{"id":8347,"date":"2011-05-26T14:38:04","date_gmt":"2011-05-26T13:38:04","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8347"},"modified":"2011-05-26T14:38:04","modified_gmt":"2011-05-26T13:38:04","slug":"kthimi-i-dinjitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/","title":{"rendered":"Kthimi i dinjitetit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>robelli@bluewin.ch<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Nj\u00eb proces \u00e7lirimtar: pranvera e revolucionit arab n\u00eb syt\u00eb e shkrimtarit maroken Tahar Ben Jelloun<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>1. Nata e pafaj\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb kaloj\u00eb edhe pak koh\u00eb derisa t\u00eb v\u00ebrehen p\u00ebrmasat e zhvillimeve politike n\u00eb bot\u00ebn arabe. Me k\u00ebto l\u00ebvizje tektonike q\u00eb hallakat\u00ebn pozitivisht shoq\u00ebrit\u00eb arabe do t\u00eb merren shkenc\u00ebtar\u00ebt, publicist\u00ebt, organizatat joqeveritare, institutet. S\u00eb shpejti do t\u00eb botohen veprat e para, studimet, analizat gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Rr\u00ebzimi i regjimeve n\u00eb Tunizi dhe Egjipt, protestat masive n\u00eb Jemen, Siri, Libi e Bahrain kan\u00eb ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht rrethanat gjeostrategjike jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Befas shtresa deri m\u00eb tani joaktive t\u00eb popullsis\u00eb dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb prira kryesisht prej t\u00eb rinjve, dhe k\u00ebrkuan as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb se kthimin e dinjitetit t\u00eb shkelur me decenie nga regjimet semidiktatoriale. Mposhtja e frik\u00ebs e solli revolucionin arab. Kur mposhtet frika, at\u00ebher\u00eb rr\u00ebzohen muret, t\u00eb cilat i rrethojn\u00eb pushtetar\u00ebt e korruptuar, t\u00eb cil\u00ebt me energji kriminale pla\u00e7kitin vendin, terrorizojn\u00eb popullsin\u00eb, torturojn\u00eb kritik\u00ebt e regjimit dhe i mbajn\u00eb ata me vite n\u00eb burgje. N\u00eb pritje t\u00eb veprave t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr revolucionin arab tashm\u00eb n\u00eb librarit\u00eb evropiane gjendet nj\u00eb lib\u00ebr i vog\u00ebl \u2013 i vog\u00ebl si v\u00ebllim (128 faqe), por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si analiz\u00eb dhe rr\u00ebfim.<\/p>\n<p>Autor i librit me titullin \u201cPranvera arabe. Mbi rikthimin e dinjitetit arab\u201d \u00ebsht\u00eb Tahar Ben Jelloun (lexo: Zhelun), i lindur n\u00eb vitin 1944 n\u00eb F\u00e9s t\u00eb Marokut, i cili jeton n\u00eb Paris dhe Tanger (Marok). Jelloun njihet si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Magrebit n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge. P\u00ebr romanin e tij \u201cNata e pafaj\u00ebsis\u00eb\u201d, ai n\u00eb vitin 1997 u shp\u00ebrblye me \u201cPrix Goncourt\u201d. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb ai ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e opinionit me romane dhe ese mbi nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb e bot\u00ebs myslimane\/arabe me Per\u00ebndimin. Eseja e tij \u201cBabi, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb islami\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim mes prindit dhe t\u00eb bij\u00ebs mbi religjionin e profetit Muhamed dhe keqp\u00ebrdorimin e tij nga hileqar\u00ebt ekstremist\u00eb fetar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2. Pla\u00e7kit\u00ebs dhe kasap\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Ben Jelloun i prijn\u00eb dy ese t\u00eb shkurtra mbi mentalitetin e Hosni Mubarakut, sundimtarit shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Egjiptit, t\u00eb