{"id":8523,"date":"2011-06-06T16:31:53","date_gmt":"2011-06-06T15:31:53","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8523"},"modified":"2011-06-06T16:31:53","modified_gmt":"2011-06-06T15:31:53","slug":"gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/","title":{"rendered":"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli"},"content":{"rendered":"<p><strong>AFRIM IMAJ<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Efterpi Skendi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<em><strong>Efterpi Skendi<\/strong> (<strong>Pasko<\/strong>) duke rr\u00ebfyer p\u00ebr \u201cPanorama\u201d<\/em><\/p>\n<p>Kur flet p\u00ebr jet\u00ebn e Mitrush Kutelit, bashk\u00ebshortja e tij i shmanget periudh\u00ebs s\u00eb burgut. K\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb dramatike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar rezulton e kot\u00eb, nd\u00ebrsa gruaja q\u00eb ka ndar\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs me t\u00eb p\u00ebrmend arsyet pse heziton t\u2019i kthehet k\u00ebsaj historie.  \u201cDhimitri, sa ishte gjall\u00eb nuk foli kurr\u00eb p\u00ebr dit\u00ebt e burgut, madje as kur rrinim vet\u00ebm\u201d, kujton ajo duke zbardhur nj\u00eb breng\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb tij. Sidoqoft\u00eb, Efterpi Skendi (Pasko), nga m\u00ebnyra si shprehet p\u00ebr t\u00eb shoqin, nuk mund ta fsheh\u00eb deri n\u00eb fund l\u00ebndimin e p\u00ebrjetuar gjat\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ca m\u00eb tep\u00ebr kur u kthehet dokumenteve q\u00eb i ka besuar n\u00eb form\u00ebn e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb pabotuara, librave t\u00eb censuruar dhe letr\u00ebs s\u00eb lamtumir\u00ebs, shkruar para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, destinuar vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj pjese t\u00eb trisht\u00eb, gruaja e poetit t\u00eb shquar ruan mjaft kujtime t\u00eb tjera, q\u00eb nga njohja n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs, dasma n\u00eb Kor\u00e7\u00ebn e porsa\u00e7liruar, g\u00ebzimi i lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, e deri te miq\u00ebsit\u00eb e sinqerta me Sterio Spasen, Eqrem \u00c7abejn, Vedat Kokon\u00ebn, Nonda Bulk\u00ebn, Zisa Cikulin, Mustafa G\u00ebrb\u00eblleshin, Sk\u00ebnder Luarasin, Petraq Kolovic\u00ebn etj. N\u00eb rr\u00ebfimin p\u00ebr \u201cPanorama\u201d, bashk\u00ebshortja e Kutelit t\u00eb madh zbulon nj\u00eb mori faktesh e ngjarjesh t\u00eb panjohura nga jeta e shkrimtarit dhe poetit t\u00eb shquar q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb si rrall\u00ebkush n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026<\/p>\n<p><strong>Zonja Efterpi, cila ka qen\u00eb ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb keni p\u00ebrjetuar nga bashk\u00ebjetesa 20-vje\u00e7are me Kutelin?<\/strong><br \/>\nKemi p\u00ebrjetuar g\u00ebzime e dhimbje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, por m\u00eb e ve\u00e7anta ka qen\u00eb periudha e burgut, ajo q\u00eb i shkaktoi vdekjen e parakohshme. P\u00ebr t\u00eb Dhimitri nuk foli asnj\u00ebher\u00eb, duke na mbajtur larg k\u00ebsaj historie deri n\u00eb fund. Nuk donte t\u2019i kujtonte vuajtjet dhe kuraj\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn i p\u00ebrballoi ato. Bile mendonte se t\u2019u rikthehesh atyre vend e pa vend \u00ebsht\u00eb e padobishme. Kjo ishte bindja e tij deri n\u00eb dit\u00ebn kur nd\u00ebrroi jet\u00eb, pavar\u00ebsisht brengave q\u00eb mori me vete\u2026<\/p>\n<p><strong>Para se t\u00eb flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb kthehemi pak n\u00eb retrospektiv\u00ebn e lidhjes tuaj. Kur jeni njohur me Kutelin?<\/strong><br \/>\nNjohja me t\u00eb ka qen\u00eb di\u00e7ka e rastit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jemi takuar n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb te nj\u00eb miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt. Ka qen\u00eb pranvera e vitit 1945. Aty filloi edhe lidhja, pastaj fejesa. Gati pas nj\u00eb viti, m\u00eb sakt\u00eb m\u00eb 28 prill t\u00eb vitit 1946, b\u00ebm\u00eb martes\u00ebn. Dhimitri nuk b\u00ebri dasm\u00eb. Ai mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit e mi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb familja e tij kishte p\u00ebrjetuar disa fatkeq\u00ebsi. Italian\u00ebt