{"id":8014,"date":"2011-05-11T22:22:19","date_gmt":"2011-05-11T21:22:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=8014"},"modified":"2011-05-11T22:22:19","modified_gmt":"2011-05-11T21:22:19","slug":"morfologjia-e-politikes-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/","title":{"rendered":"Morfologjia e politik\u00ebs serbe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Terrorist\u00ebt\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><br \/>\nGazeta shqipe n\u00eb Angli<br \/>\nGazeta Ndryshe<br \/>\nGazeta SOT<br \/>\nGazeta SHKODRA<\/p>\n<p>( <strong><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e shkrimeve n\u00eb forume gjermane gjat\u00eb polemikave me serbet&#8230;)<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Serbia \u00ebsht\u00eb qindra her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se Kina, por bot\u00ebs i ka shkaktuar probleme qindra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo. Ata nis\u00ebn luft\u00ebn e par\u00eb bot\u00ebrore dhe luft\u00ebn e fundit ballkanike!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prolog<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt \u00e7liruan veten nga Perandorspia Osmane pes\u00ebshekullore, kurse gjysma e kombit do t\u00eb ripushtohet nga e shtypura pes\u00ebshekullor, Serbia. Nga Lufta e b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr turqve p\u00ebrfitoi vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e kombit. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe e pushtoi aleatja shekullore dhe historike ruse dhe k\u00ebshtu u lind\u00ebn premisat p\u00ebr luft\u00ebrat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Serbia dekompozoi substanc\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare dhe shk\u00ebputi lidhjet e saja ciklike: ajo shkat\u00ebrroi kohezionin ton\u00eb komb\u00ebtar. Nga pushtuesi osman serb\u00ebt mor\u00ebn mend\u00ebsin\u00eb: arroganc\u00ebn, p\u00ebrbuzjen dhe prepotenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata nuk do t\u00eb pushtojn\u00eb vet\u00ebm toka shqiptare, por edhe hungareze, kroate, rumune bullgare dhe maqedone. K\u00ebto kombe nuk shkuan n\u00eb Serbi si emigrant\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, por n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre shkoi armata serbe dhe aty u ngrit pushteti serb. Dhe, sot, kjo Serbi, kaq e vog\u00ebl, ka aq num\u00ebr t\u00eb madh pakicash sa v\u00ebshtir\u00eb e ka ta administroj\u00eb veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb barazi dhe se numri i pakicave b\u00ebn gati gjysm\u00ebn e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndarja e Kosov\u00ebs nga Serbia do ta zbuste p\u00ebrb\u00ebrjen nacionale n\u00eb favor t\u00eb serb\u00ebve dhe do t\u00eb ndikonte n\u00eb stabilitetin e k\u00ebtij shteti me popullsi kaq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier dhe kaq v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb administruesh\u00ebm. Do t\u00eb ndikonte q\u00eb Serbia t\u00b4i kthehet vetes dhe t\u00eb riedukohet. Do t\u00eb ndikonte q\u00eb p\u00ebrfundimisht Serbia t\u00eb administrohet pa k\u00ebrba\u00e7, t\u00eb m\u00ebsohet me demokraci dhe t\u00eb braktis\u00eb synimet makiaveliste dhe ma\u00e7oiste n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebshqitja jon\u00eb prej nj\u00eb pushtuesi n\u00eb tjetrin ishte nj\u00eb traum\u00eb kolektive dhe kjo ka ndikuar shum\u00eb edhe n\u00eb formimin e kombit dhe vet\u00ebdijen e tij dhe kjo traum\u00eb akoma nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar si duhet dhe, v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjendet familje shqiptare jasht\u00eb kufirit q\u00eb nuk ka njeri t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb burgosur apo t\u00eb d\u00ebbuar nga Serbia. Nuk ka mundur kjo t\u00eb p\u00ebrpunohet sepse serb\u00ebt kan\u00eb prodhuar te ne tragjedi vazhdimisht dhe pa pushim. Deri n\u00eb vitin \u00b499 t\u00eb papenguar. ( Idet\u00eb e sotme mbi kombin kosovar jan\u00eb pasoja t\u00eb k\u00ebsaj traume )<\/p>\n<p>Dhuna serbe nis n\u00eb vitin 1912 dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb vitin 1999. N\u00eb Serbin\u00eb jugore vazhdon akoma diskriminimi.