{"id":8275,"date":"2011-05-23T15:19:47","date_gmt":"2011-05-23T14:19:47","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8275"},"modified":"2011-05-23T15:19:47","modified_gmt":"2011-05-23T14:19:47","slug":"nje-madheshti-mes-dy-kapakesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\n<em><strong>Mbi shpirtin e librit n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara, nj\u00eb librar rruge n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e leximit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>1. <strong>Galaktika e Gutenbergut<\/strong>.<\/p>\n<p>Kujtesa. Vet\u00ebdija. Vullneti. Men\u00e7uria. Besimi. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb mbeteshin fjal\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta sikur t\u00eb mos ekzistonte libri. N\u00ebse di\u00e7ka nuk sh\u00ebnohet, patjet\u00ebr do t\u00eb harrohet. Nj\u00eb dit\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb. Kur para m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vitesh magazina \u201cTIME\u201d pyeti se cili ishte personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i mij\u00ebvje\u00e7arit q\u00eb po linim prapa, fitimtari ishte i padiskutuesh\u00ebm: Johannes Gutenberg. Si zbulues i shtypjes s\u00eb librave me shkronja l\u00ebviz\u00ebse Gutenberg ndikoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrhapjen e dijes, popullarizimin e librit, zhvillimin e njer\u00ebzimit. Atij, pa asnj\u00eb dyshim, i p\u00ebrket titulli \u201cMan of the Millenium\u201d. Deri n\u00eb zbulimin e shtypjes s\u00eb librit dija ishte e kufizuar n\u00eb disa qarqe t\u00eb ngushta, kryesisht n\u00eb kthina kishtare. Ndryshimet filluan pastaj. Gjysma e dyt\u00eb e mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb shkuar u karakterizua nga libri dhe mund t\u00eb quhet galaktika e Gutenbergut. Hovi i librit t\u00eb shtypur nisi nga Gjermania dhe u zgjerua n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, nj\u00eb lloj cunami bamir\u00ebs kulturor. Fjala e shtypur ruhet, arkivohet, shum\u00ebzohet dhe sh\u00ebrben si referenc\u00eb p\u00ebr gjeneratat e ardhshme. K\u00ebshtu mendonte Gutenberg, kur ia nisi t\u00eb eksperimentoj\u00eb n\u00eb pun\u00ebtorin\u00eb e shkronjave n\u00eb qytetin Mainz. Gutenberg vdiq m\u00eb 1468, po at\u00eb vit kur vdiq edhe Sk\u00ebnderbeu, heroi tragjik i shqiptar\u00ebve. At\u00ebbot\u00eb teknika e Gutenbergut ishte p\u00ebrhapur tashm\u00eb n\u00eb Bamberg, Strassburg, K\u00f6ln, Basel, Rom\u00eb dhe Augsburg. Evropa e kishte zbuluar p\u00ebrfundimisht rrug\u00ebn e drit\u00ebs. N\u00eb viset e banuara me shqiptar\u00eb, nd\u00ebrkaq, pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, horizonti shkonte duke u err\u00ebsuar dhe pushtimi osman duke u eg\u00ebrsuar. Derisa n\u00eb Evrop\u00ebn gjermane, franceze, angleze, mesdhetare, nordike p\u00ebrhapej teknika e shtypjes s\u00eb librit dhe masivizimi i dijes, n\u00eb Ballkanin e banuar me shqiptar\u00eb filloi nata osmane. Ky moment paraqet shk\u00ebputjen m\u00eb drastike t\u00eb shqiptar\u00ebve nga kultura per\u00ebndimore. P\u00ebrpjekjet e rretheve kryesisht fetare kristiane n\u00eb Shkod\u00ebr e gjetiu n\u00eb veri p\u00ebr t\u00eb ruajtur komunikimin me kultur\u00ebn evropiane, ndon\u00ebse s\u2019resht\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb, prap\u00ebseprap\u00eb ishin aktivitete t\u00eb izoluara, larg jet\u00ebs shoq\u00ebrore. T\u00eb mbetur larg galaktik\u00ebs s\u00eb Gutenbergut shqiptar\u00ebt paguan nj\u00eb tag\u00ebr t\u00eb lart\u00eb: u vonuan n\u00eb shum\u00eb procese historike. Shpirti i librit dhe fryma e tij e revolucionarizuan kultur\u00ebn, shkollimin, nx\u00ebnien e dijes. Libri ishte prodhimi i par\u00eb serik, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb dhe 20-t\u00eb, fabrikat, duke kopjuar Gutenbergun, filluan t\u00eb prodhojn\u00eb rrobe e vetura sipas procesit t\u00eb standardizuar. Shqiptar\u00ebt u ky\u00e7\u00ebn dikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por jo plot\u00ebsisht, sepse edhe n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb vrapimi pas ideologjive t\u00eb gabuara, grindjet her\u00eb f\u00ebminore, her\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme nd\u00ebrshqiptare, pushtimet e huaja pamund\u00ebsuan q\u00eb kombi i vet\u00ebquajtur krenar t\u00eb b\u00ebhet edhe komb pak leximtar.