{"id":836,"date":"2009-12-13T11:03:26","date_gmt":"2009-12-13T10:03:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=836"},"modified":"2009-12-13T11:03:26","modified_gmt":"2009-12-13T10:03:26","slug":"a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\" border=\"0\" alt=\"Rexhep Meidani\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Rexhep Meidani<\/strong>, <em>12.12.2009<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb 8 dhjetor 2009, duke iu drejtuar Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (ICJ), gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr ekzaminimin e k\u00ebrkes\u00ebs serbe kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi legal i Departamentit t\u00eb Shtetit, Harold Koh, theksoi se deklarimi i pavar\u00ebsis\u00eb ishte i vetmi opsion i duhur ndaj nj\u00eb politike gjenocidi e pastrimi etnik n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Ballkanit. Ai, aty, i kund\u00ebrvihet prer\u00eb \u201cargumentin\u201d rus se Serbia tashm\u00eb na qenka b\u00ebr\u00eb e mir\u00eb, se ajo nuk paraqet m\u00eb rrezik p\u00ebr Kosov\u00ebn (gj\u00eb q\u00eb, sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesit rus\u00eb, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebqeverisje t\u00eb saj brenda Serbis\u00eb!).<\/p>\n<p>P\u00ebr Koh-un, shk\u00ebputja e Kosov\u00ebs ishte \u201cvullneti i popullit\u201d t\u00eb saj pas d\u00ebshtimit t\u00eb diskutimeve p\u00ebr arritjen e nj\u00eb zgjidhje politike. Sipas tij, Kosova, me k\u00ebt\u00eb shpallje pavar\u00ebsie as nuk ka cenuar ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, as nuk ka k\u00ebrkuar ndonj\u00eb opinion nga gjykata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Bile, ligji nd\u00ebrkomb\u00ebtar as nuk i ndalon, as nuk i autorizon deklaratat e pavar\u00ebsis\u00eb, por varet thjesht nga vendet an\u00ebtare e OKB-s\u00eb q\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb apo t\u00eb mos i p\u00ebrfillin deklarata t\u00eb tilla. Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb, ky deklarim i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cka sjell\u00eb stabilitetin e nevojsh\u00ebm n\u00eb Ballkan, duke iu ofruar t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb rajonit nj\u00eb t\u00eb ardhme europiane\u201d, madje duke e mbyllur p\u00ebrfundimisht librin e asaj, q\u00eb quhej Jugosllavi. Pra, ShBA-s\u00eb (s\u00eb bashku me 62 shtete t\u00eb tjera) e konsideron tashm\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur, krahas shtetit t\u00eb Serbis\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebto shtete, jan\u00eb pjes\u00eb integrale t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane.<\/p>\n<p>Po ashtu, vendimi i k\u00ebsaj gjykate nuk \u00ebsht\u00eb detyrues p\u00ebr Kosov\u00ebn. Por, Serbia thjesht po p\u00ebrpiqet me k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb pengoj\u00eb nj\u00eb njohje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb saj. Kjo edhe pse nga 29 vendet, q\u00eb kan\u00eb plot\u00ebsuar peticionet (d\u00ebshmit\u00eb) e veta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, 15 mb\u00ebshtesin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe 14 mb\u00ebshtesin Beogradin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Serbia dhe aleati i saj, Rusia, vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e njohin Kosov\u00ebs, duke e konsideruar shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb si shkelje t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb rezolut\u00ebs 1244. Bile, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi rus n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb pretendoi p\u00ebrpara gjykat\u00ebs se njohja e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb shp\u00ebrhapte nj\u00eb sinjal t\u00eb gabuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizjet separatiste, kudo n\u00eb bot\u00eb. Por, ai harroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb \u201cstandardet\u201d reale ruse, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Gjeorgji&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Rusia e Putinit shpesh ka rrezatuar dopio-standardet e veta. Ata, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, nuk jan\u00eb fare demokratike, as brenda shoq\u00ebris\u00eb ruse, as n\u00eb lidhje me fqinj\u00ebt jo sllav\u00eb. Madje, gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh, ata mbartin pozicionime e orientime fashistoide, edhe pse me pamje \u201cmoderne\u201d! P.sh., Rusia, nga nj\u00ebra an\u00eb, e ka shtypur me eg\u00ebrsi l\u00ebvizjen \u00e7e\u00e7ene shekullore p\u00ebr pavar\u00ebsi, kurse, nga ana tjet\u00ebr, ka njohur menj\u00ebher\u00eb shk\u00ebputjen nga Gjeorgjia t\u00eb rajoneve t\u00eb Abkhazis\u00eb