{"id":8534,"date":"2011-06-06T21:58:40","date_gmt":"2011-06-06T20:58:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8534"},"modified":"2011-06-06T21:58:40","modified_gmt":"2011-06-06T20:58:40","slug":"reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/","title":{"rendered":"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Elton Dono\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Elton Dono m\u00eb 21 janar, pak para se t\u00eb goditej nga policia <\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Elton Dono<\/strong><\/p>\n<p><strong>M\u00cbNGJESI<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nis si t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. \u00cbsht\u00eb e  premte, 21 janar. Zgjedh t\u00eb kaloj nga bulevardi p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, ku pak m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mbahet edhe demonstrata e paralajm\u00ebruar nga opozita. Nj\u00eb prezenc\u00eb e ul\u00ebt njer\u00ebzish. \u201c\u00cbsht\u00eb normale\u201d \u2013 them me vete, \u201cpak m\u00eb von\u00eb k\u00ebtu do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb krejt tjet\u00ebr\u201d. Detyra ime si gazetar sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbuloj demonstrat\u00ebn p\u00ebr televizionin ku punoj. Por kam koh\u00eb deri at\u00ebher\u00eb, edhe 3 or\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Diku pran\u00eb presidenc\u00ebs takoj Gentin, simpatizant i Partis\u00eb Socialiste nga Vlora. Gentin e kam njohur 3 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cKu je mo gazetar\u201d, \u2013 me thot\u00eb. Do jesh n\u00eb demonstrat\u00eb ti?\u201d- Sigurisht \u2013 ia kthej, n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb gjithmon\u00eb\u201d. \u201cKujdes \u00eb, ta pasqyrosh mir\u00eb, se mos flas\u00ebsh pro atij!!!\u201d \u2013 ma kthen ai.  P\u00ebrsh\u00ebndetemi dhe vijoj rrug\u00ebn drejt fakultetit. Minutat kalojn\u00eb me vrap dhe afron ora 14 ose 2 si\u00e7 i thot\u00eb populli, kur do t\u00eb zhvillohet edhe demonstrata p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00e7uditem se trafiku \u00ebsht\u00eb zhdukur. M\u00eb tep\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb. Disa dhjet\u00ebra student\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs shkollash. N\u00eb rrug\u00eb ndeshem me biseda qytetar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pran\u00eb stadiumit \u201cQemal Stafa jan\u00eb stacionuar nja 10 a m\u00eb shum\u00eb autobus\u00eb me targa t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Fierit, Vlor\u00ebs. Ja dhe nj\u00eb i Sarand\u00ebs. Eci.<\/p>\n<p>Opozita ka planifikuar disa nisje nga pika t\u00eb ndryshme t\u00eb kryeqytetit, ve\u00e7an\u00ebrisht me qytetar\u00eb t\u00eb ardhur nga rrethet e tjera. Vendtakimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d n\u00eb or\u00ebn 14, p\u00ebrball\u00eb godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FILLIMI I DEMONSTRAT\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebrrij n\u00eb bulevard. Takoj disa koleg\u00eb televizionesh. Kryesisht. T\u00eb gjith\u00eb presin me qet\u00ebsi demonstrat\u00ebn, gazetar\u00eb, operator\u00eb, por edhe qytetar\u00eb protestues n\u00eb pritje t\u00eb demonstruesve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb nga rrug\u00ebt e Kavaj\u00ebs, Durr\u00ebsit, Elbasanit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb shesh kan\u00eb mb\u00ebrritur edhe disa deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Dokle, Veliaj, Vasilika Hysi, disa t\u00eb rinj q\u00eb nuk ua kujtoj emrin, n\u00eb pritje t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb po vijn\u00eb me qytetar\u00ebt. Ora po afron 14. M\u00eb z\u00eb syri disa pankarta dhe banderola t\u00eb protestuesve. \u201cSali banditi\u201d, \u201cQeveri hajdut\u00ebsh\u201d, \u201cSali \u2013 Varf\u00ebri\u201d. Bulevardi duket si nj\u00eb koshere q\u00eb mbushet \u00e7do sekond\u00eb. Gum\u00ebzhin. Thirrje t\u00eb ndonj\u00ebrit nga protestuesit. Pjesa qendrore e tij \u00ebsht\u00eb pothuajse bosh. An\u00ebt, te trotuaret q\u00ebndrojn\u00eb protestuesit n\u00eb pritje. Policia n\u00eb gatishm\u00ebri, n\u00eb rresht.