{"id":7923,"date":"2011-05-05T09:31:19","date_gmt":"2011-05-05T08:31:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7923"},"modified":"2011-05-05T09:31:19","modified_gmt":"2011-05-05T08:31:19","slug":"qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/","title":{"rendered":"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga: <strong>REXHEP QOSJA <\/strong><\/p>\n<p>Kur Kuvendi s&#8217;\u00ebsht\u00eb i popullit Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\nP\u00ebrgjigjja e vetme e drejt\u00eb, objektive, \u00ebsht\u00eb: aspak.<br \/>\nSa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs?<br \/>\nP\u00ebrgjigjja e vetme e drejt\u00eb, objektive, \u00ebsht\u00eb: her\u00eb aspak e her\u00eb pak, por gjithsesi pak m\u00eb t\u00eb pavarur sesa deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt shqiptar\u00eb, ndoshta deputet\u00ebt e vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00ebn e sotme, p\u00ebr pun\u00ebn e tyre politike dhe shoq\u00ebrore nuk u p\u00ebrgjigjen atyre q\u00eb i kan\u00eb zgjedhur, por partive prej t\u00eb cilave jan\u00eb zgjedhur kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, n\u00eb qoft\u00eb se, pra, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e pjes\u00ebrisht edhe deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr pun\u00ebn e tyre politike dhe shoq\u00ebrore nuk u p\u00ebrgjigjen atyre prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb votat dhe jan\u00eb zgjedhur deputet\u00eb, po partive prej t\u00eb cilave jan\u00eb kandiduar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebr deputet\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet: n\u00eb jet\u00ebn politike, shoq\u00ebrore dhe shtet\u00ebrore t\u00eb popullit shqiptar sot nuk kemi deputet\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb quhen deputet\u00eb popullor\u00eb, po deputet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb quhen deputet\u00eb partiak\u00eb.<br \/>\nTeorik\u00ebt e shtetit dhe t\u00eb demokracis\u00eb, kuvendet e tilla, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra prej deputet\u00ebve t\u00eb quajtur deputet\u00eb partiak\u00eb e jo deputet\u00eb popullor\u00eb, i quajn\u00eb, po ashtu, kuvende partiake e jo popullore.<br \/>\nRrjedhimisht: populli shqiptar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore dhe, pjes\u00ebrisht, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, sot \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar prej deputet\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb deputet\u00eb popullor\u00eb po deputet\u00eb partiak\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej arsyeve, natyrisht vet\u00ebm nj\u00ebra prej arsyeve, pse n\u00eb jet\u00ebn politike, shoq\u00ebrore dhe shtet\u00ebrore shqiptare sot nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr qeverisje demokratike moderne, por, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr sundim partitokratik. Hara\u00e7in e k\u00ebtij sundimi, natyrisht, e paguan populli.<br \/>\nPse mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu?<br \/>\nMund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu sepse n\u00eb demokraci send\u00ebrtohet qeverisje p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, kurse n\u00eb partitokraci qeverisje p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partive sunduese, n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb shpeshta p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e klas\u00ebs sunduese partiake dhe poltron\u00ebve t\u00eb saj.<br \/>\nMund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu sepse n\u00eb sundimin e partitokracis\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebnjanimi i plot\u00eb i qytetar\u00ebve prej vendimmarrjes demokratike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe prej \u00e7do kontrolli ndaj pushtetit!