{"id":790,"date":"2009-12-11T00:01:56","date_gmt":"2009-12-10T23:01:56","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=790"},"modified":"2009-12-11T00:01:56","modified_gmt":"2009-12-10T23:01:56","slug":"kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/","title":{"rendered":"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima\" width=\"200\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>10.12.2009<\/em><\/p>\n<p>Ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Xhon Withers ka reaguar sot pas letr\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb Presidentit t\u00eb Kompanis\u00eb &#8220;2K&#8221;, Kok\u00ebdhima.<\/p>\n<p>&#8220;Pavar\u00ebsia e medias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ajo luan rolin e rojtarit t\u00eb interesit t\u00eb publikut &#8211; u shpreh kryediplomati amerikan n\u00eb 10 vjetorin e krijimit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>Kokedhima, Dulaku dhe disa biznesmene te tjere qe investojne ne media kritike ndaj qeverise jane vene ne qender te horrorit verbal te diteve te fundit te kreut te egzekutivit Sali Berisha. Ky i fundit, nuk ka hezituar te krahasoje disa nga taksapaguesit me te medhenj te shtetit me figura te krimit ordiner si Dajti, apo Bare duke kercenuar se ata do kene te njejtin fat.<\/p>\n<p>Letra e Kokedhimes do ti dergohet edhe pjeses tjeter te trupit diplomatik ne Shqiperi, organizatave nderkombetare te medias, ku ben pjese grupi mediatik qe investohet prej tij, dhe disa organizameve te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut. Nje dite para letres, si kokedhima ashtu dhe Dulaku kane njoftuar se kane depozituar padite perkatese per fyreje, sh[pifje dhe prishje te imazhit te biznesit, ndaj kryeministrit te Republikes<\/p>\n<p>DICITURA E FOTO-GALERI:<\/p>\n<p>1 &#8211; Kokedhima dhe vajza e tij e vogel Era, gjate protestes para kryeministrise se 2004, kunder projektit te qeverise Nano per te ngritur ne periferi te Tiranes nje impiant te perpunimit te mbeturinave te Italise qe do importoheshin rregullisht nga porti i Durresit, te njohur si &#8216;projekti Becheti&#8217;.<br \/>\nShekulli u vu atehere ne krye te levizjes qytetare per te penguar projektin ne fjale, i cili ishte mbajtur i fshehte. Projekti aktualisht eshte pezull. Qeveria aktuale ne 2007 eshte perpjekur dy here ta riktheje ate, megjithe kundershtimin e ashper qe vete Berisha i ka bere projektit kur ka qene ne opozite.<\/p>\n<p>2 &#8211; Me bashkeshorten Brixhida Kokedhima, gjate nje ndeshje te Apolonise se Fierit<\/p>\n<p>****<br \/>\nLetra e z.Kok\u00ebdhima drejtuar ambasadorit Withers<\/p>\n<p>Drejtuar: Ambasadorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri, Z. John L. WITHERS II<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre d\u00ebshiroj t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj situat\u00ebn tejet kritike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet liria ime si botues dhe e gjith\u00eb liria editoriale e mediave t\u00eb &#8220;2K Group&#8221;, prej sulmeve dhe praktikave arbitrare e t\u00eb paligjshme t\u00eb drejtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha.<\/p>\n<p>Zoti Berisha, fill prej ardhjes n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2005, ideoi dhe udh\u00ebhoqi nj\u00eb politik\u00eb presioni ndaj aktivitetit mediatik dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb &#8220;2K Group&#8221; me synimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar, kontrolluar apo edhe likuiduar lirin\u00eb ton\u00eb botuese.<\/p>\n<p>(\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u theksuar fakti se, gjat\u00eb viteve 2000-2005 me zotin Berisha kemi pasur komunikime t\u00eb rregullta, shk\u00ebmbime opinionesh dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00ebt. Ai, gjithashtu, m\u00eb ka fal\u00ebnderuar disa her\u00eb personalisht p\u00ebr q\u00ebndrimin e drejt\u00eb t\u00eb medieve tona gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2005).<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj politike abuzive, kompanit\u00eb e &#8220;2K Group&#8221; sulmohen dhe diskriminohen n\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie me institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb kontrolluara nga Qeveria.