dhe t\u00eb Osetis\u00eb Jugore, si shtete t\u00eb pavarura. Po ashtu, edhe kur Milloshevi\u00e7i e klika e tij (e mb\u00ebshtetur nga forcat serbe policore, ushtarake e paramilitare), aplikoi nj\u00eb politik\u00eb neofashiste gjenocidi e pastrimi etnik mbi popullin e Kosov\u00ebs, Rusia, fillimisht, e mb\u00ebshteti hapur k\u00ebt\u00eb politik\u00eb; m\u00eb tej, kur krimet sh\u00ebtit\u00ebn ekranet e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, ajo mbylli syt\u00eb; dhe, n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb mos u diskredituar m\u00eb shum\u00eb para popullit t\u00eb saj dhe bot\u00ebs demokratike, ajo u bashkua me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por ama p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar, aq sa mund t\u00eb shp\u00ebtohej nga Serbia dhe \u201c\u00ebndrrat\u201d e saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb, politika e Presidentit Obama \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb \u201crind\u00ebrtimin\u201d e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb jashtme t\u00eb ShBA-s\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes, demokracis\u00eb dhe zhvillimit. Madje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr jan\u00eb studiuar dhe programuar dhe ato me Rusin\u00eb. Por, natyra e sotme e regjimit rus e b\u00ebn praktikisht t\u00eb pamundur ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Rusia e Putinit vazhdon t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb retorik\u00eb imperialiste, brenda nj\u00eb \u201cloje force\u201d, n\u00eb ndjekje t\u00eb aspiratave t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, edhe me synimin e legjitimitetit t\u00eb qeverisjes dhe kryetarit t\u00eb saj. Bile, p\u00ebr aq koh\u00eb q\u00eb Rusia k\u00ebrkon t\u00eb rivendos\u00eb \u201cdominimin e saj perandorak\u201d mbi ish shtetet sovjetike, marr\u00ebdh\u00ebniet ShBA- Rusi mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00ebn qeverisjen e Putinit, Rusia \u00ebsht\u00eb larguar mjaft nga demokracia, institucionet demokratike gati jan\u00eb kthyer n\u00eb \u201ckufoma\u201d dhe partia e tij n\u00eb pushtet \u201cRusia e Bashkuar\u201d kontrollon aktualisht politik\u00ebn e institucionet, ushtron trysnin\u00eb e plot\u00eb deri n\u00eb paraliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile e medias. T\u00eb fort\u00ebt (jo pak me prejardhje nga policia e fsheht\u00eb apo ushtria) dominojn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb elit\u00ebn drejtuese, shteti kontrollon industrit\u00eb kryesore, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, mbrojtjes, minierave e manifakturave. Pavar\u00ebsisht, gjoja pretendimeve t\u00eb fuqizimit t\u00eb Presidentit Medvedev (q\u00eb nga zgjedhja e tij n\u00eb pranver\u00eb 2008) apo t\u00eb pseudo-p\u00ebrplasjeve t\u00eb tij me kryeministrin, \u201cudh\u00ebheq\u00ebsi komb\u00ebtar\u201d i v\u00ebrtet\u00eb dhe i padiskutuesh\u00ebm mbetet Kryeministri Putin, s\u00eb bashku me avangard\u00ebn e tij politike. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb e ka rritur m\u00eb tej mosbesimin e t\u00eb huajve brenda dhe jasht\u00eb Rusis\u00eb. Bile, glorifikimi i t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb, i kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamje zyrtare, dhe mb\u00ebshtetja popullore p\u00ebr Putinin, ndryshimet e tij antidemokratike e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb mosbesimi akoma m\u00eb t\u00eb zymt\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe agresivitetin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme p\u00ebr legjitimitetin e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij apo t\u00eb regjimit jodemokratik t\u00eb sajuar.<\/p>\n<p>Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr konsolidimin e nj\u00eb shteti populist autoritarist. Por, kufiri midis nj\u00eb autoritarizmi represiv dhe atij fashist (apo \u201cfashistoid\u201d, n\u00eb kuptimin modern) \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsisht i dalluesh\u00ebm. Bile, zhvillimet e sotme ruse, n\u00eb nj\u00eb paralele historike, nuk dallojn\u00eb shum\u00eb pak nga ato t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb apo t\u00eb pas Vajmarit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto hap\u00ebsira u rr\u00ebzuan perandorit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, \u201c\u00e7nderimi\u201d (humilacioni) u konsiderua i thell\u00eb, deformimet dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike apo korrupsioni i madh u b\u00ebn\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsuese, duke faj\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sistemin demokratik dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cQet\u00ebsia\u201d