<\/p>\n<p>Hedh syt\u00eb nga kryeministria dhe shoh krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, Burgaj, Mu\u00e7a e disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk i njoh, duke i dh\u00ebn\u00eb direktivat e fundit kordonit t\u00eb par\u00eb t\u00eb policis\u00eb p\u00ebrreth kryeministris\u00eb. M\u00eb tep\u00ebr se 200 polic\u00eb. M\u00eb tej n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb gardhit p\u00ebrreth shoh disa gardist\u00eb, e sip\u00ebr kryeministris\u00eb, Hotel \u201cRognerit\u201d, e kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, disa snajpera, gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb situatave.<\/p>\n<p>Ndjej n\u00eb fytyr\u00eb flladin e ftoht\u00eb, \u00e7ka m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtillem mir\u00eb. \u201cIshalla nuk bie shi, se nuk kam marr\u00eb as \u00e7adr\u00ebn\u201d \u2013 mendoj me vete. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hedh syt\u00eb nga qielli dhe shoh re t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Zhvendosem disa metra drejt kryeministris\u00eb, duke vendosur edhe kart\u00ebn e gazetarit n\u00eb qaf\u00eb. Protestuesit e par\u00eb jan\u00eb duke ardhur. N\u00eb krye t\u00eb tyre jan\u00eb disa t\u00eb rinj q\u00eb brohorasin duke u drejtuar me vrap drejt vendit ku jan\u00eb vendosur polic\u00ebt. Nj\u00eb banderol\u00eb e madhe me mbishkrimin \u201cMe kthetra t\u00eb pastra\u201d, \u00ebsht\u00eb drejtuesja e turm\u00ebs, e shoq\u00ebruar nga thirrjet p\u00ebr largim nga pushteti t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb kryeministrit Berisha\u201d. N\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb vizatuar nj\u00eb karikatur\u00eb ku duket qart\u00eb fytyra e kryeministrit n\u00eb trupin e nj\u00eb tigri a maceje. B\u00ebhem pak kurioz, por edhe buz\u00ebqesh paksa.<\/p>\n<p>Largohem p\u00ebr pak drejt ur\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb bulevardit e n\u00eb mes t\u00eb saj shquaj kreun e opozit\u00ebs, Edi Rama, i shoq\u00ebruar nga disa deputet\u00eb t\u00eb PS\u2013 s\u00eb si dhe protestues.<\/p>\n<p>Her\u00eb pas her\u00eb b\u00ebj dhe ndonj\u00eb lidhje telefonike me televizionin p\u00ebr t\u00eb pasqyruar situat\u00ebn n\u00eb shesh. Afrohem s\u00ebrish tek kryeministria. Disa metra nga krahu i Piramid\u00ebs, s\u00eb bashku me disa koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pran\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb. Koka e turm\u00ebs e ardhur me vrull bashkohet dal\u00ebngadal\u00eb me trungun e saj. Vija e par\u00eb e protestuesve fillon t\u00eb afrohet m\u00eb tep\u00ebr me forcat e rendit, e p\u00ebr nj\u00eb moment fillojn\u00eb t\u00eb godasin me d\u00ebrrasat e hequra nga banderolat apo edhe me \u00e7adra.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7ast krijohet nj\u00eb klim\u00eb tensioni. Dikush \u00ebsht\u00eb gjakosur nga protestuesit. Edhe nj\u00eb polic. N\u00eb shesh d\u00ebgjohen thirrje. Turma nga pas shtyn para drejt kryeministris\u00eb. Vazhdon p\u00ebrleshja. Tashm\u00eb b\u00ebhen disa t\u00eb gjakosur. Nj\u00ebri prej tyre m\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen. Thinjosh. Kok\u00ebn e ka t\u00eb mbuluar me gjak, por nuk pranon t\u2019i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. Me duart lart ai sillet v\u00ebrdall\u00eb.<\/p>\n<p>Diku mes turm\u00ebs shquaj her\u00eb pas here edhe ndonj\u00eb deputet t\u00eb PS\u2013s\u00eb. Kjo gjendje zgjat m\u00eb tep\u00ebr se 30 minuta. Turma \u00ebsht\u00eb e tensionuar. T\u00eb moshuar, gra, t\u00eb rinj q\u00eb godasin drejt forcave t\u00eb rendit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vjen nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e policis\u00eb me gaz lotsjell\u00ebs e me uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb turm\u00ebn. Dy makina t\u00eb m\u00ebdha l\u00ebvizin p\u00ebrball\u00eb selis\u00eb qeveritare duke l\u00ebshuar drejt turm\u00ebs shat\u00ebrvane uji p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb ata. Largohem paksa edhe vet\u00eb. Por vijoj t\u00eb q\u00ebndroj pran\u00eb furgonit t\u00eb Ora News. Ndjej lotim n\u00eb sy. Pak ankth. Pasiguri. N\u00eb bulevard mbeten disa banderola, turma vrapon n\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme, m\u00eb tep\u00ebr nga ura e Lan\u00ebs.