i kishin vrar\u00eb babain dhe e kishin djegur bashk\u00eb me sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Pogradec. Pas dasm\u00ebs jetuam n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb Mitrushi kishte marr\u00eb me qira te Shallvaret\u2026<\/p>\n<p><strong>Pra, ju u martuat kur Mitrushi vazhdonte t\u00eb punonte n\u00eb bank\u00eb\u2026<\/strong><br \/>\nDhimitri kishte filluar pun\u00eb n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 1943. Ishte diplomuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb Universitetin e Bukureshtit. Profesionin si bankier e kishte nisur n\u00eb Rumani, fill pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve. Pas kthimit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr rreth nj\u00eb vit punoi si drejtor i SASTEB dhe m\u00eb pas n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare. N\u00eb vitin 1946 dha dor\u00ebheqjen\u2026<\/p>\n<p><strong>Me \u00e7far\u00eb e arsyetonte largimin nga Banka, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb vendi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ekspert si Mitrushi?<\/strong><br \/>\nMbaj mend q\u00eb vendimi i tij ishte di\u00e7ka e papritur. Kur e pyesja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, rezervohej shum\u00eb, bile ndiente nj\u00eb lloj bezdie. M\u00ebnyra si reagonte, s\u00eb paku me mua, t\u00eb linte t\u00eb kuptoje se motivet kishin qen\u00eb t\u00eb forta. Sidoqoft\u00eb, ai u mjaftua me nj\u00eb shpjegim zyrtar q\u00eb ua kishte dh\u00ebn\u00eb autoriteteve t\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt ishin shok\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebrohej gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe?<\/strong><br \/>\nDhimitri kishte shum\u00eb shok\u00eb e miq. Kishte t\u00eb njohur gjat\u00eb studimeve n\u00eb Rumani, ish-koleg\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kishte punuar n\u00eb bank\u00eb, bashk\u00ebmoshatar\u00eb nga Pogradeci etj. T\u00eb gjith\u00eb i respektonte. Nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb af\u00ebrtit ishin Sterio Spase, Eqrem \u00c7abej, Vedat Kokona, Ilia Mitrushi, Nonda Bulka, Zisa Cikuli, Mustafa G\u00ebrblleshi, Sk\u00ebnder Luarasi e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Me se u angazhua Mitrushi pas largimit nga Banka?<\/strong><br \/>\nShk\u00ebputja nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga banka pasoi me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shumta. Para s\u00eb gjithash i duhej nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura p\u00ebr jetes\u00eb. Mori vesh se do t\u00eb hapej Instituti i Folklorit dhe shpresoi p\u00ebr t\u2019u sistemuar aty. Bile, sipas nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrgatiti edhe nj\u00eb tekst t\u00eb folklorit. Po ndodhi q\u00eb hapja e Institutit po zgjaste dhe kjo i shtonte brengat. Duke qen\u00eb n\u00eb pritje vazhdonte t\u00eb shkruante e t\u00eb p\u00ebrkthente.<\/p>\n<p>Bisedonte p\u00ebr to me Sterio Spasen, Nonda Bulk\u00ebn e Vedat Kokon\u00ebn. Ata e vler\u00ebsonin shum\u00eb pun\u00ebn e tij. Ishte koha kur n\u00eb bibliotekat tona kishte mungesa nga fondi i librave t\u00eb koh\u00ebs. Fakti q\u00eb Dhimitri zot\u00ebronte disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kryeveprave i kishte lexuar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, vler\u00ebsohej nga miqt\u00eb e tij si nj\u00eb avantazh n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb kompletuar fondin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb kjo periudha kur ai shqip\u00ebroi disa nga kryeveprat bot\u00ebrore dhe u b\u00eb i njohur midis krijuesve t\u00eb koh\u00ebs\u2026<\/p>\n<p><strong>Ndodhi q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebrkonte pun\u00eb, e arrestuan\u2026<\/strong>At\u00eb \u00e7ast e kam n\u00eb sy si tani. Data sh\u00ebnonte 16 maj \u201847, ishte dit\u00eb e enjte. Po rrinim n\u00eb sht\u00ebpi te Shallvaria, kur u d\u00ebgjuan trokitje t\u00eb forta n\u00eb der\u00eb. E para dola un\u00eb. \u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Dhimitri?\u201d, m\u00eb pyet\u00ebn tre burra t\u00eb armatosur dhe u fut\u00ebn brenda. \u201cDhimit\u00ebr Pasko, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, je i arrestuar!\u201d, i tha nj\u00ebri prej tyre. E mor\u00ebn pa e prangosur. Sakaq nj\u00eb grup tjet\u00ebr nisi t\u00eb kontrolloj\u00eb banes\u00ebn n\u00eb \u00e7do skut\u00eb. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja\u2026<\/p>\n<p><strong>Kur u takuat pastaj me Mitrushin?<\/strong><br \/>\nDeri dit\u00ebn e gjyqit me Dhimitrin nuk pat\u00ebm asnj\u00eb takim. N\u00eb izolim ku ishte i \u00e7onim vet\u00ebm ushqime e veshmbathje, si gjith\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb tjer\u00eb. Nuk b\u00ebhej ta takonim. \u00c7do p\u00ebrpjekje q\u00eb b\u00ebja, ishte e kot\u00eb. Bile edhe dit\u00ebn q\u00eb doli n\u00eb gjyq, nuk dinim gj\u00eb. Lajmin p\u00ebr d\u00ebnimin e tij na e dhan\u00eb polic\u00ebt e sh\u00ebrbimit kur po i \u00e7onim ushqim. Ata na than\u00eb se tani do t\u00eb kishim mund\u00ebsi edhe p\u00ebr ta takuar. Na caktuan bile edhe dit\u00ebn dhe or\u00ebn e takimit. Aty mor\u00ebm vesh se ishte d\u00ebnuar pes\u00eb vjet. K\u00ebshtu q\u00eb Dhimitrin e takuam disa dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb gjyqit. Kishte kaluar gati nj\u00eb vit pa e par\u00eb me sy. Me mua n\u00eb at\u00eb takim ishte motra e tij, Sterio Spasija me t\u00eb shoqen dhe Sotir Sinjari me t\u00eb shoqen\u2026<\/p>\n<p><strong>N\u00eb cilin kamp e \u00e7uan pas procesit gjyq\u00ebsor?<\/strong><br \/>\nPasi u njoha me vendimin e gjyqit, un\u00eb shkova n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Q\u00ebndrova te njer\u00ebzit e mi disa dit\u00eb dhe u ktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb zon\u00ebn e Qaf\u00ebs s\u00eb Than\u00ebs, makina n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtoja u shk\u00ebmbye me autokolon\u00ebn q\u00eb transferonte t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr n\u00eb kampin e Vlo\u00e7ishtit. Dhimitri q\u00eb ishte ulur n\u00eb karrocerin\u00eb e nj\u00ebrit prej kamion\u00ebve m\u00eb dalloi sip\u00ebr karroceris\u00eb s\u00eb makin\u00ebs ku kisha hipur, pasi na ishte prishur makina me t\u00eb cil\u00ebn u nis\u00ebm nga Kor\u00e7a dhe m\u00eb thirri n\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>Sa e pash\u00eb, i thirra dhe un\u00eb. E p\u00ebrsh\u00ebndeta dhe vazhdova rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb kampin e Vlo\u00e7ishtit, ku e \u00e7uan, ishte i d\u00ebnuar edhe v\u00ebllai im. Dhimitri aty q\u00ebndroi shtat\u00eb muaj. Prej andej e soll\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Lajmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb na i solli im v\u00eblla me nj\u00eb telegram nga kampi. Kjo na leht\u00ebsoi disi, pasi do ta kishim m\u00eb af\u00ebr dhe do ta takonim m\u00eb shpesh. Megjithat\u00eb arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb transferimit i mor\u00ebm vesh m\u00eb von\u00eb\u2026.<\/p>\n<p><strong>Pra, pse e soll\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong><br \/>\nN\u00eb Tiran\u00eb e soll\u00ebn p\u00ebr ta bashkuar me nj\u00eb grup tjet\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarish me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb punonte p\u00ebr p\u00ebrkthime t\u00eb ndryshme. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb detyruar, q\u00eb gjithsesi p\u00ebr ne vler\u00ebsohej me e volitshme nga ajo e Vlo\u00e7ishtit\u2026<\/p>\n<p><strong>Aty i b\u00ebri t\u00eb gjitha vitet e burgut?<\/strong><br \/>\nDhimitri ishte d\u00ebnuar pes\u00eb vjet, por b\u00ebri vet\u00ebm dy, pasi p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb e zuri nj\u00eb amnisti q\u00eb u shpall n\u00eb vitin \u201849. K\u00ebshtu, m\u00eb 28 prill t\u00eb vitit 49 u lirua. Lirimin e tij e mora vesh rast\u00ebsisht. N\u00eb dit\u00eb teksa shkoja n\u00eb rrug\u00ebn e Fortuzit, pash\u00eb nj\u00eb grumbull njer\u00ebzish q\u00eb mbanin para duarve nj\u00eb gazet\u00eb \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d. Nj\u00ebri prej tyre lexonte me v\u00ebshtir\u00ebsi list\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarve q\u00eb p\u00ebrfitonin nga nj\u00eb amnisti i porsashpallur. Hyra mes tyre dhe me takt mora n\u00eb dor\u00eb gazet\u00ebn, duke filluar t\u00eb lexoj emrat nj\u00eb nga nj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonin me v\u00ebmendje. Diku nga mesi i list\u00ebs, dallova emrin e Dhimitrit dhe ngriva nga g\u00ebzimi. Sakaq, u lash\u00eb gazet\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe u nisa me vrap n\u00eb drejtim t\u00eb burgut.