{"id":7992,"date":"2011-05-11T08:28:48","date_gmt":"2011-05-11T07:28:48","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7992"},"modified":"2011-05-11T08:28:48","modified_gmt":"2011-05-11T07:28:48","slug":"e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/","title":{"rendered":"E shkuara sekrete e Arben Ristanit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arben Ristani\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Shekulli<\/strong>, <em>11.05.2011<\/em><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e ka mbajtur peng nga e shkuara kryetarin e KQZ-s\u00eb, Arben Ristani. Jeta plot drit\u00eb-hije e juristit t\u00eb njohur q\u00eb PS e konsideron shkaktar t\u00eb prishjes s\u00eb standardeve zgjedhore, historit\u00eb e tij t\u00eb vjetra me dy president\u00eb, Sali Berish\u00ebn e Alfred Moisiun. Marr\u00ebdh\u00ebniet e vjetra t\u00eb ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si mb\u00ebrriti nga drejtimi i sallave t\u00eb gjyqit n\u00eb qelit\u00eb e burgut si i d\u00ebnuar penalisht. Nj\u00eb portret i paautorizuar i kreut t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk \u00ebsht\u00eb aq i pasur sa t\u00eb blej\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij&#8230; Arben Ristani kryetari i radh\u00ebs i KQZ-s\u00eb u konsiderua n\u00eb zgjedhjet e 2009-s nga opozita jo si arbit\u00ebr i zgjedhjeve, por si nj\u00eb arkitekt i vjedhjes s\u00eb tyre nga Partia Demokratike. &#8220;Rikthimi tek mandati yn\u00eb i n\u00ebnt\u00eb n\u00eb Fier i k\u00ebsaj KQZ-je t\u00eb kthyer n\u00eb veg\u00ebl qorre t\u00eb Sali Berish\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb kryetari t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij jo t\u00eb larg\u00ebt p\u00ebr marrje ryshfeti dhe nj\u00eb shumice q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet ligjit po oreksit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan realisht t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb 28 qershor&#8230;&#8221;, &#8211; u shpreh Rama m\u00eb 20 korrik.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, sulmit t\u00eb Ram\u00ebs, \u00e7udit\u00ebrisht nuk i p\u00ebrgjigjet vet\u00eb i akuzuari p\u00ebr probleme me t\u00eb shkuar\u00ebn e tij, Ristani, por ai merret n\u00eb mbrojtje direkt nga PD-ja. &#8220;Ristani&#8230; ka kryer me integritet t\u00eb lart\u00eb detyr\u00ebn e besuar. Sulmet e Ram\u00ebs nuk jan\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb rruga\u00e7\u00ebri dhe pafytyr\u00ebsi politike&#8221;, &#8211; u shpreh nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e PD-s\u00eb. Por, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, enigma mbeti, as Rama nuk u shpreh m\u00eb gjat\u00eb se \u00e7far\u00eb dinte p\u00ebr skedin\u00ebn penale t\u00eb Ristanit dhe as PD nuk foli p\u00ebr t\u00eb, por thjesht e mbrojti t\u00eb shkuar\u00ebn e tij me pun\u00ebn e sotme t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kaq \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb pyetje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb thell\u00eb t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje; nj\u00eb pyetje q\u00eb ngjan me nj\u00eb titull t\u00eb vjet\u00ebr filmi bardh e zi, q\u00eb dikur TVSH-ja e transmetonte rregullisht: Cili jeni ju zoti Ristani? &#8211; shkruan Lorenc Vangjeli, n\u00eb &#8220;Mapon&#8221; e 2009-s.<\/p>\n<p><strong>Zem\u00ebrata e Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb adres\u00ebn e tij n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb d\u00ebshmohet se Arben Ristani ka mbushur plot 40 vje\u00e7 n\u00eb fundmarsin e k\u00ebtij viti. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb nj\u00eb brezi student\u00ebsh q\u00eb mbaruan fakultetin Juridik n\u00eb kap\u00ebrcyellin e nd\u00ebrrimit t\u00eb sistemeve dhe fal\u00eb edhe k\u00ebtij fakti, pat\u00ebn fat n\u00eb karrier\u00ebn e tyre t\u00eb m\u00ebpasshme.