cilin e d\u00ebboi nga pushteti zem\u00ebrimi disajavor i popullit, dhe Ben Aliut, kryetarit po ashtu t\u00eb rr\u00ebzuar t\u00eb Tunizis\u00eb. Si shum\u00eb lider\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vendeve fqinje edhe Mubarak e shihte veten si t\u00eb pavdeksh\u00ebm, bashk\u00eb me pushtetin e tij. Ai e b\u00ebri Egjiptin shtet privat, ku vendoste p\u00ebr gjith\u00e7ka, kontrollonte \u00e7do deg\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kishte njer\u00ebzit e tij. Mubarak, si\u00e7 shkruan Jelloun, ka grumbulluar aq shum\u00eb para, saq\u00eb do t\u2019i duheshin disa jet\u00eb q\u00eb t\u2019i harxhonte. Pasuria e tij vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb rreth 70 miliard\u00eb dollar\u00eb. Kjo shum\u00eb marramend\u00ebse supozohet t\u00eb jet\u00eb e deponuar n\u00eb banka zvicerane (t\u00eb cilat pas largimit t\u00eb Mubarakut ngrin\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave) dhe britanike. Klani i Mubarakut kishte bler\u00eb patundshm\u00ebri n\u00eb Lond\u00ebr, New York dhe Los Angeles.<\/p>\n<p>T\u00eb bijt\u00eb e Mubarakut thuhet se disponojn\u00eb me nj\u00eb pasuri prej 8 dhe 17 miliard\u00eb dollar\u00ebsh. N\u00eb Per\u00ebndim, Mubaraku shihej me toleranc\u00eb, sepse prej vitesh e kishte pozicionuar veten si garant t\u00eb luftimit t\u00eb islamizimit politik. Po ashtu ai ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore me Izraelin. Lider\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bot\u00ebror\u00eb ishin shpesh mysafir\u00eb t\u00eb tij. Edhe n\u00eb vendet e Gjirit Persik, Mubaraku perceptohej si lider i rajonit, prandaj despot\u00ebt e Arabis\u00eb Saudite u hidh\u00ebruan tep\u00ebr me presidentin amerikan Barack Obama, i cili, pas shum\u00eb ngurrimeve, hoqi dor\u00eb nga Mubaraku dhe mb\u00ebshteti l\u00ebvizjen demokratike.<\/p>\n<p>Mubaraku njihej si person q\u00eb s\u2019kishte kurrfar\u00eb humori, madje, si\u00e7 tregon Jelloun, nj\u00ebher\u00eb, kur ishte n\u00eb zenitin e pushtetit, diktatori kishte d\u00ebgjuar se nj\u00eb ngucakeq po tregonte barsoleta p\u00ebr t\u00eb dhe kishte urdh\u00ebruar sh\u00ebrbimin sekret ta gjej\u00eb menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb person goj\u00ebshthurur. Tani, pas rr\u00ebzimit t\u00eb tij, barsoletat p\u00ebr Mubarakun tregohen hapur, postohen n\u00eb internet, qarkullojn\u00eb gjithandej. P\u00ebr shembull: pas rr\u00ebzimit nga pushteti Mubaraku vdes dhe shkon \u2013 ku tjet\u00ebr pos n\u00eb ferr! Atje e presin dy ish-president\u00ebt e Egjiptit, Sadati dhe Naseri. Ata pyesin: \u201cA t\u00eb rroku plumbi apo t\u00eb helmuan?\u201d Mubaraku p\u00ebrgjigjet: \u201cJo, Facebooku\u201d.<\/p>\n<p>I t\u00eb nj\u00ebjtit kalib\u00ebr ishte edhe Ben Aliu, kryetari shum\u00ebvje\u00e7ar i Tunizis\u00eb, i cili m\u00eb 14 janari iku nga vendi i tij dhe tani jeton n\u00eb ekzil, n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Ben Aliu la prapa gjurm\u00ebt e krimit: n\u00eb Franc\u00eb u b\u00eb nj\u00eb list\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb aeroport t\u00eb atjesh\u00ebm po mbahet nj\u00ebri prej avion\u00ebve t\u00eb tij privat\u00eb. Ben Jelloun p\u00ebrshkruan reagimin (fiktiv) t\u00eb Ben Aliut pas vdekjes s\u00eb Mohamed Bouazizit. Ky shtetas n\u00eb dhjetor e kishte lagur veten me benzin\u00eb dhe pastaj ishte vet\u00ebndezur n\u00eb shenj\u00eb proteste kund\u00ebr keqtrajtimeve q\u00eb po ia b\u00ebnte policia. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje n\u00eb Tunizi filloi revolucioni.