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndahet nga forca e gazit. Erioni, operatori, e ka vendosur stativ\u00ebn e kameras mbi furgon dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb filmoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb. \u2013 Erion, eja posht\u00eb t\u00eb largohemi pak sa t\u00eb ik\u00eb era e gazit\u201d \u2013 i them. \u201c\u2013 S\u2019ka gj\u00eb\u201d \u2013 m\u00eb thot\u00eb, po q\u00ebndroj k\u00ebtu un\u00eb\u201d. E \u00e7moj p\u00ebr kurajon. Syt\u00eb m\u00eb lotojn\u00eb m\u00eb keq. P\u00ebrve\u00e7 demonstruesve shoh edhe polic\u00eb q\u00eb largohen nga kordoni p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb. Me vrap. Disa t\u00eb plagosur nga goditjet e protestuesve q\u00eb ndihmohen nga koleg\u00ebt, e pjesa tjet\u00ebr t\u00eb papajisur me maska kundragazi, detyrohen t\u00eb largohen. Nj\u00eb gjendje t\u00ebr\u00ebsisht kaotike. Gur\u00eb q\u00eb hidhen pa pushim n\u00eb vrapim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz me sy t\u00eb p\u00ebrskuqur nga gazi. T\u00eb tjer\u00eb q\u00eb vjellin n\u00eb rrug\u00eb, e disa q\u00eb kolliten r\u00ebndsh\u00ebm.  Nuk di cilat jan\u00eb efektet e gazit e p\u00ebr disa \u00e7aste m\u00eb kap paniku. Her\u00eb pas here shoh kart\u00ebn e gazetarit. \u00cbsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb dallon nga pjesa tjet\u00ebr e protestuesve. Ndjej q\u00eb syri i majt\u00eb m\u00eb mbyllet t\u00ebr\u00ebsisht. Detyrohem t\u00eb heq kapu\u00e7in e xhupit p\u00ebr t\u00eb mbuluar fytyr\u00ebn me t\u00eb. P\u00ebr rreth 2 minuta q\u00ebndroj i pal\u00ebvizur nga cepi i Piramid\u00ebs. Ndjej frik\u00eb, ankth. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb tani? \u00c7far\u00eb efektesh ka gazi? Po syt\u00eb?<\/p>\n<p>Midis turm\u00ebs d\u00ebgjoj disa protestues t\u00eb moshuar: \u201cMos e f\u00ebrkoni fytyr\u00ebn me duar. Vet\u00ebm laheni me uj\u00eb\u201d. Pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb bulevardit q\u00ebndroj p\u00ebr pak.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb forcat e policis\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb. Jan\u00eb larguar krejt\u00ebsisht. Edhe makinat e ujit nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Midis turm\u00ebs d\u00ebgjoj njer\u00ebz q\u00eb u kthehen t\u00eb tjer\u00ebve me fjal\u00ebt: \u201cPse largoheni? Ku shkoni? Ta hedhim! Iku!Iku!Iku!Iku!\u201d Kjo fjal\u00eb m\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb vesh m\u00eb fuqish\u00ebm. Turma b\u00ebhet edhe m\u00eb energjike. Ndihet e fuqishme.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo?- pyes veten. Mua s\u2019m\u00eb than\u00eb gj\u00eb. T\u00eb jet\u00eb larguar v\u00ebrtet? Jo, s\u2019ma merr mendja. B\u00ebj k\u00ebt\u00eb monolog me veten vazhdimisht, deri sa e kuptoj se gjith\u00e7ka ishte efekt i turm\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e shkat\u00ebrrimit. Era e gazit ulet e turma afrohet s\u00ebrish drejt kryeministris\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb e irrituar. M\u00eb me nerv. Gardhi p\u00ebrreth kryeministris\u00eb nuk mbrohet nga polic\u00ebt. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm garda e republik\u00ebs brenda gardhit e gatshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur institucionin. Mbi nd\u00ebrtesat p\u00ebrreth shoh edhe snajperat. Disa kapu\u00e7\u00eb t\u00eb zinj tregojn\u00eb gardist\u00ebt dhe tytat e arm\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb zgjatura mbi tarraca. T\u00eb gatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gur\u00ebt e shkulur nga bulevardi, pllakat e hequra, jan\u00eb arm\u00ebt e protestuesve. Kudo tym. Vet\u00ebm tym. Flak\u00eb. Gur\u00eb. Rr\u00ebmuj\u00eb. Rr\u00ebmuj\u00eb. Kaos.  Dal\u00ebngadal\u00eb po duket edhe skeleti i makinave q\u00eb u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb flaka t\u00eb parat. P\u00ebr nj\u00eb moment policia kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet me plumba gome. T\u00eb sht\u00ebna n\u00eb aj\u00ebr. S\u00ebrish hidhet gaz. Turma t\u00ebrhiqet paksa. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb efekti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt. Piramida \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb streh\u00eb q\u00ebndrimi p\u00ebr shum\u00eb \u201cspektator\u00eb\u201d, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb neutral\u00eb, duke hipur kush e kush m\u00eb lart. Disa kacavirren n\u00eb t\u00eb, hidhen nga nj\u00eb krah n\u00eb tjetrin. Ku t\u00eb duket m\u00eb mir\u00eb. Ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb privilegjuarit.