( Presheva me mbi 30 mij\u00eb banor\u00eb nuk ka spital. Dhe dihet se kudo spitalet nd\u00ebrtohen nga shteti).<\/p>\n<p>Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb kryengritje, por serb\u00ebt t\u00eb p\u00ebrkrahur dhe ndihmuar nga rus\u00ebt do t\u00b4i shuajn\u00eb ato gjithmon\u00eb. Kur dol\u00ebm nga sundimi turk, Serbia nuk ishte m\u00eb e zhvilluar se Kosova: as Maqedonia jo, as Bullgaria e as Greqia. I t\u00ebr\u00eb Ballkani industrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb posedonte ishin fark\u00ebtar\u00ebt dhe \u00e7eki\u00e7\u00ebt, kryesisht rom\u00eb. Deri n\u00eb luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore Serbia do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend agrar, me ardhjen e Titos Serbia do t\u00eb industrializohet relativisht shum\u00eb dhe ky kroat do t\u00eb jet\u00eb kryetari m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Serbia!<\/p>\n<p>Q\u00eb nga \u00e7lirimi nga osman\u00ebt shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufirit do t\u00eb jen\u00eb koloni serbe. Atyre do tu mohohen t\u00eb gjitha t\u00eb drejta njer\u00ebzore: arsimore, gjuh\u00ebsore, kulturore etj. P\u00ebr t\u00b4i fituar shkollat shqiptar\u00ebt do t\u00eb revoltohen edhe pas luft\u00ebs s\u00eb dyte bot\u00ebrore ; bota nuk do t\u00eb reagoj\u00eb sepse Tito kishte em\u00ebr t\u00eb madh, e n\u00eb Shqip\u00ebri po sundonte \u201cxhaxhi\u201d i vog\u00ebl q\u00eb parap\u00eblqente t\u00eb haj\u00eb bar\u00eb, por nuk do t\u00eb braktiste komunizmin dhe ishte i z\u00ebn\u00eb me komunizmin bot\u00ebror; shkruante libra kund\u00ebr bot\u00ebs per\u00ebndimore dhe her\u00eb pas here detyronte bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb vet\u00ebvriteshin. ( Nj\u00eb njeri n\u00eb nj\u00eb delirium tremens permanent. Nj\u00eb armik i madh i kombit shqiptar! Nj\u00eb psikopat par excellence i cili po b\u00ebnte shp\u00eblarjen e trurit n\u00eb mas\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb disa psikosekte, n\u00eb ve\u00e7anti scientology e L. Ron Hubbard p\u00ebr shembull)<\/p>\n<p><strong>Rusia dhe Franca nga miu klonuan elefantin<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dy vende nga nj\u00eb shtet i vog\u00ebl krijuan nj\u00eb shtet kolonial n\u00eb Ballkan. Dhe, si\u00e7 shihet, i b\u00ebn probleme Serbis\u00eb! Kjo fuqi e re koloniale do t\u00b4i shtyp\u00eb radhazi t\u00eb gjitha kombet n\u00eb k\u00ebto treva. Dhe, asnj\u00eb komb nuk do t\u00eb ndjehet i lumtur e me fat t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb fqinj\u00ebsi me serb\u00ebt. Serb\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00b4i asimilojn\u00eb maqedon\u00ebt dhe deri n\u00eb luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore maqedon\u00ebt do t\u00eb detyrohen t\u00b4i shkruajn\u00eb mbiemrat me \u201cvi\u00e7\u201d. K\u00ebto p\u00ebrpjekje asimiluese do t\u00b4i b\u00ebjn\u00eb edhe kund\u00ebr boshnjak\u00ebve, kurse p\u00ebr shqiptar\u00ebt duke par\u00eb se v\u00ebshtir\u00eb asimilohen, ata, dometh\u00ebn\u00eb serb\u00ebt, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb projekte shkencore se si duhet t\u00eb d\u00ebbohen dhe zhduken shqiptar\u00ebt kolektivisht.<\/p>\n<p>Projektet e tyre jan\u00eb pararend\u00ebs t\u00eb ideologjis\u00eb fashiste dhe t\u00eb denja vet\u00ebm p\u00ebr ato arkiva.<br \/>\nProjektet e tyre shkencore n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara do t\u00eb p\u00ebrmbarohen dhe tragjedia do t\u00eb jet\u00eb e madhe p\u00ebr ne. Me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb ata do t\u00b4i pushtojn\u00eb tokat: shqiptare, boshnjake, bullgare, rumune, kroate, maqedone dhe me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb do t\u00b4i pushtojn\u00eb edhe trojet hungareze.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu nga miu u krijua elefanti artificial, jo vet\u00ebm artificial, por ky mi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po besonte se ishte elefant; k\u00ebtu q\u00ebndron krenaria e miut dhe n\u00eb krenarin\u00eb e miut q\u00ebndron strukur tragjedia e Ballkanit. Q\u00eb nga 1912 gati asnj\u00eb komb ballkanik nuk do t\u00eb k\u00ebt\u00eb rehati, sepse Serbia nuk do t\u00b4i lejoj\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe. Ajo madje do t\u00b4i rr\u00ebzoj\u00eb edhe qeverit\u00eb shqiptare, dhe do ta vej\u00eb at\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen asaj.