<\/p>\n<p><strong>Testamenti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt: Duajeni vendin dhe gjuh\u00ebn deri n\u00eb vuajtje<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mitrush Kuteli me te shoqen\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mitrush_kuteli_me_gruan.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<em>Mitrush Kuteli me te shoqen <\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb letr\u00ebn e lamtumir\u00ebs, q\u00eb \u201cmjeshtri i fjal\u00ebs s\u00eb shkruar\u201d ka l\u00ebn\u00eb para vdekjes, m\u00eb s\u00eb pari k\u00ebshillon f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb \u201cmos u shqas\u00eb zemra kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, as kur do t\u00eb vuajn\u00eb pa faj\u201d, duke vazhduar me p\u00ebrjetimet nga terreni i let\u00ebrsis\u00eb, \u201cnj\u00eb tok\u00eb kjo tek g\u00eblojn\u00eb gjarp\u00ebrinjt\u00eb e t\u00eb vrasin shok\u00ebt, se u b\u00ebn hije\u201d. Po \u00e7far\u00eb thot\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb tekstin e testamentit Mitrush Kuteli, gjeniu i letrave shqipe <\/em><\/p>\n<p>E dashur Efterpi,<br \/>\nK\u00ebt\u00eb letr\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb, ndofta, e fundit, desha t\u00eb ta shkruaj me dor\u00eb, po nuk mund. Sot nuk e kam dor\u00ebn t\u00eb sigurt, m\u00eb dridhet. Ti s\u2019je k\u00ebtu. Ke shkuar me Pandin n\u00eb Rrushkull p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Poliksenin dhe Atalant\u00ebn. T\u00eb nxita m\u00eb shum\u00eb un\u00eb. Nga brenga, nga malli. Jam vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi. Doruntina ka shkuar t\u00eb loz\u00eb me vajzat e Bajramit.<\/p>\n<p>Mendjen e kam t\u00eb turbullt nga pagjum\u00ebsia, nga \u00ebndrat e k\u00ebqia. Kur u ngrita, ti po b\u00ebheshe gati p\u00ebr n\u00eb Rrushkull. Kok\u00ebn e kisha, dhe e kam, t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ti shkove m\u00eb 7 e gjysm\u00eb. Pas 5 minuta ardhi Ilua i Sterjos e m\u00eb solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli.. Sipas mendjes sime shp\u00ebtoi. E kam zili. Vdekja \u00ebsht\u00eb prehja e madhe, shk\u00ebputja nga dhembjet. V\u00ebrtet, edhe nga gazet, por n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur njeriu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb, i m\u00ebrzitur, vdekja \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim: nga dhembjet fizike dhe shpirt\u00ebrore. Q\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb r\u00ebnda. Ti e di sa dhembje t\u00eb tilla kam pasur n\u00eb koh\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra, q\u00eb ti ma di, \u00ebsht\u00eb se si pasoje e tyre nuk jam i zoti t\u00eb punoj, t\u00eb krioj, t\u00eb paguaj buk\u00ebn q\u00eb m\u00eb jep shteti p\u00ebr vete e p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Un\u00eb s\u2019kam qen\u00eb e s\u2019dua t\u00eb jem kurr\u00eb parazit. Po \u00e7\u2018t\u00eb b\u00ebj, grua? S\u2019mund. Kok\u00ebn e kam t\u00eb turbullt. (\u2026) Letr\u00ebn e nisa p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb: t\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit porosit\u00eb e mija t\u00eb fundit. M\u00eb fal se t\u00eb m\u00ebrzit. Un\u00eb t\u2019i kam th\u00ebn\u00eb kaq her\u00eb. Ta kam helmuar jet\u00ebn, sepse edhe mua ma kan\u00eb helmuar t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe s\u2019kam q\u00ebn\u00eb i zoti ta mbaj helmin p\u00ebr vete, si\u00e7 m\u00eb takon. Ky qoft\u00eb helmi i fundit q\u00eb po t\u00eb sjell.<\/p>\n<p>Ne u bashkuam, rrojtm\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb vjete stuhie: burg, urbaniz\u00ebm, hotel. Po at\u00ebhere kisha sh\u00ebndet dhe i kap\u00ebrxeva t\u00eb gjitha. Tani, ti e di.. I di dit\u00ebt dhe netet e mija. S\u00ebmundjet dhe brengat m\u00eb brehn\u00eb, m\u00eb h\u00ebng\u00ebrn. Un\u00eb e shoh tani vdekjen si nj\u00eb lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, m\u00eb \u00e7ik. M\u00eb vjen keq se do t\u2019i le f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vegj\u00ebl, pa krah, mbase n\u00eb vobekt\u00ebsi t\u00eb madhe, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u arritur synimeve. Pensioni im nuk do t\u00eb mjaftoj\u00eb. S\u2019kam \u201cvjete sh\u00ebrbimi\u201d.<\/p>\n<p>Domosdo, 22 vjet jasht\u00eb. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por k\u00ebta vjete pune nuk peshojn\u00eb p\u00ebr efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur t\u00eb pushojn\u00eb pasionet dhe urrejtjet, shteti yn\u00eb mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb pun\u00ebs sime s\u00eb kaluar: n\u00eb gazetari dhe let\u00ebrsi, q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb njom\u00eb, dhe sidomos n\u00eb fush\u00ebn ekonomike. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkrimeve t\u00eb mija \u2013 shqip dhe rumanisht \u2013 jan\u00eb aty, n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare. Disa njer\u00ebz i din\u00eb p\u00ebrpjekjet e mija kund\u00ebr kapitalit italian, kund\u00ebr grabitjeve gjermane.<\/p>\n<p>Kam punuar pa interes vetiak, bile kund\u00ebr intereset vetiak. Nuk kam ndjekur kurr\u00eb pasurimin tim, sepse ky pasurim mund t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm me dy mjete: me vjedhje (ka nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb m\u00ebnyra vjedhjeje dhe un\u00eb s\u2019kam p\u00ebrdorur asnj\u00ebr\u00ebn) dhe me tradh\u00ebti, duke u sh\u00ebrbyer t\u00eb huajve p\u00ebr t\u00eb grabitur vendin dhe duke marr\u00eb para p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Zgjodha rrug\u00ebn e kund\u00ebrt: luft\u00ebn kund\u00ebr atyre q\u00eb donin t\u00eb grabisnin, atyre q\u00eb grabisnin. Nuk i ndala dot t\u00eb t\u00ebra, jo se s\u2019desha, jo se kisha interes,po se s\u2019munda. Kaq munda, kaq b\u00ebra. Kund\u00ebr grabitjeve italiane, kund\u00ebr grabitjeve gjermane, kund\u00ebr grabitjeve jugosllave.<\/p>\n<p>Nuk zgjodha kurr\u00eb udh\u00ebn e rehatit vetjak, udh\u00ebn e \u201curt\u00eb e but\u00eb e lug\u00ebn plot\u201d. Kam punuar shum\u00eb, kam dashur shum\u00eb, kam gabuar shum\u00eb. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. T\u00eb kam treguar se gjerman\u00ebt do t\u00eb m\u00eb varnin p\u00ebrpara bashkis\u00eb, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedh\u00ebs s\u00eb re q\u00eb donin t\u00eb b\u00ebnin. M\u00eb shp\u00ebtoi fati. Nuk do t\u00eb skuqem kurr\u00eb nga turpi as me veprimin tim n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb \u00e7lirimit. Punova si i marr\u00eb, luftova kund\u00ebr grabitjeve jugosllave. Aq m\u00eb fort nuk mund t\u00eb skuqem nga turpi p\u00ebr veprimtarin\u00eb time praktike \u2013 n\u00eb fush\u00ebn ekonomike \u2013 n\u00eb Rumani. Edhe atje kund\u00ebr gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam pasur gjithnj\u00eb, si bir i nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl, nj\u00eb urrejtje t\u00eb madhe kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb zez\u00eb \u201cpopuj mbi popuj\u201d ose \u201ct\u00eb m\u00ebdhenj mbi t\u00eb vegj\u00ebl\u201d, por \u201cpopuj p\u00ebrkrah popujsh\u201d. Ky parim ka ushqyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme dhe t\u00eb pavet\u00ebdijshme, automatikisht,veprimtarin\u00eb time. Kam q\u00ebn\u00eb kund\u00ebr rus\u00ebve, sepse ata mbajn\u00eb n\u00ebn vete dhe shkomb\u00ebtarizojn\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb, kund\u00ebr gjerman\u00ebve sepse kan\u00eb shfryt\u00ebzuar dhe zhdukur popuj t\u00eb tjer\u00eb, kund\u00ebr englez\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ar\u00ebsye. Biri i nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl nuk mund t\u00eb b\u00ebnte ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb Rumani kam luftuar, aq sa mund t\u00eb luftoj\u00eb nj\u00eb njeri i vog\u00ebl, kund\u00ebr shfryt\u00ebzimit t\u00eb kapitalit vendas dhe t\u00eb huaj. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Nj\u00eb nga pasojet e para ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201csked\u00eb e zez\u00eb\u201d n\u00eb aparatin gjerman t\u00eb Vjen\u00ebs, m\u00eb 1940-41. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201csked\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d ardhi e m\u00eb foli dikush n\u00eb bank\u00eb: \u201c\u00c7\u2019po b\u00ebn k\u00ebshtu? Nuk di \u00e7\u2018t\u00eb pret? Pse kund\u00ebrshton q\u00eb v\u00ebndin e kapitalit \u00e7ifut ta zer\u00eb kapitali m i k gjerman?\u201d Un\u00eb di nj\u00eb gj\u00eb: kapitali s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb m i k, po vet\u00ebm k a p i t a l.