<\/p>\n<p>A thua se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr. Skandal. Vijojn\u00eb gur\u00ebt. Pllakat thyhen n\u00eb copa m\u00eb t\u00eb vogla, e m\u00eb pas n\u00eb duart e turm\u00ebs kthehen n\u00eb bresh\u00ebri drejt gard\u00ebs, pas gardhit. Diku af\u00ebr hekurave q\u00eb rrethojn\u00eb kryeministrin\u00eb m\u00eb z\u00eb syri nj\u00eb protestues. \u00cbsht\u00eb afruar, dhe b\u00ebn me shenja nga garda, sikur do t\u00eb thot\u00eb: \u201cJa ku jam, m\u00eb q\u00eblloni\u201d. Protestuesit jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa rreshta, si nj\u00eb kolon\u00eb me pararoj\u00eb. T\u00eb par\u00ebt jan\u00eb ata m\u00eb aktiv\u00ebt. M\u00eb pas vijn\u00eb shkul\u00ebsit e pllakave t\u00eb bulevardit. Pas tyre ndonj\u00eb tek \u2013 tek i nxehur nga gjendja, q\u00eb l\u00ebshon ndonj\u00eb thirrje e ndonj\u00eb gur drejt gard\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty q\u00ebndroj edhe un\u00eb, bashk\u00eb me operatorin tim dhe disa gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohen me pasazhe t\u00eb shkurtra disa element\u00eb t\u00eb turm\u00ebs s\u00eb Le Bonit t\u00eb m\u00ebsuara n\u00eb fakultet. P\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb lidhje me realitetin q\u00eb po jetoj. Turma \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruese, degraduese, merr para \u00e7far\u00eb gjen\u2026\u2026\u2026etj etj. Po djegin? Vazhdojn\u00eb!<\/p>\n<p>Aty pran\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit mes turm\u00ebs takoj Erion Veliajn, an\u00ebtarin e PS \u2013 s\u00eb dhe ish drejtuesin e Mjaftit.-  Po p\u00ebrpiqemi t\u2019i qet\u00ebsojm\u00eb, \u2013 m\u00eb thot\u00eb. M\u00eb kap nj\u00eb nerv i momentit. Po \u00e7\u2019b\u00ebni k\u00ebshtu i them? Pse nuk i ndalni? E shikoni \u00e7\u2019po b\u00ebjn\u00eb?\u201d\u2013 \u2013 Po p\u00ebrpiqemi, &#8211;  m\u00eb thot\u00eb,- por \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb irrituar.<\/p>\n<p>Turma tashm\u00eb k\u00ebndon edhe k\u00ebng\u00eb patriotike, \u201ceja mblidhuni k\u00ebtu- k\u00ebtu, Eja mblidhuni k\u00ebtu k\u00ebtu\u201d- \u00ebsht\u00eb refreni shoq\u00ebrues i saj. Situata duket e nder\u00eb. Turma hap\u00ebn edhe der\u00ebn e kryeministris\u00eb nga krahu i Bulevardit, i Kullave. Disa protestues p\u00ebrpiqen t\u00eb futen brenda. P\u00ebrpiqen t\u00eb flasin me efektiv\u00ebt e gard\u00ebs. Di\u00e7ka po dialogojn\u00eb. Nuk di. Jam disa metra larg. Por nuk afrohem aty. P\u00ebr pak minuta kjo gjendje. Garda kthen pas turm\u00ebn.<\/p>\n<p>Brenda port\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb kryeministris\u00eb tashm\u00eb vendoset nj\u00eb bllok i madh hekuri. N\u00eb turm\u00eb shquaj disa personazhe t\u00eb njohur. Midis tyre edhe Juta Benzenberg, fotografe e njohur. \u00cbsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb foto. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast ajo afrohet pran\u00eb nj\u00eb protestuesi q\u00eb shkul  pllaka bulevardi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto. I irrituar ai i kthehet: \u201cIk moj, \u00e7\u2019b\u00ebn?\u201d Shan. Juta largohet p\u00ebr pak, ok i thot\u00eb me shenja.<\/p>\n<p>Disa koleg\u00eb operator\u00eb jan\u00eb goditur nga plumbat e gom\u00ebs. N\u00eb turm\u00eb ka t\u00eb plagosur, afrohet ambulanca. Merr disa t\u00eb goditur nga gur\u00ebt, \u00e7adrat, mjetet e forta t\u00eb p\u00ebrdorura. Disa protestues t\u00eb irrituar godasin me gur\u00eb edhe ambulancat. T\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i qet\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Afrohet nj\u00eb makin\u00eb tip Benz, \u00ebsht\u00eb i gjelb\u00ebr. Nuk i shquaj dot targ\u00ebn. Dikush hip\u00ebn n\u00eb t\u00eb. L\u00ebshohet drejt kryeministris\u00eb. Vrapoj m\u00eb af\u00ebr. P\u00ebrplaset me bllokun e vendosur, dhe q\u00ebndron aty. Disa protestues afrohen, vijojn\u00eb t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb me gur\u00eb. Kaos. Gur\u00eb. Plumba gome q\u00ebllohen nga garda. Disa prej tyre kan\u00eb kapur edhe koleg\u00eb t\u00eb mi.<\/p>\n<p><strong>VRASJET<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebgjoj disa t\u00eb sht\u00ebna t\u00eb shk\u00ebputura. Pastaj nj\u00eb bresh\u00ebri. Vazhdojn\u00eb krismat. Dikush rr\u00ebzohet. Q\u00eblluan. Vdiq. Kush? Gjak? Afrohem. Nga pem\u00ebt p\u00ebrreth kryeministris\u00eb k\u00ebputen deg\u00eb t\u00eb rrezuara nga plumbat e gard\u00ebs. Shquaj n\u00eb fragmente ndonj\u00eb gardist q\u00eb shk\u00ebputet nga t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00ebllon dhe bashkohet s\u00ebrish me t\u00eb tjer\u00ebt. M\u00eb kap paniku p\u00ebr pak. Kan\u00eb q\u00eblluar drejt turm\u00ebs. A jan\u00eb plumba t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Si ka mund\u00ebsi? Turma mblidhet p\u00ebrreth. Gjak n\u00eb bulevard.