{"id":7934,"date":"2011-05-07T23:59:54","date_gmt":"2011-05-07T22:59:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7934"},"modified":"2011-05-07T23:59:54","modified_gmt":"2011-05-07T22:59:54","slug":"te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/","title":{"rendered":"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndue Dedaj<\/strong><\/p>\n<p>(<em>Kultura e humbjes, sjellja jon\u00eb politike e munguar<\/em>)<\/p>\n<p>Duket se nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb dy grupimet e m\u00ebdha politike, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, kan\u00eb preferuar t\u00eb vet\u00ebquhen me fjal\u00ebn e p\u00eblqyeshme \u201caleanc\u00eb\u201d; sikur ekspert\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb e PS-s\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paradhom\u00eb dhe ashtu \u201cs\u00eb bashku\u201d t\u00eb caktonin paradite \u201cAleanc\u00ebn (blu) p\u00ebr Qytetarin\u201d e pasdite \u201cAleanc\u00ebn (roz\u00eb) p\u00ebr t\u00eb Ardhmen\u201d. Por ajo q\u00eb askush nuk e di, as lider\u00ebt e partive, as k\u00ebshilltar\u00ebt e tyre, as nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb se cila nga k\u00ebto dy aleanca m\u00eb 8 maj do t\u00eb jet\u00eb fituese e cila humb\u00ebse. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se fjala humbje n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mbarsur p\u00ebrjet\u00ebsisht me frym\u00ebn e heroikes, fitores, lavdis\u00eb ende nuk kap\u00ebrdihet leht\u00eb, ndaj dhe nuk kalon pa brenga.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb mbrujtur jo vet\u00ebm ky vendi yn\u00eb, \u201ci shqiponjave\u201d, po mbar\u00eb gadishulli ku rrojm\u00eb, ai ballkanik. Nj\u00ebzet vjet tranzicion si duket jan\u00eb ende pak p\u00ebr t\u2019u \u00e7rr\u00ebnjosur psikologjia stresuese e humbjes, q\u00eb t\u00eb kuptohet m\u00eb n\u00eb fund se t\u00eb jesh humb\u00ebs n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb elektorale nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb kesh humbur nj\u00eb gar\u00eb politike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai tjetri p\u00ebrball\u00eb teje luajti m\u00eb mir\u00eb se ti. N\u00eb rastin e zgjedhjeve vendore, n\u00eb 65 bashki e 308 komuna.<\/p>\n<p><strong>Kur humb\u00ebs \u00ebsht\u00eb kandidati<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;E pse nuk u dashka pranuar humbja? Ti more p\u00ebrsip\u00ebr dhe kandidove, nd\u00ebrtove nj\u00eb projekt, strategji, e paraqite at\u00eb kudo n\u00eb takimet elektorale t\u00eb subjektit t\u00ebnd politik, more p\u00ebrg\u00ebzime apo refuzime dhe erdhi dita q\u00eb alternativa q\u00eb ti ofrove nuk doli fituese. U votua ajo tjetra, p\u00ebrball\u00eb teje. Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia reale. Pa shum\u00eb koment. Ky \u00ebsht\u00eb verdikti i atij q\u00eb vulos me vot\u00ebn e tij. Sovrani k\u00ebshtu e ka gjykuar dhe ai asnj\u00ebher\u00eb nuk gabon mes dy mund\u00ebsive q\u00eb i jepen, pa\u00e7ka se \u00e7far\u00eb \u201cmalli\u201d i ofron atij politika p\u00ebr t\u00eb votuar. Ai nuk ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb kandidat\u00ebt, por ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb mes tyre at\u00eb q\u00eb i duket m\u00eb bind\u00ebsi. E teksa shembujt e q\u00ebndrimeve t\u00eb ashpra t\u00eb humb\u00ebsve i kemi me boll\u00ebk, ata t\u00eb sjelljes ndryshe, sado q\u00eb i q\u00ebmtojm\u00eb, e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjejm\u00eb, pasi kan\u00eb qen\u00eb tejet t\u00eb pakt\u00eb. Nd\u00ebr ne rrall\u00ebkush ka ditur t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb model humb\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n<p>Se ja, sa jan\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb zgjatur dor\u00ebn fituesit, si n\u00eb zgjedhjet lokale, ashtu dhe n\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar ky \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb modeli i vet\u00ebm i q\u00ebndrimit t\u00eb humb\u00ebsve. Ai q\u00eb humbet, njeh humbjen e tij. Humbja elektorale nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka fatale, si humbja n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ku m\u00eb pas dik\u00eb do t\u00eb ndiqte sa t\u00eb ishte gjall\u00eb lavdia e fituesit e dik\u00eb tjet\u00ebr damka e humb\u00ebsit. Nuk ka tashm\u00eb \u201cpartizan\u00eb\u201d e \u201ckolaboracionist\u00eb\u201d n\u00eb dy kampe antagoniste, por shqiptar\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri gjithsesi demokratike. E megjithat\u00eb, prap\u00eb humbja nuk pranohet. T\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrjetimi n\u00eb aspektin tradicional, vet\u00ebm \u201cnderi i humbur\u201d ai q\u00eb na mundon kur jemi humb\u00ebs, apo ka gjas\u00eb q\u00eb \u201cdrama\u201d e humbjes s\u00eb k\u00ebtij apo atij kandidati t\u00eb lidhet me humbjen e interesave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr t\u00eb cilat ishte b\u00ebr\u00eb i mundur kandidimi, shpesh p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kur humb\u00ebs \u00ebsht\u00eb subjekti politik<\/strong><\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm individi ai q\u00eb humbet, bashk\u00eb me t\u00eb natyrisht q\u00eb humb\u00ebsi i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb subjekti q\u00eb e ka kandiduar. N\u00eb nj\u00eb komun\u00eb apo bashki, n\u00eb nj\u00eb qark apo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe. Dihet q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb dy pal\u00eb fitues, ashtu si\u00e7 nuk mund t\u00eb ket\u00eb dy pal\u00eb humb\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra kaq t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u2019u kuptuar, por q\u00eb pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, t\u00eb tilla jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb or\u00ebt e edukat\u00ebs qytetare t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, kurse n\u00eb aren\u00ebn politike ndodh krejt ndryshe. Rrall\u00eb q\u00ebllon q\u00eb t\u00eb pranohet humbja. Ngjan si nj\u00eb dram\u00eb humbja. Si \u00ebsht\u00eb e mundur? Ku do vemi pas k\u00ebsaj? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb kryetarin e partis\u00eb humb\u00ebse? Do t\u00eb rrij\u00eb apo do t\u00eb ik\u00eb? Dometh\u00ebn\u00eb a do ta jap\u00eb dor\u00ebheqjen? Jo, k\u00ebt\u00eb harroje, ku ka kryetar q\u00eb pasi ka humbur ka l\u00ebshuar frenat e partis\u00eb! Por n\u00ebse kjo nuk ka ndodhur deri tani, nj\u00eb her\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia nuk do t\u00eb importohet nga jasht\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb as europian\u00ebt, as amerikan\u00ebt kur t\u00eb dal\u00eb rezultati n\u00eb selit\u00eb tona politike, q\u00eb do t\u00eb din\u00eb se si t\u00eb sillen, si me fitoren, si me humbjen, por do t\u00eb jemi ne. Do t\u00eb jet\u00eb Sali Berisha n\u00eb selin\u00eb blu me t\u00eb tijt\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb Edi Rama n\u00eb selin\u00eb roz\u00eb me t\u00eb tijt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja. Shqip, si do t\u00eb sillet nj\u00ebri nga k\u00ebta t\u00eb dy? N\u00ebse para shpalljes s\u00eb rezultatit para selive t\u00eb partive do t\u00eb jen\u00eb mbledhur \u201ctifoz\u00ebt\u201d politik\u00eb duke b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb p\u00ebr fituesin e supozuar (veten), si do t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqen ata n\u00eb \u00e7astin kur do t\u00eb jet\u00eb shpallur rezultati dhe fitues do t\u00eb jet\u00eb ai tjetri?