<\/p>\n<p>Ndaj tyre aplikohen gjoba dhe pengime t\u00eb shumta t\u00eb paligjshme e t\u00eb padrejta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb armiq\u00ebsore, t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar direkt nga Kryeministri Berisha, titullar\u00ebt e k\u00ebtyre institucioneve l\u00ebshojn\u00eb urdhra abuziv, duke na shkaktuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb aktivitetin ton\u00eb mediatik dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>(Nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb 20 fakteve kryesore t\u00eb presionit t\u00eb Qeveris\u00eb Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb &#8220;2K Group&#8221; mund ta gjeni n\u00eb materialin bashk\u00ebngjitur)<\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb represive \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar, sidomos pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 Qershorit 2009, kur Kryeministri Berisha i palumtur me fakte t\u00eb ndryshme q\u00eb mediat tona, n\u00eb ve\u00e7anti gazeta &#8220;Shekulli&#8221;, kan\u00eb raportuar p\u00ebr publikun, ka shtuar presionin ndaj meje, duke arritur deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa nga foltorja e Parlamentit apo nga karrigia kryeministrore, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb lirin\u00eb time apo t\u00eb drejtat e mia themelore kushtetuese si qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, zoti Berisha, gati \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrmes mediave, komunikon haptazi se do t\u00eb sekuestroj\u00eb bizneset e mia dhe do t\u00eb m\u00eb burgos\u00eb mua, (bashk\u00eb me emra t\u00eb tjer\u00eb biznesmen\u00ebsh, gjithashtu pronar\u00eb mediesh) duke krijuar nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh te n\u00ebna ime, e cila ndjek lajmet n\u00eb televizor n\u00eb fshat, dhe te t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Ballkan, Evrop\u00eb e Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk ngurron t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb prononcime zyrtare funksionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb fyerjesh, shpifjesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh, ku un\u00eb etiketohem si &#8220;mafioz&#8221; dhe krahasohem me persona t\u00eb cil\u00ebsuar si kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj se ve\u00e7 k\u00ebsaj, kryeministri ka ngritur edhe nj\u00eb struktur\u00eb speciale t\u00eb drejtuar nga ai vet\u00eb, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs planifikon veprimtari represive e kufizuese t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore ndaj meje dhe interesave t\u00eb mia t\u00eb ligjshme, si dhe p\u00ebrndjekjen dhe kontrollimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs sime private apo jet\u00ebs private t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes sime.<\/p>\n<p>I nderuar Zot\u00ebri.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre d\u00ebshiroj t&#8217;ju informoj Ju, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet jush institucionet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb interesuara p\u00ebr gjendjen e liris\u00eb s\u00eb medias dhe lirit\u00eb e t\u00eb drejtat n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Me respekt,<br \/>\nKo\u00e7o Kok\u00ebdhima<\/p>\n<p>Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima, President i &#8220;2K Group&#8221;, i diplomuar per matematike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb grupi i tij &#8220;2K&#8221; listohet sot si nj\u00eb nd\u00ebr grupet kryesore mediatike n\u00eb rajon. Grupi kontrollon rreth 50 shoq\u00ebri n\u00eb fusha si media, telekomunikacion, energji, nd\u00ebrtim, Marketing &amp; Advertising etj.<br \/>\nZ.Kok\u00ebdhima \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb shum\u00eb aktivitete sociale, duke investuar n\u00eb projekte sportive, kulturore, ambientaliste dhe bamir\u00ebsie, ku shpenzohen rreth 25% t\u00eb fitimeve vjetore.<br \/>\n&#8220;2K Group&#8221; publikon pes\u00eb gazeta e revista, editon n\u00eb web, zot\u00ebron aksionet kryesore n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej dy radiove private komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe n\u00eb nj\u00eb televizion lokal n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nGazeta &#8220;Shekulli&#8221;, gazeta m\u00eb e madhe n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb media m\u00eb e njohur e &#8220;2K Group&#8221;.<br \/>\nP\u00ebr shpifjet sistematike dhe akuzat politike ndaj tij z.Kok\u00ebdhima ka hapur procese gjyq\u00ebsore civile dhe penale ndaj Kryeministrit Berisha dhe disa funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrin Sokol Olldashi, Partin\u00eb Demokratike etj. Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima lindur n\u00eb1959jeton n\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb bashku me gruan dhe tri vajzat e tij.<\/p>\n<p>20 F A K T E K R Y E S O R E<\/p>\n<p>t\u00eb presionit t\u00eb Kryeministrit te Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb &#8220;2K Group&#8221;, me synimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar, kontrolluar apo edhe likuiduar lirin\u00eb ton\u00eb botuese!<\/p>\n<p>N\u00eb materialin n\u00eb vijim kemi p\u00ebrmbledhur 20 fakte kryesore t\u00eb presionit t\u00eb Qeveris\u00eb Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb &#8220;2K Group&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij presioni p\u00ebr shkak t\u00eb ruajtjes s\u00eb konfidencialitetit dhe siguris\u00eb s\u00eb burimeve.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebsaj dosjeje nuk \u00ebsht\u00eb as presioni q\u00eb nuk mund t\u00eb dokumentohet, pasi vjen n\u00ebp\u00ebrmjet urdhrave me goj\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve. P\u00ebr secil\u00ebn nga pikat q\u00eb ju do t\u00eb shfaqni interes, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t&#8217;ju v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion dokumente origjinale provues.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb &#8211; Dhjetor, 2009<\/p>\n<p>1. Qeveria Berisha n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 11, 17, 18, 42 dhe 49 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me mosdekretimin dhe vler\u00ebsimin si ligj antikushtetues nga Presidenti i Republik\u00ebs, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me premtimet elektorale, miratoi me forc\u00ebn e kartonit Ligjin nr 9531, i cili n\u00eb nenin 7 i hiqte t\u00eb drejt\u00ebn aksionar\u00ebve t\u00eb medias elektronike t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb tender\u00eb publik\u00eb, si dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procesin e privatizimit t\u00eb pron\u00ebs publike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Ai e detyroi Z. Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima dhe familjar\u00ebt e tij t\u00eb shisnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale aksionet q\u00eb zot\u00ebronin n\u00eb televizionin &#8220;A1 Televizion&#8221; dhe Radion Komb\u00ebtare &#8220;+2 Radio&#8221;. Z. Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima ishte i vetmi qytetar n\u00eb R.SH (Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb), i cili u prek nga ky ligj.<\/p>\n<p>2. Qeveria Berisha n\u00ebp\u00ebrmjet organeve tatimore i bllokoi p\u00ebr gati 2 muaj (nga 17.12.2007 deri n\u00eb 07.02.2008) llogarit\u00eb bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Botimet Periodike Spekter&#8221; sh.a., me arsyetimin se kishte gati 35.000 USD detyrime t\u00eb prapambetura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u bllokua \u00e7do pages\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb &#8220;B.P.<\/p>\n<p>Spekt\u00ebr&#8221;, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebnien me shtypshkronj\u00ebn p\u00ebr printimin e gazetave &#8220;Shekulli&#8221; dhe &#8220;Sporti Shqiptar&#8221;, si dhe duke l\u00ebn\u00eb pa rroga gazetar\u00ebt e k\u00ebtyre gazetave p\u00ebr gati 2 muaj.<\/p>\n<p>Pas 50 dit\u00eb p\u00ebrpjekjesh, duke ndenjur p\u00ebrdit\u00eb, drejtori, financieri dhe avokati i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tatimeve rezultoi se faktikisht, Dega e Tatimeve i detyrohej shoq\u00ebris\u00eb &#8220;B.P. Spekt\u00ebr&#8221; p\u00ebr 40.000 USD. Pas k\u00ebsaj llogarit\u00eb e &#8220;B.P. Spekt\u00ebr&#8221; u zhbllokuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>3. Qeveria Berisha i ka hequr gazet\u00ebs &#8220;Shekulli&#8221; t\u00eb gjitha njoftimet dhe botimet qeveritare, t\u00eb cilat si rregull botohen n\u00eb gazetat kryesore n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ata kan\u00eb reduktuar t\u00eb ardhurat e gazet\u00ebs nga reklama me 40 % ose rreth 300.000 USD n\u00eb vit.