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb toka t\u00eb pushtuara \u2013 shum\u00eb probleme, kombi i vog\u00ebl prodhon tragjedi t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme<\/strong><\/p>\n<p>Dhe ky komb i vog\u00ebl b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb probleme se Kina e madhe. Serbia ka probleme me hungarez\u00ebt n\u00eb Vojvodin\u00eb, edhe ata k\u00ebrkojn\u00eb barazi. Nga Vojvodina e pushtuar pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb serbet pat\u00ebn d\u00ebbuar 400.000 gjerman t\u00eb Banatit n\u00eb jug qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb, qindra mij\u00ebra boshnjak dhe qindra mij\u00ebra maqedon. Serbia ka probleme apo do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Sanxhak me boshnjak\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb ket\u00eb probleme edhe n\u00eb Serbin\u00eb jugore, sepse edhe shqiptar\u00ebt atje d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb trajtohen t\u00eb barabart\u00eb. Serbia ka probleme me shqiptar\u00ebt sepse ajo d\u00ebshiron t\u00b4i mbaje vendet e huaja duke u thirrur n\u00eb histori, por vet\u00ebm deri ku i konvenon asaj. Ata p.sh nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb Karpate, ku kishin vendlindjen dhe djepin, por duan t\u00eb mbajn\u00eb Kosov\u00ebn, ku \u201cdjepi \u201c \u00ebsht\u00eb i zbraz\u00ebt, por pushka serbe vazhdimisht e mbushur, edhe at\u00eb q\u00eb nga viti 1912.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1912 luftojm\u00eb ne pa pushim p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga ky fat i zi, her\u00eb me intensitet m\u00eb t\u00eb madh, her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Kosova u mbajt n\u00ebn administrimin serb vet\u00ebm e pushtuar. Serb\u00ebt thirren n\u00eb kishat dhe k\u00ebshtu prodhojn\u00eb probleme tjera dhe rith\u00ebrrasin pushtuesit dhe k\u00ebrkojn\u00eb riorganizim shtet\u00ebror n\u00eb baz\u00eb t\u00eb historis\u00eb: n\u00ebse veprohet pas k\u00ebsaj logjike, at\u00ebher\u00eb n\u00eb Ballkan mund t\u00eb rikthehet Roma, respektivisht Italia, n\u00ebse jo Italia, at\u00ebher\u00eb Turqia. K\u00ebto shtete kan\u00eb sunduar Kosov\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se Serbia. Dhe n\u00ebse gjykojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, at\u00ebher\u00eb SHBA do t\u00eb ket\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha. Historia pra mund jet\u00eb magistra vitae, mir\u00ebpo jo mjet mat\u00ebs p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar ardhm\u00ebrin\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Serb\u00ebt dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr ta kuptuar demokracin\u00eb \u2013 diskriminimi i minoriteteve n\u00eb Serbi<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht deri tani e kan\u00eb d\u00ebshmuar se me demokracin\u00eb kan\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha ( \u00e7do zgjedhje e kryetarit ka qen\u00eb te ata nj\u00eb tronditje nacionale dhe problem evropian ). E pat\u00ebm fjal\u00ebn te diskriminimi i pakicave: 20 deri 30 % jan\u00eb pakica n\u00eb Serbi, k\u00ebshtu duhet t\u00eb ishin edhe n\u00eb parlamentin serb; 20 deri 30 % duhet t\u00eb ishin n\u00eb diplomaci ose n\u00eb administrat\u00eb, mir\u00ebpo jo, kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, sepse kur shtypen t\u00eb tjer\u00ebt, ata mendojn\u00eb se b\u00ebhen sip\u00ebror.<\/p>\n<p>Bota e kuptoi dhe e morri vesh mir\u00eb, se nj\u00eb vend kaq i vog\u00ebl nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kolonizator. K\u00ebshtu t\u00eb mbeten nuk ia dol\u00ebn as francezet, as anglezet, as spanjoll\u00ebt e as portugeze! K\u00ebsaj nuk do t&#8217;ia dalin as serb\u00ebt. Serbia vitet e fundit po sillet shum\u00eb nervoze dhe duket si trazova\u00e7e e madhe sepse po mungojn\u00eb: devizat kroate nga turizmi.