<\/p>\n<p>Shoh 2 protestues p\u00ebrtok\u00eb, t\u00eb gjakosur t\u00ebr\u00ebsisht, e disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i larguar q\u00eb aty drejt ambulanc\u00ebs, q\u00eb afrohet me shpejt\u00ebsi nga krahu tjet\u00ebr. Gjendja b\u00ebhet m\u00eb kaotike. Nuk kuptoj. Si jan\u00eb?-  pyes nj\u00ebrin prej protestuesve q\u00eb ndihmoi t\u00eb plagosurin e gjakosur pran\u00eb kryeministris\u00eb. \u2013 Nuk di. Po na vrasin. Ai dukej si i vdekur \u2013 m\u00eb thot\u00eb. Nga krahu tjet\u00ebr i bulevardit, pran\u00eb kullave binjake, 2 protestues t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb gjakosur. P\u00ebrpiqem t\u00eb afrohem. Shoh nj\u00ebrin prej tyre me shami t\u00eb lidhur n\u00eb kok\u00ebn e gjakosur. Nja 6 veta e marrin n\u00eb krah\u00eb dhe me vrap drejtohen p\u00ebr nga ambulanca.<\/p>\n<p>Bulevardi duket si nj\u00eb aren\u00eb gladiator\u00ebsh. Gjak kudo. Marr vesh se t\u00eb plagosurit i kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb Spitalin Ushtarak. Ende nuk dihet gjendja e tyre. Vdiq\u00ebn? Nj\u00ebri? 2? Turma p\u00ebrhap fjal\u00eb se 2 prej t\u00eb plagosurve kan\u00eb vdekur. Ende nuk di gj\u00eb. Sidoqoft\u00eb turma irritohet m\u00eb tep\u00ebr. Tani nuk ka frik\u00eb. Lajmi i p\u00ebrhapur se 2 protestues jan\u00eb q\u00eblluar dhe kan\u00eb vdekur e b\u00ebn m\u00eb nervoze. Disa dhjet\u00ebra demonstrues q\u00ebllojn\u00eb pa pushim me gur\u00eb. Her\u00eb pas here vijoj t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb lidhje telefonike me redaksin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb transmetuar live at\u00eb q\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>Pyetjet jan\u00eb t\u00eb shumta nga studioja. Pasiguria b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe. Mbizot\u00ebron kaosi. Minutat duken si nj\u00eb jet\u00eb. Nuk e shoh or\u00ebn. Telefoni vijon t\u00eb bjer\u00eb pa pushim, miq, familjar\u00eb, puna. Tension. Ende nuk e di se si jan\u00eb t\u00eb plagosurit e \u00e7uar n\u00eb spital. N\u00eb shesh ndodhen ende t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb gjakosur. Por turma nuk ndalet. Dal\u00ebngadal\u00eb fillon t\u00eb err\u00ebsohet. Tashm\u00eb turma \u00ebsht\u00eb reduktuar. Nga ura e Lan\u00ebs e tutje jan\u00eb larguar pjesa m\u00eb e madhe e protestuesve. Ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb kryeministris\u00eb, megjith\u00ebse jan\u00eb shk\u00ebputur paksa.<\/p>\n<p>Nga krahu i Piramid\u00ebs shoh t\u00eb l\u00ebvizin forcat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb, q\u00eb quhen ndryshe dhe FNSH, t\u00eb specializuara p\u00ebr n\u00eb raste t\u00eb tilla. Ato afrohen drejt bulevardit, dhe n\u00eb disa rreshta q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri. Me skafandra, kaska mbrojt\u00ebse ata duken t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb. Por turma nuk ndalet. Q\u00ebllon, q\u00ebllon pa pushim. Sheshi, rruga i p\u00ebrngjan nj\u00eb fushe shahu t\u00eb boshatisur nga gur\u00ebt, pa nj\u00eb fitues.  Ata gur\u00eb q\u00eb disa dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb m\u00eb par\u00eb u vendos\u00ebn nga italian\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e Zogut.<\/p>\n<p>Err\u00ebsira tashm\u00eb ka mb\u00ebrritur, pothuajse totalisht.<\/p>\n<p><strong>RRAHJET<\/strong><\/p>\n<p>Forcat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb hidhen papritur n\u00eb sulm ndaj demonstruesve. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Nga vet\u00ebm 4 metra furgonit vazhdoj raportimin telefonik. N\u00eb bulevard tashm\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb aren\u00eb ndeshjesh. Furia e shkopinjve t\u00eb gom\u00ebs bie pa pushim mbi \u00e7do fytyr\u00eb, trup, kok\u00eb protestuesi q\u00eb gjejn\u00eb para. Ngre z\u00ebrin p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar m\u00eb mir\u00eb n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>3 polic\u00eb disa metra larg meje q\u00ebllojn\u00eb e vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb me skafandra, shkopinj gome e shkelma nj\u00eb djalosh jo m\u00eb shum\u00eb se 15 vje\u00e7. 2 vija gjaku rrjedhin nga hund\u00ebt e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet pa fund. Ndihem keq, dua t\u2019i vij n\u00eb ndihm\u00eb, por nuk mundem.