<\/p>\n<p>4. Qeveria Berisha, n\u00ebp\u00ebrmjet Korporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare, nd\u00ebrpreu energjin\u00eb elektrike p\u00ebr 3 jav\u00eb rresht n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;. Vet\u00ebm 30 minuta iu desh\u00ebn specialist\u00ebve t\u00eb KESH-it q\u00eb, pas urdhrit t\u00eb ERE-s (Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb), ta rregullonin at\u00eb q\u00eb e quanin defekt i r\u00ebnd\u00eb dhe q\u00eb pengoi p\u00ebr tri jav\u00eb pun\u00ebn e qet\u00eb t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes qendrore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>5. Kryeministri Sali Berisha n\u00ebp\u00ebrmjet Korporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare nd\u00ebrpreu energjin\u00eb elektrike p\u00ebr rreth 5 muaj n\u00eb televizionin &#8220;A1&#8221;, pasi ky televizion nuk pranoi t\u00eb paguante nj\u00eb fatur\u00eb afrofe e cila, plus interesat kapte vler\u00ebn e 80.000 (tet\u00ebdhjet\u00ebmij\u00eb) USD. Nga ky moment &#8220;TV A1&#8221; transmetoi n\u00ebp\u00ebrmjet gjeneratorit, i cili pas 45 dit\u00eb pune &#8220;non-stop&#8221; p\u00ebsoi defekt t\u00eb pariparuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, televizioni &#8220;A1&#8221; nd\u00ebrpreu transmetimet. Drejtuesit e KESH nuk e soll\u00ebn energjin\u00eb, ndon\u00ebse mor\u00ebn nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Enti Rregullator i Energjis\u00eb (ERE), i cili e ka konsideruar fatur\u00ebn afrofe t\u00eb paligjshme dhe ka k\u00ebrkuar rilidhjen e energjis\u00eb. Vet\u00ebm pas vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs pas pes\u00eb muajsh pa energji dhe pa transmetim, KESH e rilidhi energjin\u00eb.<\/p>\n<p>6. Qeveria Berisha, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e informimit t\u00eb publikut refuzon t&#8217;iu jap\u00eb informacione reporter\u00ebve t\u00eb mediave t\u00eb &#8220;2K Group&#8221;. Jan\u00eb t\u00eb shumta rastet kur, megjith\u00ebse ne depozitojm\u00eb k\u00ebrkesa zyrtare, nuk marrim dokumentacionin e k\u00ebrkuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, zyrtar\u00ebt e Qeveris\u00eb Berisha si rregull refuzojn\u00eb t\u00eb japin prononcime p\u00ebr mediat e &#8220;2K Group&#8221;.<\/p>\n<p>7. Kryeministri Sali Berisha n\u00ebp\u00ebrmjet zyrave t\u00eb Hipotek\u00ebs pengon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive dhe t\u00eb jasht\u00ebligjshme procese t\u00eb ndryshme rutin\u00eb lidhur me pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb z. Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima.<\/p>\n<p>8. Q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Qeveris\u00eb Berisha, shoq\u00ebria &#8220;Sirius&#8221; sh.a., \u00ebsht\u00eb skualifikuar nga \u00e7do prokurim publik. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve shtet\u00ebrore kryesisht t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Rrug\u00ebve dhe Ministris\u00eb s\u00eb Transporteve i kan\u00eb shpallur t\u00eb gjitha ofertat fituese t\u00eb &#8220;Sirius&#8221; t\u00eb pavlefshme, duke i shkaktuar k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe buxhetit t\u00eb shtetit humbje me vler\u00eb mbi 10.000.000 USD.<\/p>\n<p>9. Qeveria Berisha, n\u00ebp\u00ebrmjet organeve tatimore, ka b\u00ebr\u00eb rivler\u00ebsim antiligjor dhe tendencioz t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb &#8220;Planeti X&#8221;, duke i shkaktuar k\u00ebsaj kompanie nj\u00eb d\u00ebm ekonomik n\u00eb vler\u00ebn mbi 500.000 USD. P\u00ebr momentin, kjo kompani, dikur nj\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb kryesore nd\u00ebrtuese n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nd\u00ebrprer\u00eb aktivitetin.<\/p>\n<p>10. Qeveria Berisha n\u00ebp\u00ebrmjet organeve tatimore ka b\u00ebr\u00eb rivler\u00ebsim antiligjor dhe tendencioz t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb &#8220;IDM&#8221; sh.a. Ata nuk kan\u00eb njohur rreth 90% t\u00eb faturave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me arsyetimin se shpenzimet p\u00ebr transport, p\u00ebr reklam\u00eb, p\u00ebr riparime apo p\u00ebr internet &#8230;&#8221;nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb aktivitetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Ne e kemi ankimuar k\u00ebt\u00eb vendim dhe Drejtoria e Apelit e kontrolluar nga qeveria, e vler\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb e rr\u00ebzoi totalisht njoftim-vler\u00ebsimin, duke i quajtur 100% t\u00eb drejta pretendimet e shoq\u00ebris\u00eb IDM.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb fakti se personi q\u00eb b\u00ebri akt kontrollin u ngrit n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, duke u b\u00ebr\u00eb kryetar i tatimeve t\u00eb rrethit Mat. P\u00ebr pasoj\u00eb, shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb iu b\u00eb i pamundur vazhdimi i aktivitetit. Q\u00eb prej 1 janarit 2008, kombinati i drurit n\u00eb Burrel, nj\u00eb investim prej 4 milion\u00eb USD, i p\u00ebruruar n\u00eb vitin 2003, ka mbyllur aktivitetin.