<\/p>\n<p>Plumbi, th\u00ebngjilli dhe nxehet tjera nga Kosova dhe fuqia e lir\u00eb pun\u00ebtore. Po mungojn\u00eb ekspert\u00ebt nga Sllovenia, po mungojn\u00eb perimet e lira nga Maqedonia. Dhe v\u00ebrtete po mungon \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndihmon nj\u00eb shtet p\u00ebr t\u00eb mbetur kolonizator vertikal. Sot n\u00eb Serbi jan\u00eb mbi 60 % t\u00eb papun\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb 100 vitet e fundit serbet duhet t\u00eb punojn\u00eb vet p\u00ebr buk\u00ebn e tyre. Tani Serbia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00b4i absorbuar gjith\u00eb ata polic\u00eb e oficer q\u00eb dikur sh\u00ebrbenin n\u00ebp\u00ebr Jugosllavi, e mbi 70 % ishin serb. Jugosllavia ishte parajs\u00eb serbe, prandaj edhe luftuan p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurt e shqip ik\u00ebn skllav\u00ebt dhe sllav\u00ebt nga Serbia. Ik\u00ebn dhe luftuan kund\u00ebr Serbis\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tyre sllav. Madje, edhe ata q\u00eb Serbia i kishte rritur duke rr\u00ebnuar koherenc\u00ebn shqiptare. Ata, v\u00ebllez\u00ebrit sllav t\u00eb Serbis\u00eb, u ngrit\u00ebn dhe luftuan kund\u00ebr v\u00ebllait. E \u00e7\u00b4ka k\u00ebrkoni nga shqiptar\u00ebt ju lutem?<\/p>\n<p><strong>Serbis\u00eb i duhet ndihm\u00eb dhe duhet ta ndihmojm\u00eb, jo pse e ka merituar, por pse popujt p\u00ebrreth meritojn\u00eb gjum\u00eb te qet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><em>E po si mund t\u00eb ndihmohen serb\u00ebt?<\/em><br \/>\nSerb\u00ebt duhet t\u00eb denacionalizohen. T\u00eb riedukohen! K\u00ebtu q\u00ebndron qet\u00ebsia e Ballkanit. Miut duhet b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb z\u00ebsh\u00ebm dhe vendosm\u00ebrisht se nuk \u00ebsht\u00eb elefant. Sa m\u00eb shpejt q\u00eb ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, aq m\u00eb shpejt qet\u00ebsohet Ballkani. Serb\u00ebve duhet th\u00ebn\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb sy: koha e kolonive ka ikur p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ata akoma po vuajn\u00eb nga megalomania e shekullit t\u00eb kaluar. Neve n\u00eb Ballkan na duhet paqja dhe kombet nuk mund t\u00b4i zgjedhin fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishin mundur kombet t\u00b4i zgjidhnin fqinj\u00ebt, at\u00ebher\u00eb sigurisht serb\u00ebt nuk do t\u00b4ishin aty ku jan\u00eb sot. Me serb\u00ebt nuk desh\u00ebn t\u00eb jetojn\u00eb: as sllovenet, as kroat\u00ebt, as boshnjak\u00ebt, as maqedon\u00ebt, as shqiptar\u00ebt, as malazez\u00ebt, edhe si fqinj askush nuk do t\u00b4kishte d\u00ebshiruar.Ata luftuan dhe shkaktuan vuajtje dhe trishtim: ata kan\u00eb luftuar kund\u00ebr: italian\u00ebve, austriak\u00ebve, slloven\u00ebve, kroat\u00ebve, boshnjak\u00ebve, hungarez\u00ebve,bullgar\u00ebve, rumun\u00ebve, shqiptar\u00ebve, grek\u00ebve dhe maqedon\u00ebve. Ata vran\u00eb dhe sakatuan edhe pakica: goran\u00ebt, rom\u00ebt, turqit, vlleh\u00ebt, rumun\u00ebt, hebrenj\u00ebt etj.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket hebrenjve n\u00eb vitin 1942 Nedi\u00e7i krenar i telegrafonte Hitlerit se Serbia u b\u00eb shteti i par\u00eb pa hebrenj (Judenfrei ) F.Cohen SERBIA&#8217;S SECRET WAR;Propaganda and the Deceit of History.Philip Cohen) Serbia, pra ishte shteti i par\u00eb n\u00eb planet\u00eb q\u00eb u deklarua i pahebrenj.<br \/>\nAta luftuan kund\u00ebr gjitha atyre q\u00eb u takuan n\u00eb tok\u00eb apo n\u00eb det; ata regjistruan n\u00eb historin\u00eb e tyre edhe nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Amerik\u00ebs dhe Aleanc\u00ebs Atlantike, sepse virtyti i t\u00eb varfrit \u00ebsht\u00eb krenaria dhe inati, thot\u00eb nj\u00eb proverb italian: ata e dinin se k\u00ebt\u00eb luft\u00eb nuk e fitojn\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi ishte guximi p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb u k\u00ebndell edhe Rusia dhe kuptoi se Serbia po luante rol t\u00eb dyfisht\u00eb dhe tejpan\u00eb kurv\u00ebn n\u00eb dy karrige: n\u00eb paqe n\u00eb preh\u00ebr t\u00eb per\u00ebndimit, n\u00eb rrezik n\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb Rusis\u00eb. Serbia akoma sot nuk e ka kuptuar pesh\u00ebn e vet\u00eb. Ata fitojn\u00eb 100 \u20ac n\u00eb muaj , por nuk