{"id":8206,"date":"2011-05-19T08:15:42","date_gmt":"2011-05-19T07:15:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8206"},"modified":"2011-05-19T08:15:42","modified_gmt":"2011-05-19T07:15:42","slug":"te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/","title":{"rendered":"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Protest\u00eb e PS-s\u00eb n\u00eb KQZ\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><strong>Redaksionale<\/strong>, <em>19.05.2011<\/em><\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt, vegla t\u00eb kryeministrit Berisha n\u00eb KQZ me Arben Ristanin n\u00eb krye, dhan\u00eb dje gjith\u00eb dit\u00ebn nj\u00eb shfaqje ekzemplare t\u00eb dhunimit t\u00eb ligjit. Kjo kat\u00ebrshe politike e ka telendisur prej koh\u00ebsh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin baz\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Ma merr mendja se dje e vrau p\u00ebr fare. Nuk besoj se ka m\u00eb kuptim t\u00eb flasim p\u00ebr Kod Zgjedhor pas asaj q\u00eb pam\u00eb e d\u00ebgjuam n\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Koncentrati i asaj shfaqjeje tragjike mund t\u00eb konsiderohet pjesa kur n\u00ebnkryetarja D\u00ebshira Subashi i drejtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb st\u00ebrp\u00ebrs\u00ebritur Arben Ristanit apo drejtoresh\u00ebs juridike t\u00eb KQZ-s\u00eb me pyetjen: &#8220;Mbi cilin nen t\u00eb Kodit Zgjedhor mb\u00ebshtetet kjo q\u00eb po b\u00ebni?&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebr ket\u00eb pyetje elementare publiku priti me kot nj\u00eb p\u00ebrgjigje elementare: &#8220;Mb\u00ebshtetet n\u00eb nenin iks&#8221;. Askush nga pala e qeveris\u00eb n\u00eb KQZ nuk kishte dhe nuk mund t\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se Kodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i miratuar konsensualisht nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk ka asnj\u00eb nen ku t\u00eb mb\u00ebshtetet katrahura e djeshme.<\/p>\n<p>Fytyra e drejtoresh\u00ebs juridike n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb juridik t\u00eb procesit zgjedhor nuk dukej gj\u00ebkundi dhe p\u00ebrjashtimi i saj nga teatri i ngjarjeve kishte kuptimin e p\u00ebrjashtimit t\u00eb vet\u00eb ligjit dhe Kodit Zgjedhor nga seanca. Procesi nuk ishte m\u00eb juridik, por t\u00ebr\u00ebsisht politik. Nuk referohej m\u00eb Kodi, por arroganca e karton\u00ebve, arbitrariteti partiak, retorika e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb realisht nuk ka asnj\u00eb kuptim jasht\u00eb kuadrit ligjor ku shprehet.<\/p>\n<p>Heshtja e Ristanit, sikur gjoja po injoronte Subashin, p\u00ebrkthehej me fraz\u00ebn ky\u00e7e t\u00eb diktaturave dhe diktator\u00ebve &#8220;ligji jemi ne&#8221;.<\/p>\n<p>Por bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb paz\u00ebshme, Ristani l\u00ebshonte edhe ndonj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb tipit &#8220;mos fol&#8221;, apo ndonj\u00eb hung\u00ebrim\u00eb onomatopeike, shprehje e nj\u00eb turbullire mendore, q\u00eb mund t&#8217;i vinte nga lodhja, pse jo edhe nga vet\u00ebdija e krimit elektoral q\u00eb po p\u00ebrmbushte live, faqe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ta p\u00ebrmbledhim: N\u00eb asnj\u00eb nen t\u00eb kodit Zgjedhor nuk gjen mb\u00ebshtetje ajo q\u00eb b\u00ebri dje Arben Ristani dhe tre komisioner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb KQZ. N\u00eb asnj\u00eb nen nuk mb\u00ebshtetet miratimi me kat\u00ebr vota i aktit normativ, kur duheshin minimalisht pes\u00eb vota. N\u00eb asnj\u00eb nen nuk mb\u00ebshtetet shnd\u00ebrrimi i KQZ-s\u00eb n\u00eb KZAZ. E t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet politike t\u00eb qershorit 2009, kjo kat\u00ebrshe shkeli brutalisht dy nene t\u00eb Kodit &#8211; nenin 136 dhe nenin138 &#8211; p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb aty ku k\u00ebrkonte t\u00eb dilte shefi i tyre, Sali Berisha: te mosrinum\u00ebrimi i votave n\u00eb Berat, Tiran\u00eb dhe Shkod\u00ebr, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga PS dhe dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2011, e nj\u00ebjta kat\u00ebrshe shpiku nga mendja e vet &#8220;dispozita&#8221; t\u00eb paqena p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish aty ku k\u00ebrkon t\u00eb dal\u00eb kryeministri Berisha: t\u00eb marr\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e Ristanit at\u00eb q\u00eb nuk e mori n\u00eb kutit\u00eb e num\u00ebruara n\u00eb syt\u00eb e gjith\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e par\u00eb, kjo kat\u00ebrshe mohoi dhe dhunoi dy nene q\u00eb ekzistonin n\u00eb Kod. Her\u00ebn e dyt\u00eb, kjo kat\u00ebrshe shpiku &#8220;nene&#8221; q\u00eb nuk gjenden n\u00eb Kod. N\u00eb t\u00eb dyja rastet kat\u00ebr zyrtar\u00eb q\u00eb paguhen nga taksapaguesit p\u00ebr t\u00eb zbatuar Kodin u ngrit\u00ebn mbi Kuvendin, i vetmi q\u00eb ka tag\u00ebr t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe b\u00ebj\u00eb ligje. N\u00eb t\u00eb dyja rastet k\u00ebta kat\u00ebr zyrtar\u00eb p\u00ebrmbushen akte arbitrariteti me element\u00eb t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb grusht shteti t&#8217;i mbivendosesh dhe t&#8217;i marr\u00ebsh tagrat ligjore Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Pasojat e her\u00ebs s\u00eb par\u00eb i kemi par\u00eb n\u00eb gjith\u00eb zhvillimin dhe produktin e kriz\u00ebs politike t\u00eb periudh\u00ebs shtator 2009 &#8211; janar 2011. Refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb statusin e vendit kandidat n\u00eb BE e ka zanafill\u00ebn te refuzimi i k\u00ebsaj KQZ-je p\u00ebr t\u00eb zbatuar nenet 136 dhe 138 t\u00eb Kodit Zgjedhor. Vrasja e kat\u00ebr qytetar\u00ebve n\u00eb demonstrat\u00ebn opozitare t\u00eb 21 janarit e ka zanafill\u00ebn tek i nj\u00ebjti akt.<\/p>\n<p>Pasojat e her\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, n\u00ebse vazhdon kjo maskarad\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Faktikisht, kjo kat\u00ebrshe komisioner\u00ebsh dhe Sali Berisha q\u00eb q\u00ebndron pas tyre i propozuan dje Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike akoma m\u00eb t\u00eb thell\u00eb e m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme se e deritanishmja.<\/p>\n<p>T\u00eb shkelesh ligjin \u00ebsht\u00eb t\u00eb dhunosh demokracin\u00eb, t\u00eb ngresh tensionet, t\u00eb provokosh kund\u00ebrshtarin, t\u00eb damkos\u00ebsh vendin para Europ\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb. T\u00eb shkelmosh ligjin \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn, sepse askush q\u00eb ka si busull lirin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb dhunimin e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e habitshme p\u00ebrse u nd\u00ebrmor nga Berisha dhe Basha kjo prov\u00eb brutale force, kur fare mir\u00eb ata mund t\u00eb lejonin KQZ-n\u00eb t\u00eb shpallte rezultatin p\u00ebr Tiran\u00ebn, si\u00e7 thot\u00eb Ligji dhe mandej t\u00eb ndiqnin t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e ankimimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e habitshme dhe shqet\u00ebsuese gjithashtu q\u00eb k\u00ebta kan\u00eb ngulmuar n\u00eb prov\u00ebn e tyre t\u00eb forc\u00ebs dhe nuk jan\u00eb ndalur edhe pas sugjerimeve t\u00eb qarta t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb drejtuar KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur rezultatin dhe p\u00ebr t\u00eb mos u shnd\u00ebrruar n\u00eb KZAZ.