<\/p>\n<p>Nga studioja m\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur di\u00e7ka tjet\u00ebr, kush po q\u00ebllon, k\u00eb? Kaq mund t\u00eb d\u00ebgjoj. Kthej kok\u00ebn nga ana tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb polic i FNSH \u2013 s\u00eb m\u00eb vjen p\u00ebrball\u00eb me shpejt\u00ebsi? \u2013 Po ti mo qen? \u2013 th\u00ebrret. \u2013 Jam gazetar, jam gazetar, \u2013 b\u00ebrtas me t\u00eb madhe sa kam n\u00eb kok\u00eb, e p\u00ebrpiqem t\u2019i b\u00ebj t\u00eb dalluesh\u00ebm kart\u00ebn e gazetarit t\u00eb varur n\u00eb qaf\u00eb. Por m\u00eb vjen i fuqish\u00ebm nj\u00eb shkop gome n\u00eb bark. M\u00eb p\u00ebrkul pak. Mundohem t\u00eb largohem nja 2 metra pas, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen nj\u00eb tjet\u00ebr polic nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Tensioni m\u00eb ka pushtuar t\u00eb gjithin. Nuk di m\u00eb \u00e7\u2019po b\u00ebj. Vet\u00ebm b\u00ebrtas, th\u00ebrras, ul\u00ebras, jam gazetar, jam gazetar. Mendoj se kjo do t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga kthetrat e tyre. Por nuk mjaftohen me kaq. Polici q\u00eb m\u00eb vjen p\u00ebrball\u00eb m\u00eb godet n\u00eb kok\u00eb me skafandr\u00ebn e tij duke m\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb.- Komunist, donit t\u00eb rr\u00ebzonit shtetin? Maskara i m\u2026. T\u00eb q\u2026 Shan pa fund. M\u00eb pas i rr\u00ebzuar n\u00eb gjunj\u00eb shoh edhe 3 forca t\u00eb tjera q\u00eb m\u00eb rrethojn\u00eb e m\u00eb q\u00ebllojn\u00eb pa fund me shkopinj gome e shkelma n\u00eb kok\u00eb,e trup. Dalloj nj\u00eb civil q\u00eb vjen p\u00ebrball\u00eb, e me shpejt\u00ebsi m\u00eb godet me gju n\u00eb mjek\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndjej dhimbje. Nuk di \u00e7\u2019b\u00ebj. Vet\u00ebm th\u00ebrras, jam gazetar, jam gazetar. Vijoj t\u00eb th\u00ebrras. Nuk d\u00ebgjojn\u00eb. U jan\u00eb err\u00ebsuar syt\u00eb. Mundohem t\u00eb shp\u00ebtoj. Nuk di se si. Nj\u00eb tjet\u00ebr civil q\u00eb m\u00eb ka rrethuar, m\u00eb merr kart\u00ebn e gazetarit nga qafa, p\u00ebr ta dalluar m\u00eb mir\u00eb. \u2013 Po ti gazetar je o k.. \u2013 Po gazetar jam nuk e shikoni, \u2013 p\u00ebrgjigjem gjys\u00ebm i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm. \u2013Largohen! T\u00eb 8 \u2013 t\u00eb. Ndiej dhimbje n\u00eb trup. Nofull\u00ebn nuk e ndjej, p\u00ebr nj\u00eb moment mendoj se ma kan\u00eb thyer. Ngrihem me v\u00ebshtir\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata largohen me vrap p\u00ebr t\u00eb kapur t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rrahur t\u00eb tjer\u00eb mizorisht. M\u00eb hip\u00ebn nj\u00eb inat. Dua t\u00eb vrapoj edhe un\u00eb t\u00eb godas ndonj\u00ebrin. Por s\u2019m\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>Eci si p\u00ebrgjum\u00ebsh. Jam ende i turbullt. Nofull\u00ebn nuk e ndjej fare. Xhupi m\u00eb \u00ebsht\u00eb grisur, n\u00eb disa an\u00eb t\u00eb tij. Jam t\u00ebr\u00ebsisht i baltosur n\u00eb pantallona. Por nuk ndjej gj\u00eb. Kurrizi m\u00eb dhemb. Edhe koka. Duart m\u00eb dridhen nga inati. Disa lot m\u00eb rrjedhin nga syt\u00eb. Kam mllef. Por nuk di. Kam nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb n\u00eb mjek\u00ebr, por nuk e ndjej, nofulla m\u00eb duket si e thyer. Fjal\u00ebt q\u00eb them nuk i ndjej. Kam shum\u00eb dhimbje.<\/p>\n<p><strong>SPITALI<\/strong><\/p>\n<p>Altini, shoferi, m\u00eb kap p\u00ebrkrahu. \u201cEja t\u00eb t\u00eb \u00e7oj n\u00eb spital, t\u00eb mjekohesh. Je car\u00eb n\u00eb mjek\u00ebr\u201d &#8211;  m\u00eb thot\u00eb. Nisemi! Jam ende i tensionuar. M\u00eb dalin lot nga inati. Dhimbjen n\u00eb trup e ndjej pak, n\u00eb kurriz. Futemi n\u00eb spitalin N\u00ebn\u00eb Tereza, afrohemi pran\u00eb urgjenc\u00ebs. Disa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur, t\u00eb gjakosur p\u00ebrreth. Dikush th\u00ebrret nga dhimbjet. N\u00eb dhom\u00ebn e urgjenc\u00ebs jan\u00eb 3 krevate. Te i fundit, pran\u00eb dritares, ngrihet nj\u00eb djalosh, moshatari im. E ka mbaruar mjekimin. M\u00eb merr doktori dhe m\u00eb ul aty. \u2013 Shtrihu. Ke dhimbje n\u00eb trup p\u00ebrve\u00e7 mjekr\u00ebs? -m\u00eb pyet. M\u00eb ngre kok\u00ebn lart.<\/p>\n<p>Afrohet nj\u00eb fem\u00ebr. \u00cbsht\u00eb police. E pash\u00eb q\u00eb tek dera. \u201c\u2013 Si e ke emrin cuni? \u2013 m\u00eb pyet. \u2013 Nuk mjafton q\u00eb na vrisni, q\u00eb na rrihni, por do na fusni edhe n\u00eb burg tani?\u201d \u2013 p\u00ebrgjigjem i inatosur, ndjej disa t\u00eb dridhura n\u00eb trup. Inat. Ndjej inat. Po, po. Ajo largohet.