<\/p>\n<p>2. <strong>Mirsadi<\/strong>.<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit, kur n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb bie t\u00eb kaloj\u00eb para hotelit Grand, g\u00ebrmadh\u00ebs m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb arkitektur\u00ebs jugosocialiste, p\u00ebrpiqem t\u2019i shmangem Mirsadit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb librar rruge, i cili ka aft\u00ebsi mrekullisht frik\u00ebsuese t\u00eb t\u00eb bind p\u00ebr t\u2019ia bler\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, dy libra, tri libra, nj\u00eb komplet veprash. K\u00ebt\u00eb s\u2019e shoh si ves t\u00eb Mirsadit, por si veti t\u00eb mir\u00eb. Sikur t\u00eb jetoja p\u00ebrher\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb Mirsadi me siguri do t\u00eb ishte njeriu m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebnimin tim financiar. Mirsadi e di q\u00eb s\u2019blej libra aktual\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, q\u00eb nga gjuh\u00ebt e huaja p\u00ebrkthehen n\u00eb shqip, sepse ato i lexoj n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera. As libra t\u00eb Thomas Mannit, Goethes dhe G\u00fcnter Grassit, t\u00eb sjella n\u00eb shqip para 30 apo 40 vitesh nga serbokroatishtja. Librat aktual\u00eb, por edhe klasik\u00eb t\u00eb beletristik\u00ebs gjenden n\u00eb Amazon. Pas internetit libraria virtuale Amazon \u00ebsht\u00eb zbulimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin leximtar. Amazon \u00ebsht\u00eb fabrika m\u00eb efektive p\u00ebr t\u2019u furnizuar me libra. Amazoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj Mirsadi, vet\u00ebm shum\u00eb m\u00eb i madh. Mirsadi e di shum\u00eb mir\u00eb se prej vitesh kam nj\u00eb dob\u00ebsi p\u00ebr libra t\u00eb botuara dikur nga sht\u00ebpia \u201cRilindja\u201d, n\u00eb vitet 60-t\u00eb, 70-t\u00eb, 80-t\u00eb. Her\u00ebn e fundit Mirsadi m\u2019i l\u00ebshoi n\u00eb dor\u00eb dy libra t\u00eb Hil Mosit, \u201cVepra 1\u201d dhe \u201cVepra 2\u201d, botuar n\u00eb vitin 1989. N\u00eb v\u00ebllimin e par\u00eb, n\u00eb faqen 120, gjendet nj\u00eb poezi e Hil Mosit, q\u00eb fal\u00eb rapsodit Dervish Shaqa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj himni q\u00eb shpesh k\u00ebndohet edhe n\u00ebp\u00ebr qymezet e lezetshme t\u00eb Prishtin\u00ebs. Si k\u00ebng\u00eb njihet me titullin \u201cShqypni, mos thuj mbarova\u201d, e si vjersh\u00eb \u201cKosova n\u00eb luft\u00eb\u201d. Hil Mosi e shkroi k\u00ebt\u00eb poezi n\u00eb Stamboll n\u00eb vitin 1910, i frym\u00ebzuar nga kryengritja e Kosov\u00ebs kund\u00ebr pushtimit turk:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cAh, Shqypni mos thuj mbarova.<br \/>\nSe djelmt tu edhe jan\u2019 gjall\u2019!<br \/>\nN\u2019kamb ashtu \u00e7u e rrebt\u2019 Kosova<br \/>\nE ban luft\u00ebn ball p\u00ebr ball.<\/p>\n<p>(\u2026)<\/p>\n<p>Prej Azis\u2019 tek jan kah lshohen<br \/>\nMe t\u00ebrbim t\u00eb madh barbart,<br \/>\nP\u00ebr me vra, me pre kta \u00e7ohen,<br \/>\nMe turpnu p\u00ebr jet\u2019 shqyptart.<\/p>\n<p>E n\u2019Prishtin\u2019, atje pik\u2019 s\u2019parit<br \/>\nKrisi topi me duhi,<br \/>\nAtje gjaku i shqyptarit<br \/>\nRa ne tok\u2019 me bi p\u00ebrs\u00ebri.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Poezia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se versioni q\u00eb e k\u00ebndon Dervish Shaqa. Hil Mosi nga fundi i b\u00ebn thirrje zanave dhe Sk\u00ebnderbeut t\u00eb rikthehen dhe shohin \u00e7lirimtar\u00ebt shqiptar\u00eb duke luftuar. \u2013 Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit Mirsadi si me magji m\u2019i ka gjetur pothuaj t\u00eb gjitha librat e botuara nga biblioteka legjendare Albatros n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Rilindjes, mes tyre v\u00ebllime me poezi nga i paharrueshmi Esad Mekuli, nga Azemi Shkreli, poeti q\u00eb gdhendte fjal\u00ebt me durim olimpik, nga Ali Podrimja, kur v\u00ebrtet shkruante poezi, nga Din Mehmeti, poet i jet\u00ebs alpine shqiptare dhe i ironis\u00eb lirike, si\u00e7 e quante kritiku letrar Ibrahim Rugova. Nj\u00ebher\u00eb Mirsadi leht\u00ebsisht ma shiti romanin \u201cT\u00eb fejuemit\u201d t\u00eb Aleksander Manzonit. Ky \u00ebsht\u00eb romani i par\u00eb realist i Italis\u00eb, nj\u00eb rr\u00ebfim mbi nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb ri, nj\u00eb vep\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Goethe kishte th\u00ebn\u00eb se \u201ctejkalon gjith\u00e7ka q\u00eb ne njohim nga ky lloj (let\u00ebrsie, v.j.)