{"id":7800,"date":"2011-04-21T23:39:49","date_gmt":"2011-04-21T22:39:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7800"},"modified":"2011-04-21T23:39:49","modified_gmt":"2011-04-21T22:39:49","slug":"dy-shtete-ne-shtetrrethim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/","title":{"rendered":"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim"},"content":{"rendered":"<p><em>Prej vitesh politikani serb Milorad Dodik po e rrjep Bosnj\u00ebn pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe para syve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb diskredituar nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tash ai synon t\u00eb suspendoj\u00eb sistemin qendror t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Beogradi po e mb\u00ebshtet pothuaj hapur Dodikun. Tensionet n\u00eb Bosnj\u00eb i duhen Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar rrethanat p\u00ebr ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/>Nga <strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>robelli@bluewin.ch<\/em><\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me vite se do t\u00eb shpall\u00eb referendum p\u00ebr shk\u00ebputjen e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cRepublika Srpska\u201d (RS) nga Bosnja kryetari i k\u00ebtij entiteti, Milorad Dodik, e ka b\u00ebr\u00eb hapin e par\u00eb. Parlamenti i RS-s\u00eb n\u00eb Banjalluk\u00eb ka vendosur t\u00eb organizoj\u00eb referendum, ku qytetar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote do t\u00eb p\u00ebrgjigjen me \u201cpo\u201d ose \u201cjo\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje: \u201cA i mb\u00ebshtetni ligjet e imponuara nga ana e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, sidomos sa i p\u00ebrket Gjyqit dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs dhe verifikimin e tyre kund\u00ebrkushtetues n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs?\u201d N\u00eb thelb me k\u00ebt\u00eb pyetje sugjestive synohet t\u00eb binden votuesit se duhet t\u2019u ndalohet protektor\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjeve, p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb nuk gjejn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh shpesh q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>Q\u00ebllim tjet\u00ebr i referendumit \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi dhe shp\u00ebrb\u00ebrja e Gjyqit dhe e Prokuroris\u00eb s\u00eb Bosnj\u00ebs \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb autoritetet qendrore n\u00eb Sarajev\u00eb, t\u00eb cilat edhe ashtu jan\u00eb t\u00eb ligshta, t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb kompetenca p\u00ebr t\u00eb hetuar zyrtar\u00ebt serb\u00eb n\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d. Referendumi pritet t\u00eb mbahet 45 dit\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Parlamentit t\u00eb RS-s\u00eb. Milorad Dodik, i cili para s\u00eb t\u00eb zgjidhej kryetar i RS-s\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i k\u00ebtij entiteti, ka paralajm\u00ebruar se ai ka nj\u00eb plan se si do t\u00eb veprohet m\u00eb tutje pas referendumit. Dodik prej vitesh e akuzon Prokurorin\u00eb e Bosnj\u00ebs se \u00ebsht\u00eb antiserbe.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt Prokuroria ka nisur hetimet kund\u00ebr Dodikut p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve ndaj tij p\u00ebr keqp\u00ebrdorime financiare me rastin e nd\u00ebrtimit t\u00eb godin\u00ebs gjigante t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb RS-s\u00eb n\u00eb Banjalluk\u00eb dhe dh\u00ebnies s\u00eb tenderit p\u00ebr autostrad\u00ebn q\u00eb e lidh\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet me Kroacin\u00eb. Dodik dhe partia e tij, e cila \u00e7udit\u00ebrisht quhet Lidhja e Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Pavarur, ndon\u00ebse ka po aq lidhje me socialdemokracin\u00eb sa Kuba e Fidel Kastros me kapitalizmin, angazhohen po ashtu q\u00eb t\u2019i pamund\u00ebsohet Prokuroris\u00eb t\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjen e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Akuza bizare e tyre ting\u00ebllon k\u00ebshtu: prokuror\u00ebt po e aplikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb serb\u00ebve ligjin mbi krimet e luft\u00ebs dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ata po shkaktojn\u00eb \u201currejtje dhe mosdurim nd\u00ebrnacional\u201d. Pra, ndjekja e kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs qenk\u00ebsh nxitje e urrejtjes nd\u00ebretnike?!