u gjet tek hiper-nacionalizmi, krenaria e tejpompuar, glorifikimi dhe qeverisja me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, individ\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb fort\u00eb apo udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb llojit populist &#8211; karizmatik e formatuan fuqin\u00eb e tyre, duke shfryt\u00ebzuar \u201cmjetet demokratike\u201d dhe \u201cgatishm\u00ebrin\u00eb\u201d popullore p\u00ebr dominimin e tyre autoritar e diktatorial, deri duke u demonstruar muskujt grupimeve politike opozitare, shoq\u00ebris\u00eb civile e medias, apo mosp\u00ebrfilljes dhe kund\u00ebrv\u00ebnies ndaj q\u00ebndrimeve e reagimeve t\u00eb jashtme, pozicionimeve shoviniste ndaj fqinj\u00ebve, etj. Ky ishte hitlerianizmi (nazizmi e nazistifikimi, fashizmi e fashistizimi) i Gjermanis\u00eb (Italis\u00eb) s\u00eb viteve 30-t\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb rastin e Rusis\u00eb sot, ai shihet si nj\u00eb akumulim fashistoid fuqie n\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb \u201cmoderne\u201d, me zgjedhje problematike apo rritje t\u00eb gjithanshme trysnie. Krahas p\u00ebrdorimit t\u00eb rubineteve t\u00eb naft\u00ebs, shkohet deri aty sa, n\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb till\u00eb, t\u00eb shprehet admirim p\u00ebr gjeneralin Denikin, q\u00eb vuri me \u201chekur e zjarr\u201d n\u00ebn kontroll Ukrain\u00ebn e vitit 1919. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, si reagim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj nj\u00eb Ukraine t\u00eb sotme \u201crefuzuese\u201d, q\u00eb lufton t\u2019i afrohet standardit t\u00eb nj\u00eb qeverisje demokratike Per\u00ebndimore. Por, e till\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cteknologjia fashistoide\u201d! Kjo edhe pse termi fashiz\u00ebm (fascismo) ka si origjin\u00eb fjal\u00ebn fasces (lat.) apo fascio (ital.), q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb tuf\u00eb apo grumbull shkopinjsh apo shufrash q\u00eb, t\u00eb vendosur s\u00eb bashku, shfryt\u00ebzoheshin si simbol i forc\u00ebs apo fuqis\u00eb s\u00eb bashkimit. P.sh., n\u00eb rastin e Rom\u00ebs s\u00eb Lasht\u00eb, p\u00ebrdorej nj\u00eb tuf\u00eb shufrash t\u00eb bashkuara rreth nj\u00eb boshti p\u00ebr t\u00eb simbolizuar autoritetin e nj\u00eb magjistrati civil. Por jo p\u00ebr t\u00eb sintetizuar padrejt\u00ebsin\u00eb, mbytjen e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb apo dajakun, shtypjen dhe vrasjet e kund\u00ebrshtar\u00ebve!&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Duke kujtuar shembuj t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb mbi l\u00ebvizjet fashiste e social-nacionaliste, t\u00eb duket si i pamundur rilul\u00ebzimi i k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve apo konceptimeve vrastare, n\u00eb dit\u00ebt tona. Por, nuk \u00ebsht\u00eb tamam ashtu. Nuk duhen harruar konfiguracione politike si ai i L\u00ebpenit (Jean-Marie le Pen, i cili, edhe pse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aksidentale, n\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb Franc\u00eb doli n\u00eb balotazh me Shirakun), ai i Hajderit (Jorg Haider vdiq para pak koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb aksident automobilistik) partia e t\u00eb cilit ishte pjes\u00eb e koalicionit qeveritar t\u00eb Shuselit (Wolfgang Schussel), n\u00eb Austri, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, ndryshe nga Gjermania e pas luft\u00ebs, u rishfaq shum\u00eb shpejt partia e Musolinit dhe e ithtar\u00ebve t\u00eb tij, e cila, fatmir\u00ebsisht, n\u00ebn dor\u00ebn reformuese t\u00eb Finit (Gianfranco Fini) u shnd\u00ebrrua nga nj\u00eb parti e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti politike t\u00eb qendr\u00ebs. Dhe e gjitha kjo, edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reformimit politik t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb evropiane. Sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb forma rrezatuese dhe emancipuese e k\u00ebsaj bashk\u00ebsie, i till\u00eb ishte mobilizimi i fuqish\u00ebm i qytetarit francez ndaj tronditjes zgjedhore me L\u00ebpenin (si kandidat fashistoid) n\u00eb balotazh, apo trysnia e gjithanshme evropiane e amerikane p\u00ebr shmangien e populistit Hajder (si politikan fashistoid) n\u00eb qeverin\u00eb austriake, etj&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, populizmi e turm\u00ebzimi, neopolitikat ekonomike-mediatike t\u00eb ndrydhjes e trysnis\u00eb ndaj grupimeve opozitare, sulmet e p\u00ebrditshme ndaj drejtuesve politik\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs apo medias joqeveritare dhe politikat fashistoide, n\u00eb variantet moderne demagogjike e spekulative; kan\u00eb ecur gjithmon\u00eb n\u00eb paralel me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ato, diku kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, diku kan\u00eb d\u00ebshtuar. Por, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ka p\u00ebrjetuar Gjermania e viteve 30-t\u00eb, bile duke p\u00ebrndjekur e gjurmuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb deri n\u00eb \u201cbirat\u201d familjare, madje edhe duke i eliminuar ata. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb situatat e dikurshme fashiste apo n\u00eb situatat moderne fashistoide, jan\u00eb shpalosur gjithnj\u00eb me zell, krahas kultivimit t\u00eb frik\u00ebs, dhun\u00ebs fizike e orale, edhe imitimi e \u201cpseudo-arsyetimi\u201d, servilizmi e sh\u00ebrbimi bajat, si manifestime deri n\u00eb absurd i besnik\u00ebris\u00eb qorre ndaj liderit. Madje, arrihet deri aty sa t\u00eb futen n\u00eb funksionim t\u00eb nj\u00ebjtat shprehje, akuza, fyerje, deri artikulime z\u00ebri, gjeste e mimika. Sa shpesh t\u00eb duket sikur d\u00ebgjon po ata pllaka t\u00eb dikurshme, mjaft m\u00eb t\u00eb g\u00ebrvishtura gramafoni!&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb situat\u00eb jodemokratike po p\u00ebrjeton Rusia e sotme e Putinit, apo Bjellorusia e Llukashenkos. K\u00ebt\u00eb rrezikojn\u00eb dhe mjaft demokraci t\u00eb reja kur rritet apatia shoq\u00ebrore e mbyllen syt\u00eb e qytetarit. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytetar me sy t\u00eb hapur ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria! Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytetar ka nevoj\u00eb edhe Kosova, n\u00eb rrug\u00ebn e pakthyeshme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe qeverisjes demokratike. P\u00ebrndryshe gabimet e shum\u00ebfishuara individuale e kolektive, ushqimi i ndarjeve dhe p\u00ebrplasjeve politike, refrenet deri psikopatike t\u00eb p\u00ebrditshme mund t\u00eb trashen deri n\u00eb rrezikshm\u00ebri sociale!&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Meidani, 12.12.2009 N\u00eb 8 dhjetor 2009, duke iu drejtuar Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (ICJ), gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr ekzaminimin e k\u00ebrkes\u00ebs serbe kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi legal i Departamentit t\u00eb Shtetit, Harold Koh, theksoi se deklarimi i pavar\u00ebsis\u00eb ishte i vetmi opsion i duhur ndaj nj\u00eb politike gjenocidi e pastrimi etnik n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rexhep Meidani, 12.12.2009 N\u00eb 8 dhjetor 2009, duke iu drejtuar Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (ICJ), gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr ekzaminimin e k\u00ebrkes\u00ebs serbe kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi legal i Departamentit t\u00eb Shtetit, Harold Koh, theksoi se deklarimi i pavar\u00ebsis\u00eb ishte i vetmi opsion i duhur ndaj nj\u00eb politike gjenocidi e pastrimi etnik n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-13T10:03:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?!\",\"datePublished\":\"2009-12-13T10:03:26+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-13T10:03:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\"},\"wordCount\":1958,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\",\"name\":\"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-13T10:03:26+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-13T10:03:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rexhep Meidani, 12.12.2009 N\u00eb 8 dhjetor 2009, duke iu drejtuar Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (ICJ), gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr ekzaminimin e k\u00ebrkes\u00ebs serbe kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi legal i Departamentit t\u00eb Shtetit, Harold Koh, theksoi se deklarimi i pavar\u00ebsis\u00eb ishte i vetmi opsion i duhur ndaj nj\u00eb politike gjenocidi e pastrimi etnik n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-13T10:03:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?!","datePublished":"2009-12-13T10:03:26+00:00","dateModified":"2009-12-13T10:03:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/"},"wordCount":1958,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/","name":"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","datePublished":"2009-12-13T10:03:26+00:00","dateModified":"2009-12-13T10:03:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-eshte-gjithmone-e-dukshme-sjellja-moderne-fashistoide\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme sjellja \u201cmoderne\u201d fashistoide?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/836"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/836\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}