<br \/>\nSesa e vrazhd\u00eb dhe sesa e paskrupuj \u00ebsht\u00eb kjo partitokraci n\u00eb kushtet e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb ende kryesisht t\u00eb mbyllur, n\u00eb kushtet e tribalizmit ton\u00eb ende kryesisht t\u00eb patejkaluar, rrejsh\u00ebm t\u00eb mbuluar me nocionet demokraci, integrime evropiane, integrime evroatlantike, identitet evropian, vlera evropiane, kultur\u00eb evropiane dhe me emrin e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm N\u00ebna Terez\u00eb, para s\u00eb gjithash tregojn\u00eb sjelljet e saj t\u00eb p\u00ebrditshme &#8211; t\u00eb partitokracis\u00eb, shkeljet e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve, gjuha fyese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese e rruga\u00e7\u00ebris\u00eb e p\u00ebrdorur edhe n\u00eb Kuvend, uzurpimi i disa medieve dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj t\u00eb pauzurpuarave, rrenat e padrejt\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrditshme, korrupsioni n\u00eb t\u00eb cilin noton, privilegjat e shumta q\u00eb paturpsh\u00ebm g\u00ebzon, numri i poltron\u00ebve intelektual\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb rrethuar, padrejt\u00ebsia arrogante ndaj t\u00eb vegj\u00eblve e t\u00eb varf\u00ebrve dhe servilizmi i neveritsh\u00ebm ndaj t\u00eb huajve. E t\u00eb tjera.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto ve\u00e7an\u00ebsi d\u00ebshp\u00ebruese t\u00eb partitokracis\u00eb son\u00eb i d\u00ebshmojn\u00eb edhe reagimet keqardh\u00ebse ndaj tyre t\u00eb ambasador\u00ebve evropian\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb reagimi i ambasadorit t\u00eb Danimark\u00ebs &#8211; para nj\u00eb kohe dhe reagimi i ambasadorit t\u00eb Holand\u00ebs &#8211; para pak dit\u00ebsh.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht, ndaj k\u00ebtyre ve\u00e7an\u00ebsive, sjelljeve e veprimeve t\u00eb partitokracis\u00eb son\u00eb nuk po reagon as si duhet, as kur duhet edhe ambasadori i ri i SHBA-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Aleksand\u00ebr Arvizu. Ndryshe prej paraardh\u00ebsit t\u00eb tij shum\u00eb t\u00eb nderuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, Xhon Uidhers, ambasadorit Arvizu po i ndodh t\u00eb p\u00ebrkrah kur e kur edhe t\u00eb paligjshmen, kur e kur edhe t\u00eb padrejt\u00ebn, kur e kur edhe dhun\u00ebtar\u00ebt e m\u00eb s\u00eb shpeshti djallin dhe t\u00eb birin e tij.<br \/>\nD\u00ebshp\u00ebrimi im ndaj tij \u00ebsht\u00eb aq i madh saq\u00eb ishte adhurimi im ndaj paraardh\u00ebsit t\u00eb tij.<br \/>\nSi \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb ndodh\u00eb kjo sot, nj\u00ebzet vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit? Si \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb populli shqiptar, i cili dyzet e pes\u00eb vjet ishte i sunduar prej totalitarizmit nj\u00ebpartiak komunist q\u00eb ishte shum\u00eb shtyp\u00ebs e i dhunsh\u00ebm, por jo shfryt\u00ebzues dhe degjenerues si i sotmi &#8211; tani, nj\u00ebzet vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, t\u00eb jet\u00eb prap\u00eb i sunduar prej totalitarizmit, por tani prej nj\u00eb totalitarizmi tjet\u00ebr: prej totalitarizmit shum\u00ebpartiak? Ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb \u00e7udi e Zotit se si dhe pse populli shqiptar, pas p\u00ebrvoj\u00ebs me totalitarizmin nj\u00ebpartiak komunist, po sillet me m\u00ebnjan\u00ebri (indiferenc\u00eb) ndaj totalitarizmit t\u00eb sot\u00ebm shum\u00ebpartiak shumansh\u00ebm t\u00eb paduruesh\u00ebm.<br \/>\nDeri kur?<br \/>\nG\u00ebnjeshtra e p\u00ebrs\u00ebritur<br \/>\nSi\u00e7 dihet, mashtrimet dhe g\u00ebnjeshtrat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb llojllojshme dhe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb llojllojshme sepse edhe motivet pse b\u00ebhen mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme. Autor\u00ebt e mashtrimeve dhe t\u00eb g\u00ebnjeshtrave ndonj\u00ebher\u00eb rrejn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb leverdive materiale, ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb leverdive politike e, ndonj\u00ebher\u00eb, thjesht p\u00ebr qejf, sepse mashtrimi dhe g\u00ebnjeshtra jan\u00eb qenia e tyre.<br \/>\nPavar\u00ebsisht prej motiveve p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilave b\u00ebhen, mashtrimet dhe g\u00ebnjeshtrat her\u00eb tregohen shum\u00eb serioze e her\u00eb shum\u00eb qesharake.