<\/p>\n<p><strong>\u201cPse po m\u00eb pyetni?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Parlamentit t\u00eb serb\u00ebve e ashtuquajtura bashk\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare u alarmua. K\u00ebshilli p\u00ebr implementimin e paqes njoftoi se nuk do t\u00eb lejohet dob\u00ebsimi i sistemit gjyq\u00ebsor. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja pa vizion e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, n\u00ebnvizoi se hapat e nj\u00ebansh\u00ebm nuk u ndihmojn\u00eb zgjidhjeve n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrparimit. Edhe Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Sarajev\u00eb iu bashkua korit, duke i d\u00ebnuar veprimet kontraproduktive dhe retorik\u00ebn kund\u00ebr institucioneve t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm terrorist\u00ebt, kriminel\u00ebt dhe individ\u00ebt e korruptuar kan\u00eb arsye t\u00eb frik\u00ebsohen nga Gjyqi dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb shtetit\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb. Nj\u00eb hap m\u00eb tutje shkoi ish-P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Sarajev\u00eb Paddy Ashdown, i cili tha se Bashkimi Evropian duhet t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet edhe me forc\u00eb ushtarake n\u00ebse serb\u00ebt vazhdojn\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Ndaj t\u00eb gjitha k\u00ebtyre paralajm\u00ebrimeve Milorad Dodik reagoi n\u00eb stilin e tij: \u201cAsnj\u00eb sanksion nuk do ta pranoj\u00eb pa marr\u00eb parasysh se prej kujt vjen. N\u00ebse na vendosin (sanksione, v.j.) \u2013 shkojm\u00eb m\u00eb tutje. K\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe para pes\u00eb vjet\u00ebsh, pse po m\u00eb pyetni s\u00ebrish?\u201d<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare me vite t\u00eb t\u00ebra e ka injoruar politik\u00ebn shkat\u00ebrruese t\u00eb serb\u00ebve kund\u00ebr Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. Dodik gjat\u00eb luft\u00ebs ka qen\u00eb biznesmen dhe formalisht kund\u00ebrshtar i Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit, dy lider\u00ebve t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs. Nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Dodik ka qen\u00eb kanakar i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos n\u00eb vitet 1998-2001, kur ishte kryeminist\u00ebr i RS-s\u00eb. Me ardhjen e s\u00ebrishme n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2006 Dodik p\u00ebrqafoi politik\u00ebn polarizuese, nacionaliste dhe provokuese.<\/p>\n<p>Diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb deklarojn\u00eb shpesh se Dodik n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb nacionalist, se atij i intereson vet\u00ebm biznesi. Por, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dikur edhe p\u00ebr Slobodan Milosheviqin: ai nuk \u00ebsht\u00eb nacionalist, por e p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. Q\u00ebndrimi i but\u00eb, tep\u00ebr i but\u00eb i diplomat\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Sarajev\u00eb, Bruksel dhe Washington ndaj Dodikut i ka hapur atij shtegun p\u00ebr t\u00eb organizuar tani edhe referendum, pasi q\u00eb deklaratat e tij skandaloze n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb kaluar pa ndonj\u00eb konsekuenc\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 kritikave rutinore nga t\u00eb d\u00ebrguarit e huaj.<\/p>\n<p><strong>Para dhe drog\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Dodik \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar: \u201cN\u00eb at\u00eb \u00e7ast q\u00eb mundemi do t\u00eb dalim nga Bosnja, ne dalim\u201d. Ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka pasur gjenocid n\u00eb Srebrenic\u00eb, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e boshnjak\u00ebve kan\u00eb ikur n\u00eb drejtim t\u00eb Tuzll\u00ebs. Me nj\u00eb rast tjet\u00ebr e ka minimizuar k\u00ebt\u00eb krim masiv, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Srebrenic\u00eb ka ndodhur nj\u00eb gjenocid i p\u00ebrmasave lokale. Edhe kjo deklarat\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpir\u00eb nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I pyetur n\u00eb nj\u00eb emision televiziv n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se biri i tij ka marr\u00eb nj\u00eb kredi prej disa milion\u00eb markash, Dodik ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00eb kredi i biri i tij se sa t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn ndikim t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Mediet n\u00eb Bosnj\u00eb kan\u00eb pyetur n\u00ebse tash e tutje edhe f\u00ebmij\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi do t\u00eb marrin kredi milion\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drog\u00ebs?! Nj\u00eb shikuesi televiziv, i cili e kishte kritikuar, Dodik i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cMos ha m\u2026\u201d dhe e kishte quajtur \u201ckreten\u201d (idiot). Dodik ka deklaruar se nuk i interesojn\u00eb hetimet e agjencis\u00eb shtet\u00ebrore e inteligjenc\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar se nuk do t\u2019i p\u00ebrgjigjet ftes\u00ebs p\u00ebr marrje n\u00eb pyetje \u2013 \u201cata le t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb m\u00eb arrestojn\u00eb\u201d, ka shtuar Dodik.<\/p>\n<p>Kur ishte pyetur n\u00eb lidhje me keqp\u00ebrdorimet financiare me rastin e nd\u00ebrtimit t\u00eb selis\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb RS-s\u00eb n\u00eb Banjalluk\u00eb, ky politikan kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cE di q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb juve nga Federata (entiteti i dyt\u00eb boshnjako-kroat i Bosnj\u00ebs, v.j.) kjo ju zem\u00ebron, prandaj e kam nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb objekt q\u00eb t\u00eb zem\u00ebroheni t\u00eb gjith\u00eb\u2026\u201d. Televizionit federal, i cili e ka akuzuar p\u00ebr korrupsion, Dodik iu drejtua me k\u00ebto fjal\u00eb, t\u00eb cilat nuk po i p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb shqip hi\u00e7: \u201c\u0160to se ti\u010de Federalne TV \u2013 nek se jebe!\u201d Mediat n\u00eb Bosnj\u00eb kan\u00eb regjistruar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij, ku i k\u00ebrc\u00ebnon votuesit n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb Bosnj\u00ebs se n\u00ebse nuk e zgjedhin partin\u00eb e tij, at\u00ebher\u00eb do t\u2019ua nd\u00ebrpres investimet.<\/p>\n<p><strong>Rreziku p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Pas vendimit p\u00ebr referendum dhe pas kritikave nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Banjalluk\u00eb vrapoi kush tjet\u00ebr pos Vuk Jeremiqi, minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, i cili pas takimit me Milorad Dodikun tha se \u201cvendimet e Republika Srpska jan\u00eb demokratike\u201d. Ai madje apeloi q\u00eb t\u00eb mos hidhet vaj n\u00eb zjarr dhe e akuzoi Paddy Ashdownin p\u00ebr retorik\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebse. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb pala serbe ajo q\u00eb me politik\u00ebn e saj agresive dhe n\u00ebn mask\u00ebn e demokracis\u00eb nxit konflikte n\u00eb Bosnj\u00eb \u2013 me mb\u00ebshtetjen e Beogradit. Jeremiq dhe Dodik veprojn\u00eb si piroman\u00eb dhe akuzojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt si zjarrv\u00ebn\u00ebs. Vendimi p\u00ebr referendum i serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs paraqet kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs m\u00eb 1995. Ashp\u00ebrsimi i gjendjes n\u00eb Bosnj\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb moment, kur kan\u00eb nisur ato q\u00eb po quhen \u201cbisedime teknike\u201d mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e Serbis\u00eb q\u00eb duke nxitur