<\/p>\n<p>11. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar interesat e Z. Kok\u00ebdhima, Kryeministri Sali Berisha ndryshoi planin rregullues t\u00eb miratuar nga Bashkia Tiran\u00eb. I vetmi ndryshim q\u00eb b\u00ebri K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Rregullimit t\u00eb Territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (K.K.Rr.T.R.SH.) i drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Transporteve, Pun\u00ebve Publike dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, ishte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonin si zon\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr vet\u00ebm pron\u00ebn e zotit Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima me sip\u00ebrfaqe 10.000 m2. Ky veprim i shkaktoi k\u00ebsaj prone nj\u00eb zhvleft\u00ebsim prej minimalisht 10.000.000 USD.<\/p>\n<p>12. Qeveria Berisha, n\u00ebp\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit, Dega Vlor\u00eb, urdh\u00ebroi prishjen e nj\u00eb kompleksi turistik n\u00eb Qeparo i financuar dhe nd\u00ebrtuar nga Ko\u00e7o dhe Aristidh Kok\u00ebdhima, pasi, sipas tyre, nuk kishte leje nd\u00ebrtimi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb, ata nuk i kthyen p\u00ebrgjigje ankes\u00ebs son\u00eb ku ishte bashk\u00ebngjitur edhe leja e nd\u00ebrtimit dhe u organizuan p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar prishjen, e cila u ndalua vet\u00ebm p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb nj\u00eb Vendimi p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb nga ana e Gjykat\u00ebs Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta Gjykat\u00eb u shpreh edhe me vendim p\u00ebrfundimtar, duke e anuluar Vendimin e Policis\u00eb Nd\u00ebrtimore, Dega Vlor\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, si pasoj\u00eb e frik\u00ebsimit t\u00eb klientel\u00ebs, investimi p\u00ebr kompleksin turistik me vler\u00eb rreth 5.000.000 USD \u00ebsht\u00eb aktualisht i bllokuar.<\/p>\n<p>13. Qeveria Berisha, n\u00ebp\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit, Dega Vlor\u00eb, urdh\u00ebroi prishjen e nj\u00eb pallati n\u00eb Himar\u00eb i financuar nga Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima dhe i nd\u00ebrtuar nga shoq\u00ebria &#8220;Eklips&#8221;, pasi, sipas tyre, nuk kishte leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb rastin paraardh\u00ebs, ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb nuk i kthyen p\u00ebrgjigje ankes\u00ebs son\u00eb, ku ishte bashk\u00ebngjitur edhe leja e nd\u00ebrtimit dhe u organizuan p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar prishjen, e cila u ndalua vet\u00ebm p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb nj\u00eb Vendimi p\u00ebr Sigurimin e padis\u00eb nga ana e Gjykat\u00ebs Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Vendim Gjykata \u00e7moi se &#8230; &#8220;Shoq\u00ebria Eklips \u00ebsht\u00eb e pajisur me nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi konform ligjit, p\u00ebr t\u00eb cilin ka shlyer edhe detyrimet ndaj shtetit.&#8221;&#8230; Shoq\u00ebria Eklips i kall\u00ebzoi penalisht organizator\u00ebt e k\u00ebsaj vepre penale, pasi u provua se ata n\u00eb momentin e nxjerrjes se Urdhrit p\u00ebr prishjen e objektit dispononin lejen e nd\u00ebrtimit dhe se Policia e Nd\u00ebrtimit dega Vlor\u00eb dhe Ministria e Rregullim Territorit e kishin kontrolluar edhe m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt dhe e kishin gjetur t\u00eb rregullt. Vendimi i prishjes dekurajoi \u00e7do klient dhe nga ky moment shoq\u00ebria nuk ka mundur t\u00eb shes\u00eb apartamentet me vler\u00eb prej kat\u00ebr milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>14. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Qeveris\u00eb Berisha si rregull refuzojn\u00eb \u00e7do lloj takimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pune me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit &#8220;2K Group&#8221;. Ata gjithashtu refuzojn\u00eb \u00e7do aplikim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e &#8220;2K Group&#8221; jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pengesat e qeveris\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste b\u00ebhen edhe qesharake, si n\u00eb rastin e Ministrit Basha, i cili gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb tij si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme nuk pranoi t&#8217;i firmoste z. Kok\u00ebdhima pasaport\u00ebn e sh\u00ebrbimit (bazuar n\u00eb legjislacionin Shqiptar botuesi i nj\u00eb gazete me tirazh m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se 5000 kopje p\u00ebrfiton pasaport\u00eb sh\u00ebrbimi).