<br \/>\nM\u00eb nxiti q\u00eb t&#8217;i harxhoj k\u00ebto fjal\u00eb, nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb para pak dit\u00ebsh, n\u00eb nj\u00ebrin prej televizioneve t\u00eb Tiran\u00ebs, jo, m\u00eb falni, n\u00eb disa televizione t\u00eb Tiran\u00ebs, b\u00ebri kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha. Ishte kjo nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e tij e radh\u00ebs, aq e n\u00ebp\u00ebrdukshme, aq foshnj\u00ebrake, aq qesharake, saq\u00eb, ata q\u00eb e din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk do t\u00eb mund ta d\u00ebgjonin pa qeshur t\u00eb madhe dhe pa pyetur veten: a \u00ebsht\u00eb n\u00eb vete ky njeri?<br \/>\nMegjith\u00ebse ashtu e n\u00ebp\u00ebrdukshme, ashtu foshnj\u00ebrake, ashtu qesharake kjo g\u00ebnjesht\u00ebr mb\u00ebshtetej n\u00eb nj\u00eb paramendim larghedh\u00ebs: me atdhetarizmin e g\u00ebnjesht\u00ebrt, t\u00eb mbajtur n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e saj, ajo u qitej p\u00ebrpara si karrem d\u00ebgjuesve shqiptar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb d\u00ebgjuesve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb! Dhe, pik\u00ebrisht ky atdhetariz\u00ebm mashtrues, ky atdhetariz\u00ebm karrem, e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr m\u00eb t\u00eb padurueshme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb fyese p\u00ebr disa nga d\u00ebgjuesit, por m\u00eb t\u00eb shijshme p\u00ebr disa nga d\u00ebgjuesit e tjer\u00eb, sidomos, n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nCila \u00ebsht\u00eb kjo g\u00ebnjesht\u00ebr e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, e shqiptuar prej tij jo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<br \/>\nE paraqitur pa thonj\u00ebza, g\u00ebnjeshtra ka k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\nDuke e ditur se Serbia, e v\u00ebn\u00eb n\u00ebn bllokad\u00eb ekonomike me vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, megjithat\u00eb, po furnizohej me naft\u00eb p\u00ebrmes Danubit prej an\u00ebs s\u00eb Rumanis\u00eb, un\u00eb kisha vendosur t\u00eb furnizoj Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi me naft\u00eb.<br \/>\nN\u00eb shpjegimin pasues kryeministri do q\u00eb t&#8217;ua mbush\u00eb mendjen d\u00ebgjuesve dhe shikuesve t\u00eb tij se sa dhe pse ishte i vendosur q\u00eb t&#8217;i ndihmonte Malin e Zi dhe Kosov\u00ebn: Malin e Zi p\u00ebr arsye t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore, kurse Kosov\u00ebn p\u00ebr arsye t\u00eb atdhetarizmit!<br \/>\nNuk ka dyshim se kjo g\u00ebnjesht\u00ebr e kryeministrit Sali Berisha do t\u00eb mund t\u00eb pranohej si e v\u00ebrtet\u00eb prej ndonj\u00eb afrikani, aziatiku a australiani, q\u00eb nuk ishin t\u00eb interesuar t\u00eb din\u00eb se \u00e7ka po ndodhte n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzet dhe q\u00eb nuk kishin ditur se Kosova do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn sovranitetin e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur (Serbia dhe Mali i Zi) deri m\u00eb 12 qershore 1999, kurse Mali i Zi deri n\u00eb vitin 2006 kur me referendum del prej asaj Jugosllavie. Duke mos qen\u00eb sovrane, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duke qen\u00eb e pushtuar prej Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe prej Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur, pas viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta duke qen\u00eb e shkelur prej nj\u00eb numri t\u00eb shtuar nj\u00ebsish\u00eb policore dhe ushtarake serbe (dhe malaziase) Kosova n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund ta dispononte lirsh\u00ebm asnj\u00eb pasuri t\u00eb veten e aq m\u00eb pak mund ta dispononte naft\u00ebn q\u00eb gjoja i d\u00ebrgohej , e cila aq shum\u00eb i nevojitej Serbis\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte e z\u00ebn\u00eb n\u00eb Kroaci, n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb e z\u00ebn\u00eb shpejt edhe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb t\u00eb cilat Serbia dhe Jugosllavia e mbetur ishin t\u00eb z\u00ebna n\u00eb