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt e vjet\u00ebr komunist\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb vitin 1992, &#8211; vit kur Ristani dhe nj\u00eb grup i madh koleg\u00ebsh t\u00eb tij mbaruan universitetin, &#8211; n\u00eb nj\u00eb val\u00eb shkarkimesh nga detyra. Vakuumi i krijuar nisi t\u00eb mbushej me student\u00eb q\u00eb sapo kishin mbaruar fakultetin dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas, edhe me jurist\u00ebt e &#8220;p\u00ebrshpejtuar&#8221; t\u00eb dal\u00eb n\u00eb seri nga serra e shkoll\u00ebs s\u00eb Plepave, n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Konkurrenca me ta ishte fare e leht\u00eb p\u00ebr t\u00b4u fituar dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me firm\u00ebn e ish-presidentit Berisha, Ristani em\u00ebrohet gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jasht\u00ebm n\u00eb universitetin q\u00eb sapo kishte mbaruar, kjo ishte nj\u00eb karrier\u00eb p\u00ebr t\u00b4u pasur zili, por normale p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Deri sa fati do t\u00eb sh\u00ebnonte dit\u00eb t\u00eb zeza, krejt papritur edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb dukej si i sh\u00ebnjuari vet\u00ebm i dit\u00ebve t\u00eb bardha. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1993, Aleksand\u00ebr Frangaj, at\u00ebher\u00eb kryeredaktor kurajoz i &#8220;Koha Jon\u00eb&#8221;, detyrohet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit t\u00eb tij penal: akuza, kishte nxjerr\u00eb sekretin shtet\u00ebror p\u00ebr kalimin e nj\u00eb autokolone me tanke drejt veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e at\u00ebhershme, me nj\u00eb president t\u00eb konsideruar m\u00eb tej ai armik i shtypit, ky ishte nj\u00eb m\u00ebkat i friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Frangaj do t\u00eb gjykohej n\u00eb Lezh\u00eb, ku kishte shkuar p\u00ebr ta gjykuar si i komanduar pik\u00ebrisht gjyqtari i ri Ristani. Avokat mbrojt\u00ebs i Frangajt, ishte Spartak Ngjela. N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb mbushur me koleg\u00eb t\u00eb Frangajt dhe deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, Ngjela foli gjat\u00eb, pa harruar madje as &#8220;t\u00eb drejt\u00ebn anglo-saksone&#8221; dhe e &#8220;hutoi&#8221; prokurorin lokal q\u00eb mbronte akuz\u00ebn, i cili madje t\u00ebrhiqet prej saj.<\/p>\n<p>Frangaj fiton pafaj\u00ebsin\u00eb e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton m\u00ebrin\u00eb e ish-presidentit Berisha. Q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkitje t\u00eb rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin n\u00eb apartamentin e tij t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Brak\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte dhe momenti q\u00eb e ndau njeriun m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb vendit, me juristin q\u00eb dukej se kishte nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb garantuar. Nj\u00eb ndarje q\u00eb n\u00eb fakt do t\u00eb vazhdonte gjat\u00eb, me vite dhe do t\u00eb kalonte dhe mes problemesh shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se kaq. Sepse ky do t\u00eb ishte vet\u00ebm fillimi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb do t\u00eb vijonte, do t\u00b4i ngjante si nj\u00eb kurdisjeje fatkeqe rrethanash, po ashtu dhe nj\u00eb loje ku m\u00eb i dob\u00ebti do t\u00eb priste vet\u00ebm faljen nga m\u00eb i forti q\u00eb nuk harron kurr\u00eb. Deri n\u00eb dit\u00ebn, kur t\u00eb pakt\u00ebn, sipas kritik\u00ebve t\u00eb tij nga PS-ja, do t\u00eb b\u00ebnte sh\u00ebrbimin e jet\u00ebs p\u00ebr Berish\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e viteve &#8217;90, shtypi kritik ishte shnd\u00ebrruar p\u00ebrfundimisht n\u00eb shqet\u00ebsimin e pafundm\u00eb t\u00eb ish-presidentit Berisha. Basti i tij me botuesin Nikoll\u00eb Lesi dhe drejtuesit e saj, Aleksand\u00ebr Frangaj dhe Martin Leka, do t\u00eb vazhdonte dhe m\u00eb tej. Thjesht pritej rasti p\u00ebr t\u00eb rigoditur. Dhe ai erdhi me nj\u00eb padi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ministria e Mbrojtjes, e drejtuar at\u00ebher\u00eb nga i ndjeri Safet Zhulali.