tensione dhe duke mb\u00ebshtetur nismat e Milorad Dodikut p\u00ebr cop\u00ebtimin e Bosnj\u00ebs t\u00eb hap\u00eb debatin edhe p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Sa p\u00ebr sy e faqe lider\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Beograd thon\u00eb se e mb\u00ebshtesin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Bosnj\u00ebs, por faktikisht, p\u00ebrmes q\u00ebndrimeve sikur ky i Jeremiqit, ata i sinjalizojn\u00eb Dodikut t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn e tij t\u00eb konfliktit. K\u00ebshtu serb\u00ebt e mbajn\u00eb shtetin e Bosnj\u00ebs n\u00eb shtetrrethim. Sa m\u00eb e tmerrshme gjendja n\u00eb Bosnj\u00eb aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha gjasat q\u00eb ideja e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vendoset n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb pala shqiptare e Kosov\u00ebs l\u00eb p\u00ebrshtypjen e v\u00ebzhguesit pasiv. Gjat\u00eb takimeve n\u00eb Bruksel po zhvillohet muhabet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat, n\u00eb fakt, do duhej t\u2019i zgjidhte Bashkimi Evropian, duke b\u00ebr\u00eb presion mbi Beogradin. Sikur BE t\u00eb kishte politik\u00eb t\u00eb jashtme serioze, at\u00ebher\u00eb Catherine Ashton do t\u00eb duhej t\u2019u thoshte kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb, Boris Tadiq, se vendi i tij s\u2019mund t\u00eb marr\u00eb statusin e kandidatit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE n\u00ebse nuk i pranon targat e Kosov\u00ebs, n\u00ebse nuk i pranon pasaportat dhe let\u00ebrnjoftimet e Kosov\u00ebs, n\u00ebse nuk ua kthen autoriteteve n\u00eb Prishtin\u00eb regjistrat kadastral\u00eb, librat e gjendjes civile etj.<\/p>\n<p>Me hyrjen n\u00eb bisedime pa koncept Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb fakt ka sinjalizuar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb negocioj\u00eb dhe t\u00eb pranoj\u00eb zgjidhje t\u00eb ve\u00e7anta me Serbin\u00eb sa u p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart. Prandaj, d\u00ebgjojm\u00eb ide se Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb pranoj\u00eb vet\u00ebm kopjet e regjistrave civil\u00eb. Dhe shohim se si brenda Qeveris\u00eb nuk ekziston unitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Aq sa \u00ebsht\u00eb par\u00eb publikisht shefja e delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs duket t\u00eb jet\u00eb e gatshme q\u00eb t\u00eb pranohen kopjet e regjistrave civil\u00eb, kurse ministri i Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr. Kjo flet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet p\u00ebr strategjin\u00eb e Prishtin\u00ebs n\u00eb k\u00ebto bisedime.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u2019i kishte kushtuar Kosov\u00ebs sikur s\u00eb paku t\u2019i kishte th\u00ebn\u00eb BE-s\u00eb hapur: ne s\u2019mund t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb negociojm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet, t\u00eb cilin e kan\u00eb pranuar 22 vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, jan\u00eb t\u00eb panegociueshme, pra nuk mund t\u2019i nd\u00ebrrojm\u00eb pasaportat p\u00ebr shkak t\u00eb Serbis\u00eb, as vulat e doganave, as nuk pranojm\u00eb kopje t\u00eb regjistrave civil\u00eb etj. N\u00eb fakt BE e detyron Kosov\u00ebn t\u00eb bisedoj\u00eb me Serbin\u00eb, sepse vet\u00eb \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb tejkaloj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet me pes\u00eb shtetet kryene\u00e7e q\u00eb s\u2019e kan\u00eb pranuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem i Kosov\u00ebs, por edhe i BE-s\u00eb, e cila ende nuk ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Delirant\u00eb dhe \u00e7iliminj<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka politikan\u00eb sikur Milorad Dodiku. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb proper\u00ebndimor\u00eb, por shpesh kjo qasje m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb deklarative, m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb serviliz\u00ebm ndaj diplomat\u00ebve t\u00eb huaj se sa politik\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vendit. Ka edhe snajperist\u00eb qesharak\u00eb partiak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqen q\u00eb me shkarravina e me fyerje \u00e7iliminjsh t\u00eb paedukuar ta paraqesin servilizmin si politik\u00eb proper\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Kurrsesi politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb inspirohen nga Milorad Dodiku, por, nga ana tjet\u00ebr, politika e l\u00ebshimit pe, e lajkataris\u00eb, e puthador\u00ebsis\u00eb, e servilizmit, e cila praktikohet prej vitesh n\u00eb Kosov\u00eb ndaj bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare assesi nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr politikan\u00eb delirant\u00eb dhe kalemxhinj q\u00eb s\u2019e kan\u00eb tejkaluar mend\u00ebsin\u00eb e robit, e t\u00eb cil\u00ebt sot gjejn\u00eb arsyetime p\u00ebr suspendimin e demokracis\u00eb, e nes\u00ebr mund t\u00eb gjejn\u00eb arsyetime p\u00ebr vrasje. Politikan\u00ebt q\u00eb duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb shtetit kujdesen q\u00eb t\u00eb mos shkelen as ligjet, as Kushtetuta.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt q\u00eb nuk duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb shtetit kujdesen q\u00eb ligjet dhe Kushtetuta t\u00eb shkelen me q\u00ebllim t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb pushtet p\u00ebr dy-tri vite. Politikan\u00ebt q\u00eb ia duan t\u00eb mir\u00ebn k\u00ebtij vendi mendojn\u00eb se si do t\u00eb duket Kosova n\u00eb vitin 2020, ata q\u00eb duan ta rehatojn\u00eb veten financiarisht mendojn\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb shkurta kohore. Ambicia e k\u00ebtyre njer\u00ebzve n\u00eb pushtet, por edhe e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme: t\u00eb sigurohen nj\u00eb ose dy mandate n\u00eb qeveri, t\u00eb cilat do t\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr trashjen e kulet\u00ebs personale, p\u00ebr blerjen e patundshm\u00ebrive dhe p\u00ebr pun\u00ebsimin e ndonj\u00eb kush\u00ebriri \u201cdiku n\u00eb Qeveri\u201d.<\/p>\n<p>Prap\u00eb po them: Kosova n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet me Republik\u00ebn e serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs. Themeli i k\u00ebtij entiteti \u00ebsht\u00eb gjenocidi n\u00eb Srebrenic\u00eb. Themeli i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rezistenca paq\u00ebsore dhe, m\u00eb von\u00eb, e armatosur kund\u00ebr terrorit t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 me mb\u00ebshtetjen e bot\u00ebs demokratike. Derisa serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs jan\u00eb moralisht t\u00eb njollosur, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi e kan\u00eb pasur n\u00eb an\u00ebn e tyre edhe t\u00eb drejt\u00ebn, edhe moralin. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre parakushteve t\u00eb ndryshme serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb atribute shtet\u00ebrore dhe identitare se Republika e Kosov\u00ebs. Serb\u00ebt e Milorad Dodikut kan\u00eb flamur gati t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Kosova ka nj\u00eb flamur t\u00eb imponuar nga rrobaqep\u00ebsit diplomatik\u00eb.<\/p>\n<p>Ky flamur \u00ebsht\u00eb pranuar nga politikan\u00ebt pa vizion shtet\u00ebror. Kjo nuk dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb jam kund\u00ebr flamurit t\u00eb Kosov\u00ebs, por fakti q\u00eb ky simbol shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb pranuar me serviliz\u00ebm ka p\u00ebr pasoj\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt e Prishtin\u00ebs nuk angazhohen p\u00ebr popullarizimin e tij n\u00eb opinion. Flamuri i Kosov\u00ebs n\u00eb pikat kufitare i p\u00ebrngjan nj\u00eb lecke, sepse edhe ata q\u00eb i betohen atij me mendje e veprime e p\u00ebshtyjn\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh me stem\u00ebn e Republik\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb pothuaj e panjohur \u2013 p\u00ebr dallim prej emblem\u00ebs s\u00eb Republika Srpsk\u00ebs q\u00eb s\u2019mungon n\u00eb asnj\u00eb institucion t\u00eb k\u00ebtij entiteti, i