Kroaci e n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebna edhe pasurit\u00eb e Malit t\u00eb Zi. Nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, prandaj, pse cisternat e mbushura me naft\u00ebn e \u00e7uar prej Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prej Sali Berish\u00ebs, q\u00eb krijonin kolona t\u00eb gjata n\u00eb Shtoj t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nuk do t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb po p\u00ebr Kralev\u00eb, Kragujevc, Nish e Beograd, kurse vet\u00ebm, nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i tyre do t\u00eb ndalet n\u00eb Podgoric\u00eb (at\u00ebher\u00eb Titograd) p\u00ebr nevojat e vet\u00eb Malit t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kryeministri i sot\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, at\u00ebher\u00eb kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, deshi s&#8217;deshi po e furnizonte makinerin\u00eb ushtarake t\u00eb Millosheviqit me naft\u00eb shqiptare dhe po i b\u00ebnte t\u00eb mundshme asaj t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb vrastare n\u00eb Kroaci, n\u00eb Bosne dhe s\u00eb shpejti n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb, sot, nuk mund ta di sakt\u00eb sa djali dhe sa vajza kosovare jan\u00eb vrar\u00eb nga xhipat plot polic\u00eb serb\u00eb e malazias, nga autoblindat dhe tanket e policis\u00eb e ushtris\u00eb s\u00eb Sllobodan Millosheviqit, por un\u00eb e di se shum\u00eb djem e vajza kosovare jan\u00eb vrar\u00eb me arm\u00ebt e polic\u00ebve, ushtar\u00ebve dhe paraushtarak\u00ebve t\u00eb Sllobodan Millosheviqit, makineria vrastare me t\u00eb cil\u00ebn l\u00ebviznin ata ishte ushqyer me naft\u00ebn q\u00eb u \u00e7onte kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha!<br \/>\nPo nuk \u00ebsht\u00eb ky i vetmi fryt i zi i politik\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha. Fryte t\u00eb zeza t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb tep\u00ebr qart\u00eb se \u00e7ka krejt ishte n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebnte kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u mbajtur n\u00eb pushtet, duke ia dhuruar Kosov\u00ebn Serbis\u00eb, ka shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. P\u00ebr disa prej k\u00ebtyre fryteve t\u00eb zeza kam shkruar m\u00eb her\u00ebt un\u00eb, por m\u00eb gjer\u00ebsisht kan\u00eb shkruar edhe t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nDhe, do t\u00eb shkruhet m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb gjat\u00eb dhe me d\u00ebshmi konkrete mbasi Shqip\u00ebria t\u00eb \u00e7lirohet prej autoritarizmit despotik dhe prej g\u00ebnjeshtrave dhe mashtrimeve si kjo q\u00eb u trajtua n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes t\u00eb kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha.<br \/>\nDhe, kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e af\u00ebrt\u00eb.<br \/>\nBisedimet shqiptare-serbe<br \/>\nPo vazhdojn\u00eb bisedimet midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Serbis\u00eb.<br \/>\nDhe, po vazhdojn\u00eb po thuaj sipas itinerarit q\u00eb ishte caktuar para se t\u00eb fillonin.<br \/>\nBisedimet po vazhdojn\u00eb nd\u00ebrsa reagimet partiake dhe vetjake ndaj tyre jan\u00eb rralluar.<br \/>\nDhe, kryesisht, jan\u00eb paqesuar.<br \/>\nNuk dihet sigurt se sa do t\u00eb zgjas\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtja e reaguesve qoft\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Beograd.<br \/>\nPara se t\u00eb fillonin bisedimet, reagimet ndaj tyre p\u00ebrmbanin shum\u00eb \u00e7ka: refuzimin e tyre t\u00eb plot\u00eb prej shumic\u00ebs s\u00eb partive tona parlamentare; refuzimin e tyre prej shumic\u00ebs s\u00eb vetjeve q\u00eb e quanin t\u00eb nevojshme dhe t\u00eb arsyeshme t\u00eb reagojn\u00eb; refuzimin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb bindjes se prej tyre vet\u00ebm Serbia p\u00ebrfiton dhe p\u00ebrfiton, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr integrimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian; refuzimin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit t\u00eb reaguesve ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs; refuzimin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsueses son\u00eb n\u00eb k\u00ebto bisedime; refuzimin p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit n\u00eb sinqeritetin e faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb ishin paracaktuesit e k\u00ebtyre bisedimeve.