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb d\u00ebnohet me burg kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb sekretin ushtarak-shtet\u00ebror&#8221;. Sot ting\u00ebllon qesharake se sekret at\u00ebher\u00eb quhej fakti q\u00eb oficer\u00ebt ishin t\u00eb detyruar t\u00eb linin armatimin e tyre personal n\u00eb repart dhe se nuk mund ta merrnin m\u00eb, si m\u00eb par\u00eb, n\u00eb apartamentet e tyre vetjake.<\/p>\n<p>T\u00eb dy gazetar\u00ebt arrestohen dhe n\u00eb prill 1994 dalin n\u00eb gjyq. Gjyqtar i tyre ishte s\u00ebrish Ristani. Vet\u00ebm 25 vje\u00e7ar, Ristani do t\u00eb gjykonte k\u00ebshtu procesin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, do t\u00eb gjykonte p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb a pafaj\u00ebsin\u00eb e dy, pothuaj, bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb tij. Natyrisht ishte n\u00ebn nj\u00eb presion t\u00eb madh: nga nj\u00ebra an\u00eb shtypi opozitar, por dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar, shoqatat e gazetar\u00ebve vendase dhe t\u00eb huaja, institucionet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe nga ana tjet\u00ebr, &#8220;fqinji&#8221; i pushtetsh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e Brak\u00ebs q\u00eb i donte me \u00e7do kusht n\u00eb burg gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe sa koh\u00eb q\u00eb vazhdon procesi, nj\u00eb tjet\u00ebr element hyn n\u00eb loj\u00eb: Nikoll\u00eb Lesi b\u00ebn nj\u00eb l\u00ebvizje &#8220;t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar&#8221;. E fton Ristanin n\u00eb nj\u00eb lokal dhe n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb tij, afron madje dhe nj\u00eb shp\u00ebrblim. Ristani nuk pranon, ai e refuzon fort k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb, por si njeri, kishte dhe ai dob\u00ebsit\u00eb e tij. I k\u00ebrkon Lesit ta ndihmoj\u00eb me dy viza greke p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Ajo \u00e7far\u00eb nuk dinte Ristani dhe Lesi, ishte q\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn pran\u00eb tyre, agjent\u00eb t\u00eb SHIK-ut t\u00eb drejtuar at\u00ebher\u00eb nga Gazidede, kishin xhiruar dhe fotografuar gjith\u00e7ka. Madje, dhe momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb pasaportave.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb thuhet me sakt\u00ebsi sesa ka ndikuar ky &#8220;nder&#8221; i Lesit tek vendimmarrja e Ristanit, por vendimi i firmosur prej tij nuk do t\u00eb k\u00ebnaqte Berish\u00ebn. I cili, megjithat\u00eb, b\u00ebn nj\u00eb veprim t\u00eb pamenduesh\u00ebm p\u00ebr karakterin e tij t\u00eb rr\u00ebmbyer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb: ndon\u00ebse njoftohet n\u00eb moment p\u00ebr rezultatin e p\u00ebrgjimit t\u00eb gjyqtarit Ristani, ai nuk ngutet. Pret dhe n\u00eb fakt nuk pret shum\u00eb. Ose m\u00eb sakt\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb se dy apo tre jav\u00eb. Kur nj\u00eb short &#8220;fatkeq&#8221; e detyron Ristanin t\u00eb gjykoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nxeht\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb anije e kapur me naft\u00eb kontraband\u00eb pret vet\u00ebm firm\u00ebn e tij q\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga gjendja e sekuestrit n\u00eb portin e Durr\u00ebsit. Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb dhe vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb pas, nd\u00ebrsa Ristani mbahet i mbyllur n\u00eb nj\u00eb mbledhje q\u00eb zgjat m\u00eb shum\u00eb se tre or\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, n\u00eb cepin tjet\u00ebr t\u00eb saj, n\u00eb apartamentin e tij n\u00eb Brak\u00eb, kishte mb\u00ebrritur policia dhe agjent\u00ebt e SHIK-ut me nj\u00eb mandat p\u00ebr kontrollin e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebrkonin p\u00ebr para t\u00eb fshehura, q\u00eb duhet t\u00eb ishin shp\u00ebrblimi i mundsh\u00ebm p\u00ebr lirimin e anijes me naft\u00eb. Gj\u00ebrat rrokullisen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrufeshme posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb.<br \/>\nRistani arrestohet n\u00ebn akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs &#8211; dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi haptazi t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe nj\u00eb mitmarrjeje t\u00eb pav\u00ebrtetuar. Q\u00ebndron vet\u00ebm pak koh\u00eb n\u00eb qeli me t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz q\u00eb i kishte d\u00ebnuar vet\u00eb m\u00eb par\u00eb nga pozicioni i gjykat\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk pranon asgj\u00eb n\u00eb proces, vendimi p\u00ebr t\u00eb ishte marr\u00eb: d\u00ebnohet me burg me nj\u00eb vit heqje lirie, vendim q\u00eb i kthehet me kusht p\u00ebr dy vjet. Dhe i rikthehet liria. Duket se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, dora e &#8220;fqinjit&#8221; ishte ndalur pik\u00ebrisht n\u00eb &#8220;hedhjen e lopat\u00ebs s\u00eb fundit me dhe&#8221; mbi nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb frakturuar dhembsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por fati, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk e kishte harruar Ristanin. P\u00ebr t\u00eb, pas r\u00ebnies s\u00eb thell\u00eb, do t\u00eb kishte s\u00ebrish ngjitje, madje t\u00eb bujshme. Deri n\u00eb vitin 1997 do t\u00eb ishte avokat dhe do t\u00eb mbronte dhe nj\u00eb tjet\u00ebr personazh t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs. Ristani do t\u00eb mbronte me sukses t\u00eb pjessh\u00ebm Ilir Hoxh\u00ebn, t\u00eb birin e Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb akuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qesharake, sepse kishte guxuar t\u00eb mbronte t\u00eb atin n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb periferike t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kaq dukej se do t\u00eb mbushte kup\u00ebn n\u00eb m\u00ebrin\u00eb e tij me &#8220;fqinjin&#8221; president, por nd\u00ebrkoh\u00eb kishte ardhur viti 1997, kur ish-presidenti kishte halle shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr veten e tij. Madje, edhe at\u00eb t\u00eb gjetjes s\u00eb nj\u00eb avokati personal. Ristani rifutet n\u00eb sh\u00ebrbim shtet\u00ebror, k\u00ebsaj radhe si inspektor n\u00eb ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, deri n\u00eb vitin 1998, m\u00eb pas kalon kat\u00ebr vjet t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb profesion t\u00eb lir\u00eb si avokat deri n\u00eb momentin kur fati i keq duket se i kishte per\u00ebnduar p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p><strong>Tek Presidenti tjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ish-president do t\u00eb behej fati i tij i mir\u00eb dhe i keq n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr juristin me halle. Alfred Moisiu do t\u00b4u besonte rekomandimeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr juristin e aft\u00eb dhe do ta ftonte Ristanin n\u00eb kabinetin e tij t\u00eb ngusht\u00eb me detyr\u00ebn e k\u00ebshilltarit juridik. E kaluara dukej se ishte harruar dhe se p\u00ebr ish-avokatin karriera do t\u00eb rridhte e qet\u00eb n\u00eb paradhom\u00ebn komode t\u00eb nj\u00eb presidenti t\u00eb zgjedhur me konsensus dhe q\u00eb e p\u00eblqenin t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Por, dhe kjo histori, do t\u00eb nd\u00ebrlikohej shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb grindjet q\u00eb nis\u00ebn mes Moisiut dhe ish-kryeministrit Nano, n\u00eb vitin 2003, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hyri nj\u00eb element i ri n\u00eb luft\u00ebn politike t\u00eb dit\u00ebs, ai q\u00eb n\u00eb median e koh\u00ebs, do t\u00eb quhej lufta mes stafeve. Dhe stafi i kryeministrit Nano duket se ishte furnizuesi i medias me disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura p\u00ebr dy nga k\u00ebshilltar\u00ebt e