03:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut","datePublished":"2011-06-07T07:03:30+00:00","dateModified":"2011-06-07T07:03:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/"},"wordCount":1911,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/","name":"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg","datePublished":"2011-06-07T07:03:30+00:00","dateModified":"2011-06-07T07:03:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/two_friends.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerkoi-42-mije-euro-terhiqet-ne-moment-te-fundit-paditesi-i-mediut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00ebrkoi 42 mij\u00eb euro, t\u00ebrhiqet n\u00eb moment t\u00eb fundit padit\u00ebsi i Mediut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8541"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8541\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}