<br \/>\nKishte n\u00eb k\u00ebto reagime edhe sinqeritet, edhe dyfytyr\u00ebsi, edhe atdhetariz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkushtuar, por edhe atdhetariz\u00ebm t\u00eb shtir\u00eb.<br \/>\nShpejt gati t\u00eb gjith\u00eb reaguesit e kuptuan se bisedimet duhet t\u00eb mbahen dhe duhet t\u00eb mbahen, para s\u00eb gjithash, p\u00ebr arsye se mbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar prej faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb,n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb prej Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ndaj t\u00eb cilave jo vet\u00ebm institucionet politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe \u00e7do shqiptar i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb i perkushtuar dhe t\u00eb mos harroj\u00eb kurr\u00eb se ato kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne \u00e7ka nuk ka b\u00ebr\u00eb, kurr\u00eb, asnj\u00eb shtet n\u00eb bot\u00eb. Dhe, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shqiptar\u00ebt nuk mund t&#8217;ia lejojn\u00eb vetes luksin q\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb veprimtaris\u00eb politike t\u00eb mikut t\u00eb vet m\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb histori.<br \/>\nShpejt gati t\u00eb gjith\u00eb e kuptuan se bisedimet duhet t\u00eb mbahen edhe p\u00ebr arsye se Kosova dhe Serbia jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb fqinj\u00eb. Gjeografia dhe historia jan\u00eb p\u00ebrcaktuese t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. As Kosova nuk mund ta \u00e7oj\u00eb Serbin\u00eb diku n\u00eb Azi, por as Serbia nuk mund ta \u00e7oj\u00eb Kosov\u00ebn af\u00ebr Rumanis\u00eb apo diku n\u00eb Australi! Me fqinj\u00ebt, zakonisht, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb bisedohet edhe kur nuk t\u00eb bisedohet, edhe kur me ta nuk je ende i pajtuar si\u00e7 nuk jemi ne ende t\u00eb pajtuar me Serbin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve t\u00eb shumta e t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb regjimi i saj n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e fundit.<br \/>\nShpejt gati t\u00eb gjith\u00eb reaguesit u liruan prej mosbesimit ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe rej mosbesimit ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bisedime. E kuptuan, megjith\u00ebse mund t\u00eb besojm\u00eb se e dinin edhe m\u00eb par\u00eb, se Kosov\u00ebn nuk mund ta duan m\u00eb shum\u00eb se Hashim Tha\u00e7in e Jakup Krasniqi dhe nuk mund ta duan m\u00eb shum\u00eb se ata qoft\u00eb edhe pse nuk kan\u00eb luftuar si ata p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj qoft\u00eb pse, disa prej tyre, nuk kan\u00eb luftuar fare p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj, qoft\u00eb pse disa prej tyre ishin kund\u00ebr luft\u00ebs \u00e7lirimtare! Dhe, e kuptuan se p\u00ebrfaq\u00ebsuesja shqiptare n\u00eb bisedime, Edita Tahiri, \u00ebsht\u00eb vetja, p\u00ebr nj\u00eb varg arsyesh, me mend e p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb kryesuar grupin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto bisedime.<br \/>\nMbeti vet\u00ebm nj\u00eb reagues i papajtuar me bisedimet shqiptare-serbe. Ai vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrprerjen e bisedimeve. Nuk e di a mendon se ajo q\u00eb k\u00ebrkon ai &#8211; nd\u00ebrprerja e bisedimeve nga ana jon\u00eb, do t\u00eb cenonte marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me Bashkimin Evropian, dometh\u00ebn\u00eb me dor\u00ebzan\u00ebt ton\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto bisedime. Argumentet e tij jan\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysshme, por, megjithat\u00eb,edhe p\u00ebr nj\u00eb mospajtues t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb jo vet\u00ebm vend, q\u00eb ia ka siguruar populli me vota, por edhe toleranc\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<br \/>\nBisedimet do t\u00eb zgjasin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7&#8217;mendohej n\u00eb fillim, natyrisht, n\u00eb qoft\u00eb se nuk i nd\u00ebrpret ndonj\u00eb e papritur. E t\u00eb papriturat n\u00eb bisedimet shqiptaro-serbe kurr\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb parashikueshme.