<\/p>\n<p>Rezultati i ngusht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb humbet. Kjo dihet dhe mir\u00ebkuptohet nga t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb raste t\u00eb tilla ka shum\u00eb dyshime dhe ndjeshm\u00ebri n\u00eb qarkullim. Vet\u00ebm Ligji na ndihmon t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr ta mbyllur procesin me drejt\u00ebsi dhe transparenc\u00eb. \u00c7do rrug\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7on n\u00eb qorrsokak dhe p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>Askush nuk e paragjykon Lul\u00ebzim Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb prova andej-k\u00ebndej p\u00ebr t&#8217;i ankimuar. Por ata nuk po ankimojn\u00eb. Ata po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shpallen fitues jasht\u00eb sistemit q\u00eb ka krijuar Kodi p\u00ebr t&#8217;ia l\u00ebn\u00eb pask\u00ebtaj barr\u00ebn e ankimimit, opozit\u00ebs. T\u00eb sakrifikosh p\u00ebr kaq gj\u00eb Kodin, KQZ-n\u00eb dhe Zgjedhjet n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe t\u00eb hap\u00ebsh luft\u00eb me<\/p>\n<p>Opozit\u00ebn dhe Per\u00ebndimin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr &#8211; k\u00ebsaj i thon\u00eb &#8220;p\u00ebr nj\u00eb plesht t\u00eb djeg\u00ebsh jo jorganin, por vatanin&#8221;. Duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb drit\u00ebshkurt\u00ebr t\u00eb hedhin n\u00eb er\u00eb kaq shum\u00eb karta p\u00ebr kaq pak gj\u00eb, kur dihet se ankimimet do t\u00eb b\u00ebhen se do t\u00eb b\u00ebhen.<\/p>\n<p>Cilido qoft\u00eb motivi i v\u00ebrtet\u00eb i arbitraritetit t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit, ata nuk mund t\u00eb bindin njeri me retorik\u00ebn e leximit t\u00eb vullnetit t\u00eb \u00e7do qytetari. Vota e \u00e7do qytetari duhet num\u00ebruar e respektuar patjet\u00ebr, por n\u00eb vendin e vet, jo si zogjt\u00eb e qyqes. Jasht\u00eb kutis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr zbulohet pasi ka mbaruar loja, vota \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhim e pavlefshme.<\/p>\n<p>Dikush e hedh pa dashje, dikush e hedh me dashje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vet\u00eb t\u00eb pavlefshme. Format e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs jan\u00eb t\u00eb larmishme. I kemi par\u00eb gjat\u00eb num\u00ebrimit. Edhe pavlefshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb shprehje e vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb vota t\u00eb tilla t\u00eb futen me dor\u00eb apo t\u00eb &#8220;nxirren&#8221; nga xhepi prej komisioner\u00ebve dhe num\u00ebruesve manipulator\u00eb. E v\u00ebrteta e q\u00ebruar e votave n\u00eb kutit\u00eb e gabuara nuk gjendet kurr\u00eb. Prandaj, ato jan\u00eb shpallur kurdoher\u00eb t\u00eb pavlefshme. Nuk kemi asnj\u00eb precedent q\u00eb i shpall t\u00eb vlefshme. Edhe OSBE i ka konsideruar t\u00eb pavlefshme. \u00c7do q\u00ebndrim tjet\u00ebr do t\u00eb inkurajonte nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb papar\u00eb n\u00eb votime.<\/p>\n<p>Shfaqja e djeshme me ndryshimin brutal t\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs gjat\u00eb loj\u00ebs dhe m\u00eb keq akoma, me shpikjen e &#8220;rregullave&#8221; t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrmbysjes ka\u00e7ak\u00e7e t\u00eb rezultatit p\u00ebr Tiran\u00ebn, na tregoi fillimin e nj\u00eb odiseje t\u00eb re p\u00ebrplasjesh, konfliktesh dhe betejash politike e ligjore, q\u00eb nuk dihet sa do t\u00eb zgjasin.