<\/p>\n<p>15. Ne kemi konstatuar shum\u00eb raste kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Qeveris\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe kan\u00eb ushtruar presion mbi trupat gjykues q\u00eb kan\u00eb gjykuar konfliktet tona me qeverin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebrive tona.<\/p>\n<p>Ka raste kur gjyqtar\u00ebt nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb japin vendimet e diktuara nga qeveria, por t\u00eb detyruar nga presioni, kan\u00eb preferuar t\u00eb japin dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb proces gjykimi.<\/p>\n<p>Flagrant \u00ebsht\u00eb rasti i Gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Vlor\u00eb, i cili dha dor\u00ebheqjen n\u00eb seanc\u00ebn e parafundit, pas 6 muajsh gjykimi t\u00eb procesit, duke pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb pal\u00ebs shtet\u00ebrore, e cila e k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin pasi nj\u00eb ish-punonj\u00ebse e Gjykat\u00ebs Vlor\u00eb punonte n\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb e zotit Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima.<\/p>\n<p>16. Qeveria Berisha, n\u00ebp\u00ebrmjet Drejtoris\u00eb s\u00eb Doganave, pengon dhe gjobit p\u00ebr arsye t\u00eb paligjshme shoq\u00ebrit\u00eb e &#8220;2K Group&#8221;. Flagrant \u00ebsht\u00eb rasti i Shoq\u00ebris\u00eb Remonti Elektrik Elbasan, t\u00eb cilin Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave i bllokon dhe zhbllokon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb importuar apo eksportuar, \u00e7do 2 muaj, duke nxjerr\u00eb si pretekst nj\u00eb gjob\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb n\u00ebndrejtori i doganave e ka quajtur t\u00eb gabuar, duke k\u00ebrkuar edhe marrjen e masave ndaj personave p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb dogana bllokon shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb paraqitemi p\u00ebr t&#8217;ju treguar p\u00ebr t\u00eb dhjet\u00ebn her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori, e cila sjell p\u00ebr pasoj\u00eb zhbllokimin, e m\u00eb pas s\u00ebrish bllokimin&#8230;. p\u00ebr t\u00eb rifilluar \u00e7do her\u00eb nga e para&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb Remonti Elektrik sh.a., dikur bashk\u00ebpun\u00ebtori kryesor i Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (rreth 40% e t\u00eb ardhurave t\u00eb Remontit Elektrik sh.a.,) sot nuk kryen m\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb me k\u00ebt\u00eb Korporat\u00eb.<\/p>\n<p>17. Qeveria Berisha n\u00ebp\u00ebrmjet Ministrit t\u00eb kaluar t\u00eb Rendit Publik, z. Sokol Olldashi, pas publikimit n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221; t\u00eb nj\u00eb materiali q\u00eb e akuzonte zotin Olldashi p\u00ebr lidhjet me krimin e organizuar &#8220;rr\u00ebmbeu&#8221; nga fusha st\u00ebrvitore e Apollonis\u00eb (ekip futbolli i zot\u00ebruar nga Z. Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima dhe Bashkia Fier) 4 futbollist\u00ebt brazilian\u00eb, ligj\u00ebrisht t\u00eb pun\u00ebsuar dhe federuar pran\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit.<\/p>\n<p>K\u00ebta futbollist\u00eb u izoluan (me uniformen e st\u00ebrvitjes dhe pa ushqim) p\u00ebr 3 dit\u00eb, n\u00eb stolat e aeroportit &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221; dhe m\u00eb pas u larguan p\u00ebr n\u00eb Brazil. P\u00ebr pasoj\u00eb, ekipi i Apollonis\u00eb pjes\u00ebtar i Superlig\u00ebs, kaloi at\u00eb vit nj\u00eb kategori m\u00eb posht\u00eb. Futbollist\u00ebt kishin hyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kishin aplikuar p\u00ebr leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>Rasti u trajtua edhe nga media braziliane dhe bot\u00ebrore (Reuters), e cila shprehu indinjat\u00ebn dhe \u00e7udin\u00eb, se si nj\u00eb vend q\u00eb ka aq probleme me shtetasit e tij q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb Greqi e Itali, trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb ata pak shtetas t\u00eb huaj, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur kishin aplikuar p\u00ebr leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>18. Kryeministri Sali Berisha n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb Qershorit 2009, n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e Autonomis\u00eb Lokale dhe me synimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00eb biznes t\u00eb &#8220;2K Group&#8221; vendosi rritje me 4,5 her\u00eb t\u00eb taksave lokale p\u00ebr reklamat outdoor. N\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai e quajti k\u00ebt\u00eb taks\u00eb &#8220;Taksa e M\u00ebkatit&#8221;, sepse, sipas tij, politikat editoriale te medieve te grupit tone jan\u00eb m\u00ebkatare.