<br \/>\nNj\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb papriturave u shfaq k\u00ebto dit\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Serbis\u00eb n\u00eb bisedime tha, papritmas, se Serbia nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e bisedimeve p\u00ebr, si u shpreh ai, ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ne n\u00eb Prishtin\u00eb i themi: l\u00ebvizje e nj\u00eb pjese t\u00eb kufirit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<br \/>\nReagimet e p\u00ebrfaq\u00ebsueses son\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb institucioneve tona, ishin shum\u00eb t\u00eb prera: nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs. Dometh\u00ebn\u00eb: nuk mund t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kufirit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb, nd\u00ebrkaq, shtroj pyetjen: po p\u00ebrse t\u00eb mos ket\u00eb jo ndarje, po l\u00ebvizje t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kufirit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb? Po t\u00eb isha p\u00ebrfaq\u00ebsues i Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto bisedime un\u00eb do t&#8217;u thosha p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Serbis\u00eb: po, zot\u00ebrinj, edhe ne e pranojm\u00eb iden\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb kufirit n\u00eb dy pika midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ju k\u00ebrkoni q\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore me zgjatimin e saj gjeografik verior t&#8217;ia bashkoni Serbis\u00eb, sepse do t\u00eb thoni, serb\u00ebt jan\u00eb shumic\u00eb atje. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t&#8217;ia bashkojm\u00eb Kosov\u00ebs Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs sepse shumica e popullsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj Lugine jan\u00eb shqiptar\u00eb. Ne, madje, propozojm\u00eb q\u00eb vullnetin e popullsis\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore dhe n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs ta provojm\u00eb me referendum.<br \/>\nMund ta marrim me mend se cili do t\u00eb ishte reagimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve serb ndaj k\u00ebtij propozimi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb.<br \/>\nN\u00eb bisedimet shqiptaro-serb, tani, mund t\u00eb paraqitet edhe ndonj\u00eb e papritur tjet\u00ebr, dikush mund t\u00eb thot\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se e papritura e par\u00eb, kurse un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjesha: aspak e r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit serb\u00eb mund t\u00eb ngren\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb paqena m\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ton\u00eb n\u00eb bisedime, n\u00eb vend se t&#8217;i l\u00ebshojn\u00eb bisedimet, si\u00e7 ua k\u00ebshillojn\u00eb disa reagues n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, do t\u00eb duhej t&#8217;u p\u00ebrgjigjen gjakftoht\u00eb, qet\u00eb, buz\u00ebqeshur, duke ua p\u00ebrkujtuar th\u00ebnien amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn: rr\u00ebfimi p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb i kryer.