<\/p>\n<p>Prandaj s\u2019ka kuptim t\u00eb inskenohet fitorja paraprakisht nga asnj\u00ebra pal\u00eb, por t\u00eb pritet rezultati. As fishekzjarr\u00eb q\u00eb hidhen, as shishe shampanje q\u00eb hapen para se t\u00eb vij\u00eb ora solemne e fest\u00ebs. Se ku i dihet, mund t\u00eb mos jesh ti fituesi. Duhet t\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe humb\u00ebs. Asgj\u00eb nuk fiton as individi, as subjekti i tij nga hareja dhe ballot \u201cpopullore\u201d para selive t\u00eb partive, asnj\u00eb ndikim nuk mund t\u00eb ket\u00eb tek ata q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb votat dhe administrojn\u00eb procesin, komisionet zgjedhore. Nj\u00eb pritje e rezultatit (dhe e humbjes) me qet\u00ebsi e dinjitet, me kultur\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb besim n\u00eb vlerat e demokracis\u00eb. Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kur fiton, por dhe kur humbet. Madje, thell\u00eb-thell\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb filozofia e saj. T\u00eb dish t\u00eb fitosh dhe t\u00eb dish t\u00eb sillesh me humbjen.<\/p>\n<p><strong>Njohja e zgjedhjeve, si kryekusht i demokracis\u00eb zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>Po pse zgjodh\u00ebm k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, bash n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb zgjedhjeve, kur fushata \u00ebsht\u00eb mbyllur? Jemi para nj\u00eb morie mospranimesh t\u00eb rezultateve zgjedhore, q\u00eb nga 26 maji i \u201896-s, kur opozita e at\u00ebhershme i braktisi zgjedhjet n\u00eb pikun e votimit; duke pasur n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebpasshme, diku mosnjohje t\u00eb pjesshme, diku rivotim, n\u00eb zona ku ishte prishur procesi dit\u00ebn e votimit etj. P\u00ebr t\u00eb ardhur te rasti i mosnjohjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme nga opozita n\u00eb vitin 2009. Partit\u00eb e kan\u00eb pun\u00ebn deri nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb par\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe pas k\u00ebtij caku nuk u p\u00ebrket m\u00eb atyre t\u00eb shprehen p\u00ebr \u201cdit\u00ebn e madhe\u201d, por vet\u00ebm organeve zgjedhore, lokale dhe qendrore, t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. Ato kan\u00eb barr\u00ebn e administrimit dhe t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit. Ato mund t\u00eb na thon\u00eb se cil\u00ebt jemi fitues dhe cil\u00ebt jemi humb\u00ebs. Natyrisht, dhe raportet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, OSBE-ODIHR-it etj. Ka ardhur koha t\u00eb m\u00ebsohemi me k\u00ebt\u00eb rregull themelor t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Suksesi i 8 majit \u00ebsht\u00eb dhe i pozit\u00ebs dhe i pozit\u00ebs, pasi e para mban fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb ndershme, kurse e dyta b\u00ebhet bind\u00ebse n\u00eb aksionin e saj politik dyvje\u00e7ar p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve. Politika partiake nis vet\u00ebm t\u00eb nes\u00ebrmen e zgjedhjeve, pasi t\u00eb jet\u00eb shpallur dhe pranuar rezultati, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb PD dhe PS mund t\u00eb hedhin syt\u00eb nga nj\u00eb faz\u00eb e re politike, zgjedhjet e 2013-s, pasi vet\u00ebm ato do t\u00eb mund ta ndryshonin boshtin e qeverisjes qendrore. Njohja e zgjedhjeve, p\u00ebrpos se sjellje politike korrekte, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh mir\u00ebsjellje me njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebra nga dy \u201cAleancat\u201d m\u00eb 8 maj do t\u00eb jet\u00eb humb\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>Pranimi i rezultatit b\u00ebhet dita-dit\u00ebs gjat\u00eb fushat\u00ebs, n\u00eb kuptimin q\u00eb pal\u00ebt sillen si n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor normal dhe jo me ngarkesa politike, duke prodhuar incidente t\u00eb vazhdueshme. \u00cbsht\u00eb duke u votuar pushteti vendor, bilanci dhe perspektiva e tij. Si do ta kemi qeverisjen lokale n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme? Nuk \u00ebsht\u00eb detyra e k\u00ebtij procesi t\u00eb mbaj\u00eb mbi vete gjith\u00eb ngarkes\u00ebn politike t\u00eb vendit, nuk \u00ebsht\u00eb ky proces, q\u00eb mund t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr 29 qershorin e dy vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb. Por gjithsesi me 8 maj nj\u00ebra nga dy \u201cAleancat\u201d do t\u00eb jet\u00eb humb\u00ebse. T\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! Nuk na b\u00ebn keq q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb elektorale, t\u2019i thurim lavdi humb\u00ebsit, m\u00eb sakt\u00eb atij q\u00eb e njeh humbjen e tij. Nj\u00eb humbje e (mir\u00eb)kuptuar do t\u00eb ishte \u201cfitorja\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb sot. 373 kandidat\u00eb i bie q\u00eb t\u00eb jen\u00eb humb\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj, prej nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs \u201cAleanc\u00eb\u201d. Por dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb dy koalicionet e m\u00ebdha. T\u00eb shohim se si ata do t\u00eb din\u00eb ata t\u2019i zgjasin dor\u00ebn fituesit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Dedaj (Kultura e humbjes, sjellja jon\u00eb politike e munguar) Duket se nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb dy grupimet e m\u00ebdha politike, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, kan\u00eb preferuar t\u00eb vet\u00ebquhen me fjal\u00ebn e p\u00eblqyeshme \u201caleanc\u00eb\u201d; sikur ekspert\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb e PS-s\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paradhom\u00eb dhe ashtu \u201cs\u00eb bashku\u201d t\u00eb caktonin paradite \u201cAleanc\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Dedaj (Kultura e humbjes, sjellja jon\u00eb politike e munguar) Duket se nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb dy grupimet e m\u00ebdha politike, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, kan\u00eb preferuar t\u00eb vet\u00ebquhen me fjal\u00ebn e p\u00eblqyeshme \u201caleanc\u00eb\u201d; sikur ekspert\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb e PS-s\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paradhom\u00eb dhe ashtu \u201cs\u00eb bashku\u201d t\u00eb caktonin paradite \u201cAleanc\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-07T22:59:54+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN\",\"datePublished\":\"2011-05-07T22:59:54+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-07T22:59:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\"},\"wordCount\":1622,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\",\"name\":\"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-05-07T22:59:54+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-07T22:59:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Dedaj (Kultura e humbjes, sjellja jon\u00eb politike e munguar) Duket se nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb dy grupimet e m\u00ebdha politike, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, kan\u00eb preferuar t\u00eb vet\u00ebquhen me fjal\u00ebn e p\u00eblqyeshme \u201caleanc\u00eb\u201d; sikur ekspert\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb e PS-s\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paradhom\u00eb dhe ashtu \u201cs\u00eb bashku\u201d t\u00eb caktonin paradite \u201cAleanc\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-07T22:59:54+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN","datePublished":"2011-05-07T22:59:54+00:00","dateModified":"2011-05-07T22:59:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/"},"wordCount":1622,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/","name":"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-05-07T22:59:54+00:00","dateModified":"2011-05-07T22:59:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-pergatitesh-per-te-fituar-edhe-humbjen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00cb P\u00cbRGATIT\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb \u201cFITUAR\u201d EDHE HUMBJEN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7934"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}