<\/p>\n<p>19. Kryeministri Sali Berisha ka organizuar n\u00eb muajin N\u00ebntor 2009 e n\u00eb vazhdim nj\u00eb fushat\u00eb sulmesh personale ofendimesh e shpifjesh ndaj presidentit t\u00eb &#8220;2K Group&#8221;, zotit Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima. Ai e ka krahasuar Zotin Kok\u00ebdhima me persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje t\u00eb shum\u00ebfishta, trafikim l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, organizim bandash t\u00eb armatosura e shum\u00eb krime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>20. Kryeministri Sali Berisha ka ngritur nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur, K\u00ebshill Ligjor, i cili n\u00ebn urdhrat e tij, planifikon veprimtari represive e kufizuese t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore ndaj zotit Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima dhe interesave t\u00eb tij t\u00eb ligjshme, si dhe p\u00ebrndjekjen dhe kontrollimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij private, apo jet\u00ebs private t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 10.12.2009 Ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Xhon Withers ka reaguar sot pas letr\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb Presidentit t\u00eb Kompanis\u00eb &#8220;2K&#8221;, Kok\u00ebdhima. &#8220;Pavar\u00ebsia e medias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ajo luan rolin e rojtarit t\u00eb interesit t\u00eb publikut &#8211; u shpreh kryediplomati amerikan n\u00eb 10 vjetorin e krijimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 10.12.2009 Ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Xhon Withers ka reaguar sot pas letr\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb Presidentit t\u00eb Kompanis\u00eb &#8220;2K&#8221;, Kok\u00ebdhima. &#8220;Pavar\u00ebsia e medias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ajo luan rolin e rojtarit t\u00eb interesit t\u00eb publikut &#8211; u shpreh kryediplomati amerikan n\u00eb 10 vjetorin e krijimit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-10T23:01:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar\",\"datePublished\":\"2009-12-10T23:01:56+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-10T23:01:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\"},\"wordCount\":3546,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\",\"name\":\"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-10T23:01:56+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-10T23:01:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 10.12.2009 Ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Xhon Withers ka reaguar sot pas letr\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb Presidentit t\u00eb Kompanis\u00eb &#8220;2K&#8221;, Kok\u00ebdhima. &#8220;Pavar\u00ebsia e medias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ajo luan rolin e rojtarit t\u00eb interesit t\u00eb publikut &#8211; u shpreh kryediplomati amerikan n\u00eb 10 vjetorin e krijimit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-10T23:01:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar","datePublished":"2009-12-10T23:01:56+00:00","dateModified":"2009-12-10T23:01:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/"},"wordCount":3546,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/","name":"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg","datePublished":"2009-12-10T23:01:56+00:00","dateModified":"2009-12-10T23:01:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/koco_kokedhima1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokedhima-leter-uidhersit-20-fakte-te-presionit-qeveritar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kok\u00ebdhima, let\u00ebr Uidhersit: 20 fakte t\u00eb presionit qeveritar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/790"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}