<br \/>\nTani e tre vjet t\u00eb shkuara ka filluar nj\u00eb histori tjet\u00ebr e Kosov\u00ebs: ka filluar historia e Kosov\u00ebs Shtet i lir\u00eb, demokratik, i pavarur dhe sovran, i njohur prej rreth 80 vendeve n\u00eb bot\u00eb n\u00eb mesin e te cilave edhe prej fuqive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike ekonomike e ushtarake &#8211; prej Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe prej Bashkimit Evropian dhe i shpallur i ligjsh\u00ebm prej Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn shtet dhe ta njoh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e saj, t\u00eb Serbis\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs. N\u00eb qoft\u00eb se e njeh ajo Kosov\u00ebn edhe Kosova do ta njoh\u00eb Serbin\u00eb dhe do ta njoh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vet dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Serbis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje do t\u00eb nd\u00ebrpriteshin bisedimet, at\u00ebher\u00eb le t&#8217;i nd\u00ebrpres\u00eb Serbia e jo ne &#8211; le t&#8217;i nd\u00ebrpres\u00eb Serbia dhe le t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mim si\u00e7 ka paguar edhe p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb.<br \/>\nPavar\u00ebsisht prej t\u00eb priturave e t\u00eb papriturave q\u00eb mund t\u00eb shfaqen n\u00eb to, bisedimet shqiptare &#8211; serbe do t\u00eb sjellin pak fryte. Mjerisht. P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb fryte q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha perkat\u00ebsive etnike, n\u00eb k\u00ebto bisedime do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb Serbi e liruar prej mitologjis\u00eb mesjetare per Kosov\u00ebn dhe per popullin qiellor serb. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb sepse serb\u00ebt ishin shum\u00eb gjat\u00eb, me shekuj, t\u00eb pushtuar prej k\u00ebsaj mitologjije.<br \/>\nNe prandaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb duruesh\u00ebm dhe t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se pas fitoreve pun\u00ebt e mira b\u00ebhen ngadal\u00eb.<br \/>\n(<em>shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare<\/em>) (<em>s.g\/balkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: REXHEP QOSJA Kur Kuvendi s&#8217;\u00ebsht\u00eb i popullit Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? P\u00ebrgjigjja e vetme e drejt\u00eb, objektive, \u00ebsht\u00eb: aspak. Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs? P\u00ebrgjigjja e vetme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: REXHEP QOSJA Kur Kuvendi s&#8217;\u00ebsht\u00eb i popullit Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? P\u00ebrgjigjja e vetme e drejt\u00eb, objektive, \u00ebsht\u00eb: aspak. Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs? P\u00ebrgjigjja e vetme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-05-05T08:31:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in\",\"datePublished\":\"2011-05-05T08:31:19+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-05T08:31:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\"},\"wordCount\":3452,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\",\"name\":\"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-05-05T08:31:19+00:00\",\"dateModified\":\"2011-05-05T08:31:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: REXHEP QOSJA Kur Kuvendi s&#8217;\u00ebsht\u00eb i popullit Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? P\u00ebrgjigjja e vetme e drejt\u00eb, objektive, \u00ebsht\u00eb: aspak. Sa jan\u00eb t\u00eb pavarur me mendimet, me vler\u00ebsimet dhe me sjelljet e tyre deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs? P\u00ebrgjigjja e vetme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-05-05T08:31:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in","datePublished":"2011-05-05T08:31:19+00:00","dateModified":"2011-05-05T08:31:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/"},"wordCount":3452,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/","name":"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","datePublished":"2011-05-05T08:31:19+00:00","dateModified":"2011-05-05T08:31:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qosja-e-verteta-e-naftes-se-berishes-per-milloshevicin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Qosja: E v\u00ebrteta e naft\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Milloshevi\u00e7in"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7923"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}