<\/p>\n<p>Pran\u00eb meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr i gjakosur. Demonstrues. \u00cbsht\u00eb pa ndjenja pothuajse. Vet\u00ebm belb\u00ebzon. K\u00ebmb\u00ebt i ka t\u00eb gjakosura, fytyr\u00ebn gjithashtu, dhe n\u00eb faqe i duket qart\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb kamzhiku. Nj\u00eb vij\u00eb e kuqe e qart\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb kthej kok\u00ebn paksa, dhe d\u00ebgjoj doktorin: \u201c- Mos l\u00ebviz 2 sekonda\u201d. Dora e tij t\u00ebrhiqet prej mjekr\u00ebs sime dhe shoh nj\u00eb fije me gjilp\u00ebr\u00ebn. \u201c\u2013 Po e qep. T\u00eb \u00ebsht\u00eb car\u00eb pak. Por do ta b\u00ebj t\u00eb mos dallohet fare.<\/p>\n<p>T\u00eb duket sikur nuk t\u00eb \u00ebsht\u00eb car\u00eb\u201d, \u2013 m\u00eb inkurajon doktori me k\u00ebto fjal\u00eb. Nuk ndjej dhimbje n\u00eb mjek\u00ebr. Mesa duket \u00ebsht\u00eb ende e nxeht\u00eb. \u201c\u2013 S\u2019ke pse nevrikosesh. As t\u00eb m\u00ebrzitesh. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu te ne. Ti shiko sh\u00ebndetin t\u00ebnd! Un\u00eb t\u00eb vendosa 4 penj\u00eb n\u00eb mjek\u00ebr. Por nuk do t\u00eb t\u00eb duken fare, hi\u00e7, edhe pasi t\u00eb sh\u00ebrohesh!\u201d \u2013 m\u00eb thot\u00eb mjeku i thinjur n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ohem prej aty. Doktori m\u00eb fashon. M\u00eb jep nj\u00eb qese akull p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb faqe, te plaga. Nj\u00eb tjet\u00ebr i gjakosur vjen n\u00eb radh\u00eb. Edhe nj\u00eb tjet\u00ebr. Nuk kan\u00eb fund. Q\u00ebndrojn\u00eb te dera. Por ende mendoj p\u00ebr demonstruesin ngjitur me mua n\u00eb dhom\u00ebn e mjekimit.  Ja ku del n\u00eb nj\u00eb krevat. \u201c \u2013 Ka hemorragji t\u00eb brendshme nga goditjet,  \u2013 d\u00ebgjoj nj\u00eb infermiere aty pran\u00eb. Ndihem keq. Si  ai jan\u00eb goditur shum\u00eb, shum\u00eb!<\/p>\n<p>Q\u00ebndroj n\u00eb k\u00ebmb\u00eb jasht\u00eb n\u00eb korridor. Her\u00eb pas here d\u00ebgjohet ndonj\u00eb e b\u00ebrtitur nga dhimbjet. Arena qendrore tani \u00ebsht\u00eb kaluar nga bulevardi n\u00eb spital. Nj\u00eb list\u00eb emrash \u00ebsht\u00eb e gatshme nga policja me uniform\u00eb te dera p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb apel k\u00ebdo q\u00eb hyn e del. I gjith\u00eb stafi i urgjenc\u00ebs n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Doktor\u00ebt. Infermieret. Ata me m\u00eb shum\u00eb probleme, m\u00eb r\u00ebnd\u00eb i kalojn\u00eb nga reparti tjet\u00ebr i nd\u00ebrhyrjeve kirurgjikale. Nj\u00eb kaos i organizuar n\u00eb spital. Disa prej infermiereve shohin. E din\u00eb q\u00eb jemi gazetar\u00eb. Bashk\u00eb me koleg\u00ebt. Shoferi, Altini m\u00eb thot\u00eb se po vjen prokurori p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncimin.  Q\u00ebndrojm\u00eb rreth 5 minuta aty. Nd\u00ebrkoh\u00eb mbaj qesen e akullit n\u00eb mjek\u00ebr. Dhimbjet fillojn\u00eb t\u00eb shtohen n\u00eb trup.<\/p>\n<p>Prokurori quhet Fatos. M\u00eb vjen p\u00ebrball\u00eb bashk\u00eb me 2 ndihm\u00ebsit e tij. \u201c\u2013Si je? Do t\u00eb b\u00ebsh denoncim? \u2013 m\u00eb pyet. \u2013 Po, po, do b\u00ebj, \u2013 ia kthej. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai i drejtohet ndihm\u00ebsit t\u00eb tij, merr bllokun e fillon t\u00eb m\u00eb pyes\u00eb p\u00ebr ngjarjen. Kush m\u00eb goditi, ku isha, e t\u00eb tjera formalitete si k\u00ebto. P\u00ebrgjigjem dal\u00ebngadal\u00eb. Mjekr\u00ebn tani e ndjej m\u00eb shum\u00eb. Erblina m\u00eb thot\u00eb se 2 nga protestuesit kishin vdekur. Kap kok\u00ebn me dor\u00eb. Nuk flas. Hesht. S\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them. 2 jet\u00eb kan\u00eb ikur tashm\u00eb. Atje, pik\u00ebrisht atje n\u00eb sheshin ku isha un\u00eb. O Zot i madh!<\/p>\n<p>P\u00ebrfundoj denoncimin. Jap gjeneralitetet. Fatosi m\u00eb merr numrin e telefonit e m\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb shkoj dit\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebj ekspertiz\u00ebn mjeko \u2013 ligjore. Largohemi prej aty. I afrohem doktorit, e falenderoj edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn. Pas lem\u00eb 2 koleg\u00ebt si dhe disa dhjet\u00ebra t\u00eb rrahur, plagosur, goditur, q\u00eb presin t\u00eb marrin mjekim. Hipim n\u00eb makin\u00eb e largohemi drejt pun\u00ebs. Telefoni nd\u00ebrkoh\u00eb bie pa pushim, puna, familja, shok\u00eb, miq t\u00eb shqet\u00ebsuar. Kishin marr\u00eb vesh pjesa m\u00eb e madhe. P\u00ebrpiqem t\u00eb flas m\u00eb disa prej tyre.