<\/p>\n<p>Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron p\u00ebr fitime. Dhe fitimet s\u2019kan\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mbaruar. Nj\u00ebja k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet dy, dyja kat\u00ebr, katra tet\u00eb, mija dhjet\u00eb mij\u00eb, milioni qindmilion e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb d\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnj\u00eb i varf\u00ebr) di se fitimi i vjet\u00ebr nuk ngopet me fitim t\u00eb ri, si\u00e7 nuk ngopet deti me uj\u00eb. Do t\u00eb m\u00eb njoh\u00eb dhe do t\u00eb m\u00eb kuptoj\u00eb dikush, t\u00eb pakt\u00ebn pas vdekjes? Nuk di.<\/p>\n<p>Desha t\u00eb m\u00eb kuptonte dhe njihte jo p\u00ebr nder e lavdi, po q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mij \u2013 t\u00eb cil\u00ebve u le trash\u00ebgim pun\u00ebn dhe \u00ebndrat e mija \u2013 t\u00eb mos vuajn\u00eb p\u00ebr buk\u00eb sa jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb ndjekin studimet dhe t\u00eb gjejn\u00eb udh\u00ebn e tyre n\u00eb jet\u00eb. Jam i sigurt\u00eb se po t\u00eb vler\u00ebsohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim puna dhe p\u00ebrpjekjet e mija n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, f\u00ebmij\u00ebt nuk do t\u00eb vuanin. Nisa t\u00eb shkruaj nj\u00eb letr\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr lamtumire, dhe u nxeva \u2013 ndonse m\u00eb bu\u00e7asin vesh\u00ebt e m\u00eb dhemb koka prapa \u2013 dhe shiko se ku arrita.<\/p>\n<p>D\u00ebgjo!<br \/>\nShenjat nuk i kam t\u00eb mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem p\u00ebr n\u00eb zyr\u00eb a p\u00ebr sh\u00ebtitje dhe m\u00eb priten k\u00ebmb\u00ebt, m\u00eb mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ila\u00e7e. Netet i kam sk\u00ebterr\u00eb, si\u00e7 e di vet\u00eb. K\u00ebto t\u00eb gjitha thon\u00eb se nuk e kam t\u00eb gjat\u00eb. Pra mos u hidh\u00ebro se po t\u00eb porosit edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>1. Kur t\u00eb vdes mos b\u00ebni lajm\u00ebrime nga ato q\u00eb ngjiten n\u00ebp\u00ebr muret. Vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb i takon atij q\u00eb vdes dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Pse ta dij\u00eb bota? S\u2019dua!<br \/>\n2. Dikur kisha dashur t\u00eb varrosesha n\u00eb Pogradec, pran\u00eb babajt e n\u00ebn\u00ebs ose lart n\u00eb g\u00ebshtenjat, n\u00eb Sh\u00ebn e Djel\u00eb. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb. Varrosm\u00ebni k\u00ebtu, n\u00eb Tiran\u00eb. Gjith Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb! Nuk dua asnj\u00eb shkrim mbi varr. Vet\u00ebm nj\u00eb kryq, si babaj, gjyshi, st\u00ebrgjyshi.<br \/>\n3. (\u2026)<br \/>\n4. F\u00ebmij\u00ebt i porosit ta duan vendin dhe gjuh\u00ebn ton\u00eb gjer n\u00eb vuajtje.<br \/>\nT\u00eb mos u shqas\u00eb zemra kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb as kur do t\u00eb vuajn\u00eb pa faj. Atdheu \u00ebsht\u00eb atdhe, bile at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb vret. K\u00ebtu kan\u00eb lindur, k\u00ebtu t\u00eb rrojn\u00eb me mish e shpirt, qoft\u00eb edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kan\u00eb prirje p\u00ebr let\u00ebrsi. Le t\u00eb mbarojn\u00eb studimet n\u00eb ndonj\u00eb deg\u00eb praktike \u2013 ajo, fizik\u00eb; ay, mjek\u00ebsi ose ndonj\u00eb fakultet tjet\u00ebr, fjala vjen, p\u00ebr ar\u00ebsimtar \u2013 dhe le t\u00eb merren edhe me let\u00ebrsi. Por jo si profesjon kryesor.<\/p>\n<p>Profesionismi n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb v\u00ebndin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, nj\u00eb rrug\u00eb vuajtjesh, buka e tij \u00ebsht\u00eb e hidhur. E hidhur, them, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb s\u2019di marifete dhe hipokrizira. Tereni i let\u00ebrsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb tek g\u00eblojn\u00eb gjarprinjt\u00eb. T\u00eb vrasin shok\u00ebt, se iu b\u00ebn hije. Dhe kur nuk u b\u00ebn hije do t\u00eb thot\u00eb se nuk je i zoti p\u00ebr let\u00ebrsi. Dor\u00ebshkrimet ja u le atyre t\u00eb dyve, sidomos Pandeliut. T\u00eb mos i prek\u00eb askush! Ay do t\u00eb rritet, do lexoj\u00eb sh\u00ebnimet e parealizuara, do t\u2019i p\u00ebrpunoj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb grumbulloj\u00eb m\u00eb par\u00eb shum\u00eb kultur\u00eb. Talenti, prirja nuk vlejn\u00eb asgj\u00eb pa pun\u00eb, pa kultur\u00eb.