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm pse ky idiot nuk e kishte frenuar zem\u00ebrimin e tij dhe i kishte djegur rrobat e veta, un\u00eb, q\u00eb u kam sjell mir\u00ebqenie tunizian\u00ebve, sot q\u00ebndroj vet\u00ebm n\u00eb pallatin tim, pa miq, pa lodra, pa asgj\u00eb. Pastaj gjith\u00eb k\u00ebta gazetar\u00eb televiziv\u00eb nga mbar\u00eb bota q\u00eb m\u00eb acarojn\u00eb nervat dhe vet\u00ebm g\u00ebnjeshtra tregojn\u00eb. Koka ime \u00ebsht\u00eb plot imazhe, n\u00eb t\u00eb cilat mediave u interesojn\u00eb vet\u00ebm kaosi, shthurja dhe paniku. \u00c7far\u00eb revolucioni? Nj\u00eb katastrof\u00eb, ata do t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bukur; un\u00eb s\u00eb paku kam sjell miliona turist\u00eb, kam krijuar nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb mesme, i kam ngufatur islamik\u00ebt, kam b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta qet\u00ebsuar bot\u00ebn per\u00ebndimore, por tani t\u00eb gjith\u00eb po heqin dor\u00eb prej meje. Njer\u00ebzit jan\u00eb mosmir\u00ebnjoh\u00ebs. E urrej njer\u00ebzimin. E urrej k\u00ebt\u00eb pallat, k\u00ebt\u00eb aparat klime q\u00eb dominon gjith\u00e7ka, mbajt\u00ebset e letrave p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb duart me kapak\u00eb dukati, i urrej trevat me pamje t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb t\u00eb verdh\u00eb, as ushqimi k\u00ebtu nuk m\u00eb p\u00eblqen.<\/p>\n<p>Por, aq m\u00eb b\u00ebn, s\u2019kam uri m\u00eb, ai bir kurve Bouazizi ma shkat\u00ebrroi jet\u00ebn time! Vendi e deshi kaosin, tash ja ku e ka; le ta shijojn\u00eb, do ta provojn\u00eb deri n\u00eb fund. Tunizian\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull halldup\u00ebsh dhe frikacak\u00ebsh; kur m\u00eb lutnin p\u00ebr poste dhe vendime ata binin n\u00eb gjunj\u00eb. Sot krekosen! Qelb\u00ebsira! D\u00ebshtak\u00eb t\u00eb mjer\u00eb! Si ma b\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu pas gjith\u00eb asaj q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend! Kaloi shum\u00eb koh\u00eb derisa u zgjuan. Nj\u00eb popull gomar\u00ebsh dhe frikacak\u00ebsh pa kurriz. (\u2026) Njer\u00ebzit mendojn\u00eb se si kryetar shteti ti je prej hekuri, prej \u00e7eliku q\u00eb s\u2019ndryshket. Un\u00eb kam zem\u00ebr, ndjenja, i dua kopshtet dhe buqetat me tr\u00ebndafila, e dua jet\u00ebn dhe per\u00ebndimin e diellit sip\u00ebr La Marsa (qytet bregdetar tunizian, v.j.)\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas Tahar Ben Jelloun, mund t\u00eb ket\u00eb menduar diktatori tunizian para se t\u00eb ikte. \u2013 P\u00ebrve\u00e7 Mohamed Bouazizit, nj\u00eb tregtari frutash, i cili me aktin e djegies s\u00eb vetvetes e nisi revolucionin arab nga Tunizia, edhe shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb tjer\u00eb, shpesh moshatar\u00eb t\u00eb bijve t\u00eb pushtetar\u00ebve, ndikuan q\u00eb regjimet e dhunshme t\u00eb rr\u00ebzohen me shpejt\u00ebsi drite. Ben Jelloun i kushton nj\u00eb portret t\u00eb gjat\u00eb prek\u00ebs Bouazizit dhe disa portrete t\u00eb shkurtra viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb Egjipt, si Sajed Bilalit (i vdekur pas keqtrajtimeve) dhe Aiman Nurit, aktivist p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe avokat, i l\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb gjat\u00eb protestave kund\u00ebr Mubarakut.