{"id":8235,"date":"2011-05-21T23:41:01","date_gmt":"2011-05-21T22:41:01","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8235"},"modified":"2011-05-21T23:41:01","modified_gmt":"2011-05-21T22:41:01","slug":"raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/","title":{"rendered":"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit e ODIHR thon\u00eb se nuk dihet baza ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn u hap\u00ebn kutit\u00eb nga KQZ. Po ashtu nuk dihet pse nuk u firmos rezultati i nj\u00ebsis\u00eb 5. Raporti thot\u00eb se num\u00ebruesit ishin udh\u00ebzuar q\u00eb votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb t\u00eb gabuara t\u00eb cil\u00ebsoheshin t\u00eb pavlefshme. SKANDALI: KQZ u dha v\u00ebzhguesve rezultatin e Tiran\u00ebs, por nuk e shpalli pas presionit t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Misioni i V\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR ka publikuar nj\u00eb raport t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr num\u00ebrimin e votave. Raporti p\u00ebrfundimtar do l\u00ebshohet pas disa jav\u00ebsh. Raporti kryq\u00ebzon kryetarin e KQZ-s\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn. N\u00eb raport thuhet se n\u00eb fund t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 14 maj, fitues doli Edi Rama me dhjet\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00eb e qart\u00eb se gara p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs do t\u00eb vendosej me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, ndaj v\u00ebmendja komb\u00ebtare u fokusua n\u00eb qendrat e num\u00ebrimit n\u00eb Tiran\u00eb. Num\u00ebrimi n\u00eb k\u00ebto qendra u shty disa her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pushimeve t\u00eb paparashikuara, mosparaqitjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupeve t\u00eb num\u00ebrimit dhe t\u00eb tjera arsye, shpesh t\u00eb motivuara politikisht. Shtyrjet rrit\u00ebn tensionet n\u00eb Tiran\u00eb, nisur edhe nga ngusht\u00ebsia e rezultatit paraprak. N\u00eb fund t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb gjitha qendrave p\u00ebr kryebashkiakun e Tiran\u00ebs m\u00eb 14 maj, rezultatit paraprak jo zyrtar, i cili iu ofrua misionit v\u00ebzhgues nga KQZ e nxirrte Ram\u00ebn n\u00eb avantazh me 10 vota. (124,623 Rama dhe 124,613 vota Basha),\u201d thuhet n\u00eb raportin e ODIHR.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, zyrtar\u00ebt e PD, p\u00ebrfshi kryeministrin Sali Berisha, k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb num\u00ebrohen votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb e gabuara. N\u00eb raport thuhet se KQZ duhej t\u00eb shpallte rezultatin paraprak. Partit\u00eb politike dhe v\u00ebzhguesit, thuhet n\u00eb raport nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb merrnin k\u00ebto rezultate nga KQZ. Po ashtu, thuhet se n\u00eb faqen e internetit t\u00eb KQZ, edhe n\u00eb momentet kur po flitet, Basha udh\u00ebheq gar\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se KZAZ e nj\u00ebsis\u00eb bashkiake num\u00ebr pes\u00eb nuk ka firmosur tabel\u00ebn e rezultatit, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb specifikim ligjor pse e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasi t\u00eb gjith\u00eb KZAZ-t\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb dor\u00ebzonin tabelat e rezultateve p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb dhe k\u00ebshillat, KQZ kishte n\u00eb dispozicion 48 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar dokumentet dhe p\u00ebr t\u00eb shpallur rezultatin zgjedhor n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb gjitha tabelat u mor\u00ebn m\u00eb 16 maj, edhe pse tabela e KZAZ 49 (nj\u00ebsia 5 sh.r) nuk ishte aprovuar nga shumica e an\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrkasin partis\u00eb qeveris\u00ebse. Kryetari i KZAZ pretendonte se kishte parregullsi n\u00eb tabela (t\u00eb cilat nuk iu specifikuan misionit t\u00eb v\u00ebzhguesve). Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb po shkruajn\u00eb, KQZ nuk ka marr\u00eb ende vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tabel\u00eb,\u201d thekson raporti.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se kryetari i KQZ vendosi p\u00ebr num\u00ebrimin e flet\u00ebve t\u00eb kontestuara duke hartuar nj\u00eb akt. \u201cBaza ligjor p\u00ebr hapjen e kutive t\u00eb votimit \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr ne,\u201d thuhet n\u00eb raportin e ODIHR. Po ashtu thuhet se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb princip me nj\u00eb vot\u00eb 4-3, dhe kutit\u00eb jan\u00eb hapur edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb vendim final.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 18 maj, pas votimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi n\u00eb parim me 4-3 t\u00eb votave, edhe pse nuk u miratua nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, KQZ nisi t\u00eb hap\u00eb 60 kutit\u00eb e votimit, t\u00eb identifikuara n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Baza ligjore p\u00ebr hapjen e kutive t\u00eb votimit ishte e paqart\u00eb p\u00ebr misionin e v\u00ebzhguesve,\u201d thekson raporti.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet gjithashtu se pati vonesa n\u00eb num\u00ebrimin e votave, sidomos n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e votave t\u00eb kontestuara, thuhet se num\u00ebruesit ishin udh\u00ebzuar q\u00eb k\u00ebto vota, t\u00eb cilat hidheshin n\u00eb kutit\u00eb e gabuara, jan\u00eb t\u00eb pavlefshme. V\u00ebzhguesit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjera kritika q\u00eb lidhen edhe me munges\u00ebn e transparenc\u00ebs p\u00ebr votat q\u00eb shfaqeshin n\u00eb ekranet e num\u00ebrimit. Sipas tyre, v\u00ebzhguesit shpesh nuk e dallonin se kujt i p\u00ebrkiste vota pasi ajo shfaqej shum\u00eb shpejt n\u00eb ekran.<\/p>\n<p>(Raporti i plot\u00eb)<\/p>\n<p>HYRJE<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 10 maj, Misioni i V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve (MVZ) i OSBE\/ODIHR-it, s\u00eb bashku me nj\u00eb<\/p>\n<p>delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale  t\u00eb  K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, nxorr\u00ebn<\/p>\n<p>Deklarat\u00ebn e Konstatimeve dhe P\u00ebrfundimeve Paraprake, ku pasqyroheshin v\u00ebzhgimet e tyre <\/p>\n<p>gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe fillimit t\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>2<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn pas-zgjedhore, <\/p>\n<p>MVZ-ja e OSBE\/ODIHR-it  \u00ebsht\u00eb  p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb  v\u00ebzhgimin e num\u00ebrimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit, <\/p>\n<p>mbledhjen dhe nxjerrjen e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave dhe ankimimeve. Nj\u00eb num\u00ebr i <\/p>\n<p>kufizuar i v\u00ebzhguesve afatshkurt\u00ebr e shtyn\u00eb  q\u00ebndrimin deri m\u00eb 15  maj p\u00ebr t\u00eb  v\u00ebzhguar <\/p>\n<p>num\u00ebrimin e tejzgjatur t\u00eb votave n\u00eb bashkin\u00eb  e  Tiran\u00ebs. MVZ-ja e OSBE\/ODIHR-it do t\u00eb<\/p>\n<p>largohet nga Shqip\u00ebria m\u00eb 24 maj, por k\u00ebtu do t\u00eb  q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb grup i vog\u00ebl ekspert\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb<\/p>\n<p>vazhdojn\u00eb  t\u00eb  v\u00ebzhgojn\u00eb