zotit Moisiu. Nj\u00eb nga ta ishte vet\u00eb Ristani. I zhg\u00ebnjyer, Moisiu i k\u00ebrkon llogari vart\u00ebsit t\u00eb tij p\u00ebr detajin e t\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb ai i kishte fshehur. Por nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb, ve\u00e7 t\u00b4i komunikonte se rrug\u00ebt e tyre tashm\u00eb ishin ndar\u00eb. E megjithat\u00eb, kjo thyerje e radh\u00ebs, nuk do t\u00eb thoshte se rruga e Ristanit drejt karrier\u00ebs personale ishte e mbyllur p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Ai i rikthehet s\u00ebrish avokatis\u00eb deri n\u00eb vitin 2006. Dhe plot tre vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 31 korrik 2006, Ristani ishte nj\u00eb nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar i KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga seancat m\u00eb dramatike dhe m\u00eb qesharake t\u00eb Kuvendit t\u00eb shkuar, kur aleat\u00ebt e sot\u00ebm e sulmuan Jozefina Topallin me vazo lulesh, ai votohet n\u00eb godin\u00ebn e ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, bashk\u00eb me kandidat\u00ebt p\u00ebr KKRT-n\u00eb dhe K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb RTSH-s\u00eb. Si an\u00ebtar i KQZ-s\u00eb, ai punon me nj\u00eb tjet\u00ebr ish-gjyqtar dhe mik t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb tij, \u00c7lirim Gjata dhe kalon prov\u00ebn e zjarrit me zgjedhjet lokale t\u00eb shkurtit 2007.<\/p>\n<p>Bie pak n\u00eb sy, por nuk dihet se pse, nj\u00eb vit m\u00eb pas, n\u00eb vjesht\u00ebn e 2008-s, largohet nga KQZ-ja dhe em\u00ebrohet nga presidenti Bamir Topi si drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb magjistratur\u00ebs.<br \/>\nVet\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr muaj, sepse tashm\u00eb arrin s\u00ebrish n\u00eb maj\u00eb: emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha p\u00ebr kryetar t\u00eb KQZ-s\u00eb. N\u00eb shkurt 2009, ai votohet nga Kuvendi si arbit\u00ebr i zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Rreshtimi i duksh\u00ebm me PD-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Ristani, nj\u00eb jurist karriere, tregoi se nuk ishte ulur n\u00eb karrigen e arbitrit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i till\u00eb. &#8220;&#8230;Kot merremi me &#8216;KETA&#8217;, po e humbasim koh\u00ebn kot, &#8216;ATA&#8217; e kan\u00eb ndar\u00eb mendjen t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb zgjedhje&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo fjali i p\u00ebrket n\u00eb nj\u00eb mbledhje publike vet\u00eb kryetarit t\u00eb KQZ-s\u00eb, Ristani, dhe &#8220;KETA&#8221; e &#8220;ATA&#8221; nuk ishin tjet\u00ebr, ve\u00e7 Partis\u00eb Socialiste dhe an\u00ebtar\u00ebt e propozuar nga opozita n\u00eb KQZ. Fjalia e tij paralajm\u00ebruese, ndon\u00ebse u publikua nga t\u00eb gjith\u00eb mediat, kaloi shpejt n\u00eb harres\u00eb: vendi ishte n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs elektorale dhe rrjedha e lajmeve ishte kaq e fort\u00eb sa nj\u00eb kamban\u00eb e till\u00eb alarmi, u p\u00ebrcoll me pak kuriozitet n\u00eb selin\u00eb e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb histori. Standarde t\u00eb dyfishta t\u00eb drejtimit t\u00eb KQZ-s\u00eb, ironi e madje edhe k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb opozit\u00ebs, rreshtim i hapur n\u00eb favor t\u00eb &#8220;ish-fqinjit&#8221; president. Ristani sheh q\u00eb nuk ka m\u00eb kthim mbrapa.