<\/p>\n<p><strong>3. Pranver\u00eb n\u00eb dim\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Revolucioni arab filloi gjat\u00eb dimrit. Furtuna spastruese e shnd\u00ebrroi dimrin n\u00eb pranver\u00eb. Pranver\u00eb arabe! Populli i zem\u00ebruar iu dha fund planeve t\u00eb diktator\u00ebve p\u00ebr transferimin e pushtetit n\u00eb duar t\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve. Mubaraku e kishte p\u00ebrgatitur prej vitesh t\u00eb birin e tij p\u00ebr pasardh\u00ebs n\u00eb post. Nj\u00ebjt\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb edhe diktatori i shkret\u00ebtir\u00ebs libiane Moamar al-Gadafi, p\u00ebr t\u00eb cilin Tahar Ben Jelloun thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i men\u00e7ur dhe m\u00eb pervers se Sadam Huseini. Gadafi, pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb psikopat q\u00eb p\u00ebrmbledh brenda personalitetit t\u00eb tij \u201celemente t\u00eb ndryshme t\u00eb disa diktator\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb pik\u00eblluar historin\u00eb: pak Musolin, pak Stalin, pak Sadam dhe shum\u00eb perversitet vetjak\u201d. N\u00eb Siri nd\u00ebrrimi n\u00eb kreun e dinastis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb: Bashar al-Asadi \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebs i t\u00eb atit Hafiz al-Asad. Asadi i Riu prej jav\u00ebsh \u00ebsht\u00eb duke e shtypur brutalisht l\u00ebvizjen demokratike.<\/p>\n<p>Dyluftimi ende \u00ebsht\u00eb i hapur, epilogu i paqart\u00eb. N\u00eb Jemen p\u00ebrleshja mes forcave t\u00eb presidentit Ali Abdullah Salih dhe protestuesve vazhdon, ndon\u00ebse me intensitet n\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr. Jemeni \u00ebsht\u00eb ndoshta nd\u00ebr vendet e rralla larg p\u00ebrtej Per\u00ebndimit; nj\u00eb vend tamam oriental, ku burrat rreth mesdit\u00ebs dalin n\u00eb pazar dhe blejn\u00eb nj\u00eb lloj bari t\u00eb quajtur kat, t\u00eb cilin e p\u00ebrtypin deri n\u00eb mbr\u00ebmje. 96 p\u00ebr qind e burrave dhe 70 p\u00ebr qind e grave e konsumojn\u00eb katin, i cili ka efekte halucinacioni.<\/p>\n<p>T\u00eb droguar p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb ata v\u00ebshtir\u00eb gjejn\u00eb forc\u00eb p\u00ebr angazhim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik. Ndryshime t\u00eb shpejta nuk priten as n\u00eb Algjeri, mendon Ben Jelloun. Ky vend q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1962 sundohet nga regjimi ushtarak. Protestat e para sivjet u shtyp\u00ebn eg\u00ebrsisht. Vet\u00ebm kur flet p\u00ebr Marokun, atdheun e tij, Ben Jelloun, fatkeq\u00ebsisht, e lavd\u00ebron pa hesap Mbretin n\u00eb vend se t\u00eb kritikoj\u00eb munges\u00ebn e demokracis\u00eb. Kjo i hedh nj\u00eb hije t\u00eb zbeht\u00eb librit.<\/p>\n<p><strong>4. Disfat\u00eb p\u00ebr ekstremist\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet pse Per\u00ebndimi ngurroi gjat\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb revolucionet n\u00eb Tunizi dhe n\u00eb Egjipt ishte frika nga triumfi i partive islamike. Me gjas\u00eb n\u00eb sallonet per\u00ebndimore dhe n\u00eb zyrat e sh\u00ebrbimeve sekrete s\u2019ishte v\u00ebrejtur nj\u00eb ndryshim i madh n\u00eb bot\u00ebn arabe: d\u00ebshira p\u00ebr demokraci, dinjitet, mir\u00ebqenie, shkollim, jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk ishte v\u00ebrejtur as efekti i mjeteve t\u00eb reja t\u00eb komunikimit n\u00eb internet (Facebook, Twitter, Skype). Bart\u00ebse e revolucionit n\u00eb Egjipt dhe Tunizi ishte rinia, jo grupet islamike, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb synojn\u00eb t\u00eb imponojn\u00eb sisteme mesjetare sundimi. \u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo l\u00ebvizje (revolucionare, v.j.) dometh\u00ebn\u00eb disfat\u00eb p\u00ebr islamizmin.<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt islamik\u00eb u befasuan nga p\u00ebrmasa e protestave dhe n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar. Vlera t\u00eb reja, t\u00eb cilat n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb vjetra, kan\u00eb zaptuar terrenin e l\u00ebvizjes protestuese arabe: liria, dinjiteti, drejt\u00ebsia, barazia. Pakoja islamike e software-it \u2013 si\u00e7 e quajn\u00eb disa \u2013 e ka huq qasjen. Facebooku, Twitteri, interneti dhe bot\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrfytyruese e kan\u00eb shporrur diskursin e p\u00ebrgjumsh\u00ebm, anakronik dhe matufosur t\u00eb islamizmit, i cili synonte t\u00eb p\u00ebrhapej p\u00ebrmes iracionalitetit dhe fanatizmit neurotik\u201d, shkruan Ben Jelloun.