<\/p>\n<p>Temperatura m\u00eb rritet, dua t\u00eb largohem sa m\u00eb shpejt. Hipi n\u00eb makin\u00eb bashk\u00eb me grupin e xhirimit. Ndihem p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb pas goditjeve i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Q\u00ebndroj p\u00ebr pak n\u00eb nj\u00eb farmaci e marr disa qet\u00ebsues p\u00ebr dhimbjet. Rruga m\u00eb duket nj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Qyteti m\u00eb jep p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb varreze. Asgj\u00eb nuk l\u00ebviz. Ndonj\u00eb makin\u00eb tek\u2013 tuk. Si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebrsh\u00ebndetem me shoferin e hyj n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebrpiqem t\u00eb shtrihem pak, t\u00eb qet\u00ebsohem. Nuk mundem. Hap pak televizorin. Flitet p\u00ebr demonstrat\u00ebn. T\u00eb vdekur. Ka t\u00eb vdekur. Nuk m\u00eb hiqet nga mendja ai djaloshi q\u00eb rrah\u00ebn barbarisht polic\u00ebt. Vet\u00ebm gjak shquhej n\u00eb fytyr\u00ebn e tij. E ata t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm e gjuanin, e vazhdonin s\u00ebrish, pa pushim.<\/p>\n<p>O Zot, ku po jetojm\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pasigurt. Ndjej se edhe un\u00eb mund t\u00eb isha nj\u00ebri prej viktimave n\u00eb nj\u00eb shesh pa em\u00ebr, nj\u00eb bulevard vras\u00ebs. Jo thjesht i rrahur.<\/p>\n<p>Katastrof\u00eb. \u00cbsht\u00eb ende 21 Janar\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elton Dono m\u00eb 21 janar, pak para se t\u00eb goditej nga policia Nga Elton Dono M\u00cbNGJESI Nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nis si t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. \u00cbsht\u00eb e premte, 21 janar. Zgjedh t\u00eb kaloj nga bulevardi p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, ku pak m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mbahet edhe demonstrata e paralajm\u00ebruar nga opozita. Nj\u00eb prezenc\u00eb e ul\u00ebt njer\u00ebzish. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Elton Dono m\u00eb 21 janar, pak para se t\u00eb goditej nga policia Nga Elton Dono M\u00cbNGJESI Nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nis si t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. \u00cbsht\u00eb e premte, 21 janar. Zgjedh t\u00eb kaloj nga bulevardi p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, ku pak m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mbahet edhe demonstrata e paralajm\u00ebruar nga opozita. Nj\u00eb prezenc\u00eb e ul\u00ebt njer\u00ebzish. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-06T20:58:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi\",\"datePublished\":\"2011-06-06T20:58:40+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-06T20:58:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\"},\"wordCount\":4099,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\",\"name\":\"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-06T20:58:40+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-06T20:58:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Elton Dono m\u00eb 21 janar, pak para se t\u00eb goditej nga policia Nga Elton Dono M\u00cbNGJESI Nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nis si t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. \u00cbsht\u00eb e premte, 21 janar. Zgjedh t\u00eb kaloj nga bulevardi p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, ku pak m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mbahet edhe demonstrata e paralajm\u00ebruar nga opozita. Nj\u00eb prezenc\u00eb e ul\u00ebt njer\u00ebzish. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-06T20:58:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi","datePublished":"2011-06-06T20:58:40+00:00","dateModified":"2011-06-06T20:58:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/"},"wordCount":4099,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/","name":"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg","datePublished":"2011-06-06T20:58:40+00:00","dateModified":"2011-06-06T20:58:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/elton_dono.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"REPORTAZHI PREKES\/ 21 janari n\u00eb syt\u00eb e mi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8534"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8534\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}