pushojn\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtuari kazerma pran\u00eb kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb jug ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt; kazerma me videokamera dhe sensor\u00eb, me pushk\u00eb automatike e arm\u00eb t\u00eb sofistikuara. Ky komb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Ai ka probleme me orientimin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Manipulimi i statistikave &#8211; Burimet zyrtare serbe:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja etnike e Serbis\u00eb pa Kosov\u00ebn: 82,8 % serb, 3,9 %hungarez\u00eb , 2.1 % boshnjak, 1.4 % rom\u00eb, 1.1 % jugosllav, 0.9 kroat, 0.9 % malazez\u00eb, 0.8 % sllovak, 0.5 % vllah, 0.5 % rumun, 0.4 % maqedon, 0.3 % bullgar\u00eb, 0.3 % bunjevac, 0.2 % ukrainas dhe 4.000 gjerman &#8211; si dhe grupe tjera etnike, gjithsej 21<\/p>\n<p>Pra, sipas statistikave zyrtare n\u00eb Serbi jetojn\u00eb sot 20 % pakica, sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb paanshme m\u00eb s\u00eb paku 30 %. Po ku q\u00ebndron problemi? Problemi q\u00ebndron aty se k\u00ebto 20% apo 30 % nuk duken askund n\u00eb shtetin serb: ata nuk kan\u00eb t\u00eb drejta politike dhe njer\u00ebzore. Njer\u00ebzit jetojn\u00eb, ku jetonin me shekuj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dite erdhi armata serb dhe u ngul aty, pushtoi vendin, e deklaroi p\u00ebr vend serb, e pag\u00ebzoi ndryshe dhe vendasit i shnd\u00ebrroi n\u00eb pakica komb\u00ebtare dhe ua abrogoi t\u00eb drejtat dhe aft\u00ebsit\u00eb juridike shtetformuese q\u00eb kishin me vendin am\u00eb. Ky ishte kidnapim shtet\u00ebror i popullsis\u00eb dhe i vendit! Duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb pakica Serbia do tu caktoj\u00eb doz\u00ebn dhe intensitetin e liris\u00eb. Kurse n\u00ebp\u00ebr shkolla do t\u00eb m\u00ebsohet historia \u201clavdishme\u201d e popullit serb dhe se gjuha serbe \u00ebsht\u00eb gjuha m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb ( n\u00eb librat e gjuh\u00ebs fr\u00ebnge p\u00ebr shkollat fillore q\u00eb e m\u00ebsojn\u00eb edhe pakicat ).<\/p>\n<p>Numri real i serbeve n\u00eb Serbi nuk mund t\u00eb jete m\u00eb i madh se 4 maksimalisht 4.3 milion, k\u00ebt\u00eb do ta shohim m\u00eb posht\u00eb.( Pakica Rome n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb regjistruar si serbe duke shpresuar se u japin pun\u00eb apo duke shpresuar se k\u00ebshtu i ikin diskriminimit. Pakica rome n\u00eb Serbi jeton n\u00ebp\u00ebr baraka dhe sht\u00ebpi prej teneqe dhe prej letre. Presioni mbi rom\u00ebt nuk pushon dhe shum\u00eb prej tyre kan\u00eb ikur nga Serbia).<\/p>\n<p>Serbia pa Kosov\u00ebn, sipas burimeve zyrtare \u00ebsht\u00eb kjo: 7.498.001. Nga ky num\u00ebr duhet hequr 490.000 refugjat\u00eb q\u00eb paskan ikur nga vendet ku luftohej, k\u00ebshtu thon\u00eb ata, dhe statistika serbe i ndan k\u00ebshtu: 180.000 nga Kroacia, 90.000 nga Bosnja, 220.000 nga Kosova ( k\u00ebtu jan\u00eb num\u00ebruar edhe serb\u00ebt q\u00eb kan\u00eb braktisur Kosov\u00ebn n\u00eb vitet e 70 e 80, po k\u00ebt\u00eb nuk e thon\u00eb ). Numra \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb rrumbullak\u00ebt dhe serbisht, sipas interesit.<\/p>\n<p>Nejse, t&#8217;i marrim k\u00ebta numra si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe pse tep\u00ebr gjeometrik dhe tep\u00ebr t\u00eb rrumbullak\u00ebt: 7.498.001 minus 490.000 mbeten 7.008.001. Tani shtrohet pyetja banale dhe e naive: si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Serbia n\u00eb zgjedhje p\u00ebr votime t\u00b4i th\u00ebrras\u00eb 6, 5 milion qytetar\u00eb kur ka vet\u00ebm 7 milion banor\u00eb?