cili s\u2019\u00ebsht\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Shembulli tjet\u00ebr: 90 p\u00ebr qind e banor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb shqiptar\u00eb, por n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese shqiptar\u00ebt jan\u00eb pakic\u00eb. Prej 9 gjyqtar\u00ebve, 4 jan\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb pakicave dhe jurist\u00eb t\u00eb huaj. Edhe Republika Srpska ka Gjykat\u00eb Kushtetuese, por atje raporti \u00ebsht\u00eb 5 me 4 n\u00eb favor t\u00eb serb\u00ebve, t\u00eb huaj s\u2019ka fare. Derisa n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs mbulohen pikturat me motive komb\u00ebtare shqiptare (ndon\u00ebse patetike) n\u00eb ball\u00eb t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs q\u00ebndron flamuri gjigant i k\u00ebtij entiteti, jo ai i Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. Kur Milorad Dodiku e pret n\u00eb takim Vuk Jeremiqin, at\u00ebher\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn mes tyre q\u00ebndron flamuri i Serbis\u00eb dhe ai i Republika Srpsk\u00ebs, e n\u00eb prapasken\u00eb shihet vet\u00ebm harta e k\u00ebtij entiteti.<\/p>\n<p>Athua \u00e7ka do t\u00eb ndodhte sikur nj\u00eb politikan i Kosov\u00ebs n\u00eb takim me ministrin e jasht\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shteti per\u00ebndimor n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb vendoste flamurin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb etnike, natyrale apo quani si t\u00eb doni? Derisa Republika Srpska, e cila nuk \u00ebsht\u00eb shtet, paraqitet e pavarur nga Bosnja n\u00eb panairin e librit n\u00eb Leipzig, Kosova si shtet mungon, nuk \u00ebsht\u00eb askund. Kur n\u00eb internet shikoni harta t\u00eb ndryshme, madje edhe aktuale, t\u00eb shtypura pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Kosova ende paraqitet si pjes\u00eb e Serbis\u00eb, sepse autoritetet e Prishtin\u00ebs nuk kujdesen q\u00eb k\u00ebto gabime t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen nga sht\u00ebpit\u00eb botuese t\u00eb hartave.<\/p>\n<p>Kur shkarkoni aplikacione p\u00ebr iPhone, ta z\u00ebm\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar radiostacione, at\u00ebher\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs do t\u00eb shihni: \u201cRadio Kosova. Pri\u0161tina, Serbien\u201d, \u201cRTK 2 Blue Sky. Gole\u0161, Serbien\u201d, \u201cRadio Dukagjini. Pe\u0107, Serbien\u201d dhe \u2013 kjo nuk \u00ebsht\u00eb shaka \u2013 \u201cRadio Drenica. Srbica, Serbien\u201d. A mos \u00ebsht\u00eb edhe kryeministri i k\u00ebtij vendi prej \u201cSrbica, Serbien\u201d? Derisa po e shkruaj k\u00ebt\u00eb shkrim n\u00eb \u201cRadio Drenic\u00eb\u201d nj\u00eb tallavaxhi, si \u00e7do kund n\u00eb Kosov\u00eb, po k\u00ebndon: \u201cEja, eja po t\u00eb pres me mall \/ Eja, eja sonte dashuri e rrall\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cKur t\u00eb \u00e7lirohemi\u2026\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Jo pak shqiptar\u00eb kur pin\u00eb \u00e7aj rusi i \u00e7ojn\u00eb kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs deri te \u201cMolla e Kuqe\u201d. Dhe m\u00eb k\u00ebso sjelljesh sikur p\u00ebr s\u00eb vdekuri i japin t\u00eb drejt\u00eb kancelarit gjerman Otto von Bismarck, i cili duke folur p\u00ebr Ballkanin kund\u00ebrshtonte krijimin e shteteve p\u00ebr \u201cvjedh\u00ebs t\u00eb qengjave\u201d. Nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb, pa dyshim! Por sa po b\u00ebjm\u00eb si shoq\u00ebri q\u00eb ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fyerje, t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se e duam shtetin ton\u00eb, Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs? Disidenti kroat Bruno Bushiq para se t\u00eb vritej nga sh\u00ebrbimi sekret jugosllav n\u00eb vitin 1978 n\u00eb Paris shkruante: \u201eKur t\u00eb \u00e7lirohemi nga rob\u00ebria serbe dhe t\u00eb krijojm\u00eb shtetin, do ta shihni se si do t\u00eb vjedhin k\u00ebta tan\u00ebt.