<\/p>\n<p>Askush t\u00eb mos m\u00eb prek\u00eb dor\u00ebshkrimet para se t\u00eb m\u00eb rritet djali! I vini n\u00eb ark\u00eb, i mbyllni!<br \/>\nPolikseni dhe Atalant\u00eb! Pandeli dhe Doruntin\u00eb! T\u00eb doni nj\u00ebri tjetrin, t\u00eb ndihmoni nj\u00ebri tjetrin, t\u00eb duroni nj\u00ebri tjetrin! Mos vini re vog\u00eblsirat, mos u grindni p\u00ebr vog\u00eblsira, p\u00ebr asgj\u00eb. Hithni tutje inatin, se ay \u00ebsht\u00eb burim i shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave. P\u00ebrpiqi t\u00eb mos ju rritet m\u00ebndja. Inati dhe mendjemadh\u00ebsia na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. Na prishn\u00eb. Zemra juaj t\u00eb mos njoh\u00eb urrejtjen, grindjen, m\u00ebrin\u00eb. Urt\u00ebsi,but\u00ebsi, zem\u00ebrgj\u00ebr\u00ebsi! Hapni syt\u00eb p\u00ebr \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebni n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta mund t\u00eb prishet nga nj\u00eb hap i gabuar, vet\u00ebm nga nj\u00eb hap. Pastaj vin\u00eb greminat. Kur t\u2019ju vij\u00eb koha, martohuni. T\u00eb d\u00ebgjoni z\u00ebrin e zemr\u00ebs, po edhe t\u00eb ar\u00ebsyes. Shpesh zemra t\u00eb shpje n\u00eb udh\u00eb t\u00eb gabuar, n\u00eb qoft\u00eb se nuk e drejton ar\u00ebsyeja. Mos i k\u00ebrkoni shum\u00eb jet\u00ebs, sepse jeta \u00ebsht\u00eb koprace n\u00eb mir\u00ebsi. Mos \u00ebnd\u00ebroni ato q\u00eb nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e m\u00ebngjezit, q\u00eb sjell m\u00ebndjemadh\u00ebsin\u00eb. Do t\u2019i k\u00ebrkoni jet\u00ebs aq sa mund t\u2019ju jap\u00eb. Mos m\u00eb qani! Mbahuni! Un\u00eb e rrojta jet\u00ebn, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t\u2019ju shohin t\u00eb tjer\u00ebt kur qani.<\/p>\n<p>M\u00eb d\u00ebgjoni? Lot\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kot\u00eb. Kush vdes nuk ngjallet. Un\u00eb asq\u00eb dua t\u00eb ngjallem, asq\u00eb dua ta filloj jet\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri. Mjaft! K\u00ebt\u00eb porosi mos e shkelni. Efterpi, m\u00eb fal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebrzitje t\u00eb fundit! Mbahu dhe jepu zem\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve. B\u00ebj si\u00e7 t\u00eb porosita. Mos ndrysho asgj\u00eb. Nuk dua njer\u00ebz n\u00eb varrimin tim. M\u00eb t\u00eb shumtit vin\u00eb p\u00ebr sehir, p\u00ebr form\u00eb. Un\u00eb i kam urryer ngahera varrimet e buj\u00ebshme, me kallaball\u00ebk. Edhe disa fjal\u00eb: kuptohet se nuk do t\u00eb lajm\u00ebrosh as njer\u00ebzit e tu, k\u00ebtu ose n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Foqit dhe Nestit. (\u2026)<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrqafoj, t\u00eb lutem t\u00eb m\u00eb fal\u00ebsh dhe lamtumir\u00eb.<\/p>\n<p>Yti, Dhimitraq<br \/>\n<em>11 korrik, 1966<\/em>. Tiran\u00eb.(e h\u00ebn\u00eb)<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\n<strong>Kur troket n\u00eb port\u00ebn e Efterpi Paskos n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Streha ku jeton e shoqja e Mitrush Kutelit, ndodhet diku p\u00ebrball\u00eb restorant \u201cDurr\u00ebsit\u201d, n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati me tulla silikate. Pas trokitjeve n\u00eb port\u00eb, na fton t\u00eb futemi brenda e zonja e sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb v\u00ebshtrimin e par\u00eb na rr\u00ebmben moria e librave dhe rregulli i p\u00ebrsosur n\u00eb vendosjen e objekteve, pas t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb dora dhe p\u00ebrkujdesja e gruas q\u00eb na uron mir\u00ebseardhjen me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl si shushurim\u00eb. \u00cbsht\u00eb njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i shkrimtarit elegant dhe p\u00ebrkthyesit t\u00eb st\u00ebrfuqish\u00ebm, njohur n\u00eb koh\u00ebn e vet si nj\u00eb makineri e pashtershme, Dhimit\u00ebr Paskos apo Mitrush Kutelit.