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli, robelli@bluewin.ch Nj\u00eb proces \u00e7lirimtar: pranvera e revolucionit arab n\u00eb syt\u00eb e shkrimtarit maroken Tahar Ben Jelloun 1. Nata e pafaj\u00ebsis\u00eb Do t\u00eb kaloj\u00eb edhe pak koh\u00eb derisa t\u00eb v\u00ebrehen p\u00ebrmasat e zhvillimeve politike n\u00eb bot\u00ebn arabe. Me k\u00ebto l\u00ebvizje tektonike q\u00eb hallakat\u00ebn pozitivisht shoq\u00ebrit\u00eb arabe do t\u00eb merren shkenc\u00ebtar\u00ebt, publicist\u00ebt, organizatat joqeveritare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kthimi i dinjitetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kthimi i dinjitetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli, robelli@bluewin.ch Nj\u00eb proces \u00e7lirimtar: pranvera e revolucionit arab n\u00eb syt\u00eb e shkrimtarit maroken Tahar Ben Jelloun 1. Nata e pafaj\u00ebsis\u00eb Do t\u00eb kaloj\u00eb edhe pak koh\u00eb derisa t\u00eb v\u00ebrehen p\u00ebrmasat e zhvillimeve politike n\u00eb bot\u00ebn arabe. Me k\u00ebto l\u00ebvizje tektonike q\u00eb hallakat\u00ebn pozitivisht shoq\u00ebrit\u00eb arabe do t\u00eb merren shkenc\u00ebtar\u00ebt, publicist\u00ebt, organizatat joqeveritare, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-26T13:38:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kthimi i dinjitetit\",\"datePublished\":\"2011-05-26T13:38:04+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-26T13:38:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\"},\"wordCount\":1900,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\",\"name\":\"Kthimi i dinjitetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-05-26T13:38:04+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-26T13:38:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kthimi i dinjitetit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kthimi i dinjitetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kthimi i dinjitetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli, robelli@bluewin.ch Nj\u00eb proces \u00e7lirimtar: pranvera e revolucionit arab n\u00eb syt\u00eb e shkrimtarit maroken Tahar Ben Jelloun 1. Nata e pafaj\u00ebsis\u00eb Do t\u00eb kaloj\u00eb edhe pak koh\u00eb derisa t\u00eb v\u00ebrehen p\u00ebrmasat e zhvillimeve politike n\u00eb bot\u00ebn arabe. Me k\u00ebto l\u00ebvizje tektonike q\u00eb hallakat\u00ebn pozitivisht shoq\u00ebrit\u00eb arabe do t\u00eb merren shkenc\u00ebtar\u00ebt, publicist\u00ebt, organizatat joqeveritare, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-26T13:38:04+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kthimi i dinjitetit","datePublished":"2011-05-26T13:38:04+00:00","dateModified":"2011-05-26T13:38:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/"},"wordCount":1900,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/","name":"Kthimi i dinjitetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2011-05-26T13:38:04+00:00","dateModified":"2011-05-26T13:38:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-i-dinjitetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kthimi i dinjitetit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8347"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8347"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8347\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}