\u201d. Romani \u201cT\u00eb fejuemit\u201d u botua nga \u201cRilindja\u201d n\u00eb vitin 1967 (!) \u2013 \u201cP\u00ebrkthye e kthiellue prej \u00c1t Mark Harapit\u201d. S\u2019ka p\u00ebrshkrim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e p\u00ebrkthyesit: detyr\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb, por edhe \u201cme e kthiellue\u201d nj\u00eb vep\u00ebr nga nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. Veprat e Hil Mosit s\u2019gjenden n\u00eb internetin e shum\u00eblavd\u00ebruar, as romani \u201cTe fejuemit\u201d i Manzonit, p\u00ebrkthyer nga Mark Harapi, as poezit\u00eb ther\u00ebse t\u00eb Esad Mekulit p\u00ebr fatin e keq t\u00eb argat\u00ebve shqiptar\u00eb. S\u2019gjenden n\u00eb internet as eset\u00eb e shkrimtarit kroat Mirosllav K\u00ebrlezha, p\u00ebrkthyer nga Vehap Shita dhe botuar n\u00eb fund t\u00eb viteve 70-t\u00eb nga Rilindja. N\u00eb esen\u00eb \u201cMbi t\u00eb vetmit flamuj t\u00eb koh\u00eb son\u00eb\u201d Miroslav K\u00ebrlezha shkruante n\u00eb vitin 1924 kund\u00ebr terrorit q\u00eb ushtrohej mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme: \u201cU ngrit ushtria dhe i vrau me topa dyqind qytetar\u00eb t\u00eb vet, p\u00ebr t\u2019i treguar raj\u00ebs shqiptare ad oculos, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb e Drejta e Shpat\u00ebs. (\u2026) Ndodhi q\u00eb prap\u00eb menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb qart\u00eb, e ndjeva \u00e7ka do t\u00eb thoshte t\u00eb jesh nj\u00eb nga dyqind Mustafa Abaz\u00ebt ose Adem Beqir\u00ebt nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7ar\u00eb dhe \u00e7ka do t\u00eb thoshte t\u00eb bjer\u00ebsh i pushkatuar nj\u00eb dit\u00eb me diell, si qytetar lojal nga mitralozi i shtetit t\u00ebnd, vet\u00ebm nga mendjeleht\u00ebsia e faktorit parlamentarisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb krenohej se sundonte me Vullnetin e Per\u00ebndis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>3. <strong>Ka ardhm\u00ebri!<\/strong><\/p>\n<p>S\u2019\u00ebsht\u00eb NATO m\u00eb superfuqi, por www.google.com. Kush e kontrollon dijen s\u2019e ka problem t\u00eb ballafaqohet edhe me arm\u00eb, po qe nevoja. Makina e k\u00ebrkimit e internetit nuk mund t\u00eb largohet nga v\u00ebmendja n\u00eb \u00e7do hulumtim. A d\u00ebshironi t\u00eb dini si lidhet kravata? N\u00eb google e gjeni p\u00ebrshkrimin. Si t\u00eb mbillen qep\u00ebt dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb kohe? N\u00eb google jeni n\u00eb vendin e duhur.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr digjitalizimin e gjith\u00eb dijes, romaneve dhe librave studimor\u00eb nga mbar\u00eb bota, n\u00eb nj\u00eb vend, n\u00eb google. N\u00eb Gjermani shkrimtar\u00ebt kan\u00eb protestuar kund\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb paturpsh\u00ebm t\u00eb veprave t\u00eb tyre nga gjiganti i internetit. Edhe n\u00eb Amerik\u00eb mbret\u00ebron skepticizmi. Por, atraktiviteti i librave elektronik\u00eb po shtohet me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse. N\u00eb Kin\u00eb, superfuqin\u00eb e ardhshme, rreth 100 milion\u00eb njer\u00ebz tashm\u00eb lexojn\u00eb librat nga E-Book-Reader, nj\u00eb aparat elektrik, i cili ka vend t\u00eb memorizoj\u00eb qindra libra.<\/p>\n<p>Libri, dikur bart\u00ebs i iluminizmit t\u00eb shoq\u00ebrive, do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn presion n\u00eb vitet dhe deceniet e ardhshme. Por, a do t\u00eb zhduket? Zor. Leximi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje intime \u2013 dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb till\u00eb, libri mbetet l\u00ebnd\u00eb e prekshme, q\u00eb mund t\u00eb lexohet pa rrym\u00eb elektrike apo n\u00eb vende pa qasje n\u00eb rrym\u00eb. Ky mund t\u00eb jet\u00eb argumenti m\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb shtypur. Ka argumente t\u00eb tjera: nj\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qart\u00eb \u2013 mund t\u00eb b\u00ebni n\u00ebnvizime, t\u00eb mbani sh\u00ebnime an\u00ebsore, t\u00eb theksoni pjes\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme etj.