fazat e mbetura t\u00eb procesit zgjedhor, ve\u00e7an\u00ebrisht trajtimin q\u00eb  KQZ-ja <\/p>\n<p>dhe Kolegji Zgjedhor do t\u2019u b\u00ebjn\u00eb ankesave dhe ankimimeve. <\/p>\n<p>II. MJEDISI POLITIK <\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e rajoneve t\u00eb vendit, num\u00ebrimi i votave n\u00eb 66 Vende t\u00eb Num\u00ebrimit t\u00eb Votave <\/p>\n<p>(VNV) vazhdoi deri n\u00eb mbylljen e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht transparente, pavar\u00ebsisht ritmit t\u00eb<\/p>\n<p>ngadalt\u00eb. N\u00eb disa raste, kandidat\u00ebt humb\u00ebs i uruan p\u00ebr fitoren kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre. Megjithat\u00eb, <\/p>\n<p>procesi i num\u00ebrimit u karakterizua nga nj\u00eb nivel i lart\u00eb mosbesimi nd\u00ebrmjet partive politike, \u00e7ka <\/p>\n<p>\u00e7oi n\u00eb debate, vonesa dhe bllokim n\u00eb disa VNV. Partit\u00eb politike shpesh nd\u00ebrhyn\u00eb  n\u00eb procesin e <\/p>\n<p>num\u00ebrimit, duke drejtuar aktivitetin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb komisionet zgjedhore. Media e <\/p>\n<p>informoi gjer\u00ebsisht publikun lidhur me procesin e num\u00ebrimit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr gar\u00ebn p\u00ebr kryetar <\/p>\n<p>bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs nd\u00ebrmjet ish-Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm,  Lulzim Basha t\u00eb  Partis\u00eb Demokratike <\/p>\n<p>(PD) dhe kryetarit aktual q\u00eb rikandidonte, Edi Rama, kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste (PS).<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse u pa haptas q\u00eb gara p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb vendosej nga nj\u00eb diferenc\u00eb  e <\/p>\n<p>ngusht\u00eb, v\u00ebmendja e t\u00eb gjith\u00eb vendit u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb num\u00ebrimin e votave n\u00eb 11 VNV n\u00eb Tiran\u00eb. <\/p>\n<p>Num\u00ebrimi n\u00eb  k\u00ebto  VNV shpesh vonohej p\u00ebr shkak t\u00eb pushimeve t\u00eb paplanifikuara, mosparaqitjes s\u00eb  an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb num\u00ebrimit dhe arsyeve t\u00eb tjera, shpesh t\u00eb motivuara <\/p>\n<p>politikisht. Vonesat rrit\u00ebn tensionin n\u00eb Tiran\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ngusht\u00ebsis\u00eb  mes <\/p>\n<p>rezultateve paraprake. <\/p>\n<p>Pas  p\u00ebrfundimit t\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb VNV-t\u00eb  p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 14 maj,  rezultatet <\/p>\n<p>paraprake jozyrtare q\u00eb  KQZ-ja ia dha MVZ-s\u00eb  s\u00eb OSBE\/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte <\/p>\n<p>10  vota m\u00eb shum\u00eb se Z.  Basha (p\u00ebrkat\u00ebsisht  124,623  dhe  124,613 vota). Z. Rama  shpalli <\/p>\n<p>menj\u00ebher\u00eb fitoren, nd\u00ebrsa Z. Basha tha se do t\u00eb priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. M\u00eb pas, <\/p>\n<p>zyrtar\u00eb  t\u00eb PD-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kryeministrin Sali Berisha, i k\u00ebrkuan KQZ-s\u00eb  t\u00eb konsideronte si vota <\/p>\n<p>t\u00eb vlefshme p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs ato q\u00eb u gjet\u00ebn gjat\u00eb num\u00ebrimit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar minibashkie (shih m\u00eb posht\u00eb rubrik\u00ebn Administrimi i Zgjedhjeve).