<\/p>\n<p>Dobrica \u00c7osi\u00e7 thoshte se rrenat serbe jan\u00eb art, tani do t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta d\u00ebshmojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nga 7.000.000 sa po d\u00ebshiruaka t\u00b4i ket\u00eb Serbia, m\u00eb s\u00eb paku 30 % jan\u00eb pakica. Dometh\u00ebn\u00eb mbi 2 milion, ( serb\u00ebt thon\u00eb diku 1.5 milion ). Pra shtat\u00eb milion minus 2 milion na mbeten pes\u00eb milion serb. Edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra. Numrat jan\u00eb manipuluar, si gjithmon\u00eb n\u00eb Serbi. K\u00ebt\u00eb e din edhe Dobrica \u00c7osi\u00e7i! N\u00eb Serbi jetojn\u00eb m\u00eb shume 700.000 rom\u00eb ( sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, 10 %). Ortodoks dhe mysliman n\u00eb jug, katolik n\u00eb veri. Mir\u00ebpo n\u00eb statistik\u00ebn zyrtare na dalin 1.4% rom\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb diku 100.000 banor\u00eb. N\u00eb fakt n\u00eb Serbi jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sipas statistikave rome del se vet\u00ebm n\u00eb Beograd jetojn\u00eb 110.000 rom\u00eb. Kjo dometh\u00ebn\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb Beograd jetojn\u00eb 1.4% t\u00eb rom\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb thot\u00eb statistika serbe jan\u00eb 0.8%, nd\u00ebrkaq vet\u00ebm n\u00eb jug te Serbis\u00eb jetojn\u00eb 1% diku 70.000 dhe 30.000 nuk jan\u00eb kthyer akoma n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb rr\u00ebnuara nga ushtria serbe. Milosohevi\u00e7i me 19.02.02 n\u00eb Hag\u00eb duke replikuar me Mahmut Bakallin i tha atij se n\u00eb Beograd jetojn\u00eb 70.000 shqiptar\u00eb dhe se para lufte paskan qen\u00eb 100.000. Dometh\u00ebn\u00eb mbi 3% shqiptar\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Serbi, e jo 0.8% si thot\u00eb statistika serbe. Milloshevi\u00e7i duhet ta dij\u00eb mir\u00eb numrin ton\u00eb! K\u00ebt\u00eb e din edhe Koshtunica.<\/p>\n<p>Jan\u00eb manipuluar edhe numrat e maqedon\u00ebve, sepse deri n\u00eb Vranj\u00eb flitet shqip dhe maqedonisht. Jan\u00eb manipuluar edhe numrat e hungarezeve, t\u00eb kroateve e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nga 400.000 gjerman sa kishte deri n\u00eb mbarim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, sot jetojn\u00eb vet\u00ebm 4.000 aty dhe n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre jan\u00eb vendosur serb\u00ebt, kurse tok\u00ebn e tyre e kan\u00eb marr\u00eb ata. Si\u00e7 shihet gjerman\u00ebt e kaluan m\u00eb mir\u00eb se hebrenjt\u00eb!<\/p>\n<p>Pra n\u00eb Serbi jetojn\u00eb 2 \u2013 3 milion pakica, por n\u00eb parlament nuk ka asnj\u00eb p\u00ebr qind. Minoritete diskriminohen n\u00eb Serbi si askund n\u00eb Evrop\u00eb dhe kjo politike diskriminuese duhet t\u00eb denoncohet kudo dhe \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rekapitullim<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pakicat ( 21 jan\u00eb n\u00eb Serbi ) nuk shkuan n\u00eb Serbi p\u00ebr shkaqe ekonomike, mir\u00ebpo Serbia pushtoi kryesisht territore t\u00eb huaja dhe banor\u00ebt vendas i shpalli pakic\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e vet\u00eb. Serb\u00ebt e konsiderojn\u00eb veten si rac\u00eb superiore dhe \u00e7do serb i r\u00ebndomt\u00eb beson se \u00ebsht\u00eb mbinjeriu i Ballkanit.<\/p>\n<p>&#8211; Akademia Serbe ishte parap\u00ebrgatit\u00ebse e k\u00ebtij deliriumi, ketyre halicunacioneve dhe projekteve fashiste n\u00eb politik\u00ebn serbe mbi d\u00ebbime dhe zhdukjen masive e t\u00eb organizuar t\u00eb njer\u00ebzve.<br \/>\n&#8211; At\u00eb q\u00eb d\u00ebshironte Hitleri Judenfrei, serbet e kishin planifikuar dhe ekzekutuar para tij : Albanerfrei. Se e d\u00ebshironin k\u00ebt\u00eb, e d\u00ebshmoi Milloshevi\u00e7i n\u00eb vep\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Qe nga vitin 1912-1969 u d\u00ebbuan me shume se 1 milion shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se Serbia u vet\u00ebdeklarua si shtet i par\u00eb pa hebrenj n\u00eb vitin 1942.<br \/>\n&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se minoritetet nuk kan\u00eb t\u00eb drejta njer\u00ebzore e as politike dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohen askund: as n\u00eb administrat\u00eb , as n\u00eb ekonomi e as n\u00eb diplomaci.<br \/>\n&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se Serbia ka manipuluar numrat dhe se kjo mund t\u00eb ilustrohet dhe dokumentohet shum\u00eb leht\u00eb dhe kurdoher\u00eb. Serbia ka diku 4 milion banor\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se Serbia ka terrorizuar dhe luftuar me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e vet\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e re ata luftuan kund\u00ebr: slloveneve, kroat\u00ebve, boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb prapasken\u00eb po intrigojn\u00eb kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. Ata vran\u00eb, dhunuan, vran\u00eb dhe sakatuan f\u00ebmij\u00eb e pleq, dhunuan gra dhe vajza t\u00eb reja.