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto mund t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb librin elektronik fal\u00eb teknik\u00ebs, por ku na mbeti emocioni? N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb s\u2019ka emocion: krijimi artistik reduktohet n\u00eb elektronik\u00eb. Pra, k\u00ebtu haptika \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi para elektronik\u00ebs, greqisht: hapt\u03ccs \u2013 di\u00e7ka q\u00eb ndihet, p\u00ebrjetohet; haptik\u03ccs \u2013 i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u prekur. Bota \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lib\u00ebr: e prekshme dhe e bukur. Kush s\u2019udh\u00ebton e sheh vet\u00ebm nj\u00eb faqe t\u00eb bot\u00ebs. Kush s\u2019lexon, s\u2019e ka par\u00eb asnj\u00eb faqe t\u00eb k\u00ebsaj bote. Libri mbetet nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh. Ende.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi shpirtin e librit n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara, nj\u00eb librar rruge n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e leximit Enver Robelli 1. Galaktika e Gutenbergut. Kujtesa. Vet\u00ebdija. Vullneti. Men\u00e7uria. Besimi. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb mbeteshin fjal\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta sikur t\u00eb mos ekzistonte libri. N\u00ebse di\u00e7ka nuk sh\u00ebnohet, patjet\u00ebr do t\u00eb harrohet. Nj\u00eb dit\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mbi shpirtin e librit n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara, nj\u00eb librar rruge n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e leximit Enver Robelli 1. Galaktika e Gutenbergut. Kujtesa. Vet\u00ebdija. Vullneti. Men\u00e7uria. Besimi. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb mbeteshin fjal\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta sikur t\u00eb mos ekzistonte libri. N\u00ebse di\u00e7ka nuk sh\u00ebnohet, patjet\u00ebr do t\u00eb harrohet. Nj\u00eb dit\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-23T14:19:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh\",\"datePublished\":\"2011-05-23T14:19:47+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-23T14:19:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\"},\"wordCount\":1730,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\",\"name\":\"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-05-23T14:19:47+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-23T14:19:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mbi shpirtin e librit n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara, nj\u00eb librar rruge n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e leximit Enver Robelli 1. Galaktika e Gutenbergut. Kujtesa. Vet\u00ebdija. Vullneti. Men\u00e7uria. Besimi. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb mbeteshin fjal\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta sikur t\u00eb mos ekzistonte libri. N\u00ebse di\u00e7ka nuk sh\u00ebnohet, patjet\u00ebr do t\u00eb harrohet. Nj\u00eb dit\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-23T14:19:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh","datePublished":"2011-05-23T14:19:47+00:00","dateModified":"2011-05-23T14:19:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/"},"wordCount":1730,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/","name":"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2011-05-23T14:19:47+00:00","dateModified":"2011-05-23T14:19:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-madheshti-mes-dy-kapakesh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb madh\u00ebshti mes dy kapak\u00ebsh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8275"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8275\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}