<\/p>\n<p>3<\/p>\n<p>PS-ja i k\u00ebrkoi KQZs\u00eb  t\u00eb nxirrte tabelat e rezultatet t\u00eb  p\u00ebrcaktuara tashm\u00eb nga VNV-t\u00eb  n\u00eb Tiran\u00eb. Deri n\u00eb periudh\u00ebn <\/p>\n<p>q\u00eb  p\u00ebrfshin ky  raport,  KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare p\u00ebr gar\u00ebn p\u00ebr kryetar <\/p>\n<p>bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs. M\u00eb 18 maj, KQZ-ja filloi hapjen e disa kutive me vota p\u00ebr minibashkit\u00eb nga <\/p>\n<p>disa Komisione Zgjedhore t\u00eb Administrimit t\u00eb Zgjedhjeve  (KZAZ) t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar <\/p>\n<p>votat p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb hedhura gabim. Tensioni \u00ebsht\u00eb rritur q\u00ebkurse PS-ja protestoi kund\u00ebr <\/p>\n<p>veprimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb. Mb\u00ebshtet\u00ebs s\u00eb  PS-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb  t\u00eb  saj, u mblodh\u00ebn para<\/p>\n<p>KQZ-s\u00eb dhe tentuan t\u00eb hynin me forc\u00eb brenda godin\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb. Ata u zbraps\u00ebn prej policis\u00eb. <\/p>\n<p>III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE <\/p>\n<p>Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ-t\u00eb duhet t\u00eb nxjerrin Tabel\u00ebn P\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb Rezultateve  (TPR) <\/p>\n<p>deri n\u00eb or\u00ebn 17:00 t\u00eb nes\u00ebrmen e dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Ky afat u konsiderua jorealist nga t\u00eb gjith\u00eb<\/p>\n<p>personat e  pyetur,  dhe asnj\u00eb VNV nuk arriti t\u00eb mbaronte num\u00ebrimit deri n\u00eb koh\u00ebn e k\u00ebrkuar. <\/p>\n<p>Num\u00ebrimi n\u00eb t\u00eb gjitha VNV-t\u00eb jasht\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrfundoi deri dit\u00ebn e premte, 13 maj. Num\u00ebrimi i<\/p>\n<p>flet\u00ebve t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, n\u00eb VNV-t\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebrfundoi m\u00eb 14 <\/p>\n<p>maj; deri n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfshin ky raport, num\u00ebrimi p\u00ebr minibashkit\u00eb e Tiran\u00ebs vazhdon ende <\/p>\n<p>n\u00eb disa VNV. <\/p>\n<p>Fillimi i num\u00ebrimit t\u00eb votave u nisi me vones\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb<\/p>\n<p>disa an\u00ebtar\u00eb  t\u00eb grupeve t\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb disa VNV nuk ishin em\u00ebruar ose nuk ishin trainuar deri <\/p>\n<p>n\u00eb momentin q\u00eb filloi num\u00ebrimi. P\u00ebrpose k\u00ebsaj, v\u00ebzhguesit e  OSBE\/ODIHR-it raportuan se <\/p>\n<p>procesi i num\u00ebrimit nd\u00ebrpritej her\u00eb pas here p\u00ebr shkak t\u00eb debateve nd\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KZAZs\u00eb, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb num\u00ebrimit dhe\/ose v\u00ebzhguesve t\u00eb partive.<\/p>\n<p>4<\/p>\n<p>Nuk kishte asnj\u00eb udh\u00ebzim n\u00eb<\/p>\n<p>nivel komb\u00ebtar lidhur me pushimet, duke e l\u00ebn\u00eb \u00e7do  KZAZ t\u00eb merrte vet\u00eb vendimet n\u00eb  k\u00ebt\u00eb<\/p>\n<p>drejtim. N\u00eb disa raste q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditura KQZ-s\u00eb, ajo urdh\u00ebroi vazhdimin e procesit. Megjithat\u00eb, <\/p>\n<p>disa KZAZ vazhduan t\u00eb punonin me ritme t\u00eb ngadalta, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit, KQZ-ja vazhdoi t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte an\u00ebtar\u00ebt e KZAZ-s\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e <\/p>\n<p>grupit  t\u00eb num\u00ebrimit me k\u00ebrkes\u00eb  t\u00eb partive.<\/p>\n<p>5<\/p>\n<p>Kjo u v\u00ebrejt sidomos n\u00eb Tiran\u00eb,  ku  KQZ-ja i <\/p>\n<p>z\u00ebvend\u00ebsoi q\u00eb  t\u00eb gjith\u00eb  an\u00ebtar\u00ebt e KZAZ-s\u00eb 54 dhe disa an\u00ebtar\u00eb  t\u00eb KZAZ-s\u00eb 49 m\u00eb dat\u00eb 12 maj, <\/p>\n<p>dhe kryetarin e  KZAZ-s\u00eb 48  dhe nj\u00eb  an\u00ebtar t\u00eb KZAZ-s\u00eb 47 m\u00eb 13 maj.  