<\/p>\n<p>&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se Serbia ka manipuluar t\u00eb gjitha historit\u00eb e fqinj\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur dhe mundohet t\u00b4i ndryshoj\u00eb ato. Tani \u00ebsht\u00eb koha ta rishkruajn\u00eb historin\u00eb e vet\u00eb, duke u distancuar nga ideologjia fashiste dhe shfaros\u00ebse kund\u00ebr fqinj\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se Serbia q\u00eb nga krijimi u rrit p\u00ebr tri her\u00eb duke pushtuar troje ku sot jetojn\u00eb t\u00eb ashtuquajturat pakica.<br \/>\n&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se askush nuk d\u00ebshironte t\u00eb jetoj\u00eb me serb\u00ebt dhe kudo pati kryengritje.<br \/>\n&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se serb\u00ebt po luftonin p\u00ebr ta ruajtur jet\u00ebn komode q\u00eb ua mund\u00ebsonte Jugosllavja n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; Fakt \u00ebsht\u00eb se 1 milion shqiptar\u00eb u d\u00ebbuan, mij\u00ebra u vran\u00eb , mij\u00ebra u dhunuan, qindra mij\u00ebra sht\u00ebpi u dogj\u00ebn. Makinat nga fabrikat u vodh\u00ebn, aparatura nga spitalet gjithashtu dhe mobilet e sht\u00ebpive shqiptare shiteshin n\u00ebp\u00ebr tregje t\u00eb Serbis\u00eb. Dhe t\u00eb gjitha arkivat dhe kufomat e civil\u00ebve u transferuan n\u00eb Serbi. Dhe kjo Serbi gjoja d\u00ebshiron t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me shqiptar\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Pretendimi i saj p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb shtet me shqiptar\u00ebt dokumenton kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht: arroganc\u00ebn, munges\u00eb takti, pafytyr\u00ebsin\u00eb dhe munges\u00ebn e respektit ndaj viktim\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Epilog<\/strong><\/p>\n<p>Ne shpresojm\u00eb se Serbia mbushet me mend dhe shqyrton n\u00eb m\u00ebnyre kritike veprat e veta. Ne duhet tua falim atyre gabimet, ata duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb. K\u00ebshtu e d\u00ebshiron ardhm\u00ebria. K\u00ebshtu kan\u00eb vepruar kombet e civilizuara, sepse \u00ebsht\u00eb tragjike kur hasm\u00ebria, mostoleranca dhe urrejtja barten mbi supet e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb brezin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00eb u p\u00ebrmenden m\u00eb lart jan\u00eb motivet kok\u00ebforta q\u00eb tregojn\u00eb pse shqiptari nuk mund m\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb me Serbin\u00eb, mir\u00ebpo pas k\u00ebtyre arsyeve kolektive q\u00ebndrojn\u00eb mij\u00ebra dhe miliona arsye subjektive individuale dhe fate familjare.<\/p>\n<p>Sipas deklaratave t\u00eb fundit mund t\u00eb konstatohet se Serbia nuk \u00ebsht\u00eb ngir\u00eb akoma.<br \/>\nPavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi supet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb shqiptar\u00eb, mbi supet e grave t\u00eb dhunuara shqiptare, mbi supet e luft\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb, mbi eshtrat e kufomave shqiptare t\u00eb deportuara n\u00eb Serbi dhe mbi supet e popullit t\u00eb deportuar! Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb korrigjimi i vonuar i historis\u00eb, anulim i casus belli-t dhe gabimeve tragjike p\u00ebr shkak t\u00eb cilave po vuan sot Ballkani.<br \/>\nMbetja e Kosov\u00ebs n\u00eb Serbi, \u00ebsht\u00eb dhunim shpirt\u00ebror dhe rirob\u00ebrim p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe k\u00ebshtu shp\u00ebrblehet politika e Miloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>Populli serb mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb, por shteti serb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt!<br \/>\nSerbia \u00ebsht\u00eb qindra her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se Kina dhe India,<br \/>\npor bot\u00ebs i ka shkaktuar probleme qindra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebto dy vende.