<br \/>\nMegjith\u00ebse e thyer n\u00eb mosh\u00eb, ka ruajtur di\u00e7ka nga rinia e saj, q\u00eb duket n\u00eb fluidrin\u00ebn e t\u00eb servirurit t\u00eb kafes\u00eb dhe brisht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb shprehurit. Nga m\u00ebnyra si reagon kur e pyet p\u00ebr jet\u00ebn me Mitrushin (n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebrmend emrin Dhimit\u00ebr), t\u00eb kujton njeriun q\u00eb krenohet me zgjidhjen q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Pa\u00e7ka se i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb st\u00ebrmundohet shum\u00eb me daktilografimin e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb gjigandit t\u00eb letrave shqip, q\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt e kalibrit t\u00eb tij, q\u00ebndroi nj\u00eb her\u00eb para trupit gjykues, duke u d\u00ebnuar me pes\u00eb vite n\u00eb burg. Efterpi ka qen\u00eb lexuesja e par\u00eb, shijuesja e par\u00eb e prodhimeve t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb sofistikuar me dy emra \u2013 Dhimit\u00ebr Pasko dhe Mitrush Kuteli. (Ende sot, shum\u00ebkush ngat\u00ebrron emrin e v\u00ebrtet\u00eb me pseudonimin). Ajo pranon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka nga jeta e t\u00eb shoqit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezervohet t\u2019i kthehet pjes\u00ebs s\u00eb burgut. Ashtu si dikush refuzon t\u00eb tregoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e keqe q\u00eb ka par\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sidoqoft\u00eb, 88-vje\u00e7arja q\u00eb ka ndar\u00eb p\u00ebr 20 vjet g\u00ebzimet dhe hallet me Kutelin e madh, nuk heziton t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr brengat e tij, dor\u00ebshkrimet e pabotuara, librat e sakatuar nga censura, e deri te testamenti i mbyllur n\u00eb sirtar, i destinuar p\u00ebr t\u2019u lexuar pas vdekjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AFRIM IMAJ Efterpi Skendi (Pasko) duke rr\u00ebfyer p\u00ebr \u201cPanorama\u201d Kur flet p\u00ebr jet\u00ebn e Mitrush Kutelit, bashk\u00ebshortja e tij i shmanget periudh\u00ebs s\u00eb burgut. K\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb dramatike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar rezulton e kot\u00eb, nd\u00ebrsa gruaja q\u00eb ka ndar\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs me t\u00eb p\u00ebrmend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"AFRIM IMAJ Efterpi Skendi (Pasko) duke rr\u00ebfyer p\u00ebr \u201cPanorama\u201d Kur flet p\u00ebr jet\u00ebn e Mitrush Kutelit, bashk\u00ebshortja e tij i shmanget periudh\u00ebs s\u00eb burgut. K\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb dramatike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar rezulton e kot\u00eb, nd\u00ebrsa gruaja q\u00eb ka ndar\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs me t\u00eb p\u00ebrmend [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-06-06T15:31:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli\",\"datePublished\":\"2011-06-06T15:31:53+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-06T15:31:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\"},\"wordCount\":4147,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\",\"name\":\"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-06-06T15:31:53+00:00\",\"dateModified\":\"2011-06-06T15:31:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"AFRIM IMAJ Efterpi Skendi (Pasko) duke rr\u00ebfyer p\u00ebr \u201cPanorama\u201d Kur flet p\u00ebr jet\u00ebn e Mitrush Kutelit, bashk\u00ebshortja e tij i shmanget periudh\u00ebs s\u00eb burgut. K\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb dramatike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar rezulton e kot\u00eb, nd\u00ebrsa gruaja q\u00eb ka ndar\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs me t\u00eb p\u00ebrmend [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-06-06T15:31:53+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli","datePublished":"2011-06-06T15:31:53+00:00","dateModified":"2011-06-06T15:31:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/"},"wordCount":4147,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/","name":"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg","datePublished":"2011-06-06T15:31:53+00:00","dateModified":"2011-06-06T15:31:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/efterpi_skendi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gruaja-e-shkrimtarit-brengat-qe-mori-me-vete-mitrush-kuteli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gruaja e shkrimtarit: Brengat q\u00eb mori me vete Mitrush Kuteli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8523"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8523"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8523\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}