Kodi Zgjedhor nuk u <\/p>\n<p>k\u00ebrkon partive q\u00eb t\u00eb shpjegojn\u00eb arsyet e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsime. <\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit mund\u00ebn t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm pa asnj\u00eb penges\u00eb  n\u00eb VNV-t\u00eb. Gjat\u00eb num\u00ebrimit,  \u00e7do <\/p>\n<p>flet\u00eb votimi regjistrohej me kamera dhe tregohej menj\u00ebher\u00eb  n\u00eb ekran p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb  v\u00ebzhguesit e <\/p>\n<p>pranish\u00ebm. Megjithat\u00eb, flet\u00ebt e votimit nuk mund t\u00eb shiheshin plot\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb<\/p>\n<p>vendosjes n\u00ebn kamer\u00eb, ose sepse nuk liheshin mjaftuesh\u00ebm n\u00ebn kamer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, v\u00ebzhguesit <\/p>\n<p>nuk lejoheshin t\u2019u afroheshin tavolinave, prandaj p\u00ebr ta ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shikonin n\u00ebse flet\u00ebt e <\/p>\n<p>votimit  vendoseshin  n\u00eb togun  e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb kandidatit\/partis\u00eb  p\u00ebrkat\u00ebse apo sesi <\/p>\n<p>plot\u00ebsoheshin protokollet me rezultatet e qendr\u00ebs s\u00eb votimit. S\u00eb fundmi, v\u00ebzhguesit nuk mund\u00ebn <\/p>\n<p>t\u00eb shihnin konsiderimin e flet\u00ebve  t\u00eb votimit t\u00eb kontestuara nga an\u00ebtar\u00ebt e grupeve t\u00eb num\u00ebrimit <\/p>\n<p>dhe an\u00ebtar\u00ebt e KZAZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, KQZ-ja vendosi nj\u00eb sistem elektronik p\u00ebr marrjen e protokollit t\u00eb<\/p>\n<p>rezultateve t\u00eb secil\u00ebs qend\u00ebr votimi nga VNV-t\u00eb. Rezultatet paraprake shfaqeshin n\u00eb ambjentet e <\/p>\n<p>KQZ-s\u00eb dhe n\u00eb faqen e internetit t\u00eb KQZ-s\u00eb nd\u00ebrsa t\u00eb dh\u00ebnat hidheshin n\u00eb sistem. Rezultatet <\/p>\n<p>paraprake ishin t\u00eb disponueshme p\u00ebr bashkit\u00eb ose komunat p\u00ebr secil\u00ebn gar\u00eb. Ndryshe nga <\/p>\n<p>zgjedhjet e kaluara, shfaqja e rezultateve paraprake p\u00ebr publikun nuk ishte e ndar\u00eb sipas <\/p>\n<p>qendrave t\u00eb votimit. Megjithat\u00eb, partit\u00eb politike, pas nj\u00eb  k\u00ebrkese, arrit\u00ebn ta merrnin k\u00ebt\u00eb<\/p>\n<p>informacion nga KQZ-ja sikurse e mori edhe MVZ-ja e OSBE\/ODIHR-it. Deri n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb <\/p>\n<p>p\u00ebrfshin ky raport, KQZ-ja ende nuk i kishte hedhur n\u00eb faqen e internetit  rezultatet e kutis\u00eb  s\u00eb<\/p>\n<p>fundit t\u00eb num\u00ebruar p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe faqja e internetit tregonte Zotin Basha si <\/p>\n<p>kryesues t\u00eb gar\u00ebs.<\/p>\n<p>6<\/p>\n<p>Pas d\u00ebrgimit t\u00eb  TPR-ve nga 11 KZAZ-t\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar bashkie dhe k\u00ebshill <\/p>\n<p>t\u00eb Tiran\u00ebs, KQZ-ja kishte 48 or\u00eb  p\u00ebr t\u00eb verifikuar dokumentet dhe p\u00ebr t\u00eb njoftuar rezultatet p\u00ebr <\/p>\n<p>zgjedhjet p\u00ebr bashkin\u00eb  e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>7<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha TPR-t\u00eb  mb\u00ebrrit\u00ebn m\u00eb 16 maj,  ndon\u00ebse TPR-ja p\u00ebr <\/p>\n<p>KZAZ-n\u00eb 49 nuk ishte miratuar prej shumic\u00ebs s\u00eb  an\u00ebtar\u00ebve (n\u00eb  k\u00ebt\u00eb rast, shumica p\u00ebrb\u00ebhej prej <\/p>\n<p>partive n\u00eb qeveri). Kryetari i KZAZ-s\u00eb 49 pretendoi se n\u00eb TPR kishte parregullsi (t\u00eb cilat nuk iu <\/p>\n<p>specifikuan MVZ-s\u00eb  s\u00eb OSBE\/ODIHR-it). Deri n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfshin ky raport, KQZ-ja nuk <\/p>\n<p>kishte marr\u00eb asnj\u00eb vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb TPR. PS-ja k\u00ebrkoi q\u00eb KQZ-ja t\u00eb merrte