<\/p>\n<p>Berisha me Ristanin kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb ta ndalojn\u00eb sot ket\u00eb konflikt t\u00eb ri, t\u00eb panevojsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Por jo nes\u00ebr-pasnes\u00ebr kur t&#8217;i ken\u00eb shkuar n\u00eb fund aventur\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kandidati i Qeveris\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Lul\u00ebzim Basha ka rolin e tij t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb zhvillim dramatik. Ai duhet ta dij\u00eb se n\u00eb skenarin e djesh\u00ebm t\u00eb Arben Ristanit, nuk po b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se po humbet, gjoja duke fituar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte fituar shum\u00eb si politikan i ri duke humbur me vet\u00ebm dhjet\u00eb vota.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Redaksionale, 19.05.2011 Komisioner\u00ebt, vegla t\u00eb kryeministrit Berisha n\u00eb KQZ me Arben Ristanin n\u00eb krye, dhan\u00eb dje gjith\u00eb dit\u00ebn nj\u00eb shfaqje ekzemplare t\u00eb dhunimit t\u00eb ligjit. Kjo kat\u00ebrshe politike e ka telendisur prej koh\u00ebsh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin baz\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Ma merr mendja se dje e vrau p\u00ebr fare. Nuk besoj se ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Redaksionale, 19.05.2011 Komisioner\u00ebt, vegla t\u00eb kryeministrit Berisha n\u00eb KQZ me Arben Ristanin n\u00eb krye, dhan\u00eb dje gjith\u00eb dit\u00ebn nj\u00eb shfaqje ekzemplare t\u00eb dhunimit t\u00eb ligjit. Kjo kat\u00ebrshe politike e ka telendisur prej koh\u00ebsh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin baz\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Ma merr mendja se dje e vrau p\u00ebr fare. Nuk besoj se ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-19T07:15:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn\",\"datePublished\":\"2011-05-19T07:15:42+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-19T07:15:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\"},\"wordCount\":1493,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\",\"name\":\"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg\",\"datePublished\":\"2011-05-19T07:15:42+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-19T07:15:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Redaksionale, 19.05.2011 Komisioner\u00ebt, vegla t\u00eb kryeministrit Berisha n\u00eb KQZ me Arben Ristanin n\u00eb krye, dhan\u00eb dje gjith\u00eb dit\u00ebn nj\u00eb shfaqje ekzemplare t\u00eb dhunimit t\u00eb ligjit. Kjo kat\u00ebrshe politike e ka telendisur prej koh\u00ebsh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin baz\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Ma merr mendja se dje e vrau p\u00ebr fare. Nuk besoj se ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-19T07:15:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn","datePublished":"2011-05-19T07:15:42+00:00","dateModified":"2011-05-19T07:15:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/"},"wordCount":1493,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/","name":"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg","datePublished":"2011-05-19T07:15:42+00:00","dateModified":"2011-05-19T07:15:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/deputete_ps_police.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-perdhunosh-ligjin-te-ndezesh-luften\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb p\u00ebrdhunosh ligjin, t\u00eb ndez\u00ebsh luft\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8206"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8206\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}