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur dhe ai vet\u00eb voton n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb mandati shtes\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb Fier, flet p\u00ebr &#8220;sharlatan\u00eb dhe sharlatanizma&#8221;. Nuk ka asnj\u00eb dyshim: ai q\u00eb duhej t\u00eb ishte arbitri i zgjedhjeve, ndan nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb nga tjetra dhe at\u00eb pal\u00eb q\u00eb nuk e p\u00eblqen, e konsideron as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, por &#8220;sharlatan\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Duke e ftuar me arroganc\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn e t\u00eb hesht\u00eb. Ndjehet i fituar dhe hesht edhe vet\u00eb kur kryetari i PS-s\u00eb, Edi Rama, e sulmon r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e tij. N\u00eb fakt, nuk ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb aq i pasur sa p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb harres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e tij. E cila ndoshta i \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish n\u00eb t\u00eb sotmen e tij shum\u00eb m\u00eb pak profesionale se politike, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit. Padyshim shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se cilido tjet\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pozicionin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 11.05.2011 \u00c7far\u00eb e ka mbajtur peng nga e shkuara kryetarin e KQZ-s\u00eb, Arben Ristani. Jeta plot drit\u00eb-hije e juristit t\u00eb njohur q\u00eb PS e konsideron shkaktar t\u00eb prishjes s\u00eb standardeve zgjedhore, historit\u00eb e tij t\u00eb vjetra me dy president\u00eb, Sali Berish\u00ebn e Alfred Moisiun. Marr\u00ebdh\u00ebniet e vjetra t\u00eb ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>E shkuara sekrete e Arben Ristanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E shkuara sekrete e Arben Ristanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 11.05.2011 \u00c7far\u00eb e ka mbajtur peng nga e shkuara kryetarin e KQZ-s\u00eb, Arben Ristani. Jeta plot drit\u00eb-hije e juristit t\u00eb njohur q\u00eb PS e konsideron shkaktar t\u00eb prishjes s\u00eb standardeve zgjedhore, historit\u00eb e tij t\u00eb vjetra me dy president\u00eb, Sali Berish\u00ebn e Alfred Moisiun. Marr\u00ebdh\u00ebniet e vjetra t\u00eb ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-11T07:28:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"E shkuara sekrete e Arben Ristanit\",\"datePublished\":\"2011-05-11T07:28:48+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-11T07:28:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\"},\"wordCount\":2657,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\",\"name\":\"E shkuara sekrete e Arben Ristanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg\",\"datePublished\":\"2011-05-11T07:28:48+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-11T07:28:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E shkuara sekrete e Arben Ristanit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E shkuara sekrete e Arben Ristanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"E shkuara sekrete e Arben Ristanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 11.05.2011 \u00c7far\u00eb e ka mbajtur peng nga e shkuara kryetarin e KQZ-s\u00eb, Arben Ristani. Jeta plot drit\u00eb-hije e juristit t\u00eb njohur q\u00eb PS e konsideron shkaktar t\u00eb prishjes s\u00eb standardeve zgjedhore, historit\u00eb e tij t\u00eb vjetra me dy president\u00eb, Sali Berish\u00ebn e Alfred Moisiun. Marr\u00ebdh\u00ebniet e vjetra t\u00eb ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-11T07:28:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"E shkuara sekrete e Arben Ristanit","datePublished":"2011-05-11T07:28:48+00:00","dateModified":"2011-05-11T07:28:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/"},"wordCount":2657,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/","name":"E shkuara sekrete e Arben Ristanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg","datePublished":"2011-05-11T07:28:48+00:00","dateModified":"2011-05-11T07:28:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arben_ristani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shkuara-sekrete-e-arben-ristanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E shkuara sekrete e Arben Ristanit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7992"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}