nj\u00eb vendim lidhur me <\/p>\n<p>TPR-n\u00eb  e  KZAZ-s\u00eb 49  dhe q\u00eb  m\u00eb pas,  KQZ-ja t\u00eb  p\u00ebrcaktonte rezultatin p\u00ebr kryetarin dhe <\/p>\n<p>k\u00ebshillin bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb 11 TPR-ve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, nd\u00ebrsa vazhdonte num\u00ebrimi i kutive t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr minibashkit\u00eb<\/p>\n<p>e Tiran\u00ebs, zyrtar\u00eb  t\u00eb  PD-s\u00eb  k\u00ebrkuan q\u00eb  flet\u00ebt e votimit p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb ishin <\/p>\n<p>gjetur n\u00eb  k\u00ebto kuti, t\u00eb num\u00ebroheshin si t\u00eb vlefshme p\u00ebr  kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs, me <\/p>\n<p>argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qart\u00eb.  PS kund\u00ebrshtoi fuqish\u00ebm, duke deklaruar se <\/p>\n<p>flet\u00ebt e votimit t\u00eb gjetura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar, ishin konsideruar t\u00eb pavlefshme deri m\u00eb sot. <\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtp\u00ebrdrejt vlefshm\u00ebrin\u00eb  e  flet\u00ebve t\u00eb votimit gjetur n\u00eb nj\u00eb kuti <\/p>\n<p>votimi, t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb i korrespondon llojit  t\u00eb zgjedhjes p\u00ebr at\u00eb  flet\u00eb.  Ai as nuk <\/p>\n<p>parashikon ndonj\u00eb procedur\u00eb  p\u00ebr vler\u00ebsimin e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb gjetura n\u00eb kuti t\u00eb tjera. Nuk <\/p>\n<p>kishte asnj\u00eb vendim apo udh\u00ebzim nga KQZ-ja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshjte p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve,  dhe <\/p>\n<p>as manuali i miratuar i  KQZ-s\u00eb nuk e trajtonte k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, ndon\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e kaluara <\/p>\n<p>vendore, flet\u00ebt e votimit t\u00eb hedhura gabim p\u00ebrb\u00ebn\u00eb problem. An\u00ebtar\u00ebt e grupeve t\u00eb num\u00ebrimit <\/p>\n<p>ishin trainuar p\u00ebr t\u2019i konsideruar flet\u00eb t\u00eb tilla votimi t\u00eb pavlefshme dhe flet\u00ebt e votimit t\u00eb hedhura <\/p>\n<p>gabim ishin konsideruar t\u00eb pavlefshme n\u00eb Tiran\u00eb deri n\u00eb mbylljen e num\u00ebrimit p\u00ebr  kryetar <\/p>\n<p>bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 14 maj.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 maj, tri dit\u00eb pas mbylljes s\u00eb num\u00ebrimit p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb VNV-n\u00eb e fundit <\/p>\n<p>t\u00eb Tiran\u00ebs,  kryetari i  KQZ-s\u00eb propozoi nj\u00eb projekt vendim, sipas t\u00eb cilit, flet\u00ebt e votimit t\u00eb<\/p>\n<p>hedhura n\u00eb kutin\u00eb e gabuar do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb vlefshme dhe do t\u00eb num\u00ebroheshin prej vet\u00eb<\/p>\n<p>KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>8<\/p>\n<p>Ky num\u00ebrim do t\u00eb ishte vet\u00ebm p\u00ebr flet\u00ebt e votimit gjetur n\u00eb kutin\u00eb e gabuar, q\u00eb ishin <\/p>\n<p>kontestuar n\u00eb nivel  VNV-je. Sipas kryetarit t\u00eb KQZ-s\u00eb,  projekt vendimi ishte propozuar me <\/p>\n<p>k\u00ebrkes\u00eb  t\u00eb  an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb 7 KZAZ-ve t\u00eb Tiran\u00ebs, em\u00ebruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti <\/p>\n<p>votimi. <\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e emer\u00ebuar nga opozita  e kund\u00ebrshtuan propozimin, duke deklaruar se  KQZ-ja nuk <\/p>\n<p>kishte t\u00eb drejt\u00eb  t\u00eb num\u00ebronte flet\u00ebt e votimit dhe se mund t\u00ed hapte ato n\u00eb baz\u00eb  t\u00eb ankimimi t\u00eb rezultateve zyrtare. Ata propozuan q\u00eb KQZ-ja t\u00eb