<\/p>\n<p>Ne fal\u00ebnderojm\u00eb dhe lusim SHBA-t t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrisin gabimet e evropian\u00ebve indiferentist! Kosova meriton dhe lutet p\u00ebr nj\u00eb zgjidhej pragmatike dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Shteti Serb e pati n\u00eb dispozicion gati nj\u00eb shekull Kosov\u00ebn dhe e shfryt\u00ebzoi p\u00ebr posht\u00ebrim dhe n\u00ebshtrim. M\u00eb mir\u00eb miq e \u00e7do nj\u00ebri n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet\u00eb, se sa armiq n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi.<\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb botuar n\u00eb<\/em>:<\/p>\n<p>Shqip.dk<br \/>\nGazeta shqipe n\u00eb Angli<br \/>\nGazeta Ndryshe<br \/>\nGazeta SOT me 23.02.2006<br \/>\nGazeta SHKODRA 24.02.06<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta shqipe n\u00eb Angli Gazeta Ndryshe Gazeta SOT Gazeta SHKODRA ( Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e shkrimeve n\u00eb forume gjermane gjat\u00eb polemikave me serbet&#8230;) Serbia \u00ebsht\u00eb qindra her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se Kina, por bot\u00ebs i ka shkaktuar probleme qindra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo. Ata nis\u00ebn luft\u00ebn e par\u00eb bot\u00ebrore dhe luft\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Morfologjia e politik\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Morfologjia e politik\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gazeta shqipe n\u00eb Angli Gazeta Ndryshe Gazeta SOT Gazeta SHKODRA ( Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e shkrimeve n\u00eb forume gjermane gjat\u00eb polemikave me serbet&#8230;) Serbia \u00ebsht\u00eb qindra her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se Kina, por bot\u00ebs i ka shkaktuar probleme qindra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo. Ata nis\u00ebn luft\u00ebn e par\u00eb bot\u00ebrore dhe luft\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-11T21:22:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Morfologjia e politik\u00ebs serbe\",\"datePublished\":\"2011-05-11T21:22:19+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-11T21:22:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\"},\"wordCount\":3717,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\",\"name\":\"Morfologjia e politik\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg\",\"datePublished\":\"2011-05-11T21:22:19+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-11T21:22:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Morfologjia e politik\u00ebs serbe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Morfologjia e politik\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Morfologjia e politik\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gazeta shqipe n\u00eb Angli Gazeta Ndryshe Gazeta SOT Gazeta SHKODRA ( Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e shkrimeve n\u00eb forume gjermane gjat\u00eb polemikave me serbet&#8230;) Serbia \u00ebsht\u00eb qindra her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se Kina, por bot\u00ebs i ka shkaktuar probleme qindra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo. Ata nis\u00ebn luft\u00ebn e par\u00eb bot\u00ebrore dhe luft\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-11T21:22:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Morfologjia e politik\u00ebs serbe","datePublished":"2011-05-11T21:22:19+00:00","dateModified":"2011-05-11T21:22:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/"},"wordCount":3717,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/","name":"Morfologjia e politik\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg","datePublished":"2011-05-11T21:22:19+00:00","dateModified":"2011-05-11T21:22:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/terroristet_serbe.jpeg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/morfologjia-e-politikes-serbe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Morfologjia e politik\u00ebs serbe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8014"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8014\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}