<\/p>\n<p>Secili gjat\u00eb shekujve na ka vjedhur dhe pla\u00e7kitur, por m\u00eb e tmerrshme do t\u00eb jet\u00eb kur t\u00eb na vjedhin k\u00ebta tan\u00ebt dhe kur t\u2019ia shesin pasurin\u00eb rrotave t\u00eb s\u2019am\u00ebs nga gjith\u00eb bota dhe makro-vjedh\u00ebsve. Do t\u00eb v\u00ebrsulen kund\u00ebr nesh sikur shpend\u00eb grabitqar\u00eb. At\u00ebher\u00eb pyetja m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e pazgjidhshme do t\u00eb jet\u00eb \u2013 si t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nga njer\u00ebzit tan\u00eb?\u201c \u2013 Derisa serb\u00ebt e mbajn\u00eb n\u00eb shtetrrethim Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs e mbajn\u00eb n\u00eb shtetrrethim shtetin e tyre dhe p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb tregojn\u00eb se s\u2019jan\u00eb as t\u00eb gatsh\u00ebm, as t\u00eb aft\u00eb t\u00eb emancipohen politikisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej vitesh politikani serb Milorad Dodik po e rrjep Bosnj\u00ebn pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe para syve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb diskredituar nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tash ai synon t\u00eb suspendoj\u00eb sistemin qendror t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Beogradi po e mb\u00ebshtet pothuaj hapur Dodikun. Tensionet n\u00eb Bosnj\u00eb i duhen Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar rrethanat p\u00ebr ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs Nga Enver Robelli, robelli@bluewin.ch Pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dy shtete n\u00eb shtetrrethim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prej vitesh politikani serb Milorad Dodik po e rrjep Bosnj\u00ebn pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe para syve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb diskredituar nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tash ai synon t\u00eb suspendoj\u00eb sistemin qendror t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Beogradi po e mb\u00ebshtet pothuaj hapur Dodikun. Tensionet n\u00eb Bosnj\u00eb i duhen Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar rrethanat p\u00ebr ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs Nga Enver Robelli, robelli@bluewin.ch Pasi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-21T22:39:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim\",\"datePublished\":\"2011-04-21T22:39:49+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-21T22:39:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\"},\"wordCount\":3170,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\",\"name\":\"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-21T22:39:49+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-21T22:39:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Prej vitesh politikani serb Milorad Dodik po e rrjep Bosnj\u00ebn pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe para syve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb diskredituar nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tash ai synon t\u00eb suspendoj\u00eb sistemin qendror t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Beogradi po e mb\u00ebshtet pothuaj hapur Dodikun. Tensionet n\u00eb Bosnj\u00eb i duhen Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar rrethanat p\u00ebr ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs Nga Enver Robelli, robelli@bluewin.ch Pasi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-21T22:39:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim","datePublished":"2011-04-21T22:39:49+00:00","dateModified":"2011-04-21T22:39:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/"},"wordCount":3170,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/","name":"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2011-04-21T22:39:49+00:00","dateModified":"2011-04-21T22:39:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-shtete-ne-shtetrrethim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dy shtete n\u00eb shtetrrethim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7800"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7800"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7800\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}