nxirrte rezultatet n\u00eb TPR-t\u00eb e marra nga VNVt\u00eb. Seanca e KQZ-s\u00eb, ku do t\u00eb diskutohej projekt vendimi, u nd\u00ebrpre nga deputet\u00ebt e PS-s\u00eb dhe <\/p>\n<p>seanca u shty p\u00ebrpara se t\u00eb kalonte n\u00eb votim. <\/p>\n<p>M\u00eb 18 maj, pas votimit t\u00eb nj\u00eb vendimi \u201cn\u00eb parim\u201d (prej 4-3 votash), ndon\u00ebse nuk ishte miratuar<\/p>\n<p>asnj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive t\u00eb votimit identifikuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb<\/p>\n<p>dhe num\u00ebrimin e flet\u00ebve t\u00eb votimit p\u00ebr kryetar bashkie dhe k\u00ebshilli p\u00ebr Tiran\u00ebn. P\u00ebr MVZ-n\u00eb  e <\/p>\n<p>OSBE\/ODIHR-it, baza ligjore p\u00ebr hapjen e kutive t\u00eb votimit ishte e paqart\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e em\u00ebruar <\/p>\n<p>t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb KQZ u larguan nga seanca. Flet\u00ebt e votimit num\u00ebruar nga  KQZ-ja n\u00eb 20  kuti <\/p>\n<p>votimi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 18 maj rezultuan n\u00eb 60 flet\u00eb votimi p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs, <\/p>\n<p>46 p\u00ebr Z. Basha dhe 14 p\u00ebr Z. Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit e ODIHR thon\u00eb se nuk dihet baza ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn u hap\u00ebn kutit\u00eb nga KQZ. Po ashtu nuk dihet pse nuk u firmos rezultati i nj\u00ebsis\u00eb 5. Raporti thot\u00eb se num\u00ebruesit ishin udh\u00ebzuar q\u00eb votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb t\u00eb gabuara t\u00eb cil\u00ebsoheshin t\u00eb pavlefshme. SKANDALI: KQZ u dha v\u00ebzhguesve rezultatin e Tiran\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8235","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"V\u00ebzhguesit e ODIHR thon\u00eb se nuk dihet baza ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn u hap\u00ebn kutit\u00eb nga KQZ. Po ashtu nuk dihet pse nuk u firmos rezultati i nj\u00ebsis\u00eb 5. Raporti thot\u00eb se num\u00ebruesit ishin udh\u00ebzuar q\u00eb votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb t\u00eb gabuara t\u00eb cil\u00ebsoheshin t\u00eb pavlefshme. SKANDALI: KQZ u dha v\u00ebzhguesve rezultatin e Tiran\u00ebs, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-21T22:41:01+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli\",\"datePublished\":\"2011-05-21T22:41:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/\"},\"wordCount\":2790,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/\",\"name\":\"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-05-21T22:41:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"V\u00ebzhguesit e ODIHR thon\u00eb se nuk dihet baza ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn u hap\u00ebn kutit\u00eb nga KQZ. Po ashtu nuk dihet pse nuk u firmos rezultati i nj\u00ebsis\u00eb 5. Raporti thot\u00eb se num\u00ebruesit ishin udh\u00ebzuar q\u00eb votat e hedhura n\u00eb kutit\u00eb t\u00eb gabuara t\u00eb cil\u00ebsoheshin t\u00eb pavlefshme. SKANDALI: KQZ u dha v\u00ebzhguesve rezultatin e Tiran\u00ebs, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-21T22:41:01+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli","datePublished":"2011-05-21T22:41:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/"},"wordCount":2790,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/","name":"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-05-21T22:41:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-bombe-i-odihr-rama-fitoi-me-10-vota-kqz-na-e-dha-ne-rezultatin-por-nuk-e-shpalli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8235\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}